Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor







Etiketa

Forumi ShkencorForumi ShkencorAstronomi (Moderator: erlehta)Një trup i madh sa Plutoni goditi Marsin


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Një trup i madh sa Plutoni goditi Marsin  (E lexuar 65 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 06-07-2008, 14:47:39 »
Citojeni

Kështu shpjegohet fytyra e dyfishtë e planetit të kuq: E rrafshtë në veri dhe malor në jug


Një trup i madh sa Plutoni goditi Marsin


Diskutimi mbi origjinën e hemisferës veriore marsiane tashmë ka mbeërritur në një pikë të palëvizshme. Mbi të sigurisht që diskutohet ende, por gjithmonë me qëllimin për të evoluar më mirë dhe me besueshmëri më të madhe shpjegime të tjera mbi origjinën e Marsit ashtu siç e njohim në ditët e sotme. Hemisfera veriore është e rrafshtë dhe më e ulët, mesatarisht në krahasim më hemisferen jugore, më malor prej rreth 3 kilometra. Arsyeja. Tre artikuj të publikuar në revistën britanike Nature, qëndronin në faktin se rreth 4 miliard vite më parë kur planeti i kuq ishte ende në fazën e tij të formimit, është goditur nga një trup qiellor me përmasat e planetit Pluton. Kjo gërmoi një krater gjigand që mbulon me një formë elptike gati të gjithë hemisferën veriore, duke e bërë atë kraterin më të madh të sistemit diellor. Me përmasat e tij, në fakt prej 10.400 për 8.500 kilometra kalon legenin Aitken në polin jugor të Hënës që deri tani mbante rekord. Në atë epokë kur verifikohej impakti marsian, një impakt tjetër në Tokë të një trupi të madh sa Marsi projektoi në afërsi të planetit tonë atë material që, duke u coagulatosi më pas u bë Hëna, kjo, është të paktën ideja më e akredituar në pushtet.

KUNDËRSHTIME - Duke iu rikthyer Planetit të Kuq, teoria e rënies ka qenë avancuar për herë të parë në fillimet e viteve '80 nga Steven W. Squyres i Unversitetit Cornell dhe përgjegjës shkencor i misoneve marsiane me robotët e Nasa Spirit dhe Opportunity akoma aktivë. Në atë kohë, të numërta kanë qenë kritikat e avancuara. Përfundimet e publikuara sot janë nisur nga observime të kryera me orbiters, Mars Global Surveyars dhe Mars Odissey. "Rezultatet e marra heqin të gjitha kundërshtimet e drejtuara teorisë së impaktit" thotë Walter S. Keifer i Jet Propulsion Laboratory i Nasa-s dhe Massachusetts Institute of Technology. Pra, faktikisht janë vënë në punë tre skuadra, duke gjeneruar tre kërkime të publikuara bashkë me foto dhe prova.

NJË KRATER PA UNAZË - Krateri i madh elptik nuk tregon unazën tipike të kratereve, sepse koha dhe shpërthimet vullkanike pasuese e kanë masakruar pjesërisht. Fuqia e impaktit (i kryer në shpejtësinë 20 mijë milje në orë) që e ka gërmuar është përllogaritur baraz me 75-150 trilion milion tonelatash tritoli. E gjitha është vlerësuar me anë të simulimeve të kryera nga skuadra e Caltech, politekniku i Kalifornisë. Hipoteza tjetër që shpjegon koren më të hollë të hemisferës veriore lidhet me një aktivitet të brendshëm të ndryshëm, i cili ka nxjerrë një sipërfaqe të jashtme të ndryshme. Sipas planteologëve marsianë ky legen gjigand është mbyshur më pas me një oqean uji të lënghënë pesëqind milion vitet e parë të jetës së planetit kur atmosfera ishte e dëndur dhe uji qarkullonte vrullshëm në sipërfaqe.

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |