Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor


    







Etiketa



Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Koncert madhështor në Tiranë  (E lexuar 419 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
muslimAL
drejtësi!

Shiko profilin
« më: 24-04-2006, 09:16:53 »
Citojeni

Ne Pallatin e Kongreseve, Medreseja e Tiranës organizoi një koncert me përmasa jashtezakonisht mahnitese ne përkujtim te figures se profetit Muhammed, krenarise se njerezimit.

Olsi Jazexhi


Koncerti ne përkujtim te figures se profetit Muhamed, krenarise se njerezimit, sot mua me bindi qe marrja e medresese se Tiranës nga nurxhite ka qenë një nga arritjet me te mëdha te islamit ne Shqipëri. Koncerti i organizuar ne sallen e madhe te Pallatit te Kongreseve ishte deshmimtar i kësaj. Nurxhite kishin bërë një organizim fantastik. Të ftuar ishin ministra, presidenti i Republikës, ambasadat e huaja ne Tiranë, dhe mbi të gjitha hoxhallare, imame dhe aktiviste islam nga e gjithë Shqipëria, por edhe Kosova e  Maqedonia. Nder te ftuarit e shumte ishte edhe Kryetari i BIK-se, Naim Ternava dhe e gjithë kryesia e BIK-se. Ne këtë lidhjen këtu ju mund te shihni Naimin, me kryesine e Forumit Musliman te Shqipërisë.

Koncerti i cili mbushej sa me recitime dhe këngë nga nxenesit dhe nxeneset e medresese, arriti kulmin e tij me prezantimin dinjitoz nga drejtuesi i tij, aktori Ahmet Pasha. Gjithashtu ilahija e kenduar nga Myfarete Laze, poezia e recituar nga i madhi Reshat Arbana dhe për me tepër ilahija për profetin, kenduar nga Sidit Bejleri arriten ta elektrizojne sallen ne maksimum.

Muslimanet e irrituar nga ritmet e muzikes, por edhe te kënaqur qe me në fund po bënin një koncert, dhe kishin arritur te mblidhnin me mijëra muslimane nga i gjithë Ballkani, duartrokisnin, brohorisnin, dhe biles kur Sidi Bejleri i pershendeste me 'es-selamu aleikum' apo kur thoshte 'La ilaha il Allah', salla përgjigjej me ualeikum selam dhe Muhamedur Resulullah.

Emocionet ishin aq te mëdha, nga ky organizim perfekt saqë pothuaj kushdo qe morri pjesë ne koncert, ndjehej krenar qe ishte musliman dhe shqiptar. Një pjesë e mirë e ilahive ishin ne turqisht, ndoshta si për inat te Ilir Kulles, Janollatosit dhe miqve tanë te tjerë qe observonin ne heshtje te gjithë atë turme te lumtur njerezish qe perkujtonin njeriun me të madh te njerezimit, Muhamedin a.s.

I ulur pranë skenes, me një nga kreret e nurxhive pranë meje, ndërsa shihja miqte e mi turq qe gezonin me koncertin qe i kishin organizuar vellezerve të tyre te pazote arnaute, unë u mbusha me bindje se nurxhite kishin prodhuar një mrekulli te vërtetë. Për këtë edhe i falenderova shumë. Ndoshta një pjesë e falenderimit tim duhet ti shkoj edhe kryehoxhes se tyre, Fetullah Gylenit, i cili ka drejtuar njerëzitë e tij, te vine te ne ne Shqipëri, për te kujtuar një komunitet te izoluar dhe humbur besimtaresh, qe vuajne persekutim dhe harrese prej vitesh.

I lumtur por edhe inspiruar, u largova nga koncerti madheshtor për nder te figures se profetit Muhamed a.s. me mendime te mira për këta njerëz te mirë, miqte tanë turq, qe ashtu si edhe 500 vite me pare, sot kishin mbledhur një turme te pafund arnautesh, dhe po ju mesonin dinin islam.
E identifikuar

Duaje atdheun tënd, Shqipërinë, me Zemër, Mendje dhe Vepra!
muslimAL
drejtësi!

Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 24-04-2006, 09:19:48 »
Citojeni

Personalisht më ka impresionuar puna ne kolegje dhe medrese. Fytyra te ndritura, te urta, intelektuale, integruese, bashkekohore si tek personeli ashtu edhe te nxenesit...,  pikërisht atë qe kërkon mesazhi i jetës dhe vepres se Muhammedit a.s..

Nexhat Ibrahimi


Vellezerit nga Turqia dhe vendoret qe pergatiten programin ne Tiranë meritojnë çdo levdate. Allahu i shpërbleftë nga thesari i Tij. Qe nga ftesa, udhëtimi, pritja, vizitat, prezantimi e deri te kthimi ne Kosovë ishin jashtezakonisht mirë te pergatitura, te perzemerta dhe shumë te frytshme.
 
Kam bindjen se Shqipëria, Tirana, por edhe mysafiret nga qendrat tjera, si Prishtina, Prizreni, Shkupi e trojet tjera u ndane tejet te kënaqur. Personalisht më ka impresionuar puna ne kolegje dhe medrese. Fytyra te ndritura, te urta, intelektuale, integruese, bashkekohore si tek personeli ashtu edhe te nxenesit...,  pikërisht atë qe kërkon mesazhi i jetës dhe vepres se Muhammedit a.s..
 
Shpresoj qe takimi ynë me vellezerit nga Turqia dhe Shqipëria do të hape shtigje të reja e cilesore për bashkëpunim dhe veprim jo vetëm ne Shqipëri por edhe ne vendet tjera shqiptare dhe me gjerë.
 
Shpresoj qe viti i ardhshëm do të jetë edhe me i mirë dhe me i frytshem. Për të gjitha këto el-hamdu lil-lah.
E identifikuar

Duaje atdheun tënd, Shqipërinë, me Zemër, Mendje dhe Vepra!
muslimAL
drejtësi!

Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 24-04-2006, 09:25:22 »
Citojeni

Pamje nga Koncerti:

[attachment deleted by admin]
E identifikuar

Duaje atdheun tënd, Shqipërinë, me Zemër, Mendje dhe Vepra!
muslimAL
drejtësi!

Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 24-04-2006, 09:29:39 »
Citojeni

Pamje tjera nga Koncerti:

[attachment deleted by admin]


* koncerti11.jpg (7.71 KB, 420x315 - E shikuar 26 Herë.)
E identifikuar

Duaje atdheun tënd, Shqipërinë, me Zemër, Mendje dhe Vepra!
Outime
TRUTHOUT

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #4 më: 24-04-2006, 12:22:25 »
Citojeni

Ka qenë gjë e mirë se organizuan një mbledhim te tillë kaq madheshtor. E ka bërë më speciale prezenca e elites islame shqiptare. Ne RTVSH e percolla këtë koncert, qe fantastike.

Ishalla organizohen mbledhime te tilla me shpesh, te ripertrihen mesimet e pasterta islame ne zemrat tona.
E identifikuar

zejdi
« Përgjigjja #5 më: 25-04-2008, 11:24:12 »
Citojeni

mua me pëlqeu shumë sepse ishte një koncert madheshtor edhe pse unë isha një nder koristat e medresese se Tiranës dhe e ndje veten i emocjonuar para një ditlindje madheshtore ku ne atë vend deri dje ishte urryer muhamedi a.s sot aty nderohet ai njeri  selamu alejkum vllai juaj zejdi bardhoshi
E identifikuar
arjan lleshi
« Përgjigjja #6 më: 25-05-2008, 20:10:38 »
Citojeni

Allahu ta shperbleft o vlla im zejdi
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |