Faqe: [1]   Shko poshtë
  Përgjigju  |  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: P O P - A R T  (E lexuar 733 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
N I K
Shiko profilin
« më: 14-01-2006, 09:00:50 »
Citoje

Levizje artistike Anglo-Amerikane, e lindur ne Britanine e Madhe ne vitet 50 te shek te xx, si reaksion i subjektivizmit te ekspresionizmit abstrakt (levizje qe zhvillohet paralelisht gjatë luftës se pare botërore).
Pop-Art e ka drejtuar interesin e vet drejt kulturës popullore te bazuar ne imazhet e jetës se perditeshme qytetare dhe te mass-medias.
Fantazia dhe sofistikimi karakterizojne artistet te kësaj rrymë artistike: skulptori E.Paolozzi, piktori J. Tilson, E. Kienholz,  Roy Lichtenstein etj.

1- Roy Lichtenstein - "Pikture afër Dritares": 1983, vaj ne telajo, koleksion privat.
2- Andy Warhol - "Kuti supe Campbell" 1964, serigrafi ne telajo, Galleria Leo Castelli, New York.

Pop-Art amerikan nis ne fillim te viteve '60 te shek xx me një teknike te ftohte dhe impersonale, qe merrte shtyse nga neutraliteti i objekteve te konsumit te perditshem e ridimensionuar ne përmasa dhe ne ngjyrë.


[attachment deleted by admin]
« Ndryshimi i fundit: 14-01-2006, 12:42:42 nga N I K »
E identifikuar

Industria e INJORANCES organizohet ne menyre qe kjo injorance te koltivohet tek njerzit e thjeshte
N I K
Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 14-01-2006, 13:00:30 »
Citoje

Pop-Art lind pikërisht nga fusioni i artit dhe i kulturëës se mass-medias fale kerkimeve te Robert Raushenberg e Jasper Johns, por përhapjen dhe zhvillimin me të madh e ka pikërisht ne Bienalen e Venecias me 1964.
Perfaqsuesit e kësaj rrymëë artistike janë kryesisht artistet amerikane si: Andy Warhol, Claes Oldenburg, Tom Wesselmann, James Rosenquist, Roy Lichtenstein te cilët riciklojne duke definizuar ne te, aspektin themelor te kulturëës popullore te shoqerise USA. Kjo kulturëë ishte e  dominuar nga imazhi, dhe pikërisht nga imazhi kinematografik, tv, publicitet, gosip, etj, pra imazhi i konsumit te gjerë.
 
Andy Warhol i cili perserit dhe riperserit me fiksim ne një kuader imazhin e një shishe Coca Cola, dëshmon se si ky objekt konsumi është kthyer ne një pikë referimi shumë herë me i rëndësishëm sesa vlerat e tjera te brendeshme dhe shpirtërore, për te arritur ne atë gjendje egzistenciale qe mjetet e komunikimit propagandojnë si element fitimtar ne shoqërinë e sotme bashkekohore.


[attachment deleted by admin]
E identifikuar

Industria e INJORANCES organizohet ne menyre qe kjo injorance te koltivohet tek njerzit e thjeshte
Faqe: [1]   Shko lart
  Përgjigju  |  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Ke preferoni ne Big Brother Albania 3?
  • Dot Bertina
  • 8 (19%)
  • -
  • Dot Seldio
  • 1 (2%)
  • -
  • Dot Erjoni
  • 2 (4%)
  • -
  • Dot Hakiu
  • 13 (31%)
  • -
  • Dot Domenika
  • 1 (2%)
  • -
  • Dot Pamela
  • 1 (2%)
  • -
  • Dot Graciela
  • 2 (4%)
  • -
  • Dot Valentina
  • 2 (4%)
  • -
  • Dot Jetmiri
  • 6 (14%)
  • -
  • Dot Eduarti
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Olta
  • 4 (9%)
  • -
  • Dot Xhimi
  • 1 (2%)
  • -
  • Numri total i votave: 41
  • Shiko temen

* Sponsor