Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor







Etiketa



Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: *DIELLI*  (E lexuar 1360 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« më: 09-12-2005, 16:29:25 »
Citojeni

Lartesia e Diellit ne horizont ne gjeresi gjeografike të ndryshme për ditet e ekuinokseve dhe solsticeve.

Lartesia e Diellit mbi horizont nga ekuatori ne pole është e ndryshme. Gjithashtu kjo lartesi ndryshon gjatë vitit dhe për te njëjtin vend. Kështu lartesia e Diellit ne ekuator ndryshon gjatë vitit ndryshon nga 66.5° ne ditën e solsticit te veres dhe te dimrit ( d.m.th. ne dt 22 qershot dhe 22 dhjetor) deri ne 90° ne ditet e ekuinoksit te pranveres  dhe te vjeshtes ( d.m.th. ne dt 21 mars dhe 23 shtator).

Ne pole kjo lartesi ndryshon nga 23,5° ne minus 23,5° qe dote thotë se dielli është nën horizont. Ne pol lartesia me e madhe është ne solsticin e veres dhe me vogël ne ditën e solsticit te dimrit.

Ne tropikun e veriut lartesia e diellit mbi horizont ndryshon nga 43° ne ditën e solsticit te dimrit deri ne 90° ne ditën e solsticit te veres.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 09-12-2005, 16:40:05 »
Citojeni


Lindja dhe perëndimi i Diellit përtej rrethit polar gjatë vitit.


Ne gjeresite gjeografike nga rrethi polar(66,5°) deri ne pol ((90°) ka ditë qe Dielli nuk perendon, por ka edhe ditë qe Dielli nuk lind kurrë.
Ne rrethin polar Dielli nuk perendon vetëm një ditë.
Drejt polit numri i ditëve qe nuk perendon Dielli, rritet dhe ne pol arrin deri ne 186 ditë. Kjo ndodh gjatë periudhes se ngrohte te vitit.
Numri i ditëve qe nuk lind Dielli ne këtë gjeresi gjeografike ndryshon nga një ditë ne rrethin polar deri ne 179 ditë ne pol. Kjo ndodh gjatë periudhes se ftohte te dimrit
Pre ne rrethin polar e ne pole ditet  dhe netet vazhdojnë me tepër se 24 ore.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 10-12-2005, 14:38:45 »
Citojeni

Gjatesia e ditës ne gjeresi gjeografike të ndryshme te hemisferes veriore

Ne gjeresine gjeografike nga 0° ( ekuatori) deri ne rrethin polar ( 66,5°) gjatesia e ditës ndryshon nga 12 ore ne 24 ore.
Ne rrethin polar gjatesia me e madfhe e ditës është 24 ore kurse ajo me shkurtra është baraz me zero.
Ditët me te shkurtra ndryshojnë nga 0 ne rrethin polar deri ne 12 ore ne ekuator.
Ditët me te gjata janë ne vere, kurse me te shkurtrat ne dimer.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Prishtinasja
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 17-12-2005, 08:49:56 »
Citojeni

Planetëve për një rrotullim rreth Diellit i nevojiten :

1.Merkurit            88 ditë

2.Venerës           225 ditë

3.Tokës               365 ditë

4.Marsit               678 ditë

5.Saturnit            29,5 vjet

6.Uranit               84 vjet

7.Neptunit           165 vjet

8.Plutonit             680 vjet
E identifikuar
nemesis
enigem
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 18-12-2005, 19:26:21 »
Citojeni

nëse nuk gabohem,gjatë veres dielli ndodhet me larg tokes se sa ne dimer por është kendi me te cilin biejne këto rreze qe vijnë qe jep temperaturene duhur.
E identifikuar

c'është një shok?një shpirt i vetëm ne dy trupa (aristoteli)
Parloté
Swept Away
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 27-01-2006, 14:23:07 »
Citojeni

Pika qendrore e sistemit diellor është ylli i quajtur-Dielli. Temperatura ne qendër te tij arin deri me 15 milion grade.
Pas 5 miliarde vitesh, dielli do të transformohet ne një yll gjigant te kuq qe do të gllaberoje planetet Merkur, Venere dhe mbase edhe Token.

Largesia mesatare nga Toka - 149,6 milione km.
Shpejtesia e drites se Diellit deri ne Toke - 8 minuta e 19 sekonda.
Radiusi - 696.000 km.
Radiusi ne krahasim me Token - 109 herë.
Masa(shtresa) - 1,9891*10(30) kg.
Masa(shtresa) ne krahasim me Token - 333.000 herë.
Temperatura mesatare - 5500C/15,5 milione C.
Masa(shtresa) mesatare - 1410 kg/m(3).
Elementet perberese(ne krahasim me masen) - 25% helium, 75%hidrogjen.
Largesia nga qendra e Milkyway - 26.000 vite drite.
Koha për një qarkullim rreth qendres se Milkyway - 220 miliona vite.
Shpejtesia e qarkullimit rreth Milkyway - 220 km/s.  

[attachment deleted by admin]
E identifikuar

Femra harron me lehtë se mashkulli, por asaj i kujtohet me lehtë ajo qe ka haruar.
Parloté
Swept Away
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 19-02-2006, 12:45:43 »
Citojeni

Pak mbi Diellin.
Dielli është ylli ynë lokal. Si një numer i madh yjesh tjerë, poashtu edhe dielli është një top gjigant i perbere nga hidrogjeni djeges. Hidrogjeni ne mesin e Diellit është aq i nxehte dhe i kompromituar, sa qe atomet e hidrogjenit fusionojne dhe prodhojne helium. Faktikisht berthama e Diellit është një bombe hidrogjenike. Dallimi ne mes yjeve dhe planeteve është se yjet kanë "reaktore fusionesh" qe i bëjnë te ndriçojnë, ndërsa planetet nuk kanë. Energjia berthamore e Diellit ka rrezatuar planetet me se 5 miliarde vite. Eshtë shumë e qartë se jemi tepër te mvarur nga ylli ynë lokal.



[attachment deleted by admin]
E identifikuar

Femra harron me lehtë se mashkulli, por asaj i kujtohet me lehtë ajo qe ka haruar.
Parloté
Swept Away
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 19-02-2006, 13:15:58 »
Citojeni

Historia e Diellit.

Dikur para shumë vitesh, qarkullonte nëpër univerz një re e dendur e perbere nga pluhuri, heliumi dhe hidrogjeni. Ne një moment kaloi kjo re e dendur afër një ylli (qe ishte duke vdekur) i cili eksplodoi. Një yll duke eksploduar thiret Supernove. Eksplozioni bëri një chok-vale, qe bëri rënë e dendur te tkuret dhe te vazhdoje tkurjen. Pas disa milione vitesh reja e dendur u kompromitua dhe u nda ne tre pjesë. Ato tre re te posa formuara vazhduan te tkuren dhe pasi qe ato vazhdimisht po zvogeloheshin, filloi temperatura te ritej. Për shkak te temperatures se lartë, filluan atomet hidrogjenike te levizin shpejte e më shpejtë.
Nëse dy atome hidrogjeni do të perplaseshin, do të shkriheshin dhe krijonin helium. Ne këtë mënyrë prodhohet energjia. Kjo nuk do të ndodhte ne kushte normale(këtu ne Toke), mirëpo nga temperatura e lartë kjo u mundesua ne ato tre re te dendura. Papritmas ndodhi një zjarr-fusion nga e gjithë energjia e posakrijuar. Kur kjo energji ndeshi ne siperfaqen e tre reve, ato u transformuan ne yje qe shkelqenin(kjo ka ndodhur para 5 miliarde vitesh). Kjo bëri qe shtresa e reve te ndryshoje. Njeri diell fitoi një shtrese qe ishte vetëm 1/10 pjesë e shtreses se Diellit tonë, ndërsa tjetri kishte shtrese te 10-ten herë te Diellit. Ylli me shtrese me te madhe kishte edhe temperature me te lartë dhe kishte ngjyrë te kaltert ne te bardhe. Ylli me shtrese me te vogël kishte poashtu edhe temperature me te ulet dhe ngjyren e kuqe.  Ylli i kaltert-bardhe harxhoi me shpejt depotin e hidrogjenit dhe pas 100 milione vitesh eksplodoi nga shkaku i mungesës se meteries djegese. Pas kësaj kohe formohet Dielli dhe Ylli i kuq dhe krijohen edhe planetet rreth tij.


Ardhmëria e Diellit.

Pas 5 miliarde vitesh, Dielli do të shprazet nga hidrogjeni, do të konveksoje(bymoje), gelltite Merkurin, veneren dhe Token. Dielli do të shendrohet ne atë qe quhet Yll gjigant i kuq. Pas një gjys miliarde vitesh, Dielli do të shprazet krejtësisht nga hidrogjeni dhe do të tkuret(jo ne te njëjtën mënyrë si ylli i parë qe u be Supernove) dhe do të perfundoje si një yll i vogël i bardhe i rrethuar nga gazi(helium). Pas rreth 100 miliarde vitesh edhe ylli i tretë do të shuhet.
E identifikuar

Femra harron me lehtë se mashkulli, por asaj i kujtohet me lehtë ajo qe ka haruar.
Parloté
Swept Away
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 13-03-2006, 17:59:50 »
Citojeni

Perberja kimike e Diellit.

Vargu proton-proton. Transformomi i hidrogjenit ne helium fillon kur dy protone shkrihen bashke ne një deutron te perbere prej një neutroni dhe një protoni, gjatë zberthimit te një pozitroni dhe një neutrino-je me energji te ulet. Se bashku me një ptoton transformohen deutronet ne helium-3 ( 2 protone + 1 neutron), ku lirohet energji ne formë te gammafotoni. Ne fund shkrihen dy berthama helium-3 dhe prodhojne një atom helium-4 (2 protone + 2 neutrone) dhe dy protone.

Berylium-reaksioni.
Një variant i rrallë i vargut proton-proton perbehet prej berthamave te helium-4 dhe helium-3 qe shkrihen bashke ne një berthame te berylium-7 (4 protone dhe 3 neutrone) gjatë zberthimit te një gammafotoni. Një proton ekstra transformon berylium-7 ne bor-8 (4 protone dhe 4 neutrone). Ne fund, berthama berylium-8 ndahet ne dy berthama heliu-4.
E identifikuar

Femra harron me lehtë se mashkulli, por asaj i kujtohet me lehtë ajo qe ka haruar.
Parloté
Swept Away
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 13-03-2006, 18:19:47 »
Citojeni

Dielli - prej lindjes deri ne vdekje (një shpjegim me i lehtë, i ndare ne faza).

Faza 1. Një yll lind nga një re e gazi. Një eksplozion i një ylli bën qe reja e gazte te tkuret. Presioni i partiklave(copezave) bën qe temperatura te rritet. Pas një kohe te gjatë temperatura arrin deri ne 10 milion grade C dhe atomet e hidrogjenit shkrihen ne-Helium. Energjia rrjedh nga brendesia e qendres dhe transformon rënë ne yll qe shendrit. Dielli tani ka formën e një ylli te verdhe ne te bardhe me drite te fortë.

Faza 2. Dielli tani jeton jetën e vet si yll, derisa perdor(djeg) hidrogjen nga depoja e vete. Dielli transformon hidrogjenin ne Helium. Ne këtë faze Dielli dalë ngadalë bëhet me i ngrohte. Dielli tani është një Yll-shkurtabiq.

Faza 3. Dielli bëhet një yll me i moshuar. Ai nuk ka me hidrogjen për te transformuar dhe fillon te transformoje heliumin ne Thengjill. Dielli bëhet me i rëndë ne peshe. Tani ai është një Yll i kuq gjigant. Ne këtë faze ai rritet akoma dhe bëhet me i kuq. Poashtu ne këtë faze i thith planetet e brendshme: Merkurin, Veneren, Token dhe Marsin.

Faza 4. Dielli bëhet aq i madh sa qe shkateron shtresen e jashtme te tij dhe e perfundon te qenurit e tij ne një yll shkurtabiq te bardhe dhe me drite shumë te dobët.
E identifikuar

Femra harron me lehtë se mashkulli, por asaj i kujtohet me lehtë ajo qe ka haruar.
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #10 më: 19-11-2007, 21:00:57 »
Citojeni




Ylli "HIP 56948" dhe pse mendohet te jetë i miliard drite me i vjetër se dielli ynë.... konsiderohet dhe si binjaku itij.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |