Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Arkitektura antike romake  (E lexuar 2191 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Admin


Karma: 36
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« më: 17-03-2005, 08:11:48 »

 Romakët njiheshin për përparimin e tyre në arkitekturë dhe inxhinieri. Përpara romakëve, stili që përdorej më shumë në ndërtim ishte ai me shtylla e qemer. Kjo mënyrë e ndërtimit u kufizua nga pesha dhe shtrirja e vogël mes dy pikave mbështetëse. Arkitektura romake ndryshoi dhe përparoi në sajë të futjes së metodave të reja: kolonave dhe harqeve. Përmes këtyre metodave, romakët ishin në gjendje të ndërtonin tempuj e ndërtesa më të mëdha, që nuk i kishin ndërtuar kurrë më parë. Gjatë historisë, romakët përdorën tre stile për ndërtimin e kolonave. Stili i parë dhe më i përdoruri, ishte ai dorik. Më tepër se tërheqës, ky stil i thjeshtë ishte i dobishëm, pasi shërbente për të mbajtur ndërtesa të mëdha e rënda. Stili jonik, me dekorimet në fund e majë, ishte stili i dytë që romakët përdorën. Stili jonik kishte të njëjtin qëllim si stili dorik, por rriti më tej fuqinë e ndërtesës në të cilën përdorej. Stili korintias ishte ᅵmbretiᅵ i të gjithë kolonave. Detajet fine dhe përmasat e tij, bënin që si stili dorik edhe ai jonik të dukeshin të rëndomtë.

Harqet

Harqet u përdorën jo vetëm për aftësitë mbajtëse, por edhe për të mahnitur njerëzit dhe për të lartësuar arkitekturën. Zgjerimi i idesë së harqeve udhëhoqi zhvillimin e kupolave. Kupola më e madhe që u ndërtua gjatë tetëmbëdhjetë shekujve ishte Panteoni. Koncpeti i harqeve u zgjerua më tej në Mesjetë edhe me të tjera forma kupolash, të cilat u bënë motivi kryesor i stilit romak dhe katedraleve mesjetare. Betonimi u përdor për të plotësuar konstruktin e harqeve, që lejoi romakët të zhvillonin ndërtesat. Për shembull, Koloseu u ndërtua me sistemin e harqeve bashkë me betonin, për të ndërtuar një stadium katër katësh, i cili mund të mbante mbi 50 000 spektatorë. Gjithashtu romakët hapën edhe sistem kanalesh 500 km të gjatë për të sjellë ujë të pijshëm në kryeqytet. Bashkë me shtrimin e 95.000 km rrugë, përkufizohen përmasa dhe fuqizimi i arkitekturës së perandorisë.

Shtëpitë romake

Shtëpitë e romakëve, përpara pushtimit të Lindjes, ishin relativisht të thjeshta. Shumë shtëpi pa përmasa u ngritën më pas, të zbukuruara me kolona, piktura, statuja dhe punime arti të kushtueshme. Thuhet, se disa prej këtyre shtëpive kanë kushtuar thuajse dy milionë dinarë. Pjesët kryesore të një shtëpie romake ishin Vestibulum, Ostium, Atrium, Alae, Tablínum, Fauces, and Peristylium. Hyrja (Vestibulum) ishte një shesh i rrethuar nga shtëpi në të tri anët dhe faqja e katërt me pamje nga rruga. Ostiumi ishte në përgjithësi si paradhomat moderne. Prej saj hapej një derë në atrium, që ishte një dhomë e madhe me një vrimë në qendër të çatisë, përmes së cilës uji i shiut mbahej në një çisternë të vendosur në dysheme. Nga e djathta dhe e majta e atriumit gjendeshin dhoma të quajtura alae dhe tablinumi ishte një ballkon i ngjitur pas tij. Korridoret nga atriumi për në brendësi të shtëpisë quheshin fauces. Peristyliumi ishte një oborr i hapur, i rrethuar nga kolona dhe i zbukuruar me lule dhe shkurre. Peristylium ishte disi më i gjerë se atriumi. Dyshemetë ishin të mbuluara me gurë, mermer ose mozaikë. Muret ishin të vijëzuara me rrasa mermeri ose afresko. Prej tavanëve të zbuluar dukeshin trarët, ndërsa shtëpitë më të vogla mbuloheshin me fildish, ar dhe mozaikë. Pjesa kryesore e dhomave ndriçoheshin lart, dhomat e tjera e merrnin ndiçimin prej tyre dhe jo prej dritareve, të cilat shihnin nga rruga. Deri në kohën e perandorisë, dritaret e dhomave të kateve të sipërm nuk ishin me xhama. Ato thjesht hapeshin në mur, të mbuluara me grila. Sobat e lëvizshme me qymyr druri përdoreshin për të ngrohur mjediset. Meqenëse nuk kishte oxhakë, tymrat dilnin nga dritaret ose nga çatitë e hapura. Megjithatë, familjet e pasura romake përdornin për t'u ngrohur rezerva uji nga burimet natyrore, ose sistemet e kanalizimit. Dhomat e pasanikëve ishin madhështore. Në mure kishte afreske që pasqyronin skena nga mitologjia dhe peizazhet greke. Në holle gjendeshin skulptura fine, mure mermeri të kushtueshëm. Dyert zbukuroheshin me ar, argjend dhe guaska të rralla. Në holle kishte gjithashtu edhe rrugica të shtrenjta nga Lindja, dhe në fakt, gjithçka tjetër që mund të ᅵblihejᅵ për t'ia shtuar hijeshinë dhomës. Qirinjtë ishin përdorur që në kohët e lashta, por më vonë të pasurit përdorën fenerët, prej balte ose bronxi. Më së shumti ishin vezakë, të sheshtë në krye, shpesh me shtesa vizatimesh. Fenerët kishin një ose më shumë vrima për fitilat. Ato për më tepër mbaheshin në tavolina, ose vareshin me zinxhirë nga tavani. Shtresat e thjeshta te popullit jetonin në ndërtesa të quajtura insula. Këto ndërtesa shërbenin si fortesa për të mbrojtur hyrjen për në qytet, me shtëpi banimi në brendësi dhe dyqane tregtare, gjelltore, ushqimore ose klube të ndryshme të vendosura anës rrugëve.

Coloseum

Koloseu (amfiteatri flavian) është një prej ndërtesave më të famshme dhe monumenteve më të qëndrueshëm të kulturës antike romake. Ndërtimi i tij u nis nga perandori Vespasian (rreth vitit 72 pas Krishtit). I biri, Titus qëndroi në pushtet gjatë përfundimit dhe ceremonisë zyrtare të hapjes së Koloseut, 8 vjet më vonë (në vitin 80 pas Krishtit). Monumenti ishte ndërtuar pranë vendit Nero's Domus Aurea ᅵShtëpia e artëᅵ.Kjo është domethënëse sepse pasardhësi i tij, Vespasian dëshironte të shuante kujtimin e sundimit të fryrë të Neros, nga mendja e romakëve. Emrin Koloseu, ndërtesa e famshme e mori prej statujës kolosale të Neros (40m e lartë), e cila ndodhej pranë. Teatri gjigand u ndërtua duke rrethuar katër kate. Tre katet e para kishin harqe hyrëse, ndërsa kati i katërt përdorte hapësira dyersh drejtkëndore. Secili kat ishte rreth 10,5-13,9 metra i lartë. Lartësia e përgjiths hme e godinës ishte përafërsisht 48 metra. Arena e bërë me dru dhe rërë, ishte 79 x 45 metra. Rrjeta gjatë anëve shërbente si mbrojtëse për auditorin. Koloseu mbante 45,000-55,000 spektatorë. Amfiteatri jashtë është ndërtuar me travertin, shtuf gëlqeror dhe brenda me tulla. Bazamentët ishin prej blloqesh mermeri, që peshonin 5 ton. Fillimisht blloqet e mëdha prej mermeri mbaheshin bashkë me këmbë metali. Por këmbët u grabitën shpejt nga hajdutët. Ato u zëvendësuan me llaç. Sasia e përgjithshme e mermerit, që nevojitej për ndërtim, ishte afërsisht 100,000 metër3 dhe ngarkesa transportohej nga 200 qerre me dema. Koloseu kishte jo më pak se 76 hyrje të numërueshme dhe 4 hyrje plotësuese, të fshehura për perandorin, njerëz të tjerë të rëndësishëm dhe gladiatoret.

Monumenti madhështor ishte projektuar për shpërhapjen e turmës. I gjithë auditori mund të dilte nga ndërtesa brenda 5 minutave. Brenda ai ndahej në tri pjesë: arena, podiumi dhe Kavea. Tani më shumë se dy e treta e ndërtesës origjinale është zhvendosur dhe radhët e stolave në cavea mungojnë. Veç faktit që Koloseu është shumë më i madh, ai është njëlloj si amfiteatrot e tjerë.Auditori pas hyrjes në amfiteatër, ngjiste shkallët e pjerrëta për t'u ulur në stolat sipas klasës që i përkiste. Siç duket, sa më e lartë të ishte statusi social aq më i mirë ishte vendi ku uleshe. Për shembull, gratë ( përveç bashkëshortëve dhe ndoshta familjeve perandorake) dhe të varfërit uleshin në stolat prej druri në radhën e katërt. Në kohë të nxehtë apo shirash, hapej një tendë shumë e madhe me ngjyra për të mbrojtur njerëzit. Dyshemeja e drunjtë mbulonte dhomat e nëndheshme, ku qëndronin gladiatorët dhe kafshët para se të dilnin në duel. Ka debate mbi idenë se Koloseu përmbytej herë pas here për simulime ushtarake. Gjendeshin kanale në vend, të cilat mund të jenë përdorur për këtë qëllim, por tullat e përdorura gjatë ndërtimit të Koloseut, nuk ishin prej materiali të qëndrueshëm ndaj ujit. Koloseu ishte skena e parë e perandorisë për luftimet mes gladiatorëve për afro katër shekuj. Në një shfaqje të ekstravagancës dhe bukurisë së Romës, gjatë ceremonisë së hapjes në vitin 80 pas Krishtit,u zhvilluan lojëra për 100 ditë me radhë.

 

Përgatiti: Fatjona Lamaj
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
Solist
Der Kaiser
Themelues
*****

Karma: 2
offline offline

Postime: 1620



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 18-03-2005, 11:28:29 »

Nje nga objektet me intriguese te arkitektures romake. Pantheoni i Romes.
Ne maje ka nje te care qe quhet SYri (Oculus). Eshte ndertuar aq sakte saqe po te fusesh brenda nderteses nje sfere do te jete simetrike me muret e nderteses sepse diametri i saj eshte sa lartesia edhe gjeresia e nderteses.
E identifikuar

There are two type of tragedies in life: One is not getting what you want, the other is getting it.
Solist
Der Kaiser
Themelues
*****

Karma: 2
offline offline

Postime: 1620



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #2 më: 18-03-2005, 11:32:53 »

Kryevepra tjeter mban emrin Colloseum edhe eshte prove e madheshtise se romakeve. Kati i pare eshte i perbere nga kollona Dorike, i dyti me kollona Jonike, i treti me kollona Jonike kurse i katerti me shtulla te trupezuara ne mur. Skica e Koloseut jepet me poshte.

Sqarim: Per llojet e kollonave referohuni temes HISTORA E ARTIT BOTEROR tek forumi i ARTIT

E identifikuar

There are two type of tragedies in life: One is not getting what you want, the other is getting it.
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  



Anketa
  • Ne cilin vit esht zbuluar arkitektura elektronike?
  • Dot ?
  • 1 (100%)
  • -
  • Dot ?
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot ?
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 1
  • Shiko temen

* Sponsor