|
erlehta
|
 |
« më: 28-09-2005, 11:57:57 » |
|
Fillimet e arkitektures ne vendin tonë i shenon banesa prehistorike (deri ne shek 5 p.e.s.),e zbuluar ne Dunavec (vendbanim buzë-ujor palafite) qe i takojne neolitit te mesem,d he ne Maliq qe i takojne neolitit .Banesa ndertohej mbi një platformë druri qe mbeshtetej mbi hunj te ngulur vertikalisht ne taban.Ne Dunavec janë gjetur 87 hunj te tillë te shperndare ne mënyrë te cregullt.Ndertimet palafite janë perdorur nga ilirët për një kohe te gjatë qe perfshin dhe tërë periudhën e hekurit. Banesat prehistorike kanë qenë tre tipesh:1-Banesa te futura krejtësisht ne toke,si ne Cakran â⬓Fier ; 2-Banesa gjysëm nentoke,përsëri ne Cakran ; 3-Banese mbi toke qe është zakonisht një kthineshe
Unitet arkitektonik paraqesin dhe qendrat e fortifikuara,si ne zgjidhjen e terreneve, ashtu dhe ne zgjidhjen planimetrike.Duke ndryshuar funksionin nga strehime te një faze para urbane,ne qendra te vërteta urbane fortifikimet pesojne evolucion ne zgjidhjet dhe format arkitektonike,si dhe ne tekniken e ndërtimit.Këto ndertime perbejne dhe prologun e fortifikimeve antike.
Arkitektura gjatë shekujve 5-1 p.e.s. Gjatë kësaj peridhe Dyrrahu dhe Apollonia jetojne një perudhe lulezimi.Arkitektur a dhe Urbanistika e këtyre qyteteve janë bazuar ne arritjet e arkitektures helene po janë te lidhura me realitetin ilir,. Krahas qyteteve koloni , ne territorin e Ilirise se Jugut linden edhe një tog qytetesh ilire si Bylisi, Amantia, Dimali, Albanopoli, Lisi etj Ato u vendosen ne kodra e maja te larta dhe rrethoheshin me mure te bërë me një teknike te lartë. Kjo deshmohet ne ndërtimin e portave dhe te kullave mbrojtese.
Kullat e fortifikimeve antike ne vendin tonë kanë formë katrore,rrethore dhe patkoi.Ne format planimetrike dhe zgjedhjen e terrenit,fortifikimet kanë një fare uniformiteti si ne elementet mbrojtes:kurtinat,kullat,hyrjet, te cilat i nenshtrohen një evolucioni te caktuar.Muratura e fortifikimeve realizohej me gurë ne te thate me gurë te thyer,te latuar,dhe te parapregatitur
Trajtimi urbanistik i qyteteve te rrafshet ndryshon nga ai i qyteteve ne terrene te pjeret.Nga ana tjetër, vendosja e akropolit ne anë ose ne mes krijon tipa te ndryshëm urbanistike. Gjurmet e qyteteve nga planet urbanistike, dëshmojnë për një sistem te rregullt dhe te perparuar urbanistik.Ky sistem është karakteristik si për qendrat e krijuara rishtas si Antigonea,ashtu dhe për qendrat e themeluara prej kohësh si Apollonia dhe Oriku. Kjo dukuri dëshmon për një urbanistike mjaft te perparuar ne kohe, pasi themelimi i tyre perkon me fillimet e urbanistikes se rregullt romake.
Ndonëse Buthroti e ka akropolin ne mes,veçoritë e terrenit kanë krijuar një skeme tjetër.Ne hapësirën e krijuar ndermjet shkembit te thikte dhe murit rrethues zhvillohet qendra e qytetit,ndërsa ne shpatet veriore dhe lindore perqendrohen banesat.
Hyrja ne qytet është vendosur ne një pozicion para se cilës hapet perspektiva e qendres.Monumentet qe perbejne qendren janë shetitorja,theatri,tempujt etj Shkeputje te akropolit nga qyteti kanë qytetet â⬓skela si Dyrrah dhe Aulona,sa disa gjeografe dhe historiane i quanin akropolin dhe qytetin e poshtem si dy qytete të ndryshme. Sistemi urbanistik ortogonal deshmohet ne Apolloni,Antigone dhe gjatesor ne Bylis dhe Dymal.Ne Antigone janë zbuluar 3 sektore ne te cilën rrugët kryesore priten me njera tjetrën me kende te drejta duke formuar parcela drejtekendeshe 50m te gjata.
Banesa e formes me te zhvilluar paraqitet ne Apolloni,si banese me peristil.Ne te si berthame qendrore sherben oborri i hapur i cili qarkohet perj një koridori te mbuluar.Për sa i përket dekorit te brendshem, përveç gjurmeve te dyshemese me mozaik ne banesen e Apollonise,ne Dyrrah ne banesat e tjera dyshemeja shtrohet me pllaka mermeri, guri apo argjile te pjekur.Ne rrenojat e një shtepie ne Durrës u gjet ne gjendje mjaft te mirë një mozaik i shekullit 4-3 p.e.s. i cili është një nga mozaiket me shprehes dhe artistike te botës dhe qe quhet Bukuroshja e DURRESIT e cila ruhet ne Muzeun Historik Kombëtar .
|