Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Gjini ikën nga “Portokallia”  (E lexuar 1019 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« më: 10-09-2007, 15:48:35 »

Do të provojë veten në kinematografi

Në sezonin e ri të spektaklit “Portokalli”, një prej
personazheve tashmë të njohur dhe të dashur të këtij spektakli, Gjini nuk do të jetë më pjesë e tij. Mësojmë
se aktori, që prej kohësh ka mishëruar këtë rol, do të shënojë një shkëputje të dytë nga “Portokalli”, por pse jo duke menduar sërish për ndonjë rikthim të mundshëm. Duke u përpjekur të mësojmë diçka më tepër rreth këtij largimi
të Besit nga spektakli, miqtë e tij na kanë treguar se ai ka vendosur të shkëputet nga skena e humorit, për një tjetër impenjim artistik, të cilit aktori ndoshta nuk i ka dhënë rëndësinë ekonomike, (përballë një rroge të qëndrueshme që ka pasur në “Portokalli”) por e ka parë
si një impenjim serioz dhe dinjitoz. Filmi, që pritet të nisë xhirimet thuajse në një kohë me rinisjen e sezonit të ri të spektaklit “Portokalli” nuk është i pari film
artistik në të cilin Besi luan, por do të jetë i
pari film, ku ai ka rolin e protagonistit. Pasi ka
përfunduar xhirimet e një filmi në Maqedoni, Besi ka mirëpritur ftesën e regjisorit për të qenë sërish në një tjetër film, që besojmë se pas përfundimit të xhirimeve
do të kemi mundësinë ta shohim të shfaqur në ekranet
shqiptare.
E identifikuar

CrYsTaL TeaRs
*bittersweet*
Anetar


Karma: 3
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 1620



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 29-09-2007, 06:38:54 »

ii sa keq... ai ishte me i mire aty te Portokallia, te tjeret jan kot fare pervec Nasit zgerdhihet
E identifikuar

"Love is always patient and kind. It is never jealous. Love is never boastful or conceited. It is never rude or selfish. It does not take offense and is not resentful."
endritii
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 195



Shiko profilin
« Përgjigju #2 më: 02-11-2007, 00:11:31 »

Per mendimin tim BESARDI po shkon lart e me lart.

SUKSESE
E identifikuar

www.donimeraj.com
Info nga MP3, MJEKSIA, ASTRONOMIA, dhe ..... zbuloje vete!
erlehta
Die Schlumpfine
Anetar


Karma: 23
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 4918



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #3 më: 03-11-2007, 19:19:38 »

Eshte vertete teper i talentuar.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #4 më: 03-12-2007, 13:21:33 »

Besi Kallaku: ‘Humori më udhëheq kudo’

Që prej fillimit të sezonit të ri të “Portokalli” ndihet mungesa e tij dhe të gjithë fansat që arriti të bëjë për vete pyesin pafund: Ç’bëhet vallë me gjinin, personazhin e tyre të preferuar që prisnin para ekranit çdo të dielë? Është fjala për Besi Kallakun, djalin që me aq pasion interpretoi prej muajsh të tërë rolin e malësorit naiv. Tashmë Besi ka një tjetër jetë, të tjera aktivitete të përditshme. Është student në vitin e tretë në Akademinë e Arteve dega regjisurë, ku kalon një pjesë të mirë të ditës. Në këtë intervistë ai rrëfen angazhimet aktuale dhe projektet në vijim, që nga sa mësojmë do të servirin surpriza.

Si ndihet Besi, tashmë jo më pjesë e varietesë së humorit “Portokalli”?

Portokallia ka qenë pjesa më e bukur e jetës timedhe që vazhdon e më ndjek sepse si të thuash, ai ishte hapi i parë dhe i madh. Të bësh pjesë në stafin e “Portokallisë” kuptohet që është diçka e veçantë, njëkohësisht kënaqësi dhe vështirësi gjithashtu. Vështirësia qëndron tek puna, ritmi me të cilin punohet, koha e shkurtër në dispozicion për t’u përgatitur dhe fare pak del të ndjesh kënaqësinë kur je nën atë ritëm. Megjithatë unë vazhdoj t’i ruaj lidhjet dhe kontaktet me gjithë stafin, madje të shpeshta. Mendoj se shumëkush do të dëshironte ta shihte veten pjesë e atij stafi. E parë nga jashtë nuk mund të kuptohet sa e vështirë është dhe për mua ata që janë pjesë, dinë sesi bëhet “Portokallia”.

Publikut i mungon mjaft personazhi i Gjinit, mendoni se do të riktheheni në sezonet e ardhëshme?

Mua më vjen mirë që njerëzit në rrugë më ndalojnë e më pyesin. Është e qartë që publiku e ka pëlqyer Gjinin si personazh. Ndoshta edhe tani pas shkëputjes u mungon. Por siç ju thashë marrëdhëniet e mia me ekipin e “Portokallisë” nuk kanë ndryshuar, janë brenda rrezes, kështu që me veten time nuk e quaj ‘divorc’, asnjëherë nuk e kam thënë këtë. Gjithçka i mbetet kohës. Unë tashmë jam në shkollë, ndjek studimet në vitin e tretë në Akademinë e Arteve në degën e regjisurës. Jemi afër simestrit dhe kuptohet përgatitjet para provimeve janë të shumta.

Jeni pjesëmarrës në aktivitete të shumta që organizohen brenda dhe jashtë Shqipërisë. Diçka rreth këtyre aktiviteteve…

Kryesisht aktivitetet janë jashtë Shqipërisë, ku interpretoj sigurisht në zhanrin e humorit dhe më bëhet qejfi për pritjen që na bëhet ne artistëve shqiptare. Kjo ndoshta ndodh për faktin që marrin një lloj kënaqësie që deri diku mund t’iu mungojë me sy. Është diçka e provuar dhe e vërtetuar nga pritja.

Sa i kushtohet Besi shoqërisë. Bën shumë për të?

Kam një tip që sinqerisht bëj shumë për shoqërinë, mbase deri diku apo ndonjëherë dhe diçka më shumë nga ç’mund të më takojë.

Megjithatë kur kam marrë diçka përsipër nuk jam nisur me mendimin që a do ma dijë dikush apo jo. Të paktën për kaq eksperiencë jetësore sa kam unë mendoj se një shoqëri e pastër dhe me baza është ajo që e bën më kompakte. Por sa e vështirë është të gjesh vërtetë kaq pastërti?! Miqtë janë të shumtë por jo të gjithë janë vërtet miq. Ti mendon për dikë që mund ta quash vërtet mik, por më vonë kupton se je gabuar. Mbetet tamam ajo shprehja: Miku i mirë njihet në ditë të vështira. Në raste festash apo gëzimesh mendon me vete: Heu sa shumë miq e shokë paskam…

Çfarë të pëlqen të bësh më shumë zakonisht?

Ditët nuk janë njësoj dhe unë nuk bëj shpesh të njëjtën gjë. Zakonisht më pëlqen të lëviz, të rri me shoqërinë apo me njerëz, por gjithashtu të lexoj, kur është për të lexuar.

Je i dashuruar?

Qamet, hahaha. Ndihem shumë mirë. Rëndësi ka që përveç se të jesh, edhe të ndihesh i tillë.

Kush është ajo?

Manushaqja pra, një Manushaqe kam unë. Hahaha.

Ndihem shumë mirë. Rëndësi ka që përveç se të jesh, edhe të ndihesh i tillë.

Mund të na thuash diçka rreth kësaj dashurie, cila është vajza?

Nuk më pëlqen të flas për këtë. E lëmë më mirë ‘no coment’.

Ku të pëlqen më shumë të shkosh kur ke disa ditë pushimi?

Të them të drejtën më pëlqen natyra, lumi, liqeni, mali. Dmth fshati përgjithësisht malor, mbase dhe nga fakti i një hobi timin siç është gjuetia. Ndoshta ngaqë dhe jam rritur në një ambjent të tillë.

Cili është tipi i Besit?

I qeshur. Kryesisht jam i thjeshtë, i natyrshëm, i përshtatshëm dhe shumë spontan. Një duf që mund të kem për shembull, e gërryej përbrenda vetes sesa mund ta nxjerr diku. Nuk kam komplekse, jam pak i ndjeshëm por nuk e jap veten. Jam tip i qetë që di të bëj dhe të mbaj premtimet. E kam shumë inat mosmirënjohjen, nuk e kam qejf. Por zakonisht njerëzit shohin dhe mësohen duke të të parë me një kornizë që atyre mund t’u pëlqejë ose jo dhe nuk njohin pastaj këtë pjesë jashtë kornizës, atë që ka më shumë rëndësi.

Ke mbajtur ndonjëherë mëri me ndonjë mik apo me dikë tjetër?

Po dhe kemi mbajtur, edhe kemi falur, edhe na kanë falur, edhe na kanë mbajtur. Kur është fjala për miq të vërtetë apo njerëz të afërm nuk zgjat mëria.

Cilat janë planet në vijim?

Ç’të ketë bërë zoti kismet dhe ç’të kem menduar unë qoftë kismet.

Pres nga pranvera e vitit tjetër të jem pjesë si aktor i një filmi që do të xhirohet këtu. Në fakt xhirimet duhet të kishin filluar por e shtynë për vitin e ardhëshëm. Sapo kam mbaruar edhe xhirimet e një tjetër filmi në maqedoni. Kjo ishte eksperienca ime e parë si aktor.

Gazeta Shqiptare
E identifikuar

erlehta
Die Schlumpfine
Anetar


Karma: 23
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 4918



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #5 më: 06-12-2007, 22:59:36 »

O te marte e mira me gjithe Shamunaqen e Gjin qesh me te madhe
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Kush do ta fitoj "Big Brother Albania"
  • Dot Arberi
  • 12 (36%)
  • -
  • Dot Besarta
  • 5 (15%)
  • -
  • Dot Julinda
  • 2 (6%)
  • -
  • Dot Olsi
  • 5 (15%)
  • -
  • Dot Shkelqimi
  • 3 (9%)
  • -
  • Dot Najada
  • 4 (12%)
  • -
  • Dot Romina
  • 1 (3%)
  • -
  • Dot Poli
  • 1 (3%)
  • -
  • Numri total i votave: 32
  • Shiko temen

* Sponsor