Faqe: 1 2 3 4 5 [6] 7 8   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Emrat muslimane!!!  (E lexuar 89336 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Bekimi
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #75 më: 03-06-2005, 09:22:54 »

Orjola, emri yt nuk besoj se ka ndonje domethenie Islame, por, kjo nuk ka ndonje domethenie edhe aq te madhe. Shpirti human, morali i larte dhe veprat e drejta, po i pate keto, ateher TI si person ke domethenie Islame.

Se sic tha edhe Enea, njeriu e ben emrin te bukur.

Te pershendes.
E identifikuar

Te dua Nene




bekimi@zeriyt.com
petritlisi
Shiko profilin
« Përgjigju #76 më: 14-06-2005, 17:38:33 »

Kush i  emerton femijet  me emra te bukur shqiptare eshte i BEKUAR.

E identifikuar
Isra
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #77 më: 15-06-2005, 02:51:03 »

Po, patjeter, te pelqyeshem dhe te papelqyeshem. Edhe keto shembujt qe ke sjelle jane per mua ( e theksoj, vetem per mua) teper te papelqyeshem.
sirio, a ka ndonje gje per ty te pelqyeshme, se deri tani vec pakenaqesira ke.......
E identifikuar

God, give me the serenity to accept the things I can not change, the courage to change the things that I can and the wisdom to know the difference.
Isra
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #78 më: 15-06-2005, 02:53:55 »

A e dini ju qe Muhameti para se te zbuloje fen islame ai ishte si sherbyes ne Sinaj, ne monastirin Shen Katrina me emrin Lukas?
Derisa nje dite novisa e largon nga aty dhe keshtuqe perbetohet se do hakmirret ndaj fes krishtiane.
Po te mos ishte nxjerrja jashte nga monastiri i famshem, ndoshta kurr s'do egzistonte feja islame.
Nga ky qast me su quajt lukas por e mori emrin Muhamet ku pas disa vitesh e shpalli fen e tije dhe u emrua vet profet, vete egzekutor, derisa i nenshtroi te gjithe popujt semit nen shpaten e tije.
kjo ishte hakmarrja e Lukas.
Pra Muhamet do thot Lukas.

Sa te gatshem jeni te thithni te paverteten more......!
megjithate s'ishte hic nje perralle e bukur...
E identifikuar

God, give me the serenity to accept the things I can not change, the courage to change the things that I can and the wisdom to know the difference.
Sirio00
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #79 më: 16-06-2005, 03:09:02 »

Mjaft u tallet!....
« Ndryshimi i fundit: 17-06-2005, 02:04:34 nga Isra »
E identifikuar

Abuzimi me nacionalizmin fals, eshte streha e fundit e te gjithe BATAKCINJVE
V. HAVEL.
Cdo popull meriton qeverisjen qe tashme ka.
W. Curcill
besimtari
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #80 më: 21-11-2005, 03:08:25 »

E selamu alejkum we rahmetullahi we berekautuhu

Emrat e femijeve te Profetit Muhammed  (salallahu alejhi we selem):

Fatime............. ................... ........nëna e Hasanit dhe Huseinit, radijall-llahu anha

Ibrahim............ ................... .........djali i Profetit alejhi salatu ue selam

Rukije............. ................... ........migruesja e dyfishtë (në Etiopi dhe Medine)

Zejnebe............ ................... .........vajza me e madhe radijall-llahu anha

Ummi Kulthum............ ................... .........gruaja e Uthmanit radijall-llahu anha

vellau juaj ne islam "besimtari"

E identifikuar

“Dhe adhuroje Zotin tënd deri të vijë ty e vërteta (vdekja)”
lauresha
Shiko profilin
« Përgjigju #81 më: 30-07-2006, 05:42:06 »

pershndetje juve se pari vetem desha te di kuptimin e emrit Iljasa nese kishit mundur te me ndihmoni gjith te mirat
E identifikuar
Lisa
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #82 më: 15-09-2006, 07:20:19 »

daniel përmendet ne kuran,por myslimanet ne vende arabe nuk e përdorin.shkakun nuk e di

Mendoj se nuk e perdorin pasi shqiptimi i tyre i shkon me per mbare per emra te tjere

P.SH Ne shqiptaret emrin Liri e kemi teper te thjesht ta shqiptojme kurse te huajt i japin nje theks ne te

por nje shqiptar do ta kishte te veshtire te shqiptonte Khalid (me H te cjerre nga fyti)

dhe prandaj mendoj se nuk i perdorin i duken jo emra te pershtatshem per tingullin e tyre....
E identifikuar

A possitive attitude may not solve all your problems, but it will annoy enough people to make it worth the effort.
marigonaa
Shiko profilin
« Përgjigju #83 më: 05-03-2008, 00:26:12 »

duaa ta di se c'demethenje ka emri BESA
E identifikuar
Vlora Gjata
« Përgjigju #84 më: 06-10-2008, 14:11:38 »

A ka mundësi me me tregu dikush se qfar domethenje ka emri TUANA
E DI SE ESHTE EMER MUSLIMAN POR DOMETHENJEN NUK PO E DI
JU FALEMINDERIT
DERGONI MESAZH NE vloragjata@gmail.com
E identifikuar
Valonzahiri
« Përgjigju #85 më: 16-12-2008, 20:02:37 »

ju lutem me ndihmoni emri Tuana qfar kuptimi ka edhe a eshte emer muslim apo qfar ju lutem me ndihmon v.zahiri@hotmail.com
E identifikuar
Valonzahiri
« Përgjigju #86 më: 16-12-2008, 20:05:43 »

ju lutem me ndihmoni v.zahiri@hotmail.com
E identifikuar
titi10
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #87 më: 16-12-2008, 20:17:29 »

Kush i  emerton fëmijët  me emra te bukur shqiptare është i BEKUAR.


bukur e ka thene ky robi
E identifikuar

i do very bad things and i do them very well...
Valonzahiri
« Përgjigju #88 më: 16-12-2008, 20:34:02 »

ju flm por me falni duni spjegim me te hollsishem per kete emer a mundemi ta emertojm apo jo a eshte emer Muslim se disa me than qe nuk eshte e tash jam ne hall te madh ju lutem me ndihmo
E identifikuar
Aida
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #89 më: 16-12-2008, 21:20:02 »

Përshëndetje Valon

Emrin TUANA për here të parë e kam ndegjuar nga një shoqe qe kam. E përdorin me shumë ne Turqi dhe ma kanë perkthyer: "Pika e pare e shiut e cila ra ne parajse!"

Me vjen keq por me shumë informacione nuk kam, nuk e di a është përkthim i saktë, dhe nuk  di as orrigjinen e emrit.
Tek librat për emra qe kam ne shtepi nuk është perfshi ky emër.
Ndoshta di dikush tjetër me shumë rreth këtij emri dhe mund te te ndihmoje.


Me rëndësi është qe emri te cilin do ta zgjidhni ta këtë kuptimin e bukur.

Lexo ne vijim këtë shkrim qe e kopjova nga një faqe tjetër. I ke ne pika te shkurta rregullat qe duhet ti ndjekish për emertimin e femijut tënd:


Islami thekson që muslimanët duhet të kenë dhe tiu japin fëmijëve të tyre emra të mirë. Është transmetuar në hadith që Profeti (paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të) ka thënë: “Ju do të thirreni në Ditën e Ringjalljes me emrat tuaj dhe emrat e baballarëve tuaj, kështu që kini emra të mirë”. (Transmetura nga Abu Davud)

Për të zgjedhur emra, ne duhet të ndjekim disa porosi të cilat janë dhënë në fetvan më poshte nga dijetari i mirënjohur musliman, Sheikh Jusuf Al-Karadavi.

“Islami nuk përmend emra specifik që i obligon muslimanët të zgjedhin për fëmijët e tyre, qofshin ato arab apo joarab, femra apo meshkuj. Është ne dorë të njerëzve të zgjedhin emrat për fëmijët e tyre.

Megjithatë, për të zgjedhur emrin duhet të ndjekim disa rregulla Islame:

1. Duhet të jetë emër i mirë, të mos jetë emër i urryer (shpifët) nga njerëzit apo edhe nga vetë fëmija kur të rritet. Ato emra janë që përmbajnë kuptime si shenja të keqe, domethënie djalli, emra njerëzish që janë të njohur për shtypje dhe tepri, e kështu më rradhë. Për këtë arsye ne shohim që Profeti a.s i ndryshonte emrat e këqinj në emra të mirë. Për shembull, ai ndryshoi emrin e njërit “Kalilah” (Pak) në “Kathirah” (Shumë), dhe emrin e një tjetrit nga “Asijah” (Mëkatar) në “Xhamilah” ( I bukur), e të tjera.

2. Muslimani nuk duhet tia vëjë emrin djalit të tij “Abdul-Kabah”, “Abdul-Nabi” apo “Abdul-Husajn”, dhe emra të tjerë si këta që nënkuptojnë robëri ndaj të tjerëve sesa ndaj Allahut. Ibn Hazim ka thënë që emërimi i fëmijëve me kësi emrash është i ndaluar nga shumica e dijetarëve musliman, përveç emrit “Abdul-Mutalib.

3. Muslimani nuk duhet të emëroj fëmijën me emra madhështor dhe mburrëse. Kjo mbështet nga hadithi, “ Emrat më të urryer tek Allahu në jetën tjetër është i atij njeriu që e thërret veten “Mbreti i të gjithë mbretërve”, sepse veç Allahu është Zoti i të gjithë mbretërve” (Transmetuar nga Al-Buhari, Muslimi, Abu Davudi dhe Al-Tirmidhi)

Muslimanët janë gjithashtu të ndaluar të emërojnë fëmijët e tyre me emrat e bukur të Allahut, si për shembull “Ar-Rahman” (Mëshirplotë), Al-Khalik (Krijues), etj.

Është e ndaluar gjithashtu të përdorim si emra cilësitë e Allahut me nyje të shquar, si “Al-Aziz” (Më i fuqishmi) dhe “Al-Hakim” (Më i dituri). Por ato mund ti përdorim pa nyjen e shquar, do me thënë pa ‘Al’ por vetëm “Aziz” dhe “Hakim”.

4. Është e rekomandueshme që ti emërojmë fëmijët tanë me emra të Profetëve dhe njerëzve të drejtë, kjo që të jenë sa më shumë në kujtesën tonë dhe të shpresojmë që ata do të ndjekin rrugën e tyre dhe të jenë si ata.

Emrat më të mirë janë ata emra që tregojnë përulje (nënshtrim) ndaj Allahut, siç thuhet në hadith: “Emrat më të bukur tek Allahu janë ‘Abdullah’ (Rob i Allahut) dhe ‘Abdur-Rahman’ (Rob i Mëshiruesit)” (Transmetura nga Muslimi, Abu Davudi, At-Tirmidhi, dhe Ibn Majah)

E njëjta gjë është me emrat e tjerë që përmbajnë dy pjesë, e para ‘Abd’ dhe e dyta një nga emrat e bukur të Allahut, si ‘Abdul-Alim’.

5. Për sa i përket emrave jo arab, nuk ka ndonjë gjynah në përdorimin e tyre, kur kanë kuptim të mirë në atë gjuhë. Edhepse muslimanët e hershëm ishin arab të pastër dhe jetonin në një atmosferë të pastër arabe, ata i përdornin emrat jo arab për meshkuj apo femra. Për shembull, ‘Mariah’ (Nëna e besimtarëve) nëna e Ibrahimit djalit të Profetit Muhamed (paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të) ishte e njohur me emrin e saj Koptik.

Gjthashtu, shumica e emrave të muslimanëve të hershëm kanë qenë emra bimësh, si ‘Talhah’, ‘Salamah’, ‘Hanzalah’; emra kafshësh dhe zogjësh, si ‘Asad’, ‘Sakr’; emra të objekteve natyrore, si ‘Bahr’ (lumi), ‘Jabal’ (mali); mbiemra të përdorura si emra, si ‘Amir’, ‘Salim’; emra Profetësh dhe njerëzve të drejtë, si ‘Ibrahim’, ‘Jusuf’, etj.

Kështu që muslimani duhet të ketë parasysh këto rregulla kur të zgjedh emra për fëmijët e tij.

Allahu e din më së miri.

Nga IslamOnline
Përktheu Ilda Sadriu
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Faqe: 1 2 3 4 5 [6] 7 8   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • a te pelqeu?
  • Dot a kishit ndryshuar diqka?
  • 1 (100%)
  • -
  • Dot a nuk kishit ndryshuar?
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 1
  • Shiko temen