Mednoj është gabim qe te bëhet një gjë e tillë, d.m.th. ti niset një peticion Hollivudit. Seshte pak qe e kemi humbur eshe atë pak sovranitet qe kemi patur, tani duhet te bëjmë edhe lutje?
Ndoshta një draft i mirepregatitur do të ishte diçka për te hyrë ne bisedime me regjizoret, por qe te besh një peticion është njelloj si te vihesh në vend të atyre kalamanjeve qaraman, qe për gjithçka vetëm qajne.
Unë nuk jam dakord.
Dalber unë personalisht nuk e shoh ne këtë kendveshtrim kaq negativ vëlla, megjithatë qëllimi i peticionit është qe kjo çështje te sensibilizoje pak hollywoodin dhe me anë te filmit Jo vetëm skenderbeu dhe histoiria e tij por edhe shqiptarët dhe historia jonë te jenë sa me te njohur nga bota mbarë! Mos harrojmë se Hollywoodi është 1 nga industrite me fuqishme ne botë, dhe njerzit njohin me mirë aktoret dhe regjizoret e filmave dhe dinë mbi historinë nga filmat sesa nga shkrimtaret, studjuesit, historianet etj! Dija sot kalon nëpërmjet ekranit te TV ose te kinemase, dhe është pikërisht kjo munges e theksuar e njohurive nga ana e te huajve mbi shqiperine dhe shqiptarët qe krijon kaq shumë rracizem, ksenofobi, urrejtje etj ndaj nesh!
Pyete veten pse bëhen kaq shumë filma mbi historinë e anglo-saksoneve, hebrenjve, dhe eurpjaneve te tjerë, dhe zero mbi popujt e vegjel?
Pse ka me shumë filma mbi holokaustin e hebrenjve sesa mbi holokaustin e çameve/ epiriotasve?
Lobet janë te fuqishme edhe ne këtë fush, por nëse ne fillojme dhe e bëjmë këto çështje sa me shumë publike dhe te njohura duke bërë dokumentare, filma, emisjone ne TV e huaja dal nga dalë gjërat do ndryshojnë , ndofta jo sot dhe nesër por te paktën ne 1 te ardhme te afert diçka do levize!!