Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Qyteti i lashte i Butrintit!  (E lexuar 4349 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« më: 12-02-2005, 20:17:30 »

Qyteti antik i Butrintit,
një udhëtim në historinë e lashtë




Askush nuk mund t'i shpëtojë magjepsjes nga bukuria dhe qetësia e këtij vendi, ku rrethimet natyrore plotësojnë aq bukur rrënojat antike.

Butrinti, ose me emrin e lashtë Buthrotum, shtrihet në jugperëndim të Shqipërisë, 20 km në jug të portit modern të Sarandës. Pozicioni i tij është spektakolar: Qyteti i lashtë okupon pjesën kryesore të kodrës që lagej nga kanali Vivari, një rrugë e ngushtë ujore që sot lidh Korfuzin, 4 km në perëndim të Butrintit, me liqenin e brendshëm me ujë të kripur. Rrëzë një pllaje në jug të kanalit shtrihet një tokë djerrë e tharë nga ujërat që ndan Butrintin nga një sërë malesh, të cilat shtrihen përgjatë kufirit jugor shqiptaro-grek.

Riviera është pa dyshim një nga zonat më të bukura dhe më të paprekura të të gjithë Shqipërisë. Brigjet e Adriatikut dhe Jonit kanë një bukuri shokuese. Palmat dhe pemët me ullinj dominojnë peisazhin duke i dhuruar një bukuri karakteristike mesdhetare. Panorama e detit, varieteti i florës, i favorizuar nga klima e butë, e bën Sarandën një qendër të preferuar për pushime dhe rikrijim dhe një qytet të rëndësishëm turistik. Turistët nga Korfuzi zbarkojnë këtu me tragete. Ka një linjë të përditshme autobuzash nga Saranda në Butrinit. Në vitin 2000 Butrinti priti mëse 30 mijë vizitorë të huaj. Qyteti antik, është padyshim një nga bukuritë më me vlerë të rivierës shqiptare dhe një nga destinacionet më të rrahura, jo vetëm nga turistë të huaj, por edhe nga vetë shqiptarët. Historia, gërshetohet këtu me artin antik dhe rrethohet nga një bukuri e mahnitshme mesdhetare, duke zënë një vend të rëndësishëm në kujtimet e atyre që e kanë shijuar nga afër dhe në ëndrrat e atyre që kanë dëgjuar të flitet për të.
Si u krijua dhe si mbijetoi Butrinti në shekuj?
Butrinti mendohet t'i ketë fillimet e tij në shekullin e 8 para Krishtit, me vendosjen aty të tregtarëve të Korfuzit. Ky është qyteti që lidhet më shumë me legjendën e Eneas. Në shekullin e 4-ët, Butrinti ishte një port kaoanian , ndoshta në qendër të një prej fiseve helenase të Epirit. Romakët e përdorën portin si një bazë për fushatën e tyre ushtarake në Ballkan në shekullin e 2-të. Në shekullin që pasoi, ai u bë koloni e ushtarëve të vjetër të Jul çezarit. Më vonë përsëri në sundimin romak, qyteti kishte kishën e tij dhe kjo në një vend të dukshëm.
Por në vitin 551 u sulmua nga barbarët. Historia që pasoi deri në shekullin e 10-të, ashtu si ndodhi me shumë porte mesdhetare, mbetet mister. Më vonë u bë një port i rëndësishëm për lidhjen e Venecias me Bizantin. Për shumë kohë edhe në Mesjetë, ishte në duart e venecianëve, të cilët mbronin kufirin lindor të kanalit të Korfuzit. Vetëm në shekullin e 18-të ata e braktisën Butrintin, pasi humbën me turqit. Në vitet 1850, kur Edward Lear kaloi në këtë rrugë, ajo ishte e shkretë.

Ugolini, italiani që vdiq duke gërmuar në Butrint

Butrinti u injorua deri në vitin 1920, kur misioni italian me në krye Luixhi Ugolinin mbërriti në Shqipëri. Në vitin 1924 Ugolini zgjodhi majën e kodrës ilire, Foinik, 20 milje në veri të Butrintit, për fushatën e tij të parë. Por kjo ishte më pak premtuese nga ç'e priste Ugolini, kështu në vitin 1928, me shpresën e zbulimit arkeologjik të kohës së Eneas, e cila lidhej direkt me qëllimet propagandistike të Romës, ai filloi punën në Butrint. Në atë kohë Butrinti ishte një kodër në një peizazh shkretëtire. Brenda tre muajve Ugolini kishte zbuluar zgjatime të mëdha të mureve të poligoneve grekë rreth qytetit si dhe porta të mëdha dhe tepër fine.
Gërmimi më i madh megjithatë ishte në faqen lindore të kodrës, ku ai zbuloi teatrin. Teatri i shekullit të IV, me ndenjëset e spektatorëve të ruajtura mirë dhe me skenën, përbënin një sensacion sidomos kur u pasuan nga zbulimi i statujave, zotave të Butrintit dhe nga një kokë e Apollos.
Duke punuar me ritme të shpejta, Ugolini gërmoi dhe nxorri në pah Tempullin e Asclepulus-it pas teatrit, një bllok banjash romake përballë tij, pjesë e një pallati të hershëm bizantin; përbri kanalit Vivari një vend pagëzimi i ruajtur mirë dhe kjo e bizantit të hershëm, e cila kishte një dysheme mozaik të shekullit të V dhe shumë monumente të tjera. Ugolini punoi me pasion deri sa vdiq në vitin 1936 nga malarja. 

Të tjera fushata gërmimesh pasuan
Fushatat e reja dhe gërmimet e mbështetura nga Instituti Shqiptar i Arkeologjisë, kanë synuar ta zhvillojnë Butrintin në dy aspekte. Në fillim, meqënëse shumica e gërmimeve dhe studimeve të mëparshme arkeologjike ishin përqendruar në nivelet e lashtësisë, Butrinti bizantin mbetet i panjohur. Qëllimi kryesor i fushatës ishte të bëhej harta topografike e historisë, të vendoseshin fazat e shekullit VI-të dhe X-të Viti i Krishtit; të ekzaminohej se si ky port i rëndësishëm ka luajtur rol kryesor, pas rënies së sistemit mesdhetar tregtar. Qëllimi i dytë i fushatës së kërkimeve në Butrint ishte të promovohej kjo anë e dallueshme që të mund të tërheqë sa më shumë turistë, e cila në këmbim ta kthejë në burim të ardhurash për rajonin.
Nëpërmjet një menaxhimi të kujdesshëm të pasurisë, punon Fondacioni Butrinti, themeluar nga Lord Rothschild dhe Lord Sainsbury në 1993, i cili ka për qëllim gjithashtu të ndihmojë në mbrojtjen e kësaj zone dhe të rajonit përreth. Gërmimet dhe studimet në vitin 1994-95 janë kufizuar vetëm në përcaktimin e qëllimeve.
Këto studime të reja treguan nëpërmjet historisë se porti i Butrintit dominohej nga kushtet e tij të mjedisit. Me sa duket, vonë në periudhën e Bronzit dhe në fillim të periudhës greke, kur maja e kodrës, akropoli, ishte qendra e banimit, Butrinti ishte një qytet bregdetar. Deti do të zgjerohej duke hyrë edhe brenda zonës tokësore në formën e Liqenit të Butrintit. Atë kohë dukej sikur porti tregtar i Butrintit shtrihej në gjirin që ndodhej në anën veriore të kodrës. Duke ardhur në rrugë tokësore, vizitorët do të mbërrinin në Butrinit nga një rrip i ngushtë i gadishullit. Por që nga koha e romakëve, shumë nga pjesa e ultësirës që tani ndan Butrintin nga kanali i Korfuzit, është hequr nga përdorimi.

Butrinti, ekspozitë e hapur e vlerave historiko-kulturore
Qyteti i Butrintit është i madh dhe kompleks, me rrënoja nga periudha të ndryshme. Për ata që nuk janë arkeologë apo studentë specialistë, mënyra më e lehtë në vizitën e tyre të parë është të vërtiten brenda perimetrit. Të shëtisin përreth mureve dhe të shohin me sytë e tyre se si u zhvillua qyteti dhe kështjella si një ishull i fortifikuar dhe pastaj të procedojnë drejt qendrës për të parë finesën e ndërtimeve antike.
Në zonë mund të hyhet nëpërmjet një porte, ku aplikohet një tarifë shumë e vogël. Duke marrë në të djathtë dhe duke ndjekur rrugicat e ngushta mbërrin në rrënojat që i përkasin banjos romane dhe një kulle veneciane dhe pastaj një seksion tjetër muresh që datojnë në shekullin e IV, viti i Krishtit. Pas pothuaj 400 metrave të tjerë, të shfaqen rrënojat e një qendre të krishterë kulti dhe pastaj një pishinë në formën e kryqit që mund të ketë qenë pjesë e kishës mesjetare.
Në të djathtë të hyrjes sheh një pamje shumë të këndshme të zgjerimit të kanalit që më pas të çon tek liqeni. Më pas vazhdon një seksion tjetër, tepër i gjatë i mureve të jashtëm, edhe këto i përkasin antikitetit të mëvonshëm, ndërsa një shëtitje në pyllin e dendur në veri të ishullit është me të vërtetë tepër e këndshme. Në të majtë, ndërsa afrohet fundi i kësaj rrugice, shihen muret e një bazilike mesjetare afër pikës ku bashkohen muret lidhëse të fortifikime të jashtme.

Gjuetia
Zona e liqenit ka një varietet të pasur zogjsh. Kjo zonë ishte e famshme për gjueti, sidomos për atë të shapkave, dhe në këtë kontekst Butrinti është përmendur në kujtimet e sportistëve britanikë të shekullit të XIX-të. Gjuetarët nga Korfuzi niseshin për udhëtime ditore dhe për gjueti në Butrint. Kjo rrugë çon në pjesën jugperëndimore, rreth kufijve të ishullit drejt kullës. Pas disa minutash shëtitje, do të gjeni një portë dhe një vend të shenjtë antik, e cila më pas u përdor si varrezë krishtere.
Poshtë ishin disa banja me ujëra termalë, që quheshin ndryshe, banja e Ninfave. Në mure është shkruar një legjendë greke që bënte fjalë për rëndësinë e mirëqënies. Aty lexohet: "Junia Rufina, miqtë e ninfave". Ajo mori formën finale në shekullin I-rë para Krishtit, kur ishte mbuluar me çati sferike dhe ishte zbukuruar me piktura, në një prej të cilave paraqen dy pallonj dhe një papagall. Hyrja tjetër aty afër ka një qemer të gurtë të harkuar ku tregohet një luan duke shqyer një ka. Madhësia dhe fuqia e ndërtimeve ilire në nivelet e ulëta krahasohet me përshtypjen që të krijohet në anë të tjera të Greqisë si Tiryns dhe Mycenae.


Akropoli, shekulli i IV
Midis pemëve dhe shkurreve gjendet baza e akropolit, me muret e vjetra fortifikuese, të cilat datojnë në shekullin VI para Krishtit. Ky fund i akropolit është i hapur, me një kishë të krishterë në qendër e rrethuar me pemë. Kjo është ndërtesa më e vjetër e krishterë në Butrint. Në disajn ajo shfaqet e ngjashme me kisha të tjera të ngritura në Shqipëri të gjetur në Elbasan, Foenik dhe Bylis, me çati të harkuar dhe dysheme mozaik. Ajo daton në gjysmën e parë të shekullit të IV. Në Mesjetë ajo u rindërtua, me përjashtim të kupolës së vogël në pjesën jugore. Fundi më i largët i akropolit, kur venecianët dhe turqit vendosën topat në pozicinet e mureve, shtrihet jashtë mureve, në kopshtet përreth fortesës qendrore. Sapo kalon akropolin dhe ngjitesh në kompleksin qendror të ndërtesës mund t'i gëzohesh parkut qendror.

Trashëgimia arkeologjike
Nga rrugicat, duke ecur nga kahu perëndimor, gjenden rrënojat e një shtëpie të madhe romake që daton në shekullin e 2-të viti i Krishtit. Qendra e tij ishte e hapur e shtruar me gurë, me 12 shtylla të gurta që ngriheshin mbi një bazament. Aty pranë ndodhet edhe një teatër roman, i cili ngrihet në pjesën shkëmbore të akropolit. 22 rreshtat me ndenjëse kanë akomoduar 2000 njerëz. Shkallët e larta detyruan ndërtuesit të mbështetnin anët e ndenjëseve me mure transverse, edhe këto të mbështetura me mure të ndërmjetme, duke i dhënë teatrit një formë kuadratike të pazakontë për atë periudhë. Hyrja në ndërtesë bëhej nga një korridor në secilën anë. Në fillim të shekullit të 2-të u rindërtuan podiumi i orkestrës dhe i skenës. Një numër statujash u gjend në Butrint gjatë gërmimeve.
Disa nga statujat janë dy portrete kafshësh, një kokë e Agripës, gjeneralit të Augusto-s, dhe më e rëndësishme nga të gjitha është statuja klasike e quajtur Perënditë e Butrinit, e cila sot ekspozohet në Muzeun Historik Kombëtar. Mbi teatër ishte një tempull i shekullit të 2-të i cili ishte i ndërtuar në mënyrë simultane me teatrin dhe është integruar në themelet e tij. Brenda në themele qëndronte një altar dhe dyshemeja ishte e mbuluar me mozaik bardh e zi me forma gjeometrike.
Në anën e kundërt me kanalin, në kepin përmbi det, gjendet fortesa e vogël e ngritur nga Ali Pasha në vitin 1807, për të mbrojtur anijet nga flota franceze. Në kohët romake mendohet të ketë qenë një urë e vogël që lidhte këtë kep me pjesën tjetër të tokës.


Plazhet e virgjëra janë fare afër
Kështu, pas një udhëtimi të gjatë nëpër gojëdhëna e legjenda, në përfytyrime të paraardhësve që jetonin, argëtoheshin dhe preheshin në këto bukuri, ndokush mund të kërkojë pak shlodhje midis pemëve aty afër, ose në rërën e nxehtë pak metra më tutje. Hotele dhe lokale të ndryshme, ngritur vitet e fundit, ofrojnë mundësi të shumta për pushime dhe i bëjnë ditët në këtë vend ende të pa eksploruar, të këndshme dhe të paharruara. Kuzhina italiane ndërthurret me atë tradicionale shqiptare, duke ofruar më të mirën e detit dhe kësaj toke të bekuar.


(spekter)

« Ndryshimi i fundit: 21-02-2005, 21:53:57 nga Cyclo »
E identifikuar

Blog: 0lti.com | Twitter: @0ltion | MSN: olti@msn.com
kreksi
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 17-02-2005, 09:28:34 »

Mua s'mu dha rasti ende që të vizitoj butrintin por do ia leshoj një sy, shpresoj kesaj vere....
Sa i perket legjendes së themelimit të Romës, kjo fare s'vjen në diskutim sepse Virgjili e shkruajti atë vepermë  porosin e Oktavit, më vonë u shpallë perandori i parë romakë më titullin August.
Se qellimet e romës ishin që popujve të nënshtruar duhej tiu pergjigjen se romakët jan një popull me origjinë trojane por të një deges më të pastër se ajo dega e Priamidve dhe të atit të tijë Laomedoni që kishin një reputacion të keqë tek grekërit si uzurpator dhe anmiqë të perbetuar të tyre andaj Augusti i thot Virgjilit që pasardhësin e Ankizes, Eneun, që ishte më i urti trojan, që kishin lidhje më të largët familjare më Priamin të shpernguli nga Butrinti si shpetues i vetëm nga tragjedija trojane dhe ta shpie si themelues të origjines Romake.
Posa e kishte perfunduar Virgjili vepren në liceun e  Apollonis,  merr anijen në Durrës por  anija merr zjarr para se të arrije në Brindisi dhe mezi e shpetojn Eneidenmegjithëse  Virgjili iu kishte thën ushtarve "lë të kallet Eneida" se ajo është vetëm një imagjinatë më urdhërin e Augustit.
Mu përë këtê ishte vrarë më parë Qesari, se pretendonte në syt e grekve që ishte pasardhës Trojan, ç'ka grekërit më veglat e tyre të mrekullushme ia vën kurthen më ndihmen e Kasiusit që të mos ketë troja trashigimtarë apo Priamid që një ditë do  hakmirreshin ndaj grekve përë trojen...

[attachment deleted by admin]
« Ndryshimi i fundit: 24-02-2005, 08:11:34 nga Ciceroni »
E identifikuar

- Nuk pyet asnjëri se ç'ka bërë atdheu për ty, por ç'ke bërë ti për atëdheun!
J.F.K
ÇAMËRIA
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #2 më: 17-02-2005, 09:46:15 »

Ne nje revist shkencore kam lexuar kuriozitetin ne lidhje me liqenin e Butrintit, eshte me uje te kripur dhe jo te embel sic jan zakonisht liqenet e tjere, thellesia e liqenit eshte ndare ne dy shtresa.
Shtresa e siperme e populluar me gjallesa dhe shtesa e poshtme e vdekur pa gjallesa,  per shkak te pranise se ac. sulfurik qe clirohet nga brendesia, kjo per arsye se liqeni i Butrinit eshte perfituar si rezultat i ndryshimve tektonike te nendheshme, ka qene toke dhe nga nje vullkan i brendshem i fuqishem eshte kthyer ne mase uji.
E identifikuar

TrojetBashkShqipe!
Te kenduarit bukur te gjuhes shqipes ka dy arsye:Ta duash me shpirt te ndihesh krenar per orgjinen tende.Ta urresh si nje rrogetar egoist i paskrrupullt.
Sirio05
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #3 më: 21-03-2005, 08:27:00 »

Ej, po nuk eshte ndonje cudi e madhe qe eshte me uje te kripur, pasi ai liqen ka nje kanal te madh qe lidhet me detin, prandaj mos u habit kaq shume...
E identifikuar
diamant
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #4 më: 22-03-2005, 18:57:28 »

Figura e pare eshte porta e luanit duhet te perkulesh koken kur hyn neper te    ngjit disa shkalle  eshte pusi i nuseve  shum i thelle,  ngjitesh per ne kala-muze nga ku duket pamja e bukur e zones perreth ne fund  qyteti i Konispolit .  
Kalivoi ose liqeni i Butrintit  eshte vendi ku kutivohet midhja.
E identifikuar

Hasan Tahsini, (1811-1881). Atdhetar i madh i Rilindjes sonë kombëtare, filozof dhe mendimtar i shquar në fusha të ndryshme të diturisë, si astronomi, matematikë, psikologji etj.
Bir i një fshatari ng
erlehta
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #5 më: 27-09-2005, 11:27:45 »


 
 
P ër qytetin antik dhe mesjetar të Butrintit kemi një dokumentacion jo të vogël historik , ashtu si dhe dëshmi të shumta të kulturës materiale. Megjithatë dëshmitë për mesjetën e hershme janë më të pakta, për vetë rrethanat historike të Gadishullit Ballkanik, rezultat i dyndjeve të mëdha avaro-sllave që rrënuan e shkretuan territoret nga kalonin, duke sjellë në të njëjtën kohë ndryshime të mëdha në përbërjen etnike të disa territoreve dhe një rënie të përgjithshme ekonomike dhe të jetës në të gjitha aspektet e saj në Gadishullin Ballkanik.

Të dhënat për Butrintin dhe territoret pranë, gjatë mesjetës së hershme, përftohen si nga dokumentacioni kishtar ashtu dhe nga dëshmi të shumta të kulturës materiale të antikitetit të vonë dhe të periudhës që përmbyll mesjetën e hershme.

Kronika e Monemvasisë (586-587)

Përsa i përket dokumentacionit historik për peshkopatën e Butrintit ( Bouthrotou ), dëshmohet pjesëmarrja e peshkopëve të saj Stefanus në Koncilin e vitit 458 dhe përmendja në letrat e Papës Hormisdas e peshkopit Mateus në vitit 516.

Më vonë për një kohë të gjatë mungojnë të dhënat historike, ç'ka për mendimin tonë nuk do të thotë që kemi ndërprerje tërësore të jetës në qytetet e Epirit të Vjetër dhe, në veçanti, në Buthrot. Sulmet e barbarëve në mesin e shekullit VI-të dhe ato të sllavëve në vitet 586-587, që na i kumton Kronika e Monemvasisë (sipas saj ata pushtuan Epirin e Vjetër) me sa duket ndërpreu për një kohë të shkurtër jetën qytetare. Por nga burimet historike mësojmë gjithashtu se në vitin 595 Papa merr një letër nga Sinodi provincial i Epirit të Vjetër të firmosur nga mitropoliti dhe gjashtë peshkopë, që dëshmon se shtatë qytete të provincës i mbijetuan sulmeve dhe në një mënyrë apo tjetrën rimëkëmben. Po të kemi parasysh se sipas Udhërrëfyesit të Hieroklit në Epirin e Vjetër kemi 11 qytete dhe se në Koncilet e mëparshme gjejmë si pjesëmarse 9-të peshkopata, do të thotë që janë prishur dhe nuk e kanë rimarrë veten 2-3 të tilla, ndër të cilat, sipas të dhënave arkeologjike, njohim Ankiasmin-Sarandën.

Një letër e Papës Honor (625)

Pak vite më vonë kemi një të dhënë tjetër me rëndësi nga dokumentacioni kishtar është një letër që Papa Honor i drejton në vitin 625 Sinodit të Epirit të Vjetër lidhur me mosmiratimin prej tyre të Mitropolitit të Nikopojës. Në këtë letër përmënden si pjesëmarrës katër peshkopë, pa përcaktuar se cilave peshkopata i përkasin. Për to Hrisou mendon se kanë qenë ai i Korfuzit, i Euroiës (i transferuar në Kasope të Korfuzit), i Butrintit dhe me mjaft gjasë edhe ai i Adrianopojës, duke u nisur në këtë hipotezë nga fakti se këto peshkopata dalin dhe më vonë në dokumentacionin kishtar. Në këtë rast ka mjaft të ngjarë se këto qytete kanë mbijetuar dhe u ringritën pa dyshim me vështirësi dhe për një kohë të gjatë pas valëve shkatërimtare të dyndjeve avaro-sllave.

Në dy shekujt që pasojnë nuk kemi të dhëna në këtë aspekt të historisë. Mospjesëmarrja e peshkopëve të qytetit në Koncilet e kohës që na intereson në këtë Kumtesë, ashtu si dhe shumë të tjera të Shqipërisë, duhet të shpjegohet me kohët e vështira që kalonte perandoria, e aq më tepër që përfshirja e peshkopatave të ?Perëndimit? që vareshin prej shekujsh nga Roma, bëhej me vështirësi. Megjithatë në Koncilin e dytë të Nikesë, që mbahet në vitin 787, firmos dhe peshkopi Athanas i Nikopojës, po kështu në Noticiet Darrouze 5 dhe 6, që datohen ndërmjet Koncileve të viteve 787 dhe 869 përmendet dhe Mitropolia e Nikopojës.

Noticia e Leonit të VI-të (886-912)

Më tej akoma, kemi Noticien e kohës së Leonit të VI-të (886-912) që datohet në kohën e Patrikut Nikolla i I-rë (Mistiku), gjatë viteve 901-907, ku, për herë të parë mbas shumë kohe vihet rregull në preseancat kishtare duke përfshirë njëkohësisht pas ?aneksimit? Mitropolitë e ?Perëndimit? në tërësinë e Patrikanës së Kostandinopojës. Në atë Noticie Naupakti-Nikopoja rradhitet e 35-ta duke u përmendur ndër peshkopatat e saj Butrinti dhe Adrianopoja. Këto, si dhe rradha e njejtë për Naupaktin përmënden edhe në Noticiet e shekullit të X-të, ç'ka flet për një jetë në vazhdim në temën e Nikopojës (krijuar rreth mesit të shekullit IX-të) dhe në peshkopatat ? qytete të sajat.

Ne do donim të paraqesim këtu disa përmendje të tjera me rëndësi për qytetin e Butrinit ? Buthroti mesjetar. Prej studiesve njihet martirizimi i Shën Terinos, që sipas traditës ka ndodhur në kohën e sundimit të Perandorit romak Decio (249-251), i cili përmendet në një omeli të peshkopit të Korfuzit të mbajtur rreth viteve (933-953).

Jetëshkrimi i Shën Ilias të Riut (881)

Përmendja tjetër më me interes është ajo e qëndrimit në Butrint të Shën Ilias të Riut, i cili, vetë i dyti rreth vitit 881, udhëton drejt Butrintit (Bothroton), ?qytet portual i Epirit të vjetër? . Sipas jetëshkrimit të Shenjtit, në atë kohë aty ndodhej dhe zëvëndësi i strategut , njeri i lig dhe krenar, i cili i mori për agjentë arabë (sepse vinin nga Siçelia) dhe i arrestoi, megjithë ndërhyrjen e strategut (vetkuptohet se është fjala për atë të Temës së Nikopojës) në favor të tyre, që e njihte Shën Ilian e Ri, që ai ta rishqyrtonte veprimin, por më kot.

Ndërkohë të nesërmen ndodhi një çudi ; zëvëndësi i strategut që përmendëm më sipër u godit në gjoks nga kali e vdiq, kështu që shenjti së bashku me shokun e tij u liruan dhe vendosën të shkonin në Romë, por e penguan dhe u detyruan të shkojnë në Korfuz, ku i mori nën mbrojtje peshkopi i atjeshëm. Këto janë të dhënat mbi qëndrimin e shën Ilias të Ri në Butrint që jepen në jetëshkrmin e tij. Kur kohë pas vdekjes së shenjtit, reliket e tij në vitin 905 u zhvendosën nga Selaniku për në Kalabri, ato kaluan prapë nëpër Butrint, që flet për rëndësinë e portit si pjesë e itinerarëve detare të kohës.

Historianët e Bizantit

Studiesit e mirënjohur të historisë Bizantine, si Helen Ahrweiler e Jadran Ferluga, kur shqyrtojnë historinë dhe problematikën e lundrimit në botën bizantine gjatë mesjetës, kanë vërejtur rolin e e rëndësishëm të bregdetit lindor të Adriatikut, sidomos pas ndërprerjeve nga pushtimet sllave të rrugëve tokësore në brendësi të Gadishullit Ballkanik si Via Egnatia e të tjera. Këto porte me garnizonet e tyre të fuqishme dhe me një prapatokë të banuar nga popullsia vendase, siguronin për anijet që lundronin në detin Adriatik mbrojtjen nga pirateria, furnizimin me ujë dhe ushqime si dhe strehë të sigurtë në rasti furtune. Në ato kohë të vështira për fatet e perandorisë ishin pikërishtë këto porte me garnizonet e tyre dhe flotën e dislokuar aty që i siguruan Bizantit vazhdimësinë e pushtetit.

Në rrethana të tilla kuptohet vlera e madhe e këtyre dëshmive dhe ndodhive historike lidhen me Butrintin, edhe pse episodike, ndërkohë që; sigurisht do na njohin më mirë dhe në mënyrë më të plotë me historinë e tij gërmimet e mëtejshme arkeologjike, monumentet dhe gjetjet, të pandara nga botimi i tyre; dhe këtu duhet përgëzuar botimi i fundit i Hodges, Bowden dhe Lako.

Butrinti në hartat e gjeografit arab Ibn-Haukan

P ërmendja e tretë, e cila mendojmë se është pak e njohur ndër ne, i takon gjeografit të shquar arab të shekullit të X-të Ibn-Haukan i cili në veprën e tij tepër të vyer Kitab surat al-ard ( Konfiguracioni i tokës), të botuar nga J.H. Kramer dhe G.Wiet në vitet 1938 dhe 1964, përmend si port Butrintin (Badhrant). Ai, në përshkrimin e tij të detit Mesdhe dhe në veçanti për atë që quhej në mesjetë Gjiri i Venedikut, thotë që në ekstremitet e këtij gjiri janë dy qytete Badhrant-i dhe Adhrant-i (Otranto), pa përmendur të porte të tjera që njihen në këtë periudhë
 
E identifikuar

Ich lebe, weil du mein Atem bist
bin müde, wenn du das Kissen bist
bin durstig, wenn du mein Wasser bist
du bist für mich mein 2-te Ich!
Berni
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #6 më: 01-10-2005, 13:16:56 »

Butrinti me muze arkeologjik pas 20 vjetësh

 Muzeu arkeologjik në qytetin antik të Butrintit, është ngritur sërish në këmbë. Pas shumë viteve mungesë, tashmë gjithë pasuritë që ai fshihte nën tokë, do të jenë të ekspozuara për të gjithë vizitorët. Rikonceptimin e tij, e ka drejtuar As.prof.Ilir Gjipali, së bashku me arkitektin Reshat Gega, duke shënuar kështu një tjetër muze modern pas muzeut arkeologjik të Dyrrahut. Projektuesit dhe realizuesit e këtij projekti, premtojnë se për gjithkënd që hyn në portat e qytetit antik të legjendës së Eneas, do të shpaloset një ekspoze i vërtetë dhe shumë i pasur, i zhvillimeve në këtë qendër me jetëgjatësinë më të madhe, sa i takon jetës urbane në Mesdhe.

Vendndodhja
Muzeu është në të njëjtin ambient, në kështjellën veneciane, e rindërtuar mbi rrënojat e vjetra nga Ugolini. Janë me qindra fonde të ekspozuara dhe në objektet e gurta janë bërë plotësime deri ditët e fundit. Për nga tematika muzeu prezanton prehistorinë e zonës, me paleolitin (100 mijë vjet para Krishtit), mezolitin, neolitin epokat e metaleve: si bronzi, hekuri, etj .Pra, gjithë çka ekzistuar para ngritjes së një qendre të urbanizuar qytetare si Butrinti për shkëmbimin e këmbimin e mallrave, nëpërmjet një klase të specializuar. Muzeu është një dëshmi e intensitetit të jetës për një hark shumë të gjatë kohor, duke përfshirë fillimet, lulëzimin dhe rënien e tij. As.prof. Ilir Gjipali thotë se janë vendosur shpjegimet e koncentruara në shqip dhe anglisht, për të gjithë objektet, që t'u krijohet një mundësi më e plotë informimi gjithë kureshtarëve vendas apo të huaj që vizitojnë muzeun e "rikonceptuar".

Objektet e ekspozuara
Objektet e ekspozuara janë materialet e ekspozuara dikur në këtë muze dhe gjithë çka janë zbuluar në ekspeditat pas viteve 90, përfshi bashkëpunimin shqiptaro-anglez të mbështetur nga Instituti i Arkeologjisë dhe fondacioni anglez "Butrinti'. Gjipali shprehet se: "Është rritur informacioni në mënyrë të jashtëzakonshme në këtë rikompozim". Ai nënvizon edhe marrëdhëniet që ka pasur Butrinti me botën përreth përgjatë historisë së Mesdheut, nëpërmjet fondeve të larmishme, amfora, objekte të tjera dhe gjeografia e këtyre fondeve që flet për shkëmbimet". Një ambient i plotë, i është kushtuar portreteve dhe skulpturave si Apolloni, Artemisa, Asklepi, Sileni, Demetra, e shumë perëndi që njihen në të gjitha qytetet e kësaj kohe. Një moment i rëndësishëm, është vendi që zë informacioni i gërshetuar me veprat e artit në mermer mbi familjet perandorake për periudhën e kolonive romake. Fokusohen familjet perandorake ; ekspozohet perandori August, gruaja e tij Livia, Agripa, Agripina, Antikonu, dhe shumë portrete të tjera që dikur zbukuronin sheshet kryesore të qytetit apo forumin, qendrën kryesore të qytetit, dhe godinat e pronarëve dhe të pasurve të tjerë. Por përveç fondeve të periudhës helenistike dhe romake, larmia e lëndës së ekspozuar pasurohet me objekte të bizhuterive nëpër shekuj, me numizmatikën dhe thesaret e monedhave të përdoruara në qytetin antik, etj. Specialistët thonë se rikonstruksioni i këtij muzeu, u bë i mundur përmes financimit rreth 150 mijë euro.
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • A besoni se ishte Shqiptar
  • Dot Besoj se ishte Shqiptar
  • 26 (61%)
  • -
  • Dot Nuk besoj se ishte Shqiptar
  • 2 (4%)
  • -
  • Dot Ishte Grek
  • 3 (7%)
  • -
  • Dot Ishte i përzier Greko-Shqiptar
  • 2 (4%)
  • -
  • Dot As grek e as Shqiptar
  • 9 (21%)
  • -
  • Numri total i votave: 39
  • Shiko temen