Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Arkitektura Shqiptare!  (E lexuar 1507 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
erlehta
Die Schlumpfine
Anetar


Karma: 23
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 4918



Shiko profilin WWW
« më: 28-09-2005, 11:57:57 »

Fillimet e arkitektures ne vendin tone i shenon banesa prehistorike (deri ne shek 5 p.e.s.),e zbuluar ne Dunavec (vendbanim buze-ujor palafite) qe i takojne neolitit te mesem,d he ne Maliq qe i takojne neolitit .Banesa ndertohej mbi nje platforme druri qe mbeshtetej mbi hunj te ngulur vertikalisht ne taban.Ne Dunavec jane gjetur 87 hunj te tille te shperndare ne menyre te cregullt.Ndertimet palafite jane perdorur nga iliret per nje kohe te gjate qe perfshin dhe tere periudhen e hekurit.
Banesat prehistorike kane qene tre tipesh:1-Banesa te futura krejtesisht ne toke,si ne Cakran –Fier ;
2-Banesa gjysem nentoke,perseri ne Cakran ; 3-Banese mbi toke qe eshte zakonisht nje kthineshe

Unitet arkitektonik paraqesin dhe qendrat e fortifikuara,si ne zgjidhjen e terreneve, ashtu dhe ne zgjidhjen planimetrike.Duke ndryshuar funksionin nga strehime te nje faze para urbane,ne qendra te verteta urbane fortifikimet pesojne evolucion ne zgjidhjet dhe format arkitektonike,si dhe ne tekniken e ndertimit.Keto ndertime perbejne dhe prologun e fortifikimeve antike.


Arkitektura gjatë shekujve 5-1 p.e.s.
Gjate kesaj peridhe Dyrrahu dhe Apollonia jetojne nje perudhe lulezimi.Arkitektur a dhe Urbanistika e ketyre qyteteve jane bazuar ne arritjet e arkitektures helene po jane te lidhura me realitetin ilir,. Krahas qyteteve koloni , ne territorin e Ilirise se Jugut linden edhe nje tog qytetesh ilire si Bylisi, Amantia, Dimali, Albanopoli, Lisi etj Ato u vendosen ne kodra e maja te larta dhe rrethoheshin me mure te bere me nje teknike te larte. Kjo deshmohet ne ndertimin e portave dhe te kullave mbrojtese.

Kullat e fortifikimeve antike ne vendin tone kane forme katrore,rrethore dhe patkoi.Ne format planimetrike dhe zgjedhjen e terrenit,fortifikimet kane nje fare uniformiteti si ne elementet mbrojtes:kurtinat,kullat,hyrjet, te cilat i nenshtrohen nje evolucioni te caktuar.Muratura e fortifikimeve realizohej me gure ne te thate me gure te thyer,te latuar,dhe te parapregatitur

Trajtimi urbanistik i qyteteve te rrafshet ndryshon nga ai i qyteteve ne terrene te pjeret.Nga ana tjeter, vendosja e akropolit ne ane ose ne mes krijon tipa te ndryshem urbanistike.
Gjurmet e qyteteve nga planet urbanistike, deshmojne per nje sistem te rregullt dhe te perparuar urbanistik.Ky sistem eshte karakteristik si per qendrat e krijuara rishtas si Antigonea,ashtu dhe per qendrat e themeluara prej kohesh si Apollonia dhe Oriku. Kjo dukuri deshmon per nje urbanistike mjaft te perparuar ne kohe, pasi themelimi i tyre perkon me fillimet e urbanistikes se rregullt romake.

Ndonese Buthroti e ka akropolin ne mes,vecorite e terrenit kane krijuar nje skeme tjeter.Ne hapesiren e krijuar ndermjet shkembit te thikte dhe murit rrethues zhvillohet qendra e qytetit,ndersa ne shpatet veriore dhe lindore perqendrohen banesat.


Hyrja ne qytet eshte vendosur ne nje pozicion para se ciles hapet perspektiva e qendres.Monumentet qe perbejne qendren jane shetitorja,theatri,tempujt etj
Shkeputje te akropolit nga qyteti kane qytetet –skela si Dyrrah dhe Aulona,sa disa gjeografe dhe historiane i quanin akropolin dhe qytetin e poshtem si dy qytete te ndryshme.
Sistemi urbanistik ortogonal deshmohet ne Apolloni,Antigone dhe gjatesor ne Bylis dhe Dymal.Ne Antigone jane zbuluar 3 sektore ne te cilen rruget kryesore priten me njera tjetren me kende te drejta duke formuar parcela drejtekendeshe 50m te gjata.

Banesa e formes me te zhvilluar paraqitet ne Apolloni,si banese me peristil.Ne te si berthame qendrore sherben oborri i hapur i cili qarkohet perj nje koridori te mbuluar.Per sa i perket dekorit te brendshem, pervec gjurmeve te dyshemese me mozaik ne banesen e Apollonise,ne Dyrrah ne banesat e tjera dyshemeja shtrohet me pllaka mermeri, guri apo argjile te pjekur.Ne rrenojat e nje shtepie ne Durres u gjet ne gjendje mjaft te mire nje mozaik i shekullit 4-3 p.e.s. i cili eshte nje nga mozaiket me shprehes dhe artistike te botes dhe qe quhet Bukuroshja e DURRESIT e cila ruhet ne Muzeun Historik Kombetar .

E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
tase
Zërist


Karma: 0
offline offline

Postime: 1


Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 19-10-2005, 10:29:55 »

Falemnderit per informaten lidhje me arkitekturen parahistorike e ate antike, por a mund te me thuash ndonjë gjë për arkitekturën shqiptare bashkohore apo ate aktuale.
Flm
E identifikuar
lederi
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 24


Shiko profilin
« Përgjigju #2 më: 08-12-2005, 12:55:02 »

Te peruroi per temen po ka per te shtuar shume moj Erelehte .
   por me kat ,qe keta eshte veshtir ta kuptojne ket tem te zgjeruar e cila ka vlera te medha per ata qe e kuptoin artin e  Gaudit,Le courbusiess ,Bashkim Fehmiut e shum te tjerve te ketij lloji. Deshira eshte qe te lehim hop pa e kercye garrdhin.  IDEALIZMI  GJITHMON MBETET MBRAPA MATERJALIZMIT  duke i falenderu vlerat e jo konvencionales .
            te  falenderoi per ket nisme te mbare univerzitare !   Nga studio shkamb cons.
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Cfare mendoni per Bioteknologjine?
  • Dot Jam dakord.
  • 12 (54%)
  • -
  • Dot Ok! Por te jete nen kontroll.
  • 5 (22%)
  • -
  • Dot Nuk e di.
  • 3 (13%)
  • -
  • Dot Nuk jam dakord.
  • 2 (9%)
  • -
  • Numri total i votave: 19
  • Shiko temen

* Sponsor