Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor


    







Etiketa



Faqe: 1 [2]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: NJE LAMTUMIRE E FUNDIT  (E lexuar 920 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
hendrix
C'ka ishte Jeta ?


Shiko profilin
« Përgjigjja #15 më: 25-05-2005, 09:09:30 »
Citojeni

I nderuari Indriti, perrgjigja me është me vonesë,por jeta e ka kesshtu ajo nuk pyet.Po e shoh,gjërat kan ndryshuar disi te them ashtu!? Qe nga posti im i fundit,por nuk është ajo qe unë kam pasur dëshirë ta shohe.
Nga t'ia filloj? Me duket se duhet t'ia filloje nga koha kurrë te kam njohur(nga forumet).
Kurrë,te them ashtu,me rekrutoj Berni ne këtë faqe,kam pasur një shprese te madhe se do të gjeje bashkebisedues qe do të me kuptojnë edhe unë ata dhe kështu te lirohemi nga paragjykimet dhe propagandat e krijuara mbi grupet islame.Me shprese te madhe kam bërë hapin ne ketee Forum –Zeriyt- Por,ajo çka nddodh pas shkrimeve te mia te para e kuptova se ky forum nuk është ajo qe unë e kam shpersuar.Ti e din,ne Forumin –Forumisshqiptar- pari u fshine tera kryetemat e forumit islam ku ishte edhe një kryeteme e imja,me pretekst see gjoja Klevis nuk është I pershtatshem shkrimet e tija janë kundër tolerances etj. …Unë ne shkrimin tim te fundit aty kam thënë se,po nëse nuk kthehen shkrimet e te gjithëve,jo vetëm kryetema ime(edhe nëse klevis ka qenee kundershtare i im),do ta braaktise forumin…mos ta zgjas,pas kësaj Administratori apo Albo? I kanë kthyer të gjitha shkrimet përveç krytemes sime,jam I sigurt se te kujtohet.Këtu e kam kuptuar se Albo dhe moderatori Cunimartum bëjnë një loje te piste,vetëm e vetëm te me shlyhet kryetema ime…Pse te shkruaj këtë? Të bëhet e qartë se,unë mund ti kuptoje këto gjëra,kam pervoje.Nuk e di vetëm se,je me vetedije apo pa te ne këtë loje,apo vetëm I shfrytezuar.Shih Indriti,bën një shikim ne forumin –Kendveshtrimet teologjike – lexo postimet e myslimaneve(qe unë sot e bëra me një kujdese) ku ata shprehen haptazi se shiitet janë qafire,bidatqinje,mosbesimtare etj.Bile ka edhe postime qe nuk mund ti gjene as ne faqet erotike,ku asnjë here nuk ka ndodhur qe ana kundershtare(opzita)te perdoree kundër pozites.E moderatori,(apo supermoderatori-nuk mendoje ne Hyllin) i cili çdo shkrim te opozites e kontrollon me një kujdese shumë të madh,asnjë fjale për këtë,asnjë vërejtje. - nuk paragjykoje i dashur Indriti,këto janë aq te qaarta sa qe nuk mund e mos ti sheh edhe ti.
I nderuar,ti dhe disa te tjerë nuk shihni?Se te pafateve-ithtareve te shtepise se lartë- I bëhet e padrejte e madhe e çka është me e keqja Ju nuk shihni logjiken historike si postulat e te drejtes naatyrore te njeriut ne mbrojtjen e shtepise se lartë.Ata te cilët mundohen te shtypin padrejtesine dhe regjisoret e medhenj te 'haditheve'qe I kanë shenduar ne 'Qafir''Bidatqinje'e tj.shkurt I kanë larguar dhe I largojne nga Islami.E dhimbsur është ironia e ithtereve te shtepise se lartë,paku këtu ne Kosovë këtu ku unë jetoje.Ironia e te 'braktisurve'qe janë përdore dhe shfrytezuar kundër Islamit,kundër te derguarit te ndershem Muhammedit saa.e ne favoree te bashkësisë islame,te shtetit te atehershem okupues serbe e te sodit.Bashkësia islame dhe 'Hoxhallaret'edhe sot vazhdojnë me te njëjtin avaz nëpër hytbe,s'vlerësojnë,perulin,etiketojne ithtaret e shtepise se Muhammedit,(qe shihet ndikimi i tyre edhe këtu)po atij Muhammedi te cilin Zoti e dergoi te gjithë njerëzve si meshire dhe kur një bashkesi apo individ këtu në forum thotë se, JO ai nuk është I juaji ai është vetëm i joni ju e keni vetëm Aliun, është tepër e dhimbshme dhe ofenduese.
Çka është për ju fjala UNITET? Ti hudhni të gjitha grupet dhe te mbeteni vetëm JU!? I dashur, Ajo çka është e mjaftueshme për unitet,është besimi ne Një Zot te cilit i perkulemi,Dita e gjykimit te cilën e besojme,percjellja e Muhammedit saa te ndershem, Kur'anin,namazin,haxhin,agjërimin,etj.dhe gjëra tjera te ngjashme te cilat mund te na sherbejne për unitet mes nesh.E nëse do të miremi me ofendime,përqeshje,etiketime etj.athere mendoje se kjo është e ndaluar reptsishte,kundër kësaj ka qenë edhe çdo dijetare i mirëfilltë te cilido grup qe i ka takuar.Por,të drejtosh nga fakti,te japish sqarime,logjikisht te argumenton,te tërheq vërejtjen ne gabime etj.me qëllim te tregimit te vërtetës është e preferueshme.Sepse feja sot përpiqet për te gjet përgjigjet për të gjitha te mirat dhe te ligat me te cilat ballafaqohen myslimanet,për afrimin e jo shperndarjen e muslimaneve.Mendoje se hapi i parë për unitetin myslimane, është  te pranuarit mes vete,cilido grup apo medhheb qe ai i takon.Dijetari i juaj i madh, Shejh Muhammed Sheltut,ex-rektore i Universitetit Al-Azhar ne Egjipt,thotë:
"Athere kur isha rektore ne Al-Azhar kam pasur rastin te jap fetva mbi percjelljen e mezhebeve burimore islame,mes te cilave është edhe mezhebi ithtareve(te Ehli bejtit).Kjo është fetwa te cilën e kena nenshkruar ne Dar el-Takrib,kopjet e te cileve,me lejen tonë,janë dorezuar te gjithëve,kjo është ajo fetwa e cila është e ndegjuar ne të gjitha shtetet islame dhe e cila i ka hapur sytë e te gjithë myslimaneve te ndershem,për te cilët qëllimi i vetëm është e vërteta dhe afrimi i myslimaneve" e nenshkruar nga Sh.Sheltut. Kjo nuk është e vërtetë?
Prandaj,moderatoret-e forumit islam-kanë qenë dashur paku te kenë një respekt ndaj kësaj fetva-je,asgjë me tepër.

"Thirri ne rrugën e Zotit tënd me mençuri dhe këshillë te bukur. Dhe, diskuto me ta si është më bukur!..." 

A nuk është ky vers qe lexova, e postuar këtu në forum nga ju?
Versi i përmendur nuk i lejon njerëzve te debatojnë ne mënyra gjithfare.Ai i cili,me qëllim te mbrapsjes te njerëzve nga devijimet e djallit,kërkon te përdore këtë metodë duhet patjetër te jetë person i denjë,me kvalitete morale,person i cili di te nderon edhe bindjet  e tjerëve.Person i tillë duhet te jetë shumë i kujdesshem qe ta mos ofendon bashkbiseduesin.Ndërsa këtu për çudi! ndodhë e kundërta e versit Kur'anore; akuzimi i padrejte i disa myslimaneve për disa te tjerë pershkak te disa ligjeve dhe çeshtjeve të ndryshme,  ti quajne disa te tjerë te pa fe sepse kjo çështje nuk gjindet ne shkollën e tyre. Të gjitha këto janë ato qe ftojne ne shkatarrimin dhe përçarjen e myslimaneve dhe godasin unitetin e perbashket islamik.E di,do të me përgjigjesh se,ju moderaatoret nuk keni edhe aq kohe te kontrrolloni çdo shkrim te antareve,ndoshta është e vërtetë.Por,nuk mund te me bind se këto dukuri(nëse kanë pasur vullnet moderatoret) nuk kanë mundur ta largohene deri me sot.



Indriti,do të përgjigjem shkurt disa pergjigjeve tua,vetëm e vetëm ti largoje disa paqartesi.

Citim: Të jem i Sinqerte unë te kam mbyll vetëm një teme këtu atë:"Pergjigjie Indritit" dhe këtë e bëra qe te menjanoj diskutimet e pafryteshme qe po bëheshin dhe aq më pak qe kjo teme ishte për mua personalisht qe një vit me pare, dhe skishte pse te rrinte e hapur. Megjithatë nëse kjo te ka mbetur merak e rihap përsëri,

Jo I dashur Indriti te flm,nuk më ka mbetur ne merrak,po të me mbete ne meraak do ta postoja qe moti.Unë aty,atë çka kam pasur e kam thënë dhe e kam përfunduar.Ajo mund te shihet edhe ne shkrimin tim te fundit po aty.


Citim:Sa për kuranin dihet qe është i zbritur e jo i krijuar për këtë ka 100 versete.   –

Nuk jemi kuptuar,unë kam thënë se Krijimi I Kuranit derisa për disa shkolla është I Pakrijuar për disa shkolla është I krijuar dhe këtu bëhet fjale para se te zbret ne zemeren e profetit Muhammed saa.pra, asgjë me zbritjen e tij.



Citim: A mund te me tregosh ku te kam fyer apo ofenduar kaq rëndë?
Me sa di unë ti ke e ke bërë diçka te tillë me mua e unë jo,



Të kam ofenduar!?,apo thënë drejt nuk më kujtohet fjala,por në rast se ka ndodhur,perkulem para teje,dhe kërkoje falje,atë FJALE qe e kam perdorur kundër teje po deklaroi  'nuk je ai ti  ai    '…......'    por Unë'.

 Citim: Aliun na e quani profet dhe shiko se si i thotë Hendrix - as  inicjali as përdoret për profetet Aliu nuk ka qenë profet.

Hendrix  e konsideron Aliun profet!!!-- Dhe kjo ne baze te inicialit as.!!! Përse nuk me pyte a e konsideroi unë Aliun profet? E ke pasur vshtire te me pyet? Por ne baze te supozimit tënd ke dhënë gjykim për mua!
Prandaj,i dashur edhe e shtrova pyetjen për Buhariun,a ka qenë edhe ai shiit? pasi qe ne vepren e tij 'Sahihul'çdo vend ku e përmend Aliun,Fatimen,Hasanin apo Hyseinin përdore inicialet as-apo aalejhselam,këtë mund lirisht ta verifikon dhe me sa e di unë askush deri me tani nuk ka dhënë kritikë Buhariut(mendoje ne botën Sunnite) për këtë.
E as qe ka thënë(për këtë) se edhe ai ka qenë njeri dhe ka mundur te gaaboje.Jo nuk ka te beje këtu me gabimin.Kjo është ne pajtim me versin Kuranor . Me te vërtetë, Perendia e meshiron Pejgamberin, e engjejt e Tij luten për te. O besimtare, lutuni për te dhe pershendetni atë me "salate" dhe "selam"! Çka është salate kanë pyetur sahabet,Profeti ju ka pergjigjur: Paqja dhe bekimi i Zotit qoft mbi Muhammedin dhe mbi familjen e tij. Nuk është kjo e vërtetë? Por nuk ka thënë se edhe mbi shoket e tij. Prandaj,Buhariu nuk gabon aspak nëse për Aliun,hasnain dhe hyseinin përdore inicialet as(alejselam). e për te tjerët r.a.





Citim: e dyta nuk e di nëse e ka quajtur buhariu Aliun si profet por nëse e ka bërë gabim ka bërë.

Përse nuk shprehesh për Buhariun nëse e ka thënë është profet,se është Qafir apo Bidatqinje??? Por vetëm te citoi: 'ka bërë gabim' ? Të njëjtën e bëni aq lehtë kur është ne pyetje një ithtare i shtepise dhe atë vetëm ne baze te supozimit???





Citim Sa për thëniet e mia qe i ke mbledhur nëpër forume gabohesh nëse mendon qe shpif, këtë e ka thënë një bektashi një shokut tim dhe unë kam qenë prezent aty. dhe kam qeshur shumë madje.
p[ra nëse ka te pandergjegjeshem qe sjellin lajme nuk kam qenë unë por bektashiu qe beson Aliun si Profet



Indriti,një bektashi(unë nuk jam b...) nuk prezenton besimin Bektashian,bektashizmi ka doktrinën e saj te formuar nga Haxhi Veli bektashi dhe ajo është lend ku njeriu mund të kritikon(nëse ka) bektashizmin,e jo një individ me një moshe 'axhamie'mendimin e te cilit e perhapni ne forume,kjo vërtetë nuk është e drejtë.


Citim:Perfundimisht nëse je vërtetë burrë ju ftoj te riktheheni këtu, dhe te diskutojmë ashtu siç na ka hije si vëllezër muslimane, duke mos sulmuar dhe gjykuar njeri.Nuk ka dyshim se do0 kemi mkendime te kundërta pasi këto janë lirite qe ofron feja jonë por ama nuk do kisha dëshirë qe këto te jenë shkak për ndajrjen e përçarjen tonë.
unë ju kerkoj ndjesë për çdo padrejtësi qe mund tju kem bërë padashje ty edhe te tjerëve këtu por ama Indriti është njeri dhe si i tillë duhet te trajtohet.





E mor Indriti,Zoti te dhashte shpetimin.Ky forum nuk është një arenë ku njeriu mund te tregoje burrenin e tij.Ky(forrum) për mua, sinqereteshte te them, një vend ku mund te diskutoje me njerëz me hapte për çdo gjë,ndoshta edhe ka qenë një arenë ku kam shpresuar te afrohemi edhe me kunderthenjet tona,Të beje Be se, nuk e kam pasur e as qe e kam qëllim perqarjen.Por,faqen e kam shfrytezuar si te gjithë te tjerët,
Të shpreh mendimet e mia dhe besimin tim si te gjithë te tjerët, dhe te menjanoje një fatekeqesi te madhe kurr persona te cilët nuk zoterojne as një te kuptuar te mendimit teist e as atij materialist,duke përfituar nga konfuzioni dhe corganizimi mbizotrues ne sistemin e te predikuarit fetare,këtu postojnë tema fetare qe endin tog një mullar absurditetesh dhe si çdo here gjoja për te hedhur poshte pikpamjet materialiste,duke u bërë gazi i botës.
Kjo është e vetmja gjë qe më ka mbajtur këtu ne forumin islam dhe asgjë tjetër.
-Unë do të vazhdoje ndoshta te postoje ne –këndvështrimet teologjike- por, nëse edhe aty vazhdohet me te njëjtën,athere me sa e di unë,është e lehtë te c'rregjistrohem,fale Zotit e kzistojne edhe forume tjera.Fundi fundit,ne besimin tim nuk ekziston Daveti.







p.s.
Inderuari Indrit,Dije edhe këtë(ta perkujtoje),te gjithë,vellezerit Frasher,Hasan Prishtina,Bajram curri,Isa buletini,haxhi Ymer prizreni,haxhi zeka,Idriz seferi, Azem e shote galica,Shaban polluzha e shumë e shumë fytyra tjera eminente kombetarete(bile edhe shumë heronj te sodit) qe nuk do t'ju shenoje emrat,kanë qenë ithtare te shtepise se LARTE,këta 'qafir'e 'bidatqinje'kanë luftuar për fe e atdhe,qe ju sot aq ia mbani krahun.Apo,mos gabohem si çdo here!




Ne fund, O Zot kjo është drejtësia qe zoteroj unë , te lutem mos më gjuko për drejtesine qe Zoteron ti – Sa thenje e bukur,po të ishim permbajtur kësaj me pare.

I nderuar vëlla Indriti,Zoti te ruajt kudo qe ti gjendesh

Qafiri dhe bidatqiju HENDRIX
E identifikuar

Cila ishte Fjala e fundit?
INDRITI
Deputet.
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #16 më: 25-05-2005, 14:48:17 »
Citojeni

Hendrix!
meqenëse nuk kam kohe dhe nuk dua ti fryj zjarrit me shumë po të shkruaj vetëm dy ose tre fjale.
Së pari unë nuk jam njeri me gjykime te ngushta dhe as njeri i nguteshem, dhe te them te drejtën nuk i perdor pothuaj fare termet bidatcinj apo edhe qafire.
Për mua ka një Zot qe është Krijues dhe gjukues mbi toke dhe nuk lodhem shumë te merrem me paragjykime te te tjerëve, pasi këtë ja kam lënë Allahut ta beje.
Pra nëse e kuptoni çështjen Allahu është Gjukuesi Suprem ndërsa ne te gjithë jemi për tu gjukuar, ndaj gjithesecili duhet te shikoje vetveten me pare.
Kjo qe një pikë dhe besoj se e kupton qe Indriti as te ka bërë as te bën pabesimtar unë le Zotin te gjukoje mbi te gjithë ne.

E dyta, nëse ke ndonjë vërejtje për kedo ne këtë nenforum moderatore apo anetare je i lutur ta besh vërejtjen tek vendi i caktuar dhe jam i sigurtë qe edhe gabime bëhen pasi te qenurit njeri i përmban këto.

E treta këtu jemi te forumi i zerit dhe nuk e kuptoj pse mi përmend gjithë ato ankesa nëpër forume te tjerë!!! Edhe mua me kanë fshirë tema sa të duash andej por e mora vesh qe nuk ja vlen te ankohesh dhe sjam ankuar me.
Nuk po zgjatem me shumë se nuk kam as kohe siç thashë por mendoj se duhen lënë diskutimet nëpër tema qe nxisin përçarje dhe me këtë kuptim e thashë edhe atë pikë qe ti me ke kritikuar.
Gjithë te mirat se nuk ja vlen me te zgjateem.
Me vjen mirë qe je rikthyer.
Me respekt Indriti.
E identifikuar

Ngeja është e zënë me pune.
fejas
« Përgjigjja #17 më: 18-05-2008, 17:29:46 »
Citojeni

selam alejkum
E identifikuar
Faqe: 1 [2]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |