Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: ALI KELMENDI  (E lexuar 827 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Kisss
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« më: 28-04-2005, 12:42:54 »



Ali Kelmendi
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë.

(1909-1939)

Luftëtar aktiv për çlirimin kombëtar e sigurimin e pavarësisë. Hero i popullit, lindi në Pejë. U aktivizua që në rini në lëvizjen kombëtare në Kosovë kundër shovinizmit serb, më 1920 erdhi në Shqipëri, ku u bë një nga veprimtarët kryesorë të shoqërisë demokratike «Bashkimi». Mori pjesë gjallërisht në lëvizjen demokratike dhe në Revolucionin e Qershorit 1924. Pas dështimit të Revolucionit mori rrugën e mërgimit bashkë me revolucionarë të tjerë.

Më 1930 u kthye në atdhe, kontribuoi në krijimin në zhvillimin e luftës popullore kundër reaksionit zogist e imperializmit fashist. Ali Kelmendi mbajti që në fillim kontakte me Kominternin dhe ishte figura më me autoritet. Atij ju besuan detyra të rëndësishme, u organizuan një sërë shoqërish punëtore. Sipas porosive të tij morën pjesë gjithnjë e më aktive edhe në lëvizjen popullore, sikundër ishin Kryengritja antizogiste e Fierit dhe Demonstrata e bukës në Korçë. Me gjithë ndjekjet e regjimit e burgimet, me gjithë terrorin policor ai nuk reshti së punuari brenda dhe jashtë vendit, faktorit themelor për kurorëzimin me sukses të luftës popullore. Vdiq në Paris më 11 shkurt.

E identifikuar

"Jeta ime eshte mesazhi im"
---Gandhi
www.RadioVallezimi. com
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • Sa kohe mendoni se i duhet Shqiperise per t'u futur ne Europe??
  • Dot dhjete vite
  • 20 (48%)
  • -
  • Dot njezet vite
  • 12 (29%)
  • -
  • Dot me shume se njezet
  • 9 (21%)
  • -
  • Numri total i votave: 40
  • Shiko temen