Forumi ShkencorShkencat Ekzakte - Exact ScienceAstronomi (Moderator: erlehta)Lajmi i fundit nga Astronomia!
Faqe: 1 2 3 [4]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Lajmi i fundit nga Astronomia!  (E lexuar 7649 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Parloté
Swept Away
Anetar


Karma: 5
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 1131



Shiko profilin
« Përgjigju #45 më: 08-11-2008, 19:46:30 »

Galaksat e pluhurosura ne fokus

Astronomet kane perdorur teleskopin  James Clerk Maxwell (JCMT) ne Havaje per te studjuar kushtet ne galaksat e pluhurosura.
Disa nga sistemet yjore gjigante, galaksat, njihen nga nje percim shume i madh energjie. Mirepo, pasi qe keto galaksa permbajne shume gaz e pluhur, percimi i kesaj energjie nuk eshte i dukshem ned rite te rendomte dukshmerie. Ne te kunderten galaksat ndricojne fuqishem ne drite infra te kuqe, sepse pluhuri ne galakse nxehet. Galaksat quhen UltraLuminous InfraRed Galaxies (ULIRG).
Astronomet pretendojne se rezultati i percimit te energjise prej ULIRG eshte transformimi i gazit ne yje te rrenda dhe teper ndricuese. Gjithashtu mund te behet fjale per procese te nderlidhura me vrima te zeza super te rrenda ne qendren e galaksave.
Tani nje grup astronomesh kane perdorur teleskopin JCM ne Havaje per te bere observime te detajuara te nje numri ULIRG. JCMT ben observime ( rrethe sub milimetrash) ne rrezatim, qe eshte dicka mes drites infra te kuqe dhe radiorrezatimeve. Observimet ne rreth sub milimetrash bejne te mundur te pamurin neper pluhur dhe gaz qe fshehin pjeset qendrore te ULIRG.
Gjurmuesit kane pare pos tjerash,gaz te ngrohte (CO) dhe (HCN). Keto gazra gjenden ne ato rrethe ku yje te reja lindin dhe u japin mundesi gjurmueseve mundesine per te mesuar me teper per maredheniet fizike ne keto galaksa te pluhurosura.
E identifikuar

"Mea mihi conscientia pluris est quam omnium sermo."
erlehta
Die Schlumpfine
Moderator


Karma: 23
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 4918



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #46 më: 13-11-2008, 12:59:59 »

Sapo lexova nje artikull qe vertete me habiti shume.

Astronomet jane te bindur qe ne 2025 do te mund te komunikojne me alienet habitem fare
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Parloté
Swept Away
Anetar


Karma: 5
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 1131



Shiko profilin
« Përgjigju #47 më: 14-11-2008, 00:49:35 »

Drite polare mistike ne Saturn

Nga: Michael J.D. Linden-Vørnle
13. Nentor 2008

Sonda Cassini ka zbuluar nje forme te re mistike per drite polare ne planeten unazore-Saturn.
Edhepse sonda Cassini ka qarkulluar neper Saturn qysh nga Korriku i vitit 2004, ajo vazhdon te beje zbulime te reja aty.
 

Fotografi te bera ne drite infra te kuqe kane zbuluar nje forme drite polare ne polin verior te Saturnit deri tani te panjohur.  Fotografia ketu eshte nje kombinim inxhizimi i bere me dy ngjyra te drites infra te kuqe.

Drita polare e posa zbuluar nuk i ngjan dickaje qe eshte pare me heret neper vende tjera te sistemit diellor.Drita polare ndodhet si zakonisht vetem ne nje unaze(rreth), mirepo ketu perfshin nje hapesire me te madhe dhe ka drite polare ku sipas gjurmuesve nuk duhet te kete gje. Drita polare formohet kur dy copeza te mbushura elektrike qendrojne gjate fushes magnetike te nje planete dhe godasin atmosferen e saj.
Drita polare e Jupiterit krijohet nga copeza te kapura ne fushen magnetike te planetes gjigante, ndersa drita polare qe deri tani eshte pare ne Saturn krijohet nga copeza nga Dielli (era e diellit). Sipas hulumtueseve drita polare e posa zbuluar, nuk mund te futet ne asnjeren kategori. Ata pretendojne se fshihet nje njohuri baze mbi fushen magnetike te Saturnit dhe reagimin ndryshues te eres se diellit  ne zbulimet mbi driten polare mistike.



* 11418-250x250.jpg (5.55 KB, 250x201 - E shikuar 20 Herë.)
E identifikuar

"Mea mihi conscientia pluris est quam omnium sermo."
erlehta
Die Schlumpfine
Moderator


Karma: 23
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 4918



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #48 më: 12-01-2009, 11:13:46 »

"ARCADE" ka arritur te rregjistroje disa zhurma te panjohura ne hapsire, idensiteti i te cilave ka befasuar studiuesit.
Keto zhurma ishin gjashte here me te larta se c´priteshin.
Burimi se nga vijne me te vertete  keto sinjale, nuk eshte bere ende i njohur.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Parloté
Swept Away
Anetar


Karma: 5
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 1131



Shiko profilin
« Përgjigju #49 më: 12-03-2009, 22:14:03 »

Vrime e zeze ne floket e Meduzes
Nga: Michael J.D. Linden-Vørnle
12. mars 2009

Sateliti Chandra dhe teleskopi gjithesore Hubble kane veshtruar me afer galaksen NGC 4294, e cila gjithashtu quhet galaksa Meduza.
Fotoja e te ashtuquajtures galaksa Meduza eshte nje kombinim i nje inxhizmi me drite te dukshme i bere me teleskopin gjithesore Hubble (ngjyre portokalli) dhe observimeve nga rrezet rentgen te bera nga  sateliti  Chandra (ngjyre te kaltert) te NASA-se.
Ne drite te dukshme duket nje bisht nga materiali qe shtrihet nga pjesa qendrore e flokeve te galakses Meduza. Ky bisht eshte krijuar nga ndikimi gravitacionar gjate ndeshjes (perplasjes) se galaksave.

Observimet e Chandra-se zbulojne burime rentgenore te pasterta qe shihen si njolla te vogla te kalterta. Njeri nga keto burime shihet ne anen e majte te flokeve te Meduzes, dhe sipas shkencetareve te ketyre observimeve, ky burim eshte nje vrime e zeze qe eshte pjese e nje sistemi te dyfishte yjore. Vrima e zeze vjedh gazra nga ylli i aferm dhe deri sa gazi te zhduket ne vrimen e zeze, ai nxehet jashtezakonisht shume dhe dergon rreze rentgen te pasura me energji.

Shumica e burimeve rentgenore te pasterta ne galaksa jane yje te dyfishta rentgenore qe perbehen prej nje ylli te thjeshte dhe mbeturinat e nje ylli te rrende te vdekur, nje vrime te zeze apo nje ylli neutron. Pasi qe keto yje te vdekshme mund te prodhojne rreze rentgen per nje kohe te gjate, shkencetaret mund t`i perdorin ato si nje lloj ”fosili kosmik”, per te mesuar se si u krijuan yjet ne galaksa.


* Galaksa Meduza.jpg (19.44 KB, 500x396 - E shikuar 15 Herë.)
E identifikuar

"Mea mihi conscientia pluris est quam omnium sermo."
Parloté
Swept Away
Anetar


Karma: 5
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 1131



Shiko profilin
« Përgjigju #50 më: 26-05-2009, 19:55:27 »

Atlantis kthehet në Toke
Nga: Michael J.D. Linden-Vørnle   25. maj 2009

Anija kozmike Atlantis kthehet në tokë më 24. maj, pas një misioni të suksesshëm në Teleskopin gjithësorë Hubble.
Gjithcka eci sipas planit kur anija kozmike Atlantis mbrëme ora 17:39 koha daneze, ateroi në Edwards Air Force Base në Kaliforni.

Aterimi mbante me vete një mision të suksesshëm. Gjatë 13 ditëve në gjithësi, astronautët kanë kryer reparime përfundimtare të teleskopit gjithësorë Hubble. Gjatë pesë rrugëtimeve gjithësore, janë kryer reparime defektesh dhe instalime të reja të instrumenteve. Gjithashtu janë ndruar bateritë dhe gyroskopët e vjetër. Njerëzit pas Hubble shpresojnë se ky servis i ka shtuar jetën teleskopit gjithësorë së paku deri në vitin 2014.

Atlantis duhej në të vërtetë të ateronte të premten në Kennedy Space Center në Florida, por koha e keqe e bëri të pamundur. Të shtunën dhe të dielën koha nuk ishte e volitshme në Floridë, prandaj NASA duhej të bënte zgjidhje jopraktike për të ateruar anijen kozmike në Kaliforni. Për tu bërë gati për fluturimin e ardhshëm që sipas planit do të ndodhë në Nëntor, Atlantis duhet së pari të transportohet prej Kalifornisë në Floridë. Ky transport që do të bëhet në shpinën e një jumbojeti të rindërtuar, e vonon përgaditjen e Atlantis me një deri dy javë. 

Pas ardhjes së sigurtë të Atlantis në tokë, fokusi drejtohet në misionin e ardhshëm ku anija kozmike  Endeavour do të dërgohet me një platformë eksperimentale në laboratorine gjithësore japoneze Kibo. Dërgimi tani për tani është percaktuar të ndodhe më 13. qershor.


* Atlantis ateron në Edwards Air Force Base..jpg (21.23 KB, 500x375 - E shikuar 2 Herë.)
E identifikuar

"Mea mihi conscientia pluris est quam omnium sermo."
Parloté
Swept Away
Anetar


Karma: 5
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 1131



Shiko profilin
« Përgjigju #51 më: 28-09-2009, 23:57:41 »

Disk pluhuri i dyfishtë në fokus

Nga: Michael J.D. Linden-Vørnle 28 shtator 2009

Astronomët kanë bërë hulumtime të detajuara të një disku pluhur të dyfishtë rreth yllit 51 Ophiuchi

Ylli 51 Ophiuchi ndodhet rreth 410 vite drite nga Toka në drejtim të fotos yjore Ophiuchus (Bartësi i gjarpërit).

Bëhet fjalë për një yll të ri të mbështjellur nga një disk pluhuri, ku planete të reja mbase janë duke u krijuar. Me ndihmë të disa observimeve të bëra me teleskopë të ndryshëm, astronomët kanë bërë hulumtime të detajuara mbi diskun pluhur rreth 51 Ophiuchi.

Ata kanë përdorur pos tjerash Keck Interferometer Nuller (KIN), që kombinon dritën prej ata 10 metër Keck-teleskopët në Havaje në atë mënyrë që drita verbuese hiqet kështu që disku pluhur të studjohet. Ata kanë përdorur gjithashtu matje të bëra me Very Large Telescope të Observatoriumit të Europës jugore në Kile dhe teleskopit gjithësorë Spritzer infra të kuq të NASA.


Një disk pluhur i brendshëm dhe i jashtëm

Observimet tregojnë se disku pluhur rreth 51 Ophiuchi përbëhet prej një disku pluhur të brendshëm të shpeshtë dhe një disku pluhur jo edhe aq të shpeshtë të jashtëm. Pjesa e brendshme zgjerohet rreth 600 mio. km jashtë yllit. Kjo i përgjigjet katër herë largesisë mesatare ndërmjet Dielli dhe Tokës - e ashtuquajtur njësi astronomike. Pjesa e jashtme zgjerohet deri më  1.200 njësi astronomike. Kjo pjesë është edhe më e trashë se pjesa e brendshme.


* Disk pluhur i dyfishtë rreth Opniuchi 51.jpg (35.07 KB, 500x367 - E shikuar 8 Herë.)
E identifikuar

"Mea mihi conscientia pluris est quam omnium sermo."
erlehta
Die Schlumpfine
Moderator


Karma: 23
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 4918



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #52 më: 12-01-2010, 19:03:26 »

Te merkuren nje mini-asteroid do te kaloje ne afersi te Tokes rreth ores 13:45 minuta, ne nje largesi reth 115.000 Kilometer.
Asteroidi eshte zbulur javen e kaluar dhe i  eshte dhene emri "2010 AL30".
Ka nje diameter 15-24 m dhe nje shpejtesi  36.000 km/h
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Faqe: 1 2 3 [4]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • autostrada qe do te ndertohet ne shqiperi??
  • Dot superstrad
  • 1 (14%)
  • -
  • Dot magjistrale autostrad
  • 1 (14%)
  • -
  • Dot autostrad
  • 5 (71%)
  • -
  • Numri total i votave: 7
  • Shiko temen

* Sponsor