Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor







Etiketa

Forumi ShkencorForumi ShkencorArkitekturë dhe Inxhinieri (Moderator: Fulcrum)Qendra e Tiranës, ja si do të shndërrohet


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Qendra e Tiranës, ja si do të shndërrohet  (E lexuar 284 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 14-11-2007, 12:52:11 »
Citojeni



Një hapësirë publike e gjelber, vetëm me kembesore, pallat modern kulturë dhe fasada për t’u pasur zili. Kjo do të jetë pamja e sheshit “Skenderbej”, ne te 45 mijë katroret qe bëjnë pjesë ne te. Struktura arkitektonike nuk do të preket, godinat ekzistuese po ashtu. Projekti i ri për sheshin “Skenderbej” parashikon ndryshime thelbesore, qe do të perfshijne madje edhe nentoken. Të gjitha këto do të mund te realizohen nga 4 firma, qe do të perzgjidhen ne një konkurs ndërkombëtar.

Keshilli i Rregullimit te Territorit (KRRT) vendosi dje qe te miratoje detyren e projektimit për sheshin “Skenderbej”, duke shpallur kështu të hapur fazen e pare te projektimit. “Gjatë mbledhjes se ardhshme, pritet qe te percaktohen kriteret, te cilat do t’u parashtrohen firmave pjesemarrese ne tender. Me vonë, ne një faze te dytë, ato do të paraqesin projektet e tyre, me anë te te cilave do të shnderrojne qendren e Tiranës kur te shpallen fituese”, thanë dje anetaret e Këshillit te Rregullimit te Territorit. Kryebashkiaku Rama tha dje se konkursi ndërkombëtar do të jetë i një niveli shumë te lartë dhe pritet ta transformoje sheshin “Skenderbej” ne një model te planifikimit urban, duke u bazuar ne trashegimine e vyer kulturore dhe arkitektonike te këtij sheshi. Nga ana tjetër, sipas Rames, sheshi i ri duhet te perballoje edhe sfidat e kohës dhe nevojat e reja te kryeqytetit

Sa me shumë hapësirë publike dhe rregull ne qendren e Tiranës. Kjo është ideja e gjithë shnderrimit, qe pritet te pesoje sheshi me i madh ne Shqipëri. Një gjë e tillë do të mundësohet kryesisht duke e shnderruar sheshin ne qendër kembesoresh dhe jo automjetesh. Parkingjet nentokesore do ta bëjnë te mundshme kthimin e një metropoli plot zhurme, ne një te ngjashem me kryeqytetet evropiane. Sipas njerit prej anëtarëve te Këshillit te Rregullimit te Territorit, Sokol Behaj, parkingjet mendohet te jenë moderne. “Nentoka do të sherbeje jo vetëm për parkime, por edhe për qendra tregtare, siperfaqja e te cilave nuk është percaktuar ende”, shprehet ai. Behaj sqaron se gjithçka është ende ne fazen e propozimeve. Sheshi “Skenderbej” perfshin një hapësirë prej rreth 45 mijë m2. Nga këto, 4500 meter katrore janë te zena nga godina publike. Pra, rreth 41 mijë meter katrore janë hapësirë publike. Ndërkohë qe është menduar se rreth 4500 metra te tjera do të zihen nga parkingjet nentokesore.

Parkime dhe qendra tregtare te nendheshme

Jo vetëm parkime madheshtore, por edhe qendra të reja tregtare, pritet qe te ndërtohen ne zemër te Tiranës. Sipas anëtarëve te Këshillit te Rregullimit te Territorit, parkimi është një nga problematikat me delikate te kryeqytetit, ndaj është menduar te zgjidhet duke mos zënë hapësirë publike, por te nendheshme. Paraprakisht është propozuar qe krahas tyre, te ndërtohen edhe qendra te vogla komerciale. Gjithsesi, kriteret e qarta pritet te parashtrohen gjatë mbledhjes se ardhshme te KRRT-se për firmat qe do të marrin pjesë ne konkursin e nivelit ndërkombëtare. Vetëm 4 prej tyre do të shpallen fituese, ndaj gara pritet qe te jetë shumë e fortë. Firma qe do të paraqese projektin me te mirë do të jetë një nder ato fituese, te cilat do të kujtohen për shnderrimin e sheshit “Skenderbej” ne një shesh te parametrave bashkekohore.

Ndryshimi

Pallati i Kultures, shkalle dhe fasada moderne

Projekti nuk do të jetë thjesht mbushje gropash apo shtrim asfalti, por shumë me tepër. Sipas anëtarëve te KRRT-se, projekti do të perfshije edhe godinat shteterore qe bëjnë pjesë ne sheshin “Skenderbej”. Një prej tyre është edhe Pallati i Kultures, gjendja e te cilit le për te dëshiruar. Të paktën për nga fasadat dhe shkallet. “Ende nuk e dimë se si do të bëhen konkretisht, por tjetersimi i Pallatit te Kultures do të jetë njeri prej kritereve qe do t’u paraqitet firmave për ta përfshirë ne projekt”, shprehet anëtari Sokol Behaj. Godina madheshtore e Pallatit te Kultures, me një arkitekture te lakmueshme, do të kompletohet nga ana vizuale, pasi firmat fituese te konkursit kombëtar do ta marrin ne dorë për ta ndryshuar. Por, ky është vetëm një propozim, i cili i përket fazes se pare te detajimit te kritereve. Ky proces do të shqyrtohet gjatë mbledhjeve te ardhshme.

Hotel “Dajti”, 18 mijë m2 për Ministrine e Jashtme

Kalimi i Ministrise se Jashtme ne godinen e hotel “Dajtit” do të shoqërohet me shtesa te mundshme ambientesh. Kështu, sipas anëtarëve te Këshillit te Rregullimit te Territorit, nga 14 mijë metra katrore, qe është siperfaqja aktuale e këtyre ambienteve, mund te linde nevoja qe dikasterit ne fjale t’i jepet edhe një siperfaqe prej 4 mijë metra katrore, qe do t’i “merren” lulishtes mbrapa hotel “Dajtit”. Shtesa ne këtë masë do të jetë e mjaftueshme për Ministrine e Jashtme, e cila do të transferohet pranë qendres se Tiranës. Kjo shtese do të shqyrtohet gjatë mbledhjeve te ardhshme, axhenda e te cilave pritet te jetë mjaft e ngjeshur, për shkak te bllokimit te Këshillit te Rregullimit te Territorit për një vit rresht. Kthimi i hotel “Dajtit” ne godinen e një prej ministrive me te rëndësishme, përveç pikepamjes funksionale, pritet ta zbukuroje nga ana estetike këtë pjesë te kryeqytetit.

Koha Jone


* 20071114025425_artikull.jpg (10.19 KB, 300x150 - E shikuar 143 Herë.)
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |