Faqe: 1 ... 4 5 6 7 8 [9]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Eliza Dushku  (E lexuar 11325 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #120 më: 16-09-2006, 16:50:10 »

Aktorja hollivudiane Eliza Dushku, prej disa ditësh po viziton Kosovën

Pa bujë të madhe, siç ndodhi herën e parë, Eliza Dushku prej disa ditësh po viziton Kosovën. Pas një vizite në Shqipëri dhe Kosovë, disa muaj më parë, aktorja hollivudiane me origjinë shqiptare, Eliza Dushku ka vendosur të kthehet sërish në Prishtinë. Kjo, pas premtimit që i bëri publikut kosovar para disa muajsh se në shtator do ta shihnin sërish. Ajo kishte pranuar për të marrë pjesë në festivalin e Filmit të Shkurtër Artistik "9\11" që organizohet nga "Prishtina Film".
Vizita
Prej disa ditës Eliza Dushku ndodhet në Kosovë ku ka marrë pjesë edhe në Festivalin e filmit "9/11", i cili organizohet në kujtim të viktimave të 11 shtatorit në SHBA. Gjatë vizitës së saj, aktorja me origjinë shqiptare është takuar me zyrtarë dhe artistë të Kosovës. Ditën e enjte ajo vizitoi Kuvendin Komunal të Prishtinës, ku u shpreh se angazhimi personal i saj është përhapja e kulturës shqiptare nëpër botë dhe mbështetja e artistëve kosovarë. Gjatë takimit me kreun e Prishtinës ajo është shprehur: "Jemi entuziastë të kthehemi përsëri dhe t'i inkurajojmë shqiptarët në SHBA që të vijnë në Kosovë, po ashtu edhe artistët tjerë të vendeve të tjera", tha ajo.

E identifikuar

tru
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 390



Shiko profilin
« Përgjigju #121 më: 21-09-2006, 23:08:03 »

Photo Te Reja




E identifikuar
arbias
Urime pavarsija
Anetar


Karma: -4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1627



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #122 më: 19-10-2006, 13:06:40 »



Reportash lajv eliza dushku gjems Belushu


E identifikuar

Lirin nuk u a solla un atè e gjeta mes jush !
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #123 më: 30-04-2007, 06:23:34 »

Eliza Dushku: Në Tribeca me "Djalin Nobel"
 
28 Prill  Eliza Dushku i rikthehet ekranit. Pas një pushimi relativisht të gjatë, aktorja me origjinë shqiptare do të prezantojë sot filmin "Nobel Son" në Festivalin e Filmit "Tribeca". Ndërkohë që shumë shpejt do t'i rikthehet edhe botës së televizionit, ku do të shfaqet me serialin komik “Nurses” në televizionin FOX.

“Djali Nobel” (komedi-dramë) tregon historinë e një djali, të cilin e rrëmbejnë ditën që babai i tij merr çmimin Nobel. Alan Rickman, Bryan Breenberg, Eliza Dushku, Shawn Hatosy, Danny DeVito, Mary Steenburgen dhe Bill Pullman janë emrat që interpretojnë në rolet kryesore.

Ndërsa në serialin komik “Nurses” (Infermieret), Eliza ka rolin kryesor, ashtu si edhe në “Tru Calling”. Ende në përgatitje e sipër, pjesë e trupës së aktorëve që do të interpretojnë në këtë film janë edhe Carlos Bernard (24) dhe Sara Rue (Less then perfect).

Fillimet përkrah Shwarceneger-it

Në kohën kur emri i saj nisi të renditej ndër kastet e shquara të Hollivudit, ajo ishte tepër e vogël, ishte thjesht vajza e Arnold Shvarcenegerit në filmin “True lies”, një komedi aksion ku emri i saj shfaqej pas emrave të njohur të kastit të filmit. Por “True Lies” nuk kishte qenë i pari film që e kishte vendosur përpara kamerave.

Dushku filloi të luante për herë të parë në moshën 10-vjeçare, kur u paraqitën së bashku me një nga vëllezërit e saj në audicionin e një reklame, ku pas një përplasje me të, ra dhe theu hundën. Klithmat e saj dhe gjaku që i rridhte pa pushim, tërhoqën vëmendjen e agjentit të roleve, duke i ofruar asaj një punë në vend të të vëllait. Vetëm pak kohë më pas, ajo do të luante edhe rolin e saj të parë, në vitin 1992, në filmin "That Night", një 10-vjeçare që kishte për idhull një adoleshte me shpirt të lirë që banonte përballë saj.

Motra "e urryer" e Di Caprios

Vitin që pasoi ajo luajti te "This Boy's Life", (Jeta e një djali) si vajza e Robert De Niro-s dhe gjysmë-motra e Leonardo Di Caprio-s. Një marrëdhënie shumë e mirë, gati idilike motër e vëlla, ku Eliza "ringjall" lidhjen me vëllain e saj të madh. Ndërsa në sheshin e xhirimit ishte e kundërta, një ferr i vërtetë. Leo i bërtiste dhe e shante shpesh Elizën, ndërsa vajza e vogël e fyer qante. Derisa nuk duroi më dhe i tha për këtë regjisorit. "Urrejtje" që megjithatë nuk ra fare në sy në film. E që dëshmon dhe për aftësinë interpretuese të dy aktorëve, në atë kohë të dy të panjohur dhe në fillimet e tyre.

Të krijon përshtypjen se është specializuar për të luajtur "rolin e vajzës", po të kujtojmë edhe filmin me Arnold Schwarzenegger, në '94-ën, "True Lies" dhe me Paul Reiser, një vit më pas te "Bye Bye Love". Dushku u duk se i dha fund aktrimit si hobi. Vendosi të ndiqte hapat e mamasë së saj, një mësuese kolegji dhe aktiviste shoqërore, duke u bërë një studente e zellshme e shkencave politike. Por, pas regjistrimit në "Suffolk University", në Boston, iu ofrua roli i Faith, vajzës së fortë që vret vampirët, në telefilmin "Buffy, vrasësja e vampirëve". Hapi tjetër ishte filmi për të rinj "Bring It On", në rolin e Goth, gjimnastes së "rekrutuar" nga Kirsten Dunst, për të ngritur peshë tifozët e skuadrës. Pastaj "The new guy", një tjetër film policor për të rinj, për të cilin nuk ndjehet aspak keq. Pas kësaj luajti në "Jay and Silent Bob Strike Back", nën regjinë e Kevin Smith. Por, ndërkohë, ritakohet përsëri me De Niro-n, në një film thriller, bazuar në ngjarje të vërtetë, "City by the Sea". Këtë herë, jo si vajza e De Niro-s, por si e dashura e djalit të tij, interpretuar nga James Franco. Dhe udhëtimi i Dushkut vazhdon…
 
BLERINA GOCE
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #124 më: 22-01-2008, 16:04:43 »

Eliza Dushku: Oh, qenkam dhe biseksuale

Kësaj here ka qenë një nga personazhet kryesore dhe që ka tërhequr mjaft vëmendjen e medias, në festivalin e filmit “Sundance”, që po mbahet këto ditë në Utah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.



Aktorja me prejardhje shqiptare, Eliza Dushku këtë fundjavë promovon filmin e saj më të ri me titull “Bottle Shock”, (Shokimi i shishes). Premiera e tij është dhënë në ditën e dytë të festivalit, dhe është pritur mjaft mirë nga kritika. “Entertainment Weekly”, në një shkrim të gjatë për filmin dhe aktoren shqiptare shkruan: Aktorë të krisur! Të parët të vlerësuar nga audienca! Ky zakon ende po na bën me dhimbje koke! E kudogjendura Eliza Dushku, ish-vrasësja amatore e vampirëve, ndodhet në qytet për të promovuar filmin e saj të ri me bazë verën, “Bottle Shock”, i cili ende po lëkund anëtarët e stafit të “Entertaimen Weekly”. Ndërkohë në websitin “Cinema Blend” citohet aktorja me prejardhje shqiptare, por e njohur nëpër botë për filmat e saj kryesisht me vampirë, gjatë një konference për shtyp dhënë gjatë premierës në “Sundance”. “Ndodhem në këtë festival filmi dhe ndihem shumë mirë. Jam këtu për të prezantuar filmin tim më të ri “Bottle Shock” dhe ndihem mirë sa herë që e shoh atë”, mësohet të jetë shprehur Dushku gjatë konferencës. Në artikull shkruhet se u njoftua në fund të vitit se Dushku dhe Whedon do të bënin pjesë në një staf me një serial për një vajzë të quajtur Echo (Dushku), e cila “është e stampuar” me personalitete dhe aftësi të ndryshme. Pas kësaj, ajo merr përsipër disa detyra dhe mendja e saj fshin nga memoria gjithçka që ajo ka bërë më parë. “Dushku duket shumë entuziaste për Dollhouse dhe e kënaqur që po punon përsëri me Whedon, e cila i referohet asaj si mike. Ajo tha, se mezi po presin t’i rikthehen punës duke interpretuar së bashku. Përgjigjja se cili ishte synimi i premierës është: qëllimi është që njerëzit të nisin të luajnë mirë, por më mirë herët se sa vonë”, shkruhet në “Cinemablend”. Për fat të keq ajo nuk ishte në gjendje të na jepte më shumë informacion mbi këtë temë, por kur erdhi puna për suksesin, të gjithë mezi presin ta shohin të arrijë në këtë pikë dhe si. “Dushku është përgatitur shumë seriozisht dhe ka punuar shumë për këtë rol. Gjatë punës së saj ajo tha se: Më në fund kam kuptuar se trupi im në lëvizje është trupi im, në mënyrën se si më pëlqen mua. Kam qenë në shumë xhirime dhe kam lëvizur në mënyra të ndryshme. Kështu që kur vjen puna tek xhirimet, unë e di se do të jenë eksplozive”, shprehet aktorja për “Cinemblend”. Ndërkohë më tej në artikull shkruhet: “Seksi Eliza Dushku, e cila u gjend në premierën e “Bottle Shock” në festivalin e “Sundance”, vizitoi “My Space Café” në internetin aty pranë, për të krijuar një profil të saj, por pa se kishte disa të tilla që ekzistonin në këtë websit dhe tha me të qeshur: “Oh, shiko, qenkam biseksuale”. Dushku i fshiu të gjitha shpifjet dhe krijoi një profil të vërtetë”.


Gjatë festivalit

Teksa ndodhet në “Sundance” festival, sipas “EW” ajo rikujton shtëpinë e saj të vjetër në Massachusetts nëpërmjet një fotoje që ndodhet në sallën e festivalit. “Pinte me dikë në mbrëmjen e revistës së madhe të shtunën dhe tregonte se çfarë kishte ndodhur në një festë tjetër. Rrëfeu disa sekrete për ribashkimin e saj në skuadër me Joss Whedon. Mirë, në rregull, në fakt shumë pak. Por edhe ato thonë diçka”, shkruhet në artikullin e kësaj reviste, e cila shton më tej “Të ardhurat e yllit me origjinë shqiptare mund të mos kenë qenë si ato të Carl Sagan, por megjithatë konsiderohen shumë të larta”.

Anila Mema G.Panorama
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #125 më: 05-02-2008, 16:02:00 »

Eliza Dushku në 36 shkronja

A Aktorja hollivudiane Eliza Dushku është me origjinë shqiptare nga babai.

B Babai i saj quhet Philip R. Dushku dhe ka qenë mësues dhe administrator në shumë prej shkollave publike të Bostonit.

C Clare Kramer është shoqja e ngushtë e Eliza Dushkut, me të cilën ka luajtur në serialin “Buffy the Vampire Slayer”.

Ç Çapkëne. E ka përshkruar kështu veten, si një vajzë e rritur mes tre vëllezërve.

D Daneze është origjina e nënës së saj, e cila është ndarë nga i ati i Elizës, kur ajo ishte ende fëmijë.

Dh Dhjetori është muaji në cilin Eliza Dushku ka ardhur në jetë.

E Edukimin e saj ajo e ka marrë nga të dy prindërit edhe pse ata kanë qenë të divorcuar.

Ë Është e dashuruar me Brad Penny, një lojtar i njohur amerikan bejsbolli.

F Frika e saj më e madhe në jetë janë fluturimet në avion.

G Gabimin e saj më të rëndë ajo ka cilësuar pirjen e duhanit.

Gj “Gjithçka në jetën time ia kushtoj pikërisht asaj”, është shprehur Eliza Dushku për mamanë e saj

H Hokej në akull është një ndër sportet më të preferuara të aktores.

I Intriguese, është cilësuar paraqitja e aktores që preferon jetën e qetë ndaj asaj tipike hollivudiane.

J Jamie Lee Curtis, me të cilën ka luajtur në filmin “True Lies” është aktorja e saj e preferuar.

K Kosovën ajo e ka vizituar për herë të parë në vitin 2006 për t’u rikthyer sërish atje në festivalin e filmit “9/11”.

L Leonardo di Caprio ka qenë në film djali i gruas me të cilën martohet babai i saj.

LL Llastimi. Ajo ka qenë e llastuar duke u rritur një vajzë mes tre vëllezërish.

M Mamaja e saj është profesore në universitetin e Sufolkut.

N Në filmin e saj të parë të rëndësishëm ajo ka luajtur rolin e vajzës adoleshente të Arnold Schwarzenegger.

Nj Njerëzit me të cilët ajo shoqërohet i përzgjedh me kujdes dhe shumica janë miq të fëmijërisë.

O Origjina e saj shqiptare dallohet qartë nga mbiemri i saj “Dushku”.

P Pasionet e saj përveç aktrimit janë baleti, instrumentet muzikore si bateria dhe muzika xhaz.

Q “Qaja dhe e pyesja se përse ishte aq i keq” është shprehur ajo për Leonardo Di Caprion, i cili e ngacmonte në xhirimet e filmit “Jeta e një djali”.

R Robert De Niro ka qenë babai i saj autoritar deri në psikopati në filmin, ku luante dhe Di Caprio.

RR Rraca e qenit të saj të dashur që quhet Korbit është berger gjerman.

S “Sundance” është festivali i filmit që po u zhvillua së fundmi, ku ajo tërhoqi vëmendjen e mediave.

SH Shqiponjën zgjodhi për të bërë tatuazh të përkohshëm kur erdhi për herë të parë në Shqipëri.

T “True lies”, është një komedi aksion, ku ajo interpretoi kur ishte vetëm 14 vjeç.

Th Thashethemet. Ndryshe nga shumë aktorë të tjerë në Hollivud ajo nuk është bërë protagoniste e thashethemeve që rrethojnë jetën e VIP-ave.

U Universiteti. Falë notave të mira ajo është pranuar universitetin e Bostonit dhe në universitetin “George Washington”.

V Vizita e saj e parë në Shqipëri ishte në vitin 2006, kur mbërriti e shoqëruar nga babai dhe vëllai i saj.

X Xixëllimin e botës së bliceve e kamerave të Hollivudit ajo e ka njohur që në moshë shumë të re.

Xh Xhudit, është emri i mamasë së Eliza Dushkut.

Y Yll hollivudian është sinonim aspak i ekzagjeruar për aktoren.

Z Zakonisht preferon që kohën e lirë ta kalojë me familjen e saj.

ZH Zhdëp. Leonardio Di Caprio e ka mësuar si të zhdëpë në dru shokët e shkollës që e ngacmonin kur kanë luajtur bashkë në filmin “Jeta e një djali”.
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #126 më: 08-03-2008, 13:04:42 »

Eliza Dushku, në një film horror

Këtë verë do të jetë në ekranin e kinemasë me një rol të ri. “Open graves” është produksioni më i ri i Hollivudit, në të cilin shohim si protagoniste edhe aktoren shqiptare Eliza Dushku.



Bëhet fjalë për një film horror, që ndoshta për fansat e saj, do të krijojë mundësinë e njohjes me një anë tjetër të aktores shqiptare. “Open Graves” tregon historinë e një grupi të rinjsh, të cilët pasi luajnë një lojë së bashku, fillojnë të vdesin realisht në të njëjtën mënyre siç vdiqën edhe në lojën e luajtur.
Ndërkohë javën e shkuar është publikuar edhe reklama zyrtare e “Open Graves”. Aktorja 28- vjeçare vazhdon në këtë mënyrë të jetë një personazh i kërkuar në kinemanë hollivudiane, duke shtuar
edhe numrin e personazheve që ka mishëruar në celuloid. Dy vjet më parë ajo vizitoi edhe Shqipërinë, nga ku u largua me një imazh, që e kujtojnë gjithë shqiptarët: “Tatuazhin me shqiponjë”.
Gjatë vizitës së saj të parë në Tiranë, Eliza premtoi, se do të rikthehej përsëri sapo t’i jepej mundësia, në vendin e të parëve. Dhe me sa duket, ky fakt mjaftoi, që ajo të pushtonte faqet e para ta gazetave dhe revistave në kryeqytet. Eliza Dushku është një prej disa artistëve me origjinë shqiptare që kanë arritur të dallojnë suksesshëm edhe në Hollivud.Falë vizitës që ajo bëri
në Shqipëri, tani edhe për ne shqiptarët nuk është e panjohur dhe për çdo sukses të saj ndjehemi të gjithë nga pak krenarë.

PanoramaPlus

ELIZA DUSHKU

Foto nga Eliza Dushku
E identifikuar

Faqe: 1 ... 4 5 6 7 8 [9]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Ke preferoni ne Big Brother Albania 3?
  • Dot Bertina
  • 6 (24%)
  • -
  • Dot Seldio
  • 1 (4%)
  • -
  • Dot Erjoni
  • 2 (8%)
  • -
  • Dot Hakiu
  • 8 (32%)
  • -
  • Dot Domenika
  • 1 (4%)
  • -
  • Dot Pamela
  • 1 (4%)
  • -
  • Dot Graciela
  • 1 (4%)
  • -
  • Dot Valentina
  • 2 (8%)
  • -
  • Dot Jetmiri
  • 1 (4%)
  • -
  • Dot Eduarti
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Olta
  • 2 (8%)
  • -
  • Dot Xhimi
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 25
  • Shiko temen

* Sponsor