Forumi KulturorKinematografia Shqiptare - Albanian Culture ForumArtistët Shqiptar (Moderatore: sorelina, BabyDance)Ndrek Luca, artisti që gjithë jetën ai ia kushtoi Teatrit Kombëtar
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Ndrek Luca, artisti që gjithë jetën ai ia kushtoi Teatrit Kombëtar  (E lexuar 206 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Admin


Karma: 35
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11171



Shiko profilin WWW
« më: 15-01-2009, 12:32:44 »

  Skenës së TK prej 16 vjetësh i mungon njeriu me potencë të veçantë interpretuese

Ndrek Luca, artisti që gjithë jetën ai ia kushtoi Teatrit Kombëtar


Pamja "vrastare" dhe e ndërtuar në mijëra forma shprehëse, tendencioziteti artistik i shikimit dhe fuqia e plotë emocionuese e interpretimit, mishërojnë prezencën artistike dhe ndikuese të aktorit shumë të njohur Ndrek Luca. Artist i Popullit, ndër më të mëdhenjtë e skenës shqiptare, ai që i dha trajtë "negativitetit karakterial" dhe që pasuroi karakteret e skenës dhe kinemasë shqiptare, u shqua për mjeshtri të veçantë artistike në interpretim.

I lindur në vitin 1924, gjithë jetën ai ia kushtoi Teatrit Kombëtar si aktor profesionist, ndërkohë që është interpretuesi i rreth 30 roleve të suksesshme në kinematografi.

Aktori që ka interpretuar vetëm role kryesore, njeriu me potencë të veçantë interpretuese, e nisi karrierën e tij artistike me një rol shumë të suksesshëm në filmin "Detyrë e posaçme". Janë një galeri e tërë karakteresh, të cilët kanë folur në gjuhën e Lucës, duke shpirtëzuar në kohë të ndryshme talentin dhe predispozicionin e tij për të bërë art në gjuhën e tij, pa kufij kohorë dhe hapësinorë. Kështu ai do të gjente hapësira për të ndërtuar mjaft figura me fleksibilitetin e vet, herë ironik e herë tinzar, po aq sa dhe misterioz, dashakeq, i pabesë, i çuditshëm, por ndonjëherë dhe bujar. Do ta niste karrierën kinematografike me Tomorrin dhe do të vazhdonte me Priftin, Jonuz Brungen, Kapter Rahmiun, Komandantin, Përgjegjësin e njësitit, Gjinin, Xha Kasemin, Pjetër Mustakuqin, Hasanin, oficerin ballist, gjeneral Pinocetin, Llano Shllapin, Selimin, Vaten, Metin, Ndrion, Gjergjin, Dem Marecin, zotin Filip, Shpendin, Cen Vrapin, Qazimin, Vuhan Pashën, etj. Në larminë e roleve, të cilat ai ka luajtur, u nderua me Medalion, në rolin e Gani Herrit në filmin artistik "Rrugicat që kërkonin diell" në vitin 1975 dhe në rolin e zejtarit në filmin "Flaka e maleve" realizuar në vitin 1982. Vlerësuar nga kolegët si aktor i përmasave botërore, ai realizoi me lojën e tij mjaft filma artistikë si: "Komisari i dritës", "Oshëtimë në bregdet", "Duel i heshtur", "Prita", "Njësiti gueril", "Plagë të vjetra", "Gjurma", Operacioni zjarr", "Shpërthimi", "Shtigje lufte", "Në fillim të verës", "Pylli i lirisë", "Tinguj lufte", "Nga mezi i errësirës", "Udha e shkronjave", "Mysafiri", Nusja", "Një natë pa dritë", "Qortimet e vjeshtës", Fundi i një gjakmarrje", "Lundrimi i parë", "Balada e Kurbinit" etj. Ndrek Luca, aktori që nisi të luajë në skenën e Teatrit Kombëtar që në vitin 1950 dhe që krijoi shumë shpejt figurën e tij origjinale, brenda së cilës u vendosën tendencat për të kapërcyer format e përcaktuara të artit interpretativ, mbylli sytë në 13 janar të vitit 1993, në moshën 71-vjeçare, duke lënë pas jehonën e zërit të tij në dhjetëra filmime.

RD
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
dreamm
Stafi


Karma: 102
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 7214



Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 19-02-2009, 23:05:36 »

ky eshte i pavdekshem ne kinematografine shqiptare..
pooooor eshte absolutisht i paarritshem me "Lahuta e Malesise"..buzeqeshje

E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • A ju pelqejne Stupcat?
  • Dot Shume
  • 4 (33%)
  • -
  • Dot Pak
  • 2 (16%)
  • -
  • Dot Aspak
  • 6 (50%)
  • -
  • Numri total i votave: 13
  • Shiko temen

* Sponsor