Faqe: [1]   Shko poshtë
  Përgjigju  |  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Arta Dobroshi!  (E lexuar 4940 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
erlehta
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« më: 07-10-2006, 18:25:49 »
Citoje

Arta Dobroshi

Unë mes regjizorëve të Shqipërisë dhe Kosovës

Angazhimi i Arta Dobroshit me dy role në dy filma të Shqipërisë; “Syri Magjik” i Kujtim Çashkut, së bashku me aktorin kosovar Alban Ukaj, dhe në filmin “Lutjet e Mbrëmjes” të Artan Minarollit, por dhe puna e pandërprerë e saj me dy premiera të ardhme të Shqipërisë, gatishmëria për të qenë në çdo rast pjesëmarrëse edhe në projekte të regjizorëve të Prishtinës, e kanë bërë atë aktoren më të suksesshme të këtyre dy viteve të fundit, edhe pse ajo është në moshë shumë të re. Emri i Arta Dobroshit do ta gëzoj famën edhe për katër çmimet e filmit “Syri Magjik” në Festivalin Ndërkombëtar të filmit në Kajro, në 2005-ën, i cili “më në fund” ka shance të konkuroj edhe në festivalin e 12-të të filmit shqiptar, një festival që pas gjashtë vjetësh u ringrit në këmbë, falë interesimit të madh të kryeministrit, Sali Berisha, dhe mbështetjes që iu bë nga ministri i Turizmit dhe Kulturës, Bujar Leskaj. “Syri Magjik” i regjisorit Kujtim Çashku, një prodhim i vitit 2005 ka si producentë Anita Elsanin dhe Kujtim Çashkun. Me regji të Kujtim Çashkut dhe skenar të Kujtim Çashkut dhe Vath Koreshit filmi i vendos ngjarjet në Jug të Shqipërisë së vitit '97 në prag të luftës civile. Një fotograf i dalë në pension është dëshmitar i një tragjedie, të cilën e fotografon rastësisht me kameran e tij. Ai udhëton nga fshati i tij i lindjes për në Tiranë. Ndërkohë një gazetar televiziv, i cili është duke kërkuar një histori “të nxehtë” shkakton vdekjen e një burri plak… Filmi trajton paskësaj një dramë njerëzore, e cila mbart me vehte shumë surpriza dhe emocion. Në rolet kryesore të këtij filmi interpretojnë Arta Dobroshi, Bujar Lako, Alban Ukaj, Timo Flloko, Miriam Laço, Raimonda Bulku, Petraq Xhillari. Dje, në skenën e këtij festivali, aktorja kosovare, Arta Dobroshi, ka thënë për gazetën “TemA” se “do të vlerësoja si një hap shumë përpara faktin që e kanë bërë festivalin. Nëse do të kisha ndier arsye për të bërë një kritikë, unë do të kisha pasur dëshirë që ky festival të bëhej çdo vit dhe mos të kishte më ndërprerje, siç ndodhi prej gjashtë vjetësh”.

Intervista
 
Zonjushë Arta Dobroshi, ju jeni një aktore shumë e re, dhe njëkohësisht shumë e njohur në Shqipëri, për shkak të pjesëmarrjes në filma të regjizorëve shqiptarë. Kur u diplomuat, dhe si shkoi karrierra juaj pas kësaj?
 
Unë jam diplomuar në vitin 2002 në Akademinë e Arteve në Prishtinë, por nisma e punës sime si aktore ka qenë në Amerikë, ku unë fillova të marrë orët e para të mësimit për dramë. Kjo ka qenë zanafilla e punës sime me teatrin dhe aktrimin dhe sapo kam mbërritur në Prishtinë kam bërë një dans shfaqje, dhe aty filloi ajo dëshira ime për t'u bërë aktore. U futa në akademi dhe krejt rastësisht u pranova. S'ma ka marrë mendja se do të fitoja. Pas katër viteve, kam punuar shfaqje në Teatrin Kombëtar në Prishtinë dhe pastaj në vitin e fundit kam qenë në një audicion tek Kujtim Çashku dhe kur shkova në Prishtinë kam qenë e përfshirë në rolin e tij dhe prej aty ka nisur bashkëpunimi im me shqiptarët e Shqipërisë.

Zonjushë Arta, ka qenë vetëm CV-ja që i ka mjaftuar regjizorit Kujtim Çashku, apo ai të tha se vuri re diçka interesante tek ty si aktore. Jemi kurioz të dimë si u bëtë ju protagoniste e filmit “Syri magjik”?
 
Po në fillim ka qenë audicioni që përcaktoi fatin e rolit, i cili ka vazhduar gjatë dhe nuk ka qenë kaq i thjeshtë. U bënë fotografi e prapë audicion, e audicion dhe kështu që më mirë se Çashku nuk mund ta thoshte se çfarë ishte mirë dhe ishte keq në këtë rol për mua. Ky ka qenë një rol me amplituda. Pra është edhe interesant, nga fakti se roli më ka tërhequr për shkak të tiparit interesant të personazhit Viola. Pra, ky rol ndërron imazh komplet gjatë filmit. Në fillim paraqitet si engjëll dhe më në fund shdërrohet në bishë. Në krejt gjysmën e filmit Viola është e dhënë pas dashurisë së saj e gjitha, pa kurrëfarë paragjykimi, dhe gjysmën tjetër e kupton se nuk jam unë ashtu si mendon ajo (Viola), dhe në këtë pikë roli fillon më pëlqen shumë, pra më pëlqejnë rolet që nuk ngjajn me karakterin tim. Por mua më ka plëqyer edhe skenari i këtij filmi në përgjithësi.

Përpara se të niste komunikimi juaj me artistët shqiptarë brenda kufijve të Shqipërisë, si ka qenë imazhi juaj për këtë vend?

Shumë i mirë. Ka mjaft arsye për të qenë shumë i mirë. Unë kam jetuar këtu një vit në vitin 1997, por edhe gjyshen nga nëna e kam nga Shqipëria. Emri i saj është Bankize Bakiu dhe kështu që unë kam qenë e njoftuar me kulturën e këtij vendi më herët se në '97-ën. Ju e njihni artisten Kozeta Bakiun, apo jo dhe unë atë e kam vajzën e dajos së mamasë. Dhe kur u maturova në mënyrë normale unë kam jetuar dhe studiuar në Shqipëri.

Dhe ju doni të thoni se komunikimi juaj ka qenë i natyrshëm?

Po ka qenë një komunikim i pandërprerë mes kulturës, dhe kështu interesi im ka qenë edhe më i motivuar, edhe më i madh.

Që në fillimet karrierës suaj ju jeni përfshirë në projekt të regjizorëve brenda kufijve të Shqipërisë, sa afër e larg këtyre bashkëpunimeve jeni ju me ta. Çfarë filmash të tjerë keni luajtur me regjizorët shqiptarë dhe a kemi shumë lidhje me regjizorët e kineastët e Prishtinës?

Kam luajtur filmin “Vera” me Artan Minarrollin dhe skenarist është Ylljet Aliçkaj dhe Loreta Mokini producente. Është një film që do të dal së shpejti premierë, në datën 8 nëntor më duket, dhe filmi tjetër që sapo kam xhirruar “Trishtimi i zonjës Shnajder” i Pirro Milkanit. Por kjo s'do të thotë se unë kam zgjedhur mes regjizorëve të Tiranës dhe të Prishtinës. Kështu më kanë ardhur projektet. Në rastin më të parë që do të ketë projekte në Prishtinë dhe oferta sigurisht që që do të më japin kënaqësi. Unë  e marr skenarin dhe nëse më pëlqen skenari e bëj rolin, nuk është se kam paragjykime në punë të skenarit, edhe nëse është në Kalkut një regjizor, dhe unë pëlqej skenarin, e marr rolin dhe e bëj. Edhe me regjizorët shqiptarë prej kosovës kam marrëdhënie shumë të mira, respekt shumë të madh, në përgjthësi. Është profesori Isa Qosja që e ka tash filmin “Kukumi”, që është filmi i parë i “Kosova Filmit”. Pas shumë kohësh ky film ka nderuar kinemanë shqiptare me Çmimin Special të jurisë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Sarajevë, duke na krijuar shpresën e rimëkëmbjes së kinematografisë kosovare. Unë kam respekt shumë të madh për të, e shihni filmin si ka dalë. Unë ruaj marrëdhëniet me regjizorë shumë të rinj. Kam shok shumë dhe bëj filma në rastin më të parë që krijohet kjo mundësi.

Ju pohuat më sipër se bashkëpunimi me Kujtim Çashkun dhe sidomos skenari në “Syrin magjik” ju ka pëlqyer. Jemi kurioz të dimë disa nga çastet e bukura të punës suaj?

Po ka shumë bashkëpunime të bukura, por kush mban mend se cilat duhet thënë më parë. Unë mund të them se gjatë gjithë xhirimit, jo vetëm momentet e bukura, por edhe ato të vështirat që kanë shkaktuar tension, sot ngelin vetëm kujtime të bukura, gjithmonë pasi del në dritë filmi.

Sa të rëndësishëm e quani ju festivalin e 12-të të filmit?

Mendoj se është shumë i rëndësishëm, për arsyen se janë mbledhur për herë të parë filmat shqiptarë të prodhuar në të gjitha trevat shqiptare, e është shumë mirë që takohen kineastë dhe aktorë, për të parë filmat, për të parë se ku janë në krahasim dhe në dallim nga njëri-tjetri, që të mos ketë paragjykime, prej atyre që ekzistojmë veç prej mosnjohjes. Festivali vlen për të çelur sa më shumë dyert e bashkëpunimeve të reja, dhe mendoj se kjo duhej të jetë një nga synimet kryesore të tij.

Po, vërtetë festivali është një mënyrë bashkëpunimi, përsa i përket filmit. A do të mjaftonte ky festival për njohjen mes veti të kinemasë shqiptare?

Unë e vlerësoj, aq sa ëndërroj që ky festival veç të shkoj përpara. Sado që ky festival ka probleme, unë nuk dua ta shoh me syrin kritik, sepse ky është më i ri dhe do të vlerësoja si një hap shumë përpara faktin që e kanë bërë festivalin. Nëse do të kisha ndier arsye për të bërë një kritikë, unë do të kisha pasur dëshirë që ky festival të bëhej çdo vit dhe mos të kishte më ndërprjerje siç ndodhi prej gjashtë vjetësh.

gazetatema

« Ndryshimi i fundit: 19-05-2008, 22:07:13 nga Berni »
E identifikuar

Du bist so süß wie Baileys, so warm wie Cognac, so besonders wie Champagner, so vielfältig wie Cocktails, so exotisch wie Malibu, DU haust mich um wie Tequilla!

Luaj Lojra Online
Berni
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 19-05-2008, 22:18:17 »
Citoje

Arta Dobroshi ne Festivalin e Kanës

Rrugët e suksesit janë hapur për aktoren kosovare Arta Dobroshi. Së shpejti pritet të shkelë në tapetin e kuq të festivalit të Kanës. Deri më tani e vetmja aktore shqiptare që do të bëhet pjesë e edicionit të ‘61 të festivalit të madh të kinematografisë...




Oliverta Lila

 Dobroshi do të prezantohet në filmin “Silence de Lor-ne”(Heshtja e Lornës) e vëlle-zërve të njohur belg Jean-Pierre dhe Luc Dardenne. Aktorja kosovare luan rolin kryesor, atë të Lornës në krah të aktorëve Jérémie Renier dhe Fabrizio Rongione. Kjo është arritja më e madhe e saj që pas prezantimit në filmin “Syri magjik” i regjisorit Kujtim Çashku. E konsideruar si zbulim, emri i saj filloi të lakohej edhe në mediat ndërkombëtare bashkë me historinë e vitit ’97 që shtjellohej në këtë film.

 Tashmë emri i saj gjendet përkrahë vë-llezërve Dardenne. Dy herë fitues të “Palmës së Artë”, ata kanë hyrë në konkurrimin zyrtar të festivalit të Kanës, krahas emrave të njohur të Hollivudit. Këto ditë duket se dhe Arta ka udhëtuar drejt Belgjikës, për t’iu bashkuar pjesës tjetër të stafit. Në prodhimin britaniko-francez, Arta Dobroshi përcjell një personazh shqiptar. Atë të një vajze të re shqiptare që gjendet në udhëkryq ndërsa vrapon të realizojë një ëndërr. Fati i Lornës, një grua e re me origjinë shqiptare, e cila jeton në Belgjikë, po ndryshon në sajë të Fabios, mik i saj.

Ai i ka rregulluar një martesë fiktive me një djalë të ri belg të droguar, Klodin. Pasi të marrë nënshtetësinë belge, ajo mund të realizojë ëndrrën e saj për të hapur në qytetin e Liezhit një kafene. Ideja fillestare ishte: të droguarin mund ta heqësh qafe lehtësisht, duke i dhënë një overdozë, pa ngjallur dyshime. Por, papritmas, rrjedha ndryshon. Klodi e lut vajzën shqiptare ta ndihmojë që të ndërpresë drogën. A do të heqë ajo dorë nga ëndrra e saj?

A do të mund të thyejë heshtjen...? “La silence de Lorne” është mjaft i përfolur në forumet dhe shkrimet e medias ndërkombëtare që i paraprijnë çeljes së Festivalit të Kanës në datën 14 maj. Madje në to përflitet edhe për një nominim të mundshëm të Dobroshit. Pikërisht si kandidate për “aktoren më të mirë”. Deri më tani nuk ka ardhur ndonjë konfirmim zyrtar për këtë fakt. Atëherë pjesëmarrja e aktores kosovare do të ketë një motiv më shumë. Do të konkurrojë në krah të emrave të njohur të kinematografisë botërore. E kjo me siguri do të jetë një mundësi e mirë për oferta të reja.

Bashkëpunimi me vëllezërit Darddene i ka hapur rrugën aktores kosovare për të prekur suksese të tjera. Festivali i Kanës Festivali i Kanës, një nga më të mëdhenjtë e kinematografisë botërore, çdo vit shndërrohet në një pasarelë të emrave më të njohur. Tapet i kuq, veshje vezulluese dhe trofe si çmim i profesionalizmit. Edicionin e ’61 do ta çeli premiera e filmit kanadez “Blindness” me regjisorin Fernando Meirelles, i nominuar për Oscar. Lajmi është bërë i ditur dje dhe kjo është hera e parë pas 28 vjetësh që një filmi kanadez i jepet mundësia të çelë festivalin e madh. Këtë vit konkurrenca do të jetë e fortë. Emrat më të njohur që vijnë në konkurrim janë Clint Eastwood, Steven Soderbergh, gjermani Wim Wenders etj.

 Ndërsa Woody Allen dhe Steven Spielberg, do të shfaqen në festival jashtë konkurrimit. Regjisori Spielberg prezanton premierën e shumëpritur të filmit “Indiana Jones and the Kingdom of the Crystal Skull”, pjesa e katërt. Woody Allen do të sjellë filmin me aktorë spanjoll “Vicky Cristina Barcelona”, në të cilin luajnë aktoret e njohura Penelope Cruz, Scarlett Johansson dhe Javier Bardem. Sivjet juria e këtij festivali, pasi ka shikuar 1972 filma nga 96 vende të botës, ka seleksionuar 19 prej filmave për të konkurruar për “Palmën e Artë”.

Gazeta Shqiptare

E identifikuar

Berni
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #2 më: 21-05-2008, 10:42:57 »
Citoje

Arta Dobroshi shkëlqen në Kanë, lëvdon kritika

Aktorja kosovare Arta Dobroshi ka prekur tapetin e kuq në Kanë. Është paraqitur si një yll i vërtetë i kinematografisë botërore, në edicionin e 61-të të Festivalit të Filmit në Kanë, në mbrëmjen e së hënës.

E veshur me një fustan të zi dhe me një buzëqeshje të veçantë, ajo do të hyjë në historinë e kinematografisë kosovare, si femra e parë që mori pjesë në një eveniment të tillë. Buzëqeshja e saj ishte frymëzim për artistët. Shqiptarja luan rolin kryesor në filmin e regjisorëve zviceranë Jean Pièrre dhe Luc Darden, të titulluar “Le silence de Lorna”, (Heshtja e Lornës). Roli kryesor në këtë film i takon aktores kosovare Arta Dobroshi, të cilën kritika botërore e ka vlerësuar për paraqitjen e saj në rolin kryesor. Filmi paraqet përpjekjet e një emigranteje shqiptare për të filluar një jetë të re dhe moderne, ashtu sikurse bënë një qytetar euro-përëndimor. Në film, aktorja Dobroshi luan rolin e një gruaje shqiptare, e cila ka një martesë të planifikuar me një përdorues të drogës për të fituar leje-qëndrimin e saj në Belgjikë, në mënyrë që më pas të martohet me një bos të mafies ruse, i cili dëshiron që të ketë një nacionalitet evropian për të zhvilluar biznesin e tij kriminal. “I di të gjitha ato tregime për Ballkanin”, ka thënë Dobroshi gjatë një konference për media në Kanë, duke bërë kështu edhe debutimin e parë në një festival të një kalibri të lartë. “Këto tregime kanë të bëjnë me qenie njerëzore, të cilat përpiqen që të mbijetojnë”, ka thënë ajo. Në filmin e vëllezërve Dardenne, Lorna lufton t’i japë fund ndjenjave të saj të vetmisë dhe përpiqet që t’i realizojë ëndrrat e saj, duke bërë një betejë për krijimin e një jetë të re në Belgjikë me të dashurin e saj Sokolin, i cili bën punë me rrezikshmëri të lartë në vende të ndryshme të Evropës Përëndimore. Por, realiteti i botës së errët kriminale, ku ajo futet, shumë shpejt e gjen atë në rreziqe të mëdha për shkak të një skeme të përgatitur të mafies ruse, gjë që ndikon në marrëdhëniet e saj me Sokolin. “Dëshiroj të them se, vëmendja e jonë ka qenë te qeniet njerëzore, njerëzit e vendeve të tjera që vijnë në Përëndim”, ka thënë Jean Pierre Dardenne gjatë konferencës për shtyp. “Ne kemi treguar atë çka ata i kanë caktuar vetvetes”, ka thënë ai. Edhe pse kanë fituar dy herë çmimin “Palma e artë” në Kanë, të dy vëllezërit kanë shprehur ambiciet që të fitojnë këtë çmim për herë të tretë, duke u bërë njerëzit që më së shumti kanë fituar çmime nga ky festival. Ndërkaq, bashkëregjisori tjetër Luc Dardenne ka pranuar se është e vështirë të punosh një film për trafikimin ilegal të qenieve njerëzore. Nga ana tjetër, edhe një aktor kosovar paraqitet në këtë film. Ai është Alban Ukaj, i cili paraqitet në rolin e Sokolit dhe ka lindur në Prishtinë. Albani përshkruan emocionalisht rolin e tij, duke treguar për poshtëërimin që u bëhet refugjatëve nëpër vende të ndryshme të Evropës. “Është përulja me e keqe”, ka thënë Ukaj, “kështu që është më lehtë të vdesësh”, ka shtuar ai, duke thënë se kjo e ka ndihmuar të ndihet shumë më familjar me filmin “Heshtja e Lornës”.

Gazeta Panorama
E identifikuar

Belinaa
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #3 më: 21-05-2008, 23:41:32 »
Citoje

Cka mund ti them,mund ti them vetem bravo lum ne qe te kemi kemi
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Berni
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #4 më: 22-05-2008, 17:46:02 »
Citoje

Fituesit e dyfishtë të Festivalit të Kanës, vëllezërit Zhan Luk dhe Pierre Dardene po konkurrojnë edhe një herë për çmimin më të lartë të kinematografisë botërore. Këtë herë ata paraqiten me filmin " Heshtja e Lornës", ku në rolin kryesor paraqitet aktorja kosovare Arta Dobroshi

E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
  Përgjigju  |  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Kush eshte banori juaj i preferuar ne "Shpija e Kosoves"?
  • Dot Saranda Hoda
  • 5 (45%)
  • -
  • Dot Suzana Tahiri
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Albulena Gjinaj
  • 4 (36%)
  • -
  • Dot Arjeta Morina
  • 1 (9%)
  • -
  • Dot Zigrid Katroshi
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Erlinda Shatvica
  • 1 (9%)
  • -
  • Numri total i votave: 11
  • Shiko temen

* Sponsor