Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor







Etiketa

Forumi ShkencorForumi ShkencorArkitekturë dhe Inxhinieri (Moderator: Fulcrum)Hotelet që po lindin nga ëndrrat


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Hotelet që po lindin nga ëndrrat  (E lexuar 111 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 05-07-2008, 10:12:29 »
Citojeni

Një pjesë janë realizuar, te tjera priten për te mrekulluar njerëzitë

Hotelet që po lindin nga ëndrrat

Kanë format dhe përmasat më të çuditshme në botë

Ka kaluar shumë kohë që nga viti 717 pas Krishtit, viti i përurimit të "Hoshi Roykan", hotelit japonez të shënuar në "Guinnes" si i pari dhe më i vjetri në botë, apo që kur hoteli "Pierre" në NewYork ose "Meuruice" në Paris kanë hyrë në histori. Tani synohet
për të tjera gjëra. Mjafton të shohësh përreth për të kuptuar se ku duhet t‘i prenotosh pushimet e ardhshme, duke parë edhe "projektet" e pazakonta që arkitektët më të mirë nga e gjithë bota do të na ofrojnë, duke lënë pas dorë ata që deri më sot janë
konsideruar më të bukurit në botë. Me pak fjalë, i vetmi rregull do të jetë se nuk do të ketë asnjë rregull. Hotelet e së ardhmes mund të lindin kudo dhe mund të kenë çfarëdolloj formë. Mund të jenë të vendosur mbi pemë, në det, në mes të qytetit, madje edhe në hapësirë. Tani duket se ka ardhur vërtet koha për të dalë
nga hapësirat tradicionale për të kënaqur turistët aventurierë,
apo fantazitë e arkitektëve të talentuar, që janë munduar të eksplorojnë gjithçka nga dizajni i vendeve të pazakonta deri te
suitat fluturuese. Hotel posaçërisht për të dashuruarit, për ata që
pëlqejnë detin, shkretëtirën apo qiellin, do të ketë për të gjitha
shijet. Për më tepër me kaq shumë luks brenda, mendohet se do të vlerësohen jo me pesë por me dhjetë yje, sigurisht me çmime të kripura që do të shkojnë deri në dhjetë mijë euro nata, duke ia
kaluar edhe gjigantit arab "Burj Al Arab Hotel", ku, për të fjetur
një natë, duhet të paguash jo më pak se 7000 euro. Por paratë nuk
vlejnë asgjë para kënaqësisë. Le ta nisim me hotelet-pemë. Ndoshta
nuk do të jetë një zgjedhje komode, por kontakti me natyrën është
një mënyrë e mirë për të rigjetur vetveten. "Cheap dhe Chic" është
në fakt hoteli i dizajnuar nga një arkitekt italian, që pritet të jetë gati brenda një dhjetëvjeçari, e që duke marrë parasysh shërbimet dhe pamjen e tij të jashtme, përshtatet me xhepat e të gjithëve. Për këdo që është në kërkim të emocioneve ekstreme, ka mundësinë më të mirë për t‘u zhytur në blunë e oqeanit, është interesante oferta që bëhet nga një hotel në formë guaske, i zhytur nën ujë, nga ku mund të admirosh fundin e detit. Utopia e një tënde në shkretëtirë i ka frymëzuar projektuesit për t‘u propozuar të ftuarve të tij një hotel me pesë yje, që të krijon përshtypjen se je në mes të një shkretëtire. "Plaku" që nuk del nga
moda "Burj Al Arab Hotel", i ndërtuar në vitin 2002, ka në përbërjen e tij 202 suita dhe çmimi për një natë varion nga 2000 deri në 7000 dollarë. Ai ofron shërbimet në nivelin më të lartë të imagjinatës, një staf të specializuar në mënyrë që çdo klienti të tij të mos i mungojë asgjë. Është ndër hotelet më të bukur dhe
sigurisht më të shtrenjtë në botë. "Burj Al Arab Hotel" gjendet në
Dubai, në qytetin më të madh të Emirateve të Bashkuara Arabe, mes një ishulli dhe për ndërtimin e tij janë dashur plot 18 muaj. Hoteli është projektuar nga pesë arkitektët më të mirë evropianë
dhe ka kushtuar më shumë se 100 milionë dollarë. "Burj Al Arab" nuk ka dhoma. Ai ka 202 suita, është i ndërtuar tërësisht prej xhami dhe të ofron pamje të mrekullueshme nga Gjiri i Arabisë. Secila nga suitat është e kontrolluar nga një sistem i
avancuar teknologjie dhe është e pajisur me të gjitha kushtet.
Aty mund të gjesh laptop, akses për përdorimin e internetit, faks, printer dhe fotokopje, rrjet të fshehtë kompjuterësh
të një teknologjie të avancuar: ndriçim, perde dhe kondicioner
me një shtypje butoni. Televizorë 42 polësh, plazma, video me
kërkesë, DVD dhe një varietet të gjerë kanalesh kabllore. Përreth
plazheve të bardhë dhe ujit blu të gjirit arabik, ju mund të zgjidhni mes aktiviteteve të ndryshme për t‘u argëtuar, ndërsa vendosni të qëndroni në "Burj Al Arab". Pishina të jashtme shumë të mira në plazhet private, që mund t‘i përdorni në mënyrë ekskluzive.
Gjithashtu mund të shëtisni në hapësirat e shumta ose fushat
sportive, si dhe mund të merreni me aerobi me trajnerët personalë
që hoteli ju vë në dispozicion. Mund të shfrytëzoni edhe banjat hidroterapike, masazhet orientale, solarin dhe saunën. Por tashmë, kjo nuk është më një ëndërr. Lista vazhdon me të
tjera mrekulli.
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |