Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor









Albanian ForumAlbanian ForumAlbanian History & CultureTHOT - TAT PARLAVA ALBANESE (Thoti - Tati fliste shqip).


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: THOT - TAT PARLAVA ALBANESE (Thoti - Tati fliste shqip).  (E lexuar 783 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
bilderberg

Shiko profilin WWW
« më: 28-11-2007, 14:43:47 »
Citojeni

Filologu i shquar nga Roma Giuseppe Catapano, botoi si rezuitat të punës së tij kërkimore - shkencore 40 vjeçare, një vepër kapitale nga fusha, e shkencave i filologjike, të cilës i vuri një titull mjaft interesant: THOT - TAT PARLAVA ALBANESE (Thoti - Tati fliste shqip). 

Është hartuar në italishte në formë proze dhe poezie, madje në italishte dhe arbërishte. Siç shihet nga vepra, autori, për studimin e vet delikat dhe të vështirë, është mbështetur kryesisht në veprat e shkrimtarëve antikë dhe në përmendoret e egjiptianëve, hititëve, grekëve dhe romakëve të vjetër, respektivisht edhe në shkrimet e ilirëve - shqiptarëve të lashtë. Duhet theksuar që në fillim se pohimet e Giuseppe Catapanos janë në harmoni me pohimet e shumë filologëve, historianëve dhe arkeologëve anglezë, francezë, turq, arabë dhe shqiptarë. Qëllimi im themelor është që me këtë shkrim t'ua prezentoj lexuesve tanë një vepër vërtet me rëndësi kolosale, e cila i dedikohet kulturës së lashtë të ilirëve shqiptarëve. Nga ana tjetër, shpresojmë se kjo do ta nxisë kritikën shkencore në këto fusha të dijës, e cila për fat të keq, deri në ditët tona nuk ka arritur të jetë në nivel të duhur. Sipas mendimit të Catapanos, shqipja, më drejtë, ilirishtja, po u flitka më se 12000 vjet, ndërsa sipas Horald Whitehall-it, profesor i linguistikës anglo gjermane në universitetin Indiana (SHBA), shqipja është dega më e vjetër e trungut të familjes së gjuhëve indoevropiane. Si e tillë, ajo nuk është degëzuar më tutje, por ka mbetur si gjuhë e parë dhe e vetmuar. Kemi lexuar dhe dëgjuar për hieroglifet e egjiptianëve të lashtë, të cilët si skalitje të shenjta, janë krijuar para 4000 vjetëve para e.s., por deri në ditët tona, nuk kemi ditur se hieroglifet egjiptiane kanë domethënie shqipe. Këtë dukuri na e zbuloi filologu Giuseppe Catapano në veprën e vet "Thoti - Tati fliste shqip". Po kush ishte THOT - i ? THOT-i (ose TOT-i) (lat., gr. Thoth; egjip. Tehuti) ishte përëndia e mësimit, e shkathtësisë së të shkruarit, e shkencës dhe e magjisë së egjiptianëve të lashtë; pastaj ishte matës i kohës dhe zbulues i numrave dhe përpilues i hieroglifeve. Ai përshkruhej si qenie me trup të njeriut e me kokë të ibisit, përkatësisht të shqipes (shqiponjës). Ndërkaq, sipas Giuseppe Catapanos, Thot-i, i cili e "fliste shqipen", i përpiloi hieroglifet, alfabetin fonetik të egjiptianëve të lashtë, duke u mbështetur në gjuhën e vet amtare" - në gjuhën shqipe.
Jo vetëm kaq, konstaton Catapanoja - nga hieroglifet egjiptiane u formuan edhe alfabetet, shkronjat tjera, ato të shqipes (të cilat njihen si shkronja latine, shih tabelën, të hebraishtes, samaritano - palestinishtes, sirianishtes, arabishtes dhe të greqishtes. Thoti ishte edhe krijues i shkencës antike. Ai dhe dijetarët tjerë, flitnin shqip qysh para 12000 vjetëve, meqë ajo periudhë historike (parahistorike) konsiderohej si erë ilire, apo kuturë pellazgjiko - ilire e shqiptarëve të lashtë. Sipas Giuseppe Catapanos, emërtimi Thot, padyshim, rrjedh nga folja e shqipes: thom, thua, thotë = me thënë, besim, lajm, etj. me kuptim "lajmëtar i zotave" (messagero degli dei). Për më tepër, emri Thot, në gjuhën shqipe ka edhe domethënien: me i thënë, të gjitha dituritë (urtësitë) e Atlantidës Atlasit - Atlashit, e cila, poashtu, shpjegohet, nga autori në fjalë, me shqipen: AT = at - baba, dhe LASH(TË) = i vjetër, që do të thotë: stërgjysh. Por, çfarë paraqiste Atlantida? Ajo sipas Platonit (427 - 347 p.e.s.) ishte vend i madh dhe i fuqishëm, i cili, 9000 vjet para tij, ishte mbytur në Oqeanin Atlantik. Sipas G.Catapanos, Atlasi - Atlantida ishte një nga vendet më të zhvilluara të stërgjyshëve të shqiptarëve të sotëm, të cilët, pas zhdukjes së saj (Atlantidës) para 12000 vjetëve, atlantidasit e mbetur gjallë kaluan në luginën e Nilit, ku e krijuan një kulturë të re, kulturën e egjiptianëve të lashtë, e cila, si duket, qe vazhdim i kulturës së Atlantidës. Në të mirë të këtij mendimi flasin edhe rezultatet shkencore të punës shumëvjeçare të G.Catapanos, i cili, përkitazi me këtë çështje, thotë: Atlantida quhej edhe Borei, d.m.th. e bardhë, nga fjala iliro shqipe: borë. Kjo fjalë përdorej te egjiptianët e lashtë në formë borea; në frëngjishte të vjetër si bore, kurse në italishte si borea. Nga ana tjetër borea në Egjiptin e lashtë identifikohej me sfingën. Sfinga në Egjipt ishte një amblemë guri, adhurues i DRITËS, që e personifikonte Zotin. Prandaj Thoti, sipas gjykimit të Catapanos, nuk i takonte erës egjiptiane, por asaj të boreo-s, d.m.th., të erës së Atlantidës. Sepse Thoti konsiderohej krijues i doktrinës VERBALO - DRITËS, që u manifestua në Tokë. E DIELLI, ishte simbol i NJË PERËNDIE, ATUM ose TEM, terma këto që kanë shpjegim iliro - shqip:

 AIN  A,a    BROF B     DORË  D    GATH G   FJERË  F    HJETË H
 KUFË  K     MIRË M     GJI  GJ    NU N U   PLIS  P     QULL  Q
 BUZË  R     STOL-i S   SIXHIR S   TËRË T   TËRË  T     ISË  I
 ASHIM A, O  ZVARANIK  Z,ZH    SHI  SH
   
• AT = at = at (babë)   â€¢ U = unë   â€¢ M = më = mëmë  • T = tatë = babë   â€¢ E = e    • M = më = mëmë

Edhe G.Catapano është i mendimit se emri ilir rrjedh nga i lirë, dhe shqiptar nga shqiponja, d.m.th. ashtu siç e shpjegon tradita shqiptare, sepse shqipja (shqiponja) e simbolizon DRITËN, THOTIN, ZOTIN. Kështu edhe hierogiifi i parë >>>>, të cilin Thoti e quajti shqip AIN = IBIS = SHQIPE, e simbolizon vet THOTIN, d.m.th. ZOTIN, dhe ka këtë shpjegim në shqipen:

• A = ATË, fillimi premierës; Zot! At i përjetshëm
• I = fjalë (folje) krijuese (themeluese) e fillimit: Zot krijues
• N =  (N = NU = në ujë) materie e parë (uji) për të gjitha krijesat; Zot i përhapjes së dashurisë.

AIN-i, pra, ishte simbol që tregonte edhe lindjen, vitalitetin e burrërisë, i cili frymëzonte krijesën Në të vërtetëë Thoti, me këtë hieroglif, i cili qe i pari dhe më i rëndesishmi në sistemin e hieroglifeve, e simbolizoi vetveten, sepse ishte krijues i tij, pra ishte përëndi - Zot. Ky hieroglif në alfabetin e shqipes paraqitet me A.
• Hieroglifi , të cilin Thoti e quajti me fjalën shqipe BROF, me kuptim në kembë, paraqiste tingullin e germës shqipe B. Tregon qëndrimin karakteristik të njeriut inteligjent krijuar nga periudha në pozite drejtë, me kokë lart, i cili është duke e ruajtur fuqinë lart në qiell e në mënyrë të përhershme. Tregon se ky qëndrim është njelëzor e vet njeriu, si qenie, është i përsosur. Fjala brof në shqipen e sotme ka këto kuptims: Ngrihem menjëherë në këmbë. Brofi ne këmbë. U ngrit (u çua) brof.
• Hieroglifi ; të cilin Thoti e quajti DORË, si simbolikë paraqiste punën e dorës së njeriut, apo të gjitha intervenimet e njeriut për pronësi, me qelli që puna të jetë e begatshme e dobishme për njeriun. Ky hieroglif në shqipen mori formën D.
• Hieroglifi , të cilin Thoti e quajti GATH (GARDH), e si simbolikë paraqiste ndalesën - pengimin - gardhin në afërsi të faltores, në alfabetin shqip e mori formën G.
• Hieroglifi të cilin Thoti e quajti FJERË, paraqiste shlingën ose neperkën, gjarpërin helmues, me kokë të shtypur në trajtë trekëndëshi, me dy dhëmbë në gojë dhe bisht të shkurtër. Edhe sot e kësaj ditë nepërka quhet FjERË, në Malësi, në dialektin gegë. Në shqipen mori formën F.
Hieroglifi , të cilin Thoti e quajti HJETË, d.m.th. ashtu siç e quajnë edhe sot arbereshët bishtalecin e flokëve, thurrjen, nyjën, lidhjen. Në shqipen mori formën H.
• Simbolin , Thoti, në sistemin e hieroglifeve, e quajti KUFË, d.m.th. nga shqipja KOFË (KOVË), e cila si simbolikë paraqiste enën ku bëhej përzierja e fuqisë për krijimin e materies. Në shqipen mori formën K.
Është në interes të vihet në pah edhe një dukuri. Shkronja KAF e arabishtes, jo vetëm që ka ruajtur formën dhe shqiptimin e hieroglifit KUFË, por çdo pjesë (sure) e Kur'anit fillon me germën KAF ( çfarë supozohet se KAF - at paraqesin vet Kur'anin, d.m.th fjalët e përëndisë - Allahut.
• Hieroglifin , Thoti e quajti GJI, emërtim shqip i gjinjve të femrës, nga i cili u lind shhronja GJ në shqipen.
Ndërkaq, hieroglifin Thoti e quajti NU, fjalë kjo e përbërë nga: NË UJE. Nga ky hieroglif doli shkronja N. Shqiptari kosovar fjalën NË UJE e shqipton N'UJË ndërsa këtë shkronjë hebreji e shqipton NUM, e arabi NUN, d.m.th. nga shqipja: N'UJË. Poashtu në Biblen e shenjtë thuhet: "Në fillim përëndia mori frymë n'ujë". Do te thotë krijesat u krijuan në fillim n'ujë, në dete. Kjo filozofi e stërgjyshëve të shqiptarëve aprovohet nga shkencat bashkëkohore. Në të vërtetë, hieroglifi NU simbolizonte materien e parë, Zotin dhe përhapjen e dashurisë.
• Hieroglifin  Thoti e quajti U. nga shqipja unë, kështu që edhe në shqipen mori formën U.
• Thoti hieroglifin  quaiti PLIS, që në shqipen do të thotë: tullë copë e madhe dheu që ngre pllugu kur çan tokën; copë e tillë dheu me bar, e prerë me bel a me ndonjë mjet tjetër; plisat e arës; plis me bar. Në shqipen mori formën P.
• Sipas Thotit hieroglifi quhej QULL, nga shqipja: materie pa formë, brumë, baltë, lloq, materie kjo që mund të transformohet me përzierje nga puna e njeriut. Ky hieroglif në shqipen mori formën Q.

• Thoti hieroglifin e quajti BUZË, për tingullin R. sepse buzët, me këtë rast, përfaqësonin gojën, respektivisht, buzët që bënin rojë, ruanin "fjalën, gjuhën, dhëmbët.
• Ndërkaq, për tingullin S. Thoti përdori dy hieroglife:, të cilin e quajti STOL, STOLI, dhe , të cilin e quajti SlXHIR term ky që përdoret edhe sot e kësaj ditë te shqiptarët gegë në formë singjir, apo zingjir.
• Edhe për tingullin T, Thoti përdori dy hieroglife; dhe nga fjala shqipe TERË, me kuptim fitim.
• Për tingullin I dhe J Thoti përdori hieroglifin , të cilin e quajti ISË, që do të thotë DRITË, e me kuptim: FILLIMI I JETËS. Simbolizon DIELLIN, i cili rrezaton forcë kreative. Shkronja I qe emër i parë që iu dha përëndisë së njeriut; PERËNDIA E DRITËS SË PËRHERSHME. Nga fjala ISË doli emri; IDISË - simbol i dritës. Kështu, pra, shkronja i te shqiptarët hyn në tingullin e fjalëve që shpreh dritën, bukurinë, stolinë. Pra kjo urtësi ISIAKE (isiakë = nga isë = DRITË), në arbërishte do të thotë DRITË.
• Hieroglifin ,Thoti e quajti ASHIM nse ASHËR, me kuptim degë, filiz dru i çarit (i plasaritur, i ndarë). Hieroglifi në fjalë paraqet veprimin ose aktivitetirl e njeriut në natyrë. Zaten edhe në gjuhën e sotme të shqipes flala ASHËR do të thotë ashkëll dru i vogël, i çarë për zjarr. Copë druri i çarë si dërrasa e hollë, që përdoret si petavër ose për të mbuluar çatinë, pullazin. Çati me ashra. Çaj (bëj) ashra. Me fjalë të tiera hieroglifi "ashër" i paraqiste tingujt â,tinguj këta që janë guturalë, por të zhdukur te toskët. Në shqip mori formën à.
• Për hieroglifin , Thoti e përdori shprehjen shqipe ZVARANIK ose ZHVARANIK = zvarranik i tokës. Simbolizonte vuajtjen e shfrenuar, por zvarraniku konsiderohej frymezim i tërbuar e sentimentai. Hieroglifi në fjalë në shqipen dha tingullin Z dhe Zh.
• Kurse hieroglifin e fundit , Thoti e quajti me fjalën shqipe SHI. Si hieroglif paraqiste një liqe me ujë të shiut origjinal. Për më tepër, jeta, vdekja, rilindja, gjithmonë janë të lidhura me ujin "NU" ose "SHI", sepse në "NU" krijohet jeta. Nga ky hieroglif u krijua shkronja shqipe SH.

Është shumë interesant edhe dukuria e kësaj shkronje, meqë në hebraishte dhe arabishte quhet SHIN dhe forma e tyre është e njëjtë me hieroglifin SHI; "bazeni me pika të shiut", që do të thotë se gjuha, kultura dhe prejardhja e shqiptarëve, hebrejve dhe e arabëve është identike, si duket, është nga ilirët e lashtë, apo nga stërgjyshët e shqiptarëve të sotëm.

Mendimi mbi prejardhjen e njëjtë të shqiptarëve, hebrejve dhe arabëve është vallë fakt historik, apo fantazi? Në vështrim të pare duket si endërr, por nëse merren parasysh burimet historike, kërkimet arkeologjike, të dhënat gjuhësore dhe Bibla e Kur'ani, atëhere mund të bindemi mjaft edhe për këtë pohim jo aq të zakonshëm.



Këto lidhje të shqiptarëve me popujt më të lashtë të Afrikës dhe të Azisë së Afërme janë shumë të hershmë, më të hershmë se sa është menduar deri tash, çka tregon fakti se përëndia THOT (stërgjysh i shqiptarëve), e barti, pas katastrofës së Atlantidës, që ndodhi para 12000 vjetëve, kuLturën ilire - shpiptare në Afrikë, sigurisht edhe në Azi. Kurse, para 6000 vietëve Thoti e krijoi edhe sistemin e hieroglifeve në bazë të ilirishtes - shgipes, sistem ky që shërbeu si mostër për përpilimin e sistemeve të tjera të alfabeteve, si ai i shqipes, që gabimisht e njohim si alfabet latin, i hebraishtes, samaritaro - palestinishtes, sirianishtes, arabishtes dhe i greqishtes! Ky fakt tregon se ilirët, si stërgjyshër të shqiptarëve, nga gjuha e zakonet shtriheshin që moti, jo vetëm në gjithë Siujdhesën Balikanike, por edhe në Siujdhesën Apenine, në ishujt e Detit Mesdhe, Egje, ne Azinë e vogël, në Siujdhesën Arabike, në Gadishullin e Pirinejeve. Shkurt, kultura iliro - shqiotare, Si kulturë e qytetërimit të parë të këtij ambienti, shtrihej nga Irani në lindje, deri në Atlantik në përëndim dhe nga Alpet në veri, deri në Afrikën Veriore në jug.

Në këtë pjesë të vështrimit tim - nënvizon Catapanoja - u demonstrua vetëm THOTI, i cili e krijoi alfabetin hieroglifik fonetik, me çelës të shqipes (të ilirishtes - S.R.), që u muar për çdo hieroglif te tingulFit të parë, vokali ose konsonanti, të qenies së emrit shqip kuptim ky që zbulon shpjegimin e sigurt, i cili nuk mund të mohohet:

1. Që origjina ilire na shpie në kohe më të vjetra, histori kjo e cila na mahnit, apo histori që na shpie në neolit (koha e re e gurit). Ndoshta origjina e civilizimit neolitik fillon me zhdukjen e Atlantidës (para 12000 vjetëve), epokë kjo qe solli nevojën e krijimit të THOT-it në Egjipt, si mënyrë e shpjegimit të fillirnit të punës.

2. Ky studim, si pohim i së vërtetës, korrigjon datën e historisë, korrologjisë (disciplinë që studion ndarjen gjeografike), etnologjisë dhe filologjisë.

3. Rishikimi i Thotit zgjeron kufijt e shkencave që deshëm s'deshëm ndikon në metafizikën e cila është me rendësi për njeriun dhe njerëzimin sepse arrihet rishtazi në kuptimin e mendimit së ndjenjës së të vërtetës për jetën që është vërtet natyre shpirtërore, është erë e vërtetë e shkëlqimit të lavdishem të DRITËS SË PARË, përfundon G. Catapano.

Rezultatet shkencore të arkeologëve anglezë, amerikanë, gjermanë dhe turq (J.E. Gauter më 1894, R. Campbell - Thompson më 1910, E. Pitard më 1927, Kurt Bittel më 1831, Shevket Aziz Konsu, Kiliç Kokten, Enver Bostanci, Muzaffer Shanyurek, Fikret Ozansoy, që nga viti 1936 e tutje, Halet Çambel John Brandwood më 1968, etj.) pasqyrojnë në mënyrë plastike në veprat e tyre ketë çështje. Sipas mendimit të këtyre dijetarëve kuptojmë:

-se vala e parë e furishme e dyndjes së hititëve të cilët përfaqësonin, një fis të veçantë të ilirëve, ose i takonin njërit nga fiset e shumta të dardanëve, u shpërngulën, kuptohet në disa faza nga Ballkani i Epërm, apo nga Dardania, kah brigjet përëndimore dhe veriore të Detit të zi, kah Kaukazi për në Anadollin Qendrore;

- se kjo shpërngulje u bë në kohën e paleolitikut, mezelitikut, neolitikut dhe halkolitikut;

- se hititët e sollën teknologjinë e xehetarisë dhe të metalurgjisë nga Ballkani në Anadoll;

- se kah 2000 - vjetshi para e.s. filloi periudha historike në Anadoll, e cila nga shkencëtarët u quajt "periudhë e hititëve" (2000 - 700 parae.s.);

- se në shekullin XII para e.s. përmenden tre perandorë me emrin Arnuvanda l,II,III, prej të cilit emër si duket, u krijua, sipas ligjit të metastezës, njëri nga siononimet për shqiptarët - arnavudë;

- se në vitin 3000 para e.s. shkaktohet; vala e dytë e furishme e dyndjes së ilirëve dardanë, prej të cilëve u krijua Troja, dhe me emrin e dardanëve u emërtuan: njëra derë e Trojës Dardanos. ngushtica detare mes Anadollit dhe të Ballkanit - Dardanelet, dhe një qytet Dardania apo Dardanos në veri të Trojës.

- se m; 1200 para e.s. ndodh vala e tretë e dyndjes së ilirëve frigas nga Dardania e Ballkanit, prej të cilëve u krijua Mbretëria Frigase (750 - 546 para e.s.) në Anadollin Përëndimor;

- dhe se, me sa duket, nga koha e dyndjes së hititëve daton historia e një krahine në Kaukaz, e cila quhej në kohën antike ALBANIA, kurse banorët e saj albanë, sigurisht nga emri i një fisi të ilirëve të Ballkanit, të cilët quheshin albanë.

Tani për tani do t'i vë në pah edhe disa fjalë hitite që kanë lidhje me shqipen e sotme, fjalë këto që janë zbuluar në plisat (tullat) e pjekura, të cilat kanë shërbyer si mjet për të shkruar, me shkronjat e veta karakteristike kunjore dhe hieroglifike


* kapakuiaee8[1].JPG (154.15 KB, 480x640 - E shikuar 50 Herë.)

* fundiwf1.jpg (65.04 KB, 480x640 - E shikuar 43 Herë.)

* 74zz8.jpg (54.81 KB, 480x640 - E shikuar 25 Herë.)

* 75lf9.jpg (83.16 KB, 428x640 - E shikuar 30 Herë.)

* 216ml6.jpg (69.15 KB, 480x640 - E shikuar 30 Herë.)
E identifikuar
Zëri YT!
« më: 28-11-2007, 14:43:47 »
Citojeni

 E identifikuar
bilderberg

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 28-11-2007, 15:03:08 »
Citojeni

Sipas G. Catapanos edhe vet Moisiu e ka folur shqipen e Thotit dhe se emri hebrej- jevrej, për izraelitët rrjedh nga shqipja iliro hitite: JHVE = Tl JE VET: JE VE(T). H e cekur, në hebraishten e vjetër është shqiptuar edhe si E.

Disa historianë arabë mendojnë se shqiptarët dhe arabët kanë prejardhje të përbashkët qysh nga kohët më të hershme. Kurse Elvia Çelebiu (1611 - 82) vë në pah se nga fisi Kurejsh, nga i cili rrjedh Muhamedi, profeti i islamizmit, rrjedhin edhe shqiptarët. Mirëpo, origjinën e përbashkët të shqiptarëve dhe të arabëve, nëse këto pohime kanë bazë shkencore, duhet kërkuar qysh nga koha e lashtë ilire, së paku para 4000 vjetëve, d.m.th. qysh nga koha e profetit Ibrahim, prej të cilit, thuhet në botën arabe e hebreite, rrjedhin arabët dhe hebrejt. Ndërsa Willy Borgeaud-i thotë se palestinezët (filistinët) kanë emër ilir, dhe se Argolida dhe Elida në Greqi janë vatra të rëndësishme ilire në pjesën e Mesdheut. E sipas mendimit të Faik Reshit Unatit, palestinezët (filistinët) u tërhoqën nga Kreta për në Palestinë rreth vitit 1200 para e.s. Palestinezët ishin banorët e ish qytetit ilir Paleste - Palasa e sotme në Himarë.

Në fund do t'i vë në pah edhe disa konstatime të Giuseppe Catapanos lidhur me lashtësinë e gjuhës shqipe. Sipas tij, kërkimet e ndërgjegjshme apo studimi komparativ i gjuhëve të vjetra të llojilojshme, na shpien te "ESKUERA" baskisht (E - SHKUERA, që në shqipen do të thotë gjuhë e shkuar - e kaluar), d.m.th. na bien te shqipja, hititishtja, hebraishtja, arabisht- ja, arameikishtja (gjuhë semite përëndimore e folur në kohën e lashtë në Siri, Mesopotami, Palestinë) dhe koptishtja - gjuhë liturgjike e të krishterëve të Egjiptit, që do të thotë gjuhë e THOTIT.

Këtë e dëshmojnë edhe faktet që vijojnë:

- Shprehja PAN - AMEN, përbëhet nga Zoti Amon, emër i përbërë nga fjalët shqipe:
A = AT = babë
M = MË = mëmë
ON = Onë = Yn = Yni (joni)
-mos të harrohet se është NJË ZOT

Kjo shprehje përdoret te të gjithë popujt dhe në të gjitha gjuhët në dy forma: AMEN ose AMIN.
- THOTI, që është atribut i të gjitha shkencave antike, nga Nili e shtriu dritën në gjithë botën, sepse në Egjipt u krijua civilizimi i përparuar.
- Prania e ilirëve në Egjipt mund të datohet para 12000 vjetëve, peridhë kjo që përputhet me zhdukjen e Atlantidës, e cila u përshkrua nga Platoni në dialogun e "TIMEO"-s dhe të "CRIZIA"-s.
-Shqipja flitej para 12000 vjetëve, jo vetëm në tokën e Nilit, por edhe gjetiu, duke qenë se:
1. Ilirishtja ishte shumë më e vjetër se sa që mendohej deri më sot.

2. Kultura e lashtë e POPULLIT TË LIRË (ilir) në Egjipt ishte e vjetër, së paku 12000 vjet.

- Emri POSEIDON, emërtim i zotit të deteve dhe të tërmeteve i cili qe vëllau i Zeusit (ZOTIT), shpjegohet me shqipen: PO Sl - E - DON = me kuptim: shumë e dëshiron.

- Emri FARAON, me kuptim I NJERËZISHËM, poashtu rrjedh nga shqipia: FARA - JONË.

- THOTI është lajmëtar i përëndive.

- THOTi konsiderohet gjithashtu si personalitet më i ditur, "më i urti prej të urtëve" i të gjitha kohëve më të vjetra, nga doktrina e të cilit dolën fillet e mëdha të humanizmit, sikurse RAMA, KRISHMA, MOISIU, ORFEU, PITAGORA, PLATONI, të gjithë: lajmëtarë, sub velo, të DRITËS SË ARDHSHME, ekzistues të përhershëm, DIVIN LOGOS FIGLIO di DIO (ARSYEJA HYJNORE BIRIT TË ZOTIT), që do të mishërohej për çlirimin e njeriut dhe shpëtimin e botës.

THOTI është themelues i religjionit të DRITËS dhe i shkencave sekrete (okulte) të mistereve dhe është gfithashtu në përgjithësi shpikës i shkrimit.

Prandaj, bazuar në shënimet e sipërshënuara mund të konkludohet:

- se pellazgët - ilirët ishin stërgjyshët e shqiptarëve;

- se pellazgët - ilirët, me emra të ndryshme, d.m.th. me emra të fiseve pellazgo - ilire (gegë, toskë, albanë, arbër, arnautë, dardanë, maqedonë, hetitë a hititë, trojanë, ejiptianë, etruskë, etj. etj.) jetonin në një sipërfaqe shumë më të gjerë në tri kontinente: në Evropë, Afrikën Veriore dhe në Azi, deri në Iran dhe Indi;

- se ilirishtja - shqipja, si degë më e vjetër e familjes së gjuhëve indoevropiane, është çelës i qytetërimit njerëzor;
- se nga gjiri i ilirëve dolën shumë përëndi, profetë, perandore e dijetarë;

- se stërgjyshët e shqiptarëve, pellazgët-ilirët, me kulturën e tyre të lartë kontribuan jo vetëm në civilizimin e popujve tjerë, të cilët i sundonin, por, me anë të vetë asimilimit, kontribuan në krijimin e shumë kombeve dhe kulturave (feve, gjuhëve, shkrimeve) të veçanta në tri kontinente;

- se shkatërrimi i pellazgëve - ilirëve të shumtë dhe të kulturuar u shkaktua jo vetëm nga katastrofat natyrore, por edhe nga luftat e brendshme që u zhvilluan mes fiseve të tyre, luftë kjo që vazhdoi, tradicionalisht, deri në ditët tona;

-se nga bërthama e pellazgëve -Ilirëve shumë të lashtë - vetëm shqiptarët mbetën pa u shkrirë në popuj apo kombe të tjera - në grekë, hebrej, arabë, italianë, austriakë, sllavë të jugut, turq, etj.;

- se vetën gegët, në një masë të konsiderueshme, e kanë ruajtur shqiptimin e ilirishtes - shqipes së lashtë;

- dhe se fjalën vendimtare, përkitæi me çështjet e shtruara, duhet ta japin, në radhe të parë, filologët, arkeologët dhe etnologët.




* 76tw3.jpg (62.89 KB, 480x640 - E shikuar 27 Herë.)

* 77np3.jpg (63.37 KB, 480x640 - E shikuar 14 Herë.)

* 78if2.jpg (53.19 KB, 480x640 - E shikuar 13 Herë.)

* 79ci6.jpg (64.92 KB, 435x640 - E shikuar 10 Herë.)

* 80qu4.jpg (97.19 KB, 424x640 - E shikuar 16 Herë.)
E identifikuar
bilderberg

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 13-05-2008, 21:02:01 »
Citojeni

Dalja e një libri të ri ne kushte e sotme nuk shenon ndonjë ngjarje te veçantë, por, kur libri është i një specialiteti te caktuar për studiuesin e asaj fushe shenon pa dyshim një gezim. S'e mohoj se u vura ne gjendjen e një fëmijë qe blen një loder, ne një ekspozite kur gjeta librin e ri "Zotat dhe mitet e Egjyptit te lashtë". Befasia me e këndshme siç do ta shofim dhe me poshte është pika e takimit te emrave toponim, te miteve dhe te zoteve te Egjyptit me gjuhën shqipe.

Dinastia e Mehmet Aliut, camit nga Kavalla, s'ishte e para e shqipetareve ne Egjypt. Lidhjet midis dy brigjeve ekstreme te Mesdheut na vijnë edhe para edhe pas Aleksandrit te Madhe. Informacionin e pare për këto lidhje kryesisht te njohura e morren nga libri i mrekullushem nga prof, te Sorbones - Francë, izrealiti Zahar Majani "Fundi misterit Etrusk" (FME 1973). Tek kapitulli "Libri i Mumjes", i 19-ti, faqe 350 - 390 bën fjale për fashe rrobe, me te cilën është mbeshtjelle një mumje ne Egjyptin e lashtë e cila i ka sherbyer mumjes si carcaf. Fasha, dhe pse e demtuar duke perdorur shqipen si celes i del kuptimi i permbatjes se shkrimit. Ne hyrje te librit flet për pushtimin e Egjyptit nga Hiksoses (ikesit) fis Iliro - ballkanas rreth vitit 1300 p.e.r qe zgjati 150 vjete. Na njofton për zyrtarin e lartë Anten Tursha (etrusku) ose In - en - Tusha qe fitoi poste tepër te lartë ne faraonite e Egjyptit, poste qe ishin ndaluar për te huajt. Mesojme për sherbimet e orrbotarit Josif Ilirjanit.

Po tek libri i Majanit lexojmë se egjiptologu Gernajt identifikoi turshet e Gurobit me tiren sit e Ramsesit II 1290 - 1224 si dhe etrusket ne oborrin e Ramsesit III 1198 - 1166. Majani ne librin e (FME faqja 37) na jep rrugën nëpër te cilën kaluan palasasit deri ne themelimin e Palestines. Michael Grant tek libri "Qyteterimi mesdhetar" shkruan: Filistinen - palasasit, palestineze kanë lënë mjafte gjurme ne gjuhën e vendit. Kjo mund te konstatohet duke veshtruar një harte gjeografike te Izraelit ku gjenden emra qe kanë kuptim vetëm ne gjuhën shqipe. -shenon Nermin Vlora tek libri "Pellazget... Ilirët faqe 74". Ne faqet e librit "Zbulime ne shkretetiren e Judes" i ruseve Kovale e Kabllanov ermat qe shpjegohen me shqipen bertasin. klithin, kendojne majekrahu ose ja marrin labce. Tek librat e shenjtë Ungjilli e Kurani;te lindur ne një truall, një studius i lashtesise se shqipes nuk e ka te vështirë te studioi rolin e saj tek emrat e njerëzve e vendeve.

Po ç'të re sjell libri "Zotat dhe mitet..."? Do te ishte naivitet nëse ne hipotezat dhe analizat qe do të pasojne do të shprehnim siglen matematikore, por, përderisa ne çdo fushe ekziston ligjerisht e drejta e hipotezes pse mos e shtrijme ne fushën e gjuhesis? Dhe siç thotë Buzuku "...kush te te jetë me i dijshem se u(ne) le të jape një mendim sa me afër te vërtetës te miroitfjebse te hedhe poshtë me fakte dhe analiza shkencore këtë hipoteze. Ne hapësirat e një materiali gazete mund te ndjekim dy rrugë. Ose do të japim mendim pa u thelluar ne argumentin shkencor te termave shqiptaro - egjyptiane ose do të analizojme fjalët për te dalë ne një përfundim. Këtë kendeveshtrim na e bën me te lehtë dalja e librit "Shqipja dhe sanskritishtja" i Petro Zhejt i cili bashke me punimet e Clirim Xhunges, idetë e R.d. Anzheli. AristiLKoles dhe libir i Xhuzepe Katapanos "Toti fliste shqip" perbejne revolucion ne gjuhesin shqiptare dhe botërore.

22 vjete me pare ne 1984 italobreshi Katapano botoi librin e "Toti fliste shqip". Është fatkeqësi e neglizhence qe lexuesit dhe studiuesit shqiptar nuk e kanë as ne shqip as ne italisht. Ne 8 faqe e-mail te profesor Skender Rizajt nga Prishtina bëhet permbledhja e këtij libri nëpërmjet internetit, argumenton se simbolet e heroglifet egjyptiane mbështeten teresisht ne koncepte e elemente e materiale te gjuhës shqipe. Kufiri kohor i Katapanos na con 12000 vjet me para. Këto njohuri na bëjnë te shofim terminologjinë e miteve, emrat e zotave, te njerëzve dhe vendeve me elemente dhe nën dritën e shqipes.

1  - Delta. Nuk mund të thuash qe lidhet vetëm Nilin. Tasjime ajo është fjale ndërkombëtare por është po aq e vërtetë qe lidhet me Nilin prej dimesioneve qe kanë ky lumUcur takohet me detin. Fjala delt është plotësisht shqipe, e saktë dhe pa hipoteze. Është simbol i koncentrimit kuptimor qe ka pasur kjo gjuhe ne zanafillen esaj te hershme veçanërisht tek foljet. Nga folja dal krijojm-dajlan, vendi ku del peshku, diell qe do të thotë me dal, rrjedhimisht e djela, është folja del me te cilën. bariu nxjerr delen nga vatha, është fiksuar tek emrat Dalmaci, Delminium dhe tek Delta e Nilit., Delf, Del=Del-minium=Dalmaci

2 - Ra. Thotë autori i librit, faqja'22: Perendia Ra është moterzim i perendise diell dhe arti egjyptian e paraqet shpesh me një disk diellor, një rreth i vizatur mbi kryet e hyjnive. simbolizon diellin. Forma grafike e diellit është e barabarte me formën e tingullit O qe u kthue ne simbolin e tij. Autori i kushton 17 faqe perendise egjyptiane (62 - 78). Tre pozicionet e diskut te diellit quheshin ne mëngjes Khepri, ne mesdite pak parasarke

7 - Dukuria e tabuse është trashegim nga lashtesia. Për fjalët dreq, shejtan, diavolo për të mos zgjuar nga gjumi spse na sjell prapesira edhe sot përdoren shprehjet qoftë largu ose i paudhi. Për vdekjen e njeriut dhe eresiren qe e shoqeron ne varr egjyptianet e lashtë (kohe e lane ishte) perdornin termin Tuati siç e pame me lartë. Po ti marnm si elemente te veçantë vërejmë se funksioni i ndajfoljes tu=tek siç përdoren dhe sot e kësaj ditë ne malesine tonë te veriut përdoren dhe ne anglisht to be continued = ta besh vazhdimin. Për pjesen ati s'ka nevojë te nxjerrim pashaporte shqiptare. Madje dhe turqit e gjeten ne territorin qe kanë sot te mbjelle nga banoret paraardhes dardano-iliro-pellazgët dhe Mustafa Qemalin e quajtën ati i Turqise jo babai i Turqis siç do të shkonte turqisht. Kulti i atit është i pranuar boterish si kult iliro-pellazgo dhe simboli i tij është Enea i dardaneve te Trojes qe mbajti mbi shpine te atin plak qe nga muret e tymosur nga vellezerit e një gjaku iliro-pellazhget te ballkanit perendimor deri sa erdhi e themeloi qytetin e Buthrotit (Butrintin) para se te themelonte Romen. Fjales at pjesa um është shtes e mëvonshme greko-latin ne Egjypt. Pra fjala Tuati ose Atum është një eufemizem ose tabuja për të mos përmendur fjalën vdekje.

8 - E kam ndeshur dhe me pare ne libra te ndryshëm njoftimin se pas faraonit (fara jonë) Tutenk(h)amon ka ardhur faraoni Ai. Nuk është rastesi fonetik por perkundrasi lidhet me përmeri ai ne shqip. Ne një artikull gazete mund te njoftojme se etimologjia është si veza e Kolombit. Kur gjuha kishte vetëm karaktier simbolik dhe jo analitik, sipas Petro Zhejt, simboli i njeriut mashkull ishte falusi, faliku - ai qe falet - pra organi seksual mashkullor dhe ne Egyptin e lashtë statujat ne nderim te organit te pjellshmerise mashkullore bëheshin ne formën e tij dhe shkruheshin e formën e germes se madhe -/- qe do të thoshte =është burrë, është mashkull. Dhe rolin e foljes e luan shqipja A. Pra A=foIje + I organi mashkullor = AI, te cilin ne e perdorim ne rolin e peremrit te vetes III, njejes. Ne ndryshim te tijorgani qe fekondohej, organi i lindjes tek femra ishte e shprehur me simbolin e rrethit O dhe përmeri për femren është AO= është grua= është AJO. Mund te kujtojmë qe deri ne vitet '60 - "70 te shekullit te kaluar gruaja shqiptare nuk e theriste burrin ne emër por ne vazhdim te tradites mijravjecare e quante AI= burri.

9 - Thuhet se niveli me i lartë i zhvillimit te një gjuhe është arritur kur koncentron dhe shkurton fjalët. Shqipja krahas fjalëve mirupafshim, tunjatjeta. lamtumire, trashëgon nga lashtesia perla koncentrimi: dal, ik, ha, pi, fie, ec, shko etj. kryesisht tek foljet.
Të kapitulli 12-te i librit, "Tri perendite e pjelloris" as autorit, as perkthyesit ne shqip s'u ka shkuar ndërmend hymnit qe i thurin Nilit (guxojm, ndoshta nga shqipja një yll) egjyptianet. Simboli i perteritjes se jetës, N'ili është permasur si perendi qe mbart jetën e banoreve. Ne hymnin kushtuar atij faqja 208 lexojmë:
Nderim për ty o Hapi
Ti ujit tokat qe ka krijuar Ra
Ti u jep te pine papushim tokave
Ti je miku i te ngrenit e te pirit
Ti je hambari i te lashtave. Le të dalë një egjiptolog ne te gjithë pallton e globit tokesor dhe te thotë se perendia Hapi nuk vjen nga dy folje shqipe Ha + Pi. Ne faqen 209 lexojmë: perendia Hapi pikturohet si një burrë me floke te gjatë dhe me gjoks te renduar si te një gruaje te moshuar. Kjo formë androgjene është ndrimi i gjinise. L.M.) nderthurte burrin dhe gruan si forca te krijimit te jetës. Ndërsa simbolika dhe praktika e lidhin Ha = te ngrenet kur gruaja veçanërisht është shtatezane dhe Pi = cilësi dhe nevojë e mashkullit për energji. Po foljet flasin shqip dhe perendia egjyptiane Hapi ka si nun - emër venes gjuhën shqipe.

10 - Mati- perendia Egjyptiane (Z.M.E. faqe 173) perfaqesonte vertetesine dhe drejtesine ne mitoligjine egjyptiane. Ne konceptin mitologjik sansktrit - indian, perendia e drejtesise ishte Radamanti. Myslimano-arabet i bene metaze emrit. nderruan vendet e germave dhe e kthyen ne Ramadan. Iliro-pellazgët perendine e drejtesis e quanin H-ak, ndërsa egjyptianet e quanin me fjalën shqipe Mat. C'thonë studiuesit për Mat-in:
Ziegfried Morenz: "Mati është orientimi i drejt ne natyre e shoqeri, çfarë është e drejt, e sakt, korrekte, ligjore, e rregullt, sistematike është drejtësi dhe e vërtetë është Mat" (faqe 186).
Rafael Emerson: "Drejtesia te con ne rregullsi dhe prania e perendise Mat vendosi e vulosi rregull mbi kaosin ne castin e krijimit te gjithesisht" (po aty)
E.A. Wallis Budger: "Mat perben konceptin me te lart moral e fizik te ligjit dhe te rendit te njohur ne Egjypt (faqe 187).

quhej Ra, kur dielli varcj nc horizont dhe ne mbrëmje Atum. Germa, tingulli H është pa vlerë fuksionale, shpesh nuk lexohet si ne shumë gjuhe indo - europiane si ne Egjyptin e lasht. Khepri lidhet me shprehjen tonë ne dialektine e veriut me baze fjalën Prin - heq udhe ose drejton. Pozicioni i dytë ne shqipen e sotme ka dy vlera. Ne fjalinë ngrehu se ra dielli merr kuptimin e rënies se rrezeve ne një pozicion gjeografik fillestar dhe kuptimi i dytë kur dielli varet drejt pemdimit, pra ra pas malit, pas horizontit apo ne det. Pavaresisht se me cilën nga këta dy kuptime është i lidhur është e tepert te komentojme faktin qe perendia Ra lidhet me foljen shqipe ra. Simboli i perendise Ra me O-ne mbi kokë është faktori mbi te cilën është formuar fjala shqipe. O-ra si simbol i matjes se kohës dhe me vonë send, sahati qe mat këtë kohe. Pozicioni i 3-te i kevizjes se diellit Atumi ose Tuati lidhet jo rastesisht me emrin at dhe ne mitologjine e vjetër është shpjegim komplet i nocionit te vdekjes ndonëse te perkoheshme. Tuati ose Atumi do të thotë dielli shkoi atje ku shkojnë etrit përpara femijve.

3 - Ne trevat tona dhe sot organi i shikimit, ne te folur dhe ne te shkruar ndeshet me ndryshimet dialegtore. Kështu Gjirokastra, Çamëria dhe ndonjë zone e vogël ne veri thonë siri dhe kjo është shprehje e formes se vjetër me te cilin emerohet ky organ. Por është aq e vërtetë qe syri i njeriut për hirë te formes i detifikohet me "syrin e diellit" dhe për shkakun se është burim i informacionit siç është dielli burim i jetës. Ne faqe 95 te librit marrim një njoftim - gur te çmuar qe konfirmon idenë e Katapanos dhe ngroh radhet e këtij shkrimi: "Shumë prej simboleve qe janë gjetur ne mitologjine egjyptiane kanë origjinë jo vendore, dy prej tyre, syri dhe shtylla djed.... Dhe pse kjo shtylle shoqërohet me Osirisin ka te ngjare qe kjo te jetë me e lashtë dhe tu perkase kohëve parahistorike te Egjyptit". Pas perendise Toti, prendesise Ra = diell miti mbi Osirisin është nga me te bukurit e legjendave te Egjyptit dhe nuk është rastesi dhe sot shqiptarët pjesene erret te syrit e quajne iris. Vlen te kujtoj kundershtimin tim, ndoshta te vetëm me idetë dhe faktet te Spiro Kondes qe emrin - shtet Siri ose Asiri i sjell nga fjala shqipe shur - zhur. Emrat e ketyr dy vendeve janë te lidhur pazhgjithshmerisht me syrin-fjale shqipe dhe me dukurine mijravjecare te foljes shqipe, a = folja jonë =është ne dialektit te veriut.

4 - Studiuesit e mumjeve faraonike te Egjyptit kanë vënë re se ne procesine e mumifikimit te trupave elementi mbeshtjelles është rroba e lirit. Edhe ne vargjet e Homerit heronjt pellazgo - ilir ne dy anet e ballorit te luftës se Trojes visheshin me rroba prej liri. veçanërisht ata qe vini nga vendet fushore. Nuk mund të themi te njëjtën gjë për zonat Hire ku rriteshin te leshta si Laberi, Theprotia, Molo&ia. Po fija e linit (lirit) te kultivuar e perpunuar sipas një teknologjie tashmë ka perenduar. Isis - thotë autori faqe 85 - pastaj nxori trupin e te shoqit nga druri dhe e mbeshtolli me një pelhure te holle liri. Kemi emrin e një sendi qe s'ka ndryshuar ne shekuj e fiksuar dhe tek emrat Liban, Libi dhe Libofshe. Pjeset e dyta te secilit emër shpjegohen po me shqipen ban (bën), bi - bëj dhe për te tretën deshiroraj bo(e)fsh. Nëse do të mbeshtetemi tek algoritmi simbolik i Petro Zhejt (libri epok. Shqipja dhe saskritishtja) do të propozoja qe fjala li ta quajmë shqipe edhe pse emeron dy vende Arabe pranë
Egjypti.

5 - Zahar Majani ne kapitullin "Etrusket (fisi vëlla iliro - pellazg) ne Egjypt", faqe 31-38 na jep dhjetra emra vendesh e njerezish me hapësirat egjyptiane qe më pak mundim mund te nxjerresh etimologjine nga shqipo - etruskishtja. Ne harten e faqes 9 para se te hapet delata e Nilit lexojmë emrin Gurob. Majani shkruan: "Por gjërat me te papritura arkiologu Petri i zbuloj ne Gurob, ne qytetin e te huajve". Ne faqen 33: Mbishkrimi i arkivolit verteton se Anten Tursha (ose In-en-Tursha) qe shkelqeu ne Gurob ose me saktë ne oborrin e Ramsesit II. Petri njohu një nga tirenasit i ardhur nga Lemnosi, (lemi) ose nga bregdeti Dardan. Emri i qytetit Gurob= Gur-o-bo= Gur është bërë. shoqërohet edhe me emrin tjetër Kahun. Ndeshemi me dukurine e shqipes ku fialezaka merr dy vlera here si ndajfolje nsa dhe percjellorja e gegerishtes dhe camerishtes duke. Emrat Kahun, Karont, Kahrun formohen me shqipen nga + hyn, rron dhe ryn.

6 - Lidhje egjypto-ballkanase, populluar prej pellazgo-ilireve janë te pakta 1000 vjet para se Aleksandri i madh te pushton Egjyptin. Terminologjia dhe gjuha equajtur greke ne emrimin e qyteteve si Heliopolis, Panopolis. Filae, Hermanfis, Hermopolis kanë elemente sa greke aq dhe shqiptar. Austriaku K.Trajmer pjesen liernt e ka te argumentuar si simbol te ngrohtesis dhe sinonim te fjalës zjarr si tek Himare, Termopil=pyll i ngrohte. Ne këtë varg kemi dhe emrin Tebe qe gjendet si toponim dhe ne Egjypt dhe ne territorin e sotëm greke kur banohej nga iliro-pellazgët. Sipas shpjegimeve te një emisioni shkencor ne TVSH 5.11.06 fjala Tebe nenkupton një grumbullim artificial masë dheu me lartesi 8- 30 metro ne një vend fushor qe perdorej për te mbuluar diçka, ndoshta tume varrimi ose si lartesi për te ngritur një vepër arti. Shqip do të thotë = te bëhet.

Pe e mbullim sythin e Matit me fjalët e autorit te librit e cila s'ka nevojë për koment: "Ne disa vizatime, penda e shpendit e perendise Mat qëndron ne krye te shkalleve për te garantuar drejtësi, hdersa zemra e te vdekurit peshohej ne anën e kundër te ballances ku, ishte vendosur gjithë penda e saj. Nëse zemra barazpeshonte me te vërtetën duke mos qenë as shumë e rëndë e as shumë e lehtë, merrte rolin e tregusit te peshores dhe njeriu gjykohej para se të shkonte ne ferre e ne parajs. (L.M.) .Sot shqiptarët mijra vjet pas Egjyptit te lashtë thonë Mat shtatë here e pre një here. E kemi marrë apo na e kanë marrë? Si e shpreh sot egjymtiani konceptin e mases? Po të mbeshtetemi tek algoritmi simbolik te Petro Zhej, unë them se nëna është shqipja dhe njerka është Egjypti. Një egjyptolog mund te na thotë a është sot Mat simbol i matjes dhe i drejtesis?

11  - Për perendine Toti mund te mbeshteteshim edhe tek Xhuzepe Katapano, por po parapelqejme këtë libër. Bashke me Matin zënë 22 faqe te librit. Toti (shqip sot thotë=i mençuri) përfaqëson te diturin, te mencurin, intelektualin, mesuesin. "Unë jam Toti, djali i madh i Ra-se te cilin e formoi Atumi, i krijuar nga Khepri. Ai shihej si krijusi i retorikes, i emrave te objekteve, i alfabetit. Ai shpiku shkrimin me hieroglife, aritmetiken, astronomine" (faqe 179) Hidhet ideja se ... Toti shkoi libirn e tij (libri i Totit) me doren e tij dhe ne te përfshihen dhe shpjegohen të gjitha magjite e botës, (faqe 181)

12 - Shumë historian e gjeograf te lashtë kanë bërë fjale për Numfeun= Burim gazi e zifti ne Frakull te Fierit. Tit Livi, Straboni, Plini plak, Dion Kasi thonë se burimi i gazit ndizej me shumë kur binte shi. Lengu qe s'digjej ne ajër si gazi, ishte i zi siç janë pellgjet me siperfaqesore me nafte sot ne Marinz dhe lengu qe ishte i zi quhej pjs. Siç themi sot serre, sterre dhe italisht sera=mbrëmje, me fjalën pis nënkuptohej e zeza e pusit te thedhe, një nate pa asnjë burim drite. Pus e pis janë variante te te njejtes fjale. Ne faqet e librit qe po analizojme ndeshemi me kultin e buallit te cilin Egjyptianet e lashtë e quanin Apis. Për tingullin A tashmë kemi folur, pis=i zi dhe me shqipen e sotme Apis do të thotë=është i zi. Ne kushtet e Myzeqese, ku ritej bualli, nuk është pare buall me lara ose buall i kuq. Qe ky është formim sipas rregullave te gjuhës shqipe na e konfirmon Cabej kur për kafshen gomar nxjerr emrin a + gri, ndonëse për fat te keq Cabej fjalën pis na sjell nga latinishtja. Ne faqe e librit te Robert Armorit me një studim me te vemendshem, me një njohje te gjuhës se lashtë te Egjyptit mund te vihen piketa me te afërta ne rrugën gjuhësore qe bashkon popullin e Egjyptit me iliro-pellazgo-shqiptarët. Nuk do të perbente çudi qe ne Egjypt te këtë vdekur struktura e vjetër iliro-pellazge dhe fjalët te kenë mbetur jetime atje, ne kerkim te genit të tyre te lashtë mund te gjejne nënën e tyre tek gjuha shqipe.
E identifikuar
Zëri YT!
    Citojeni

 E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |