Grupi i hakerëve pjesëtarë të "Kosova Hackers Group" e kanë pushtuar për disa orë ueb-faqen e kompanisë shtetërore malaziase "Montenegro Airlines" duke ndryshuar përmbajtjen e faqes së parë dhe normalisht duke postuar aty fotografi me shqiponjën e zezë dykrenare në sfond të zi, raporton e përditshmja podgoricase "Vijesti".
Nenad Markoviq zëdhënës i "Montenegro Airlines" tha se "hakerët kanë futur tekst në gjuhën shqipe bashkë me disa flamuj shqiptarë si dhe kanë instaluar këngë patriotike shqiptare". Markoviq shtoi se menjëherë është hequr punimi i hakerëve kosovarë kurse faqja e "Montenegro Airlines" është kthyer përsëri në gjendjen e mëparshme
Hahahaha hahahaha