Forumi Politik ShqiptarForumi Politik - Diskutime dhe LajmeAktualiteti Shqiptar (Moderator: Bekimi)Topi vendos, tryeza Berisha-Rama zhvillohet të shtunen!
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Përgjigju  |  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Topi vendos, tryeza Berisha-Rama zhvillohet të shtunen!  (E lexuar 119 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
♥Delight♥
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« më: 08-02-2010, 17:03:01 »
Citoje

Tryeza e shumepritur e dialogut mes kreut demokrat Sali Berisha dhe atij socialist Edi Rama do te zhvillohet ne fundjave, diten e shtune ne oren 11:00 paradite ne Presidence.

Ne nje njoftim per shtyp te zyres se presidentit behet me dije se vendimi eshte marre nga kreu i shtetit pas takimeve me ambasadoret Lohan, Montobio dhe Withers ne diten e sotme.

Po ashtu presidenti ka marre konfirmimin e dy politikaneve kryesore Berisha e Rama, te cilet nese arrijne nje marreveshje ne tryezen e kreut te shtetit do te thote qe kriza politike e nisur qe pas zgjedhjeve te 28 qershorit te vitit te kaluar te marre fund dhe opozita te hyje ne kuvend.

TCH
E identifikuar

Be of use, but don’t be used!
♥Delight♥
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 13-02-2010, 12:32:08 »
Citoje

Nis tryeza politike e Presidences ku kryetari i Partise Demokratike Sali Berisha, ai i Partise Socialiste Edi Rama, shoqeruar perkatesisht nga Astrit Patozi dhe Gramoz Ruci jane ulur ne bisedime nen udheheqjen e kreut te shtetit Bamir Topi ne perpjekje per te zgjidhur krizen politike ne vend.

Si kryeministri i vendit ashtu edhe lideri i opozites kane hyre ne seline e Presidences nga porta qendrore, duke shkelur ne njefare mase edhe protokollin ne keto momente disi delikate te situates politike.

Mbledhja po mbahet ne sallen takimeve te Keshillit te Sigurimit Kombetar, qe pas ristrukturimit te presidences, eshte nje salle fare prane hyrjes nr 1, pra hyrja qendrore. Mesohet se negociatat do te rrotullohen rreth leximit te ndryshem qe palet i kane bere rezolutes se Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes.

Punimet po zhvillohen larg vemendjes se mediave, nderkohe qe percimi i informacionit do te vendoset nga palet ne tryeze.

Jashte selise se Presidences jane vene re masa me te larta policore, nderkohe qe nuk eshte regjistruar asnje problem apo incident. 

 TCH
E identifikuar

Be of use, but don’t be used!
♥Delight♥
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #2 më: 16-02-2010, 08:29:02 »
Citoje

Topi ndryshon taktiken e negociatave

Ndryshon menyra dhe forma e negociatave ndermjet Berishes dhe Rames. Presidenti i Republikes, Bamir Topi, nuk vonon dhe ndryshe nga ç’pritej ka shpallur daten tjeter te tryezes politike vetem 72 ore pas se pares.
Pikerisht sot ne mesdite, Kryeministri Sali Berisha dhe lideri i opozites, Edi Rama, do te kalojne pragun e Presidences, por kete here jo balle per balle, por veç e veç.

Tensioni i takimit te pare, qe ka humbur mjaft kohe me replika, por edhe ngaqe “akujt u shkrine”, kane bere qe Presidenti te ndryshoje taktike.

Kreu i shtetit ka shpallur raundin e dyte te negociatave, por duke shtuar nje “perberes me shume”, pasi ne kete raund pjesemarres nuk do te jene vetem dy rivalet e politikes shqiptare, por edhe dy diplomatet kryesore te Bashkimit Europian:

perkatesisht ambasadori i Spanjes ne Tirane, Manuel Montobio, dhe kreu i Delegacionit te Komisionit Europian, Helmut Lohan.

TCH
E identifikuar

Be of use, but don’t be used!
Faqe: [1]   Shko lart
  Përgjigju  |  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  



Anketa
  • A ishte vizita e Ilir Metës ne kohën e duhur?
  • Dot Jo, në kohen e duhur
  • 1 (16%)
  • -
  • Dot Kursesi nuk është dashtë të bëhet kjo vizitë
  • 2 (33%)
  • -
  • Dot Po mirë është që është bërë kjo vizitë
  • 2 (33%)
  • -
  • Dot Ska rëndësi kjo vizitë për Kosovën
  • 1 (16%)
  • -
  • Numri total i votave: 6
  • Shiko temen

* Sponsor