Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor







Etiketa



Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Taxh Mahal  (E lexuar 809 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
INDRITI
Deputet.
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« më: 09-03-2005, 08:40:52 »
Citojeni

Taxh Mahal
nga Dr. A. Zahoor and Dr. Z. Haq

 

Taxh Mahali njihet si një nga mrekullite e botës dhe disa historiane perendimore kanë vënë ne dukje qe arkitektura e tij e bukur asnjëherë nuk është kaluar. Taxhi është monumenti me i bukur i ndertuar prej Moguleve, muslimanet e Indise. Taxh Mahali është ndertuar teresisht prej mermeri te bardhe. Arkitektura e tij e bukur i kalon kufijte e pershkrimit adekuat, veçanërisht gjatë lindjes dhe perendimit te diellit. Taxhi duket sikur digjet nën dritën e henes se plotë. Ne një mëngjes me mjegull, vizitoret provojne Taxhin sikur qëndron pezull nëse vrojtohet nëpërmjet lumit Jamuna.



[attachment deleted by admin]
E identifikuar

Ngeja është e zënë me pune.
INDRITI
Deputet.
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 09-03-2005, 08:49:13 »
Citojeni

Taxh Mahali u ndertua prej një muslimani, perandori Shah Xhahan ( i cili vdiq ne vitin 1666 e.r.), ne përkujtim te nuses dhe mbretereshes se tij, Mumtaz Mahalit, ne Agra, Indi. Është një "elegji prej mermeri" ose siç shprehen disa te tjerë, shprehja e një "endrre". Taxh Mahali (qe do të thotë Pallati i Kurores) është një mauzole i cili përmban varrin e mbretereshes Mumtaz Mahalit ne dhomen e poshtme. Me vonë këtij mauzoleumi iu shtua edhe varri i Shah Xhahanit. Emri i vërtetë i mbretereshes ishte Arxhumand Banu.
Sipas tradites se moguleve, zonjave te rëndësishme te familjes mbreterore u jepej një emër tjetër kur martoheshin ose ne ndonjë tjetër ngjarje te rëndësishme gjatë jetës se tyre, dhe ky emër perdorej edhe me vonë nga publiku. Emri i vërtetë i Shah Xhahanit ishte Shahub-ud-din dhe ai ishte i njohur si princi Kurram përpara se te zinte fronin ne vitin 1628 e.r




[attachment deleted by admin]
E identifikuar

Ngeja është e zënë me pune.
INDRITI
Deputet.
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 09-03-2005, 08:58:55 »
Citojeni

ja edhe një tjetër pamje e nderteses.

[attachment deleted by admin]
E identifikuar

Ngeja është e zënë me pune.
INDRITI
Deputet.
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 09-03-2005, 09:01:51 »
Citojeni

Taxh Mahali u ndertua për një periudhe kohore prej 22 vjetësh, duke punesuar 22,000 punetore. Ndertimi i kësaj vepre mbaroi ne vitin 1648 e.r. dhe kushtoi një shumë prej 32 milione rupish. Dokumentet e ndërtimit tregojnë qe mjeshtri i saj ishte Ustad 'Isa, arkitekti me fame gjatë kohës se tij. Dokumentet permbajne emrat e atyre qe u punesuan dhe shpikja e materialit te ndërtimit dhe origjines se tyre. Mjeshtra me pervoje nga Delhi, Kanaixh, Lahore dhe Multan u punesuan ne ndërtimin e kësaj vepre. Për me tepër, shumë mjeshtra muslimane me fame te madhe nga Bagdati, Shirazi, dhe Bukara punuan ne shumë detyra të ndryshme.

Taxhi qëndron ne një platformë katrore te ngritur me katër qoshet te keputura duke formuar kështu një oktagon te pabarabarte. Forma e arkitektures perdor konceptin e nderthurjes se arabeskave, ne te cilën çdo element qëndron mbi veten e vet dhe njekohesisht nderthuret me ndertesen qendrore. Për ndetimin e kësaj ndertese janë perdorur parimet e gjeometrise vete replikuese dhe një simetrike e elementeve arkitekturore.





[attachment deleted by admin]
E identifikuar

Ngeja është e zënë me pune.
INDRITI
Deputet.
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 09-03-2005, 09:04:46 »
Citojeni

Kupola e tij qendrore është 58 këmbë ne diameter dhe ngrihet ne një lartesi prej 213 kembesh. Kjo kupole është rrethuar prej 4 kupolash te tjera. Katër minaret madheshtore janë ta larta 162.5 këmbë. I gjithë mauzoleumi ( brenda dhe jashtë) është i zbukuruar me vizatime lulesh dhe kaligrafi duke perdorur gurë te cmueshem te llojeve të ndryshme. Qemeret kryesore te daltuara me paragrafe nga Kur'ani i madhërueshëm dhe punime lulesh te llojeve të ndryshme i japin një bukuri mahnitese këtij monumenti. Dhoma qendrore ne formë kupole dhe katër dhomat e tjera perfshijne shumë mure dhe panele te zbukurimit islamik.

Mauzoleumi është pjesë e një kompleksi të madh qe perfshin një porte te madhe, një kopesht shumë te bukur, një xhami ne krah te majte, një dhome pritjeje ne krah te djathte dhe disa ndertesa te tjera madheshtore. Taxhi ndodhet ne skajin me te largët te këtij kompleksi dhe lumi Jamuna gjendet mbrapa kësaj ndertese. Kopshti i madh përmban katër pishina reflektuese qe e ndajne atë ne qendër. Cdonjera prej këtyre pjeseve është me tej e ndare ne 4 pjesë te tjera dhe përsëri çdonjëra prej këtyre pjeseve është përsëri ne 4 pjesë te tjera. Ashtu si Taxhi, edhe elementet e kopshtit sherbejne si një arabeske, duke qëndruar mbi veten e tyre dhe gjithashtu duke perbere te gjithë vepren.  

[attachment deleted by admin]
E identifikuar

Ngeja është e zënë me pune.
kreksi
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #5 më: 16-03-2005, 14:30:36 »
Citojeni

Me në fund erdhi i biri dhe e burgosi perballë mozolese, a është e vërtetëë kjo apo një mit?
Thuhet se Shan Xhahanin e kishte njoftua një ditë në treg, ku ajo shiste pemë e perime dhe kur  e pa u dashurua ne te.
Sa interesant se  si Mogolët u bën sundimtar te indisë përë një kohë aqë të shkurtër.
« Ndryshimi i fundit: 16-03-2005, 14:34:56 nga Kreksi » E identifikuar

- S'pyet asnjëri se ç'bëri atdheu për ty, por ç'ke bër ti për atëdheun!
J.F.K
INDRITI
Deputet.
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 16-03-2005, 14:37:10 »
Citojeni

se di lol prandaj s'po flas kot
E identifikuar

Ngeja është e zënë me pune.
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |