Faqe: [1] 2   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Ku jane elektroniksat?  (E lexuar 2985 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Fulcrum
Ultras Elbasani
Moderator


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 35


Shiko profilin WWW
« më: 09-09-2005, 17:02:09 »

Pershendetje,

Mendova te krijoj nje teme te tille per ata qe studiojne elektronike. Nqs njihemi me njeri-tjetrin besoj se do te kemi mundesi perfitimi reciprok.

Une aktualisht studioj Ing. Elektronike dhe jam ne vitin e 3-te. Kryesisht jam i interesuar mbi fushat elektromagnetike, antena, propagacion, radiodifuzion dhe sisteme elektronike ne radiofrekuence.
Njohurite e mia mbi elektromagnetizmin jane ato baze, pra kryesisht elektromagnetizem klasik, por shpresoj qe kete vit te ndjek nje kurs matematike te avancuar qe do te me lejoje t'i afrohem edhe teknikave te projektimit ne mikrovale (e dini qe aty flitet vetem per autofunksione smile ).

Te tjera nuk di cfare t'ju them. Me pyesni dhe do te mundohem t'ju pergjigjem.

Flc.
E identifikuar

Nexho Shabani
Humorist
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 79



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 04-10-2005, 12:43:37 »

Prsh Fulcrum !!!

Urime per temen , ashtu si edhe ju un studioj inxh elektronike viti i fundit .
Ne cfare iniversiteti studioni , shqiperia apo jashte ??
Elektromagnetizmi asht shum interesante por edhe ne te njejten kohe shum e veshtire .
Te uroj suksese !!!
E identifikuar

Untouchable
DBA
Stafi


Karma: 2
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 433



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #2 më: 05-10-2005, 21:24:13 »

Pershendetje djema,

Suksese ne studime dhe/ose pune juve elektronistave.

Fulcrum, kishe mund me hap edhe nje teme per Informaticientet, e nese e hap do te mund te me futesh mua te parin  buzeqeshje.

Juaji,

Panopticon.
E identifikuar

If you tell the truth you don't have to remember anything. (M.T.)

untouchable(at)zeriyt.com
Fulcrum
Ultras Elbasani
Moderator


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 35


Shiko profilin WWW
« Përgjigju #3 më: 07-01-2006, 20:24:07 »

C'kemi çuna!

Me vjen keq që nuk kam dalë këtej për një kohe te gjatë, por ju jeni nga ata që mund te me kuptojnë me mirë se te gjithë. Jam duke shkruar diçka mbi një tesine që më duhet për te përfunduar 3-vjecarin. Unë studioj ne "La Sapienza" te Romes dhe sistemi italian është 3+2, kështu që më duhet te bëj edhe 2 vjet te tjera pas kësaj.

Titulli i tesines sime është "Analize e pjesetuesve (nëse mund te shprehem kështu, termi anglo-sakson është "frequency divider") te frequences te tipit injection-locked ne PLL". Perdoren kryesisht ne aplikacione wireless pasi konsumojne shumë pak dhe kanë bande te ngushtë (narrow band). Janë kryesisht ne teknologji CMOS. Janë kryesisht te integruar, pra RFIC (Radio Frequency Integrated Circuits).

Të tjera nuk di c't'ju them.

Ju ku studioni, jashtë apo ne Shqipëri?

Nëse studioni ne Shqipëri, për me tepër ju Nexho që jeni ne vitin e fundit, duhet  ta njihni mirë tregun e punës aty. Mua do të me interesonte te dija se çfarë ofron tregu dhe deri ne c'pikë ka arritur projektimi ne Shqipëri (ju e dini se një inxhinjer nuk ndjehet i plotësuar nëse nuk projekton diçka... smile ).

Panopticon, mund ta hapesh vete një teme te re nëse te intereson. Unë nuk kam privilegje për të hapur një nën-forum nëse është kjo çka ti kërkon.

Flc.
« Ndryshimi i fundit: 08-01-2006, 07:30:08 nga Fulcrum » E identifikuar

Nexho Shabani
Humorist
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 79



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #4 më: 14-01-2006, 21:29:10 »


Pershendetje  !!!

Fulcrum te uroj suksese ne "tesen" tende , me te vertet dicka interesante .
Edhe un si ju shtudjoj ne IT  , ne Bologna  viti i fundit .

Pra i viti kam zhvilluar nje part-time ketu ne universitet (nuk esht per te shitur mend sepse part-time thjesht  do te thote te japesh nje ndihme dhe jo te besh ricerca perqeshje) dhe ishte nje projekt mbi vrojtimin dhe simulimin  AWGN si edhe trasmetimin ne RF , ku i gjithe rrjeti i trasmetimit ishte i ndertuar me module FPGA (CMOS te programuara ) . Pastaj me ane te  "interfacie" te ketyre moduleve u jepeshin te dhenat ashtu sic duhet ne menyre qe te kemi simulime te ndryshme ku na vinte ne ndihme edhe nje program i thjeshte ne JAVA ose MATLAB .
Me thane te drejten per mua ishte dicka teper e avancuar duke pasur parasyshe se ajo ishte nje projekt qe i perkiste Telekomunicionistav e ... , por teper interesant .

Gjithe te mirat dhe sukse ...
E identifikuar

Fulcrum
Ultras Elbasani
Moderator


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 35


Shiko profilin WWW
« Përgjigju #5 më: 26-01-2006, 22:21:21 »

Përshëndetje Nexho,

Mua, vitin qe shkoi, mu desh te ndiqja një laborator, sepse duhet te plotesoja kreditet perte marrë "Antenne (I Mod.)". Një inxhinier i fondacionit "Ugo Bordoni" (FUB) na shpjegonte sistemin e tx/rx ne Pomezia qe komunikonte me satelitin Olympus (projektuar nga Alenia Spazio). I gjithë sistemi u ndertua për te studiuar dobesimin e sinjalit për shkak te shiut (attenuazione për pioggia, mbi 10GHz me duket, por mbase gabohem). Kishte 17 stacione ne te gjithë Italine qe matnin dhe konfrontonin te dhenat.

Pas gjithë kësaj menduan te riprogramonin orbiten e satelitit dhe ta   perdornin për qellime te tjera, por gabuan ne llogaritje dhe sateliti iu doli jashtë kontrollit. Menduan ta korrigjonin, por pasi bene disa manovra (edhe këto te gabuara) satelitit iu harxhua i gjithë gazi qe perdorte për manovra te komanduara. Shkurt, sateliti iku ne arushe.

Pasi kerkuan ndihmë tek NASA, këta te fundit e peshkuan, por këta nuk mund ta përdorin pasi nuk ka orientimin e duhur. Për këtë nder te NASA-s iu desh t'i jepnin të gjitha matjet e bëra gjithë këto vite për 1 euro smile) .

Morali i fabules: Full apo part-time nuk ka shumë rëndësi. Edhe këta "full" bëjnë gabime, kështu qe nuk ke asgjë për te humbur.

Flc.
E identifikuar

SmiLey
TNT 4 the BraiN
Anetar


Karma: 9
offline offline

Postime: 5976



Shiko profilin
« Përgjigju #6 më: 19-02-2006, 07:56:22 »

Shi shiii qenkeni goxha ju ore habitem fare
Kam respekt te veçantë për elektroniksat/inxhinieret buzeqeshje

Ju uroj suksese te metejshme te gjithëve! pafshim


P.s., Atë MATLAB-in qe përmend Nexhoja e kam perdor dhe unë për nja 2 vjet te mira... faktikisht, ky gjithmonë më ka pëlqyer me shumë se versioni i vjetër i MAPLE-it.
Btw, nëse pyesni... nuk kam studiuar për inxhinieri, por për Matematike :=) Byeeee...
« Ndryshimi i fundit: 19-02-2006, 08:12:18 nga SmiLey » E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
Anesti
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 692


Shiko profilin
« Përgjigju #7 më: 19-02-2006, 08:10:00 »

  Ju pershendes per per perkushtimin dhe ambicjen tuaj ne kete fushe.Elektronika ka qene nje ender e pa realizuar per muadhe ndjehem mire qe djali im kerkon te konkuroje ne kete dege.Ju lutem te me thoni dicka nga eksperienca juaj per menyren e konkurimit,shpenzimet per konviktin dhe shkollen,si dhe ato te jetes se perditeshme.Sa i kushtoni jufamiljes tuajdhe a ka mundesi per ti zvogeluar keto shpenzime.Suksese!Anesti
E identifikuar
Fulcrum
Ultras Elbasani
Moderator


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 35


Shiko profilin WWW
« Përgjigju #8 më: 01-03-2006, 20:13:42 »

Përshëndetje Anesti,

unë do të mund t'ju ndihmoja me info nëse djali do të dëshironte te studionte ne Rome, pasi aty studioj unë. Për Tiranen nuk di c'te them.

Pyesni nëse dëshironi info mbi Romen dhe do të mundohem t'ju përgjigjem kur te kem kohe.

Flc.

Per SmiLey: nga avatari nuk ta jep pershtypjen per matematiciene  luj syun
E identifikuar

SmiLey
TNT 4 the BraiN
Anetar


Karma: 9
offline offline

Postime: 5976



Shiko profilin
« Përgjigju #9 më: 01-03-2006, 20:28:05 »

Pse more, s'ke pare apo takuar ndonjehere ndonje matimaticiene apo statistician simpatike keshtu pikepyetje
Ka ore plot, vec se duhet me veshtru mir luj syun

Nuk e di se perse ka dal kjo pershtypje per vajzat qe studiojne shkenca egzakte se gjasme s'jane te bukura, por e kam vene re dhe ne Shqiperi qe njerezia te pretendon te jesh me floke te pakrehura se helbete supozohesh ti ngjash A.Einstein... or smb elses. Shume gabim me keto lloj paragjykimesh te pabaza! jo jo e ke gabim
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
Fulcrum
Ultras Elbasani
Moderator


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 35


Shiko profilin WWW
« Përgjigju #10 më: 02-03-2006, 17:54:59 »

Pse more, s'ke pare apo takuar ndonjëherë ndonjë matimaticiene apo statistician simpatike kështu pikepyetje
Ka ore plot, veç se duhet me veshtru mir

Po pra po, p.sh. Jessica Alba tek "Fantastic 4", apo ku di unë ndonjë tjetër qe mund te me këtë shpetuar.

...Shumë gabim me këto lloj paragjykimesh te pabaza! jo jo e ke gabim

Paragjykime(?!) Unë e kam vuajtur këtë ne kurriz, sepse femrat ne fakultetin e inxhinierise janë te pakta. Të vetmet femra i gjen tek Inxhinieria Gestionale, por janë si ujet e paket. Megjithatë prof. im thoshte gjithmonë se fakulteti i ing. është optimali për një femër qe kërkon burrë, thjesht ligji i kerkeses e ofertes. Mbase është opinion ca si tepër maskilist, por te tilla janë edhe femrat qe gjen aty

Flc.

P.S.: Une nuk thashe se jeni simpatike, por nese do te me pyesnin do te thosha se jam dakord (keta te shkencave ekzakte, pervec ndrojtjes, karakterizohen edhe nga nje modesti e tepruar cka me vjen mire qe nuk vlen ne rastin tend  buzeqeshje)
« Ndryshimi i fundit: 02-03-2006, 18:01:49 nga Fulcrum » E identifikuar

SmiLey
TNT 4 the BraiN
Anetar


Karma: 9
offline offline

Postime: 5976



Shiko profilin
« Përgjigju #11 më: 02-03-2006, 19:16:43 »

Unë jam koshiente sesa femra kanë fakultetet e inxhinierise...seps e departamentin e tyre e kam patur gjithmonë afër me te tonin... por e di dhe për faktin se shumë nga lendet tona, juve i keni compulsory (/te detyruara) për te bërë ... pra kjo me jepte mundësinë qe te njihesha dhe me vajza e djem nga departamenti i inxhinierise (sikurse dhe ai i computer science)... kështu qe, nuk është thjesht një vëzhgim i jashtem i imi, por me tepër i brendshem e realist!
Mgjth, se ka fakulteti i inxhinierise pak vajza nuk do të thotë se ai i matematikes, fizikes apo kimise ka po aq. Të paktën ne universitetin qe kam mbaruar unë (UK) ne numer studentash ne kursin tim kemi qenë pothuajse te barabarte me meshkujt buzeqeshje
Pastaj kohët kanë ndryshuar dhe numri i femrave sa vjen e rritet ne institucione te tilla akademike... nuk diskriminohen apo te shihen me habi sikurse bëhej dikur se përse studiojne mechanical engineering or naval jo jo e ke gabim
Nejse...


PS. Hey... po ty nëse te paska shku mendja keq për Jessica Alben, shko more çun ne US... mos humb kohe kot aty ne Itali perqeshje
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
Fulcrum
Ultras Elbasani
Moderator


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 35


Shiko profilin WWW
« Përgjigju #12 më: 19-03-2006, 20:05:21 »

Mendje eshte e shkreta, si mendon ti...

Dal tani tek personalja, nuk eshte se me pelqen vecanerisht Jessica Alba dhe duhet te dish se ne Itali (edhe pse tani jeton ne France) u lind nje nga bukurite me te rralla mesdhetare M.B.

Dolem nga tema, nqs ke deshire diskutojme diku tjeter ose ne pvt. Rastesisht e gjeta veten moderator, ndaj shqetesohem.

P.S. Te me falesh per pergjigjen e vonuar, por kam pase kaq shume pune sa vjen normale te shfaqesohesh kaq banalisht.

Flc.
E identifikuar

igru
Spirituality!
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 319



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #13 më: 09-01-2007, 12:42:32 »

Përshëndetje elektroniksa. Edhe unë dikur kam qenë e tillë po "devijova" pak rrugës (tani dhe pak mbaroj per informatike).
Fulcrum, kur ke studiuar ne Itali? Unë kam qenë atje tre vjet dhe ika për arsye familjare. Madje dhe unë kam studiuar ne La Sapienza merzitje
Ndoshta dhe njihemi ku i dihet, ose mund të kemi shoqeri te përbashkëta se aty shqiptarët njihen pak a shumë te gjithë.
Gjithsesi suksese. Ciao!
E identifikuar

Kujdes kur lufton perbindeshin...mos behesh vete perbindesh!
www.erasmusi.org
Capkenja
Vizitor
« Përgjigju #14 më: 13-01-2007, 22:03:26 »

Pse more, s'ke pare apo takuar ndonjëherë ndonjë matimaticiene apo statistician simpatike kështu pikepyetje
Ka ore plot, veç se duhet me veshtru mir luj syun

Nuk e di se përse ka dal kjo përshtypje për vajzat qe studiojne shkenca egzakte se gjasme s'janë te bukura, por e kam vënë re dhe ne Shqipëri qe njerezia te pretendon të jesh me floke te pakrehura se helbete supozohesh ti ngjash A.Einstein... or smb elses. Shumë gabim me këto lloj paragjykimesh te pabaza! jo jo e ke gabim
Smiley nuk e di pse djemve vertet u eshte fiksuar kjo gje..une studioj ing.kimike pashe me lart se keta te elekronikes kishin ikur goxha perpara me programet>Jam duke mesuar MATLAB eshte goxha i veshtire(te pakten deri tani nuk kishim hasur programe te tilla)pasi kemi hyre ne nje faze te simulimit te aparateve.Doja te dija nqs MATLAB egziston si liber ne gjuhen shqipe po sma he mendja mendoj zgerdhihet Suksese prej meje !
E identifikuar
Faqe: [1] 2   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • a mund te me ndihmoni
  • Dot modelet e atomit sipas radefordit, borit
  • 1 (33%)
  • -
  • Dot informacion shtese
  • 1 (33%)
  • -
  • Dot po
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot jo
  • 1 (33%)
  • -
  • Numri total i votave: 3
  • Shiko temen

* Sponsor