Faqe: [1] 2   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Arti Abstrakt!  (E lexuar 2524 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Admin


Karma: 35
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11171



Shiko profilin WWW
« më: 10-09-2004, 16:06:51 »

Une e pranoj se ky eshte dhe duhet te jete nje pjese e artit; e menyres se te shprehurit, por jo kurresesi te jete arti mbizoterues. Pse eshte bere mbizoterues? Per faktin e thjeshte se eshte shume me e lehte, qe cdo kush, i cili ka pak ose aspak talent te hedhe disa boje ne nje siperfaqe e pastaj t'i thoje botes se cfare kupton me te; se ai eshte shprehur tashme; se ai/ajo ka bere "artin" e tij/saj.

Arti abstrakt lindi ne pergjithesi kur doli ne skeni aparati fotografik. Tashme kur kemi nje makine e cila kap castin dhe e burgos ne celuloid nuk eshte me dhe aq e nevojshme qe te behen piktura me dore, qe paraqesin realitetin. POR sidoqofte nuk ekziton asnje lloj makine, e cila mund te beje dicka te ngjashme me Monalisen e Da Vincit, apo shume e shume vepra te tjera arti te periudhave te mevonshme, apo dhe me te hershme.

Arsyeja e dyte eshte se ky lloj arti shprehet jo vetem ne pikture, por gati ne cdo fushe te artit; ne skulpture, kinema, teater etj. I keni parasysh vete ju disa shfaqje teatrale gjasme abstrakte e ku e di une ca emrash te tjere qe i vene, te cilat jane skandal. PO ashtu dhe filma. Ka disa prodhime te tilla shqiptare; qe per mua jane budallik total. Shprehje e mosaftesise te kineasteve shqiptare per te bere dicka te vertete, qe mund te quhet art.

Arsyeja tjeter pse mua nuk me pelqen dhe aq ky lloj arti, eshte fakti se ky eshte shume kufizues. Kete e kuptojne (ose bejne sikur e kuptojne) dhe mbi te gjitha e vlersojne vetem nje grup i vogel njerezish- dhe 95 % e qenieve njerezore (me siguri jane tek 99 %-shi po une po leshoj pak) nuk e shohin per asgje tjeter, vecse si shgarravine, apo si krijime pa pike kuptimi. Ku ka shkuar kultura per te gjithe?! Eshte bere shgarravine do te thoja une.

E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
dorina
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 23


Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 17-12-2004, 17:33:26 »

DO TE THOJA SE EDHE PSIKOLOGJIA E NJEREZVE NE KETE SHEKULL ESHTE NJE ZHGARAVINE E ASGJE ME TEPER.BOTA NJOHU MREKULLINE PERMES SURREALISTIT DALI DHE KUPTOHET QE E VETMJA GJE QE DO TU BENTE PERSHTYPJE NJEREZVE PAS KESAJ ISHTE NJE RRYME QE ASKUJT NUK I PELQEN POR TE GJITHE BEJNE SIKUR MAHNITEN SI OBORRTARET E MBRETIT QE DOLI LAKURIQ NE MES TE POPULLIT DHE ATA E BROHORISNIN SEPSE MENDONIN SE RROBAT E TIJ ISHIN TE PADUKSHME NE SYTE E NJEREZVE TE TRASHE.
E identifikuar
Alda
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 4420



Shiko profilin
« Përgjigju #2 më: 18-12-2004, 22:07:49 »

Mua me duket mjaft interesant arti abstrakt.......jo veç pikturat...por fotot dhe objektet abstrakte.... :???

[attachment deleted by admin]

[attachment deleted by admin]
E identifikuar

o amor verdadeiro é quando a mente e o coração dizem a mesma coisa
Hersianna
Feel Free
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 770


Shiko profilin
« Përgjigju #3 më: 18-02-2005, 16:34:43 »

Alda si i kupton ti ato pikturat qe ke nxjerre aty? Meqe te pelqen arti abstrakt duhet te thuash edhe pse??? Si thua?

Mua personalisht me pelqen sepse me ve trurin ne levizje te kuptoj se cfare ka dashur piktori te shprehe me ane te nje pikture te caktuar abstrakte.

Hersia`
« Ndryshimi i fundit: 21-02-2005, 23:47:24 nga Hersianna » E identifikuar

``Peshku i madh e ha te voglin...``
Alda
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 4420



Shiko profilin
« Përgjigju #4 më: 18-02-2005, 17:01:01 »

pikerisht dhe mua......ama gjeja qe me duket me interesante fakti qe secili e sheh sipas menyres se tij........d.m.th mendimet e njerezve jane te ndryshme....... :??? kaq....plus qe me pelqejn keto gjera keshtu paksa te cuditshme......flas dhe per objektet........nga pikturat normale apo me peisazhe i kam ne maj te hundes.......
E identifikuar

o amor verdadeiro é quando a mente e o coração dizem a mesma coisa
santis
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 123



Shiko profilin
« Përgjigju #5 më: 21-02-2005, 10:28:50 »

gabimi i pare fillon me pyetjen: "cfare kupton?" ... nje veper e artit abstrakt nuk kuptohet, nuk shpjegohet perndryshe ky art nuk do te quhej keshtu...arti abstrakt i ben thirrje ndjenjeva dhe botes se brendshme...
E identifikuar

........SOUL SOCIETY........
Hersianna
Feel Free
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 770


Shiko profilin
« Përgjigju #6 më: 21-02-2005, 23:46:57 »

gabimi i pare fillon me pyetjen: "cfare kupton?" ... nje veper e artit abstrakt nuk kuptohet, nuk shpjegohet perndryshe ky art nuk do te quhej keshtu...arti abstrakt i ben thirrje ndjenjeva dhe botes se brendshme...

U shpreha gabim dhe do shkoj ta korigjoj...

Hersia`
« Ndryshimi i fundit: 25-02-2005, 22:04:07 nga Hersianna » E identifikuar

``Peshku i madh e ha te voglin...``
santis
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 123



Shiko profilin
« Përgjigju #7 më: 25-02-2005, 10:25:23 »

...te lutem korrigjoje shpejt se po mbytem ne lot...ti shpreh mendimin tend, une shpreh timin...them se ironia ishte pa vend!!!
E identifikuar

........SOUL SOCIETY........
Hersianna
Feel Free
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 770


Shiko profilin
« Përgjigju #8 më: 25-02-2005, 22:04:33 »

...te lutem korrigjoje shpejt se po mbytem ne lot...ti shpreh mendimin tend, une shpreh timin...them se ironia ishte pa vend!!!

Mos korigjo ironite e mia ti, se i korigjoj vete une... :occ

Hersia'
E identifikuar

``Peshku i madh e ha te voglin...``
santis
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 123



Shiko profilin
« Përgjigju #9 më: 28-02-2005, 08:09:13 »

..... sa kokeforte qe je! :lalala mire pra kerkoj armepushim  lule dhe puthje a kisha  nje pyetje: merresh gje me art hersianna?
E identifikuar

........SOUL SOCIETY........
Hersianna
Feel Free
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 770


Shiko profilin
« Përgjigju #10 më: 05-03-2005, 21:29:52 »

Hmmmm...jo satanis, nuk merrem. Kam patur gjithnje qejf, por asnjehere s`me kane lejuar te shtepise te merrem me art sado qe kjo e fundit ka qene GJITHCKAJA ime me plot fjalen. Cfaredolloj gjeje qe kam bere, e kam bere me sa kam ditur vete dhe sa me eshte dhene vete. Mendoj se po te isha stervitur diku, ne ndonje kurs apo shkolle, do kisha ecur me shume me pikturat e mia...

Hersia`
E identifikuar

``Peshku i madh e ha te voglin...``
santis
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 123



Shiko profilin
« Përgjigju #11 më: 08-03-2005, 10:34:55 »

........e di e di "ata te shtepise" nuk me lejonin as mua...diktatura e prinderve tane te dashur fatkeqesisht vazhdon...dhe per me teper nuk ka ndonje shenje se do te ndryshoje, sepse gjithcka lidhet me rrjedhjet e ngjarjeve ne shqiperi..."mos u merr me art, se arti nuk ha buke neser"  <> bravo!  (...po qesh me vete...)...
E identifikuar

........SOUL SOCIETY........
MONSTER girl
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 1908


Shiko profilin
« Përgjigju #12 më: 02-07-2005, 04:43:46 »

Edhe mua me pelqen shume arti abstrakt. Por me shume pikturat. Me kujtohet para 2-3 vjetesh kur kam punuar diku, kishin vendosur nje pikture shume te cuditshme. mbizoteronte ngjyra bizele. nuk kaluan 24 ore dhe e zhduken sps nuk i pelqente njeriu merzitje. vetem mua me pelqente shume. Ajo pikture sikur me shplodhte. Keshtu u ndava nga dashuria ime e pare merzitje. me pelqejne shume edhe pikturat qe behen me forma kubike trigonometrike, etj.
Cdo njeri i shpreh keto piktura sipas menyres se tij. sipas gjendjes se tij shpirterore. Psh nje pikture e njejte, ne momente te caktuara shpirterore, me duket e ndryshme. buzeqeshje
P.S. nqs ka njeri piktura abstrakte i lutem ti shkarkoje ketu. thnx
E identifikuar

TAKE IT EASY
valmi
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 63



Shiko profilin
« Përgjigju #13 më: 05-07-2005, 05:41:27 »

Cfare mendoni per kete

[attachment deleted by admin]
E identifikuar

vae victis
blue_feather
Carpe Diem!
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 229


Shiko profilin
« Përgjigju #14 më: 05-07-2005, 07:33:05 »

une jam nje ushtrues i piktures abstrakte.meqe pelqej stilin abstrakt nuk nenkupton se jam larg qartesis por abstraktizmi te le ndoshta nje fushe me te madhe krijimi.ajo qe ty mund te duket zhgaravine per mua mund te jete nje pjese e cmuar e momenteve te mia per dhembull,ndersa dikush tjeter e interpreton ne nje menyr komplet ndryshe.pra secili e gjen veten ne nje pikture te tille qofte edhe skulpture.
E identifikuar

escape troubles but never fear....!
Faqe: [1] 2   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • A ju pelqejne Stupcat?
  • Dot Shume
  • 4 (33%)
  • -
  • Dot Pak
  • 2 (16%)
  • -
  • Dot Aspak
  • 6 (50%)
  • -
  • Numri total i votave: 13
  • Shiko temen

* Sponsor