Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Paralajmerimi i ndertimeve  (E lexuar 184 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Admin


Karma: 36
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« më: 08-06-2009, 03:12:17 »

Nga Isidor Koti

Ne atmosferen e tymnajes se dendur elektorale qe ka perfshire vendin, ndodh rendom te harrohen disa ceshtje shume te rendesishme jetike, aq sa te krijohet pershtypja se jane harruar. Jo vetem kaq, por mund te bertasesh me ze te larte dhe askush nuk e ve ujin ne zjarr per te zbritur ne baze per te pare nga afer shqetesimet reale, nje prej te cilave eshte siguria e qytetareve. Fokusi i ketij artikulli do te ndalet pikerisht ne rrezikun e fort dhe shume serioz qe ofrojne banesat e pasigurta. Ndertimet e viteve te fundit jane jo thjesht te shtrenjta, por edhe te rrezikshme, pasi askush nuk e kontrollon cilesine e materialeve te ndertimit. Edhe pse nje nga motoret kryesore te rritjes ekonomike, pavaresisht ngercit te lejeve te ndertimit qe prej kohesh eshte evidentuar si problem nga vete ndertuesit, perseri i eshte kushtuar shume pak rendesi.

Nje prej fakteve me te rendesishem qe perben shkelje ligji dhe nje rrezik permanent per sigurine e ndertimeve eshte pikerisht mungesa e strukturave dhe laboratoret qe mund te kryejne analizat e cilesise se betonit te prodhuar dhe materialeve te tjera. Cilesia e hekurit te perdorur gjate ndertimit, i cili vjen prej importit, sipas eksperteve nuk permbush kriteret e ndertimit. Gjithashtu, te gjitha konstruksionet e vjetra qe vitet e fundit jane ngacmuar, jane bere shterpesi dhe do te mbeten shqetesim. Pavaresisht nga ndonje problem i vogel kur jane bere, ato kishin zene vend, kishin krijuar nje ekuiliber natyror me siperfaqen e tokes. Hapja e themeleve te reja, qofte me shtesa anash, apo qofte me thellim duke u futur nen te, i prish keto ekuilibra natyrore. pra, edhe nese keto ndertime te vjetra e kishin arritur nje ekuiliber. Njerezit i kane prishur keto ekuilibra, duke hapur gropa me te thella, duke bere bodrume, duke bere shtesa etj, etj. Keto jane shqetesim dhe nuk duhet lejuar qe, ne te gjitha konstruksionet e vjetra te futet nen te me punime te tjera, me shtesa.

Sektori i ndertimit eshte me performancen me te larte me nje rritje prej rreth 86 per qind dhe kjo rritje u atribuohet ne masen me te madhe investimeve publike kryesisht ne infrastrukturen rrugore. Nuk duhet harruar se numri i te punesuarve ne kete sektor eshte rritur me rreth 36 per qind vitin e kaluar. Ne sistemin e ri te licencimit te shoqerive te ndertimit, i cili konsiston ne kategorizimin e shoqerive te ndertimit ne shtate nivele ne vartesi te llojit, natyres dhe vleres se punimeve qe ato kryejne ka nje seleksionim, gje i qe ka bere shume ndertues te ankohen. Kjo do te thote qe te gjitha ankesat duhet te mblidhen dhe te shikohen rast pas rasti dhe me grup specialistesh te mblidhen e te shihet se cfare problemesh kane lindur dhe te merren masat per te mbrojtur ndertimet nga keto probleme administrative, por qe sjellin edhe probleme te tjera, deri ne nivelet gjeo-dinamike. Mos e dhente Zoti qe te na bjere ndonje termet!

Ka nje praktike te cuditshme ne Shqiperi kur germohet faqja e kodres, bregu i detit apo ana e lumit, duke ndertuar vila e pallate, pa studim fizik dhe urban te tokes. Kjo nuk eshte pa rrezik, po te kemi parasysh rrezikun e termeteve. Ekspertet e sizmologjise, ndersa kembengulin se termetet nuk mund te paralajmerohen kane leshuar vazhdimisht apel per masa te forta per ndertimet ne vendin tone, qofshin keto te vjetra, por mbi te gjitha ndertimet e reja ne te gjithe Shqiperine. E vetmja menyre per te parandaluar demtimin e strukturave eshte te forcohen strukturat e vjetra ose ato te ndertuara ne masa jo sizmike dhe te ndertohen struktura sa me te qendrueshme ndaj termeteve. Kuptohet qe menyra e pare eshte shume e kushtueshme dhe nuk mund te behet per te gjitha godinat, mund te behet vetem per objektet qe jane me rendesi te madhe. Problemi i dyte per te ndertuar struktura per te ndertuar objekte sa me rezistente ndaj termeteve eshte nje problem i hapur dhe duhet te qendroje ne qender te vemendjes. Studimet gjeologo-inxhinierike sot jane bere nje dosmosdoshmeri shume e madhe, kjo edhe per shkak te demtimeve te shumta qe jane bere ne mbare vendin.

Nisur nga trauma urbane, ne vitet 60 shkencetaret amerikane pergatiten libra speciale me orientime per kesi rastesh, nepermjet te cileve, njeherazi duke i kerkuar ndjese popullit te tyre, u tregonin shteteve te tjera se, pavaresisht nga perfeksionimi dhe perputhja harmonike qe mund t'i jepet nje fushe te caktuar ne vecanti, si per shembull infrastruktures urbane apo arkitekturore, serish ajo perben rrezik potencial per mjedisin natyror dhe shoqerine njerezore, nese gjate nderhyrjeve nuk vleresohen me imtesi kushtet dhe parametrat e te gjitha aspekteve te tjera te parashikuara nga gjeo-shkencat, aq me keq, kur i njeh dhe nuk i merr ne konsiderate. Per te mos arritur deri ne kete pike, shpresojme qe te mos ndodhe ndonje tragjedi dhe pastaj te merren masa. Jo gjithmone duhet ta pesojme qe te mesojme.

Koha Jone
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Olimpiada Matematike e Kosovës

Anketa
  • si pasoj e kujt ndoshi ky termet?
  • Dot vullkaneve aktive
  • 4 (80%)
  • -
  • Dot vullkaneve te shuara
  • 1 (20%)
  • -
  • Numri total i votave: 5
  • Shiko temen

* Sponsor