Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi PolitikForumi PolitikAktualiteti Shqiptar (Moderator: Bekimi)Topalli nxjerr jashtë diplomatet amerikane qe ndiqnin seancen e Kryeprokurores


Faqe: [1] 2   Shko poshtë
Printojeni faqen
Autori Temë: Topalli nxjerr jashtë diplomatet amerikane qe ndiqnin seancen e Kryeprokurores  (E lexuar 310 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Sirio00
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« më: 23-07-2008, 17:06:49 »

Siç del nga letra qe ambasadori i SHBA Withers i ka dërguar Topallit kjo zonja qe drejton parlamentin si shtepine e babes i ka nxjerre jashtë diplomatet e huaj pa asnjë shpjegim. ky akt është shumë i rëndë dhe te kujton ato levizjet e megallomaneve injorante qe bënin dikur ne vitet 1995-1996.
juve çfarë mendoni???
E identifikuar

Abuzimi me nacionalizmin fals, është streha e fundit e te gjithë BATAKCINJVE
V. HAVEL.
Çdo popull meriton qeverisjen qe tashmë ka.
W. Curcill
miri14
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 23-07-2008, 18:25:02 »

Do thotë qe nuk nderrojne.Të sillet mirë do ishte çudi.Pastaj ajo është një kukull,ç'të thotë Berisha bën.(Nuk di pse për gjith këto vite qe e shoh ne politike këtë grua,s'mund te nderroj mendim se për nga mënyra si flet shqipen,llogjiken,arrogancen mashkullore tradicionale shqiptare-si burrneshat qe po zhduken-nuk mund ta krahasoj veç me një "drejtoresh shkolle 8vjecare ").
E identifikuar

ISMAIL KADARE - nuk gjej asgjë tjetër ne Shqipëri te me bëj te krenohem !
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 24-07-2008, 01:39:18 »

Vap shumë vape...
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke për 48 ore rresht.
M A X
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 24-07-2008, 01:47:35 »

Siç del nga letra qe ambasadori i SHBA Withers i ka dërguar Topallit kjo zonja qe drejton parlamentin si shtepine e babes i ka nxjerre jashtë diplomatet e huaj pa asnjë shpjegim. ky akt është shumë i rëndë dhe te kujton ato levizjet e megallomaneve injorante qe bënin dikur ne vitet 1995-1996.
juve çfarë mendoni???

Unë nuk mund te them asgjë përderisa nuk mund te lexoj vete letren apo sepaku te lexoj një koment/lajm mbi te ne një media relativisht te pavarur. Një lajm i dhënë nga Gazeta Shqiptare dhe bijat e saj (News24, BalkanWeb) është ne shumicen dërrmuese te rasteve dizinformim total.
Të TCH nuk ka dizinformim kaq të madh, por komente dhe gjysëm lajme qe japin po ashtu efektin e dizinformimit te medias se Bollino-s.
E identifikuar

Sirio00
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 24-07-2008, 10:01:33 »

Lajmin e ka konfirmuar vete Topalli duke u shfajesuar se ishte thjesht një gabim administrativ. ne gjuhën diplomatike kjo do të thotë "me falni se e dhj...va"
E identifikuar

Abuzimi me nacionalizmin fals, është streha e fundit e te gjithë BATAKCINJVE
V. HAVEL.
Çdo popull meriton qeverisjen qe tashmë ka.
W. Curcill
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 24-07-2008, 18:44:45 »

Sala thotë "Do të ndërtojmë kapitalizmin me forcat tona"
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke për 48 ore rresht.
Sirio00
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 25-07-2008, 13:05:25 »

Topalli nuk ve mend dhe tregon edh enje here arrogancen dhe megallomanine e saj duke përsëritur gabimin (për te cilin kishte kërkuar ndjesë) edhe gjatë seances se sharjeve mes Balles dhe Berishës, duke perzene përsëri diplomatet e OSBE. Këtë e ka shprehur qartë ne lertren e tij edhe shefi i OSBE ne Tiranë Bosch.
E identifikuar

Abuzimi me nacionalizmin fals, është streha e fundit e te gjithë BATAKCINJVE
V. HAVEL.
Çdo popull meriton qeverisjen qe tashmë ka.
W. Curcill
Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Gjinia: Femër

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #7 më: 25-07-2008, 19:33:11 »

Paska nxjerre jashtë diplomatet e hua??
Pune e madhe fort.. Juve ju bën shumë përshtypje, sepse ne shqiptarët jemi mesu vetëm t'u rrimë lepe - peqe te huajve, vetëm ti respektojme e t'i nderojmë e tu lepihemi, pavarësisht nëse ata respektojne shqiptarët apo jo, pavarësisht nëse na duhen gjë këtu, apo vetëm na prishin pune.
Ne fund te fundit "i zoti i shtepise" bën çfarë te doje ne shtepine e vet..

Për Jozefinen nuk keni çfarë te thoni, ESHTE NJE ZONJE E VERTETE.
Është e zgjuar, e përgatitur, inteligjente, serioze (e jo si këto bishtperdredhurat e partive te majta), i ka lezet kur flet, e kur flet, i ka hije fjala dhe i ze vend fjala me shumë asaj se shumicës se "burrave" te parlamentit.
Ajo ju prish pune e nuk e shihni dot, vetëm sepse është nga veriu..
Si the ti miri14? Të duket si drejtoreshe shkolle?? Epo ku ta gjejmë ti kemi kështu drejtoreshat e shkollave, si kjo t'i kishim.

S'ju pëlqen gjuha se si e flet? Epo normal, se po të flasë labce Jozefina do ju dukej me e mirë se Dadja.
Në lidhje me gjuhën unë e vleresoj shumë, sepse është gjeja me e thjeshtë te "harrosh" dialektin tënd e të flasësh ne gjuhe letrare, po ajo nuk e bën e mirë e bën. Ku ka dialekt me te mirë se dialekti shkodran.

Edhe një here, te huajve në fund te fundit nuk kemi përse t'u japim rëndësi te tepert
E identifikuar

miri14
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 25-07-2008, 19:54:49 »

Si the ti miri14? Të duket si drejtoreshe shkolle?? Epo ku ta gjejmë ti kemi kështu drejtoreshat e shkollave, si kjo t'i kishim.-shkruan Ami.
-Jam shumë dakort me ty,kështu ti kishim drejtoreshat e shkollave,vetëm kryeparlamentaren ta kishim te denjë.
E identifikuar

ISMAIL KADARE - nuk gjej asgjë tjetër ne Shqipëri te me bëj te krenohem !
Sirio00
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 28-07-2008, 12:17:37 »

Ami, këtu nuk është çështja për lepe-peqe por për disa norma ndërkombëtare te sjelljes diplomatike.
E identifikuar

Abuzimi me nacionalizmin fals, është streha e fundit e te gjithë BATAKCINJVE
V. HAVEL.
Çdo popull meriton qeverisjen qe tashmë ka.
W. Curcill
STAY AWAY!!!!!
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 28-07-2008, 13:13:08 »

Paska nxjerre jashtë diplomatet e hua??
Pune e madhe fort.. Juve ju bën shumë përshtypje, sepse ne shqiptarët jemi mesu vetëm t'u rrimë lepe - peqe te huajve, vetëm ti respektojme e t'i nderojmë e tu lepihemi, pavarësisht nëse ata respektojne shqiptarët apo jo, pavarësisht nëse na duhen gjë këtu, apo vetëm na prishin pune.
Ne fund te fundit "i zoti i shtepise" bën çfarë te doje ne shtepine e vet..

Për Jozefinen nuk keni çfarë te thoni, ESHTE NJE ZONJE E VERTETE.
Është e zgjuar, e përgatitur, inteligjente, serioze (e jo si këto bishtperdredhurat e partive te majta), i ka lezet kur flet, e kur flet, i ka hije fjala dhe i ze vend fjala me shumë asaj se shumicës se "burrave" te parlamentit.
Ajo ju prish pune e nuk e shihni dot, vetëm sepse është nga veriu..
Si the ti miri14? Të duket si drejtoreshe shkolle?? Epo ku ta gjejmë ti kemi kështu drejtoreshat e shkollave, si kjo t'i kishim.

S'ju pëlqen gjuha se si e flet? Epo normal, se po të flasë labce Jozefina do ju dukej me e mirë se Dadja.
Në lidhje me gjuhën unë e vleresoj shumë, sepse është gjeja me e thjeshtë te "harrosh" dialektin tënd e të flasësh ne gjuhe letrare, po ajo nuk e bën e mirë e bën. Ku ka dialekt me te mirë se dialekti shkodran.

Edhe një here, te huajve në fund te fundit nuk kemi përse t'u japim rëndësi te tepert


Nuk besoj se ka lidhje nga është??? por si është e formuar.
nuk më intereson nëse është e zgjuar , kur nuk e perdor inteligjencen e saj për atë qe i takon ta perdori. E c'më duhet mua prejardhja e saj nga fshati apo qyteti kur ajo mua me duket sikur është nga MALI....e nuk ka rëndësi nga cili mal i veriut apo jugu, pasi male kemi ne te dy kahet.

Mua më duhet një njeri qe te me perfaqesoj denjesisht dhe sidomos ne marrëdhëniet diplomatike. nuk ka lidhje lepe peqe...nderkombetar et janë aty për të parë se si evolojne dhe sesa  te denjë jemi për te hyrë ne atë te uruar BE...qe kurrë skemi për ta arrirë me bemat qe bëjmë...

Fjalori me zhargoni i Zj.Topalli ne fakt është për tu patur zili, por nga një kategori e caktuar njerezish....
E identifikuar

Edhe për pak......
STAY AWAY!!!!!
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 28-07-2008, 13:16:06 »

Aleatët e PD-se: Pse jemi kundër Topallit

Solis: Berisha do bënte mirë të shkarkohej për dy javë, është më fajtor se Balla

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut kthehet kundër Jozefina Topallit, duke kërkuar shkarkimin e saj nga drejtimi i Parlamentit. Deputeti i PBDNJ-së dhe ish-ministri i qeverisë "Nano", Leonard Solis, akuzon në një intervistë për "Shqip" Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, se ka bërë gafën më të rëndë në përplasjen Berisha-Balla në Kuvend. "Pikë së pari është fajtore Topalli, pikë së dyti do bëhej mirë që të shkarkohej dy javë zoti Berisha, deri në fund të gushtit, sepse është fajtor shumë herë më i madh se zoti Balla. Kjo do t‘i bënte mirë Berishës, përjashtimi dyjavor, edhe se kështu do kishte arsye të mos vinte në interpelancat që kërkohen. Do thoshte nuk vij dot se kam mungesë me arsye, më kanë përjashtuar nga Parlamenti", tha Solis.

Në kabinetin qeveritar kanë ndodhur ndryshimet e radhës pas 17 muajsh, ku u bënë lëvizjet e fundit nga Kryeministri Berisha. A ishin të nevojshme këto lëvizje, apo duhet të ishin bërë më gjerësisht?

Janë të nevojshme apo jo e shikon forca politike e cila ka fituar zgjedhjet dhe është përgjegjëse përpara elektoratit për mbajtjen e programit të bërë. Nga ana jonë si PBDNJ, dhe unë personalisht mendoj se të dyja lëvizjet kanë qenë tepër pozitive. Nga njëra anë do të thosha që shkarkimi me pseudo-ngritje i Genc Pollos më duket shumë pozitiv. Ka disa arsye, e para është sepse është shkarkuar dhe unë nuk e kam quajtur asnjëherë një ministër të suksesshëm. E dyta, ngritja në detyrë e zv/kryeministrit është tepër fakultative dhe kjo tregon që Berisha po ndez motorët për fushatën elektorale. Një armatë prej 17 mijë vetash si personel në Ministrinë e Arsimit do t‘i shërbejë shumë Partisë Demokratike për fushatë dhe nuk mundet që ta falte. Nga ana tjetër, Pollo me këtë lëvizje mund të afrohet gradualisht me PD, në mënyrë që të veprojë me rreze laser dhe të mos e shpërndajë objektivin. Nuk ka më kohë PD që të shpërndajë energjinë e saj në 15 anëtarë të koalicionit dhe po bën një përqendrim. Prandaj lëvizja e Pollos më duket tepër pozitive. Aq më tepër që për arsimin shqiptar kam mjaft rezerva, edhe pse Pollo u mburr se për herë të parë po fillonin reformat, bëri gabimin e të gjithë atyre të tjerëve që thoshin se "me ardhjen time fillojnë reformat këtu". Dhe do të doja që të përshëndesja një lëvizje që u bë në Kosovë, që akreditoi të gjitha universitetet dhe doli që dikush mund ta ketë diplomën, por kjo diplomë nuk është e vlefshme për askund. Unë do të doja që edhe Ministra e Arsimit të Shqipërisë të testonte universitetet dhe do të dilte që shumë nga këto janë mollë të bukura, por që janë fyle brenda dhe ne po nxjerrin pseudo-artistët, pseudo-doktorët, pseudo-infermierët që Shqipëria do ta vuajë për një kohë shumë të madhe. Dhe mundet që të fillojë akreditimit edhe në universitete, edhe për hotelet, sepse sa yje ka në xhep dhe të fillojë me një kompani të huaj edhe standardet e naftës, dhe Shqipëria të bëhet vendi i standardeve dhe kështu të ecet përpara. Dola nga tema dhe jam i bindur se ju do t‘i prisni këto. Për sa i përket problemit të Ministrisë së Shëndetësisë, mund të them se është një lëvizje akoma edhe më e zgjuar. Nuk do të thosha se është bërë në kohën e duhur, mund të ishte bërë edhe më përpara. Zonja Godo është një personalitet në fushën e shëndetësisë, është një onkopediatre, del nga radhët e QSUT-së, ka çarë me shpatullat e veta dhe është një personalitet në fushën kombëtare dhe ndërkombëtare dhe është një zgjidhje e goditur dhe mendoj që ato konfliktet e mëdha mes popullit dhe doktorëve dhe mes mjekëve në QSUT që janë agravuar qysh nga zoti Cikuli, tek unë dhe deri te Ndoka, mendoj se do t‘i ëmbëlsojë këto konflikte, paçka se me kohën e mbetur nuk ka shumë gjëra për të bërë. Me një periudhë kaq të shkurtër dhe me gjithë këtë mori problemesh që ka që nga personeli dhe ndërhyrjet partiake, mbase nuk do të arrijë t‘i realizojë të gjitha, por do të çojë në një normalizim të gjendjes. Më duket edhe kjo një zgjidhje shumë e mirë dhe nëse Berisha do dojë të shikojë edhe sektorët e tjerë, duhet të fillojë punën. Një gjë më bën përshtypje. Berisha është kujdesur shumë më tepër të kënaqë orekset e partive të koalicionit, në një kohë kur nuk duhet të kënaqë partitë e koalicionit, por popullin që e zgjodhi. Ai duhet të vërë termometrat jo te partitë për të matur temperaturën e kënaqësisë së partive, por duhet t‘i vërë poshtëë, në terren. Dhe në këtë kuptim unë mendoj se të dyja këto zgjidhje që ka bërë i përgjigjen këtij qëllimi, që të rregullojë situatën. Pikë së pari, 80% ai duhet të shikojë problemet në terren dhe zgjidhjet t‘i bëjë sipas terrenit. Duhet të shikojë topin dhe jo këmbët e lojtarit dhe lëvizjet mashtruese të lojtarit.

Meqë ishit shumë konkret në gjykimin e dy posteve që janë ndryshuar, mendoni se ka vend për ndryshime të tjera?

Natyrisht që ka vend për lëvizje të tjera. Mendoja se do t‘i bënte ndryshimet "in blog", por përderisa i paraqiti dekretet te Presidenti, mesa duket për një periudhë disa mujore këto do të jenë të vetmet.

PBDNJ-ja do të jetë e vetme në zgjedhjet e ardhshme, apo do të jetë në koalicion me PD-në?

Ne jemi një parti që nuk bëjmë deklarata 9 muaj para. Mundësia më e madhe deri tani është që PBDNJ të dalë e vetme në zgjedhje, ashtu siç ka dalë në zgjedhjet e kaluara. Mendoj se do të dalim të vetëm, por shumë ekuilibra dhe shumë gjëra do të ndodhin, shumë tërmete priten në politikën shqiptare në muajin shtator. Uroj që Parlamenti i ardhshëm të mos jetë si ky Parlament, për të cilin unë fatkeqësisht jam aty dhe shikoj që është bërë një treg i ndyrë dhe treg futbolli, kur deputetët shiten e blihet dhe Parlamenti ravijëzohet aq shumë, saqë është një masë fluide. Disa muaj kam deputetët e vendosur para meje, pastaj më dalin prapa kurrizit, kam parë deputetë të shkojnë majtas, pastaj djathtas. Në qoftë se premtojnë mbi një program, nuk mund të jetë kaq fluide. Dhe mbi të gjitha mendoj që kjo formulë do ulë numrin e partive të vogla. Kush të mbijetojë të mbijetojë, por të jetë më e qëndrueshme politika shqiptare dhe të jenë më të përgjegjshëm ata që do ta bëjnë këtë gjë dhe të mos varen nga tekat e njërit dhe tjetrit.

Zoti Solis, për sa i përket situatës politike në Parlament, kemi një fryrje të drejtpërdrejtë mes mazhorancës dhe opozitës, madje pjesë e kësaj është bërë edhe Kryeministri. Pse ndodh kjo? A mbaroi paqja mes Berishës dhe Ramës?

Paqja Berisha-Rama nuk ka mbaruar. Ato janë më tepër veprime spontane të disa deputetëve të paorientuar nga kryetari i partisë së tyre. Opozita nuk është në një pozicion të shëndoshë dhe ky është një fat për Kryeministrin Berisha, që të marrë një mandat të dytë. Është tepër e shkërmoqur dhe veprimet janë spontane. Opozita është në një kakofoni të plotë. Problemet brenda mikrokampeve të opozitës janë më të mëdha se sa ato mes opozitës dhe mazhorancës. Dhe kjo është një fatkeqësi, sepse edhe Berisha nuk ka pasqyrë ku të shikohet dhe të korrigjojë gabimet e tij, sepse opozita është e mbytur me problemet e veta.

Meqë jemi te çështja e Parlamentit, kemi vënë re një fjalor të pahijshëm në gojën e deputetëve, por edhe të Kryeministrit. Mendoni se po vihet në dyshim pjekuria e klasës politike dhe a duhet lejuar një fjalor i tillë?

Pasionet në Parlament ndodhin, por duhet të jenë brenda kornizave. Nga të gjitha sa kam parë me xhirime dhe rixhirime dhe konsulta, unë do të thosha se gafën më të rëndë e ka bërë Topalli. Do të votoj përjetësisht që të shkarkohet Topalli nga Parlamenti, sepse shkatërroi Parlamentin dhe është personi më negativ aty. Pikë së pari është fajtore Topalli, pikë së dyti do bëhej mirë që të shkarkohej dy javë zoti Berisha, deri në fund të gushtit, sepse është fajtor shumë herë më i madh se zoti Balla. Kjo do t‘i bënte mirë Berishës, përjashtimi dyjavor, edhe se kështu do kishte arsye të mos vinte në interpelancat që kërkohen nga ai. Do thoshte nuk vij dot se kam mungesë me arsye, më kanë përjashtuar nga Parlamenti dhe do vendosej drejtësia në vend, pasi në rastin konkret ky quhet një ekzagjerim përgjigje, një reaksion paradoksal që mund të kishte një reaksion ndaj fjalëve të zotit Balla, por ishte një reaksion i 30-fishuar që nuk e meritonte atë përgjigje paradoksale. Unë mendoj që Topalli nuk i bën nder Parlamentit me mënyrën e gabuar se si e drejton dhe faktikisht për të qenë i qetë, edhe pse jam unë në mazhorancë, mund të them se shumë më tepër kishte faj Berisha që goditi psikologjikisht, se sa zoti Balla që bërtiti "Oh".

Do të votoni pro mocionit të mosbesimit të zonjës Topalli?

Për zonjën Topalli unë e depozitoj në Bankën e Kursimit votën time për shkarkim. Një orë e më parë, për çfarëdolloj arsye, mos ma merrni për paragjykim, ajo i bën nder Parlamentit po të ikë. E them dhe e kam thënë, është përgjigje definitive. Është mënyra më e gabuar që po na tmerron edhe kur mendojmë që mund të vijë ndonjë grua tjetër, pavarësisht nga respekti që kam pasur. Është një shëmbëlltyrë e një drejtimi të keq në Parlament. E them me bindje të plotë. Pra mos kërkoni të dini sesi do votoj, do votoj gjithmonë për shkarkimin e saj nga ai pozicion. Është shkaktare për tensionimin e politikës shqiptare në mënyrë artificiale.
E identifikuar

Edhe për pak......
Sirio00
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #12 më: 28-07-2008, 13:26:57 »

Ne fakt na pëlqen kur marrim levadata nga nderkombetaret dhe i botojme ne faqet e pare te web site-teve tte institucioneve, ose kur marrim fonde prej tyre.... apo jo?
E identifikuar

Abuzimi me nacionalizmin fals, është streha e fundit e te gjithë BATAKCINJVE
V. HAVEL.
Çdo popull meriton qeverisjen qe tashmë ka.
W. Curcill
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #13 më: 28-07-2008, 13:44:37 »

CIA i nxjerr bojën Shqipërisë
28 July, 2008 12:58:00 Korrieri
Germezoni:   
 Rrezohen pretendimet për një "mrekulli ekonomike shqiptare". Agjencia amerikane e Zbulimit e rendit Shqipërinë në vendin e tetë ne rajon, pasi Prodhimi i Brendshëm Bruto i saj llogaritet në vlerën e 19.9 miliardë lekë ose 10 miliardë dollarëve

Shqipëria vazhdon të jetë shumë larg krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit, për sa i përket Prodhimit të Brendshëm Bruto. Kufizimet e energjisë, mungesa e infrastrukturës dhe e prodhimit vendas vazhdojnë ta poziciojnë shumë larg Shqipërinë në prodhimin e të mirave materiale që ajo iu ofron qytetarëve të saj. Sipas të dhënave më të fundit që jepen nga “CIA Factboook” në 11 shtetet ballkanike, Shqipëria renditet e 8-ta për nga Prodhimi i Brendshëm Bruto. Në përshkrimin që i bëhet ekonomisë shqiptare, thuhet se zvarritja e investimeve dhe mungesa e rrjetit hekurudhor është kthyer në barrierë të rritjes ekonomike. Kurse mungesa e energjisë cilësohet faktor në thithjen e investimeve të huaja. “Ekonomia shqiptare vazhdon të mbahet nga të ardhurat e emigrantëve, të cilat kapin vlerën e 600-800 milionë dollarë në vit. Pjesa më e madhe e këtyre të ardhurave vijnë nga emigrantët shqiptarë në Itali dhe Greqi, të ardhura këto që ndihmojnë në zbutjen e deficitit tregtar”, thuhet në raportin e CIA-s mbi ekonominë shqiptare. Po ashtu, sipas CIA-s, bujqësia e cila zë një të pestën e Prodhimit të Brendshëm Bruto, por e cila nuk ka njohur zhvillim si rezultat i mungesës së pajisjeve teknologjike për prodhimet bujqësore. Kufizimet e energjisë dhe mungesa e infrastrukturës mbeten faktorët kryesorë, të cilët vështirësojnë punën e biznesit dhe bëjnë akoma më të vështira thithjen e investimeve të huaja. Ngritja e termocentralit të Vlorës dhe linja e interkonjeksionit me Malin e Zi do të jetë ndihmë për shkëputjen e vendit nga kriza energjetike. Gjithashtu, qeveria po vepron ngadalë në kryerjen e investimeve në infrastrukturë dhe rrjetin hekurudhor, duke krijuar barriera në rritjen ekonomike të vendit. Mjaft pozitive rritja ekonomike ka qenë gjatë viteve 2003 deri në 2007, ku dhe inflacioni ishte i qëndrueshëm.

Renditja

Turqia mund të quhet vendi më i pasur i Ballkanit, nëse si faktor marrim prodhimin e brendshëm bruto. Sipas “CIA Factbook”, GDP në Turqi është 888 miliardë dollarë. Greqia renditet e dyta nga vendet e Ballkanit që kanë GDP-në më të lartë. Më pas me një diferencë jo shumë të madhe vjen Rumania. Në listën e vendeve të Ballkanit që kanë GDP-në më të lartë Shqipëria renditet e teta, ku Prodhimi i Brendshëm Bruto i saj llogaritet në vlerën e 19.9 miliardë lekë apo 10 miliardë dollarë. Kosova renditet në vendin e fundit për sa i përket nivelit të Prodhimit të Brendshëm Bruto. GDP-ja e Kosovës rezulton 4 miliardë dollarë. Dhe për sa i përket rritjes ekonomike, Kosova është në vend të fundit, me 2,6 për qind.

Dorina Azo


GDP e 11 shteteve të Ballkanit


Turqia

Popullsia 71 892 807 banorë

PBB 888 miliardë dollarë

PBB (Bazuar në vlerën e shkëmbimit të valutës) 663.4 miliardë dollarë

Të ardhurat për frymë 12 900 dollarë

Rritja ekonomike 5 për qind


Greqia

Popullsia 10 722 816 banorë

PBB 324.6 miliardë dollarë

PBB (Bazuar në vlerën e shkëmbimit të valutës) 314.6 miliardë dollarë

Të ardhurat për frymë 29 200 dollarë

Rritja ekonomike 4 për qind


Rumania

Popullsia 22 246 862 banorë

PBB 245.5 miliardë dollarë

PBB (Bazuar në vlerën e shkëmbimit të valutës) 166 miliardë dollarë

Të ardhurat për frymë 11 400 dollarë

Rritja ekonomike 6 për qind


Bullgaria

Popullsia 7 262 675 banorë

PBB 86.32 miliardë dollarë

PBB (Bazuar në vlerën e shkëmbimit të valutës) 39.61 miliardë dollarë

Të ardhurat për frymë 11 300 dollarë

Rritja ekonomike 6,2 për qind


Serbia

Popullsia 10 159 046 banorë

PBB 77.28 miliardë dollarë

PBB (Bazuar në vlerën e shkëmbimit të valutës) 41.68 miliardë dollarë

Të ardhurat për frymë 10 400 dollarë

Rritja ekonomike 7,3 për qind


Kroacia

Popullsia 4 491 543 banorë

PBB 68.98 miliardë dollarë

PBB (Bazuar në vlerën e shkëmbimit të valutës) 51.36 miliardë dollarë

Të ardhurat për frymë 15 500 dollarë.

Rritja ekonomike 5.8 për qind


Bosnja-Hercegovina

Popullsia 4 590 310 banorë

PBB 27.73 miliardë dollarë

PBB (Bazuar në vlerën e shkëmbimit të valutës) 14.78 miliardë dollarë

Të ardhurat për frymë 7 000 dollarë.

Rritja ekonomike 5,8 për qind


Shqipëria

Popullsia 3 619 778 banorë

PBB 19.92 miliardë dollarë

PBB (Bazuar në vlerën e shkëmbimit të valutës) 10.92 miliardë dollarë

Të ardhurat për frymë 6 300 dollarë

Rritja ekonomike 6 për qind


Maqedonia

Popullsia 2 061 315 banorë

PBB 17.35 miliardë dollarë

PBB (Bazuar në vlerën e shkëmbimit të valutës) 7.397 miliardë dollarë

Të ardhurat për frymë 8 500 dollarë.

Rritja ekonomike 5 për qind


Mali i Zi

Popullsia 678 177 banorë

PBB 5.918 miliardë dollarë

PBB (Bazuar në vlerën e shkëmbimit të valutës) 2.974 miliardë dollarë

Të ardhurat për frymë 3 800 dollarë.

Rritja ekonomike 7.5 për qind


Kosova

Popullsia 2 126 708 banorë

PBB 4 miliardë dollarë

PBB (Bazuar në vlerën e shkëmbimit të valutës) 3.237 miliardë dollarë

Të ardhurat për frymë 1 800 dollarë.

Rritja ekonomike 2.6 për qind
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke për 48 ore rresht.
Anesti

Shiko profilin
« Përgjigjja #14 më: 28-07-2008, 13:48:30 »

Por neseajo vet e pranoi si një gabim administrativ,ç'ka këtu për te diskutuar?!kush është Jozefina,cili është fjalori i saj?Po ju nuk duroni te komunikoni ne internet, jo me te keni përballë ne parlament dhunuesit,gjaksoret,hajdutet e familjes se saj dhe te gjithë shqipetareve.Me duket se toleranca e saj i ka kaluar përmasat njerëzore.Temajtet historikishtjane personifikim i shkaterrimit dhe përse jo dhe e mbarvajtjes se punimeve te parlamentit.Të vesh figuren e Rames ,Braces ,apo Balles,përpara çdo deputeti demokrat,do të thotë Zoti na ruajt!Jeni te pa rinovueshem.
E identifikuar
Faqe: [1] 2   Shko lart
Printojeni faqen

Shko te:  



Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |