Forumi KulturorKinematografia Shqiptare - Albanian Culture ForumArtistët Shqiptar (Moderatore: sorelina, BabyDance)Elena Qirici, artistja shqiptare që pushtoi Hollivudin !
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Elena Qirici, artistja shqiptare që pushtoi Hollivudin !  (E lexuar 886 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« më: 22-01-2007, 12:37:49 »

Historia e familjes, fama e martesa që e ndau nga arti´

Eshtë shqiptare, e lindur në Australi. Artiste e famshme, me baba korçar dhe nënë australiane. Jetën e kaloi mes këngës, aktrimit dhe kërcimit. Tanimë jeton në Amerikë si një pensioniste e pasur dhe e lumtur.

Në rini ka qenë e bukur dhe gjithmonë e lakmueshme nga meshkujt. Korçën, vendin e të atit, e preku vetëm kur ishte nëntë muajshe. Kush i ka jetuar ato vite, apo e njeh mirë historinë, padyshim i kujtohet këngëtarja Elena Qirici. Dha pak koncerte në Shqipëri, duke nisur me Korçën, qytetin e serenatave, me Tiranën, Shkodrën, Durrësin, Elbasanin, etj. Por pjesën më të madhe të suksesit të saj, Qirici e fitoi në Evropë dhe në Amerikë, ku jeton edhe sot në moshën 82-vjeçare. Rrjedh nga familje artistësh, historia e të cilëve është e lashtë dhe e pasur. Kjo familje, që emigroi në vitin 1890 në Amerikë për arsye ekonomike, më pas do të bëhej një nga pjesëtaret më të rregullta të festave mondane. Elena Qirici, artisja e famshme shqiptare, të cilën shtypi botërore e ka vlerësuar maksimalisht, e nisi karrierën e saj artistike që në moshën pesëvjeçare, ku filloi të këndonte, kërcente dhe të merrej me akrobaci, këtë të fundit të mësuar nga xhaxhai i saj. Për herë të parë, ashtu e ndrojtur dhe me çiltërsinë e një fëmije, Qirici interpretoi në skenën e kinema “Majestik”, së bashku me grupin e xhaxhait, i cili falë saj rroku një sukses të madh, që bëri të kapërcente kufijtë e Korçës. Kur ishte vetëm 13 vjeç, Elena pushtoi e vetme skenat e vendit. Koncertin e parë së bashku me prindërit e saj, instrumentistë, Elena e dha në kinema “Majestik” në Korçë. Ishte një koordinim i interpretimit të dy prindërve instrumentistë dhe vajzës së tyre që herë këndonte, herë kërcente dhe herë interpretonte si akrobate. Koncerti u prit me entuziazëm të madh, gjë që e inkurajoi vogëlushen, e cila shumë shpejt u bë e njohur për talentin e saj edhe në skenat e qyteteve të Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Elbasanit, Vlorës etj. Ajo befasonte publikun, ndërsa shtypi i kohës e pasqyronte turneun artistik të Elenës duke evidentuar talentin e saj artistik, veçanërisht për këngët.

Shkollimi në Vjenë dhe suksesi në Evropë
 
Prindërit, duke qenë vetë artistë kuptuan se vajza kishte aftësi të rralla artistike, ndaj vendosën ta çonin për studime në Vjenë, në një shkollë danci. Nuk kishin kaluar as tre muaj që Elena mësonte në këtë shkollë, kur u ngjit në skenën e teatrit variete të Vjenës. Interpretimi i saj plot jetë, shkathtësi dhe besim në vetvete ra menjëherë në sy të kritikëve të artit, të cilët filluan ta mbështesnin këtë talent të ri. Shtypi filloi të shkruajë për të dhe padyshim kjo tërhoqi vëmendjen e menaxherëve italianë, të cilët qëmtonin talentet e reja dhe u ofronin rrugë drejt suksesit. Kështu ndodhi edhe me Elenën. Në një koncert të saj në Vjenë u paraqit përfaqësuesi i shoqërisë italiane “Frateli Schwarz”, tepër e njohur në atë kohë, që i ofroi një marrëveshje 6-mujore. Në këtë shoqëri bënin pjesë 80 artistë, por Elena e vogël u bë shumë shpejt protagonistja kryesore, duke siguruar suksesin e shoqërisë “Bertoldissimo”. Shfaqjet artistike të organizuara nga kjo shoqëri në shumë qytete të Italisë ishin një sukses i madh dhe sigurisht e ndihmuan Elenën të bëhej e njohur shumë shpejt në jetën artistike italiane. Shtypi italian i rezervoi Elena Qiricit një vend të veçantë dhe për të u shkruan mjaft artikuj, ku ajo emërtohej si “La picola grande diva” (vogëlushja hyjneshë e madhe). Me këtë koncert ajo interpretoi gati në të gjitha skenat e qyteteve të mëdha italiane si në Romë, Milano, Bolonjë, Firence etj. Por kjo jetë artistike i shërbeu për të dalë tej kufijve të Italisë. Tek Elena mbërritën menaxherë të shoqërive evropiane, mes të cilëve artistja e re korçare zgjodhi shoqërinë franceze “A.B.C” të Parisit.

Rrugëtimi drejt Hollivudit

Tek Elena ishin ndërthurur gjithë cilësitë e mira: talenti si këngëtare, kërcimtare dhe akrobate. Bashkëngjitur talentit, bukuria e stili i veçantë që e karakterizonte në jetë, këto veçori bënë që Qirici të tërhiqte vëmendjen e shoqërive kinematografike amerikane. Një përfaqësues i kinematografisë amerikane të Hollivudit, “Metro – Golduin – Mayer”, i ofroi të bëhej pjesë e projektit të tij. Pranoi. Që në vitin e parë të mbërritjes në Amerikë, Qirici interpretoi disa role kryesore, në të cilat këndonte, kërcente dhe interpretonte në mënyrë të shkëlqyer. Talenti i saj shumë shpejt të ishte e mirëpritur nga artdashësit amerikanë. Pa vonuar, krijimtaria e vajzës shqiptare u pasqyrua edhe në mjaft media amerikane, të cilat nisën ta krahasojnë me balerinën e famshme amerikane të kohës Eleonor Pauell. Në verën e vitit 1938, Elena bashkë me prindërit u kthye në Korçë, ku veç kujtimeve, kishte aty edhe plot të afërm. Për t’i respektuar ajo vendosi të japë një koncert tek kinema “Majestik”, prej nga mori rrugë veprimtaria e saj artistike. Bashkë me të interpretonin edhe prindërit. Disa ditë më vonë ky koncert u dha në kryeqytet. Shtypi i kohës bënte reklamën një ditë më parë: “Të mërkurën, ora 9 në kinema “Nacional” interpreton ulli kinematografik shqiptar Elena Qirici, këngëtare, valltare dhe akrobate... Tërë shtypi evropian dhe amerikan i kanë ngritur lart cilësitë e të voglës Elena Qirici. Ajo ka entuziazmuar publikun e Londrës, Parisit, Vjenës, Romës, është artistja kryesore e dy filmave në Hollivud. …Eshtë një artiste që posedon me të vërtetë diçka që nuk mësohet, por vetëm lindet, që me të vërtetë nderon gjithë kombin shqiptar në botën e huaj”. Një ditë pas shfaqjes në shkrimin me titull “Sukses i jashtëzakonshëm i vogëlushes Elena” shkruhej: “… ishte një eveniment i madh artistik për gjithë Shqipërinë, ishte shfaqësina e artistes me famë botërore Elena Qirici. Elena e jeton muzikën që kërcen me një harmoni të mbaruar lëvizjesh dhe buzëqeshjesh. Në Amerikë është konsideruar më tepër se një yll”.

Martesa në Amerikë dhe mbyllja e karrierës

Shkëlqimi i artistes së re shqiptare nuk kishte si të mos tërhiqte vëmendjen e elitës amerikane. Koncertet e saj dhe më pas edhe filmat ku ajo interpretonte ndiqeshin dhe vlerësoheshin prej shtresave të pasura të Amerikës. Babai i saj, Vasili, përpiqej ta mbante larg mjediseve të elitës amerikane dhe e këshillonte që shokun e jetës ta zgjidhte mes emigrantëve shqiptarë që jetonin dhe punonin në atë kohë në Amerikë. Ai parandiente se martesa me një amerikan apo ndonjë të huaj tjetër do ta largonte nga prindërit, të afërmit, vendi i tij. Ishte kjo arsyeja që ai refuzonte edhe kërkesat që i vinin për martesë nga djem të kombësive të tjera. Pavarësisht kësaj, Qirici u martua me djalin e një prej familjeve më të pasura në Amerikë, Fordi. Por kjo martesë i kushtoi artistes shqiptare të hiqte dorë nga bota e artit, duke iu përshtatur kështu jetës mondane. Mësohet se Elena, vajza e vogël korçare, tani është rreth 82 vjeç dhe jeton në familjen e madhe të Fordve në Amerikë.

Jeta në Australi

Pas martesës së Elenës dhe largimit të saj nga jeta artistike, i ati Vasili dhe nëna Rubi shkuan në Australi, ku jetuan vitet e fundit të jetës së tyre. Pavarësisht largësisë, çifti Qirici nuk i shkëputi lidhjet me Korçën, ku jetonin të afërmit. Rubi kishte mësuar kështu dhe shqipen dhe në familjen e tyre flisnin shqip.

Ekspozita

Vangjeli, në gjurmët e artistëve


Artisti Sotiraq Vangjeli, prej mëse 60 vjetësh jeton në qytetin e serenatave, Korçën e bukur. Ka kohë që merret me grumbullimin e materialeve arkivore për artistët e këtij qyteti. “Dëshiroj, shprehet ai, që brezat e rinj të njihen me traditat e shkëlqyera që ka populli ynë, veçanërisht ai i zonës së Korçës, në fushën e arteve dhe t’i njohë dhe kujtojë artistët që kanë shkëlqyer ndër vite”. Ka menduar të çelë një ekspozitë me fotografi të ndryshme të këtyre artistëve, ndërmjet të cilëve do të jetë dhe vetë këngëtarja Elena Qirici. “Fillimisht do ta nis me një almanak me fotografi dhe më pas do të nis të shkruaj një libër biografik për shumë nga këta artistë të botës së madhe të muzikës, ku mund të numëroj rreth 200 të tillë, gjatë dy shekujve të fundit”, shton më tej Vangjeli.

Në Kubë

Historia e të atit emigrant


Familja e Nikolla Qiricit nga Korça në vitet 1890 kishte emigruar së bashku me dy djemtë e saj, Vasilin dhe Dhimitrin, në Amerikë. Aty hapën një dyqan, në të cilin punonte gjithë familja. Por Vasili dashuronte kitarën, e për këtë vendosi të largohet për 20 vjet nga shtëpia, drejt Havanës. Bashkohet me një grup instrumentistësh aty dhe fillon të luajë në kitarovajonën e tyre. Pasioni i tij për muzikën u tërhoqi vëmendjen instrumentistëve, të cilët filluan ta ndihmonin që ta përvetësonte kitarovajonën, madje dhe ta ndihmonin të hynte në shkollë muzike. Nga Kuba emigroi në kontinentin e largët të Australisë, ku hapi kurs muzike për të rinjtë në kitarë, kitarovajonë, mandollë, mandolinë, violinë, duke krijuar kështu një formacion orkestral. Mes këtyre instrumentistëve njohu edhe bashkëshorten e tij, Rudin, me të cilën lindi dhe Elenën.

Jorgjeta GjanÇi GazetaPanorama
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 22-05-2008, 15:53:34 »

Elena Qirici, shqiptarja e pare ne Hollivud

Shkelqimi i saj nisi ne Shqiperi per te kapercyer kufijte e saj shume shpejt duke u shnderruar ne aktoren e pare shqiptare qe shkeli ne Hollivud. "The little Helena", keshtu nisi te njihej Elena Qirici, qe vetem 7 vjece rrembeu vemendjen e gjiganteve te kinematografise boterore. Jo vetem kengetare, kercimtare, akrobate, por edhe aktore, Elena lindi ne Melburn, ne vitin 1925 a 1928, nuk dihet me saktesi, por, ende foshnje, ajo erdhi ne Korce per te jetuar atje deri ne vitin 1936. Ndonese ne historine e kinemase boterore emri i saj ze nje vend tejet te rendesishem per shqiptaret, eshte prej atyre emrave qe e kane degjuar fare rralle ose aspak.

Koncerti i saj i pare u mbajt ne sallen e kinemase se Korces, ne vitin 1935 dhe ndonese ende femije, suksesi i saj prej nisjes qe i sigurt. Si nje artiste e madhe, Elena kishte dhomen e saj te makiazhit. Ishte nje mbremje fatlume per te, kur ne dhome hyn nje perfaqesues i nje shoqerie italiane, teper te njohur per kohen, "Fratelli Shwarz". Ketu nenshkruhet edhe kontrata e pare, qe e coi drejt udhes se sigurt te fames. Skenat e Italise u shnderruan ne "prone" te saj, ndersa shtypi dhe kritika italiane, kur Elena ishte vetem 12 vjece e cilesoi si "vogelushja hyjneshe e madhe". Vogelushja shqiptare shume shpejt i kaperceu kufijte e Italise. Parisi qe stacioni i saj i radhes, ku, per shume vite, vogelushja, qe nisi te shnderrohej pak nga pak ne nje zonjushe teper terheqese, interpretoi perkrah artistes se njohur, Maria Dubas! Tanime qe kishte rrokur Parisin, Hollivudi ishte fare prane saj. Brenda vitit, "peshkaqenet e kinematografise boterore" e angazhuan ne dy filma, ku bukuroshja e talentuar Elene interpretoi ne rolet kryesore. Keshtu ngjiti ngadale shkallet e karrieres Elena Qirici, qe u shnderrua edhe ne aktoren e pare shqiptare te Hollivudit. Talenti i saj prej kercimtareje, qe u kultivua edhe me tej gjate karrieres se saj, Elena arriti te ishte denjesisht perkrah nje prej balerinave me te famshme te kohes ne Amerike, Eleonor Pauell. Karriera e saj nuk zgjati shume, pasi ne momentin kur fama e saj arriti kulmin, Elena u terhoq nga skena. Gjithcka perkon me kohen kur ajo u martua me pinjollin e familjes presidenciale amerikane, Ford!

Ndonese Elena Qirici u shnderrua ne nje perendeshe te vogel te Hollivudit, nuk qendroi larg skenes shqiptare, skene ne te cilen u evidentua edhe talenti i saj si nje artiste e madhe dhe e gjithanshme. Jo pak u komentua edhe nga shtypi shqiptar i kohes rikthimi i Elenes ne skenen ku nisi karrieren e saj. Duke qene teper e lidhur me vendin e saj te origjines, shqetesohej jo pak per fatin e atdheut te saj. Gazetat e kohes sherbejne si dokumente teper te rendesishem per ate c'ka ndodhur aso kohe. Hoxha sjell ne vemendje ne librin e tij nje bisede mes Qiricit dhe nje gazetari shqiptar ne Itali. "Po flisnim per vendin tone, rrefen ai, dhe ajo vazhdimisht ankohej per mungesen e nje shkolle arti ne Shqiperi". Edhe vet Elena, ndonese fati i saj qe te largohej prej vendit tone dhe te kurohej artistikisht larg Shqiperise, nuk pati mundesine te merrte mesime arti ne vendin e saj. E me gjithe famen pertej Shqiperise, per breza te tere jehona e fames se saj nuk u percoll te ne. Perpos studiuesve qe kane qene ne kontakt me veprimtarine e saj, rralle eshte shkruar per talentin dhe famen e saj ne Hollivud, por edhe ne kontinentin plak, apo Evropen, djep kulture. Pasi, pas fames ne Amerike, prinderit dhe Elena vendosen te kthehen ne Evrope, per te vijuar me tej veprimtarine e saj artistike.

Elena, nga Amerika ne Korce

Fama ne token e premtuar nuk e pengoi aspak shqiptaren e talentuar qe mundi te gjeje rrugen e fames ne Ameriken e larget, s'e mbajti larg vendit te saj. Asgje duket se nuk e mbante dot larg atdheut Elenen, ku per te paren here u ngjit ne skene. Ishte viti 1938, pas fames dhe impenjimeve te shumta larg Shqiperise dhe ne skena te medha, Elena kthehet ne skenen tone. Studiuesi Abaz Hoxha shkruan se "shfaqjen e pare e dha ne Korce, skene ku nisi edhe karrieren e saj artistike". Realiteti i vendit te saj e shqetesonte jo pak, dhe shpesh kur fliste per te, gjate bisedes zinte vend edhe nje heshtje e gjate, ku zinin vend edhe mendimet per artin teper te varfer ne Shqiperi.

Dashuria per vendin e origjines se saj, vendin ku shkeli edhe per te paren here ne skene, iu ushqye vazhdimisht prej prinderve te saj. Ndonese vetem pak vite jetoi ne Shqiperi, Elena e flet shume mire gjuhen e vendit te babait, pasi nena e saj qe australiane.

Jehona e shtypit per Elenen e vogel

Dikur Elena e vogel, e me pas hyjneshe e Hollivudit. Jane ato cka kritika perconte nepermjet faqeve te shtypit per jehonen e fames se saj. Studiuesi Abaz Hoxha sjell ne vemendje nje artikull qe daton me 14 qershor 1938, nje shkrim me titullin "Ylli kinematografik shqiptar, Elena Qirici". I shoqeruar me nje fotografi, aty shkruhej: "Disa kohe me pare, revista amerikane "The voice of lion", organ i shoqerise kinematografike Metro Golduin Majer, botonte ne faqen e pare nje fotografi te madhe, qe shoqerohej me njoftimin: "Arriti ne Hollivud, e vogla Elena Qirici, rivalja kryesore e te famshmes balerine Eleonos Pauell". Artikujt per jehonen e interpretimeve te saj qene jo te pakta, jo vetem ne kohen kur ajo shkeli Hollivudin dhe fama e saj arriti majat, por edhe me pare. Prej Italise ne Paris per te rrokur me pas Hollivudin, sa kohe aktorja shqiptare pati vemendjen e madhe te publikut, kritikes dhe shtypit te kohes.

Terheqja nga skena

Suksesi dhe fama ne Amerike nuk e mbajten larg Evropes, Elena Qiricin. Rikthehet ne Evrope per te interpretuar ne vitin 1942 filmin "Women of the day" (Gruaja e dites) perkrah aktores se madhe amerikane, Katherine Hepburn. Ne Itali qendron deri ne vitin 1954, per t'u vendosur me pas ne Melburn te Australise, ne vendin e origjines se nenes se saj. Elena Qirici tanime ishte terhequr nga skena per te vijuar punen ne ateliene e saj kozmetike. Ishte viti 1965, kur shqiptarja Qirici, pas rrokjes se fames, u martua me Gerard Ford, djalin e Presidentit te mevonshem te Amerikes, John Fordit.

Pas martese vendoset ne Kaliforni, ku thuhet se jeton edhe sot ne moshen 82-vjecare.

Pavaresisht fames ne Hollivud, ajo perhere theksonte origjinen e saj shqiptare. Thuhet se ishte martesa e saj me pinjollin e familjes Ford qe e shkeputi perfundimisht nga skena. Megjithate, ajo mbetet perhere nje yll qe shkelqeu jo pak ne gjigantin e kinematografise boterore, Hollivud. Deri ne momentin e terheqjes nga skena per te jetuar ne boten mondane te familjes amerikane Ford. Ndonese ne kende te ndryshme te botes, asnje prej tyre nuk i humbi lidhjet me Shqiperine, sidomos me Korcen, ku ende jetojne te aferm te tyre.

Anisa Ymeri Koha Jone
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • a ia vlen te dalesh nudo si zajmina?
  • Dot po
  • 3 (18%)
  • -
  • Dot jo
  • 11 (68%)
  • -
  • Dot ndoshta
  • 2 (12%)
  • -
  • Numri total i votave: 16
  • Shiko temen

* Sponsor