Hyrja
IDENTIFIKOHU
REGJISTROHU
Komuniteti ynë
Politikë
Shkencë
Kulturë
Letërsi
Histori
Muzikë
Sport
Informatikë
Albwebmaster
Forume Plus
Albanian Forums
Republika e Shqipërisë
Republika e Kosovës
Maqedonia Shqiptare
Ulqini dhe Malësija
Zëri Islam
Zëri i Krishterë
Pyetje dhe Përgjigje
Zëri i Lirë
Njoftime & Lajmërime
Lajmet e Fundit
Forumi Shkencor
Blogu Shkencor
Mjekësia | Trupi dhe Shendeti
Artikuj te ndryshëm rreth Mjekesise
Faqe: [
1
]
2
3
Shko poshtë
« i mëparshmi
tjetri »
Keshilloje
|
Printoje
Autori
Temë: Artikuj te ndryshëm rreth Mjekesise (E lexuar 50043 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Gjinia:
Artikuj te ndryshëm rreth Mjekesise
«
më:
08-02-2007, 14:12:54 »
Aspirina e rrezikshëm për fëmijë
Fëmijët me moshë nën 16 vjeç duhet ti largohen përdorimit të Aspirinës, për shkak të rrezikut dhe çrregullimet që mund të shfaqen në punën e trurit dhe mëlçisë.
Prej vitit 1986 deri sot, 18 fëmijë në Angli janë sëmurur prej sindromës Rey, pas përdorimit të Aspirinës. "Shkaqet e sindromës Rey ende nuk janë shpjeguar plotësisht, por këta fëmijë kishin marrë Aspirinë për shërimin e gripit", thuhet në agjencinë e kontrollit të barnave, e cila nga prodhuesit kërkon ta shënojnë në kutinë e ambalazhit këtë paralajmërim.
«
Ndryshimi i fundit: 11-02-2008, 09:58:06 nga Berni
»
E identifikuar
Hiqen Vizat per Shqiperine
berni@zeriyt.com,
www.galsh.com
www.vipat.info
Berni
Gjinia:
Të ndryshme rreth Mjekesise !
«
Përgjigju #1 më:
27-02-2007, 15:46:08 »
Veshkat! Si të kujdeseni
Guri në veshkë është një masë e fortë, që ndodh kur përbërësit e kalciumit ose kimikate të tjera në urinë, formojnë kristale që ngjiten së bashku. Këto kristale, rriten dhe formojnë gurë, të cilët luhaten nga një kokërr gruri në një top golfi. Disa milionë amerikanë, shumica mes moshës 20 dhe 40, trajtohen çdo vit për gurë në veshka. Gurët në veshka janë më të zakonshme tek burrat, dhe më saktësisht, katër në pesë raste, kanë gurë në veshka. Normalisht, urina përmban substanca që parandalojnë formimin e kristaleve. Megjithatë, kjo nuk funksionon për të gjithë. Disa nga faktorët që kontribuojnë në formimin e gurëve tek njerëzit e prekshëm janë: marrja e pakët e lëngjeve, infeksione kronike në rrugët urinare, keqpërdorim i disa mjekimeve, bllokim i rrugëve urinare, aktivitet i kufizuar për disa javë, disa sëmundje të caktuara gjenetike dhe metabolike.
Simptomat
Disa njerëz, mund të mos kenë simptoma, por jo gjithmonë të pakuptueshme, si: dhimbje të mëdha në veshka apo në barkun poshtë dhe ndihen në ije. Dhimbja mund të zgjasë nga minuta në orë, e ndjekur nga periudha qetësie; të vjella, temperaturë, ethe dhe dobësi, urinë e turbullt apo me erë të keqe, bllokim i daljes së urinës. Prezencën e gurëve në veshka e identifikojnë rrezet X. Teknikat e specializuara të rrezeve X (ndonjëherë edhe me injeksione me ngjyrë) apo me ultratinguj, mund të përdoren për të identifikuar më me saktësi masën dhe vendndodhjen e gurëve dhe për të identifikuar funksionimin e veshkave. Testet e gjakut dhe urinës mund ta ndihmojnë një doktor për të gjetur se çfarë po e shkakton gurin dhe të planifikojë trajtimin më të mirë.
Kurimi
Pjesa më e madhe e gurëve në veshka mund të trajtohet duke rritur sasinë e marrë të lëngjeve, ndryshime në dietë dhe mjekime. Rreth 90% e gurëve, kalojnë vetë brenda 3 deri 6 javëve. Disa tipa gurësh mund të shpërbëhen me anë të mjekimeve; megjithatë, gurët me përbërje kalciumi (tipi më i zakonshëm), nuk mund të shpërbëhet. Gurët gjithmonë duhet të hiqen kur ka infeksione, bllokime dhe dëmtime në veshka. Kur heqja e tyre bëhet e domosdoshme, ekzistojnë disa metoda të ndryshme për ta bërë këtë. Metoda më e mirë varet nga masa, vendndodhja dhe tipi i gurit. Disa gurë hiqen duke kaluar një instrument teleskopik tek fshikëza apo tek veshka, për ta nxjerrë gurin ose për ta copëtuar në fragmente të vogla me rreze lazeri apo valë tronditëse. Instrumenti teleskopik mund të futet drejtpërdrejtë në veshkë përmes një çarje të vogël në anën e pacientit për ta nxjerrë gurin të tërë ose atëherë kur duhet thyer në fragmente të vogla. Metoda më e re për ta hequr quhet “litotripsia e valëve të goditjes jashtë trupit” (ESËL). Në këtë teknikë, gurët thyhen në fragmente të vogla me anë të tronditjes me energji të lartë nga një mekanizëm jashtë trupit.
Parandalimi
Trajtimet që mund të parandalojnë formimin e gurëve në veshka janë të mundshme në çdo rast. Prova të qëndrueshme sugjerojnë se marrja e lëngjeve në sasi të madhe mund të ulë rrezikun e gurëve. Përveç kësaj, sapo të zbulohet shkaku i formimit të gurit, mund të përdoren mjekime të ndryshme apo ndryshime në dietë për të parandaluar gurët e rinj. Tipi i mjekimit, varet nga gjaku dhe testet e urinës. Përveç se zbrazni mbeturinat dhe lëngjet nga trupi juaj, veshkat tuaja luajnë edhe këto role të rëndësishme: rregullojnë ujin në trup dhe përbërës të tjerë kimikë në gjak si: sodiumin, potasin, fosforin dhe kalciumin; largojnë mjekimet dhe helmimet nga trupi juaj; çlirojnë hormonet në gjak për të ndihmuar trupin; rregullojnë presionin e gjakut; krijojnë qelizat e kuqe; nxisin kockat e forta.
Gurët në veshka, jo gjithmonë të trashëguar
Specialistët që merren me sëmundjen e veshkave, deklarojnë se shfaqja e shqetësimeve nuk është gjithmonë e trashëguar. Madje ata kanë vënë re se pjesa më e madhe e personave që kanë probleme me veshkat dhe kryesisht me gurët në veshka, vijnë nga prindër që kurrë nuk i kanë ndjerë shqetësimet, madje pavarësisht moshës në të cilën ndodhen, veshkën e kanë organin më të shëndetshëm. Ajo çfarë specialistët u rekomandojnë të gjithë prindërve, në këtë rast është një dietë e ekuilibruar që në ditët e para të lindjes së fëmijës, madje ajo duhet të nisë që në barkun e nënës. Pikërisht në këtë kohë nis edhe dëshira e fëmijës për kripë, lëngje, ëmbëlsira etj. Nisur nga kjo, specialistët e nefrologjisë (mjekë të sëmundjes së veshkave), rekomandojnë që në ushqimin e përditshëm të ketë sa më shumë lëngje, supëra dhe fruta.
Shkenca
Transplantimi, zëvendëson veshkën e vjetër
Në të gjitha rastet, vetëm zëvendësimi i veshkës së dëmtuar me një të re mund ta kthente funksionimin e tyre në normal. Sipas shkencëtarëve, dëmtimi i veshkave dhe më pas kryerja e procesit të dializës, shërben vetëm për të zgjatur pak mbijetesën, por jo për më shumë.
Tumoret në veshka, si dallohen ato
Rreth 80% e kancereve të veshkës janë karcinoma qelizore renale, ky tip kanceri mendohet të ketë lidhje me moshën. Tumoret beninje të veshkave mund të rrinë në trup si të padëmshme. Tumoret malinje shpesh janë në stad të avancuar kur ne i zbulojmë e në përgjithësi nuk i përgjigjen mirë trajtimit mjekësor.
Veshkat, biopsi edhe për këtë organ
Nëse biopsia e veshkave bëhet në kushte sterile, biopsia si ndërhyrje është e parrezikshme për jetën e pacientit. Në këtë rast hiqet një pjesë shumë e vogël e indit të organit pavarësisht cilit, dhe kjo nuk pengon në funksionimin e rregullt të cilitdo organ që është në “vështirësi”.
Përgaiti
Anilejda Gjeta
E identifikuar
Hiqen Vizat per Shqiperine
berni@zeriyt.com,
www.galsh.com
www.vipat.info
Berni
Gjinia:
Të ndryshme rreth Mjekesise !
«
Përgjigju #2 më:
02-03-2007, 12:36:29 »
Çamçakëzët, armiqtë e dhëmbëve
Reklamat e çamçakëzëve, që shohim përditë në televizion, duket se na e kanë mbushur mendjen se ata mbrojnë dhëmbët nga kavitetet. Por mesazhin e këtyre reklamave e kundërshtojnë ashpër stomatologët, të cilët mendojnë se çamçakëzi është armiku numër një kundër i dhëmbëve. Specialistja stomatologe, Iva Pogaçe thotë se: “Nëse dëshiron të kesh dhëmbë të bukur atëherë laji në mëngjes, nëse do të kesh dhëmbë të shëndetshëm atëherë laji në darkë”. Pogaçe këshillon të gjithë që në pamundësi të shkëputjes së njerëzve nga çëmçakëzi, të bëhet një reduktim sa më i madh. “Nëse pas ushqimit do të donit që goja juaj të ketë një erë të mirë atëherë mund të përdorni karamele të lehta, por edhe këtë mbajeni pak në gojë. Çamçakëzi rrëzon mbushjet e dhëmballëve dhe nuk është i këshillueshëm”, thotë ajo. Sipas saj, çamçakëzi dëmton edhe smaltin, që, siç dihet, është shtresa mbrojtëse e dhëmbëve. Ajo vazhdon më tej, duke thënë se: “Dhëmbët duhen larë pas çdo ngrënieje, por nëse jo atëherë dy herë në ditë, siç thashë dhe më sipër. Tek dentisti duhet shkuar për të kontrolluar dhëmbët një herë në gjashtë muaj. Është e këshillueshme që njerëzit të shkojnë gjithmonë te i njëjti specialist, që kanë shkuar dhe më parë. Arsye se pse të rinjtë nuk vinë është se ata kanë shumë frikë.” “Të them të drejtën kam shumë frikë nga dentisti, shkoj atje shumë rrallë, jam 19 vjeç dhe deri tani kam hequr 2 dhëmballë dhe kam mbushur katër”, thotë Ina. Disa të tjerë neglizhojnë dhe shkojnë te stomatologu kur dhëmbi i tyre ka arritur në gradë të fundit. “Është e vërtetë, pasi nëse një dhëmb nuk kurohet në kohë atëherë ndodh më e keqja. Për shembull, nëse një njeri ka problem me një dhëmbët e sipërm ai ka patjetër nevojë për trajtim. Nëse ai nuk vjen tek ne atëherë kalon në sinozit”, tregon Pogaçe për Gazetën e Tiranës. Ndërsa Fatmira Caka, grua 53-vjeçare, thotë se: “Unë shkoj rregullisht për të kontrolluar gojën, ndërsa djali im e ka tmerr, sa dëgjon “dentist” largohet nga biseda.”
Dentiste Iva Pogaçe ka rreth tre vjet eksperiencë dhe punon së bashku me nënën. Kjo e fundit, në ndryshim me të bijën, ka një jetë të tërë eksperiencë. Ushtron këtë profesion prej rreth 33 vitesh. “Si unë edhe nëna ime kemi realizuar ëndrrën tonë, të bëheshim dentiste dhe të punonim së bashku. Për më tepër, e falënderoj pasi më ndihmon shumë. Jam e lumtur për këtë fat”, përfundon ajo për “GT”-në.
Shkaktarët e humbjes së dhëmbit
Ekzistojnë disa shkaktarë, që ndikojnë në "humbjen" e dhëmbit: Kariesi, ose siç quhet në gjuhën e përditshme prishja e dhëmbit. Pezmatimi (inflamcioni)i aparatit mbështetës të dhëmbit (paradontopatia) dhe trauma, humbja e dhëmbit për shkak të aksidentit. Kariesi është më i shpeshtë dhe karakterizohet me shkatërrim të smaltit (shtresa e parë e dhëmbit) me ecuri të pandërprerë dhe me mundësi të përfshirjes së dentinës dhe të palcës së dhëmbit (shtresa e butë e dhëmbit). Kariesi nuk trashëgohet, por mund të "trashëgohen" shprehitë e këqija, si "moslarja" e dhëmbëve te të gjithë anëtarët e familjes, edukata e ulët shëndetësore, mënyra e të ushqyerit etj.
Valbona Ndreka
E identifikuar
Hiqen Vizat per Shqiperine
berni@zeriyt.com,
www.galsh.com
www.vipat.info
Berni
Gjinia:
Të ndryshme rreth Mjekesise !
«
Përgjigju #3 më:
02-03-2007, 12:38:46 »
Syzet optike të rrugës, të dëmshme
Shumica e pacientëve me probleme të syve, i blejnë syzet optike në rrugë.
Syzet që shiten në rrugë janë të dëmshme për personat, që i përdorin. Alarmin e japin mjekët okulistë, të cilët theksojnë problemet e mëdha që shkaktojnë këto lloj syzesh. Mjekja okuliste Suzana Shkurta, vë në dukje se syzet optike që tregtohen në çdo cep të qytetit të Tiranës, nuk kanë xhama organikë dhe si rezultat sjellin pasoja te pacientët. Pasojat më të mëdha shfaqen te fëmijët. Mjekja Shkurta thekson se “te moshat shkollore, që kanë lindur me anomali, ndikojnë keq për fëmijën prandaj për ta duhet pasur një kujdes i jashtëzakonshëm, për atë se çfarë duhet të përdorë për sytë”. Prindërit duhet që për fëmijët e tyre, duhet të këshillohen me okulistin dhe të drejtohen në dyqanet e syzeve optike, për të shmangur zhvillimin e anomalive. Sipas mjekes, shumica e pacientëve i blejnë syzet në rrugë. Kjo ndodh, jo nga dëshira e tyre, por kushtet ekonomike i çojnë drejt një zgjidhjeje të tillë. Të moshuarit janë blerësit më të mëdhenj të tregut të rrugës. Pasi te të moshuarit nuk vihen re dëme të mëdha nga syzet, krahasuar me fëmijët. Në përgjithësi, të moshuarit i përdorin syzet për afër dhe problemet me shikimin i kanë më të mëdha, prandaj rezultati është se shohin disi më mirë se me sytë e tyre. Besim Maro, tregtar i syzeve shprehet se syzet i marrin nga pikat e shumicës, të cilat e bëjnë furnizimin në Kinë. Për më tepër, ato kanë shumë shitje, të cilat arrijnë në 15 copë në ditë. Ato janë të përbëra nga xham plastikë dhe një skelet jo cilësor. Blerësit më të mëdhenj të tyre janë të moshuarit, sepse sipas tij, ato kanë një kosto më të ulët dhe kushtojnë 5 mijë lekë. Ky çmim është i përballueshëm, për ta. Çmimet e syeve optike, të këshilluara nga mjeku okulist dhe që blihen në dyqane të posaçme, kanë një çmimet janë shumë të larat. Ato fillojnë nga 12 mijë lekë, deri në 30 lekë, e madje dhe më tepër. Hajrie Hita, 60 vjeçe, pohon se është blerëse e rregullt e syzeve që tregtohen në rrugë. Pasi, ato përveçse nuk kanë xhama cilësor, kanë skelet me material tepër të dobët. Kështu ajo është e detyruar që pasi kontrollon numrin e syzeve te mjeku, i ble përsëri në pamundësi të syzeve origjinale. Një pjesë e madhe e qytetarëve shmang vizitën e herëpashershme te mjeku okulist dhe përdor syze me numër që nuk është i këshillueshëm, por që duke i provuar, atyre u duket se është numri i duhur. Mjekët theksojnë se vitet e fundit është vënë re një rritje e madhe e personave që kanë probleme me sytë. Kjo ndodh nga përdorimi me orare të zgjatura i kompjuterit dhe nga shikimi i televizorit. Prandaj për këtë kategori rekomandohet përdorimi i ilaçit me pika, ose siç quhet ndryshe “lot natyral”. Ky ilaç tregtohet jo vetëm në farmaci, por edhe në markete. Emanuela Sako
E identifikuar
Hiqen Vizat per Shqiperine
berni@zeriyt.com,
www.galsh.com
www.vipat.info
erlehta
Gjinia:
Cannabis se shpejti ilac
«
Përgjigju #4 më:
14-06-2007, 13:03:07 »
Studiuesit e Universitetit Heidelberg ne Gjermani kane nxjere ne pahe pak kohe me pare qe Cannabis, bima e ndaluar, vepron edhe si lende kuruese.
Cannabinoide jane substanca qe ndodhen ne kete bime e prej tyre mund te prodhohen Cannabinoid-Medikamente.
E identifikuar
Ich lebe, weil du mein Atem bist
bin müde, wenn du das Kissen bist
bin durstig, wenn du mein Wasser bist
du bist für mich mein 2-te Ich!
Berni
Gjinia:
Artikuj te ndryshem rreth Mjekesise !
«
Përgjigju #5 më:
08-11-2007, 10:49:26 »
Banania, ilaçi bimor qe kuron shume semundje
Banania eshte nje ilaç natyral per shume semundje. Nese e krahasojme ate me nje molle, ajo ka 4 here ma shume proteina, 2 here me shume karbohidrate, tri here me shume fosfor, pese here me shume vitamine A dhe hekur, 2 here ma shume vitamina te tjera dhe minerale. Ajo eshte gjithashtu e pasur me potas dhe eshte ushqimi me vlerat me te mira. Sipas mjekeve popullore, ai qe ha nje banane ne dite nuk ka nevoje te vizitohet te mjeku. Bananet permbajne tri sheqerna natyrale: sukrozen, fruktozen dhe glukozen e kombinuar me fiber (lloj substance). Banania jep energji te qendrueshme dhe substanciale. Studimet e bera kane vertetuar se vetem dy banane kane mjaft energji per nje veprimtari pune 90-minuteshe. Duke qene se ky fryt ka shume veti kuruese, ajo njihet si pema numer nje ne bote. Por nuk eshte vetem energjia ajo te cilen e ofron banania per te na ndihmuar qe te jemi te shendetshem. Ajo gjithashtu mund te ndihmoje ne menjanimin, mposhtjen dhe parandalimin e nje numri te konsideruar te semundjesh.
Semundjet qe kuron banania
Sipas hulumtimit te koheve te fundit, te kryer me disa njerez qe vuajne nga depresioni, shumica e tyre e kane ndier veten me mire kur kane ngrene banane. Kjo ndodh per arsye se banania permban triptotin, qe eshte nje lloj proteine qe shnderrohet ne serotonin, e cila eshte e njohur per te relaksuar njeriun, permiresuar shendetin dhe pergjithesisht njeriun e ben te ndihet me i lumtur.
PMS, Sindroma paramenstrual
Harrojini pilulat dhe tabletat dhe konsumoni banane. Ky eshte rekomandimi i mjekeve popullore per ta perballuar sa me lehtesisht fazen paramenstruale. Banania permban vitaminen B6, e cila rregullon nivelet e glukozes se gjakut, te cilat ndikojne ne shendetin tuaj.
Anemia
Duke qene se banania permban edhe shume hekur, ajo mund te stimuloje prodhimin e hemoglobines ne gjak dhe keshtu ndihmon edhe ne rastet e anemise.
Shtypja e gjakut
Kjo frute unike tropikale eshte jashtezakonisht e pasur me potas dhe permban gjithashtu shume vlera te uleta te kripes. Keto substanca e bejne ate nje mjet te persosur per te luftuar shtypjen e gjakut. Per kete Administrata Amerikane e Ushqimit dhe e Barnave sapo ka lejuar industrine e bananeve qe te shfaqe pretendimet e saj zyrtare lidhur me aftesine e kesaj frute per te reduktuar rrezikun e shtypjes se gjakut dhe goditjes.
Efektet kuruese te frytit
Fuqia e trurit
200 studente ne shkollen e “Twickenham” (Middlesex) kane akumuluar force duke ngrene banane per mengjes, ne pushim dhe ne dreke, dhe keshtu banania i ka ndihmuar ata per te dhene provimet e tyre me rezultate me te mira. Hulumtimet kane treguar se frutat me potas mund t’i ndihmojne nxenesit ne mesim duke i bere me te vemendshem.
Konstipacioni (kapslleku)
Fibra e lare, duke perfshire edhe bananet ne diete, mund te ndihmojne per te permiresuar jashteqitjet, duke ndihmuar keshtu qe keto probleme te zgjidhen pa perdorur laksative.
Dhembja e kokes nga alkooli
Sipas mjekeve popullore, nje nga menyrat me te shpejta per te menjanuar dhembjen e kokes nga alkooli eshte kur bananet i shtrydhim duke i perzier me qumesht dhe embelsohen me pas me mjalte. Banania qeteson lukthin dhe me ndihmen e mjaltit, krijon nivele te sheqerit ne gjak, ndersa qumeshti zbut dhe rehidron sistemin e organizmit.
Djegesia e stomakut
Banania ka nje efekt antiacid natyral ne trup. Mjeket keshillojne qe nese vuani nga gulçima ose djegesia ne stomak, provoni te hani banane per ta zbutur ate.
Ndjenja e te vjellit
Ngrenia e bananeve ndermjet racioneve te ushqimeve ju ndihmon ta mbani sheqerin ne gjak ne nivelin e deshiruar. Ajo parandalon gjithashtu mundimin e ndjenjes se te vjelles, qe njihet ndryshe si ndjenja e tugut.
Pickimet e mushkonjave
Para se te shikoni pjesen ku ju ka pickuar mushkonja, mjeket keshillojne qe te ferkoni pjesen e infektuar te vendit me pjesen e brendshme te lekures se bananes. Sipas mjekeve popullore, perdorimi i lekures se bananes ne kete menyre zvogelon efektin e enjtjes dhe te te kruarit.
Sistemi nervor
Bananet kane nivel te larte te vitaminave B, te cilat ndihmojne per te qetesuar sistemin nervor.
Pesha e madhe duke punuar
Studimet e bera ne Institutin e Psikologjise ne Austri, kane konstatuar se presioni ne pune shpie ne ngrenien e tepert te çokollatave dhe çipsave. Gjate shikimit te 5000 pacienteve te spitalit, nga hulumtimet eshte konstatuar se shumica e tyre jane shtruar per shkak te presioneve te medha ne pune. Ne raport konstatohet se per te evituar konsumimin e ushqimeve te shumta, ne duhet te kontrollojme nivelin e sheqerit te gjakut, duke marre ushqime me karbohidrate te larta çdo 2 ore per te mbajtur nivelin e qendrueshem.
Ulcerat
Banania perdoret si ushqim diete kunder çrregullimeve te zorreve per shkak te perberjes se saj te bute dhe cilesise lehtesuese. Ajo eshte fruta e vetme e paperpunuar qe mund te hahet pa shqetesim ne rastet e semundjeve mese kronike. Ajo gjithashtu neutralizon acidin e tepruar dhe redukton imitimin me lyerje te stomakut.
Kontrolli i temperatures
Shume njerez e shohin bananen si nje frute “ftohese”, e cila mund te ule temperaturen fizike dhe emocionale. Ne Tailande, per shembull, grate shtatzena hane banane me qellim qe te sigurohen qe femija e tyre te linde me nje temperature te ftohte.
Çrregullimi afektiv sezonal
Bananet mund te ndihmojne ata qe vuajne nga ne ÇAS-i, sepse ato permbajne triptofan, i cili eshte nje permiresues natyral i disponimit te organizmit.
Lenia e duhanit
Bananet mund te ndihmojne njerezit qe perpiqen ta lene duhanin. Vitaminat B6, B12 permbajne potas dhe magnez, te cilat jane edhe te banania. Keto dy vitamina e ndihmojne trupin nga efektet e terheqjes nga nikotina.
Stresi
Potasi eshte nje mineral vital, i cili ndihmon ne normalizimin e rrahjeve te zemres. Gjithashtu ai e dergon oksigjenin ne tru dhe rregullon balancen e ujit ne trup. Kur jeni te stresuar, permasa tretese ngrihet, per kete arsye potasi e nivelon ate. Kjo permase tretese mund te ribalancohet me ndihmen e marrjes se mases se larte te potasit nga banania.
Sulmet
Sipas hulumtimit te bere ne “The New England Journal of Medicine”, ngrenia e bananeve, si pjese e dietes se rregullt, mund te zvogeloje mundesine e vdekjes nga stresi deri ne 40 per qind.
Lythat
Ata qe merren me terapine me bime natyrale betohen se nese doni t’i eliminoni lythat, merrni nje pjese te levores se bananes dhe e vendosni mbi lyth me anen e verdhe perjashta.
Mbajeni lekuren me kujdes ne vendin e lythit me ndihmen e nje fllasteri apo shiriti kirurgjik.
E identifikuar
Hiqen Vizat per Shqiperine
berni@zeriyt.com,
www.galsh.com
www.vipat.info
Berni
Gjinia:
Artikuj te ndryshëm rreth Mjekesise !
«
Përgjigju #6 më:
08-11-2007, 10:51:46 »
Efektet kuruese te qumeshtit te bletes
Qumeshti i bletes eshte nje prodhim natyral, i cili sekretohet nga bletet e reja ne moshe per te ushqyer larvat dhe mbretereshen e bleteve. Mjeket popullore shpjegojne menyren dhe masen se si duhet te perdoret poleni per te pasur efekte kuruese.
Çfare eshte poleni?
Polen eshte ajo pjesa e lules, nepermjet se ciles behet fertilizimi i tyre. Ne pllenimin e luleve, bleta kontribuon ne polen bashke me eren. Duke qene punetore bleta shkon nga lulja ne lule dhe merr nga lulet mashkullore ate pjesen me te cilen pllenohen lulet dhe e shperndan. Nje pjese i ngelet te kembet dhe e çon ne koshere. Kjo pjese e lules, qe duhet te quhet polen, mblidhet dhe ka veti kurative. Ne fakt nuk eshte polen blete, se nuk e prodhon bleta, por lulja. Bletes i takon vetem merita e transportit. Sapo lind dielli dhe kur perendon ai, bletet kthehen ne kosheret e tyre me nje ngarkese te pazakonte dhe rreth bleteve verehet nje pluhur ne ngjyre ari dhe me parfum. Ky eshte poleni. Ai quhet mrekullia e jetes dhe permban mijera pjese te vogla te mbledhura nga lule te ndryshme. Sipas ngjyres mund te dallojme nga cila lule vjen poleni. Nese eshte i verdhe, vjen nga luledielli; pak me i kuq, nga lulet e molles etj. Bletet mbledhin polen nga lule te ndryshme. Per kete arsye ai eshte shumengjyresh dhe ka veti te shumta kurative. Poleni mblidhet nga bletet me kembet e tyre, ne te cilat ato kane disa gropeza te vogla, si xhepa. Ky polen eshte pluhur mikroskopik qe bletet e mbledhin nga lulet dhe perzihet me mjaltin e bleteve per t’u transportuar me pas tek foleja. Aty, ata qe rrisin blete, kane vene re nje si site dhe kur bletet futen brenda ne fole, poleni dhe mjalti qe kane grumbulluar ngelen tek keto sita.
Si njihet poleni i mire per terapi
Poleni i mire ne radhe te pare dallohet nga pamja e jashtme, sidomos nga shkelqimi qe ai ka. Poleni duhet te jete ne ngjyre te hapur dhe mos te kete nuanca, ne perberje mund te ekzistojne kokrra me ngjyre te erret. Gjithashtu ai nuk duhet te jete i tharte, sepse nese eshte i tille, poleni ka marre lageshtire, eshte shume toksik dhe nuk duhet konsumuar. Perveç kesaj, poleni qe perdoret per kurim nuk duhet te kete shije si gje e djegur, sepse kjo do te thote qe ai nuk eshte thare si duhet dhe eshte pa vlera kuruese. Shija normale qe duhet te kete poleni per kurim eshte e embel dhe me arome.
Si ruhet
Poleni duhet te ruhet ne kavanoz qelqi, ne vend pa drite, sepse drita çon ne humbjen e vlerave terapeutike. Temperatura ideale e ruajtjes duhet te jete 0-4 grade ne frigorifer.
Si konsumohet poleni
Per perdorimin e polenit si ilaç kurues mjeket popullore rekomandojne disa metoda. Nderkohe qe marrja e polenit nuk eshte e njejta sasi per te gjitha grupmoshat dhe semundjet.
Metoda 1. Marrja e polenit origjinal, i paperzier me diçka tjeter. Femijet nen 3 vjeç nuk duhet te konsumojne polen. Personat me probleme te melçise dhe femijet 3-8 vjeç duhet te marrin maksimumi 5 grame (1 luge te vogel) ne dite. Femijet 8-10 vjeç duhet te konsumojne 10 grame (2 luge te vogla ne dite). Femijet 12-15 vjeç mund te marrin 12-15 grame (nje luge gjelle) ne dite. Te rriturit dhe adoleshentet mund te marrin 25-30 grame (2 luge gjelle) ne dite, me kujdesin qe duhet bere nje pauze prej 3 javesh pas nje kure prej nje muaji. Mjeket keshillojne qe poleni te perdoret para buke, kur stomaku eshte bosh. Gjithashtu, ai duhet bluar mire ne goje, ndryshe ai nuk perthithet nga organizmi, sepse eshte i mbuluar nga nje membrane e patretshme prej bleteve. Kjo lloj marrjeje e polenit pelqehet pak, sepse mund te shkaktoje dhimbje stomaku, ose fenomene alergjie.
Metoda 2. Me kete metode poleni merret ne te njejtat doza si me siper, por me pare futet ne makine elektrike, e cila bluan kafene dhe lihet aty derisa te formohet nje pluhur, i cili konsumohet pasi perzihet me mjalte. Per çdo luge polen shtohen 2 luge mjalte dhe perzihen mire derisa te formohet nje perberje homogjene. Kjo lloj perberjeje pelqehet me shume nga personat e ndjeshem, sidomos alergjike, si edhe prej atyre te cilet nuk i pelqejne shijen.
Metoda 3. Kjo metode rekomandohet per personat te cilet kane ndjeshmeri stomaku, djegie stomaku, te cilat shtohen pas marrjes se qumeshtit te bletes. Keta persona, polenin duhet ta bluajne ne makinen e kafese, te cilit duhet t’i shtojne 1-6 luge uje per 1 luge polen. Keshillohet pirja me stomakun bosh, ose pas nje mengjesi te lehte.
Per çfare keshillohet poleni
Poleni rekomandohet te perdoret per vonesat ne zhvillimin e femijeve. Per kete nevojiten 5-10 grame polen ne dite, i cili favorizon zhvillimin dhe forcimin e kockave, zhvillimin e sistemit nervor. Ne infeksionet e mushkerive poleni ndihmon ne parandalimin e viruseve dhe infeksioneve te mushkerive. Konsumohet ne kura prej nje muaji, me 10-30 grame ne dite. Gjate nje viti mund te behen 2-3 kura.
Problemet e riprodhimit tek meshkujt. Konsumimi i rregullt i polenit rrit prodhimin e spermatozoideve, si edhe permiresimin e tyre. Keshillohet te perdoret sepse parandalon impotencen tek meshkujt (impotencen e shkaktuar nga mosha), ndihmon ne raste stresi, mungese ne ushqim, lodhje, tension emocional i zgjatur, pagjumesi etj.
Menopauza e parakohshme. Poleni permban substanca estrogjene dhe ka efekt kurues per acarimet e dukshme qe shfaqen gjate kesaj faze. Konsumohet ne kura prej 28 ditesh, me 12 dite pushim midis kurave, minimumi 4 kura ne vit. Kjo gje keshillohet edhe per meshkujt, sepse ndihmon ne andropauze (menopauza e meshkujve). Alzheimer, keshillohen 3-4 kura ne vit, nga nje muaj secila, me 10-20 grame ne dite. Aksidenti vaskular parandalohet duke konsumuar çdo dite polen. Gjithashtu, ai ndihmon ne rregullimin e funksionimit te tubit tretes dhe permiresimin e hemorroideve dhe semundjeve te venave. Permbajtja e larte e vitaminave, enzimave, ndihmon ne stimulimin e imunitetit dhe parandalimin e kancerit. Rekomandohen minimumi tre kura ne vit, secila nga nje muaj. Poleni stimulon aktivitetin e tubit tretes, rregullon punen dhe funksionimin e tij. Por ai rekomandohet te perdoret edhe ne raste diarreje, ose infeksione te tubit tretes. Kura per kete eshte e shkurter, 7-14 dite, nje luge e vogel para ushqimit.
Reumatizma. Perveç trajtimit te gjate te shoqeruar me ushqim te pasur ne fruta dhe perime per kete semundje rekomandohen 5-6 kura polen me nga 30 dite secila.
Rezultate shume te mira kuruese poleni ka dhene si ne formen kronike edhe akute te adenomit te prostates. Gjithashtu, ai rrit edhe potencen. Per kete rekomandohet nje trajtim i gjate (minimumi 60 dite), me 10 grame ne dite, te kombinuara me qumesht blete (100 mg ne dite).
Depresioni dhe lodhja nervore. Konsumimi per 3 muaj i polenit çon ne permiresimin e tonusit te brendshem dhe mendimeve depresive. Poleni ul varesine ndaj alkoolit. Per kete ai duhet te konsumohet 15-30 grame (1-2 luge) ne dite, kura zgjat 30 dite me 15 dite pushim, me pas mund te filloni nje kure tjeter. Ndihmon ne funksionimin e tubit tretes, djegien e kalorive. Gjithashtu, efekte pozitive poleni ka edhe ne dietat per shendoshje, sepse permireson oreksin.
Arterioskleroza, kolesterina e rritur, probleme me qarkullimin e gjakut ne tru. Ne keto semundje poleni ka aftesi kuruese nese konsumohet rregullisht. Merret i perzier me mjalte, sipas dozave te pershkruara te metodat e marrjes. Anemia, per kete semundje poleni ka dhene rezultate shume te mira nese konsumohet per nje kohe te gjate dhe i shoqeruar me qumesht blete dhe mjalte.
Efekte te mira kuruese poleni ka dhene edhe per kurimin e verdhezes si dhe per gjenerimin dhe tonifikimin e lekures.
Kanceri ne miter dhe ne gjoks. Permireson simptoma dhe forcon imunitetin. Keshillohet te perdoret 10-20 grame ne dite.
Kujdes ne perdorimin e polenit
Ne keto 10 vitet e fundit eshte rritur numri i personave qe kane alergji nga poleni. Per kete arsye konsumimi i tij duhet bere me kujdes, ne sasi te vogla (per here te pare nje maje thike). Kjo sasi e vogel perdoret per disa dite per te pare nese ekziston alergji. Nese nuk keni alergji, atehere mund te vazhdoni trajtimin duke rritur gradualisht dozen. Nese shfaqen simptoma minore (djegie te lehta ne stomak, rrjedhje te hundes, ose kruajtje te lekures) vazhdoni trajtimin, por duke e konsumuar polenin ne doza te vogla dhe te perzier me mjalte ose uje. Nese alergjia eshte me e rende, nderpriteni urgjent konsumimin dhe konsultohuni me mjekun specialist. Ne rastin e semundjeve te renda te melçise duhet te konsultoheni me mjekun specialist.
Jonida Tashi G.ALBANIA
E identifikuar
Hiqen Vizat per Shqiperine
berni@zeriyt.com,
www.galsh.com
www.vipat.info
Berni
Gjinia:
Artikuj te ndryshëm rreth Mjekesise !
«
Përgjigju #7 më:
08-11-2007, 10:54:39 »
Kurat popullore qe kurojne guret ne veshka
Guri ne veshka eshte nje mase e forte qe ndodh kur perberesit e kalciumit ose kimikate te tjera ne urine formojne kristale qe ngjiten se bashku. Keto kristale rriten dhe formojne gure, madhesia e te cileve luhatet nga nje kokerr gruri deri ne nje top golfi. Guret ne veshka jane me te zakonshme te burrat, ku kater ne pese raste kane gure ne veshka. Disa nga faktoret qe kontribuojne ne formimin e gureve te njerezit e prekshem nga kjo semundje jane: marrja e pakte e lengjeve, infeksionet kronike ne rruget urinare, keqperdorimi i disa mjekimeve, bllokimi i rrugeve urinare me aktivitet te kufizuar per disa jave, si dhe disa semundje te caktuara gjenetike dhe metabolike.
Simptomat
Disa njerez mund te mos kene simptoma te kuptueshme si dhembje te forta ne veshka. Dhembja mund te zgjase nga minuta ne ore, e ndjekur nga periudha qetesie, te vjella, temperature, ethe dhe dobesi, urine e turbullt apo me ere te keqe, bllokim te daljes se urines. Prezencen e gureve ne veshka e identifikojne rrezet X. Teknikat e specializuara te rrezeve X (ndonjehere edhe me injeksione me ngjyre) apo me ultratinguj mund te perdoren per te identifikuar me me saktesi masen dhe vendndodhjen e gureve, si dhe funksionimin e veshkave. Testet e gjakut dhe urines mund ta ndihmojne nje doktor per te gjetur se çfare po e shkakton gurin dhe te planifikoje trajtimin per te.
Kurimi
Pjesa me e madhe e gureve ne veshka mund te trajtohet duke rritur sasine e marre te lengjeve, ndryshime ne diete dhe mjekime. Rreth 90 per qind e gureve kalojne vete brenda 3 deri 6 javeve. Disa tipa guresh mund te shperbehen nepermjet mjekimeve. Por guret me perberje kalciumi, qe jane dhe tipi me i zakonshem i gureve ne veshka, nuk mund te shperbehen. Sipas mjekeve, guret gjithmone duhet te hiqen kur ka infeksione, bllokime dhe demtime ne veshka. Ekzistojne disa metoda te ndryshme per heqjen e gureve kur kjo behet e domosdoshme. Metoda me e mire varet nga masa, vendndodhja dhe tipi i gurit. Disa gure hiqen duke kaluar nje instrument teleskopik te fshikeza apo te veshka per ta nxjerre gurin ose per ta copetuar ne fragmente te vogla me rreze lazer apo vale tronditese. Instrumenti teleskopik mund te futet drejtperdrejt ne veshke permes nje çarjeje te vogel te pacienti per ta nxjerre gurin te tere ose per ta thyer ne fragmente te vogla kur duhet. Metoda me e re per te hequr guret quhet “litotripsia e valeve te goditjes jashte trupit” (ESEL). Me kete teknike, guret thyhen ne fragmente te vogla me ane te tronditjes me energji te larte nga nje mekanizem jashte trupit.
Parandalimi
Trajtimet qe mund te parandalojne formimin e gureve ne veshka jane te mundshme ne çdo rast. Prova te qendrueshme sugjerojne se marrja e lengjeve ne sasi te madhe mund te ule rrezikun e gureve. Perveç kesaj, sapo te zbulohet shkaku i formimit te gurit, mund te perdoren mjekime te ndryshme ose ndryshime ne diete per te parandaluar guret e rinj. Tipi i mjekimit varet nga gjaku dhe testet e urines. Perveçse zbrazin mbeturinat dhe lengjet nga trupi, veshkat luajne edhe disa role te rendesishme si: rregullojne ujin ne trup dhe perberes te tjere kimike ne gjak si: sodiumin, potasin, fosforin dhe kalciumin, largojne mjekimet dhe helmet nga trupi, çlirojne hormonet ne gjak per te ndihmuar trupin, rregullojne presionin e gjakut, krijojne qelizat e kuqe, nxisin kockat e forta.
Lehtesimi i dhembjeve
Pas percaktimit te sakte te diagnozes, i semuri trajtohet me analgjezike te lehte dhe antiperistatike me efekt jo te forte. Atij i jepen lengje te ngrohta dhe i rekomandohet berja e banjave ne vaske me uje te vaket. Uji i ngrohte çliron tek i semuri rruget urinare. Per te lehtesuar dhembjet perdoren disa lloj ilaçesh, te cilat vetem mjeku mund t’i jape. Sidoqofte, eshte e keshillueshme qe pas çdo kolike renale, e shoqeruar me urinim me gjak, te perdoren dezinfekante perreth nje jave. Rekomandohet konsumimi i ushqimeve te lehta, supave me zarzavate, lengjeve te frutave, çajrat e ndryshme, etj, por njekohesisht duhet qe i semuri te levize. Pacientet qe kalojne nje kolike renale eshte mire te bejne vazhdimisht analizat e urines, si dhe ne krye te tre muajve te bejne nje ekografi.
Abuzimi me alkoolin ndikon ne dhembjen e veshkave
Alkooli ndikon negativisht te njerezit qe vuajne nga veshkat per faktin se ai eshte toksik per parenkimen renale (te veshkes) dhe qelizave te veshkes, duke ngushtuar njekohesisht qelizat e gjakut qe gjenden ne te dhe duke dobesuar punen e veshkes. Por nje nga shkaktaret e dhembjeve ne veshka eshte edhe shtatzenia. Nga studimet e bera deri tani te rreth 60-65 per qind e grave shtatzena, me e dukshme eshte kolika ne dhembjen e veshkes se djathte, qe fillon nga java e 24-t deri ne javen e 28-te te shtatzenise. Dhembja shfaqet si pasoje e shtypjes se fetusit mbi ureterin e djathte (pasi veshka e djathte eshte poshte). Shkak tjeter eshte relaksimi i uretereve nen veprimin hormonal.
Roli i lengjeve per guret ne veshka
Pirja e ujit dhe e lengjeve eshte e domosdoshme per jeten e njeriut dhe pa te njeriu nuk mund te jetoje. Njeriu mund te mos ushqehet gjate shume diteve, por me kusht qe te pije uje. Marrja e ujit dhe e lengjeve eshte nje domosdoshmeri edhe me e madhe per ata qe vuajne nga guret e veshkave. Trajtimi i te gjitha llojeve te semundjeve me guret ne veshka qendron ne marrjen e nje sasie te caktuar lengjesh. Ky trajtim behet ne raport me llojin e gureve.
Box
Kurat popullore
Mjeket popullore rekomandojne disa kura popullore per kurimin e gureve ne veshka. Sipas tyre, guret ne veshka kurohen me fier guri, gjethe delli, bishta qershie etj.
Keto bime kuruese per guret ne veshka perdoren ne forme çaji.
Lengu i molles
Duhet theksuar se pirja e rregullt e lengut te molles nuk lejon formimin e gureve ne veshka. Per kete, mjeket rekomandojne pirjen e çajit te molles tri here ne dite nga 1 gote, por gjithmone pas buke.
Çaji i kopres
Çaji i perftuar nga bima e kopres ka dhene rezultate te shkelqyera ne shkrirjen e gureve ne veshka. Mjeket popullore rekomandojne pirjen e dy deri tri gotave me çaj kopre dhe shume shpejt te semuret do te shohin rezultatet. Bima jo vetem qe ndikon ne veshka, por edhe ne rruget urinare dhe shkakton urinim te shpeshte, duke ndihmuar ne pastrimin e organizmit nga helmet permes urinimit. Per sherimin e semundjes sherbejne farat e kopres, 1 luge kaçe dhe terfil. Dhjete grame nga kjo perzierje hidhen ne 350 miligrame uje te nxehte. Me pas kullohet dhe keshillohet te pihet dy deri tri gota ne dite.
Dardha
Cipa e frutave te dardhes ka veti diuretike dhe ndikon pozitivisht ne pastrimin e veshkave dhe te rrugeve urinare. Per kete qellim perdoret çaji i pergatitur si me poshte.
Merrni 40-50 gr cipa dardhash, i hidhni ne 250 ml uje. Keto i zieni per 20 minuta dhe lengu i fituar pihet i ngrohte, ne mengjes esell, per 7-10 dite. Gjethet e dardhes kane veti te mira diuretike dhe antiseptike dhe perdoren kunder semundjeve te rrugeve urinare, ne cistitet, ne guret e veshkave, ne dhembjet e fshikezes urinare,etj. Ne keto raste keshillohet infuzi i gjetheve. Merrni 20-25 gram gjethe dardhe dhe i zhytni ne nje ene me 250 ml uje te vluar. I lini aty per 10 minuta dhe lengu i fituar pihet nje ore para buke. Kjo perseritet 2-3 here ne dite, ndersa kura rekomandohet per 10-15 dite. Frutat e dardhes perdoren ne gjendje te fresket ne kohen e pjekjes natyrore, te ruajtura ne frigorifer dhe te perpunuara ne forme marmelate, konserve, kompostoje ose te thara. Dardha permban kripera minerale si: kalium, kalcium, mangan, fosfor, hekur etj., 4-5 per qind sheqer, vitamina C, B1, B2, B6, karotine, acide organike etj. Ato jane freskuese, qetesuese, largojne etjen, pastrojne zorret dhe japin energji. Ndersa kur jane te papjekura, nuk treten lehte dhe qendrojne rende ne stomak.
Rekomandime
Pacientet me diabet duhet te kontrollojne peshen
Duhet te kufizojne sheqernat e rafinuara
Duhet te rrisin sasine e fibres ne diete
Yndyrnat duhet te jene vajra me nje lidhje dyfishe (si vaji i ullirit)
Duhet t’i shtojne dietes se tyre arra dhe bajame
Perdorni ushqime te lehta: supe me zarzavate, lengje frutash, çajra mali dhe kamomili
Levizni sa me shume te mundeni
Nje here ne tre muaj beni ECHO
Çdo 10 dite beni analizat e urines dhe Ph
Beni banja me uje te ngrohte
Mos pini alkool dhe duhan
Shenjat
Dhembje barku
Frymemarrje te ngadalta e te thella
Prani e ketoneve ne gjak dhe ne urine
Jonida Tashi G.ALBANIA
E identifikuar
Hiqen Vizat per Shqiperine
berni@zeriyt.com,
www.galsh.com
www.vipat.info
Berni
Gjinia:
Artikuj te ndryshëm rreth Mjekesise !
«
Përgjigju #8 më:
08-11-2007, 10:56:39 »
Kurat popullore qe eliminojne guret ne temth
Si ndikon rigoni ne shkrirjen e gureve. Çfare jane guret ne temth, pse shkaktohen dhe pse rrezikohen edhe bebet
Formimi i gureve ne temth shkaktohet zakonisht nga nje tepri e madhe e kolesterines ne lengun e temthit. Kur njeriu, per shembull, gjate nates nuk ushqehet, lengu (vreri) qendron ne qetesi ne temth. Atehere, kolesterina kristalizohet dhe pastaj formon gure te ngjashem me guret e vegjel. Guret e temthit jane nje semundje e perhapur ne Shqiperi, ashtu si dhe guret e veshkave. Ne France, 40 per qind e popullsise mbi 60 vjeç dhe veçanerisht grate vuajne me shume nga kjo semundje. Obeziteti dhe diabeti, ose mungesa e veprimtarise sportive, e shtojne me shume kete mundesi. Nga pikepamja anatomike fshikeza e temthit eshte nje organ me gjatesi rreth 10 cm dhe permban rreth 50 ml vrer ne nje ngjyre jeshile. Nga jashte fshikeza e temthit mbulohet nga nje membrane e holle e vendosur poshte melçise dhe qe quhet peritoneum. Pergjithesisht njihen 3 lloje guresh: kolesterinike (qe perbehen nga kolesterina), pigmentare (qe perbehen nga polimeret e bilirubines) dhe guret e perziere, qe jane ata te zakonshmit. Sigurisht, shkak eshte se me e kalimin e moshes, rritet perqindja e kolesterines ne gjak. Jeta behet me sedentare, pra me me pak levizje.
Shfaqja e semundjes
Temthi jep dhimbje tipike ne hipokondrin e djathte, poshte brinjeve. Ndonjehere, sipas specialisteve, kur irritohet pjesa e diafragmes qe ka kontakt me temthin, dhimbja ndihet edhe ne shpatullen e djathte (diafragma inervohet nga nervat C3-C4-C5, ashtu si dhe shpatulla). Dhimbja e pankreasit dhe dhimbja e temthit mund te jene te lidhura me njera-tjetren zakonisht nga ngecja e ndonje guri ne “common bile duet” (ductus choledocus communis). Guri ne temth mund te jape dhimbje (ose mund te shfaqe mbindjesi) ne segmentin midis brinjes VII dhe IX qe nga sternumi deri ne shtyllen kurrizore (columna vertebralis). Kurse inflamacioni i temthit rrezatohet ne shpatullen e djathte dhe membrana mbeshtjellese e temthit inerviohet nga nervi diafragmatik, ose frenik i djathte, duke bere qe dhimbja te perqendrohet ne shpatullen e djathte dhe sidomos ne anen e djathte te diafragmes.
Kur duhen operuar?
Shumica e gureve te temthit, shpesh te nje dimensioni te vogel, nuk japin asnje shenje apo simptome dhe eshte e panevojshme t’i heqesh. Por kur ata sjellin dhimbje, duhet menduar per t’i hequr. Ne fakt keto dhimbje shpesh pasohen me nderlikime te renda. Guret bllokojne temthin, ose kanalet qe e çojne ne zorre, duke sjelle keshtu nje kolike hepatike (dhimbje e forte e melçise, kur guri bllokon daljen e temthit, zakonisht pas nje ushqimi teper te yndyrshem), nje kolecistit te forte (si pasoje e infeksionit te pareteve te fshikezes se temthit), angiokolit (me ethe gjer ne 39°-40° qe mund te çoje dhe ne septicemi, infeksion i pergjithshem ne gjak), apo nje pankreatit (inflamacion te pankreasit).
Efekti i ilaçeve
Trajtimi me ilaçe u rekomandohet pacienteve ne fazen kur ende nuk mendohet per operacion, veçanerisht tek te moshuarit. Megjithate, gjysma e pacienteve te trajtuar keshtu kane pasur perseritje te gureve, madje dhe nderlikime. Per kete arsye, ne shumicen e rasteve kirurgjia eshte mjeti me i mire per t’u sheruar. Por ka raste qe ne disa paciente perdoren dhe rrezet lazer. Kjo ka te beje me heqjen e gjithe fshikezes se temthit dhe jo vetem te gureve. Ne shumicen e rasteve operacioni zgjat 3 ore, duke praktikuar laparoskopine: nje kirurg ben 4 prerje per te lejuar kalimin e mikroinstrumenteve. Nderhyrja fillon me nje fryrje te barkut me gaz, qe te ngrihet pareti i barkut, ne menyre qe instrumentet brenda te punojne pa veshtiresi. Pas operacionit gazi thithet dhe hiqet nga barku. Me laparoskopi apo me hapje klasike, anestezia eshte gjithnje e pergjithshme.
Pas operacionit
Pas laparoskopise, qendrimi ne spital zgjat 48-72 ore. Qe te nesermen pacienti mund te haje. Ndersa dhimbjet lehtesohen pas 3 ditesh. Ne shpatulla ndihet nje dhimbje e lehte pas futjes se gazit ne bark. Nje jave pas operacionit, pacienti fillon nje veprimtari normale. Por, nje regjim ushqimor eshte i nevojshem ne keto raste. Ne 1/2 e rasteve, operacioni pasohet me nje lloj diarreje. Perseritja e krijimit te gureve mund te ndodhe ne 1/100 e rasteve. Vreri eshte nje leng qe fabrikohet nga melçia. Permes tij eliminohen substancat toksike si kolesterina etj. Vreri luan rol te rendesishem ne tretjen e yndyrave ne zorre. Fshikeza e temthit eshte nje qeske e vogel ne rrugen qe pershkon vreri midis melçise dhe zorres. Ajo depoziton vrerin gjate kohes se qetesise dhe e çliron ate gjate ngrenies.
Perdorimi i rigonit per guret
Te gjithe i njohin vlerat e rigonit ne gatim. Jo vetem kaq, po perveç shijes aq te mire qe u jep ushqimeve, eshte dhe mrekullia qe ben kjo bime edhe ne mjekesine popullore. Kjo erze aq e njohur ne çdo kuzhine shqiptare, ndihmon ne lehtesimin dhe parandalimin e shume semundjeve. Si shume bime te tjera, edhe çaji i pergatitur me deget e rigonit te njome jep rezultate te menjehershme ne rastet e dhimbjeve te kokes me prejardhje nervore. Nje gote çaj do te sillte qetesine qe ju mundonte prej kohesh. Çaji i kesaj bime ndihmon edhe ne rastet kur aparati tretes nuk e kryen mire funksionin e tij, kur ka veshtiresi ne tretjen e ushqimit. Po ashtu, çaji i kesaj bime ka aftesi antispastike, per kete arsye perdoret edhe ne trajtimet e shqetesimeve dhe dhimbjeve te barkut, qe mund te shkaktohen nga faktore te ndryshem. Çaji perdoret edhe kur shkaktare eshte ftohja dhe dhimbjet shoqerohen me fryrje te barkut.
Pergatitja e çajit
Vetite e rigonit ne kurimin e semundjeve e kane bazen te perberesit e tij. Kjo bime eshte e pasur me vaj kariofilene, timolo, karvarkrolo dhe terpinine. Jane pikerisht keta komponente qe i japin bimes vlera kuruese. Per pergatitjen e çajit te rigonit nevojitet nje liter uje i ftohte dhe ne te vendosen 40 grame nga bima ne lulezim. Zihen per 10 minuta, me pas kullohet lengu dhe pihet i pa-embelsuar. Pjesa qe ndihmon ne kurimin e semundjeve eshte e gjithe bima, por mund te perdoren edhe gjethet e saj, te mbledhura gjate kohes se lulezimit nga qershori deri ne shtator.
Rekomandimet e specialisteve
Per te gjithe specialistet e shendetesise, guret ne temth jane nje problem jo shume i rende. Sipas tyre, kjo semundje nuk rrezikon jeten e njerezve dhe mbi te gjitha nuk eshte e trashegueshme. Kujdes duhet te tregohet ne menyre te veçante me perdorimin e ushqimeve qe kane sa me pak kripe, perdorimi i sa me shume litrave uje si dhe evitimi i ushqimeve te skuqura. Per te semuret qe vuajne nga guret ne temth, mjeket popullore rekomandojne pirjen e 2 deri 3 gotave ne dite te ketij çaji. Mjeket keshillojne qe nje gote te pihet heret ne mengjes, kur nuk keni ngrene ende mengjes, pasi jep efekte te jashtezakonshme ne shkrirjen e gureve. Gjithashtu, rigoni eshte mjaft i mire edhe per parandalimin e semundjeve te melçise. Te semuret nga melçia duhet te pine çdo mengjes dhe mbremje çaj rigoni te pa-embelsuar. Shume shpejt do te shohin efektet pozitive qe ai jep. Nje ndihmese te madhe jep çaji i rigonit edhe ne çrregullimet qe shfaqen nga parazitet ose mikroorganizmat, te cilet mund te shkaktojne tretje te ushqimit me veshtiresi, te shoqeruara me grumbullimin gazesh, acarim te mbuleses mukoze te zorres, te shoqeruar me dalje jashte te shpeshta ose me heqje barku.
Lengu i lakrave turshi
Nje mjekim per kurimin e gureve ne temth eshte edhe lengu i lakrave turshi. Lengu i turshive perzihet me 2 gota vaj ulliri, duke i hedhur edhe lengun e 4 kokrrave limoni te shtrydhur. Masa e perftuar lihet e mbuluar per 5 ore. Me pas pihet per çdo 25 minuta nga nje gjysme gote. Pasi kane kaluar 24 ore nga pirja e lengut, i semuri nuk duhet te haje e te pije, duke vazhduar perseri derisa masa e pergatitur te harxhohet. Edhe kelmuthi gjembar ka dhene rezultate te mira ne shkrirjen e gureve te vegjel te temthit. Per pergatitjen e çajit merren 2 luge kafeje nga kjo bime, hidhet nje gote uje dhe zihen per 10 minuta. Nga çaji i perftuar pihen 2 gota esell ne mengjes. Duhet te kihet parasysh qe lengu duhet te jete i vaket perpara se te pihet. Kjo kure vazhdon per 1 muaj.
Perzierja e veres se embel me vajin e ullirit
Kjo eshte nje kure tjeter qe keshillojne mjeket per te semuret qe vuajne nga guret ne temth. Kura e pergatitur nga perzierja e veres se embel me vajin e ullirit eshte mjaft frutdhenese per kete qellim. Masa e krijuar zihet per 5 minuta dhe pasi ftohet pihet çdo mengjes nga 1 gote. Mjekimi me kete kure duhet te vazhdoje per 5 dite. Jo vetem vaji i ullirit sherben per kurimin e semundjes, por edhe gjethet e tij jane shume te mira per parandalimin e gureve. Gjethet e thata te ullirit zihen derisa nga masa te mbetet 1 liter. Pasi kullohet, hidhet ne shishe dhe mbahet ne frigorifer. Gjate perdorimit sasia, qe do pihet, duhet te jete e vaket dhe e embelsuar me mjalte sipas deshires. Pihen 2 filxhane kafeje esell ne mengjes, po aq edhe ne mbremje para gjumit. Kjo kure vazhdon deri ne 25 dite. Po te jete e nevojshme kura mund te vazhdoje serish pas nje periudhe prej 1 muaji.
Guret ne temth, ne rrezik edhe bebet
Ne raste te rralla femija lind me nje te mete ne rruget e temthit. Keto jane te mbyllura dhe keshtu temthi nuk ka mundesi te lirohet e te kaloje nga melçia deri ne zorre. Ne keto raste ngjyra e verdhe behet me e theksuar me kalimin e diteve dhe te javeve. Kjo lloj verdheze nuk ka mjekim. Rralle, me ane te nderhyrjes kirurgjikale mund te hapen rruget e kalimit te temthit.
Jonida Tashi
E identifikuar
Hiqen Vizat per Shqiperine
berni@zeriyt.com,
www.galsh.com
www.vipat.info
Berni
Gjinia:
Artikuj te ndryshëm rreth Mjekesise !
«
Përgjigju #9 më:
08-11-2007, 10:58:24 »
Si mund të kuroni hipertensionin me kura popullore
Semundja e hipertensionit, eshte pasoje e çrregullimeve te funksioneve te aparateve nervore qendrore, qe marrin pjese ne rregullimin e presionit te gjakut. Por ajo mund te shfaqet edhe me rritjen e moshes si dhe prej semundjeve te veshkave. Moshat e dyta dhe te treta, mbi 45-vjeç, jane kontingjenti me i prekur nga semundja e hipertensionit. Tensioni i larte i gjakut eshte nje semundje, qe behet mjaft serioze gjate stines se veres. Me rritjen e temperatures, sistemi kardiovaskular eshte i pari qe preket, pasi aorta dhe venat e tjera ngushtohen dhe shkaktojne probleme me shendetin. Hipertensioni eshte nje prej semundjeve shume te rrezikshme gjate periudhes se veres. Kjo semundje behet edhe me serioze te personat qe paralelisht vuajne edhe nga semundje te tjera kronike. Per te gjithe keta te semure shume e rendesishme eshte shmangia e ekspozimit ne diell gjate pikut te vapes, pasi mund te pesojne infarkte ose kriza te renda, qe çojne ne humbjen e jetes. Per te lehtesuar disi kete problem, mjekesia popullore vjen ne ndihme me kurat e perftuara nga bimet natyrore.
Simptomat
Shenjat e semundjes shfaqen gradualisht. Presioni arterial, ne fazat fillestare, lekundet me ngritje e zbritje dhe me vone stabilizohet me shifra te ngritura. Me zhvillimin e metejshem te semundjes shfaqen dhimbjet e kokes, marrja e mendve, çrregullimi i gjumit, shpejtimi i ritmit te pulsit si dhe dobesi e pergjithshme. Thellimi i gjendjes se hipertensionit mund te sjelle edhe ndryshime ne zemer, e cila fillon te zgjerohet. Kjo semundje ndonjehere shoqerohet me arteriosklerozen e eneve te gjakut, qe nuk le pa prekur enet koronare qe ushqejne zemren, ngushtimi i te cilave shkakton dhembje ne zonen e zemres, veshtiresi ne frymemarrje gjate sforcimit fizik.
Lengu i limonit
Nje menyre mjaft e suksesshme per uljen e tensionit te larte te gjakut, eshte lengu i limonit. Mjeket popullore rekomandojne pirjen e lengut te perftuar nga shtrydhja e te pakten 4 kokrrave ne dite. Lengu mund te pihet ashtu siç eshte ose i embelsuar. Kura me limon keshillohet te zgjase per 2 muaj. Ne te gjitha semundjet e shkaktuara nga hipertensioni, lengu i limonit jep rezultate shume te mira, per kete arsye mjeket popullore keshillojne qe kjo agrume te konsumohet sa me shpesh per parandalimin e tyre. Megjithate, limoni nuk rekomandohet vetem nese dhimbjet e kokes jane si pasoje e tensionit te larte, por edhe nga faktore te tjere. Per lehtesimin apo ndaljen e dhimbjeve, mjeket keshillojne lengun e limonit, te cilin mund ta shtoni me uje, ne rast se nuk e pini dot siç eshte. Edhe ne semundjet me temperature te larte dhe qe shoqerohen me etje dhe pakesim te urines, lengu i limonit ka dhene efektin e deshiruar. Pirja e menjehershme e lengut ul hipertensionin, normalizon dhe qeteson te semurin. Per kete qellim, mund te perdoren edhe lekurat e thata te limonit, te cilat, pasi hidhen ne nje sasi te vogel alkooli, lihen per 8 dite dhe nga masa e perftuar merren 20 pika qe treten ne uje. Mjekimi me lekurat e limonit ka dhene efekte te menjehershme ne uljen e temperatures dhe lehtesimin e dhimbjeve te kokes. Ne forme gargare, lengu i perftuar nga shtrydhja e limonit dhe shtimi me uje, rekomandohet edhe per infeksionet e gojes. Ne acarimet e mishrave te dhembeve si dhe per te ndalur gjakrrjedhjen, specialistet keshillojne te behet gargare me lengun e limonit, disa here ne dite. Limoni eshte i pasur me vitamine C, vitamine qe parandalon infeksionet dhe ndal hemorragjine. Gjithashtu, gargara me limon sherben ne qetesimin e fytit te skuqur dhe pakeson dhimbjet e shkaktuara prej tyre.
Gjethet e rrushit te zi
Gjethet e rrushit te zi kane dhene nje ndihmese te persosur per problemet e qarkullimit te gjakut. Si per shembull, kembet e renda e te fryra, varicet, hemoroidet, qarkullim jo i rregullt i gjakut etj. Keto gjethe permbajne nje substance qe quhet anthocyanosides e cila i jep gjetheve edhe ngjyren e kuqe gjate stines se vjeshtes. Kjo substance ka per karakteristike aktivitetin vitaminoz te substances “P”, e cila rrit ndjeshem rezistencen dhe tonikun e venave e te arterieve. Per kete rekomandohet qe gjethet e thara te rrushit te zi te lihen ne uje te valuar pergjate 5 deri ne 10 minuta.
Vera e kuqe
Nje menyre tjeter per te ulur rrezikun e semundjeve te zemres eshte pirja e veres se kuqe. Nderkohe, shkencetaret britanike kane zbuluar arsyen perse vera e kuqe parandalon rrezikun e semundjeve te zemres. Ata thone se kjo realizohet pikerisht nga nje lende kimike natyrore qe ndodhet ne veren e kuqe dhe qe pakeson rrezikun e bllokimit te eneve te gjakut. Kjo substance quhet Polifenols dhe ajo gjendet ne lekuren e rrushit te zi dhe te kuq.
Semundjet e zemres, studim mbi vlerat e sojes
Shume gra qe vuajne nga zemra diagnostikohen gabimisht, pasi shenjat e para te semundjeve te zemres tek grate jane ndryshe nga ato tek burrat. Mjeket analizuan 20 mije paciente ne 14 vende te ndryshme dhe zbuluan se 8 per qind e atyre qe ishin te semura nga zemra kurre nuk ishin ankuar per ndonje dhembje ne kraharor. Interesante eshte se mundesite per vdekje te atyre qe nuk kishin dhembje ne kraharor ishin 3 here me te medha. Ne vend te dhembjes, grate mund te ndiejne mungese frymemarrjeje, dhembje ne shpatull, ose qafe, provojne ndjersitje, te vjella dhe ndonjehere edhe humbje ndjenjash. Menyra qe mjeket zakonisht perdorin per diagnostikim eshte Elektro-Kardio-Grami, ose E-K-G. Por sipas mjekeve, kjo metode mund te mos jape rezultate per shkak te paqendrueshmerise hormonale tek grate. Mjeket bejne te ditur se EKG-ja mund te jape rezultate me te sakta vetem per disa gra. Kardiologet ne te vertete mund ta shohin qarkullimin e gjakut ne zemre. Studimi i rekomandon mjeket, e posaçerisht ata qe punojne ne spitalet e ndihmave te shpejta qe te shtojne vetedijen e tyre ndaj shenjave te tilla te vogla te semundjeve te zemres ne menyre qe pacientet te dianostikohen sa me pare. Madje, shkencetaret hedhin e poshte idene se soja mund t’i ndihmoje grate pas periudhes se menopauzes per te luftuar simptomat e plakjes siç jane humbja e kujteses, dobesimi i kockave dhe shtimi i kolesterines. Gjithashtu, ata thone se soja permban edhe nje element te ngjashem me esterogjenin dhe se nuk ka te dhena qe te tregojne se perdorimi i sojes eshte i demshem.
Studimi: Mosha mbi 45 vjeç nje ne kater vete, i semure me zemer
Ekspozimi ne diell ne oret me te nxehta gjate dites, i personave qe vuajne nga hipertensioni dhe ne veçanti i atyre qe perveç saj vuajne edhe nga semundje te zemres, mund te shtoje rrezikun e krizave dhe te infarktit. Dhe ata qe vuajne nga zemra nuk jane te pakte. Nje studim i kryer nga mjeke te klinikes “Mayo” ne Shtetet e Bashkuara, tregon se nje ne çdo kater vete, mbi moshen 45-vjeçare mund te preket nga semundje te zemres. Te dhenat e studimit i shtyjne mjeket dhe pacientet te kene parasysh se pushimi i zemres nuk shkaktohet vetem nga pompimi i pamjaftueshem i gjakut, por edhe atehere kur pompimi i gjakut eshte normal, por zemra nuk eshte ne gjendje ta absorboje ate. Simptomat tipike te kesaj sindrome jane lodhja, veshtiresi ne frymemarrje, enjtje te kembeve dhe probleme ne ritmin e rrahjeve te zemres. Per te shmangur nje fatkeqesi, mjeket e kesaj klinike rekomandojne zbatimin e masave parandaluese kunder presionit te larte te gjakut.
Jonida Tashi
E identifikuar
Hiqen Vizat per Shqiperine
berni@zeriyt.com,
www.galsh.com
www.vipat.info
Berni
Gjinia:
Artikuj te ndryshëm rreth Mjekesise !
«
Përgjigju #10 më:
08-11-2007, 11:00:53 »
Brokoli dhe soja parandalojne kancerin ne prostate
Qumeshti me shume yndyre, rrezik per kete tumor
Nese frikesoheni nga kanceri ne prostate, atehere perdoreni qumeshtin pa yndyre. Ky eshte rekomandimi qe jep mjeku alternativ Hysni Dankshi per parandalimin e kancerit ne kete organ. Nga studimet e bera kohet e fundit nga mjekesia alternative ne Stokholm ne Suedi eshte vertetuar se ushqimet me shume yndyre jane rrezik per kancerin ne prostate. Personat qe pine dy gota qumesht me yndyre ne dite jane me te prirur per t’u prekur nga kjo semundje. Me pak te rrezikuar jane ata persona qe konsumojne nje gote qumesht ne dite, ata qe nuk pine fare ose ata qe konsumojne qumesht te skremuar dhe pa yndyre. Tek keta persona rreziku i burrave mbi 50-vjeçare per t’u prekur nga kjo semundje eshte dy here me i vogel. Gjithashtu mjeku popullor Hysni Dankshi ka bere te ditur se personat qe kane konsumuar sasi te medha djathi apo vezesh dhe mish me yndyre kane qene me te favorizuarit per t’u prekur nga ky lloj kanceri qe prek meshkujt. Faktori kryesor pse qumeshti ndikon ne shfaqjen e kesaj semundjeje jane yndyrat. Konsumimi me i tepert se tri gota qumesht te yndyrshem ne dite zmadhon rrezikun per kancerin ne prostate per me shume se dy here. Per kete mjeku u rekomandon moshave te treta qe te konsumojne sa me shume qumesht te skremuar qe te mbrohen nga kjo semundje. Gjithashtu, mjeku keshillon qe keta persona te konsumojne sa me shume perime te gjelbra dhe çajra bimore.
Brokolina
Brokolina eshte preparati i ri bimor qe ka dhene rezultate te kenaqshme per kurimin e tumoreve si ne gji te femrat, ne prostate te meshkujt, ne mushkeri, ne melçine e zeze, ne zorren e trashe dhe ne stomak. Ilaçi bimor eshte i pergatitur nga rrenjet e brokules. Ky ilaç eshte pergatitur nga inxhinieri i bimesise kroate, Zuran Rudesha.
Ilaçi rekomandohet te perdoret nga personat me imunitet te zvogeluar, te duhanpiresit per pastrimin e mushkerive nga tymi i duhanit, nga grate qe vuajne nga osteoporoza, te femijet me zhvillim te vonuar te eshtrave, te cilet pesojne deformim te tyre si pasoje e mungeses se kalciumit dhe te kaliumit ne to. Brokula ka vlera te uleta kalorike dhe nuk ndikon ne rritjen e yndyrnave ne gjak. Ai permban vitaminat K, C, E, B1 dhe B2, acid folik dhe provitamina minerale.
Brokulina si preparat kurues rekomandohet te perdoret nga personat qe kurohen me antibiotike, kimioterapi ose rrezatim para dhe pas operacionit te tumoreve si dhe nga personat qe kane probleme ne prostate. Por, sipas mjekut Hysni Dankshi, ky ilaç bimor mund te perdoret nga te gjithe per t’u mbrojtur ne te ardhmen nga problemet qe shfaqen nga semundjet tumorale. Ilaçi rekomandohet te pihet tri here ne dite nga nje kapsule ose tri here ne dite nga dy kapsula pas buke.
Efektet e tjera kuruese
Brokoli nuk gjendet shpesh ne tryezat tona, sepse nuk kemi njohuri te mjaftueshme per te. Megjithate, eshte mire qe kete lloj ushqimi ta konsumoni me shpesh, sepse eshte shume i ushqyeshem dhe se pergatitja e tij eshte shume e lehte. Brokoli mund te jete shume efikas ne problemet qe shfaqen te shumica e femrave, por edhe te meshkujt. Brokoli eshte treguar shume efikas ne parandalimin e semundjeve te kanaleve urinare. Kjo semundje haset shume shpesh te femrat, madje disa prej tyre mesohen te jetojne me kete problem. Por nuk do te thote se kur keni semundje te kesaj natyre ju duhet ta menjanoni. Perkundrazi, kjo eshte nje semundje qe mund te sherohet me sukses me perdorimin e antibiotikeve perkates. E meta e kesaj semundjeje eshte se mund te perseritet shume here, kurse brokoli ne kete rast mund te jete shume i dobishem si parandalues. Mjeket rekomandojne qe femrat, te cilat kane probleme me kanalet urinare, duhet te konsumojne 200 deri 300 gr brokoli te zier. Brokoli permban glukinolat, qe jane perberje sekondare bimore, te cilet i shkaterrojne bakteret ne fshikezen e urines. Ne 200 deri 300 gr brokol gjenden 43 miligrame glukoniolat, qe mjafton per ta mbajtur fshikezen e urines ne rregull. Me brokolin nuk mund te sherohet inflamacioni i kanaleve urinare i cili sapo ka filluar, por nese ju bie imuniteti dhe shpesh keni probleme me kanalet urinare brokoli do te jete nje “partner” i vlefshem i juaji, i cili do te parandaloje infeksionin.
Studimi, efektet e sojes
Soja shihet si nje arme teper e fuqishme per te luftuar kancerin e prostates. Studiuesit amerikane kane zbuluar se nje molekule e quajtur “Equol”, e cila prodhohet nga stomaku gjate procesit tretes te sojes, arrin te bllokoje veprimin e nje hormoni DHT, qe lidhet me hipertrofine prostatike beninje dhe malinje. Studimi i publikuar ne “Biology of Reproduction”, qe eshte kryer nga studiuesit e “Children’s Hospital Medical Center” ne SHBA, ka dhene shume shpjegime sidomos per jetegjatesine e japonezeve, ne veçanti te burrave qe preken me pak nga kanceri ne prostate sesa meshkujt qe jetojne ne vende te tjera te botes. Merita e sojes per kurimin e kancerit ne prostate duket se i atribuohet zakoneve te japonezeve per te konsumuar soje. Eksperimentet e kryera mbi minjte ne laborator kane treguar se duke injektuar molekulen te kafshet, volumi i prostates ulej. Mesa dukej, me dieten e duhur arrihet te ulet hormoni DHT pa qene nevoja te nderhyhet ne nivelet e testosteronit. Tashme shpresa eshte qe te arrihet te saktesohen medikamentet qe shfrytezojne aftesine e sojes per te kuruar tumorin ne prostate.
Keshilla
Perdorni sa me shume fruta dhe perime. Nje diete e pasur me fruta dhe perime te fresketa, sidomos ato te pasura me shume vitamine C, kane rezultuar se kane nje ndikim te madh ne mbrojtjen kundrejt kancerit ne prostate.
Evitoni nitratin dhe potasiumin. Keta perberes nitrogjene njihen se jane shume te demshem dhe japin me shume mundesi te zhvillimit te kancerit ne prostate. Gjenden me se shumti ne mish, sallam, salçiçe. Limitoni duhanin, ushqimet qe permbajne djeges, si dhe qe jane me shume kripe. Ne vendet ku tymoset shume dhe qe preferojne ushqimet me shume kripe eshte vertetuar se kane nje nivel me te larte te te prekurve nga kjo semundje. Limitoni konsumimin e alkoolit. Alkooli mund te shkaktoje ndryshime ne qelizat dhe mund te çoje drejt kancerit. Hiqni dore nga mishi i kuq. Konsumimi i sasive te medha te mishit te kuq, sidomos nese eshte i skuqur, rrit mundesine per zhvillimin e kancerit.
Shkaqet e tumorit ne prostate
Ushqimi
Abuzimi me alkoolin
Duhani
Trashegimia
Disa gjendje te ashtuquajtura prekanceroze
Gjendjet pas heqjes kirurgjikale te nje pjese te stomakut
Jonida Tashi G.ALBANIA
E identifikuar
Hiqen Vizat per Shqiperine
berni@zeriyt.com,
www.galsh.com
www.vipat.info
Berni
Gjinia:
Artikuj te ndryshëm rreth Mjekesise !
«
Përgjigju #11 më:
08-11-2007, 11:03:05 »
Sëmundjet që kuron mbretëresha e bimëve, Aloe Vera
Si të forconi imunitetin e trupit tuaj me këtë bimë. Këshillat që rekomandojnë mjekët popullorë për të dalluar cilësinë e lartë të Aloe Verës te produktet e ndryshme
Shpesh ne nuk jemi të ndërgjegjshëm për shëndetin tonë derisa e humbasim atë. Papritur e kuptojmë të gjithë përmbajtjen e kufizimeve që sjellin sëmundjet në jetën tonë. Një shëndet i mirë është thelbësor për një jetë të kënaqshme, gjë që po bëhet gjithmonë e më e rëndësishme këto ditë, në të cilat çdonjëri prej nesh gjendet para detyrash shumë të rëndësishme. Por megjithë zhvillimin në rritje të mjekësisë perëndimore, megjithë trajtimet dhe gjithë aparaturat shumë të ndërlikuara e shumë të shtrenjta, sasia e të ashtuquajturave sëmundje të civilizimit rritet në mënyrë dramatike. Stili ynë i jetës plot stres, mungesa e ushtrimeve trupore, ushqimi ynë që rritet në një tokë të dobësuar për nga ushqimi e që ndotet nga dita në ditë e me një prodhim të ulët, një ambient i mbushur me toksinë, skemat negative të të menduarit dhe të sjelljes, po shpien në një rritje të sëmundjeve të zemrës dhe qarkullimit të gjakut, alergjive, ulcerave gastrike, kërpudhave dhe defekteve në sistemin e imunitetit. Pothuajse askush nuk është kursyer prej këtyre problemeve. Për shkak të metodologjisë së orientuar, për nga simptomat dhe pasojat e këtyre trajtimeve, një numër i madh njerëzish janë të sëmurë. Një mjekësi e orientuar nga e përgjithshmja, e bazuar në përdorimin e forcës shëruese të natyrës, po bëhet gjithmonë e më popullore në botën perëndimore. Ky afrimitet e vendos shëndetin në të njëjtin nivel me vitalitetin, entuziazmin për jetën dhe cilësinë e jetës. Kështu, substancat dhe trajtimet që e mbështesin trupin tonë për të realizuar balancën e tij natyrale dhe për të fituar rezistencë janë shumë të kërkuara.
Çfarë është Aloe Vera
Bima nga ana e jashtme mund të ngjajë si një kaktus, por Aloe Vera i përket familjes së bimëve zambakore, që rriten gjithmonë të blerta në klimën subtropikale në tokë të pasur me minerale, por gjithashtu edhe në rajone të thata. Për këtë arsye, kjo bimë e jashtëzakonshme që depoziton ujin njihet edhe si “zambaku i shkretëtirës”. Rreth 300 lloje të ndryshme të kësaj bime rriten në Afrikë, Australi, Amerikën e Mesme dhe atë Jugore, në Rusi si dhe në rajonet aziatike si Japoni, Kinë dhe Indi. Brenda një numri të madh të kësaj ekzistojnë vetëm katër lloje, të cilat dalin si më efektive. “Aloe mjekësore” (Aloe Barbadensis Miller) është me vlera shumë të mëdha për mirëqenien njerëzore. Bima arrin efektivitetin e plotë të saj pas tri apo katër vitesh të një rritjeje pa probleme. Aloe Vera grumbullon një shumë të madhe lëngu brenda gjetheve të saj 40-60 cm të gjata dhe 6-10 cm të trasha. Ky lëng i pangjyrë në formë xhelatine mbrohet nga një shtresë e dylltë dhe siguron një përqendrim shumë të lartë lëndësh ushqimore. Për shkak të aftësisë së saj të lartë lidhëse dhe të një niveli të lartë të përbërësve aktivë të kësaj depozite lagështie, Aloe Vera njihet si një bimë shëruese shumë e kërkuar, 3-4 herë më shumë se çdo bimë tjetër dhe për një kozmetikë popullore prej mijëra vitesh.
Efektet dhe përbërësit aktivë të Aloe Verës
Aloe Vera, me më shumë se 200 përbërës të verifikuar shkencërisht që aktivizojnë dhe forcojnë aftësinë tonë për vetëshërim, e ka treguar veten si një ndër bimët më të mira mjekësore. Kërkimet shkencore kanë provuar se efekti kryesor i Aloe Verës, domethënë aktivizimi i sistemit tonë të imunitetit, bazohet në përbërësin aktiv Acemannan, një kompleks karbohidratesh, i cili thithet nga zorrët dhe grumbullohet në membranat e qelizave. Kjo rrit rezistencën e çdo qelize të veçantë kundër viruseve të dëmshme dhe baktereve. Përbërësit e ndryshëm aktivë pastrojnë dhe forcojnë në mënyrë simultane zorrën dhe i japin një mbështetje të madhe organit më të madh të imunitetit në trupin e njeriut. Përbërja e të ashtuquajturve antioksidues që gjenden në Aloe Vera, vitaminat A, C dhe E, të cilat përdoren për të luftuar sëmundjet e civilizimit dhe masat paraprake për kancerin, ia vlen të përcaktohen si të mira. Përbërësit dytësorë bimorë të Aloe Verës e ndihmojnë trupin tonë që t’i thithë me lehtësi këto substanca jetësore 11 prej 20 aminoacideve më të njohura, modulet e proteinave që shpenzohen gjatë jetës si dhe 7 aminoacide kryesore. Një nivel i lartë i aminoacideve në gjakun tonë çon në forcimin e kockave, muskujve, një shpërndarje të mirë të oksigjenit brenda organizmit, një sistem të fortë imuniteti si dhe një mendje të mirekuilibruar. Për më tepër, përbërja e mineraleve, elementët e gjurmëve në Aloe Verës janë të një rëndësie të madhe. Përveç hekurit, kalciumit dhe magneziumeve, të cilat janë substanca thelbësore për të pasur dhëmbë dhe kocka të shëndetshme dhe për një metabolizëm të mirë, bima shëruese siguron gjithashtu sasira shumë të mëdha potasi, të nevojshme për të rregulluar balancën e ujit në trupin tonë dhe për një tension më të ulët të gjakut. Zinku e forcon sistemin e imunitetit, ndërsa magnezi e ndihmon trupin gjatë dezintoksikimit.
Përdorimi i brendshëm
Ilaçi më i përshtatshëm për trajtimin e brendshëm është lëngu i Aloe Verës. Ai mund të qetësojë problemet heterogjene dhe shkaqet e tyre. Efekti i saj në zorrë si organi më i madh imunitar në trupin e njeriut është shumë i vlerësuar. Fuqia shëruese e këtij ilaçi të vjetër dhe të mirat e tij në sistemin e imunitetit përforcojnë të gjithë organizmin, balancojnë aftësitë vetëshëruese të trupit të njeriut, krijojnë harmoni dhe ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve. Kërkimet shkencore tregojnë se kur Aloe Vera merret për përdorim të brendshëm ka një ndikim pozitiv në rruazat e bardha duke rritur rezistencën e tyre kundër viruseve të infiltruara. Një shumë e madhe ushqyesish vitaminozë dhe mineralesh mbështesin shëndetin dhe mirëqenien duke krijuar bazën për vitalitetin dhe entuziazmin për jetën. E rëndësishme është të bëhet dallimi ndërmjet produkteve Aloe Vera që përmbajnë aloin, të cilët janë kryesisht laksativë, dhe produkteve pa aloinë, të cilëve u referohemi në këtë tekst. Aloina përftohet nga prerja e shtresës së aloinës së gjethes dhe përmban substanca laksative. Vetëm vitaminat dhe substancat jetësore të palcës përdoren për përdorim të mëtejshëm. Këto substanca në përdorim të jashtëm apo të brendshëm e ndihmojnë trupin tonë të vetëshërohet dhe të qëndrojë i shëndetshëm.
Përdorimi i jashtëm
Metodat e trajtimit të Aloe Verës janë zhvilluar qysh prej mijëvjeçarësh dhe vazhdojnë edhe sot me produktet e reja të specializuara Aloe. Trajtimet me Aloe Vera kanë dhënë provat e tyre në rastet e neurodermatitit, ekzemës apo urtikarieve. Lëkura pasurohet me lagështirë dhe ushqyes jetësorë për të ndihmuar rigjenerimin e plagëve dhe për të përshpejtuar rritjen natyrale të qelizave. Duke përdorur Aloe Vera, qelbëzimet, djegiet, pickimet e insekteve dhe gërvishtjet shërohen më shpejt se zakonisht. Lëngu ose xheli i Aloe Verës mund të përdoret gjithashtu si një alternativë balsamike në sportet e përgjithshme dhe produkt kundër tërheqjes dhe bllokimit muskulor gjatë terapisë në rastet e dëmtimeve sportive. Mjekët popullore rekomandojnë që nënat të përdorin prodhime natyrale të Aloe Verës për t’u kujdesur për lëkurën e ndjeshme të bebeve të tyre në vend që të përdorin kremra të prodhuar kimikisht, të cilët përmbajnë përbërës që mund të shkaktojnë alergji. Për këto trajtime, Aloe Vera përfaqëson një alternativë të mrekullueshme.
Si ta dalloni Aloe Verën në treg
Prodhimet natyrale do të bëhen gjithnjë e më të rëndësishme për njeriun modern, i cili e kupton se shëndeti dhe mirëqenia janë të lidhura me harmoninë shëndetësore të të gjithë trupit të tij. Ushqyesi absolut natyror, pastrues dhe forcëdhënës Aloe Vera, me më shumë se 200 përbërës aktivë të provuar shkencërisht, po kërkon statusin e saj të rëndësishëm në një shoqëri të drejtuar për nga shëndeti. Që Aloe Vera të ketë efekt maksimal te trupi i njeriut, duhet të jetë: xhel i pastër i marrë nga gjethja, pasi është qëruar me dorë dhe xhel me përqindje më të lartë në produkte. Duke qenë se Aloe Vera ka vlera unike në natyrë, në ditët e sotme spekulohet shumë me emrin e kësaj bime. Shumë firma dhe prodhues të ndryshëm në të gjithë botën prodhojnë produkte me përmbajtje Aloe Vera, por jo të gjitha kanë cilësinë dhe sasi të lartë në produktet e tyre. Si mund të dalloni në treg një produkt me cilësi dhe sasi të lartë Aloe Vera nga një produkt me cilësi dhe sasi të ulët Aloe Vera? Për këtë ka një shpjegim ligjor që është deklarimi i detyruar i përbërësve në produkt. Çdo produkt në treg është i detyruar të deklarojë të gjithë përbërësit e tij në tabelën “Ingredients” ose përbërja. Vendosja e përbërësve në tabelë duhet të jetë sipas radhës së përqindjes. Ai përbërës që ka përqindjen më të lartë në produkt duhet të vendoset i pari në radhë, pas tij vendosen përbërësit e radhës së dytë, të tretë, të katërt, etj. Kompani serioze e deklarojnë përqindjen e Aloe Verës xhel në produkt. Në këto raste, zgjedhja e një produkti me cilësi dhe përqindje të lartë Aloe Vera është më e lehtë dhe e sigurt.
“Armiqtë” e Aloe Verës
Përveç forcimit të aftësive vetëshëruese të trupit të njeriut, efektet e mëposhtme të Aloe Verës janë provuar shkencërisht: pastron zorrët dhe në këtë mënyrë mbështetet i gjithë sistemi i imunitetit.
Harmonizon metabolizmin. Ka efekte dezintoksikuese dhe antioksiduese.
Ul vlerat e yndyrnave në gjak. Zgjeron arteriet (e rëndësishme nëse vuani nga tensioni i lartë).
Ka veti antibakteriale. Lufton mikrobet, kërpudhat (kërpudhat e lëkurës dhe Candidën, sindroma e zorrëve të irrituara) Shëron plagët. Zbut dhembjet.
Qetëson kruarjet. Shëron shenjat dhe djegiet. Hidraton lëkurën. Lufton qelbëzimet.
Jonida Tashi
E identifikuar
Hiqen Vizat per Shqiperine
berni@zeriyt.com,
www.galsh.com
www.vipat.info
Berni
Gjinia:
Artikuj te ndryshëm rreth Mjekesise !
«
Përgjigju #12 më:
08-11-2007, 11:05:23 »
Çokollata, efektet per shendetin e femijeve dhe te rriturve
Sot çokollata llogaritet si ushqim luksoz me te cilin duhet te keni kujdes pasi shkakton migrene dhe shendoshje. Per disa mjeke, kjo mbetet e diskutueshme, por sipas disa hulumtimeve te reja shkencore eshte vertetuar se çokollata ose kakaoja, nese konsumohen ne sasi te kufizuara, jane te dobishme per organizmin dhe ndihmojne ne mosshfaqjen e semundjeve te zemres, kancerit dhe disa semundjeve te tjera.
Perberja nutritive
Perberja nutritive e çokollates ndryshon ne varesi te recetes. Ne pergjithesi, çokollata permban keto lende ushqyese: proteina, te cilat jane te nevojshme per rigjenerimin e qelizave; yndyrna, kryesisht yndyrna te ngopura deri ne masen 50 per qind; Vitamine E, vitamine liposolubile, e nevojshme per membranen e qelizes;
Kalcium; fosfor dhe magnezium; minerale esenciale per kockat dhe dhembet; hekur, i nevojshem per formimin e hemoglobines; kafeine, stimuluese e sistemit nervor;
baker, i cili ndihmon ne metabolizmin e hekurit, formimin e melanines (ne lekure dhe floke) dhe funksionin e sistemit nervor qendror; fitokemikaliet,(siç jane flavonidet) me ndikim antioksidues. Kokrrat e kakaos, qe jane perberja kryesore e çokollates, permbajne me shume se 600 fitokemikalie (lende kimike bimore), duke perfshire antioksidantet qe mbrojne nga semundjet e zemres dhe nga kanceri.
A shkakton çokollata migrene?
Me migrene nenkuptohen kriza te renda te dhembjeve te kokes te shkaktuara nga spazma e arterieve te trurit. Keto kriza mund te shkaktohen nga faktore te shumte, midis te cileve shpesh permendet edhe çokollata. Megjithate, nuk ka deshmi te sigurta per kete, sepse te shumica e te semureve qe shkojne deri te kriza ne te njejten kohe eshte e nevojshme edhe prezenca e faktoreve te tjere, siç jane stresi, lodhja, shqetesimi etj dhe disbalanci hormonal. Po keshtu, ne kete semundje mund te ndikojne edhe disa ushqime dhe uria.
A shkakton çokollata akne dhe puçrra?
Besohet qe disa ushqime mund te sjellin probleme deri te keqesimi i akneve, mes te cilave shpesh akuzohet çokollata. Por per kete nuk ka deshmi. Sipas hulumtimeve te reja, te çokollata nuk jane identifikuar perberje qe do te shkaktonin akne apo keqesim te tyre. Megjithate, besohet se indeksi glikemik i larte, i kombinuar me konsumimin e madh te sheqernave te rafinuara te çokollata, mund te jete ne relacion me shfaqjen e puçrrave.
A shkakton çokollata shendoshje?
Nese dikush ha rregullisht çokollate me shume sesa jane nevojat e tij, teprica e kalorive qe ka çokollata do te kaloje ne formen e yndyrnave. Çokollata ka vlere te madhe energjetike, qe do te thote se permban me shume kiloxhula ne raport me masen e saj, perafersisht 2200 kiloxhula ne 100 gr. Nese rregullisht konsumohet ushqim energjetik i pasur, kjo eshte sigurisht menyra me e shpejte qe te fitohet peshe. Ne fakt, fajtori per kete nuk eshte vetem çokollata dhe ushqimet specifike, por ngrenia e tepert ne teresi. Sipas mjekeve, eshte e sigurt se nese dikush ushqehet shendoshe, mund te haje dhe çokollate ne sasi te kufizuar, duke mos u trembur se do te shtoje ne peshe. Per shembull, kuzhina tradicionale meksikane e perdor çokollaten e erret ne receta me mish te kripur dhe me zarzavate. Çokollata e konsumuar ne menyre te tille ka vlere me te vogel energjetike, pasi eshte e holluar me ushqime me energji te ulet.
A mund te konsumojne diabetiket çokollate?
Diabetiket mund te konsumojne sasi te vogla te çokollates pasi nuk ka efekte te demshme mbi kontrollin e glikemise.
A e rrit çokollata kolesterolin ne gjak?
Çokollata mesatarisht permban 50 per qind yndyrna. Eshte e njohur qe pas konsumimit te nje ushqimi, i cili eshte i pasur me yndyrna te ngopura, rritet kolesteroli ne gjak. Te çokollata lloji kryesor i yndyrnave te ngopura eshte acidi stearik. Ky lloj acidi nuk ndikon ne sasine e kolesterolit ne gjak. Kjo do te thote se ata qe duan te zvogelojne marrjen e yndyrnave te ngopura, per te normalizuar kolesterolin mund te konsumojne lirisht çokollate por ne sasi te vogla.
Mbrojtja nga semundjet e zemres dhe kanceri
Kokrrat e kakaos permbajne antioksidante, te cilet kane rol ne prevencen e disa semundjeve. Substancat, te quajtura ketehine, e zmadhojne rezistencen ndaj semundjeve degjenerative, siç eshte kanceri dhe semundjet e zemres. Katehinet gjithashtu gjenden edhe te pemet dhe perimet, por organizmi ka nevoje edhe per katehine te llojeve te ndryshme, siç jane ato qe gjenden te çaji dhe çokollata. Ne krahasim me çajin, permbajtja e antioksidanteve te çokollata eshte me e madhe. Çokollata, veçanerisht çokollata e erret, eshte burim i shkelqyeshem i katehineve. Ekzistojne deshmi se kakaoja ndihmon ne prevenimin e oksidimit te kolesterolit ne gjak dhe zvogelon tendencen per ngjizjen e gjakut (tromboza). Megjithate, qe te thuhet se a ndikon kakaoja te zemra, nevojiten me shume deshmi. Ne pergjithesi, bazuar ne hulumtimet e deritanishme, nuk eshte vertetuar ndikimi i antioksidanteve ne prevencen e semundjeve te zemres.
Kakaoja kundrejt çokollates
Nese doni ta zmadhoni konsumimin e antioksidanteve dhe njekohesisht konsumimi i kalorive ne teresi te jete i ulur, provoni te pini kakao ne vend qe te hani çokollate, pasi permbajtja e yndyrnave te kakaoja eshte me e ulet. Çaji gjithashtu permban katehine (edhe pse jo aq shume sa kakaoja dhe çokollata), por nuk permban yndyrna. Per kete arsye, çokollaten nuk mund ta cilesojme si ushqim te shendoshe, sepse ajo permban dhe komponente te tjere, te cilet potencialisht jane te padeshiruara nese konsumohen ne sasi te medha. Nga ana tjeter, njerezit qe konsumojne ne sasi te kufizuar çokollaten, nuk duhet te ndihen fajtore per kete gje.
Kafeja dhe te mirat e saj
Per shqiptaret, ashtu si dhe per miliona njerez ne bote, kafeja eshte pija me e preferuar e mengjesit. Por cilat jane efektet e saj ne shendetin e njeriut jo te gjithe i dine. Lajme te mira shkencore kane mberritur nga Italia per ata miliona njerez ne bote qe pine çdo dite kafe. Ajo madje keshillohet si nje terapi e mire edhe per nje sere semundjesh, perfshi ate te zemres. Por, mos u çudisni, kafeja rekomandohet edhe per femijet. Kafeja nuk eshte e keshillueshme per grate shtatzena dhe per personat qe vuajne nga ulcera ne stomak. Ne Milano, kafeja, thote njeri prej dietologeve me te njohur te Italise, ju ben mire juve dhe femijeve. Filxhani i mengjesit i ekspresit, qe behet ne kuzhinen e shtepise ose pihet shpejt e shpejt ne nje kafene gjate rruges per ne pune, eshte nje rutine e perditshme per miliona italiane. Por ka shume vite qe informacionet per menyren e tyre me te preferuar per te filluar diten jane negative. Per shembull, nje nga lajmet me te fundit ishte qe mjeket i kishin thene kryeministrit britanik Toni Bler te pinte me pak kafe. Ndersa tani duket se batica po ulet. “Harrojini njoftimet frikesuese!”, - thote dietologia Chiara Trombeti, e institutit “Humanitas Gavazeni” ne periferi te Milanos. Sipas saj, ka arsye te shendosha shkencore per ta gezuar ekspresin e mengjesit pa u shqetesuar per pasojat negative ndaj shendetit. “Kafeja mund t’ju beje mire dhe sa me e forte te jete, aq me e mire eshte”, - thote dietologia. Per kete arsye, ajo rekomandon nje ekspres ne vend te nje neskafeje te pergatitur vete.
Te dhena shkencore
Kafeja permban tanine dhe antioksidante, qe kane efekte pozitive per zemren dhe arteriet. Gjithashtu, sipas dietologes italiane, kafeja mund te te lehtesoje dhembjet e kokes. Ajo keshillohet per melçine dhe mund te ndihmoje ne parandalimin e cerozes dhe gureve ne veshka. Kafeina ne kafe mund te zvogeloje rrezikun e krizave te astmes dhe ndihmon ne permiresimin e qarkullimit brenda zemres. Nuk mund ta mohosh se kafeja nuk eshte e mire per te gjithe. Nese pini me shume se ç’duhet, mund t’ju beje nervoz, shkakton shpejtim te rrahjeve te zemres dhe dridhje te duarve. Grate shtatzena, te semuret me zemer dhe ata qe vuajne nga ulcera ne stomak, keshillohen ta shmangin kafene. Dr. Trombeti thote: “Asnje nuk duhet te pije me shume se 3-4 filxhane kafe ne dite”. Shume prinder mund te tmerrohen nga keshillat e kafese per femijet, por dr. Trombeti kembengul me force se nje filxhan qumesht me kafe mund te jete nje fillim ideal per brezin tjeter te te apasionuarve pas kafese, sidomos per femijet gjumashe, sepse kafeja nxit trurin e tyre para nje dite qe shpesh zgjat nga ora 08.30 e mengjesit deri ne 04.30 mbasdite.
Kafeja ndikon mire per:
Zemren e arteriet
Dhembjet e kokes
Melçine
Cerozen
Guret ne veshka
Astmen
Jonida Tashi G.ALBANIA
E identifikuar
Hiqen Vizat per Shqiperine
berni@zeriyt.com,
www.galsh.com
www.vipat.info
Berni
Gjinia:
Artikuj te ndryshëm rreth Mjekesise !
«
Përgjigju #13 më:
09-11-2007, 08:37:12 »
Astma, shkaqet e sëmundjes që na merr frymën
Astma është një sëmundje që ka marrë shtrirje të gjerë në dekadat e fundit, veçanërisht në vendet e zhvilluara dhe ekspertët ende nuk ia kanë dalë të përcaktojnë se cilat janë shkaqet e kësaj rritjeje. Mekanizmat që shkaktojnë sëmundjen janë komplekse dhe ndryshojnë nga një individ te tjetri. Një pjesë e madhe e të sëmurëve vuajnë nga alergjitë dhe disa studiues po përpiqen të identifikojnë faktorët e përbashkët të astmës dhe alergjisë. Në fakt, jo të gjithë njerëzit që vuajnë nga alergjitë kanë astmë dhe jo të gjitha rastet e kësaj sëmundjeje mund të shpjegohen përmes alergjisë. Ka shumë të ngjarë që astma të shkaktohet nga një sërë faktorësh që bëhen bashkë, në të cilët bëjnë pjesë gjenet dhe shkaqe të tjera ambientale, të tilla si infeksionet, ndryshimet hormonale te gratë dhe alergjitë.
Kundërpërgjigjja ndaj alergjive
Thuajse gjysma e të rriturve që kanë astmë vuajnë edhe nga alergjia, e cila në më të shumtën e rasteve e ka origjinën nga fëmijëria. (Te pacientët, ku astma shfaqet në moshë të madhe, zakonisht faktori alergji nuk luan ndonjë rol kryesor). Disa nga faktorët kryesorë që shkaktojnë alergjitë janë:
Pluhuri i shtëpisë, i cili zakonisht përmban enzima me alergjentë të fuqishëm. Pikërisht ky është edhe shkaku kryesor i alergjive në ambientet e shtëpisë.
Kafshët shtëpiake
Poleni. Një krizë astme nga alergjia e shkaktuar prej polenit ka më shumë të ngjarë që të ndodhë gjatë ndryshimeve dhe aktiviteteve drastike atmosferike, të tilla si rrufetë.
Myku
Sipas një studimi të vitit 2002, myku mund të shkaktojë krizat më të rënda të alergjisë te personat e rritur, në krahasim me alergjentët e tjerë.
Kërpudhat
Furrtarja e zezë. Është një nga shkaqet kryesore të astmës dhe mund të shkaktojë probleme të rënda në funksionimin e mushkërive edhe te personat që nuk kanë probleme astmatike.
Karburantet. Disa lloje karburantesh mund të jenë shkaqe alergjish. Mendohet se lëndët djegëse të përpunuara, të tilla si vajguri, për shembull, janë shkaqe alergjish.
Procesi alergjik. Quhet ndryshe atopi dhe ende nuk është zbuluar lidhja që ekziston mes tij dhe astmës. Në të bëjnë pjesë shumë alergjentë ajrorë, të cilët shkaktojnë një sërë trazimesh në sistemin imunitar, që çojnë në infektime dhe hiperaktivitet të rrugëve të frymëmarrjes. Ja një përshkrim i tij.
Faktorët kryesorë, në tërësinë e faktorëve imunë që kontribuojnë për alergjinë dhe astmën, mendohet të jetë kategoria e qelizave të bardha të gjakut, që njihet si "Ndihmësja e qelizave T" dhe kryesisht nënkategoria qelizat Th2. Ato prodhojnë në sasi shumë të mëdha interleukinë (Ils), faktorët imunë që janë anëtarë molekularë të familjes së citokinës, që përfshihen në procesin inflamator. Interleukinët 4, 9 dhe 13 mund të jenë përgjegjëse për fazën e parë të krizës së astmës. Janë pikërisht ato që stimulojnë prodhimin e antitrupave të njohur si imunoglobilinë E(IgE). Personat që kanë edhe astmë, edhe alergji mendohet se kanë predispozitë gjenetike për mbiprodhimin e IgE.
Gjatë krizës së alergjisë, antitrupat IgE mund të lidhen me disa qeliza të veçanta të sistemit imun, të quajtura qeliza të drejtpërdrejta, të cilat zakonisht janë të përqendruara në mushkëri, lëkurë dhe mukozën e membranave. Kjo lloj lidhjeje shkakton çlirimin e disa kimikateve aktive, të njohura si leukotrienes. Janë pikërisht ato shkaktaret e spazmave të rrugëve të frymëmarrjes, mbiprodhimit të mukozës. Një tjetër citokinë, interleukin 5, mendohet se kontribuon në kundërpërgjigjen e fundit të fazës inflamatore. Kjo interleukinë tërheq qelizat e bardha të gjakut, të njohura si eosinophile. Ato grumbullohen dhe qëndrojnë në rrugët e frymëmarrjes pas krizës së parë. Qëndrojnë aty për javë të tëra dhe përpiqen që të lëshojnë pjesëza të tjera të dëmshme që mbesin në rrugët e frymëmarrjes.
Kundërpërgjigjja e sistemit imunitar. Shkencëtarët po studiojnë rolin që luajnë qelizat T në shkaktimin e astmës. Qelizat T janë qeliza të bardha të gjakut, të cila luajnë një rol të rëndësishëm në sistemin imunitar. Mjekët janë përqendruar në funksionimin e qelizave T, që quhen "ndihmëset e tipit 2", por ende në këtë drejtim ka shumë për t‘u zbuluar.
Shkaqet e astmës së vazhdueshme. Me kalimin e viteve, përsëritja e vazhdueshme e krizave të astmës mund të shkaktojë ndryshime të pariparueshme strukturore dhe funksionale të rrugëve të frymëmarrjes, një proces ky që quhet "rimodelim". Rrugët e frymëmarrjes që pësojnë këtë ndryshim janë të ngushta dhe mund të shkaktojnë astmën kronike. Studiuesit po përpiqen që të shpjegojnë se si mund të ndodhë një proces i tillë.
Interleukinet. Disa kërkues janë përqendruar te faktorët e fuqishëm imunitarë, përfshi interleukinën 11 dhe 13. Ato lidhen me një numër të madh procesesh që mund të shkaktojnë rimodelimin, përfshi ashpërsimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe ënjtjes së qelizave në muskujt e butë që përbëjnë rrugët e frymëmarrjes.
Faktorët e rritjes. Lëndët e njohura si faktori i rritjes endothelialo vaskular është mbajtur nën vëzhgim në rrugët ajrore të pacientëve me astmë. Ky faktor është një promotor i rëndësishëm i rritjes së qelizave në anët e brendshme të enëve të gjakut dhe sipas disa studiuesve mendohet që ai është një nga shkaqet e rëndësishme të rimodelimit të rrugëve të frymëmarrjes.
Faktorët gjenetikë. Mbi një e treta e personave me astmë e ndajnë këtë simptomë me një tjetër pjesëtar të familjes. Ka më shumë mundësi që të trashëgohet nga nëna te fëmija, sesa nga babai te fëmija. Si alergjitë, ashtu edhe astma, kanë të bëjnë me faktorin gjenetik, por jo në të gjitha rastet. Studimet në lidhje me gjenetikën e këtyre diagnozave janë konfuze. Disa shkencëtarë kanë përcaktuar gjenin (ADAM 33) si atë që ka lidhje me astmën. Një mutacion i tij mund të luajë një rol të rëndësishëm në rimodelimin e rrugëve të frymëmarrjes.
Hormonet femërore. Hormonet ose ndryshimet në nivelin e tyre duket se luajnë një rol jo të vogël në këtë sëmundje në rastin e femrave. Sipas statistikave, rëndimi i situatës së sëmundjes te 30-40% e femrave me astmë ka të bëjë me ciklin menstrual. Sipas një studimi, femrat me astmë që ndikohen nga cikli kanë karakteristikat e mëposhtme:
- Një moshë të avancuar
- Kanë vuajtur nga astma prej një kohe të gjatë
- Kanë kaluar kriza të ashpra astme 3 ditë para ciklit menstrual
Astma gjatë shtatzënisë. Gjatë shtatzënisë një e treta e grave me astmë vuajnë më shumë, një e treta më pak, ndërsa pjesa e mbetur nuk ka ndonjë astmë të ashpër. Sipas disa studimeve, gratë shtatzëna, që kanë foshnje femër, kanë tendencën të kenë simptoma më të ashpra astme se ato që kanë foshnje mashkull.
Menopauza dhe astma. Gjatë periudhës së menopauzës, që quhet ndryshe perimenopauza, kur estrogjeni ulet, rreziku i shtrimit në spital i grave me astmë rritet në krahasim me vitet e mëparshme.
Astma e të rendurit. Është një astmë e kufizuar, që shpërthen vetëm nga aktiviteti i madh fizik, e shoqërohet me marrje fryme.
Astma e natës. Zakonisht astma ndodh fillimisht natën (astma e natës) në 75% të rasteve të pacientëve. Krizat zakonisht e kanë kohën e përkeqësimit të tyre gjatë orëve 02.00 deri 04.00 të mëngjesit. Faktorët që mund të luajnë një rol në astmën e natës janë:
Ndryshimet kimike dhe ato të temperaturës trupore gjatë natës, që shtojnë inflamacionin dhe sjellin ngushtimin e rrugëve të frymëmarrjes
Reagimet e vonuara nga ngacmues alergjikë të hasur gjatë ditës
Pirja e disa lloje ilaçeve gjatë ditës
Shtimi i acidit në stomak, që shkakton ngushtimin e rrugëve të frymëmarrjes
Disa ekspertë janë të mendimit se astma e natës mund të jetë astmë e një lloji të veçantë, me mekanizmat e veta specifike, biologjike, që ndodhin vetëm natën dhe reduktojnë sasinë normale të hormonit asteroid, i cili ndalon inflamacionin.
Kush e ndihmon përkeqësimin e gjendjes?
Infeksioni. Roli i infeksionit në përkeqësimin e gjendjes së astmës është i ndërlikuar. Infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes mund të luajnë një rol në astmën e të rriturve, por mund të jenë mbrojtës në astmën e fëmijëve të vegjël. Si te fëmijët, ashtu edhe te të rriturit, infektimi i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes është shumë i dëmshëm. Studiuesit janë veçanërisht të interesuar për organizmat adenoviruse Chlamydia pneumniae dhe Mycoplasma pneumoniae. Ato janë shkaqet më të mëdha të infeksioneve të lehta e të rënda të rrugëve të frymëmarrjes, si dhe dyshohet se janë ndër shkaqet kryesore të krizave të rënda të astmës te të rriturit. Në rastet kur te pacientët astma ndodhte pas infeksionit, kriza ishte shumë më e rëndë se në rastin kur ajo ndodhte për shkaqe të tjera. Astma e ngacmuar nga infeksioni, megjithatë, ka një kohëzgjatje 5 deri në 6 vjet. Në çdo grupmoshë infeksioni është një faktor përkeqësues dhe shkakton më shumë probleme te njerëzit që e kanë ndërkohë astmën. Rhinovirusi (virusi i zakonshëmi gripit), mendohet të jetë një nga infeksionet më të zakonshme që ka lidhje dhe ndikon në ashpërsinë e sulmeve të astmës. Ky virus lidhet me 61% të përkeqësimit të astmës te të vegjlit dhe 44% te të rriturit. Disa studiues sugjerojnë që të ftohtët e shton mundësinë e infeksionit alergjik dhe rrit intensitetin e dobësimit të rrugëve të frymëmarrjes për javë të tëra.
Thuajse gjysma e pacientëve me astmë vuajnë edhe nga simptoma gastroezofagale, të cilat janë shkaku i djegieve të stomakut.
Skeda
- Fjala astmë vjen nga greqishtja e lashtë dhe do të thotë pikturë. Në thelb, sëmundja e astmës konsiderohet si sëmundja e pamundësisë së të marrit frymë.
- Është sëmundje kronike, që prek rrugët e frymëmarrjes, ose e thënë ndryshe tubat që transportojnë ajrin brenda dhe jashtë mushkërive.
- Kur je me astmë muret e brendshme të rrugëve të frymëmarrjes infektohen lehtësisht dhe janë shumë të ndjeshme. Për shkak të faktorëve të ndryshëm, ato, përveçse irritohen, edhe ngushtohen duke pakësuar sasinë e ajrit që shkon në mushkëri. Kjo shkakton simptomat e kollitjes, marrjen e frymës, apo teshtimën.
- Astma nuk mund të kurohet, por pjesa më e madhe e njerëzve që e kanë mund ta kontrollojnë dhe si pasojë të kenë një jetë normale.
- Kur situata rëndohet, atëherë kemi të bëjmë me një krizë astme. Në raste të tilla, rrugët e frymëmarrjes mund të mbyllen në mënyrë të tillë që të mos arrijnë ta çojnë dot oksigjenin e mjaftueshëm tek organet jetike. Njerëzit mund të vdesin nga kriza të tilla.
- Të kujdesesh për astmën është shumë e rëndësishme. Duhet të bashkëpunosh ngushtë me mjekun për të mësuar se si të manovrosh në raste të ndryshme.
- Studimet ende nuk e kanë nxjerrë në dritë se cilat janë rastet që shkaktojnë astmën, megjithatë dihet se nëse në një familje është dikush me astmë, anëtarët e tjerë janë më të prirur ta kenë një gjë të tillë.
G.Shqip
E identifikuar
Hiqen Vizat per Shqiperine
berni@zeriyt.com,
www.galsh.com
www.vipat.info
Berni
Gjinia:
Artikuj te ndryshëm rreth Mjekesise !
«
Përgjigju #14 më:
17-01-2008, 14:44:12 »
Molekule e re kunder kancerit te kokes
Nje grup shkencetaresh ne Australi thote se ka bere nje zbulim ne menyren e trajtimit te kancerit ne kocke. Ky lloj kanceri, i quajtur Osteosarkoma, prek kryesisht te rinjte. Shkencetaret ne Australi thone se nje molekule e panjohur me pare ne kercirin e rritjes, mund te frenoje perhapjen e kancerit te kockes. Shkencetaret ne laboratorin e Spitalit “Saint Vincent” ne Melburn, kane zbuluar nje arme te re ne luften kunder kancerit te kockes. Kirurgu ortoped, Piter Çong, shpjegon se kanceri i kockes apo osteo-sarkoma, prek kryesisht njerezit ne moshe te re, periudhe kur kocka rritet e formohet. Ky lloj kanceri shfaqet kur qelizat qe kane arritur fazen e plote te zhvillimit nuk u pergjigjen sinjaleve per te mos u rritur me. Keshtu ato vazhdojne te rriten dhe kjo shkakton kancer. Osteo-sarkoma, nga nje pike e vogel shpesh perhapet ne mbare kocken, e pastaj kalon ne muskuj. Por kur ky kancer godet nje shtrese te holle kerci, ai duket se ndalet. Doktor Çang thote se gjate kerkimeve ata zbuluan qe kerci permbante nje molekule qe frenon perhapjen e qelizave kanceroze. Ai thote se studimet te kafshet ne laborator tregojne se ky zbulim i ri mund te krijoje mundesi per nje trajtim te efektshem te semundjes. Ne fakt ky lloj trajtimi ka ndryshuar jeten e te pakten te semuri. Mark Naper kishte nje gunge ne gjurin e tij qe kur u diagnostikua doli se ishte osteo-sarkome, kancer ne kocke. Pas 6 muajsh trajtimi me kimioterapi dhe operacion, ky pacient tashme eshte rimekembur. Ai thote se e ndjen vetem mire dhe eshte kthyer ne jeten normale. Gjate viteve te fundit, cilesia e jetes se pacienteve me oeste-sarkome eshte permiresuar dukshem, por ne 25 per qind te rasteve, pacientet me kete semundje vazhdojne te mos reagojne ndaj metodave te deritanishme te trajtimit. Shkencetaret besojne se zbulimi i ri i mjekeve australiane do te ndryshoje per te mire jeten e te semureve me kete lloj kanceri.
Studime per trajtimin e traumave ne tru
Shkencetare amerikane te laboratoreve te mbrojtjes dhe te sektorit privat po bashkepunojne per te krijuar mjete me te mira mbrojtese per civile e ushtare. Kete lojtare futbolli jane pjesemarres ne nje studim. Helmetat e tyre jane pajisur me ndjesore te posaçem qe vezhgojne dhe regjistrojne efektet e goditjeve. Doktor Tom Guduin, prane kolegjit te Virxhinias, thote se ndjesoret per rreth helmetes regjistrojne forcen e goditjes dhe drejtimin qe shperndahet ajo. Ne kete menyre ekspertet mund te shohin se cila pjese e trurit preket me shume nga goditjet. Ne studim marrin pjese edhe eksperte te Pentagonit. Shefi i Shtabit te Ushtrise, Xhorxh Kejsi, thote se tani po kryhen eksperimente me helmetat e pajisura me ndjesore te vendosur ne koken e mostrave ne laborator. Ekspertet masin tronditjen e shkaktuar ne koken, pastaj te dhenat e regjistruara kalohen ne kompjuter per te pare efektet e goditjeve ne tru. Helmeta me ndjesore vazhdojne te perfeksionohen dhe eshte planifikuar qe ato te fillojne te perdoren kete vit ne Irak e Afganistan. Kjo pllake eshte nje tjeter pajisje per te matur drejtpeshimin, qe njeriu shpesh humbet kur goditet ne koke. Neurologu Tomas DeGravo e perdor kete pajisje per te matur perpjesetimin e perhapjes se goditjes ne tru. Kudo qe ndodh lendimi, ne fushebeteje a ne fushen e sportit, keto pajisje do t’i lejojne mjeket te percaktojne me shpejtesi menyren me te mire te trajtimit per viktimat e traumes.
Pergatiti: Jonida Tashi G.Albania
E identifikuar
Hiqen Vizat per Shqiperine
berni@zeriyt.com,
www.galsh.com
www.vipat.info
Faqe: [
1
]
2
3
Shko lart
Keshilloje
|
Printoje
« i mëparshmi
tjetri »
Shko te:
Zgjidhni një destinacion ju lutem:
-----------------------------
Blogu Shkencor
-----------------------------
=> Revista Shkencore
=> Teknologji Moderne
=> Mjekësia | Trupi dhe Shendeti
-----------------------------
Shkencat Ekzakte - Exact Science
-----------------------------
=> Matematikë dhe Fizikë
===> Statistike
===> Mekanike
===> Fizike Kuantike
===> Gjeometri
=> Biologji dhe Kimi
===> Gjenetike
===> Zoologji
===> Botanike
===> Ekologji & Mjedis
=> Astronomi
=> Gjeografi
===> Gjeografia Fizike
===> Gjeografia e Shteteve
===> Gjeologji
===> Gjeografia e Shqiperise
===> Gjeografia e Kontinenteve
=> Arkitekturë dhe Inxhinieri
Anketa
a doni ta provoni dhe ju
E paarritshme
8
(32%)
do ta provoj
17
(68%)
Numri total i votave: 25
Shiko temen