|
Berni
|
 |
« më: 26-01-2010, 20:58:14 » |
|
Shkollat e publike e jopublike në të gjitha hallkat e procesit mësimor
Nga shkolla e parë shqipe në vitin 1887 e deri më sot kanë kaluar plot 122 vjet. Por gjatë këtyre viteve arsimi në vendin tonë ka pësuar ndryshime dhe gjatë viteve ka njohur një zhvillim si cilësor, ashtu edhe shifror. Aktualisht në të gjithë territorin shqiptar shtrihen rreth 2137 shkolla të ndara në cikle përkatëse publike e jopublike. Por numrin më të madhe shënojnë shkollat e ciklit 9-vjeçar. Sot në “Tirana Observer” botohet gjithçka mbi shkollat e shtetërore e jopublike, në të gjitha hallkat e procesit mësimor. Ndërkohë që një shumë shqiptarë studiojnë në Amerikë, Spanjë, Francë, Angli, Gjermani, Itali, Rumani, Turqi, Greqi, Arabi, Kinë, Japoni, Rusi. Historiku Arsimi shqiptar fillesat e tij i daton që në shekullin XVII. Mësonjëtorja e parë shqipe u hap në Korçë në 7 mars 1887. Shkolla e parë, ku përgatiteshin mësues, pra shkolla e mesme pedagogjike, u hap Normalja e Elbasanit në vitin 1909. Deri në vitin 1939 në të gjithë vendin numëroheshin 643 shkolla fillore dhe frekuentoheshin vetëm nga 1/4 e fëmijëve. Arsimi parauniversitar Aktualisht, numërohen mbi 1477 shkolla 9-vjeçare, ndërkohë që numri i atyre jopublike shënon plot 128, si dhe rreth 380 shkolla të mesme, të përgjithshme e profesionale publikë, dhe 121 shkolla të mesme jopublike. Aktualisht funksione rreth 50 shkolla profesionale, të dy niveleve, 3 dhe 5-vjeçar, të shpërndarë në gjithë vendin. Ato janë në profilet bujqësore, mekanike, elektrike, teknologjike ekonomike, për sektorët e pyjeve, veterinari e gjeologji-miniera, etj. Arsimi i Lartë Arsimi i Lartë në Shqipëri e ka zanafillën në vitin 1946, me Institutin 2-vjeçar të Tiranës. Aktualisht në të gjithë vendin funksionojnë 11 universitete, 4 nga të cilët në Tiranë. Funksionojnë gjithashtu, Akademia e Arteve, Akademia e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi” dhe Akademia e Policisë. Rëndësi e veçantë i është kushtuar programeve e kurrikulave të reja mësimore, duke kërkuar afrimin e universiteteve tona me institucionet analoge perëndimore. Arsimi jopublik Arsimi jopublik privat e ka zanafillën në vitin 1992, me hapjen e shkollave të para të këtij lloji, medresetë. Aktualisht në Shqipëri funksionojnë 266 institucione arsimore jopublike te tille si shkolla 9-vjeçare e te mesme, universitete, që ekzistojnë në Shqipëri. Ndërkohë që është rritur edhe numri i kopshteve jopublike që janë shumë të frekuentuara vitet e fundit. Edhe pse numri i shkollave publike e jopublike në të gjitha hallkat e nivelit arsimor është rritur ndjeshëm, përsëri vihet re se ka fëmijë që largohen nga shkolla. Sipas specialistëve, një nga shkaqet kryesore është niveli i ulët ekonomik, i lidhur ngushtë me shkaqet sociale, subjektive, si me cilësinë e shërbimit arsimor, që natyrisht përbëjnë një shkak tjetër. Analfabetizmi në zonat urbane 7 për qind, ndërsa në zonat rurale 19 për qind.
2137 Shkolla publike e jopublike numërohen në të gjithë vendin. Numrin më të madhe e shënojnë padyshim shkollat 9-vjeçare, ndërkohë që edhe shkolla shënohen plot 380. 11 janë universitete private dhe 3 akademi. Është rritur edhe numri i universiteteve jopublike bë vend.
380 shkolla të mesme publike janë në të gjithë vendin. Vetëm në kryeqytet numërohen 23 shkolla të mesme shtetërore. Realizimi i studimeve në këto shkolla bëhet sipas profileve përkatëse: të mesme të përgjithshme, të profilizuara, profesionale, sportive, etj.
121 shkolla të mesme private numërohen në të gjithë vendin. Ndërkohë që vetëm në qytetin e Tiranës janë 25 shkolla private. Edhe në këto shkolla të mesme jo-publike studimi realizohet në profile të caktuara, të përgjithshme, të profilizuara apo edhe teknike-profesionale.
1477 shkolla 9-vjeçare publike janë në Shqipëri. Numri i nxënësve që studiojnë në këto shkolla dhe i stafit akademik është i përcaktuar nga Drejtoritë Arsimore Rajonale. Ndërkohë që vetëm në kryeqytet numërohen 58 shkolla 9-vjeçare publike.
128 shkolla 9-vjeçare private numërohen në vend. Ndërkohë që vetëm në kryeqytet vazhdojnë studimet nxënësit në 38 shkolla private nëntëvjeçare. Ndërkohë që shkolla 9-vjeçare jopublike janë hapur dhe frekuentohen edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë.
11 universitete publike janë në të gjithë Shqipërinë. Në Tiranë janë 4 prej tyre, ndërkohë që 7 universitete janë në disa qytete. Ndërkohë janë 17 universitete private të licencuara në të gjithë vendin. Vitet e fundit është rritur numri i studentëve që ndjekin studimet në këto universitete jopublike.
TiranaObserver
|