Forumi KulturorArtet - Albanian ArtsArtet e BukuraArtet pamore, nje vlonjat ne Sirakuze
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Artet pamore, nje vlonjat ne Sirakuze  (E lexuar 494 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« më: 28-04-2008, 12:33:35 »

Galeria e Sirakuzes ka pritur keto dite veprat e artistit shqiptar, Artan Shabani, nje artist qe ka mberritur ne token sirakuziane pas nje turneu te gjate ne disa vende te ndryshme te Italise, per te cilin eshte e veshtire me dhene ndonje referim kohor. "Ne fund te rruges", eshte titulli qe artisti ka zgjedhur per ekspoziten e tij ne Galerine e Arteve te Sicilise. Ndoshta dhe pse Sirakuza eshte fundi i nje rruge Evropiane, stacioni i fundit hekurudhor, i fundit port evropian, larg te cilit ka popuj dhe realitete te tjera. Kritiku nga Sirakuza, Corrado di Pietro, shkruan se "kapaciteti per te drejtuar me durim fizibilitetin e materies nuk i mungon Shabanit".

Artan Shabani qe eshte nje piktor i rafinuar dhe sensual, nuk ka mberritur ne Galerine Roma, rastesisht por atij i eshte bere nje ftese nga pas nje pikture te bere nga ai dhe te ekspozuar ne Torino. I zoti i shtepise, Giovanni Firera, konsulli i nderit i Shqiperise ne Piemonte, eshte dhe ftuesi i Shabanit, duke i kerkuar qe te hapte nje ekspozite te tij ne kete zone. Ne naten e perurimit, Konsulli Firera ka dhene dhe nje njoftim me interes per komunitetin shqiptaro-italian, te Siracuzes dhe Vlores, ku ne kete qytet Shabani drejton nje galeri "Promenade Gallery-Contemporary Art", ku tha se do te kete bashkepunime kulturore.

Ideja eshte komunikuar zyrtarisht ne menyre te vecante perballe publikut te pranishem ne perurimin e ekspozites. Gjate ekspozites eshte propozuar dhe projekti per binjakezimin e dy galerive, asaj te Vlores dhe te Sirakuzes, ne te dy shtetet. Ku besohet te jete nje operacion kulturor sigurisht ne interes te politikave internacionale dhe ne perballjen mes dy popujve dhe dy kulturave, ne boten civile dhe apolitike, dhe per punonjesit e heshtur te artit.

Artan Shabani, me ngjyrat e tij, me ndjenjat e tij dhe fjalet e tij, lene keshtu ne Sirakuze nje dere te hapur drejt Levantes, ne te cilen gjuha universale eshte e kuptueshme per te gjithe njerezit dhe solidariteti eshte i perhershem. Galeria Roma (www.galleriaroma.it) vazhdon ne kete menyre qe te propozoje njerez dhe ide, projekte dhe vazhdon ne menyre magjike vazhdon te sjelle piktore te rinj, te ardhur nga rruget e botes, ku nuk ka shume ngjyra dhe parfume.

"Artisti s'njihet vetem nga nje veper"

"Ndonjehere nje artist nuk e njeh vetem nga nje pune, por dhe nga paraqitje te ndryshme", ka thene konsulli i nderit i Shqiperise ne Piemtonte Gianni Firera. "Nga keta njerez qe arrijne te perfermojne gjuhen e artit, dhe behen pjesemarres te vizionit artistik. Kam dashur te dergoj ne vendin tim te lindjes, ne provincen e Sirakuzes, arti dhe burine e veprave te Artan Shabanit, qe tu lejoj bashkepatrioteve te mi, te mund te perqafojne dhe te shohin talentin qe kalon ne veprat e Artan Shabanit. Nje artist puro, dhe ne te njejten kohe shume human. Une mbeshtes te gjithe shqiptaret qe ndodhen larg vendit te tyre dhe kete e kam trashegimi nga vendi ne te cilin kam lindur. Dhe ndoshta dhe per kete ndoshta e ndjej dhe Shqiperine dhe shqiptaret me afer se te tjeret. I dua si Siciline time dhe sicilianet", ka thene konsulli i nderit i Shqiperise ne Piemonte Gianni Firera.

Koha Jone
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Disa nga objektet orientale(Postkulla)
  • Dot archicad9
  • 5 (83%)
  • -
  • Dot artlantis4.5
  • 1 (16%)
  • -
  • Dot artlantisR
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 6
  • Shiko temen

* Sponsor