Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor











Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: E P I R I  (E lexuar 318 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
bilderberg

Shiko profilin WWW
« më: 15-05-2008, 13:47:26 »
Citojeni

EPIRI
(marrë nga Revista Kombëtare Shqiptare e Pavarur ILIRIA)


Epiri është toka klasike dhe vatra e një populli tepër të lashtë. Që në muzgun e kohërave, në gadishullin ballkanik endeshin pellazgët të mbuluar me një vel misteri. Mitologjia thotë se ata ishin "njerëzit e parë". Bile helenët, të cilët në mënyrë të padiskutueshme i konsideronin pellazgët më të vjetër se veten, për ta përdornin një epitet të pashlyeshëm "proselinoi" (parahansor), pra më të vjetër se vet Hëna. Kjo figur e skajshme është tepër elokuente për lashtësinë e popullit tonë.Fijet e misterit pellazg ndërthurren në kohëra,gjersa në histori përmenden ilirët.Si një popull kryesor,si një "Hauptvolk"- siç e pat quajtur një nga themeluesit e ilirologjisë L.G.Thunman,ilirët morën pjesë në proceset themelore shoqërore e kulturore,në ngjarjet kryesore politike që përshkruan botën antike të Mesdheut.

Qytetërimi ilir do të mbushte shtratin e historisë së ardhme. Kontrasti me Romën do t'i evidentonte ilirët si popull tribunal të lirisë. Për të nënshtruar trojet ilire Romës iu desh të harxhonte gati gjysmën e kohës me anë të së cilës krijoi tërë perandorinë e saj të përbotëshme.Sulmet shkatërrimtare të keltëve, gotëve, visigotëve krijuan pshtjellime të mëdha, por ilirët mbetën sërish në trojet e veta. Vërshimi shekullor i sllavëve qe i tmerrshëm, përsa i përket forcës asimiluese.
Procesi i romanizimit u kryqëzua me atë të sllavizmit, por gjuha dhe vet populli autokton i trevave historike rezistoi dhe e ruajti individualitetin etnik.Perandoria bizantine, Mbretëria bullgare e serbe qenë mbulesa politike të sipërme, nën të cilat shqiptarët jetonin,vepronin e i shkyenin. Këto mbulesa s'mund të konsideroheshin si qejfin definitiv që mbështillnin një popull " kufomë".Shqiptarët në raport me ngjarjet dhe historinë nuk u diverguan e as humbën.Ata konservuan vetvetën si popull,por nuk u ngurtëzuan si një relike muzeore, po me anë të dinamizmit të tyre, bënë Metaforën e Pavdekshme të Rezistencës dhe mbijetesës.


Me emrin Epir, në kohët e lashta quheshin krahinat në Jug të Ilirisë. Që shtriheshin prej lumit Vjosa e deri te krahinat veriore të Heladës së vjetë(1). Kufijtë e sipërm nuk duhet ti marrim si të prerë, pasiqë në kohët e ndryshme ata kanë lëvizur; kështu për shembull, në kohën e sundimit të Pirros ata janë zgjuar shumë më përtej territoreve të përmendura.

Disa nga gjeografët e shkrimtarët e kohës së lashtë quanin Epir edhe krahinat që ndodheshin në bregun e djathtë të Vjosës dhe i shtynin kufijtë e këtij shteti deri në Skraparin e Mallakastrën e sotme, duke përfshirë edhe qytetin e Apollonisë(2).
Nga ana tjetër disa fise kufitare ndërmjet Maqedonisë dhe Epirit quheshin nga shkrimtarët e vjetër herë epirotë dhe herë maqedonë(3).
Të gjitha mendimet e shfaqura për përkatësinë etnike të fiseve epirote nga dijetarët e ndryshëm janë mbështetur kryesisht në të dhënat e shkrimtarëve të vjetër, veçanërisht te Tukiditi dhe shumë pak në të dhënat arkeologjike. Mendimet kan qenë sa të ndryshme aq edhe kontradiktore. Prandaj nuk duhet të na befasoj fakti se të njëjtat të dhëna, të përdorura nga disa për të mohuar origjinën helene të fiseve epirote, janë interpretuar nga të tjerët në një kuptim krejt të kundërt.
Tukiditi(4) me emrin "Epir" kuptonte tokat e Lokërve dhe të Akarnanisë, duke përfshirë kështu pothuajse gjysmën e bregut që shtrihej në veri të gjirit të Korintit.
Helaniku(5),"Apeiros" quante edhe Azinë e Vogël, ndërsa Tukiditi(6) dhe Isokrati(7) quanin kështu edhe një pjesë të mirë të Azisë. Straboni( thotë se:"Homeri me fjalën "Epir"nënkuptonte vendet përballë ishujve, duke përfshirë Leukaden".Më vonë banorët e Korkyrës dhe të ishujve përreth me emrin "Epeiros" quanin tokat përkundrej ishujve, që shtriheshin gjatë bregut të detit Jon,të banuar nga fiset kaone e thesprote.

Fjala Epir rrjedh nga fjala e greqishtes së vjetër Apeiros,që në dialektin dorik do të thotë "stere",ose "kontinent"(tokë)(9). Ajo ka pasur kuptime të ndryshme gjatë historisë së kësaj krahine.Kështu pra emri Epir në fillim ka pasur kuptim gjeografik e jo etnik.Me emrin "Epir", autorët e lashtë në fillim e kanë quajtur një territor të gjerë, i cili më vonë u ngushtua rreth krahinave përballë Korkyrës dhe ishujve përqark. Më pas,në shek.V-të p.e.sonë, ky emër përfshiu edhe të gjitha fiset e brendshme, duke u bërë një emër i përbashkët për krahinat, që formonin në këto brigje një tërësi gjeografike, etnike e politike.
Emri Epir,u përvetësua jo vetëm nga gjeografët, historianët e shkrimtarët antikë, por edhe nga vetë banorët, të cilët e përdorën këtë shpesh herë edhe në dokumentet e tyre të shkruara, në mbishkrime e monedha.
Pra në gjuhën shqipe fjala Epir është sinonim i fjalës "sipër"=E EPERME për të treguar banorët që jetonin në anën tjetër të bregut ku grekët shkonin për tregti ose që punonin me banorët e kësaj krahine.Emri Epir është përdorur në kohët e vjetra për të quajtur Toskërinë dhe Gegërinë ose më saktë Shqipërinë.
Dihet se me emrin Epir në kohën e Perandorisë së Lindjes u përgjithësua Shqipëria. Toskëria u quajt Epiri i Vjetër(10) dhe Gegëria u quajt Epiri i Ri(11).Disa dijetar,duke u nisur nga elemente të shkëputura kulturë që janë përhapur më vonë në Epir dhe nga gjuha greke e monumenteve epigrafike të Epirit kanë shprehur mendimin se banorët e kësaj krahine ishin grek. Ky mendim është në kundërshtim me dëshmitë e historianëve dhe gjeografëve antikë dhe me rezultatet e studimeve të sotme gjuhësore dhe arkeologjike(12).
Herodoti thotë se:"në kohën e tij në Epir ishte akoma i gjallë kujtimi i banorëve të dikurshëm pellazgë, të cilët kishin ardhur këtu nga Thesalia kufitare".
Kurse Straboni,duke u mbështetur te Efori, Hesiodi dhe Euripidi thotë se:"vendbanimi i hershëm i pellazgëve ishte Arkadia dhe që këtej këta shtegtuan në Epir, ashtu si në Thesali, Kretë, Lesbos dhe Troadë"(13).Në Epir jan gjetur me shumicë emra personash, fisesh dhe emra gjeografik me prejardhje ilire. Kështuqë p.sh.:- emra personash astidi,Anyla,Tarypi;- emra fisesh:Kaonët,Tesprotët,Pasaibët;- emra gjeografik:mali Tamar,mali Asnau,lumiThyam(14).
Edhe gjetjet arkeologjike, megjithëse të pakta, pajtohen me traditën e shkruar të lashtë dhe me të dhëna gjuhësore.Me përhapjen e kulturës dhe gjuhës greke, fytyra e Epirit të lashtë ndryshoi deri diku nga pikëpamja kulturore, por kjo nuk solli ndryshime të rëndësishme në përbërjen etnike të popullsisë.
Teopompi,- thotë Straboni(15) - përmend 14 fise epirote, por nga mbishkrimet ne njohim një numër më të madh. Dijetari anglez Hamond(16) na thotë se:" ...në Epir ka pasur rreth 60 fise, por vetëm disa nga këto mund të arrijnë një zhvillim të tillë, sa të zënë një vend në histori". Fiset kryesore të Epirit, që përmenden më shumë përë rëndësinë e tyre ishin: Tesprotët, Kaonët, Molosët, Atamanët, Anfilokët dhe Kasopët(17).
Mendimin që fiset epirote nuk ishin helenë, e mbështeti në radh të parë, në faktin se shumë nga shkrimtarët antikë këto fise i quajnë me emrin e përgjithshëm "barbarë".
Pikërisht sipas kuptimit që i dhanë fjalës "barbarë", dijetarët u ndanë në dysh.Tukiditi bënë një dallim të qartë ndërmjet helenëve dhe fiseve kryesore epirote.
Për t'u theksuar këtu është sidomos libri i II-të, ku flitet për pjesëmarrësit e veprimeve luftarake të vitit 429 p.e.sonë. Në këtë pjesë ai shkruan:"Me Knemin, prej helenëve ishin Ambrakasit, Anaktorasit, Lukadasit dhe njëmijë hoplitë të peloponezas që ai i kishte marrë me vete kur po vinte.
Nga barbarët ishin njëmijë Kaonë. Bashkë me Kaonët merrnin pjesë në ekspeditë edhe Tesprotët, Molosët, Atintanët, Pervejt dhe Orestët"(1 . Në këtë pjesë duket qartë se Ambrakionët, Parauejt dhe Orestët i konsideron barbarë, do me thënë popuj johelenë.Në një vend tjetër,Tukiditi i quante barbarë persianët, taulantët, ilirët, trakët dhe maqedonët(19).
Po kështu barbarë i quajnë epirotët edhe Straboni(20), Skymni(21), Polibi(22), Livi(23), Plini(24),etj.Tukiditi me fjalën "barbar" nuk ka pasur për qëllim të tregoj popuj me nivel të ulët kulturor, në kuptim përçmues, por e ka përdorur këtë fjalë për të vënë në dukje ndryshimin gjuhësor ndërmjet epirotëve dhe helenëve. Këtë na e pohon vetë autori në një vend tjetër, kur flet për qytetin në Anfiloki: "Banorët e këtij qyteti, greqishten që flasin sot, e mësuan nga ambrakasit e ardhur, anfilokët e të tjerë janë "barbarë"(25).

Në qoftëse anfilokët do të ishin grekë, nuk kishte përse autori helen të theksonte se ata e mësuan greqishten nga ambrakasit, pasiqë nuk do të kishin nevojë të mësonin gjuhën që ishte e tyre. Kjo e detyroi autorin helen t'i quajë ata barbarë, ashtu si i quante të gjith popujt e tjerë që nuk ishin grek.Kundërargumenti se me fjalën "barbar"që ka përdorur, Tukiditi ka pasur me të vërtetë qëllim që të tregojë shkallën e nivelit kulturor të popujve, nuk është bindës. Helenët në përgjithësi,nga mesi i shekullit V-të p.e.sonë, nuk e mbanin veten më superiorë nga popujt e tjerë, si bie fjala persianët dhe egjyptjanët, të cilët ata i quanin "barbarë".Mund të përmendiM edhe një të dhënë më të vonë, që pa dyshim është nxjerrë nga burime më të hershme. Ky është shënimi i Stefan Bizantinit(26), i cili i quan athamanët ilirë.Për kët tezë që i njeh epirotët për ilir flet edhe vet shtjellimi i ngjarjeve politike në Epir.

Epiri mbetet për një kohë të gjatë i përjashtuar nga komuniteti grek dhe në luftërat kundër persianëve, me përjashtim të ndonjë kolonije korintase, nuk mori pjesë asnjë fis nga Epiri. Kur Perikliu ftoi delegatët e Greqisë në konferencën panhelenike të Athinës, vetëm Ambrakia si koloni e Korintit u pranua nga qytetshtetet e Epirit(27).Straboni, plaku i vjetër i gjeografëve dhe i historianëve të Greqisë së Lashtë thotë se:"...populli i këtyre viseve ka patur një afërsi nga gjuha, morali dhe zakonet me popullsinë e maqedonisë dhe të ilirisë".(2 Ja edhe një shembull tjetër që grekët përdorën për ta bërë Epirin grek.
Duhet të vemi re se turqit kur bënë regjistrimin e popullsisë, e lanë qytetin Delvinë dhe Grebenë me të njëjtin emër,kurse grekët Delvinën e quajtën Dhelvinon dhe Grebenën Grevenë.
Turqit edhe Vjenës i thanë Vjenë në trajtën autentike.Një kontribut të veçant për sqarimin e problemit të përkatësisë etnike ilire të fiseve epirote sjellin edhe gërmimet arkeologjike, që janë bërë në Shqipërinë e Jugut pikërisht në kodërvarret e Vodhinës, të Bodrishtës e Kakavisë në Dropullin e Sipërm, në Mashkullorë të rrethit të Gjirokastrës, në kalanë e Rripësit të rrethit të Sarandës dhe sidomos gërmimet në qytetin e lashtë të Jermës në rrethin e Gjirokastrës.Vend me rëndësi zënë gjetjet në kodërvarret e Dropullit të Sipërm(29). Duke studjuar mënyrën e ndërtimit të tumave dhe inventarin e materialeve të tyre, arrijmë në përfundim se ato nuk ndryshojnë as në format e jashtme e as në përmasat nga materialet e ngjajshme të krahinave të tjera të Shqipërisë. Enët prej balte (me dy vegje) të zbuluara në këto tuma, nga format e tyre janë të ngjajshme me ato të Vajzës(30) dhe të Matit(31).

Të këto enë duket se ndërtuesit e tumave të Dropullit kishin të njëjtën kulturë materiale me banorët e Vajzës, Matit dhe të krahinave të tjera ilire. Qysh në fillimin e mijëvjeçarit të parë p.e.sonë në bazë të dhënave më lart të cekura do të thotë se ka pasur një popullsi me origjinë ilire.Një rëndësi të dorës së parë kan edhe materialet arkeologjike të zbuluara në vendbanimet e fortifikuara ilire të Kaonisë.Mesapët e Italisë së Jugut,origjina e tyre ilire tashmë është pranuar,që u hodhën në brigjet e italisë në periudhën midis fundit të mijëvjeçarit të dytë e fillimit të mijëvjeçarit të parë p.e.sonë,sikurse tregon edhe emri i parë ,nuk janë gjë tjetër veçse kaonë(32).Me interes janë edhe rezultatet e gërmimeve të bëra në Butrint,në Finoç,në Çukën e Ajtojt,në Kalivo të rrethit të Sarandës dhe gërmimet në Jermë(33).Këto gjetje dëshmojnë për një veprimtari prodhuese mjaft të gjerë.Vendin e par e zënë qeramika,veglat metalike të punës e materialet e ndërtimit.Më të rralla janë stolitë,armët e objektet artistike.
Të rëndomta janë kudo tjegullat e shtëpive.Në gërmime gjithashtu janë gjetur detaje arkitektonike,shtylla,etj.
Meriton të studjohet qeramika e zbuluar në territorin e banuar nga kaonët.Studimi i kësaj qeramike ndihmon të nxirren përfundime me vlerë rreth formimit dhe zhvillimit të kulturës ilire dhe gërshetimit të saj me kulturat fqinje.Një vështrim të veçant tani po i bëj qeramikës së zbuluar në qytetin e Jermës,në rrethin e Gjirokastrës.
Meqenëse këtu ajo është gjetur në një sasi më të madhe,në krahasim me qendrat e tjera dhe nga ana tjetër,shtresat kulturore këtu janë më të qarta se kudo tjetër(34).Megjithëse në gërmimet e kryera në Jermë,koha kur kjo krahinë ka përqafuar një seri elementesh kulturore nga krahinat fqinje helene,prapëseprapë edhe në qeramikë,në mënyrën e punimit të saj,në trajtën e trungut të enëve,në vegjet dhe në motivet e zbukurimit ruhen të gjitha traditat më të lashta ilire.Po përmendi këtu formën aq shumë të përsëritur të tasave,të cilët mund të krahasohen fare mirë me ato që janë zbuluar në vendbanimet ilire të Gajtanit(35) dhe të Rosunjës(36).Ilirët e kësaj qendre përdornin vegjet brinake në disa variante,ashtu si dhe në qendrat e tjera ilire(37) .Këto vegje i gjejmë të ngritura në mënyrë të theksuar në lartësi,ose shpesh herë edhe me një ngritje të vogël në formë t'hemthi.Në këto enë gjejmë motive me gërricje,me ngulitje,si zigzake,rombojke,vija paralele,gropëza,rrathë të vegjël me shirita në relief,etj.
Tiparet e kulturës ilire i shohim edhe në disa fibula dhe gjilpëra dyshe.

Në Finiq e Butrint janë zbuluar disa fibula të cilat arkeologët i kanë quajtur heshtorë.Fibula të ngjajshme me këto janë gjetur edhe në trevat e tjera ilire.Kështuqë formojnë një variantë karakteristike origjinale ilire,të cilin e ndeshim vetëm në pjesën përëndimore të Gadishullit ballkanik(3 .Dua të shqyrtoj një stoli tjetër,gjilpërat dyshe.Të tilla gjilpëra janë gjetur në gërmimet e Jermës dhe në ato të Ripësit.Njëra prej tyre,ajo që është gjetur në qytetin e Jermës,është e larë në ari.Gjilpëra të ngjajshme me këto janë zbuluar në kodërvarret e Matit,në qytezën e Gajtanit,në nekropolet e Durrësit e të Apolonisë.
Të gjitha variantet janë karakteristike për periudhën e parë të hekurit(39).Ato vazhdonin të prodhoheshin në Iliri edhe në periudhën e dytë të epokës së hekurit dhe janë konsideruar nga studjuesit si prodhim zejtar vendës(40).Fakti që gjilpërën dyshe e gjejmë të vulosur në një peshore të qytetit të Jermës,tregon se kjo stoli ka qenë shumë e përdorur tek ilirët.Një fush tjetër,që na ndihmon për një gjykim më të drejtë për problemin e përkatësis etnike të epirotëve është edhe onomastika.Këtë çështje,e ka trajtuar arkeologu shqiptar H.Ceka(41).Përmes faktesh të shumta,ai arrinë në përfundim se epirotët ishin të një etnosi me ilirët(42).
Në mbishkrimet e zbuluara në Dodonë(43),Nilsoni thotë se dalin rreth 50 emra me origjinë ilire(44).Kurse në mbishkrimet e zbuluara në teatrin e Butrintit janë rreth 40 emra ilirë(45).Si Admet (4 herë) ,Amynta (2 herë),Annia ,Apoita,Artemo,Artemoni (2 herë),Falakrion (4 herë),Nona,Genth dhe Falakr (6 herë)(46).Këtu po analizoj disa nga këta emra,që i ndeshim si në Epir ashtu edhe në Iliri.Emri Admet,që e kemi ndeshur 4 herë në mbishkrimet e Butrintit,më kujton emrin ilir Adamat,që e lexoj mbi monedhat e Shkodrës(47).
Monedha të prera aty kah mesi i shek.II-të p.e.sonë(4 ,si dhe në një gurë varri të zbuluar në Durrës(49).Të njëjtin emër njeriu e ndeshim edhe në krahinat lindore të Epirit,në Tesali e në Maqedoni dhe është lexuar në drahmat e Dyrrahut e mbi monumente sepulkrale të Apolonisë(50).
Emri Annia në trojet shqiptare gjendet në disa variante,si Annai,Annaius (si emër burri në Dyrrah), Anna në mbishkrimet e Dodonës dhe Anna në Dalmati.Si H.Krahe(51),ashtu edhe zbuluesit e tjerë të këtyre mbishkrimeve këtë emër e quajnë ilir.
Një emër tjetër shumë i përhapur në Iliri është edhe emri Genth i zbuluar në mbishkrimet e teatrit të Butrintit.Ky më kujton emrin e mbretit ilir të Adrianëve,Genth,të cilin e gjejmë në monedhën që e ka prerë ai vet(52).Këtë emër e gjejmë edhe në gurët e varreve dhe në monedhat e Dyrrahit(53).Dy emra të tjerë si Falakr dhe Falakrion,që kemi ndeshur 10 herë në mbishkrimet e Butrintit,H.Krahe(54),i përfshinte gjithashtu pa rezerv në emra ilirë.

Një grumbull emrash ilirë kemi edhe tek burimet antike.Nga emrat që na kumton Tukiditi,lidhur me prijësin e kaonëve,të tesprotëve,atiutanëve e parauejve,katër janë ilirë(55).Po të jetë e saktë se fiset epirote kishin origjinë helene (greke),atëherë pse krerët e mbretërit e tyre të mbanin emra ilirë.?!!!Nuk kanë të bëjnë aspak me gjuhën e vjetër greke as emrat e krahinave epirote Adania (sipas Hesyhit kështu quhej dikur Mollosia),Atamania,Anfilokia,Prosaibia,Tesprotia, banorët e së cilës (sipas dëshmisë së Stefan Bizantinit)(56),qenë thirrur edhe Aigestë.Të njëjtin karakter kanë edhe emrat e lumenjve Aou,Aheron,Ahelou dhe Thyamis,prej të cilit e ka marrur sot emrin Çamëria(57) dhe emrat e maleve Tomar,Asnau,Aeropus,etj. Dihet se,ashtu si të gjithë popujt e tjerë jogrekë të Ballkanit edhe ilirët kanë përdorur në mbishkrimet e monedhat e tyre gjithnjë shkronja të gjuhës greke e latine.
Në qoftëse sot mbi gjithë truallin e ilirëve ndeshim vetëm mbishkrime greke e latine,kjo nuk don të thotë se ilirët u halenizuan dhe më vonë u romanizuan.Nëqoftëse epirotët do të ishin grekë,si do të kishte arsye që shkrimtari helen,Straboni(5 ,të trajtojë një pjesë të epirotëve si bilingë,si popuj që flisnin dy gjuhë.Pa dyshim,Straboni ka pasur parasyshë që një nga këto gjuhë,që përdornin epirotët,ka qenë ilirishtja dhe gjuha tjetër ka qenë greqishtja,të cilën e përdornin në mbishkrime.Këta banorë,pra epirotët,nuk kanë pasur asnjë lidhje me grekët dhe prandaj prej tyre (grekëve)janë quajtur barbarë e bilingë,pra jogrek.Të gjitha këto tregojnë se popullsia që më parë është quajtur epirote,ka qenë ilire.

Gjeografi danez Malte Brun,autor i njërës nga veprat gjeografike më me autoritet të shek.XIX-të,që përfundoi së botuari pas vdekjes së tij,në analizën e vet mbi gjeografinë e Strabonit thotë:"Etolia dhe Akarnania konsideroheshin nga grekët gjysëm barbarë".Përsa i përket Epirit të gjithë autorët grekë të lashtësisë e përjashtojnë nga Greqia.Ai është përshkruar nga Straboni me Ilirinë dhe Maqedoninë.Fiset kryesore të tij ishin Kaonia, Thesprotia,Molosia.Straboni dhe Plutarku pohojnë se epirotët flasin një gjuhë të veçantë dhe kjo gjuhë është e njëjtë me atë maqedonase.Me sa duket,gjuha shqipe rrjedh prej saj(59).Edhe Pukëvili kur flet për Akarnaninë dhe Etolinë thekson se:"... këto vende,(në kohën e tij) quheshin Shqipëri dhe banorët e saj quheshin shqiptar"(60).Ch.Brouchneri,ky gjeograf i mbretit të Anglisë shkruan:"Shqipëria është një provincë e Turqisë Evropiane,që kufizohet në veri me Bosnjën dhe Dalmacinë,në jug me Livadhianë, në lindje me Thesalinë dhe Maqedoninë"(61).

Historiani Teodor Momsen në veprën e tij monumentale "Historia e Romës së Lashtë",i quan "... trimat epirotë, shqiptarë të lashtësisë"(62).Lajbnici ,filozofi më i madh i kohës së tij,i mbiquajturi Aristoteli i kohëve moderne,falë interesave të gjithanshme dhe kontributeve të mëdha që dha në fushat më të ndryshme të dijës.Por ne shqiptarët te Lajbnici shohim,ashtu si albanologu Erik Hemp,"...një dijetar të hershëm ,të vërtetë, të gjuhësisë shqipe"(63),udhërrëfyesin e studimeve në fushën e gjuhës sonë,që ndonëse punoi një shekull para lindjes së gjuhësisë krahasimtare,me një intuitë të jashtëzakonshme, arriti i pari në një teori ilire të prejardhjes së gjuhës shqipe.Kontributi i Lajbnicit në këtë fushë përfshihet në tri letra që ai i ka dërguar bibliotecistit mbretëror të Berlinit,tanimë të njohur në botën shkencore si:" Letrat shqiptare të Lajbnicit"(64).
Në letrën e parë të datës 24 janar të vitit 1705 ,ai shprehte mendimin se;...gjuha e ilirëve të lashtë mund të ekzistonte diku në Epir"(65).Për epirotët dhe gjuhën e tyre me origjinë ilire,si Lajbnici shprehen edhe J.G.F.Herder(66), J.E.Tunman,i cili thotë:"Edhe në Epir banonin vetëm popuj jogrekë,të cilët flisnin maqedonisht,siç është e njëjtë ,me gjuhën ilire"(67). Por mendim të tillë kishinedheF.Bop(6 ,J.R.F.Ksilander(69,J.G.F.Han(7 0),J.F.Falmerajer(71),T.Mommsen(72), P.Kreçmer(73);ku thotë:"Për tërë grupin veriorë të këtyre fiseve ,që nga kufijtë e krahinës sëEpirit,qysh herët,të paktën që nga koha e Herodotit(74),është përdorur emri i përbashkët Ilirët,ose siç quheshin në kohët më të lashta,Hilirët"(75).Ky emër vjen mbase nga jugu,nga Illyrii proprie dicti (Plin.III-144.Male II-3) dhe u përhap më vonë nga grekët në të gjitha fiset engjajshme me ta,që njohën gjatë përparimit të tyre drejt veriut(76).

Ndërsa Hansjërg Frëmmer(77) në librin e tij "Ilirët",që ai e botoi në vitin 1988,thotë:"Ndarja më tresh e Ilirisë,ashtu si u bë pas fitores së romakëve mbi mbretin Gent,u pasqyrua dhe në ndarjen e provincave,të Dioklecian Konstantinit,Hinterlandi i Durrësit dhe Apolonisë që i përkiste për një kohë më të gjatë Romës,si Epirus nova (Epiri i Ri) ishte pjesë e dioqezës së Maqedonisë.Kurse territori tjetër i sundimit të mbretit Gent,rreth Shkodrës,si provinca Prevalitana,bënte pjesë në dioqezën e Dakisë.Të dyja këto pjesë të territorit të lashtë ilir në kohën e Augustit bënin pjesë në provincat e senatit dhe pasi u nda perandoria u përfshinë në pjesën greke"(7 . Grekët,në historinë e tyre marrin për bazë tregimin mitologjik të kohës së Deukalionit(79) dhe të Pirros(80).
Kjo legjendë fillimin e saj e ka së pari në Babiloninë e vjetër,si dhe në gjithë vendet e Lindjes së afërme.Në Përmbytjen e Botës.Deukalioni dhe Pirroja shpëtuan me anë të një barke;më vonë ata,kur dalin në tokë hedhin gurë.Ata që i hedhte Deukalioni bëheshin burra,ndërsa gurët që hidhte Pirroja shndërroheshin në gra.Sipas historianëve grekë prej këtyre gurëve rrjedhin grekët e sotëm.Kjo ngjarje ka ndodhur në Epir,prandaj,sipas tyre Epiri u përket grekëve.Jo vetëm kaq por edhe vendet e Epirit;Korça, Gjirokastra e deri në lumin Shkumbin.Pseudohist orianët grekë,thjeshtë për të përligjur pushtimet e Shqipërisë së Jugut prej kohësh e kan ngritur këtë problem në forma të ndryshme.Ja njëra nga ato;- Themeluesi i parë i qytetit të Argjirokastrës është i biri i Filkosit nga mbretërit e Greqisë.Trashëgimtaria e fundit e kësaj dinastie është princesha Argjiro Monoviza (Argjirua me një Gji),e cila gjatë vitit 1419 për të mos iu dorëzua pushtuesve osmanë u hodh nga kështjella.
Qysh atëherë kjo qytezë - kështjellë mori emrin e kësaj princeshe dhe u quajt Argjirokastra.Në fakt kjo "histori" është vetëm një përrallë,(legjendë),sepse nuk ka asnjë dokument që tëket ekzistuar njëfar princeshe me këtë emër.Por prej vet faktit që princesha Argjiro u hodh nga kalaja tregon se kalaja ka ekzistuar.Atëherë çfarë emër kishte kjo kështjellë?Në studimet historike,në relacione e kronika ngjarjesh,historianë dhe personalitete të ndryshme politikë e shoqëror të huaj kanë dhënë gjat shekujve,mendime,kanë cituar fakte e të dhëna që kanë të bëjnë me emërtimin e hershëm të qytezë - kështjellës së Gjirokastrës si dhe të jetës në këtë vend.Një mbështetje të pakundërshtueshme e gjejmë tek Emile Isambert(81),ku vihet në dukje se;Gaultier de Cleubry (ish anëtar i shkollës së Athinës),duke u mbështetur tek historiani i dëgjuar romak Tit Livi,në vitin 169 p.e.sonë,thekson:"Gjirokastrën e gjejmë me emrin Parrhicastra",që don të thotë:"Kështjella e Pirros".Grekët e quanin :"Pirru - haraks". Që në shqip don të thot :vija mbrojtëse e Pirros.Ndërsa Antigonea,qytet antik që ndodhet përballë Gjirokastrës është themeluar nga Pirrua,të cilit u vuri emrin e gruas së tij Antigonea.Ajo ishte njëra prej vajzave të Berenikës. Këtë e kishte me Filipin,para se të martohej me Ptolemeun(82). Pirrua ka qenë një mbret shumë i pasur.Sipas historianëve antikë Ambrakia (Arta e sotme),ka qenë kryeqyteti i Pirros.Ajo ishte e stolisur me 1015 shtatore(monumente),Plini sh.I,tregon se statujat e famshme të nëntë muzeve i grabitën romakët në Ambraki në kryeqytetin e Pirro Mollosit(83).Ajo veç statujave të shumta të saj,qe e pajisur edhe me dy teatro,ishte nga qytetet më të bukur të asaj kohe,por të gjitha këto u grabitën nga "gjeneralët" romakë gjatë vitit 186 para erës sonë.Pirrua i Epirit ishte i fisit Mollos(84) (ilirian),pra paraardhës i shqiptarëve. Plutarku në veprën e tij Vita (Jeta) e mbretit mollos Pirro,i cili gjithashtu dy herë për disa vjet mbajti edhe titullin e mbretit të Maqedonisë,njofton se ai në një betejë kundër Demetrios Poliorketës në vitin 287 p.e.sonë mbante një helmetë me një tufë pendlash (Federbusch) e me dy brirë cjapi dhe maqedonasit menjëherë kaluan në anën e tij.
Meqë e njohën si mbretin e tyre të drejtpërdrejt e të vërtetë.Në monedhat e Tarentit që u prenë nga ky qytet për Pirron gjatë fushatës së tij kundër Romës në vitet 280-275 p.e.sonë,dalin si shenja të mbretit Ajakid njëmajë shtize,vetëtima e Zeusit të Dodonës dhe helmeta me brirë.Një helmetë e tillë është simbol monedhash edhe i uzurpatorit Trifon,që,në vitin 142-139 p.e.sonë,në Siri,duke kujtuar prejardhjen e tij mbretërore maqedone u ngrit kundër selekuidëve.Mund të sillen edhe shembuj të tjerë për karakterin mbretëror të kësaj helmete me brirë,por këtu nuk është nevoja.Shekuj më vonë atë e mbajti Skënderbeu,sepse nga njëra anë ,ai si "Aleksandër Bej" donte të lidhej me traditën e maqedonasit të madh,që ende sot në Orient quhet "Dhul-Quarnein"(Dybrirësh)(85),e nga ana tjetër se ai e ndiente veten si epirot dhe pasardhës i Pirros."Në qoftë se kronikat nuk gënjejnë,ne quhemi epirotë,...paraardhësit tanë kanë bërë beteja të mëdha me romakët dhe gjejmë se ata,ut plurium,më shumë lavdi se sa turp kanë sjellë prej tyre..."Skënderbeu.
Shkruante në vitin 1460 në një letër që i dërgonte princit Ursini në Itali.Po për këtë biografi i tij Marin Barleti,me prejardhje nga Shkodra,në titullin e veprës së tij që doli në vitin 1508-1510 e quajti "Epirotarum princeps"(princ i epirotëve) dhe e bënë emrin e Skënderbeut të prejardhur nga Aleksandri i Madh,ndërkohë që botimi i përkthyer gjermanisht nga Johannes Pinicianus është titulluar "Princ i Epirotëve dhe i Shqipërisë" (Herzog zu Epiro und Albanien),duke e lidhur në këtë mënyrë të kaluarën e lashtë me të sotmen.Kështu shprehet në punimet e tij studjuesi i mirënjohur gjerman P.R.Franke(86).
Për periudhën e antikitetit të kësaj qyteze-kështjellë hedhin dritë të mjaftueshme edhe gërmimet arkeologjike.Gërmime që u kryen në kalanë e Gjirokastrës,në verën e vitit 1983.Gërmimet në teritorin e brendshëm të kalasë ishin të frytshme,sepse u përfitua një lëndë arkeologjike që i takon shekujve IV ose III p.e.sonë.Kjo riafirmon plotësisht emërtimin e hershëm të kësaj qyteze-kështjellë me emrin Pirrokastra,sepse pikërisht gjatë kësaj kohe ka jetuar mbreti Pirro.Si pasojë,kjo kohë e vonë e antikitetit shpjegon edhe faktin,që në këtë kështjellë nuk gjenë ndërtime muresh prej gurësh ciklopike ose pellazgjike.
Ky qytet nuk ka patur nevojë për gurë të tillë,përderisa në periferinë e tij gjenden me sasi të mëdha shtresash gurë radhorë të rezistueshëm,të sheshtë me dimensione të ndryshme trashësie,që rrallë gjenden në viset e tjera të Shqipërisë.Emile Isambert,duke u mbështetur tek historiani i vjetër romak Tit Livi në veprën e tij i kundërvihet dy herë anglezit Leek.I cili del me hamendje se:" Gjirokastra është Argia e dikurshme"(87).Sepse në fakt Argia ndodhet afër Ballshit.Aty rrjedh edhe një lum i vogël,i cili quhet Lumi i Argias e që derdhet në Vjosë.
Të njëjtin qëndrim si Emil Isambert mban edhe Dr.Milan Shufflaj(8 në veprën e tij "Serbët dhe Shqiptarët".Ai flet për gjurmët e familjes së dëgjuar të Arianitasve."Përmes mjaft dokumenteve del se kjo familje ka qëndruar në afërsi të fshatit të sotëm Aranitas,ku kalon edhe një lum i vogël i quajtur Argias"(89).Kjo gjendet edhe në greqisht e shkruar.
Të vepra e Emile Isambert,afirmohet edhe një herë se Gjirokastra është Pirrokastra e dikurshme,siç e shkruanin më vonë grekët.Në mesjetë Pyrrho-Castra e humb rëndësinë e saj.Historia e saj përzihet me pjesën tjetër të Epirit.Emërtimi i ri Gjirokastër u ndie nga fundi i shek.XIV.Dihet historikisht që pas vitit 1375 në këtë qendër banimi shtrihej principata e Gjin Bue Shpatës.Pas vitit 1385 sundimtari i saj ishte Gjin Zenebishi.
Duke u nisur nga tradita e njohur e pagëzimit të qytezave-kështjellë me emrat e sundimtarëve të dëgjuar,për nder të udhëheqësve të lartpërmendur,kjo qytezë-kështjellë u quajt me emrin Gjinokastër.U quajt kështu sepse të dy prijsat e saj mbanin emrin e pastër shqiptar Gjin.
Me fjalë të tjera u quajt;Qyteza-kështjellë e Gjinit(90).Me kalimin e kohës Gjinokastra u kthye në Gjiro-Kastra,si rrjedhim i veprimit të dukurisë gjuhësore të rotacizmit,që tingulli ( n ) shndërrohet në (r ).Vë në dukje emërtimin e hershëm grek Argjiro-Kastra,të huajtë që duan t'u japin nga një kuptim emrave të qyteteve Gjirokastrën e quajtën ;Chateau d'Argent ( Kështjellë e Argjentë) duke u nisur nga pamja që japin gurët e bardhë radhorë me të cilët është ndërtuar ky qytet.Aty jo vetëm muret,por edhe kulmet janë mbuluar me rrasa guri të holla dhe të bardha që ndrijnë natën si argjent nga hëna dhe ditën nga dielli.Me emrin Argjirokastra këtë qytet e quajnë vetëm të huajt(91).

Sikurse që u pa më lartë për të ashtuquajturën Princesha Argjiro-Monoviza,nuk ekziston asnjë dokument.Është vetëm një legjendë.Ndërsa për Gjin Bue Shpatën dhe Gjin Zenebishin ka dokumente të mjaftueshme.Dinasti a e Argjirës është vetëm manovër greke për të mbuluar pikësynimet e tyre grabitqare kundër kësaj krahine të stërlashtë shqiptare.Edison L.Clark(92) në veprën e tij,flet qartë për origjinën,gjuhën,shtrirjen e shqiptarëve.Ai thotë;"Shqiptarët,arnautët,siç i quajnë ata turqit,ose shqiptarët banorët e shkëmbinjëve,siç e quajnë ata veten banojnë në teritorin që përfshinë Epirin e Vjetër dhe vendin e ilirëve në Maqedoninë Përëndimore,duke u shtrirë nga Mali i Zi deri në gjrin e Artës (Ambrakisë)së Jugut"(93).

Ai vazhdon:"Epirotët e vjetër dallohen nga helenët ashtu si shqiptarët nga grekët e sotëm.Epirotët dhe Ilirët ishin fise fqinje,por të një gjaku,që flisnin dialekte të ndryshme të së njëjtës gjuhë"(94). Edison ,e çartësan dhe e bënë të ditur se Shqipëria shtrihej nga Tivari i sotëm e deri në Prevezë(95). Si shpjegohet që përfaqësuesit grekë në Kongresin e Berlinit nuk kërkuan të gjithë Epirin por këmbëngulën vetëm për Janinën dhe zonat përrethë?!!.Në një kohë që Greqia i kishte 40 vite që kishte themeluar shtetin e saj edhe me gjakun e djemëve më të mirë të Shqipërisë. Si ka mundësi që diplomacia greke,ti linte jashtë shtetit Grek tokat që kishte lindur mitologjinë.Nga ku shpjegoheshin përënditë.Si mbetën të kënaqur e të ngopur njëkohësisht me aq pak tokë,kur dihej pretendimi dhe oreksi i shovinizmit grek?!!!Këto e kanë shpjegimin e vet!.

Mendja e errët e shovinizmit grek kishte kohë që po projektonte skëterrën për fatin e epirotëve.Nuk kishte se si ti kërkonin qarqet shoviniste greke Abdyl Frashërit vetëm truallin e Epirit,por për të kapërcyer këtë pengesë të pakapërcyeshme,ata bëjnë një propozim anormal;Atë të bashkimit të gjithë Shqipërisë me mbretërinë greke.Ky propozim ishte i paramenduar me qëllim të caktuar.Përpara qarqeve politike shqiptare viheshin dy alternativa;ose të pranohet propozimi i palës greke,ose në të kundërtën,të mos krijohej aleanca,që ishte aq e nevojshme për shqiptarët në atë vorbull kontraditash.

Jo rastësisht Harillas Trikupi,ministër i jashtëm i Greqisë dhe përfaqësues i tërbuar i qarqeve shoviniste greke.Nën maskën e aleatit të popullit shqiptar për luftë kundër Turqisë.Në muajin korrik të vitit 1877 e dërgoi fshehurazi në Janinë,misionarin e tij Mavromatin për të hyrë në marrëveshje me përfaqësuesin shqiptarë Abdyl Frashërin.Për bashkimin e Shqipërisë me mbretërinë greke dhe për heqjen dorë të shqiptarëve nga Epiri.Sipas dy raporteve sekrete,njëri i datës 15 dhe tjetri i datës 19 korrik 1877,të shpallur në Athinë në revistën vjetore "Neos Kuvaras" të vitit 1962.Mavromati i raporton Harillas Trikupit:"Marrëveshjet tona me përfaqësuesin e shqiptarëve janë ndërprerë,meqenëse Abdyl Frashëri ngul këmbë për sovranitetin shqiptar dhe nuk pranon që Epiri t'i jepet mbretërisë greke,pasi është tokë autoktone shqiptare".(96) Më poshtëë misionari Mavromatis në vazhdim të raportit të dytë shton:"Është e nevojshme të zgjerohen edhe veprimet e llojit tjetër; - Të zbarkojmë një repart ushtarak në Himarë në qoftëse negociatat tona do të dështojnë. Dalja e ushtrisë sonë në Himarë do të shkaktojë në Epir konfuzion dhe tronditje.Duke bërë që batalionet e rregullta të ushtrisë turke të përbëra krejt prej shqiptarëve që ndodhen në Epir,do të dezertojnë për të kaluar drejt veriut(në drejtim të Himarës)për të mbrojtur vatrat e tyre dhe duke i shpërndarë shqiptarët në drejtim të veriut Epiri do të mbetet i lirë,pa shqiptarë të armatosur dhe si pasojë ne atëherë do ti kemi duart e lira për të vepruar aty dhe do tua heqim frikën që kanë njerëzit tanë në Epir".

(97)Në këtë raport misionari Mavromatis i shfaq keqardhje Harillas Trikupit që të krishterët e Epirit nuk pranuan kërkesën greke për të luftuar kundër atdheut të tyre dhe të bëhen vegël e shovinizmit grek.Që të siguronin përkrahjen e diplomacisë së Fuqive të Mëdha ndaj kërkesave të tyre,ata filluan një fushatë të shfrenuar në shtypin Evropian. Dhunuesit e Epirit, në mjaft gazeta evropiane kishin botuar artikujt e tyre si;L'Epire et la questiongrecque,Memoire sur l'Epire en general et particuelierement sur l'eparchie de Janina par unë Epirote,...!!Në këto rrethana përfaqësuesi i popullit shqiptar Abdyl Frashëri,i drejton redaksisë së gazetës "Moniteur Universale" të Parisit një artikull,i cili u botua në këtë gazetë në maj të vitit 1879;"Zoti redaktor.Artikullit të botuar në gazetën "Republika Franceze" nuk i dhamë asnjë përgjigjje,sepse njësjellje të tillë fare pak e pritnim prej një gazete që simpatizon luftën e kombësive.Franca qan gjithmonë humbjen e krahinave të saj.

Banorët e Alsasës dhe të Lorenës rënkojnë kur kujtojnë privimin e kombësisë së tyre.Përse një gazetë franceze i quan qesharak shqiptarët,të cilët përpiqen të evitojnë rrezikun e një fatkeqësie të tillë.Nuk jemi savantë dhe as pretandojmë për të,për historinë e atdheut tonë e kemi studiuar dhe e dimë më mirë se kushdo tjetër.Banorët e Epirit i quajnë Pellazgë.Herodoti,Tukiditi dhe Straboni dalin me konkluzione se ky vend nuk ka pjesë të Greqisë.Sipas Strabonit,Greqia nga Veriu kufizohet prej Akarnanisë dhe gjirit të Ambrakisë.Pasi gjeografia e lashtë greke nuk u vjen në ndihmë grekëve të sotëm,po pyesim ata që kan mendime të kundërta,se cila pjesë e Epirit është greke?Ai që pranon argumentet e sillogëve grekë do të besojë se Greqisë nuk i përket vetëm Shqipëria,por edhe Maqedonia,Thrakia,Rumania,Azia e Vogël,etj.Sipas vendeve të Greqisë së Madhe edhe Marseja e juaj i takon asaj!!!
Epiri ka 650 mijë banorë.Sa janë vallë grekë që ndodhen në të dhe ku banojnë?Në Korçë?Në Berat?Në Gjirokastër?Apo në Çamëri?Ai që kalon nëpër këto vende takon vetëm epirotë shqiptarë,jo epirotë grekë.Do të sakrifikoheshin pra 650 mijë shqiptarë për të ngijtur lakmitë e sillogëve grekë dhe lëvizjet artificiale të tyre!!!Sjellja e tanishme e Greqisë dëshmonë se ajo ka ndërmend të imitojë Rusinë.Por kjo (Rusia) i përkrah pretendimet e saj me anë të forcës,e cila për fat të mirë i mungon Greqisë.Sikur të ishin grekët aq të fortë sa tregohen,në fakt janë vetëm miq të zhurmës,evropa nuk do të kishte kurrë qetësi.Parimi i ngjashmërisë në gjuhë do ta shpinte Greqinë shumë larg por në radhë të parë do të na jepej neve e drejta të kërkojmë nga grekët 200 mijë shqiptarë që banojnë në një lagje të veçuar të Athinës të quajtur PLAKË dhe krejt ishujt Hidra dhe Speca.
Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar,ashtu si e krijoi natyra dhe historia.Mëkat që qeveria greke shpenzon për sillogët shuma të majme,të cilat mund të përdoren në mënyrë më të arsyeshme.Ajo përpiqet të zgjasi një ngatërresë,e cila s'ka për të mashtruar asnjë evropian.Po të ngulë këmbë greqia në aspiratat e lakmitë e saj të pangopura,të cilat i kundërvihen drejtësisë dhe të drejtës së kombeve,shqiptarët kanë vullnet të pa tundur që tëmbrojnë atdheun e tyre deri në fund dhe jan betuar të mos lëshojnë asnjë pëllëmbë toke dhe të vdesin për të po të jetë nevoja.Këtu manifestojmë mendimin e të gjithë bashkatdhetarëve tanë.Evropa nuk do të marrë përgjegjësinë e luftërave shkatërrimtare që do të inaugurohen për aneksimin e shëmtuar të tokave tona nga Greqia".(9 Mbas krizës lindore e deri në Luftën Ballkanike,qarqet shoviniste greke e përqëndruan gjithë vëmendjen e tyre në popullimin e shpejtë të trevave jugore të Epirit dhe kryesisht në drejtim të qytetit.Të ndryshëm nga xhakatarës sebo-malazez,që si edukatë speciale për të coptuar trojet shqiptare kishin zhdukjen fizike dhe dëbimin e dhunshëm të popullsisë autoktone.

Ekspertët e problemit Epirot u treguan më të "sjellshëm",në këtë fazë të parë.Për ata gjthçka duhej të realizohej brenda gjendjes normale,të jetës dhe komunikimit të vazhdueshëm reciprok.Pra gjithçka duhej të zgjidhej " pa dhunë",me programe,spastrime masive,asgjësim fizik,dëbim kolektiv nga toka,por me një popullim të vazhdueshëm dhe të pandërprerë, me një menjanim të qetë ku befasia të lozte rolin primar,në reagimin e menjëhershëm të popullsisë shqiptare.Zëvendësimi i popullsisë autoktone shqiptare duhej të shihej jo vetëm nga Evropa,por,në radhë të parë,nga popullsia e "pakulturuar" e Epirit si një fat i "madh" për të hyrë në rrjedhën e qytetërimit.Në kuadrin e "miqësisë" së lashtë,shqiptarët nuk kishin pse t'i shikonin "vëllezërit e tyre të sinqertë" me frik e dyshim.Nga ana tjetër finokët grekë nuk do t'u linin raste shqiptarëve të dyshonin në "dashurinë"dhe "sinqeritetin"e tyre,se zbatonin pikë për pikë strategjinë e tyre të hollë,duke populluar fillimisht qytetet e pastaj zonat përreth.Në fillim ua kërkonte detyra të qëndronin si punues të tokës dhe më vonë të pretendonin si zotërues të patjetërsueshëm të saj.E rëndësishme ishte për ta që të kapnin pikat kyçe në administratën shtetërore të nesërmen kuptohej edhe nga qarqet politike greke që sundimi osman nuk do të zgjaste shumë edhe në Shqipëri. Shtrirja dhe zgjerimi i mëtejshëm i institucioneve fetare fanariote do t'i shërbente atyre për të bërë presion të gjithanshëm mbi popullsinë ortodokse të Epirit,për ta inkuadruar brenda strukturës shpirtërore të ortodoksizmit grek më lehtë.

Ata do të shfrytëzonon me një mjeshtëri të rrallë lidhjet tregtare midis dy trevave për ta bërë sa më të pranishme popullsinë greke në jetën e përditshme shqiptare. Të favorizuar nga formimi i shtetit të tyre dhe i vlerësuar nga Evropa e asaj kohe,ata do të përdornin të gjitha mjetet e propagandës për t'u fryrë burive pa rreshtur në dyertë e qarqeve evropiane mbi fatkeqësinë e Epirit që kishte ngelur brenda strukturës së kalbur otomane.Të palodhur për të zbatuarderi në një programin e tyre shovinist,qarqet vorio-epirote,tashmë,të lidhur edhe me ideatorët e "naçertanës"e të përkrahur nga mëma e tyre e përgjumur Rusi,prisnin edhe njëherë rastin e volitshëm për ta fshirë nga faqja e dheut Shqipërinë.Skemat ishin përgaditur me kohë.Rusia kërkonte shembjen e perandorisë së sëmurë osmane.Nga kjo shpërbërje Greqia dhe Serbia kishin pretendime të takoheshin në Shkumbin.
Prandaj edhe në ato kohë kaq të turbullta për Shqipërinë,ku ditë-lindja dhe ditë-vdekjae saj ishte kaq pranë.Asnjëra palë nga fuqitë ballkanike nuk e pranonin Shqipërinë si aleate të barabartë për të fituar gjënë më të shtrenjtë që kërkonë një popull,lirinë dhe pavarësinë e tij.Greqia si greqi edhe në këtë radhë jo vetëm që nuk do të pranonte aleancë me shqiptarët,por edhe do të bëhej më vonë një ndër bllokuesit kontinental për Qeverinë e sapoformuar të Vlorës.Askush nuk e vë në dyshim rolin famëkeq të Konferencës së Londrës më 1913-të ndaj pasojave tragjike që i solli Shqipërisë.
Por a do të coptohej në tri pjesë Shqipëria në qoftëse Greqia,qarqet politike të saj nuk do të ngrinin pretendimin e tyre teritorial ndaj trevës së Çamërisë?!!!
Në këtë kohë,kur Shqipëria kishte fituar përfundimisht mëvetësinë e saj,shovinizmi grek,si gjithmonë i "urtë" dhe "dashamirës"ndaj popullit shqiptar.Në bazë të po atij skenari,me shumë pretendime,bëri hapin e saj gllabërues dhe tradhëtinë ndaj kombit shqiptar.Në këtë radhë pasojat e politikës "fine"greke ishin katastrofale.Gati gjysma e Epirit,treva e Çamërisë iu shkëput në mënyrë më absurde Shqipërisë dhe iu dha greqisë.
Si mund të kenë Qeveritë e Shtetit Shqiptar iluzione ndaj politikës zyrtare greke në lidhje me Shqipërinë dhe trojet shqiptare,kur edhe sot në Shqipëri dhe Greqi funksionon,madje edhe është rritur në përmasa të pazakonta në luftënantishqiptare,"Komiteti shovinist i Vorio-Epirit"?!!!.


* epirus illyriad.jpg (74.85 KB, 594x600 - E shikuar 5 Herë.)
E identifikuar
Zëri YT!
« më: 15-05-2008, 13:47:26 »
Citojeni

 E identifikuar
bilderberg

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 26-05-2008, 14:08:56 »
Citojeni

E vërteta historike mbi "Vorio-Epirin"!
Arsim Spahiu
marrë nga: http://www.gazeta-shqip.com/artikull.php?id=19647


 Deri para nja tre dekadash, sipas disa historianëve filogrekë, nuk ka qenë e lehtë të vërtetohej karakteri etnik ilir i epirotëve. Arsyeja e kësaj vështirësie është e qartë: Bota e qytetëruar është e magjepsur nga qytetërimi i Greqisë së vjetër dhe, siç nënvizon historiani francez J.N.Corvisier, historiani i ndershëm "e di fare mirë sesa u detyrohemi grekëve". Mirëpo të magjepsurit dhe detyrimi implikojnë subjektivitet dhe predispozicion për të trajtuar grekët ndryshe nga popujt dhe vendet që kufizohen me Greqinë. Çka është më tepër, C.Antonetti, pasi thekson se grekët e vjetër nuk e kanë marrë ndonjëherë mundimin të provonin se epirotët kanë qenë grekë, shpreh habinë pse historianët e sotëm marrin përsipër ta zgjidhin këtë problem. Mesa duket, asaj nuk i shkon ndërmend se botime progreke u shërbejnë interesave politike të Athinës, e cila ndoshta ëndërron ende që Epiri i Veriut t‘i aneksohet Greqisë. Kjo është arsyeja pse historianët grekë të ditëve tona e kanë bërë "Arkeologjinë… një ideologji nacionale" (G.Hourmouziadis, 1990, fq.726-727). Dhe ndonjë shqiptar apo grek ose, as shqiptar as grek, u mban ison historianëve të sotëm grekë e serbë, duke ngritur përsëri çështjen e Vorio-Epirit. Gjatë tre dhjetëvjeçarëve të fundit, disa historianë anglo-amerikanë, njësoj si historianët dhe gjuhëtarët austriakë e gjermanë të shekujve të mëparshëm, janë ngritur kundër mënyrës së trajtimit të problemit të Vorio-Epirit nga historianët grekë e të huaj, helenofilë.

Sidomos historianët amerikanë, më të avancuar sesa ata evropianë, të cilët përdorin mjete që nuk njihen ende si duhet në Evropë, tregohen më objektivë në këtë lëmë. Bibliografia që lidhet me karakterin etnik të epirotëve është zgjeruar këtu, duke u përzgjedhur shumë autorë modernë, ndër të cilët disa nuk janë integruar ende në bibliografinë e studimeve pellazgologjike, ilirologjike dhe albanologjike. Këtu do të paraqiten shkurtimisht vetëm elementet kryesore të njohurive, që disponohen sot, duke i renditur sipas të dhënave burimore: mitologjike, historike, arkeologjike dhe gjuhësore. Epiri (Ήπειρος) është krahina, e cila shtrihet nga Vjosa deri në gjirin e Ambrakisë dhe në krahinën e Amfilokisë. Ambraksi, eponimi i Ambrakisë, është bir i Thesprotit, pra nip i Pellazgut (R. Bell, 1989, f. 15). Tradita greke njeh dy personazhe, të quajtur Amfilok. Të dy këta janë pellazgë/ilirë. "Amfilokasit nuk janë helenikë" (R. Bell, Ibid, f. 15). Pra, sipas R. Bell, as amfilokasit, të cilët kanë banuar në Jug të Epirit, nuk kanë qenë helenikë. Në Lindje, Epiri kufizohet me malin e Pindit (Πίνδος). Pindi është bir i Makedonit, në traditën sipas së cilës Makedoni është bir i Lykaonit, birit të Pellazgut. Në bregdetin epirot përplasen valët e detit Jon (Ίων). Joni është bir i një mbreti të ilirëve, Adrit, emrin e të cilit mban deti Adriatik (Sch. à Apll. de Rh, Argonautiques, IV, 308 etj).

Sipas një tradite tjetër, Joni është bir i Dyrrhakut. Ai është vrarë aksidentalisht nga Herkuli dhe kufoma e tij është hedhur në detin që i mban emrin (App., Bell. Civ. II, 39). Kurse P. Cabanes (2001, f. 29) thotë se Joni është fisnik ilir. Mitologji. Epiri mban emrin e Epires, bijës së Ekionit (Έχίων). Ky i fundit është njëri nga të pesë burrat, që dolën nga dhëmbët e dragoit, të cilët i mbolli Kadmi, ati i Ilirit. Ekioni mori për grua Agavenë, njërën nga bijat e Kadmit, pra motrën e Ilirit, heroit eponim të ilirëve (Apd., Bibl., III, 4, 1, 2; 5, 2; Hyg., Fab., 178 etj.). Fiset kryesore epirote janë kaonët, molosët dhe thesprotët. Kaonët. Heroi eponim i këtyre është Kaoni (Χάων), biri i Priamit dhe i Hekubës, mbretit e mbretëreshës së dardanëve ilirë të Trojës (Serv., à Virg., En., III, 297). Molosët mbajnë emrin e Molosit (Μολοσσός), birit të Neoptolemit, pra stërnipit të Akilit (Për iliricitetin e Akilit, sh. Pellazgët dhe ilirët në Greqinë e vjetër). Thesprotët quhen kështu nga Thesproti (Θεςπρωτός), njëri prej të bijve të ilirit Lykaon. Këtu është e përshtatshme të përsëritet se iliri Lykaon është bir i Pellazgut, heroi eponim i pellazgëve (P. Grimal, 1951). Feja pellazge/ilire e epirotëve. Shumë historianë të ditëve tona, njësoj si autorët e vjetër grekë, pranojnë se kulti - nderimi fetar, që epirotët u bënin hyjnive - ka qenë pellazg. Herodoti (V, 10) thotë: "Janë ata (Hesiodi dhe Homeri) që, së pari, kanë hedhur bazat e studimit të racave të hyjnive, u kanë ndarë atyre funksionet e punët dhe kanë përshkruar pamjen e tyre".

Mirëpo Hesiodi dhe Homeri janë poetë; ata nuk kanë shpikur hyjni; Homeri nuk e përmend tempullin e Delfit; grekët e njohën mitologjinë dhe fenë pellazge ashtu siç ua kanë përshkruar ata poetë. Ja ç‘thuhet në Iliadë lidhur me pellazgjicitetin e orakullit të Dodonës: "Zeus, Zot i Dodonës dhe i pellazgëve, Zot i largët, që mbretëron në Dodonën e ashpër, në vendin ku banojnë sellojtë… ". C. de Simone (1990, f. 52) nënvizon faktin se bota mikenase nuk e njeh konsultimin orakullar të një pemë të shenjtë. Ai pranon se gërmimet arkeologjike nuk dëshmojnë për "karakterin dhe/ose praninë mikenase në tempullin e Dodonës…". Kulti i Zeusit është instauruar shumë kohë para se të arrinin grekët në Greqi. Sipas M. Jost (1992, f. 36-39) rreth shekullit IV para e. sonë klientela e orakullit të Dodonës përbëhej kryesisht nga epirotët, korkyrasit dhe thesaliotët. Kurse athinasit në shekullit IV para e. sonë (pra kaq vonë) kanë bërë hapat e parë për të filluar një kult të Zeusit. Me këtë rast, Olimbia, e ëma e Lekës së Madh, denoncon aspektin subversiv të demarshit të athinasve, të cilët instaurojnë kultin e Zeusit, "duke cënuar traditën lokale (epirote)". Eshtë për t‘u habitur me faktin që athinasit e kanë instauruar kultin e Zeusit kaq vonë. Çka është më tepër, ka ende historianë, që e konsiderojnë si greke këtë princeshë epirote grekofobe.

Të ishte grek panteoni grek, do të dihej etimologjia e hyjnive. Sa për karakterin etnik të panteonit të ashtuquajtur grek, mund të shihet libri i përmendur më lart. Në trojet e tempujve orakullarë të Greqisë arkeologët kanë kërkuar vendet ku është ushtruar kulti mikenas, i cili do t‘i ketë paraprirë qytetërimit grek të periudhës së hekurit. Por në vende të shenjta nuk janë gjetur gjurmë të ndonjë sektori fetar, apo arkiva të ndonjë tempulli grek. Pra, gjurmët e periudhës së hekurit nuk mund të pranohen si prova të natyrës fetare greke të gjurmëve të zbuluara në nivelet e poshtme të bronzit. Meqë nuk duhet të ketë boshllëk arkeologjik, mund të thuhet se, lidhur me problemin që shqyrtohet këtu, dokumentet arkeologjikë nuk japin asnjë dëshmi të ndonjë vazhdimësie të kultit grek në Greqi. Prandaj, orakujt më të vjetër të Zeusit gjenden në Epir, në malin e Pindit, në Maqedoni etj., pra kaq larg grekëve. Të ishte grek tempulli i Zeusit do të ishte instauruar së pari në Athinë dhe në Spartë. Tradita homerike. Homeri dëshmon për një gjeografi politike të ngushtë të Greqisë së vjetër, ku Epiri nuk figuron fare. Në "Katalogun e anijeve" Homeri kalon në rivistë të gjithë luftëtarët akeas, të mbledhur në fushën pranë Trojës, por nuk përmend epirotët. A. Giovannini mbron teorinë, sipas së cilës "Katalogu i anijeve" në këngën II të "Iliadës" (v. 484-760) përshkruan saktësisht gjeografinë e Greqisë së shekullit VII para erës sonë. Sipas Homerit, itinerari i katalogut përputhet çuditërisht me itinerarin që bëjnë theorët e Delfit, të ngarkuar për të lajmëruar shtetet greke për luftë.

Për habinë e ndonjë historiani, Katalogu përmend termin panhelenë ("Iliada", II, 530) për të gjithë grekët, pa përfshirë këtu epirotët. Arsyeja është e thjeshtë: si do ta shohim, Epiri është një krahinë e banuar nga "barbarë" ilirë, që nuk dëshirojnë të luftojnë kundër ilirëve të Trojës. Ida Thallon (1919, XXXIX) nënvizon faktin se lufta e Trojës bëhet midis dy grupeve etnike të ndryshme: grekëve dhe ilirëve. Autorët e vjetër. Shumë autorë të vjetër thonë se epirotët kanë qenë barbarë. Thukididi (I, 5) shënon se barbari banon në afërsi të Delfit, pra shumë larg Greqisë. Më poshtëë ai shton se Greqia fillon në gjirin e Ambrakisë ose në Lokridë. Efori (Histori, 74) sqaron se Akarnania është vendi që kufizohet me etnitë epirote. Pseudo-Skylaksi (26-33-34), duke u kthyer nga Iliria në Greqi, si arrin në Ambraki, thotë: "Që këtu fillon Greqia…". Straboni (VII, 7, 8) bën dallim midis barbarëve epirotë dhe grekëve. Ky gjeograf grek vë re një tjetër tipar të përbashkët etnik midis epirotëve, maqedonasve dhe ilirëve: klamidën (χλαμύς), "veshje kombëtare ilire". Ka dhe autorë të tjerë greko-romakë, që mund të përmendeshin këtu. Kjo provohet fare mirë pak më poshtëë:

Autorët modernë

Sipas J. Wilkes (1992), po të bazohemi në burimet greke nuk mund të bëjmë asnjë dallim midis ilirëve dhe banorëve të vjetër të Epirit. C. S. Coon (1950) shpreh bindjen se stërgjyshërit e shqiptarëve të sotëm kanë zbritur në vendin e tyre nga viset e Bosnjës dhe të Danubit. Ai shton se, që nga lashtësia, Epiri dhe Shqipëria nuk janë banuar nga ndonjë racë tjetër. F. D‘Andria (1987, f. 35) është i mendimit se "Epiri, Iliria dhe bregdeti italik formojnë një rajon detar homogjen". Ai shpreh bindjen se, në shekullin V para e. sonë, "vendasit" e rrethinave të Orikumit (Epir), në marrëdhëniet tregtare me vendet përreth, janë "veçanërisht refraktarë ndaj shkëmbimeve me elementin grek". Në këtë mënyrë, autori na sqaron se banorët e Orikumit nuk kanë qenë grekë. Kurse N. G. L. Hammond vë në dukje kontrastin e madh, që bie në sy mes Epirit e Maqedonisë nga njëra anë dhe Greqisë nga ana tjetër. Ai pranon se, gjatë shekullit V p.e.s. në Çepunë (Kurvelesh) dhe në Kucokrano (Pogon), si kudo në Iliri, praktikohej varrimi, ndërkohë që në Greqinë e Jugut njihej vetëm shkrumbimi. Ai shton se një praktikë tjetër jo greke në këto vende përbënte prania e armëve në varret e burrave. Në Trebenisht, në Vitsa dhe në Duruti janë zbuluar shumë maje ushtash, shpata dhe thika të lakuara, të ardhura nga veriu. Për më tepër, armë dhe zbukurime, të prodhuara sipas modeleve të ardhur nga veriu janë bërë kurban në Dodonë (N. G. L. Hammond, 1997, f. 57-58).

Arkeologjia

Qytetërimi i epokës së bronzit të hershëm në Epir përfaqësohet më së miri me kulturën ilire Maliq III. Këtë kulturë e gjejmë në Bënjë, Piskovë, Dukat etj. Disa zbukurime plastike të qeramikës tërheqin vëmendjen si një manifestim i valëve të dyndjeve të popullsisë nga brigjet e Danubit të Poshtëm drejt pjesës përëndimore dhe jugore të Ballkanit. Për këtë periudhë, në Epir dhe në Maqedoni kanë dalë në dritë maje ushtash prej sileksi të tipit kurghan. Tashmë është provuar se grekët nuk kanë qenë kurghanë. Tashmë është provuar në mënyrë të vetme se grekët nuk kanë kaluar nëpër Evropë për të arritur në Greqi dhe, gjithë çfarë është thënë deri tani nga historianët për "grekët dhe ilirët" (N. G. L. Hammond), u mbetet vetëm ilirëve (A. Sherratt, 1997). Bronzi i mesëm në Epir paraqet tipare specifike shkëmbimesh tregtare. K. Kilian (1984, f. 284-286) mendon se gjatë kësaj periudhe, "periferia e qytetërimit mikenas shtrihet deri në liqenin e Janinës". Ky autor thekson se "Shqipëria, qoftë për prodhimin e shpatave ose për përqindjen minimale të qeramikës mikenase, mbetet matanë kufirit", duke nënkuptuar kështu me një vend Shqipërinë dhe Epirin. Sidomos disa objekte metalike bëjnë aluzion për lidhjet e Shqipërisë dhe të Epirit me bregun tjetër Adriatik. Sa për armët, ky historian, në kundërshtim me historianët grekë, të cilët pretendojnë se në këtë periudhë, në tërë hapësirën gjeografike ilire, objektet metalike kanë gjoja ndikimin e qytetërimit mikenas, pyet: "Përse duhet që thika e zbuluar në Vajzë (Epir), si dhe ekzemplarët e Maliqit (Iliri), të Matit (Iliri) dhe të Dodonës (Epir) të jenë bërë përherë sipas një prototipi mikenas…?" (K. Kilian, 1975).

Përgjigjja e një pyetjeje

Në ish-Jugosllavi janë zbuluar karfica të shekullit XIII, që janë prodhuar shumë kohë më parë sesa të njëjtët tipa karficash, të gjetura në Greqi. Për këto karfica, A. Harding thotë se janë pa pikë dyshimi të frymëzuara nga viset veriore. Edhe "violine-bow fibulae", si dhe karfica në formë të harkut rrethor, të cilat janë dukur në Greqi për herë të parë në shekullit XII, janë njohur më parë në Ballkan dhe në Evropën Qendrore, çka mund të konsiderohet si evidencë e arritjes në Greqi të elementeve të reja të popullsisë. Po kështu, disa unaza ari dhe unaza të tjera, si dhe byzylykë me spirale, të cilat duken në Greqi nga fundi i periudhës mikenase, janë pa pikë dyshimi me prejardhje nga Evropa Qendrore. Sa për gjilpërat, të cilat duken në shekullin XII në Greqi, në Shqipëri dhe në Maqedoni, A. Harding shton se është pa dyshim e vërtetë se disa forma të tyre duken në këto vise disa shekuj më vonë sesa në Evropën Qendrore. Këta tipa të rinj të bëjnë të mendosh se grekët kanë kopjuar forma ekzotike, kurse format e tjera i kanë importuar (A. Harding, 1984, f. 134-142).

Në shekujt XIII-XII hyn në përdorim në Epir një tip sëpate me dy presa, e cila haset shpesh në Ilirinë e Jugut. Gjatë epokës së bronzit të vonë, Epiri bën pjesë në një bashkësi kulturore ballkanike, që përfshin Ilirinë, Thrakinë, Dakinë dhe Hungarinë. Shumë historianë, duke u mbështetur në praninë e qeramikës me hulliza, shprehin mendimin se këtu është fjala për një dyndje të ilirëve nga Luzaca (Lausitz). Gjatë këtyre shekujve thikat dhe hanxharët vazhdojnë të bëhen në Epir dhe në Maqedoni njësoj si në Veri të Ballkanit (R. Treuil, 1989, f. 166).

Nga fundi i shekullit XII duket në Ballkan për herë të parë qeramika e mbiquajtur "barbare". Kjo qeramikë e mbiquajtur edhe "devollite", e cila është zbuluar në Ilirinë e Jugut, në Epir dhe në Maqedoni, duket në brigjet jugore të Adriatikut dhe në bregun lindor të detit Jon. C. Soueref (1990, f. 33) thotë se "është interesante kur vërejmë se qeramika epirote/shqiptare dhe pastaj ajo itakase… paraprijnë qeramikën e Eubesë dhe atë të Korinthit të shekullit VIII para e. sonë. Armët "barbare", të zbuluara në Greqi, në shekullin XII, shtrojnë një problem të rëndësishëm. Deri para nja tre dhjetëvjeçarësh, të gjitha objektet arkeologjike, që zbuloheshin në Greqi, konsideroheshin sikur ishin greke. Mirëpo tani është provuar e kundërta. A. Harding nënvizon faktin se pjesa më e madhe e objekteve prej bronzi, të zbuluara në Mikenë, në Greqinë Jugore dhe në Kretë, janë objekte barbare. Sëpatat me një teh single-hole, të pranishme në Epir dhe në Shqipëri, nuk janë të tipit mikenas, sepse tashmë është pranuar se ato janë adriatike dhe se gjenden sidomos në të dyja brigjet e Adriatikut. Edhe tipi evropian i shpatës flange-hilted ka hyrë në Greqi nga veriu, rreth vitit 1200 dhe është adoptuar nga grekët plotësisht (A. Harding, 1984, f. 129-218). Këto shpata i kanë futur në Greqi mercenarë barbarë (H. W. Catling, 1961, f. 121). Të njëjtën gjë thotë C. Peroni: edhe kamat flange-hilted janë dukur në Greqi për herë të parë në shekullin XII. Këto kama, njësoj si shpatat e përmendura më lart, njihen në Fushat me Urna (Evropa Qendrore) shumë kohë para se të arrinin në Greqi.

Edhe disa lloje majesh të disa ushtave prej hekuri kanë hyrë në Greqi në sh. XII. Si thotë A. Harding (1984, f. 169), pjesa më e madhe e tyre janë distinctively albano-epirote. Këto objekte arkeologjike, që hyjnë vonë në Greqi, kanë qenë especially me shumicë në Bavierë, në Bohemë dhe në Moravi (E. ÄŒujanova-Jilkova, Prague, 1970). Për objektet arkeologjike, të përmendura më lart, është thënë deri tani se bëhet fjalë për një koine greko-jugosllave. Mirëpo tani shumë autorë provojnë se nuk janë objekte arkeologjike ballkanike (J. Bouzek, Prague, 1968). J. Bouzek shpreh bindjen se poçeria mikenase nuk njihet në të dyja anët e brigjeve të Adriatikut. Ai nënvizon se paralelet evropiane të mbërtheckave evropiane, të mbiquajtura "uncanonical pins", të cilat janë gjetur në Greqi, në protogjeometrik dhe në gjeometrik, tregojnë ngjashmëri gjenerike të ansamblit të gjilpërave të Fushave me Urna. Ai shton se përhapja e karficave ilire karakterizon pellgun Adriatik dhe se mbërtheckat e të dyja brigjeve të Adriatikut kanë një ngjashmëri të përgjithshme (J. Bouzek, 1997, f. 117).

Kultura e periudhës së hekurit, e cila në Epir fillon rreth shekullit XI, zhvillohet në vazhdim të një evolucioni të mëtejshëm dhe të ndikimeve të huaja. Edhe gjatë kësaj periudhe të tërheq vëmendjen vazhdimësia e riteve të varrimit dhe fakti që epirotët nuk kanë pësuar asnjë ndikim grek në ritet e varrimit. Të gjithë historianët vënë në dukje ngjashmërinë, që nekropolet tumulare, të zbuluara në Epir, kanë me nekropolet tumulare të Shqipërisë. Ata theksojnë se zakonet e varrimit të popullsisë epirote kanë ngjashmëri me zakonet e ilirëve, të cilët banojnë në luginat e lumenjve të Matit dhe Devollit. Arkeologët shqiptarë mbrojnë se qeramika "matt-painted" është përhapur në shekullin VIII para e. sonë nga Shqipëria e Jugut dhe ajo Juglindore drejt brigjeve etolo-akarnane… Pra, kujtesa kolektive pellazgo-iliro-shqiptare, feja epirote, historia e shkruar greke e jo greke dhe rezultatet e kërkimeve arkeologjike të tre dhjetëvjeçarëve të fundit japin elemente, që na lejojnë të shtrojmë krejt ndryshe problemin e iliricitetit të epirotëve. Këtu u strukturuan vetëm disa argumenta mbi karakterin etnik ilir të epirotëve. Herës tjetër do të renditen argumenta të tjera shumë të rëndësishme mbi përkatësinë e tyre etnike.

*Doktor në Histori i Universitetit të Franche-Comté-së



E identifikuar
Zëri YT!
    Citojeni

 E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |