Forumi PolitikForumi Politik - Diskutime dhe LajmeAktualiteti Shqiptar (Moderator: Bekimi)Spiunet e ish-Sigurimit të Shtetit !
Faqe: 1 2 3 4 5 [6]   Shko poshtë
  Printoje  
Autori Temë: Spiunet e ish-Sigurimit të Shtetit !  (E lexuar 4289 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Rust
Anetar


Karma: -1
offline offline

Postime: 737



Shiko profilin
« Përgjigju #75 më: 03-08-2008, 15:16:54 »

Ja grupi i deputetëve që mbështeti Berishën dhe Topallin për shtyrjen e hapjes së dosjeve       

Grada e perdoruesve-ve: / 0
I varferI mire
Saturday, 02 August 2008 
Nga Përparim HALILI - Gazeta "SOT" paralajmëroi edhe disa ditë më parë, se procesi politiko-ekzekutiv i përgatitjes së ligjit për hapjen e dosjeve të ish-spiunëve të sigurimit të shtetit është dhe do të rezultojë një proces fals, i përgatitur prej krerëve të lartë të pushtetit dhe personalisht prej kryeministrit Sali Berisha, prej kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli dhe prej një grupi deputetësh të djathtë, që kanë edhe poste në qeveri. Këto dosje nuk janë hapur, nuk po hapen dhe nuk do të hapen asnjëherë, sespe kështu u duhet atyre poltikanëve dhe deputëtëve e ministrave të mazhorancës që kanë patur "lidhje pune" me to.Me dosjet nuk do të ketë veprim konkret në favor të hapjes së tyre, por do të ketë vetëm demagogji zyrtare dhe politike, që i bllokon ato, për arsye se disa nga figurat e mazhorancës dhe konkretisht të "kampit" të PD, kanë "konflikt interesash" me këto dosje të zeza krimi, për të cilët flitet shpesh këto vitet e fundit, madje edhe që nga dita kur ata janë futur në "shërbim të Demokracisë Katoviciane", se kanë qënë kontingjentë të shëbimit të ish-Sigurimit të Shtetit, si spiunë. Ndaj dhe loja teorike e pushtetit me hapjen e dosjeve dhe veprimet për mos hapjen e tyre, po vazhdon prej 17 vjetësh. Edhe pse (mos)hapja e këtyre dosjeve famëkeqe, ka qënë dhe mbetet një nga kushtet kryesore të vendosur prej KE për pranimin e Shqipërisë në familjen Evropiane, ato u bllokuan përsëri prej krerëve Berisha-Topalli. Kjo ndodhi, megjithëse "dosjet" u futën në axhendën e Kuvendit me emergjencë, afro 2 vjet pas depozitimit të projektligjit për to, projekt ligj që mbahej i izoluar në kasafaortëne Topallit me urdhër të (krye)Saliut të qeverisë shqiptare. Ato u bllokuan përsëri edhe këtë sesion parlamentar, duke mos përfillur kushtin dhe kërkesën ultimative e këmbëngulëse të KE për realizimin e këtij procesi. Fakti që kuvendi e shtyu problemin e hapjes së dosjeve të ish-spiunëve të sigurimit të shtetit, për në muajin shtator, krijon mendimin, pse jo edhe bindjen, se brenda mazhorancës ka drejtues poltikë e qeverisës, që i tremben këtij procesi. Ky panik dhe kjo "përkujdesje" e pjestarëve të ndotur të figurave të së djathtës, për të bllokuar dosjet e spiunëve, kemi bindjen, se do të vazhdojë bllokimin e tyre. Sipas informacioneve tona, nuk ka asnjë shans që ta hapen dosjet, pra që të realizohet ky proces i rëndësishëm dhe përcaktues për të ardhmen e politikës shqiptare, të së ardhmes dhe fateve demokratike të këtij vendi, që po mbahet peng prej një grupi politikanësh të të njëjtës "race politike", por të ndarë në "brigada" të ndryshme partiake. Bllokimi i dosjeve, do të jetë një ngërç i madh dhe rrezikues për futjen e Shqipërisë në BE, mbasi vetë KE, edhe një muaj më parë ka kërkuar me këmbëngulje përmbushjen e kushtit të vendosur në këtë drejtim, kusht të cilin ia dërgoi Berishës dhe Topallit, nëpërmjet zotit Biberaj, drafti i të cilit u hodh në kosh të plehrave prej "demokrat" e "anti-spiunë" Berishës dhe klanit të deputetëve të tij servilë, që thuhet se hapja e dosjeve i lë "pagjumë", aq sa ata janë gati ta lënë Shqipërinë jashtë BE, vetëm e vetëm të mos u hapen dosjet e "kontributeve" që kanë dhënë si ish-spiunë të sigurimit të shtetit. Shtyrja nuk ëhstë gjë tjetër, veçse manovër e rradhës e mazhorancës. Sepse kështu i duhet Berishës, për të përfunduar edhe kjo lojë politike e frikshme, për të e për ata që ka rrotull, si lojë-pazaret e tjera. Nuk mund të hap dosjet e spiunëve, një pushtet që ka brenda strukturave të tij qeverisëse e politike ish-spiunë të sigurimit, të cilët edhe për këto "merita", janë futur dhe po vazhdojnë të mbeten në politikë, që nga dita e parë e pluralizmit poltik, kur ata i "desantoi" brenda politikës ish-sigurimi i shtetit. Kur u përmbys sistemi komunist, po ai sistem, po ai shërbim sekret, u ngarkoi atyre "misionin e dytë" të drejtimit të politikës pluraliste dhe orientimit të saj drejt kontrollit mbi ekonominë kapitaliste, gjë që është realizuar me sukses prej tyre. Mirëpo KE kërkon hapjen e dosjeve. Këtu është vështirësia, sepse klasa aktuale politike dhe qeverisëse shqiptare, nuk mund të hap dosjet për vehten. Ndaj dhe bënë të gjithë përpjekjet për t'i bllokuar ato, deri sa të bëjë pastrimin, asgjësimin dhe zhdukjen e tyre të plotë. Grupi i deputetëve që ka mbështetur Berishën dhe Topallin në këtë "nismë" anti-KE dhe anti-ligj, ka qënë po aq i interesuar, sa dhe dy krerët e qeverisë e të pushtetit legjilsativ për të shtyrë hapjen e dosjeve, mbasi edhe emrat e tyre janë përfolur në opinion e ne media, si individë me probleme në "atë punën" e sikletshme të dosjeve të ish-sigurimit të shtetit. Kjo farsë Berisha-Topalli, po përgatitet të përfundojë ashtu siç kanë përfunduar shumë lojëra politike, që janë inskenuar dhe përdorur për qëllime të tyre. Diskutimi i projekt-ligjit të dosjeve të ish-spiunëve, u bllokua përsëri nga mazhoranca lara-lara e Berishës, duke e shtyrë sërish këtë miratim. Megjithëse u deklarua në kuvend prej zonjës Topalli, se projektligji i dosjeve do të mbyllej brneda javës s ëparë nga dita e paraqitjes në kuvend, kjo nuk ndodhi. Përsëri, ka qënë mazhoranca e cila pezulloi dhe shtyu për një afat tjetër në shtaor (thuhet), debatin mbi projekt-ligjin e ish-spiunëve. Bllokimi "Berisha" i dosjeve, ndoshta nuk ndodh për faktin që bashkëpunëtorët e afërt të Saliut, pjestarë nga familja e tij dhe shumë deputetë, nëpunës të lartë, ministra e politikanë të panelit të tij, mund të jenë ish-spiunë. Por motivi i bllokimit të dosjeve prej Saliut e kërkon një përgjigje. Edhe pse ai nuk e jep, ky qëndrim bllokues e ka një shpjegim: Berisha po përpiqet të diktoj pushtetin e tij mbi të gjithë institucionet, për të mos shkuar përpara drejtësisë për krimet që ka kryer ndaj shqiptarëve në të gjithë drejtimet.

Ja grupi i deputetëve që mbështeti Berishën dhe Topallin për shtyrjen e hapjes së dosjeve
• Jozefina Topalli
• Sali Berisha
• Jemin Gjana
• Astrit Patozi
• Ritvan Bode
• Preç Zogaj
• Fatos Beja
• Sokol Olldashi
• Sabri Godo
• Fatmir Mediu
• Genc Ruli 
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #76 më: 05-08-2008, 10:56:30 »

PD dhe maxhoranca e konsiderojnë një detyrim kombëtar dhe ndërkombëtar

Bogdani: Hapja e dosjeve, javën e parë të shtatorit


Zëdhënësi i PD konfimron se hapja e dosjeve do të jetë në axhendën e Kuvendit në javën e parë të muajit shtatorit. Ai ka sqaruar se kjo shtyrje u bë vetëm pas kërkesës së bërë nga opozita, e cila kërkoi më shumë kohë për të shqyrtuar draftin. "Nga nje media e kontrolluar nga opozita, pretendohet se disa deputetë të maxhorancës i kanë kërkuar Kryeministrit Berisha dhe Kryetares se Parlamentit Topalli të shtyjnë ligjin për hapjen e dosjeve. Sqarojme se ligji për hapjen e dosjeve u shty per javën e parë të shtatorit me kerkesën e opozitës. "Partia Demokratike dhe maxhoranca duke e konsideruar një detyrim kombëtar dhe ndërkombëtar miratimin e këtij ligji janë përpjekur për të arritur konsensus me opozitën, sikundër janë tërësisht të vendosur për miratimin e tij javën e parë të muajit Shtator, në përputhje të plotë me rezolutën e Këshillit të Evropës", u shpreh në deklaratën për mediat Zëdhënësi i PD, Bogdani.

Miratimi i ligjit për "Verifikimin e figurës së zyrtarëve të lartë" ishte vendosur në axhendën e Kuvendit gjatë muajit korrik, por një tërheqje e papritur e opozitës në këtë drejtim bëri që mazhoranca t'i japë edhe më shumë kohë opozitës që të reflektojë në qëndrimin e saj duke e shtyrë miratimin e ligjit për sesionin e ardhshëm të Kuvendit.
E identifikuar

Rust
Anetar


Karma: -1
offline offline

Postime: 737



Shiko profilin
« Përgjigju #77 më: 07-08-2008, 23:00:11 »

Nga Kastriot Myftaraj - Sigurimi i Shtetit dikur vepronte mbi bazën e platformës të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH, pra jo me ligj, por me një akt të forumit të një partie që për vete ishte ilegale, e paregjistruar në zyrën përkatëse të shtetit, as sipas ligjit ekzistues.Kjo do të thotë se shërbimi sekret i kohës së komunizmit as në letër nuk i jepte llogari Kuvendit Popullor, por përgjigjej vetëm para partisë. Në atë kohë, qëllimi kryesor i veprimtarisë së Sigurimit të Shtetit ishte që të siguronte pushtetin e partisë, pra ai ishte para së gjithash Sigurim i Pushtetit. Madje, madje, ai ishte Sigurim i pushtetit të diktatorit dhe të rrethit të tij. Me ndryshimin e sistemit politik në Shqipëri Sigurimi i Shtetit u shpërbë zyrtarisht, por arkivat e tij mbetën pas dhe u bënë baza e një shërbimi sekret fantazmagorik, virtual, informal, unik në llojin e vet, që vepronte me anë të shantazhit, Sigurimi i pushtetit. Këtë shërbim sekret virtual e zotërojnë krerët e të dy partive të mëdha, PD dhe PS, ose më saktë krerët e tyre, që kanë dokumente komprometuese nga dosjet e sigurimit të Shtetit, për shumë e shumë persona që janë në politikë, ose që mund të hyjnë në politikë. Fatos Klosi ditën e martë, në emisionin VUP, në Vizion Plus, deklaroi se 90% e dosjeve të bashkëpunëtorëve janë zhdukur. Por Klosi e di mirë se kjo nuk i zhduk gjurmët e bashkëpunimit se ai mbetet i evidentuar në dokumente të tjera, deri edhe në procesverbalin e asgjësimit të dosjes së bashkëpunëtorit, që ka të dhëna të mjaftueshme, siç vërtetohet nga procesverbali i asgjësimit të dosjes së Qemal Sakajevës, drejtor i Drejtorisë së Dokumentacionit në Këshillin e Ministrave, dhe njeriu i besuar i Berishës, që e kam botuar unë para disa kohësh. Ligji i ri i pastërtisë së figurës të zyrtarëve të lartë, ose ligji për hapjen e dosjeve, siç njihet në zhargonin mediatik, që pritet të miratohet së shpejti nga kuvendi, mund të konsiderohet si ligji për Sigurimin e pushtetit. Pavarësisht se si do të votohet ligji, ai do të përdoret bashkërisht, nga PD dhe PS, ose më saktë nga Sali Berisha dhe Edi Rama për të luftuar kundërshtarët e tyre politikë dhe për të garantuar mbajtjen nën kontroll me anë të shantazhit të ndjekësve të tyre. Sigurimi i Pushtetit, si azhurnim i Sigurimit të Shtetit, do të shërbejë pra për të dy llojet e pushtetit, atë qeveritar dhe atë brenda partisë. Të dy palët, Berisha dhe Rama do ta përdorin Sigurimin e Pushtetit për të konsoliduar pushtetin e tyre brenda partive përkatëse, në prag të zgjedhjeve parlamentare. Pastaj, cilido që të fitojë zgjedhjet, do ta ketë më të lehtë që të qeverisë si autokrat. Në rast se kërkohet vërtet që të nisë të bëhet transparencë për bashkëpunimin me Sigurimin e Shtetit, atëherë kjo duhet të fillohet nga botimi i platformave mbi bazën e të cilave punonte Sigurimi i Shtetit, se ato vazhdojnë të mbeten praktikisht sekret, në tërësinë e tyre, ashtu siç kanë qenë në kohën e diktaturës. Pse nuk bëhet kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, që flet shumë këto ditë për ligjin e pastërtisë të figurës së zyrtarëve, incizuese për botimin me një financim të vogël shtetëror të një libri me platformat e Sigurimit të Shtetit, se kjo do t’ u shërbejë shumë edhe studiuesve. Shpesh thuhet këto ditë se Shqipëria është e vonuar për shlyerjen e llogarive të së shkuarës komuniste, derisa në vitin 2008, ende diskuton për këto çështje. Është e qartë se edhe këtë herë nuk ka për t’ u bërë gjë, derisa në vitin 2009, 20 vjet pas rënies së Murit të Berlinit, Shqipëria do të shkojnë në zgjedhjet e gjashta parlamentare pluraliste me dy parti të mëdha, nga të cilat njëra, PS është partia që është trashëgimtare e drejtpërdrejtë e partisë që ka bërë platformat në bazë të të cilave vepronte Sigurimi i Shtetit, ndërsa tjetra PD, e konsideruar si e qendrës së djathtë, është partia që ka në krye një ish-anëtar për 22 vjet të partisë që ka bërë platformat e Sigurimit të Shtetit. Në rast se bashkëpunimi me Sigurimin e Shtetit ka qenë një gjë e keqe, atëherë nuk mundet që të penalizohen ish-bashkëpunëtorët dhe të shpëtojë thjesht duke ndryshuar emrin partia që ka bërë platformat në bazë të të cilave vepronte Sigurimi i Shtetit, dhe një ish-anëtar dhe funksionar i kësaj partie të jetë në krye të partisë më të madhe me orientim djathtas. Se kështu ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit që penalizohen nga ligji mund të thonë: Mirë, ne po ndërrojmë emrin dhe jemi në rregull me ligjin, siç bëri partia në bazë të platformës të së cilës vepronte Sigurimi i Shtetit, të të cilit ne u bëmë bashkëpunëtorë. Parakushti për t’ u bërë vërtet diçka për çështjen e ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, që janë ende në politikë, institucione, media, shoqërinë civile etj., është largimi nga politika i Sali Berishës dhe shkrirja e PS për të formuar mbi bazën e saj një parti të majtë që nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë legale me PPSH. Në rast se nuk bëhet kjo, nuk ka moral që të dënohen ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit. Pastaj, si mund të penalizosh një ish-bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit, në një kohë që Ismail Kadare mban titullin «Nderi i Kombit». Ismail Kadare është një nga deputetët që kanë votuar për Kushtetutën e vitit 1976, e cila sanksiononte shprehimisht diktaturën, që përbënte origjinën e ekzistencës dhe të funksionimit të Sigurimit të Shtetit. Në rast se kjo kushtetutë nuk do të ishte në fuqi, nuk do të kishte as Sigurim të Shtetit dhe as bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Derisa një nga deputetët që kanë votuar këtë kushtetutë është «Nderi i Kombit» atëherë edhe ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit kanë të drejtë që jo të ankohen për penalizimin që u bën ligji, por të kërkojnë të shpallen «Nderi i Kombit». Sigurimi i Shtetit ishte arma e dashur e PKSH- PPSH. Sigurimi i Pushtetit është sot arma e dashur e PD-PS, e Sali Berishës dhe e Edi Ramës. Kjo është arma sekrete për kontrollin e partive përkatëse dhe të qeverisë kur vijnë në pushtet.
___________________ ___________________ ___________________ ________
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
Rust
Anetar


Karma: -1
offline offline

Postime: 737



Shiko profilin
« Përgjigju #78 më: 07-08-2008, 23:01:00 »

Nga Kastriot Myftaraj - Këto ditë kur është hapur përsëri debati për bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit dhe në Kuvend mazhoranca dhe opozita po prodhojnë retorikë të pakursyer kundër ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit që gjenden në politikë dhe në institucionet, është me vend të sillet në vëmendje të opinionit dhe të politikës, se një nga këta njerëz është ambasadori i Shqipërisë në Rusi, Teodor Laco.

Teodor Laço është shembulli më i mirë që tregon se bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit janë ata që po gëzojnë të mirat e epokës paskomuniste. Teodor Laco, shkrimtari i realizmit socialist ish-ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, si dhe deputeti e kryetari i partisë së vogël opozitare, “Bashkimi Liberal”, kur PD ishte në opozitë, tashmë kur PD erdhi në pushtet, u bë ambasador në Moskë, në moshën 70 vjecare, dhe sot që është 72 vjec vazhdon të jetë në këtë post. Në librin e vet “Kohë për të kujtuar dhe kohë për të harruar”, ai e ka përcaktuar veten si “ një intelektual liberal nga fshati” (“Kohë për të kujtuar, kohë për të harruar”, Shtëpia botuese “Toena”, Tiranë 1998. 292.). Ai i takon species së çuditshme të politikanëve të tranzicionit. Sot do të paraqesim një aspect të panjohur të së shkuarës së deputetit Laço, atë të ekspertit të Sigurimit të Shtetit në gjyqet për agjitacion e propagandë në kohën e diktaturës komuniste.

Dokumenti që po paraqes më poshtë është një akt-ekspertimi i kryer për llogari të Sigurimit të Shtetit në një proces penal, ku një kolegu i z. Laço, shkrimtari Bashkim Shehu u dënua me 10 vjet burg për “krimin” e agjitacionit dhe propagandës kundër regjimit komunist. Në këtë proces, akt-akuza e paraqitur nga prokurori dhe vendimi i dhënë nga gjykata janë bazuar mbi akt-ekspertimin që ka si bashkëautor “liberalin” Teodor Laço.

Duke konsideruar rëndësinë që kishte gjyqi i Bashkim Shehut, të birit të ish-kryeministrit Mehmet Shehu, i akuzuar si poliagjent nga Enver Hoxha dhe shefi i të gjitha “komploteve” të organizuar gjatë kohës së diktaturës komuniste në vend, mund të thuhet se Laço, i cili u ngarkua me këtë detyrë, shihej prej Sigurimit të Shtetit si një asset shumë i vlefshëm, praktikisht si “gjenerali” i Sigurimit të Shtetit në letërsi.

Më poshtë po ia jap të plotë lexuesit këtë document mjaft impresionues. Pasi lexuesi të jetë njohur me këtë document do t’ i paraqes një profil të “liberalit” Laço, nën dritën e këtij dokumenti.

AKT-EKSPERTIMI
PËR SHKRIME TË AUTORIT BASHKIM SHEHU

Tiranë, më 10.7. 1982.

Ne, Dalan Shapllo e Teodor Laço, shkrimtarë praën Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, u thirrëm si ekspertë nga hetuesi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bashkim Asllani për të kryer ekspertimin e shkrimeve të autorit Bashkim Shehu për të përcaktuar pikëpamjet e tij armiqësore në to.

Në dispozicionin tonë për ekspertim u vunë romani “Retë e detit”, skenari i filmit “Skëterrë 43” novella “Premiera e teatrit të kukllave”, tregimi “Zhurma e daulles”, si dorëshkrime të këtyre shkrimtarëve.

Pasi u studiuan me vëmendje nga ana jonë materialet e mësipërme, arritëm në konkluzionin se autori Bashkim Shehu në këto shkrime ka future pikëpamje të ndryshme reaksionare, armiqësore e pseudofilozofike të huazuara nga shkrimtarë dekadentë borgjezë e revizionistë të cilat vinë në kundërshtim të hapur me politikën e Partisë së Punës të Shqipërisë në fushën e letërsisë dhe të arteve me metodën e letërsisë së realizmit socialist në këtë fushë.

Dorëshkrimi i romanit “Retë e detit” dhe skenari i filmit “Skëterrë 43” kanë ndryshime të parëndësishme midis tyre, ndryshime që nuk e prekin thelbin e përbashkët, prandaj edhe do t’ i trajtojmë bashkërisht.

Në pamje të parë, dukej sikur autori B. Shehu donte të shkruante një vepër që u kushtohej të internuarve që dhanë jetën në kampet e përqëndrimit të fashizmit. Ka edhe një shënim për këtë në fund të dorëshkrimit të romanit.

Dihet se në letërsinë tonë dhe në letërsinë përparimtare botërore ka mjaft vepra që i kushtohen kësaj teme. Janë botuar kujtime nga vuajtjet e asgjesimet në masë në kampet e përqëndrimit të fashizmit e nazizmit. Në tërë këtë letërsi të realizmit socialist bile edhe e shkrimtarëve botërorë e përparimtarë, dy janë qëllimet e mëdha: të paraqesin qendresën shpirtin e paepur, sakrificën, format e rezistencës kundër xhelatëve, fitoren morale dhe të pasqyrojnë dhunën e egërsinë e fashizmit e të pasuesve të tij si pjella më e shëmtuar e reaksionit e të borgjezisë së shekullit tonë.

Në këto vepra, pikënisja dhe pasqyrimi artistik mbështeten në ngjarje e fakte të vërteta dhe realizmi i tyre tronditës ka luajtur rol në formimin e ndjenjës antifashiste të popujve. Le të kujtojmë p.sh. qoftë edhe dy vepra të botuara në vitet e fundit, si romani “Shkëndijat e jetës” i Remarkut dhe drama “Hetimi” i Peter Vajsit.

Përkundër traditës sonë realiste, madje edhe asaj tradite përparimtare botërore që pasqyron me vërtetësi këtë realitet, romani dhe skenari janë pjellë e fantazisë së autorit pa asnjë mbështetje jetësore dhe kjo fantazi është drejtuar plotësisht në shërbim të një ideje pseudofilozofike, të një teze e cila është shtruar e zgjidhur sipas disa parafabrikateve të huajtura nga letërsia perëndimore.

Po le t’ i shohim gjërat me rradhë.

1.Që këtyre veprave u mungon realizmi bie në sy menjëherë. Asnjë lexues a spektator që i ka jetuar ato ngjarje nuk do të ngjente ndonjë përngjasim midis jetës së të burgosurve e të internuarve në kampet e Porto-Romanos a të Prishtinës me atë jetë që përshkruhet në “Retë e detit”. Sepse, para së gjithash, asnjëri prej tyre nuk e ka ndjerë veten kaq pasiv, kaq të izoluar nga jeta e Lufta Antifashiste, kaq të shkëputur nga idealet e mëdha të komunizmit që secili i ruante të gjalla dhe kaq të çorganizuar e të gjymtuar shpirtërisht, sa na jepen personazhet e romanit e të skenarit. Dihen dhjetëra shembuj të çarjes së burgut të Tiranës më 1943, të arratisjeve, të rezistencës së organizuar në burgje e kampe, të shfaqjes së “Vilhelm Telit” në burg, të këngëve partizane që u krijuan, kënduan nëpër burgje (ka edhe vepra të letërsisë sonë me këto tema) etj. Ç’ provonin këto ngjarje? Se, pavarësisht nga terrori fashist, në burgje e kampe ziente rezistenca e organizuar e drejtuar nga komunistët dhe e mbështetur nga tërë populli dhe se ky realitet, fashistët i vinte në vështirësi të mëdha, sepse ata jo vetëm burgosnin, vrisnin, por bënin edhe demagogji për të bërë me vete popullin, siç predikonin. Nga gjithë ky realitet qëndrese ç’ kemi në “Retë e detit”? Thuajse asgjë. Një farë “greve” e nxitur nga pakënaqësia, sepse ushqimet e pakove dolën të mykura. Pa këtë “incident” as kjo s’ kish për të ngjarë.

Të internuarve këtu u mungon çdo ndjenjë e perspektivës, madje ata jepen aq të topitur e të zhytur në botën e tyre personale, në hallet e pasionet e veta (shpesh janë pasione seksuale, një gërshetim i ekzistencializmit me frojdizmin ky) sat ë duket se nënkoloneli Eispozito ia ka arritur qëllimit të tij për të krijuar një turmë pa fytyrë, amorfe dhe është një truk i autorit për të kapërcyer hendekun ajo që Profesori nuk thyhet dhe ky dështim pastaj e shpie në vetëvrasje Eispoziton!! Se sa absurde është kjo zgjidhje u duk edhe nga qëndrimi mosbesues i spektatorit ndaj filmit si dhe nga ato vërejtje që iu bënë atij.

2. Aty-këtu, në roman thuhet se në kamp ka një celulë komuniste. Ç’ bën kjo celulë dhe kush e përbën atë?

Ajo nuk bën thuajse asgjë. Na thuhet se nxjerr një gazetë, por nuk lexojmë asnjë rrjesht të saj, nuk e shohim në dorë të kurrkujt, nuk dihet asnjë efekt i saj. Kjo “gazetë” as ngroh ndonjë të burgosur, dhe as i ftoh fare autoritetet fashiste, se është aq e papërfillshme sa mund të pohojmë se edhe përmëndja e saj është bërë nga zori, si një parandalim i vërejtjeve që mund të bëheshin për këtë pikë.

Na thuhet se celula organizon “greva”. Si? Qysh? Në ç’ rrugë ia arrin ta bëjë për vete atë masë që paraqitet aq heterogjene? Pasi na ka prezantuar një ish-prokuror të mbretit, një erotoman, autori e harron prezencën e tij dhe i bën të gjithë të burgosurit “kompaktë” në ndarjen e ushqimeve apo në marrjen e ca vendimeve. Një tjetër absurditet ky, kur në kamp janë “mbledhur” (s’ dihet pse) njerëz të korenteve politike aq të kundërta si komunistë e ish-funksionarë zogistë.

Kush bën pjesë në këtë celulë? Ç’ jetë, ç’ zhvillim e ç’ ndjenja të zgjojnë këta personazhe që duhet të ishin në epiqendër të veprës, ashtu siç janë në epiqendër të veprave të vërteta letrare dhe që këtu janë spostuar në periferi? Një njeri që quhet “Profesori”, një ish-liceist, Grigori, një farë Vlashi (pa kurrfarë të dhëne tjetër), një Mitat, ish-sindikalist i Kuçovës, një Syrja nga Grupi i “Zjarrit”. Drejton Bardhyl Skurraj, “Profesori”. Personazhi tjetër afër tyre, ai që ze më shumë vend është Filip Bogova, një mjek që ka ndihmuar rastësisht një ilegal (Ai e pohon vetë që ndodhet këtu “rastësisht”). Mitati, ish-sindikalisti i Kuçovës, një njeri gati pa kurrfarë biografie, propozon diçka të një natyre tjetër nga veprimet e deritanishme të celulës komuniste në kamp (f. 35-36 e dorëshkrimit). Ajo që propozon ai është “të ndahen ushqimet barabar”, pra solidaritetin në kamp. Ç’ veprime të mëparshme para këtij solidariteti mund të bënte kjo celulë vallë? Përgjigjia nuk është e vështirë. Fjalë pa bereqet. Ky Mitat, i vetmi punëtor i porsaskicuar në vepër, më vonë bën një gjest revolte të kotë hakmarrjeje, vete sit ë thuash me këmbët e tisj si cjapi te kasapi dhe këtu mbaron “misioni” i tij prej punëtori që duhej të ishte një nga qendrat e celulës e të rezistencës. Autori në përshtatje të plotë me vizionin që shtypi borgjez përpiqet të krijojë mbi dy tipa komunistësh; njëri fanatik e pa ndjenja e tjetri diçka më njerëzor e me ndjenja ka krijuar Syrjain e Grigorin.

Syrjai na jepet si komunist që s’ ka besim te elementi i ri, është kundër intelektualëve (duke e përligjur këtë me pjesëmarrjen e tij në Grupin e “Zjarrit”), por në të vërtetë thelbi i tij është fanatik, konservator, inatçi. Kurse Grigori, nga anon simpatia e hapur e autorit, është liberal, i ndjeshëm. Ai ka rënë në dashur (me shikimin e parë) me Mirën (gjithashtu edhe ajo) dhe të dalldisur nga kjo dashuri që lind në skëterrë, apo më tepër të dalldisur nga pasioni, tërhiqen në një qoshe të fshehtë dhe aty vriten të dy. Kurse Syrjai ekzekutohet si tradhëtar. Dy “tipa”, dy funde. Njëri “hero”, tjetri tradhëtar. Këta janë komunistët e celulës!

Veç kësaj, ndonëse na thuhet se mbajnë lidhje me Qarkorin, këta komunistë s’ dinë asgjë për situatën në Shqipëri, as për çetat për luftën. E vetmja frazë që thuhet është se çetat po veprojnë në Labëri, Mallakastër e Devoll, por asnjë lloj informacioni tjetër nuk vjen e nuk përhapet në kamp. Asnjë lloj agjitacioni apo thjesht asnjë fjalë për sukseset e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, për atentatet kundër gjerarkëve, për betejat, asnjë trakt i Partisë që do të ngjallte besim e optimizëm nuk hyn këtu, me gjithë “lidhjet me Qarkorin”. Gjithçka është në izolim të plotë, në peshën e ankthit të një të panjohure të afërt, të errët e pa rrugëdalje.

Si përfundim, për këtë pikë, veprimtaria dhe roli i Partisë, i i komunistëve në kamp është pasqyruar në një prizëm të shtrembër, tendencioz për nga vështrimi i rolit të tyre, që del i papërfillshëm.

3. Të shohim si paraqitet pala tjetër antagoniste, fashistët. Këtu ata përfaqësohen me një figurë mjaft të plotë, të analizuar shpesh deri në skutat më të thella, si nënkoloneli Espozito. Figurat e tjera si mjeku i kampit, Perani, Soddu, zonjusha Rikes gjithashtu kanë individualitet më të madh dhe u është kushtuar më tepër vëmendje se sa personazheve “pozitivë” që përmendëm.

Nënkoloneli Eispozito duket se do që të përfaqësojë thelbin filozofik të fashizmit, i cili i bëri për vete ndër të tjera teoritë reaksionare të Niçes për “Mbinjeriun e racën e zgjedhur”. Në të vërtetë, si nënkoloneli, ashtu dhe mjeku nuk janë dhe aq përfaqësues të një sistemi ideologjie të caktuar, por materializojnë atë rrënjë filozofike që autori e ka huazuar andej-këtej, që nga Kierkegori, Niçja sipas të cilave të gjitha veprimet e njeriut shpjegohen me fillesën biologjike, me parimin e të zgjedhurve e jo të të zgjedhurve, sundimtarëve e të nënshtruarve.

Që këta njerëz nuk na jepen si pjella të sistemit fashist, pra si qënie shoqërore të përcaktuara nga ideologjia së cilës i shërbejnë, por si qënie ku gjithçka është përcaktuar prej fillesës biologjike, këtë e ilustron më së miri pohimi i mjekut të kampit, njërit prej xhelatëve kryesorë të kampit, në f. 159-160. Autori thotë se mjeku nuk ka ndonjë devotshmëri të veçantë ndaj fashizmit, lidhjet e tij me të nuk janë ideologjike e shpirtërore dhe rrjedhimisht, profesioni i mjekut qe për të “një atribut sundimi mbi qëniet njerëzore”.

Te Eispozito, kjo prirje për të sunduar është çuar deri në absurdin e manisë së madhështisë. Që në fillim ai i jep vetes atributet e një Demiurgu (krijuesi). Qëllimet e tij në këtë kamp nuk janë dhe aq në përputhje me situatat në vend apo me detyrat konkrete që mund t’ ia ngarkojnë eprorët, po thjesht eksperimentale, të karakterit gjoja “filozofik”, pra personale. Gati-gati, ai s’ ka asnjë epror, asnjë kontrollor. Edhe këtu nxjerr krye teza e autorit, variacion mbi tema të Mbinjeriut niçean dhe mundësitë e tij. Ai (Eispozito) ëndërron një kamp ku nga lënda e parë “amorfe”, rebele, kryeneçe do të përfitonte një amalgamë të çuditshme, pa shembull në kujtesën e njerëzimit. Të burgosurit do të manipulohen “jo si individë po si bashkësi qëniesh pa identitet, të shkrira në një të tërë amorfe ndaj së cilës ai do të qëndronte si i Gjithëfuqishmi përpara gjinisë së ulët larvoide të gjallesave të Tokës”. Dhe më poshtë “Unë do të krijoj kohën e qenve”. –mendonte nënkoloneli Eispozito me një ckërkitje të brendshme kënaqësie, gati-gati në kufijtë e ekstazës (f. 120) dhe pastaj “do t’ i mbush netët me kërcëllimë dhëmbësh të mëdhenj, të bardhë që do të dukeshin akoma më të bardhë e më të mëdhenj nën dritën e hënës, do t’ ua mbushte natën dhe ëndërrat me të lehura të frikshme, ehoja e të cilave do të depërtonte thellë deri në dridhjen e eshtrave të skeletit” (f. 121).

Duket si përçartje e gjithë kjo. A nuk janë përpjekur herë pas here që edhe veprimet e Hitlerit e të të tjerëve t’ i “justifikojnë” si pasojë të qënieve biologjike të sëmura?

Nga ana tjetër, një tru i eksituar, si ai i Eispozitos dhe një fantazi gjithashtu e eksituar nga turli lloj lexime të letërsisë moderniste, sidomos nga Kafka, si ajo e autorit, do të pillnin edhe tortura specifike, si ajo që përshkruhet në f. 134-138, një torturë massive, në natyrë të hapur, të cilës të burgosurit i nënshtrohen si turmë e verbër, pa kurrfarë hezitimi e lufte (tamam në një rrethanë ku mund të luftonin!). Qentë dalin nga ca barka misterioze prej detit, barka që i ka sjellë apostafat një luftanije e porositur nga Eispozito dhe sulmojnë turmën prej 500-600 të burgosurish!!

Cili është efekti që donte të arrinte autori te lexuesi me anë të skenave të tilla macabre, si kjo apo varrosja për së gjalli etj? Urrejtja apo ankthi? Sigurisht është më tepër ankthi, frika përpara këtyre Mbinjerëzve e predikimi tërthorazi i nënshtrimit.

Se san ë situatë pa krye e rrugëdalje e kishte projektuar autori këtë konflikt në kamp, duket edhe nga zgjidhja skematike që u gjet më vonë në film si një tentativë për të shpëtuar atë kur një çetë partizane që s’ është parë kurrkund deri atëhere, e sulmon kampin dhe me ca “urra” i liron të internuarit.

4)Në roman ka jo vetëm ndikime të hapura të frojdizmit, po edhe një tentativë të vërtetë për ta materializuar e përligjur atë. Që problemet e seksit, pasionet seksuale janë preokupacion, dramë e shtytje për veprime të pakontrolluara kjo duket qoftë edhe në linjën e Grigorit me Mirën për të cilën folëm. Po fare troç këto thuhen me rastin e vizitës së murgeshave në kampin e grave. Që në bisedën e parë të tyre shprehet shqetësimi se me kë e bëjnë aktin seksual murgeshat, me njëra tjetrën apo me padren që i rrëfehen (f. 77). Pasi thonë se duhet bërë diçka në kamp, vajzat vazhdojnë bisedën për hallin e murgeshave që “nuk e njohin dashurinë e mashkullit e që janë dënuar të mos e ndiejnë erën e tij”. “Ne, ia bënë dy, ne s’ qenkemi dhe aq keq” (f. 78). Dhe kush e bën këtë bisedë? Vajzat shqiptare që nderin e kishin virtytin më të çmuar. A ka fyerje më të madhe se sa kjo bisedë e huajtur nga filmat e seksit me të cilat sot është mbushur ekrani perëndimor i vendeve revizioniste, në gojën e vajzave të internuara? Po le të shohim më poshtë.

-Përse keni nevojë?- pyesin murgeshat.

-Përse kemi nevojë? Për burra- tha me zë të ulët një vajzë.

Pas kësaj, instikti seksual i zgjohet një të burgosuri (nga ata të kequshqyerit) dhe thotë “Ta di se më vrasin, unë do ta kap atë”. Është fjala për një murgeshë të bukur. Në f. 178-179 tregohet se gratë e kampit, pasi i kanë ndarë në “të bukura” e “të shëmtuara” përçahen e armiqësohen menjëherë me njëra tjetrën. Pra, të gjitha janë thjesht “femra” në kuptimin që borgjezia u jep atyre, të krijuara për të kënaqur me bukurinë e seksin e tyre burrat dhe ato jepen të ndërgjegjshme për këtë se mjaftoi që u prek pika e dobët, thelbi që përcakton karakterin, që të vijnë në origjinë. Luftëtare janë këto, apo masë amorfe si ajo që do të krijojë Eispozito?

5)Disa herë, në letërsinë tonë janë bërë përpjekje për të pasqyruar sesi e shohin popullin tonë, historinë e tij dhe karakterin e shqiptarit të huajt dhe armiqtë. Në një letërsi me dinjitet edhe armiku jepet me dinjitet dhe jo si psikopat. Pra, rrjedhimisht, përfundimet që nxjerr ai nga kontakti me shqiptarin tërthorazi pohojnë edhe disa anë të pakundërshtueshme që gjithë bota ia njeh shqiptarit, siç janë trimëria, besa etj. Si i jep autori këto anë me gojën e Eispozitos që “ nga të dhënat krijon arketipin shqiptar” (f. 68), “specie e rrallë, inatçore, kapadaillëk përtej çdo kufiri, armiqësi e bashkëlidhur (!) ndaj të huajit”, kurse historia karakterizohej nga “një vetëizolim i plotë ndaj fqinjëve dhe ndaj çdo vendi tjetër” dhe ai “do ta zhdukte vetëdijen kombëtare po me atë armë që ata e kishin përdorur shekuj të tërë për ta mbajtur gjallë, me izolimin, me një hermetizim të plotë e të përkryer nga mjedisi i vetë vendit të tyre” (f. 69).

Një transplatim i tillë mekanik i atyre që thonë sot kasnecët e reaksionit për ne disa vite më parë duket se bëhet me tendencë, porse pohimet që sillen qoftë edhe me gojën e një Eispozitoje janë gjithashtu tendencioze nga autori.

6.Manierizmi i autorit në përshkrimin e mjedisit, si dhe një figurë e tillë si ajo e piktorit Serafin S, i sëmurë shpirtërisht e psikikisht (shih tentativën e tij të çuditshme për vetëvrasje), theksojnë gjithashtu dëshirën e tij për ta pikturuar tërë atë kohë në ngjyra të errëta, gri, shterpë, pa asnjë dritë e gjelbërim shprese. Nga ana tjetër spikat dëshira për të përshkruar mjediset jashtë Shqipërisë me nuance të shumta vlerash artistike (shih pasditet në vilën e tezes së Eispozitos).

7) Vihet re se autori do të manipulojë gjithandej me një lloj erudicioni manualesh dhe me një terminologji të huajtur nga fjalorët e ndryshëm të artit, arkitekturës, teknikës filozofisë. Kjo dhe dëshira e tij për të mbingarkuar gjuhën e veprës me fjalë të huaja krejt të panevojshme, tregon edhe një farë shpërfillje për këtë detyrë të shkrimtarit. Vetëm në 10-12 rreshta të f. 12 p.sh, gjejmë këto fjalë “avancoi (propozime), disproporcion, preokupim, konkret, sugjerim, modifikim, preliminare, intensivisht, i parikuperueshëm, irritim, suplementar, bindje të korruptuara, inerte, refraktare. Të njëjtën vërejtje mund të bëjmë edhe për mbingarkesat figurative që ktheheshin në qëllim në vetëvete duke vështirësuar kuptimin.

Si përfundim, romani dhe skenari janë vepra jorealiste, me një frymë të theksuar subjektiviste e të sëmurë me një pasqyrim të shtrembër të rolit të komunistëve në rezistencën antifashiste, me një përçmim të hapur të femrës shqiptare dhe me një dyndje të ideve filozofike reaksionare që materializohen nëpërmjet rolit të një përsonazhi si Eispozito, torturat e të cilit si dhe gjithë përshkrimi i jetës e i mjedisit të kampit rrahin të zgjojnë një ndjenjë ankthi e nënshtrimi.

U ndalëm më gjatë në këto dy vepra sepse duke qenë vepra të gjata; aty ka mundur të gjejë shesh veprimi më shumë edhe qëllimi armiqësor i autorit.

Novela “Premiera e teatrit të kukllave
Kjo novelë e botuar në “Nëntori” ka disa ndryshime midis dorëshkrimit dhe variantit të botuar, ndryshime të cilat i janë sugjeruar autorit nga redaksia për të evituar ndonjë interpretim të pasaktë e madje të shtrembër siç mund të kuptohej nga nënteksti dhe simbolika e novelës, interpretim që ka mbetur në dorëshkrimin për të cilin flasim dhe që shpreh synimin e konceptet e autorit. Këtu e kemi fjalën për dorëshkrimin e novelës.

Është fjala për atë nënkuptim e interpretim të ndërtesës ku vendoset teatri i kukllave si një han me dy porta ku mund të hynte e të dilte kush të donte dhe të shtrohej këmbëkryq, të bënte ligjin sipas qejfit, pa marrë parasysh zotin e vërtetë të vendit. Ky aludim mund të interpretohej me përmasa të gjera. Aty hyjnë e dalin mbretër, bejlerë e reaksionarë zogistë-gjë që mund të merret si një aludim për amullinë politike që sundonte në kohën e Zogut, por aludimi tjetër që qysh prej çlirimit e deri në fillim të viteve ’60 në këtë godinë sovjetikët bënin ligjin si u donte qejfi, madje u propozonin portierëve të ndershëm të bëheshin spiunë dhe nga kjo nuk u hynte ferrë në këmbë, është i gabuar dhe hedh baltë mbi një periudhë të tërë, nga njëra anë pa bërë asnjë dallim midis sovjetikëve në vitet 45-53 kur rronte Stalini, me ndryshimin e dukshëm revisionist të viteve pas vdekjes së tij dhe, nga ana tjetër, sepse pavarësishy nga miqësia dhe marrëdhëniet e mira, në asnjë periudhë Partia jonë nuk i ka lejuar sovjetikët të hiqen si zotër e ligjvënës.

Problemet e tjera ideoartistike të novelës, kanë të bëjnë sidomos me ndikimin e teknikave të huaja moderniste të prozës, teknika të future në mënyrë të kamufluar. Duke kaluar nga një shkollëzë moderniste te tjetra, sipas leximeve, autori, me sa duket, këtu priret nga ajo teknikë që është quajtur e antiromanit francez e që përfaqësohet sidomos nga veprat e shkrimtarit Rob Grije. Në këtë lloj letërsie personazhi dhe fabula (rrëfimi i ngjarjes) s’ kanë asnjë rëndësi dhe përparësi ka vetëm përshkrimi i hollësishëm i objekteve e sendeve rreth njeriut, të cilat sipas kësaj teorie, përfaqësojnë në të vërtetë edhe thelbin e njeriut.

Në novelë, veç një kukllabërësi me emrin Simon, për të cilin na jep ndonjë të dhënë biografike apo veprim dhe përmendjes së bëmave të njëfarë Dardanellovi, drejtor i klubit i cili na paskej në dorë të ulte e të ngrinte nga froni i tyre mjaft gjeneralë e diplomatë (nënkupto- gjithçka vendoset nga policia e fshehtë e Sigurimi), s’ ka asnjë personazh të plotë letrar, për të cilin mund të flitet me plot gojën. Po dhe rrëfimi (fabula) është krejt e copëzuar, pa asnjë vazhdimësi, thjesht në funksion të disa aludimeve të turbullta ideore, gjoja se historia po i vendos tani në rradhët e kukllave gjithë ç’ kishin hyrë e dalë në këtë ndërtesë.

Sa për teknikën moderniste të prozës, le të vihet re se me çfarë hollësish e përshkruan autori ndërtesën e teatrit, çfarë hollësira jep për kukllat, për rekuizitën, për dhomat, për telajot e dekoreve etj. Janë përshkrime aq monotone e tendencioze sa vetëm me durim mund t’ i shtysh. Kështu p.sh, në faqet e para autori “derdh” tërë dijenitë e tij mbi shkollat e ndryshme të arkitekturës, të cilat një farë arkitekti shqiptar na i paska bashkuar këtu në një përzierje aq eklektike sa s’ ka asnjë gjurmë kombëtare.

Tregimi “Zhurma e daulles”
(Nga libri “Një kohë tjetër” botuar më 1977)
Autori e quan këtë tregim “përrallë groteske në dy pjesë”. Le ta pranojmë si përrallë. Ngjarjet ndodhin 100 e ca vjet më parë. Ç’ na tregon kjo përrallë me pak fjalë? Na thotë se praën një fshati që lidhej me botën me një urë një natë u shfaq papritur një kasolle si gungë dheu, nga vinte një zhurmë e pandërprerë daulleje, ditë e natë me të njëjtin ritëm. Kushdo që kalonte te ura duhet të hidhte këmbët sipas ritmit të saj.

Pas disa hezitimeve, fshatarët ndjekin shembullin e një loloje, i cili pranoi i pari të hidhte këmbët sipas daulles dhe kalojnë mbi urë, në rrjesht njëri pas tjetrit. Këtë truk na e paska sajuar agai, zot i vendit.

Pra, të gjithë pranuan, u nënshtruan, i hodhën këmbët sipas daulles së “zotit të vendit”. Një turmë amorfe, nën peshën e frikës që nënshtrohet.

Në pjesën e dytë shfaqet “shpëtimtari”. Ky ishte një lëkurëpunues me djemtë e tij, që sajon një daulle akoma më të madhe. Daullja e re, me zhurmën e saj, jo vetëm që e shurdhon atë të agait, por rajanë e nënshtruar plotësisht e ngre në këmbë, hidhet mbi rojet, e prishin daullen, kurse daullja e re pëson ca pak gërvishtje po riparohet lehtë.

Cili është morali i kësaj përralle? Edhe sikur t’ i marrim të dy “daullet” si përfaqësues të ideologjive të caktuara, një reaksionare dhe një e re, përparimtare, prapë morali i saj del fare i gabuar e tendencioz në paraqitjen e realitetit (pas çdo përralle ka një pikënisje reale e cila zmadhohet e vishet me fantazinë e çudinë) për dy arsye: E para, sepse tërë fshati, fshatarët, nënkupto tërë popullin, pranon e i nënshtrohet totalisht daulles (nënkupto ideologjisë) dhe i hedh këmbët sipas saj. Kjo gjë hedh baltë mbi masat, i konsideron ato turma pa kurrfarë dinjiteti e ndjenje klasore. E dyta, këtë turmë mund ta shpëtojë nga gjendja poshtëruese ku ka rënë vetëm një individ i shquar (këtu, lëkurëpunuesi) me daullen e re. Rrjedhimisht, koncepti i historiografisë borgjeze se janë disa individë të shkëputur ata që e bëjnë historinë del haptazi, duke e injoruar plotësisht mësimin marksist-leninist se janë masat ato që e bëjnë historinë.

Veç kësaj, aludimi politik këtu është i dukshëm. Njerëzit janë të izoluar (një alegori reaksionare sipas së cilës një turmë abstrakte është e ndarë nga bota) dhe për të hedhur prapë vallen u dashka dikush, një njeri i shquar që të dijë t’ i vejë në lëvizje njerëzit, sipas një daulleje të re. E këtu, si dhe në shkrimet e tjera, kemi të dhëna të dukshme se mendimi i vërtetë i autorit bashkohet me korin e reaksionit: vendi ynë i izoluar kishte nevojë për një udhëheqje të re.

Të gjitha këto flasin për një përdorim të ndërgjegjshëm të rrymave moderniste, për një subjektivizëm të theksuar letrar dhe për qëndrime politike armiqësore.

Dalan Shapllo

Teodor Laço
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
Rust
Anetar


Karma: -1
offline offline

Postime: 737



Shiko profilin
« Përgjigju #79 më: 10-08-2008, 16:28:31 »

Gjinushi: Politikanët që u dhashë shkollën
Ish-ministri i Arsimit në vitet 1987-1991, kryesocialdemokrati Skender Gjinushi, vlerëson se nisma e Partisë Demokratike për miratimin e një ligji të ri për hapjen e dosjeve nuk është gjë tjetër veçse një rikthim i luftës së klasave.

Fejzi Braushi
Diel, 10 Gusht 2008 08:05:00



Intervista/ Kreu socialdemokrat Skënder Gjinushi tregon për përvojën e tij si ish-ministër i Arsimit në kohën e diktaturës
“Hapja e Dosjeve, vazhdimi i luftës së klasave”


Kreysocialdemokrati shprehet se një pjese të mirë të politikanëve të sotëm i ka ndihmuar për të marrë shkollën apo për të fituar një vend pune

Gjinushi: Topallit dhe Patozit i kam dhënë shkollën

Ish-ministri i Arsimit në vitet 1987-1991, kryesocialdemokrati Skender Gjinushi, vlerëson se nisma e Partisë Demokratike për miratimin e një ligji të ri për hapjen e dosjeve nuk është gjë tjetër veçse një rikthim i luftës së klasave. Në një intervistë për “Shekullin” ai sjell raste konkrete se si politikanë të sotëm nga viktima të atij sistemi janë kthyer në persekutorë dhe zbatues të luftës së klasave.

Z.Gjinushi nisma e fundit e PD-së për hapjen e dosjeve përfshin dhe një nen ku kërkon që të konsiderohen të papranueshëm me moralin e nëpunësit të lartë shtetëror dhe të gjitha ata persona që në kohën e diktaturës kanë qenë titullarë institucionesh apo dhe zyrtar të lartë. E ndjeni veten të rrezikuar nga kjo kur dihet që keni qenë ish-ministër Arsimi për gati 3 vjet në atë kohë?

Kjo qeveri që vjen pas 15 vjetësh, pas rënies së komunizmit, në vend që të merret me qeverisjen e vendit, pas dështimit në të gjitha aspektet, pas krimit shtetëror të Gërdecit, përsëri kërkon të nxjerrë një ligj për të ringjallur përsëri të njëjtin mentalitet dhe për të përdorur të njëjtin kalë beteje, pra rrezikun që ka demokracia nga njerëz të inkriminuar nga regjimi i mëparshëm. Prandaj qëllimisht tani para zgjedhjeve ajo kërkon që të nxjerrë një ligj me anë të të cilit të penalizojë apo të ndalojë të kandidojnë individë të caktuar.

KE në kriteret themelore të saja për këtë çështje nuk ngatërron dosjet me qëndrimin që mbahet ndaj ish-funksionarëve të lartë apo që presupozohen të inkriminuar nga regjimi i mëparshëm, sepse dosjet kuptohet që kanë pjesën e fshehtë dhe prandaj flitet për hapje, pra është ai aktivitet që është ushtruar nga një individ i caktuar dhe që nuk dihet nga publiku. Ndërsa pjesëmarrja apo roli që ka luajtur një individ i caktuar në sistemin e mëparshëm, duke qenë në një pozicion të lartë publik, është diçka e ditur dhe nuk ke se çfarë të hapësh për ta. Ky është dallimi.

Sipas logjikës së mazhorancës, pikërisht këta zyrtarë të lartë kanë udhëhequr dhe kanë hartuar politikat e atij sistemi. A mbajnë ata faktikisht përgjegjësi për to?

Ai sistem ishte monopartiak dhe si i tillë po të flitet për implikime, po të flitet për denoncime, po të flitet për rolin që mund të ketë luajtur x apo y në bërjen e luftës së klasave nuk i dihet se kush ka luajtur rol më të madh dhe më të vogël. Kjo nuk varej shpesh nga funksioni, por varej edhe nga zelli që kishin individë të caktuar. Dhe konkretisht ka punonjës partie siç është Sali Berisha që kanë denoncuar, demaskuar dhe kanë kontribuar më shumë në atë kohë për pastrimin e partisë dhe shoqërisë nga armiqtë e klasave, sesa disa individë që mund të kenë qenë bashkëpunëtorë dhe të kenë treguar se si në kooperativë vidheshin patate apo sesi njerëzit ishin të pakënaqur, se si në dyqane kishte radhë të gjata. Në këtë drejtim mund të them se po të krahasojmë dosjen e një bashkëpunëtori të sigurimit të shtetit me dosjen e Berishës si sekretar partie do të shohim që është shumë më e thellë dhe e ngarkuar dosja e këtij të fundit.

Ju z.Gjinushi keni drejtuar një nga ministritë më të rëndësishme siç ishte ajo e Arsimit ku natyrisht kriteri ideologjik, veçanërisht në përzgjedhjen e studentëve apo rekrutimi në administratë ka qenë parësor. Si keni vepruar ju në zbutjen e këtij kriteri apo sa përgjegjës e ndjeni veten për ato të drejta studimi që u janë refuzuar të rinjve vetëm dhe thjesht se baballarët apo familjarët e tyre nuk ishin në rregull me ideologjinë?

Në fillimet e demokracisë më është bërë shumë herë pyetja që si ka mundësi që përkrahni proceset demokratike në një kohë që keni qenë një funksionar i lartë i asaj kohe. Dhe përgjigja ime ka qenë e prerë: e kam për mburrje që kam qenë ministër Arsimi. Unë më parë kam qenë pedagog, dhe sigurisht pedagogu i matematikës nuk ka asnjë implikim ideologjik, pra rrjedhimisht aktiviteti im i marrë si intelektual ishte profesional dhe nuk kam pasur asnjë funksion partiak në atë kohë, pra s’kam qenë as sekretar rinie dhe nuk jam zgjedhur në asnjë strukturë tjetër. Nuk kam qenë si Sala që ka qenë qejfli i madh për këto punë. Pra unë s’i kam borxh askujt as në aspektin propagandistik dhe as në atë moral.

Në vitin 1987 u bëra ministër i Arsimit dhe ky ishte vërtetë një moment prove, pasi kur ke një pushtet të caktuar atëherë njeriu kupton se nga cili krah mban dhe mund të tregosh nëse ke për prirje konsolidimin e asaj që gjen apo je për ndryshim. Në këtë drejtim nuk është e tepërt të them se reforma që është ndërmarrë në arsimin në 1987-1990 është e para dhe e vetmja reformë demokratike në këtë fushë. Këtu ndikoj dhe era e ndryshimeve në lindje. Pra ne ndërmorëm nismën për ta kthyer shkollën nga një shkollë revolucionare në një shkollë moderne, kur dihet që kjo fjalë nuk pranohej as për veshje.

Pra me këtë dua të them se kontributi i gjithsecilit në atë sistem varej dhe nga vullneti i tij personal. Dhe mua m’u dha mundësia të provohesha në pozicionin e ministrit të Arsimit në një periudhë kur ndryshimet ishin prezente. Por megjithatë qëndrimi im liberal nuk mund të justifikohet thjesht me erën e ndryshimeve demokratike që po frynte, pasi dhe në fazën përfundimtare diktatura është e rrezikshme, sepse ende ka dhembe.

Ju vetë personalisht si ministër Arsimi, si keni mundur të përballoni presionin që vinte për shkak të vijës ideologjike që aplikonte ai sistem me kërkesat e shumta që kishin nxënës të ndryshëm për të vazhduar studimet, pavarësisht se mund të konsideroheshin me “njollë” në biografi?

Kjo është një temë që përsëri lë vend për debat. Duhet të kuptohet në radhë të parë që politikën nuk e bënte thjesht ministri dhe në rastin konkret ministri i Arsimit. Bilës do të thosha se në përgjithësi qeveritë e asaj kohe kanë qenë teknike, pasi politika bëhej nga Byroja dhe Komiteti Qendror. Ndërsa qeveria ishte në duart e teknokratëve dhe zbatonte vetëm vendimet përsa i përket planit politik. Në këtë aspekt një nga kriteret e pranimit në shkollë, siç e dini ka qenë dhe kriteri ideologjik si një nga filtrat me më pasoja për të rinjtë. Por këtu kishte të bënte shumë mentaliteti që kishte gjithkush për liritë dhe të drejtat e njeriut.

Me këtë doni të thoni se keni qenë demokrat i asaj kohe?

Njeriu nuk është demokrat kur kërkon liritë dhe të drejtat e veta, por është demokrat kur di të kërkojë dhe të mbrojë liritë dhe të drejtat e të tjerëve, madje kur rrezikon edhe mbi veten për këto të drejta. Liritë dhe të drejtat e veta i kërkon edhe diktatori. Bilës në mënyrë figurative edhe kafsha më e egër përsa kohë është e mbyllur në kafaz kërkon të dalë, por ama sapo del kërkon të hajë të tjerët. Pra në këtë kuptim nuk mund të vlerësojmë demokratët, ata që luftuan për liritë dhe të drejtat e tyre dhe kur i arritën këto harruan liritë dhe të drejtat e të tjerëve, dhe kërkuan që t’i shtypnin me këmbë.

Në këtë kuptim unë do të thosha se duke përfituar edhe nga liberalizimi i situatës jam munduar mesa kam patur mundësi, ndoshta ndonjëherë edhe duke rrezikuar veten që të ndihmoj ata individë që e meritonin të shkolloheshin apo dhe të zinin një vend të caktuar pune konform dijeve të tyre, individë që për ironi të fatit sot ndodhen në politikë dhe kërkojnë të kufizojnë liritë e të tjerëve për të njëjtën arsye, biografinë.

Mund të përmendni emra të njerëzve që keni ndihmuar në këtë detyrë dhe që sot janë të njohur për publikun?

Ka shumë. Por duhet thënë se i kam ndihmuar pa i njohur, kjo pasi për shkak të detyrës Ministri nuk mund të njohë të gjithë nxënësit që kërkonin të vazhdonin studimet e larta, apo mësuesit që kërkonin të ndryshonin pozicion apo të fillonin një punë të caktuar. Tani që këta individë janë bërë persona publikë natyrisht që i njoh dhe vetë ata e kanë pranuar se i kam ndihmuar.

Z.Gjinushi pavarësisht se ju insistoni për të mos u marrë me emra të veçantë, unë doja t’ju pyesja për emra konkret që ju keni ndihmuar dhe që sot bëjnë një jetë të njohur publike. Çfarë do të thotë për ju rasti Kastriot Islami?

Në rast se do të rimë dhe bëjmë listë emrash do të dalin se mbi çereku i politikanëve të sotëm në një farë mënyre apo në një tjetër kanë qenë në telashe përsa i përket të drejtave të tyre të studimit apo të punësimit. Dhe në këtë kuptim do të thosha se në ushtrimin e detyrës time si ministër i Arsimit jam munduar që t’i ndihmoj, por gjithmonë pa i njohur se cilët ishin në të vërtetë. Dhe njerëzit me probleme biografike në atë kohë mund të ndaheshin në njerëz me biografi të vjetra që ishin ata që kishin qenë ballistë apo kulakë, dhe njerëz me biografi të reja që ishin ata që kishin qenë pjesë e atij pushteti, por që ishin shpallur armiqtë me kalimin e kohës si grupi i ushtarakëve, Mehmet Shehu etj.

Dhe rasti që ju përmendni ka të bëjë pikërisht me biografitë e reja. Unë Islamin e kam njohur që më parë. Ai kishte mbaruar studimet në Francë dhe kërkonte të vazhdonte atje një specializim, por megjithëse i kishte dalë kjo e drejtë atij nuk i jepej leja apo viza siç quhet ndryshe. Kjo për shkak se një xhaxhai i tij ishte shpallur armik si implikuar në grupin e ushtarakëve. Pushteti refuzonte t’i jepte vizë pasi nuk kishte garancinë biografike dhe për ta marrë këtë të drejtë i duhej përkrahja e dikujt për ta kaluar këtë pengesë. Është dashur insistimi ynë si Ministri dhe garancia personale e imja që të mundësohej vajtja e tij jashtë shtetit. Mua si ministër i Arsimit m’u tha nga Ministria e Brendshme që të bëhesha garant për të. Dhe unë në bazë të njohjes që kisha pranova që të dilja garant. Me këtë m’u duk pak e çuditshme që mjaftonte një fjalë për të kaluar një pengesë të tillë, megjithëse nuk arrija të kuptoja se çfarë do të thoshte garanci dhe çfarë do të ndodhte në rast se vetë z.Islami do të vendoste të mos kthehej më, pra të arratisej.

Gjithashtu z.Gjinushi më parë jeni shprehur se ka dhe shumë raste në të djathtë, që për shkak të biografisë kanë patur vështirësi për të marrë të drejtën e studimit apo dhe për të zënë një vend pune...

Në të djathtë ka shumë raste të tilla. Kuptohet që të gjithë politikanët e sotëm që kanë bërë shkolla në ato vite dhe që kanë patur pengesa biografike kam patur rastin që t’i ndihmoja me aq sa mundej dhe me aq sa mund të ndikonim. Qoftë për marrëdhënie personale, por edhe për shkak të vendit shpesh arrija të influencoja tek komiteti i partisë për t’i dhënë të drejtën e studimit shumë individëve dhe lista është shumë e gjatë, sidomos në të djathtën e sotme.

Për hir të së vërtetës janë ata vetë që ma kanë thënë këtë fakt pasi unë si njihja në atë kohë. Por ajo që më duket e papranueshme sot është qëndrimi që mbajnë këta individë në demokraci dhe që në atë kohë kanë patur probleme të tilla. Një i tillë kur ma ka kujtuar i kam thënë: Ne në atë kohë kemi shkelur një kriter të kohës duke dhënë një të drejtë që mohohej padrejtësisht, por që ama mund ta paguaje shtrenjtë, ndërsa tani në demokraci kur duhet të jesh krejtësisht i çliruar nga kriteri biografik PD vazhdon e merret ende me të.

E keni fjalën për Tritan Shehun?

Po bëhet fjalë pikërisht për të, i cili është një nga ata individë që e kam ndihmuar në atë kohë për të zënë një vend pune.

Cili ka qenë problemi që ka patur Tritan Shehu në kohën e diktaturës?

Z.Shehu ka pasur një pengesë. Ai ka qenë pedagog dhe mjek në spital. Ai nuk kishte marrë penalizimin maksimal për refuzimin e të drejtës së studimit, përkundrazi ai kishte marrë një emërim të lartë si pedagog dhe mjek. Ndërkohë, pasi kishte nisur punë atij i ka dalë një problem biografik, pasi kishte dikë që punonte tek “Zëri i Amerikës” dhe për këtë nuk deshën ta promovonin si shef pavijoni. Ai atëherë është mbrojtur me cilësitë që tregonte nga ana profesionale dhe intelektuale dhe ne e kemi mbështetur.

Mund të na thoni emra të tjerë të cilët në atë kohë kanë qenë preh e kritereve absurde dhe që sot propagandojnë të njëjtat kritere?

Po të bësh listën e PD-së nga origjina do të shohim se është gjysma e kryesisë së PD-së që nga viti 1991 e këtej, përfshi tre apo katër nënkryetar, një ish-kryetar, një kryetar grupi, si edhe kryetar Kuvendi.

Bëhet fjalë për kryetaren aktuale të Kuvendit, Jozefina Topalli?

Ajo e ka thënë vetë që unë e kam ndihmuar për shkollën, se unë as që e kam njohur në atë kohë. Në fakt ajo shkollën e ka bërë në ato vite që unë kam qenë ministër Arsimi. Ndërsa tani që ia do nevoja ka filluar ta mohojë një gjë të tillë, por 15 vjet e ka pohuar. Pra edhe në rastin e Topallit unë kam dalë mbi kriterin e kohës dhe e kam favorizuar, megjithëse nuk e njihja.

Kur shpreheni se keni ndihmuar edhe kryetarin e grupit parlamentar të PD-së e keni fjalën për z.Patozi?

Nuk dua t’i marr emrat me radhë, por meqë ju këmbëngulni tek to mund të them që për sa i përket kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, pra Astrit Patozit, di vetëm që i kam dhënë shkollën, pra që e kam ndihmuar. Kjo më është thënë më pas se unë nuk e njihja në atë kohë dhe e kam marrë vesh më vonë që Patozi ka qenë një nga emrat e shumtë që kam ndihmuar për t’i dalë shkolla e lartë.

Gjithashtu një histori të tillë ekziston dhe me ish-kreun e PD-së së Tiranës, sot ambasadorin e Shqipërisë në Greqi, Vili Minarolli apo edhe kryetarin e grupit parlamentar republikan Arian Madhi...

E ritheksoj edhe një herë se lista e këtyre individëve që atëherë janë ndihmuar në kundërshtim me rregullat dhe kriteret e atij sistemi është shumë e gjatë. Por meqë ju më përmendni rastin e Minarollit dua të them se atë e njihja që më parë, sepse ai ka qenë në gjimnaz tre vjet përpara meje, pra ai ishte viti i katërt, unë tek i pari. Minarolli njihej në shkollë si një nxënës i mirë dhe që ka pasur qejf matematikën.

Megjithatë e njihja nga larg dhe jo se kishim njohje direkt. Dhe ironia e fatit e dha që ai për arsye biografike pas studimeve e çuan mësues në Berat dhe nuk e linin që të kthehej në Tiranë pasi vlerësohej nga ai sistem se nuk kishte besueshmërinë e duhur. Pas ndërhyrjeve të familjarëve të tij kam mundur që të kontribuoj në këtë transferim të merituar për shkak të profesionalizimit të tij. Ai me urdhrin tim është emëruar në institutin pedagogjik, megjithëse komiteti i partisë së Tiranës ka qenë totalisht kundër. Pra ne morëm një vendim kundër qëndrimit dhe urdhrit të komitetit të partisë. Ndërsa për rastin e z.Madhi mund ta konsideroj një rast i vogël të cilit i kemi dhënë thjesht shkollën.

Për Islamin

“ Ai kishte mbaruar studimet në Francë dhe kërkonte të vazhdonte atje një specializim, por megjithëse i kishte dalë kjo e drejtë atij nuk i jepej leja apo viza siç quhet ndryshe. Kjo për shkak se një xhaxhai i tij ishte shpallur armik si implikuar në grupin e ushtarakëve”

Për Shehun

“Ai nuk kishte marrë penalizimin maksimal për refuzimin e të drejtës së studimit, përkundrazi ai kishte marrë një emërim të lartë si pedagog dhe mjek. Ndërkohë pasi kishte nisur punë atij i ka dalë një problem biografik, pasi kishte dikë që punonte tek “Zëri i Amerikës” dhe për këtë nuk deshën ta promovonin si shef pavijoni”

Për Topallin

“Ajo e ka thënë vetë që unë e kam ndihmuar për shkollën, se unë personalisht nuk e kam njohur në atë kohë. Në fakt ajo shkollën e ka bërë në ato vite që unë kam qenë ministër Arsimi. Ndërsa tani që ia do nevoja ka filluar ta mohojë një gjë të tillë, por 15 vjet e ka pohuar”

Për Patozin

“Astrit Patozit di vetëm që i kam dhënë shkollën, pra që e kam ndihmuar. Kjo më është thënë më pas se unë nuk e njihja në atë kohë dhe e kam marrë vesh më vonë që Patozi ka qenë një nga emrat e shumtë që kam ndihmuar për t’i dalë shkolla e lartë”

Për Minarollin

“Ironia e fatit i dha që ai për arsye biografike pas studimeve e çuan mësues në Berat dhe nuk e linin që të kthehej në Tiranë, pasi vlerësohej nga ai sistem se nuk kishte besueshmërinë e duhur. Pas ndërhyrjeve të familjarëve të tij kam mundur që të kontribuoj në këtë transferim të merituar për shkak të profesionalizimit të tij”

Për Madhin

“Për rastin e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Republikane, Arian Madhi, mund ta konsideroj një rast i vogël të cilit thjesht i kemi dhënë shkollën. Edhe ai për shkaqe biografike i ishte mohuar padrejtësisht një e drejtë’

E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
Rust
Anetar


Karma: -1
offline offline

Postime: 737



Shiko profilin
« Përgjigju #80 më: 16-08-2008, 05:07:05 »

MARRE NGA KOHA JONE...

Po si mor Bibi(Biberaj)akoma akoma nuk po heq dor nga budallalleqet ti mor i uruar?Se per pak harrova .E ke zhdukur dosjen tende qe te ka bere sigurimi?Se persa i perket dosjes qe ke ne U.D.B.en Jugosllave nuk e ke ti ne dore .Tundi bythet dhe ca kohe se ,e verteta vonon por nuk harron .Megjitheate ty nuk te bene pershtypje asgje, se je i pa fytyre ,se ne pergjithesi agjentet qe punojne kunder vendit te tyre, per interesa personale shesin dhe gruan qe kan ne shtrat .Mos u hidhero qe po shkruaj ne kete menyre .Une po shkruaj nje te vertet te pa mohueshme .Mos u nxehe ,se ju trapajanet nxeheni kot dhe jo kur degjoni te verteta si keto Ben garjet te lutem .Lexoi keto por mos ja thuaj njeriu se jane sekret shteteror .
titiusa
15/08/2008 ora 18:28
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
Faqe: 1 2 3 4 5 [6]   Shko lart
  Printoje  
 
Shko te:  



Anketa
  • A do te votoni kete vit?Pse?
  • Dot po
  • 3 (42%)
  • -
  • Dot jo
  • 4 (57%)
  • -
  • Numri total i votave: 7
  • Shiko temen

* Sponsor