Forumi ShkencorBlogu ShkencorMjekësia | Trupi dhe ShendetiAspirinën zëvendësojeni me çokollatë të zezë
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Aspirinën zëvendësojeni me çokollatë të zezë  (E lexuar 262 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« më: 22-07-2011, 15:19:14 »

Çokollata me ngjyrë të zezë është e dobishme për zemrën: kakaoja ka efekt të njëjtë në pengimin e infarktit sikurse aspirina!
Se trombocitet e dashamirësve të çokollatës mpiksen më ngadalë, është zbuluar rastësisht, porse pikërisht këto krijojnë mpiksje të cilat mund t'i mbyllin venat e gjakut, gjë e cila shkakton sulmet në zemër.
Si parandalim, deri më tash është rekomanduar nga një tabletë aspirine në ditë, porse do të bindeni se çokollata e zezë, në vend të tabletës, ndikon në mënyrë shumë më tërheqëse! /Telegrafi/
E identifikuar

Blog: 0lti.com | Twitter: @0ltion | MSN: olti@msn.com
M A X
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 16-08-2011, 23:58:08 »

Pervec aspirines tani zevendesoka edhe kremin e diellit

Studimi, çokollata e zezë mund të zëvendësojë kremin e diellit!


Një studim, i cili po kryhet nga disa shkencëtarë e universitetit laval të Kebekut, synon të arrije në përfundimin se konsumimi i cokollatës së zezë, mund të zbusë dëmet e lëkurës të shkaktuara nga ekspozimi i tepër në diell.

Për një eksperiment të tillë shkencëtarët po ndërmarrin një fushatë për mbledhjen e grave me lëkurë me ngjyrë shumë të hapur rreth moshës 25 deri 65- vjeç.

Tridhjetë gra i janë përgjigjur thirrjes së shkencëtarëve që ti nështrohen ekperimentit, ndërkohë që priten që në studim të përfshihen dhe rreth 30 të tjera, për të krijuar kështu një kampion me 60 persona.

Grupimi i parë i femrave kanë filluar tashmë të hanë tre të katërta e çokollatës së zezë në ditë dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë për 12 javë.

Bëhet fjalë për një çokollatë e përgatitur posaçërisht dhe e pasur me polifenol, molekula të pranishme në kakao dhe që formojnë antioksidantë natyrorë.

Gjatë vizitave periodike në laboratorë, pjesëmarrëset do të marrin në anën e brendshme të parakrahut të tyre doza të përcaktuara të rrezeve ultravioletë të lëshuara nga një llampë e vogël.

Shkencëtarët shpresojnë se eksperienca do të tregojë se lëkura e atyre që kanë ngrënë çokollatë me polifenole do ta përballojë pa reagur një dozë shumë më të madhe të rrezeve se sa lëkura e atyre që nuk do ta kenë ngrënë këtë produkt.
(e.m/AFP/BalkanWeb)
E identifikuar

Blog: 0lti.com | Twitter: @0ltion | MSN: olti@msn.com
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • Cili nga keta planete e ka siperfaqen me te madhe?
  • Dot Venusi
  • 5 (12%)
  • -
  • Dot Toka
  • 7 (17%)
  • -
  • Dot Marsi
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Saturni
  • 29 (70%)
  • -
  • Numri total i votave: 41
  • Shiko temen