Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Shqiptari Luan Bexheti ne Grand Theft Auto 4  (E lexuar 432 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
dangluck
Zërist


Karma: 0
offline offline

Postime: 1


Shiko profilin
« më: 09-05-2008, 19:50:21 »


5/6/2008 2:15:52 PM


Shqiptari i pare qe mer pjes ne lojen me te njohur
Grand Theft Auto 4


Luan Bexheti: Kam me shume mundesi te krijoj kariere
ne HollyWood nese mar pjese edhe ne video game

6 Maj 2008 - Luan Bexheti, producenti e aktori i
njohur nga Tetova, këto ditë në Grand Theft Auto 4,
dëgjohet me zërin e tij ne njeren prej video-lojrave
më në zë të kësaj loje.. Ai tashme eshte futur në
listën e gjatë të emrave të atyre dhjetra artistëve
dhe aktorvë amerikanë, që janë përfshirë në realizimin
e kësaj video-loje. Në video-lojën Grand Theft Auto 4,
Bexheti, ka nje rol ku ai luan nje zë gangsteri
shqiptar. Përzgjedhja edhe emri i tij në këtë numër të
madh aktorësh, të cilët luajn vetëm nëpërmjet zërit
tek Grand Theft Auto IV, është bërë se Bexheti, e
fitoi rolin e tij nepermjet një axhenti të tij ketu ne
New York. Luan Bexheti, i tha gazetës sonë se
:"RockStar Games, me treguan se kishin nevoj per aktor
qe janë shqiptar. Une ju tregova disa kolegeve te mi
shqiptar qe e meritonin dhe tash per tash e di se
marin pjes aktoret Bujan Rugova dhe Ariot Myrtaj.
Ndersa, Rafaela Prifti ka punuar si perkthyese e
tekstit dhe i ka ndihmuar amerikanit, qe luan rolin e
( Bledar Morina)me theksin shiptar.

Çfarë ndryshimi ka ndërmjet aktrimit në filma dhe
interpretimit vetëm nëpërmjet zërit në video-lojë?,
pyesim Bexhetin pas këtij suksesi, ai thotë se "Nuk ka
shume ndryshim, se edhe kur mer pjes vetem me zerin
duhet te jesh i sinqert ne rol dhe te tregosh emocione
qe kerkohet prej ty si aktor". Kështuqë, mbas,
interpretimit të Luan Bexhetit, në disa filma, edhe
përkrah aktorve të Hollivudit, dhe së fundi në
Broadëay me komedin e tij, tashti ai po provon të luaj
edhe më zërin. Çfarë do të thotë kjo për Luan Bexhetin
?Per mua, thotë ai kjo do te thote se kam me shum
mundesi te krijoj kariere ne Hollyëood nese mar pjes
edhe ne video game. Une kam incizuar zerin tim per
Grand Theft Auto ne pranvere te vitit 2007.Eshte nje
pjes e punes time si aktor ketu ne Amerike. Merem me
Teater,Film,Live Comedy ne Broadëay, video loja dhe si
producent i filmave." ka thënë aktori nga Tetova në
Neë York Luan Bexheti

Në fund të bisedës ai shpalosi edhe disa ambicje nga
plani i tij për të ardhmen "Tash kam disa shfaqe stand
up comedy ne Manhattan, na tha Bexheti dhe kete vere
qe vjen planifikoj te shkoj ne Kine,Spanje dhe Itali
ku do luaj ne nje dokumumentar film per nje kompani
Italiane/amerikane. Luaj nje personazh (Giuseppe
Castiglione,Jesuit Monk) Cili ka qene Italian dhe ka
vepruar ne Itali,Spanje dhe ne Kine.

Video Game e ka emrin ( Grand Theft Auto 4 ) Luan
Bexheti flet me zerin e nje shqiptarit i cili eshte
nje gangster ne Liberty City (New York City). 3 video
game qe jane leshuar nga kompania Rockstar Games inc.
kane shitur deri tash me shume se 70 million kopje per
nga 60 dollar nje kopje qe i bie te keni fituar rreth
4.2 miliard dollar deri tash.

Loja qe Laun Bexheti merr pjes eshte numer 4 dhe ka te
beje me disa bandita nga ish-Jugosllavia dhe
Shqiperia.Nje personazh shqiptar e ka emrin Bledar
Morina . GTA4 ka bere fame ne industrien e lojrave per
te rije, njesoj ate çka kane bere edhe filmat Citizen
Kane dhe filmat The Godfather per kinemane
Hollywoodi-ane.

Eshte loja ma e mire ne bote tashpertash dhe
reklamohet ne shume vende te botes, deri ne Shqiperi e
Kosove.Deri tani i kan dhane 10 yje prej 10 yjeve çka
eshte cmimi me i lart i vlersimit. Kritiku i gazetes
The New York Time's, thote se e ka luajtur kete loje
per 60 ore dhe ende nuk ka arritur ase tek 64 % te
lojes. Do me thene se duhet te luajsh afer 100 ore qe
ti dalesh deri ne fund lojes. Ka shum role dhe
personazhe te ndryshme. Luan Bexheti thote se :"Une e
kam incizuar zerin tim vitin e kaluar ne pranvere dhe
jam shum i lumtur qe mar pjes ne kete video-loje te
fameshme per kohen. Ky eshte dhe projekti me i
rendesishem per mua pas asaj te interpretimit te
filmit me Michael Moore Show, qe e kam realizuar para
disa vjeteve." ka pohuar Bexheti.

Luan Bexheti, është i vetmi aktor shqiptar që është
përfshirë në antologjinë për aktorë “Actor`s
Handbook”, shkruar nga Sherry Eaker. “Ndihem krenar, i
lumtur dhe nuk më besohet se një intervistë që dhashë
për gazetën ‘Backstage’ do të botohej në librin
‘Actor’s Handbook’”, -shprehet Bexheti. Në faqen 321
të këtij libri ai jep një këshillë për të gjithë ata
që duan të bëhen aktorë, duke rrëfyer përjetimet
vetjake etj. Shkak për t‘u bërë pjesë e “Actor‘s
Handbook” u bë regjisori Elias Stimaç, me të cilin
Bexheti ka bashkëpunuar në disa projekte teatrale. Ky
është një libër të cilin e lexojnë me kërshëri jo
vetëm pjesa më e madhe e atyre që aspirojnë për t‘u
bërë aktorë në të ardhmen, por edhe vetë aktorët e
afirmuar dhe të njohur tashmë në skenat dhe ekranet
botërore.

Pas Sten Dragotit, vëllezërve Belushi dhe Elisa
Dushkut, një tjetër shqiptar hyn bindshëm në Hollivud.
“Shpresoj se do ta arrij qëllimin të bëhem një nga
aktorët më të mëdhenj dhe të paguar në Amerikë”,
-thotë Bexheti. Na rrëfen se Sten Dragotin e ka mik të
afërm, takohen dhe bisedojnë shpesh së bashku për
projekte filmash, madje aktualisht Dragoti po punon me
idenë për të xhiruar një film ku ndoshta gjen një rol
edhe për Luanin. “Edhe Xhejms Belushin e kam takuar,
por me të nuk kam atë lidhje, atë marrëdhënie që do të
doja të kisha. Është tip paksa i ftohtë”, - tregon
Bexheti. Megjithatë, shqiptarë ose jo, këta janë më së
shumti artistë të Hollivudit, sepse sipas dëshmisë së
Luanit: “Nuk është e thënë që të jetosh patjetër në
Hollivud për të qenë pjesë e tij”.



* 085.jpg (327.54 KB, 1280x720 - E shikuar 34 Herë.)

* gangster%20Luan%20Bexheti.jpg (12.48 KB, 247x355 - E shikuar 15 Herë.)
E identifikuar
eurogina
pspsps
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2372



Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 27-05-2008, 16:51:08 »

ahhh shum mir
E identifikuar

The future belongs to those who believe in the beauty of their dreams
-------------------

eurogina@zeriyt.com
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • a ia vlen te dalesh nudo si zajmina?
  • Dot po
  • 3 (18%)
  • -
  • Dot jo
  • 11 (68%)
  • -
  • Dot ndoshta
  • 2 (12%)
  • -
  • Numri total i votave: 16
  • Shiko temen

* Sponsor