Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Kledi Kadiu!  (E lexuar 1567 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Belinaa
Cause all I think about you
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 3147



Shiko profilin
« më: 06-05-2006, 12:12:17 »

Kledi nga A në Zh

 

Një portret alfabetik i belerinit nga A në ZH, për më shumë detaje, për më shumë pasione, për më tepër për Kledi Kadiun, ashtu siç nuk e keni lexuar

 

A-     si arritje. Eshtë i pari shqiptar që ia doli të kthehej në seks-simbol në vendin fqinj. I pari që bëri që për shqiptarët të mos flitej më vetëm në lajmet e kronikave të zeza. I pari që pastaj u hapi rrugën e televizioneve italiane të tjerë shqiptarëve.

 

B-        si borxhli. Kujt i ndihet borxhli Kledi për gjithçka që ka arritur? Në radhë të parë vetes së vet. Por edhe fatit. Jo kushdo e ka pasur këtë mundësi. Pastaj edhe atyre që i kanë dhënë një shans për të shkëlqyer.

 

C-        si i cënueshëm. Siç ka qenë në fillimet e veta. Atëherë kur ishte vetëm një emigrant i thjeshtë dhe nuk kishte të siguruar as minimalen e jetesës.

 

ç-        si "C'e posta per te", spektakli i përjavshëm në "Canale 5", ku Kledi ka bërë të kërcejë si balerinë e      vërtetë edhe Maria de Filipin.

 

D-        si Daniela, dashuria e tij e fundit. Eshtë një vajzë italiane që Kledi pranoi ta bënte publike vetëm në dhjetor të këtij viti, në premierën e filmit të tij. Por pa bërë publik asnjë detaj tjetër. Kurse ajo duhet të jetë ndjerë me të vërtetë në qiellin e shtatë. E kush nuk do të ishte!

 

DH-  si dhembshuria e gjyshes së tij, që jeton tek pallati në krah në Bankës Qendrore, e cila lumturinë  më të madhe e përjeton kur ruan me kujdes çdo artikull dhe çdo rresht që shkruhet për nipin e saj.

 

E-       si ekonomia. Sepse fama e Kledit nuk do të kishte pikën e kuptimit, nëse do të kufizohej vetëm me ekranin apo faqet e revistave. Ajo të bën edhe të pasur. Dhe Kledit nuk i ka ecur aspak keq edhe në këtë fushë. Tashmë është edhe imazh komercial.

 

Ë-    si ëmbëlsia e buzëqeshjes së tij. Eshtë ajo që ma- gjeps shumicën e femrave. Por edhe vetë Kledi e komenton si armën e vet më të fortë.

 

F-  si flamuri. Eshtë i pari që ka kërcyer me një bluzë të kuqe me shqiponjën e zezë në "Buona Domenica".

 

G- si gratë që lënë kokën pas tij. Dhe jo vetëm ato shqiptare, sepse ato nuk i shfaqin kurrë ndjenjat hapur si italianet, të cilat nuk ngrurrojnë aspak që ta quajnë të preferuarin e tyre.

 

GJ- si gjurmët që ka lënë. Jo më kot edhe Presidenti shqiptar e ka dekoruar si ambasador i kulturës shqiptare nëpër botë.

 

H- si historia e jetës së tij, që ka shërbyer si skenar i një filmi. Një subjekt që ia vlente: histori emigracioni, pasion, dashuri… E mbi të gjitha një vallëzim që e ka bërë filmin të cilësohet si një "Dirty Dancing" i ri.

 

I-  si inatçor. Ashtu siç nuk është kurrë Kledi Kadiu. Përtej asaj buzëqeshjeje aq të paqtë, ai është po aq i paqtë. Ata që e njohin mirë thonë që Kledi dhe inati nuk kanë asgjë të përbashkët.

 

J - si joshës. Dhe kur thua kështu, nuk ka nevojë për asnjë koment tjetër.

 

K -    si krenar. Sepse ai ndihet i tillë. Jo vetëm për atë që ka arritur në Itali, por edhe sepse kështu e ka parashikuar skenari i spotit publicitar të AMC-së.

 

L -    si lab. Si origjina e familjes së tij. Ama Kledi nuk është se ruan ndonjë nga karakteristikat e kësaj zone. Përveç krenarisë ndoshta…

 

LL - si llupës. Baleti nuk e lë që të hajë më shumë seç duhet. Por gjithsesi, Kledi ruan një marrëdhënie të mirë me ushqimin. Sidomos me kuzhinën shqiptare. Mikja e tij Ambeta Toromani ka rrëfyer se sa herë e fton Kledin për darkë, menuja është e pandryshueshme: fasule.

 

M - si Maria de Filipi, engjëlli i tij mbrojtës. Po të mos ishte Maria… Më mirë të mos e mendojmë. Ndoshta Kledit nuk do t'i hapeshin dyert që i janë hapur. Ose do ta kishte pasur shumë më të vështirë.

 

N - si nëna e tij. Si çdo mashkull tjetër (nuk e bëjnë vetëm shqiptarët!), Kledi e ka pikë të dobët nënën e tij. E thotë në shumë intervista, është me të vërtetë personi më i dashur për të.

 

Nj - si njëshi. Sepse edhe të anketuarit e revistës "JETA" në sondazhin e përvitshëm, i kanë dhënë vendin e parë ndër meshkujt e vitit.

 

O -  si orator. Që nuk është fare, domethënë. Sepse nëpër intervistat e tij, Kledit nuk i pëlqen të flasë shumë për vete. E ka më të thjeshtë të falënderojë.

 

P - si Piveti, Irene Piveti. Dikur ajo thoshte se shqiptarët duhet të hidheshin në det. Tani ish-kryetarja e Dhomës së Ulët në Parlamentin Italian është zbutur, merret me televizion dhe kërcen tango e veshur me të kuqe. Me Kledin si partner.

 

Q - si qëllim. Sepse Kledi kur i vë qëllime vetes, ia del gjithmonë t'i realizojë.

 

R - si ritëm. Ritmit të Kledit i janë bashkuar shumë fansa. Të cilët nuk mjaftohen vetëm duke e ndjekur në ekran, por janë bërë nxënësit e shkollës së tij të baletit "Kledi Dance"

 

RR - si rrënjët e tij shqiptare që ai nuk ka pranuar t'i mohojë. Dhe ndryshe nga shumë të tjerë që e kanë bërë, atij i ka dalë shumë më për mbarë. Eshtë bërë i pranishëm në media pikërisht për këtë arsye. Një marketing i përsosur.

 

S -   si seksi. Si imazhi i tij në kalendarin "Pireli". I vetmi shqiptar që ka pozuar në këtë mënyrë.

 

SH -  si Shqipëria. Nuk e harron kurrë, ashtu siç nuk harron të kthehet në vendin e tij.

 

T - si Tirana. Qyteti i tij i lindjes dhe i viteve të liceut. Qyteti ku ai vjen herë pas here dhe bëhet menjëherë protagonist.

 

 

TH - si thjeshtësia. Sepse nëse doni ta besoni, besojeni, përndryshe jo: Kledi nuk është aspak mendjemadh.

 

U - si urbanistika, profesioni i të atit, inxhinier urbanist. Për lumturinë e fanseve të veta Kledi nuk mori profesioin e të atit. Por dëgjoi thirrjen e pasionit të tij për baletin.

 

V - si vendimi që mori për të qëndruar në Itali. Një vendim aspak i thjeshtë në fillim, atëherë kur duhej të bënte punët më të rëndomta për të mbijetuar.

 

X - si dosja "X". Kështu mund të quhet historia e tij katërvjeçare e dashurisë. E vetmja që i dhemb ndoshta. Sepse vetëm për të nuk ka pranuar të flasë kurrë.

 

XH - si Xhixhileja, kënga e vjetër shqiptare, të cilën Kledi e ka kërcyer në "Buona Domenica". Një nga momentet ku të gjithë shqiptarët janë ndjerë të mikluar në sedër, teksa kanë parë një trupë italiane kërcimi që ndiqte ritmet e xhixhilesë.

 

Y - si ylli i spektakleve të Mediaset-it.

 

Z - si zilia, që Kledi nuk e ndjen kurrë për kolegët e tij. Jo më kot u ka hapur rrugën të tjerë shqiptarëve, Ambeta, Iliri, Leoni, Klajdi.

 

ZH - si zhurma dhe buja që bën çdo veprim i tij apo dhe çdo ardhje e tij në Tiranë.

 

 

 

E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Perla
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 152


Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 12-07-2006, 11:00:37 »

.
E identifikuar

E vërteta dhe realiteti përballohen nëse i lejojmë të na shkaktojnë dhimbje.
Perla
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 152


Shiko profilin
« Përgjigju #2 më: 24-07-2006, 12:16:05 »

.
E identifikuar

E vërteta dhe realiteti përballohen nëse i lejojmë të na shkaktojnë dhimbje.
erlehta
Die Schlumpfine
Anetar


Karma: 23
online online

Gjinia: Femër
Postime: 4918



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #3 më: 31-08-2006, 18:51:24 »

Mua nuk me pelqen fare ky Kledi.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
eurogina
pspsps
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2372



Shiko profilin
« Përgjigju #4 më: 19-03-2008, 16:33:04 »

Kledi esht djal i mir e njof.po ka tangerllik i duket vetja kush o....ahhh edhe kledi sdi me e shkrujt shqipen mir.
E identifikuar

The future belongs to those who believe in the beauty of their dreams
-------------------

eurogina@zeriyt.com
Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Anetar


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #5 më: 22-03-2008, 10:11:28 »

Kledi esht djal i mir e njof.po ka tangerllik i duket vetja kush o....ahhh edhe kledi s'e di me e shkrujt shqipen mir.

Si Kledi te kemi njerez neper bote qe perfaqesojne shqiperine. Uroj me shpirt qe te shtohen artiste e figura te tjera si Kledi, Ambeta, Leoni, e te tjere me rradhe, qe te perfaqesojne shqiperine.
Mua nuk me duket se ka tangellik, por edhe sikur, i lumte, eshte i zoti. E adhuron nje Itali e tere.
E identifikuar

eurogina
pspsps
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2372



Shiko profilin
« Përgjigju #6 më: 23-03-2008, 01:53:12 »

Mua nuk me duket se ka tangellik, por edhe sikur, i lumte, është i zoti. E adhuron një Itali e tërë.


te duket por kledin e njof prandaj them,
kledi esht kercimtar shum i mir shum i talentuar
por te krahasosh kledin me leonin me pelqen shum leoni (ne muhabet them dhe esht me i thjesht
E identifikuar

The future belongs to those who believe in the beauty of their dreams
-------------------

eurogina@zeriyt.com
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #7 më: 29-05-2008, 08:00:09 »

Kledi Kadiu sulmohet dhe keqtrajtohet ne Itali

Reagon kryebashkiaku i Romes, i cili denon sulmin e bere ndaj tij




Sulmohet ne Itali balerini me kombesi shqiptare, Kledi Kadiu. Balerini shqiptar eshte sulmuar ne vendin ku ai punonte dhe jepte leksionet e kercimit. Kjo ngjarje ka bere menjehere jehone ne mediat italiane, ku shume prej tyre e kane cilesuar kete precedent racizmi. Diten e djeshme, ne rrugen “Appia”, pas aksidentit te ndodhur, Kadiu eshte rrefyer per ngjarjen e ndodhur pas mbledhjes se prinderve te nxenesve qe ai mesonte. “Isha duke bere diskutimin tim te fundvitit me prinderit e studenteve te mi. Pashe dy apo tre persona qe ishin duke regjistruar me kamera, i ndalova. Dy persona u larguan me kameren, ndersa njeri me vendosi doren ne qafe dhe me shtrengoi, duke me ulur koken ne tavoline dhe me pas m’u drejtua me fraza raciste te tipit ‘Shqiptar m... tani te dergoj ne Tirane”, deklaroi balerini shqiptar, pas sulmit ne televizionin italian TG5. Por, gjithashtu reagime ka pasur edhe nga kryebashkiaku i Romes, Gianni Alemanno, i cili ka shprehur shqetesimin e tij dhe denimin e ketij akti per kete episod te patolerueshem, duke kerkuar dhe duke i bere apel te gjitheve qe te ndalojne keto veprime jo te pranueshme dhune. “Shpreh shqetesimin tim per kete episod te rende te patolerueshem dhe solidaritetin tim te plote per nje artist qe nderon qytetin tone”, reagoi kryebashkiaku i Romes, Alemanno. Besoj, theksoi ai, se ka ardhur momenti per te leshuar nje apel ne cdo ane per te gjithe eksponentet politik qe te ndihmojne edhe ata qe keto ngjarje te mos ndodhin me.

Kledi Kadiu ka lindur me 7 prill te vitit 1974 dhe ka hyre ne Akademine e Arteve, ku eshte diplomuar ne 1992. Ne te njejten kohe ka hyre te beje pjese ne grupin e kercimit te Teatrit se Operes dhe Baletit, ku qe ne fillim ka marre pjese ne role te rendesishme te baleteve klasike me fame boterore. Ne 1993, ai eshte transferuar ne Itali, per te punuar me pare ne Mantova. Eksperienca e pare televizive arrin ne vitin 1996 dhe pas kesaj Kledi eshte balerini i pare i programit, i cili ndiqet nga nje publik i gjere “Buona Demenica”, C’e posta per te” dhe “Amici. Ne vitin 2004, ai krijoi akademine “Kledi Akademi”. Ne vitin 2005, arriti edhe eksperienca e pare kinematografike “Paso a due” dhe me pas me filmin “La cura del gorilla”. Midis te tjerash gjate ketyre viteve te fundit Kledi Kadiu ka qene protagonist i shfaqjeve te ndryshme skenike te dhena ne Itali ku edhe ka marre cmime te ndryshme per performancen e tij.

Koha Jone
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #8 më: 29-05-2008, 14:54:23 »

Kledi Kadiu aggredito nella sua scuola di danza a Roma

Il ballerino di Amici di Maria de Filippi idolo delle teenagers è stato aggredito in via Castro dei Volsci al quartiere Appio a Roma ed è stato insultato: "Albanese di merda adesso ti rispediamo in Albania". http://www.ultimenotizie.tv

E identifikuar

erlehta
Die Schlumpfine
Anetar


Karma: 23
online online

Gjinia: Femër
Postime: 4918



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #9 më: 17-07-2008, 22:28:20 »

Mua nuk me pelqen fare
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Ke preferoni ne Big Brother Albania 3?
  • Dot Bertina
  • 6 (24%)
  • -
  • Dot Seldio
  • 1 (4%)
  • -
  • Dot Erjoni
  • 2 (8%)
  • -
  • Dot Hakiu
  • 8 (32%)
  • -
  • Dot Domenika
  • 1 (4%)
  • -
  • Dot Pamela
  • 1 (4%)
  • -
  • Dot Graciela
  • 1 (4%)
  • -
  • Dot Valentina
  • 2 (8%)
  • -
  • Dot Jetmiri
  • 1 (4%)
  • -
  • Dot Eduarti
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Olta
  • 2 (8%)
  • -
  • Dot Xhimi
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 25
  • Shiko temen

* Sponsor