Forumi KulturorKinematografia Shqiptare - Albanian Culture ForumArtistët Shqiptar (Moderatore: sorelina, BabyDance)Xhanfize Keko Shuhet kineastja e parë shqiptare
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Xhanfize Keko Shuhet kineastja e parë shqiptare  (E lexuar 737 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
sorelina
Moderator


Karma: 6
offline offline

Postime: 1480



Shiko profilin
« më: 25-12-2007, 15:13:45 »


Në orët e para të mëngjesit të djeshëm ka mbyllur sytë regjisorja e njohur shqiptare Xhanfize Keko. “Artistja e Popullit” është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare duke lënë pas një punë të madhe kinematografike. E konsideruar si themeluesja dhe regjisorja e parë e filmit shqiptar për fëmijë, Keko është edhe e para kineaste femër në Shqipëri. Familjarë, miq e kolegë do t’i japin sot lamtumirën e fundit Kekos. Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka njoftuar ngritjen e një grupi pune për organizimin e gjithë ceremonisë së varrimit të regjisores së shquar. Homazhet pranë trupit të saj bëhen sot në Muzeun Historik Kombëtar, prej orës 12.00 deri 13.00. Më tej regjisorja do të përcillet në banesën e fundit. Xhanfize Keko ka lindur më 27 janar të vitit 1928 në Gjirokastër. Ajo e filloi karrierën si montazhiere dhe ishte një nga shtatë anëtarët themelues të Kinostudios “Shqipëria e Re”, më 1952. Pas një përvoje të gjatë si montazhiere e dokumentariste, filloi karrierën e regjisores, më 1971. Për 13 vjet rresht, deri në vitin 1984, Keko realizoi 12 filma artistikë mjaft të sukseshëm dhe të pëlqyer veçanërisht prej fëmijëve. Madje gjatë gjithë jetës së saj Xhanfize Keko do të quhej regjisorja e fëmijëve. Filmat më të njohur që ruhen sot në Arkivin e Filmit janë realizuar prej saj. Gjatë viteve që realizoi intensivisht, Keko ka realizuar filmat “ABC...ZH” (1971), “Kryengritje në pallat” (1972), “Mimoza llastica” (1973), “Qyteti më i ri në botë” (1974/edhe montazhiere, “Beni ecën vetë” (1975/edhe montazhiere), “Tinguj lufte” (1976), “Tomka dhe shokët e tij” (1977/edhe montazhiere), “Pas gjurmëve” (1978/edhe montazhiere), “Partizani i vogël Velo” (1980), “Kur xhirohej një film” (1981/edhe skenariste), “Një vonesë e vogël” (1982/edhe skenariste), “Taulanti kërkon një motër” (1984/edhe skenariste). Të gjithë këta filma për fëmijë kanë lënë gjurmë në kinematografinë shqiptare dhe ndiqen edhe sot me mjaft inters nga publiku. Regjisorja ruante kujtime të shumta nga puna me fëmijët,. Që nga letrat e tyre, aventurat fëmijërore që e ngacmonin Kekon të shkonte në kërkim të aktorëve të vegjël. Shumë prej tyre kanë mbetur të portretizuar ndonëse sot nuk mund të jenë aktorë. “Kam pasur diçka brenda meje që më ka shtyrë drejt fëmijëve. Edhe kur bëja filma dokumentarë, të gjithë u drejtoheshin fëmijëve. Kur fillova të merrem me filmin artistik, edhe jeta ime ndryshoi. Unë fillova ta shikoja jetën ndryshe”-kështu shprehej regjisorja Keko kur kujtonte gjithë vitet e punës së së saj me fëmijët. Për çdo film ajo ruante impresione të veçanta dhe tregonte se kudo që shkonte mbante një bllok me vete për të shënuar ngjarjet më intersante që dëgjonte. Ato nuk mund t’i kalonin pa u shënuar. Për filmat e saj regjisorja Keko është nderuar edhe me çmime. Në vitin 1984, ajo u vlerësua me titullin e lartë “Artiste e Popullit”. Ndërsa me filmin “Beni ecën vet” ka fituar edhe Kupën e Festivalit të Parë në 1976. Xhanfise Keko është edhe regjisorja e parë shqiptare e vlerësuar me çmime ndërkombëtare. Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë dhe të Rinj në Xhifoni (Itali), ka fituar medalje për filmat “Beni ecën vetë”, “Pas gjurmëve” dhe “Tomka dhe shokët e tij”. Xhanfise Keko ishte bashkëshortja e kinodokumentaristit të shquar Endri Keko dhe nëna e shkrimtarit Teodor Keko. Sot regjisores do t’i jepet lamtumira e fundit. Në një njoftim, MTKRS-ja ka shprehur ngushëllimet për familjen Keko duke e cilësuar si humbje të artistes së madhe, vepra e së cilës do të kujtohjet nga brezat që vijnë.

Mare nga Gazetashqiptare.
E identifikuar

Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont...
miku
pleqeri
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 180



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 25-12-2007, 16:27:40 »

Une jam rritur me filmat e saj, dhe me vjen me te vertet keq.
  Ngushellimet e mija per te gjithe ata qe kane njohur vepren e saj....
   Rralle do te dalin te tille regjizore, qe ne ato kushte qe Ajo krijoi ato filma, te kene te tille rezultate.
  I qofte dheu i lehte!
E identifikuar

Rron shqiponja ne maj te malit, rron edhe miza nen bisht te kalit.

www.Albanians.gr
erlehta
Die Schlumpfine
Anetar


Karma: 23
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 4918



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #2 më: 27-12-2007, 21:25:22 »

Me ka ardhur shume keq kur mesova lajmin e vdekjes se "nenes se filmit per femije"

Filmat e saj jane vertete perla, thesar  shume shume i cmuar...
Kurre nuk ka per tu zevendesuar puna e saj-

Ngushellimet e mia!
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Emira
Anetar


Karma: 6
offline offline

Postime: 1942



Shiko profilin
« Përgjigju #3 më: 01-01-2008, 21:13:32 »

Po me vjen shume keq sepse e kam pasur edhe farefis...pa shaka...Filmi im i preferuar: "Taulanti kerkon nje moter"
E identifikuar

Do pime nje kafe?
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Kush do ta fitoj "Big Brother Albania"
  • Dot Arberi
  • 12 (36%)
  • -
  • Dot Besarta
  • 5 (15%)
  • -
  • Dot Julinda
  • 2 (6%)
  • -
  • Dot Olsi
  • 5 (15%)
  • -
  • Dot Shkelqimi
  • 3 (9%)
  • -
  • Dot Najada
  • 4 (12%)
  • -
  • Dot Romina
  • 1 (3%)
  • -
  • Dot Poli
  • 1 (3%)
  • -
  • Numri total i votave: 32
  • Shiko temen

* Sponsor