Forumi PolitikForumi Politik - Diskutime dhe LajmeAktualiteti Shqiptar (Moderator: Bekimi)Spiunet e ish-Sigurimit të Shtetit !
Faqe: 1 2 3 [4] 5 6   Shko poshtë
  Printoje  
Autori Temë: Spiunet e ish-Sigurimit të Shtetit !  (E lexuar 4297 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Sirio00
Anetar


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1769



Shiko profilin
« Përgjigju #45 më: 04-07-2008, 15:57:11 »

Shyqyr qe ju kemi o Rust e ju pacim me jete se na mesuat plot gjera qe nuk i dinim hic e na hyjne ne pune boll.
E identifikuar

Abuzimi me nacionalizmin fals, eshte streha e fundit e te gjithe BATAKCINJVE
V. HAVEL.
Cdo popull meriton qeverisjen qe tashme ka.
W. Curcill
Rust
Anetar


Karma: -1
offline offline

Postime: 737



Shiko profilin
« Përgjigju #46 më: 04-07-2008, 15:58:50 »

Shumë çudi që Preçi i paska shpetuar këtij verifikimi. Personalisht, me dy prindërit e mi, dhe me motrën e vëllezërit e mi jemi dëshmitarë ende gjallë të ngazëllimit dhe angazhimit të Preçit në komunizëm. Në qoftë se Preçi ka harruar si bënte deklarimin e zellshmërisë së angazhimit në parti, unë mund t'ia rikujtoj. Edhe pse atë kohë adoleshente. Na çante menderen kur vinte për mysafir në shtëpi me partinë dhe zellshmërinë ndaj saj.

Ja këto janë demokratët e sotëm. Militantët model të komunizmit të atehershëm.

Elna.

Marre nga forumi shqiptar
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
Rust
Anetar


Karma: -1
offline offline

Postime: 737



Shiko profilin
« Përgjigju #47 më: 04-07-2008, 15:59:53 »

Shyqyr qe ju kemi o Rust e ju pacim me jetë se na mesuat plot gjëra qe nuk i dinim hiç e na hyjne ne pune boll.

Juve i dini se jeni autoret, por tani do te paguhet cmimi.
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
Sirio00
Anetar


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1769



Shiko profilin
« Përgjigju #48 më: 04-07-2008, 16:06:26 »

E me sa e ke kilen?
E identifikuar

Abuzimi me nacionalizmin fals, eshte streha e fundit e te gjithe BATAKCINJVE
V. HAVEL.
Cdo popull meriton qeverisjen qe tashme ka.
W. Curcill
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #49 më: 04-07-2008, 16:20:33 »

Rust punet e mira behen ngadale e ngadale, te shohim kur te nxjerrin emrat pastaj flasim, do jete nje hap para per Shqiperin ne rrugen drejt Europes, vetem te qerohet nje her e mire shqiperia nga spiunat e enverit.
E identifikuar

Rust
Anetar


Karma: -1
offline offline

Postime: 737



Shiko profilin
« Përgjigju #50 më: 04-07-2008, 16:59:45 »

PD-ja eshte nje organizat gjigande spiunazhi dhe duhet te shkrihet. Drejtuesat duhet te vene ne burg.
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
Rust
Anetar


Karma: -1
offline offline

Postime: 737



Shiko profilin
« Përgjigju #51 më: 04-07-2008, 19:00:53 »

Lexoni vellezer e motra dhe nxirni mesime sic nxorri Ramizi qe deklaroi se Berishen e kish derguar ai tek studentet. Ka ako gjera te tjera. Edhe puna e dosjeve eshte kjo leter dhe disa bisedime interesante..

   Leter e hapur Drejtuar z.Ramiz Alia .. Dërguar të Sunday, 06 April @ 20:21:51 GMT nga tan pilinci9 Shkruan " Leter e hapur Drejtuar zotit Ramiz Alia dhe partive vegla te tij. Zoti Ramiz Alia.Delegacioni i perfaqesuar nga partite tuaja, me ne krye besnikun tuaj, te bindurin zotin Berisha erdhen shendoshe e mire ne pallatin e njohur ne Bukuresht. z. Pellumb G. Pilinci Ju e dini shume mire historine e ketij pallati...Delegacio ni me Berishen po te vjen si moll e kuqe ne Tiranen e kuqe. Amanetin po ta sjell ne nje cante te mbushur me letra, por eshte ndryshe nga canta e vitit 1986. Canta e 1986-tes, ishte e madhe dhe me letra shume. Ne te kish shume hidherim per shqiptaret dhe Shqiperine. Atje ishte vula e vdekjes per intelektualet, per shqiptaret me gjak shqiptari. Ishte canta e Gorbacovit. Ne te ishin planet e Katovices 1986, kurse ju e quajtet materialin e Gorbacovit, “Katovica 1986“....Canta e sotme e Berishes, canta 2008-te ka me pak letra. Quhet cante-aplikimi, e ne kete cante gjenden letrat per aplikim. Mesazhi eshte teper I qarte:-Urgjent zgjedhje te parakoshme me nje politike shqiptare me protagonist shqiptar me gjak shqiptari. Letrat ne cante permbajne kushte shume te te ashpra per shqiptaroshkaterrue sit: - Te largohen partite e Alise, spiunet, imoralet!Ne Bukuresht a e pat fytyren e Sali Berishe dhe shokeve te tij? Po ju bente karshillek me fjale te pa kuptueshme, buzeqeshje cinike, zgerdhirdhje artificiale prej dylli. z.Ramiz Alia - Presidenti i fundit komunist Partite tuaja zoti Ramiz Alia, e kane nje JO te madhe nga do qe te vene. JO ne NATO! C’fardo teatri dhe levizje te bejne JO-ja e madhe do te jete prona e tyre. Kurren e kurres nuk do t'i leme spiunet, imoralet te firmosin anetaresimin e NATO-s , sepse ai do te perdoret si maske per ti zgjatur jeten rregjimeve kriminale dhe mjerimi dhe vrrasjet qeveritare te popullit te vet do te shtohen.Ne Patriotet Shqiptare jemi kudo. Ne i kemi ftesat e vecanata. Patriotet, sherbetoret e kombit do te te firmosin anetaresimin e Shqiperise ne NATO… dhe mesazhi erdhi si drita e Diellit. Presidenti Bush vizitoi Fushe-Krujen, aty ku ishin shqiptaret. Aty ne Fushe-Kruje ku u prit Skenderbeu, Presidenti Bush tha;"Kosove e Shqiperi, shqiptare cohuni!” “largojini keta qe ju kane sjelle vec mjerim dhe deshperim!“ “Largojini politikanet dhe qveritaret me maska!“ Mesazhi eshte i qarte. Amerika pret zgjedhje te reja, e nje politike te re e te vertet demokrate dhe jo farse. Urgjentisht zgjedhje te reja, me protagonist shqiptare me gjak shiqiptari. Nuk ka rruge tjeter.Zoti Ramiz Alia! Materialet qe ju a dergoi Gorbacovi, ju zoti Alia i studiuat per rreth dy vjet me specialist serb te tipit Miladin-Dushan dhe me spiunet e Sigurimit te Shtetit dhe spiun te jashtem. Ju e quajtet "strategji ne dy drejtime". Ju krijuat partit, "te majta, te djathta, te qendres. Ju u bazuat ne strategjine-katoviciane. Ju formuluat programet e themelimit te ketyre partive. Ne krye te ketyre partive emerove te perkedhelurit e regjimit komunist, besniket qe i sherbenin me devotshmeri Sigurimit Vrastar te Shtetit. Ne krye te ketyre partive emerove ata qe perkrahnin strategjine katoviciane. Po te njejtet kryetar, po te njejtet vegla qe ishin dje jane edhe sot, Sali Berisha, Fatos Nano, Neritan Ceka, Sabri Godo, Skender Gjinushi... Shqiperise meme iu shkeputen bijte dhe bijat e saja te urritur, te ushqyerit me tollona. Ata te detyruar lane pas prinderit, gjithe te dashurit e tyre, token trashegim te te pareve, varret e prinderve dhe te te pareve te tyre, vendlindjen e shtrenjte… Vargu i te detyruareve, i te te ikurve, de facto i te debuarave eshte shume i gjate, i pandalshem, i perditshem qysh prej 18 vjetesh pa pushim. Vargu i moshave dhe profesioneve te ndryshme, drejt nje shteti te huaj, pa e ditur as ata vete se ku shkonin dhe c’fare i priste. Ne vargun e gjate edhe krijuesa te shumte, talente, artist, piktor, poet, politikan, shqiptare te vertet qe e donin Atdheun. Shqiptareve qe ju mohua e drejta e krijimit, e drejta e pronesis, e drejta e lirise ne token e tyre.Partit e Ramizit me strategjine e Katovices, iu hapen rrugen atyre, te perkedhelurve, spiunve te regjimit komunist... z.Ramiz Alia - sh. Enver Hoxha Me pronen dhe gjakun e shqiptareve u pasuruan serbo-greket, spiunet, tipa te fares se Kosta Trebicka, Mihal Delijorgji me shoke. Gjeneral Anastas Janullatosi na hapi edhe varret dhe beri pazar me eshtrat e te pareve tane... , por mjafte me. Ne, ju bejme thirrje z Ramiz Alia te veproni. Mosha bene punen e vete. Vitet e fundit ndoshta duhet t'i gezoshe ne shtepi me te dashurit e tuaj, por ne nuk i leme me kohe lojes tuaj. Koha nuk pret. Z. Ramiz Alia,ju duhet te deklaroni urgjent ne publik dhe te reflektoni kthjellesisht ceshtjet e quajtura nga ju vete si, "strategji-Katovice ne dy drejtime"... Ne te kunderten, nese nuk deklaroheni hapur, shpirti juaj ndoshta nuk do te gjeje qetesi edhe ne banesen e perjetshme. Partite tuaja…, pergjegjesit do te perfundojen ne gjyqin e Hages. Une Pellumb Pilinci kam patur fatin e madh te punoj dhe te keshillohem nga patriotet dhe intelektualet si Midhat Frasheri, Ali Kelcyra, Hasan Dosti, Profesor Stavri Skendo, Prefesor Isuf Luzaj. Une kam punuar dhe po punoje per me se 40 vjet ne Europe e Amerike, me progresistat per progresin. Ne rrezuame murin e Berlinit, por kemi per te rrezuar edhe “murin” e Tiranes se kuqe-spiune e do te cojme ne vend amanetin e te pareve tane;- "Bashkimin e Kombit Shqiptar brenda kufijve natyrore". “Begatim dhe mireqenia per te gjithe shqiptaret“. Patriotet e Shqiperise nuk vdesin. Ata nuk shuhen. Ata as shiten dhe as blihen. Misioni i tyre ka qene dhe eshte ne sherbim te Atdheut. Ata kane punuar pa u lodhur per qellimin e madh. Ata jane vigjilent, kane vezhguar dje e vezhgojne dhe sot te gjitha veprimtarit e brendeshme dhe te jashme ne dobi dhe dem te kombit tone. Asnje gje nuk na ka shpetuar dhe shpeton. Ne ishim ne djeni si flinte Enveri dhe veprimtarite e Alise. Ne dime edhe levizjen me te vogel tuajen edhe te klanit tuaj te farses demokratike. Fundi i Katovices shqiptare po afron. I bejme thirrje autoreve dhe aktoreve te kesaj farse ta lehtesojne fundin e tyre duke e nderprer lojen e piste ne kurrize te shqiptareve dhe vullnetarisht te deklarohen dhe te dalin nga skena publike.Fundi eshte afert dhe i sigurt. Mos ja shtoni hallet vetes tuaj!Popull shqiptar! Te keqes po i vjen fundi, ndaj mos e falni gjakun e paster te femijeve te urritur qe u masakruan qellimisht ne Gerdec. Mos e falni gjakun e pafajshem qe si nje ritual periodike ka qysh nga 1990 qe sperkat rruget e shkatruara qellimisht nga antishqiptaret, politikane dhe qeveritar. Kerkoni fajtoret! Maskat po u cirren. Virni me shpatulla per muri! Kerkoni te drejtat tuaja! Kerkoni nje jete me te mire per femijet dhe veten tuaj! Juve tashme nuk jani vetem ne perpjekjen tuaj. Emigrant fatkeq i perbuzur ne toke te huaj! Emigrant i viteve te gjata e te pa shpresa te kurbetit! Nena Shqiptare pret brenda kater murreve bosh, e plakur, e thinjur, e munduar nga qeverisjet antishqiptare. Nena koke-ulur pret tek pragu i deres per diten e madhe, diten e "Lirise" diten e bardhe, diten e Buzeqeshjes diten kur ajo te takoj femijet e saje, qe riti me halle, te medha. Femijet e perzene nga partit e Ramiz Alise. Nena Shqiptare pret femijet - emigrant, si c'priti Kruja "Skenderben". Dhe ne e dime se shpirti dhe zemra juaj jane atje ne Shqiperine e vuajtur dhe ju me zi prisni rastin qe ti ndroni fatin Atdheut.Te dashur Vellezer dhe Motra ! A mundet te harrohen dhimbjet tona? A ka mundesi te harohen piramidat e Berishes e te Nanos? Patjeter qe s’munde te harohet 97-at, apo ngjarja e qellimshme e Gerdecit…, por neve ju betohemi se nuk do te kete me riciklime fatkeqsishe por riciklime buzeqeshjesh . Prandaj ne ju bejme thirrje;-“Ngrihuni!”, “Bashkohuni me ne! z.Ramiz Alia - z. Sali Berisha ” Se bashku ti ndrojme fatin Atdheut! Bashkohuni me ne per nje te ardhme plote shprese per femijet tane!Partia Shpresa Demokrate eshte parti liberale e "Djathte" mbi bazen e parimeve te demokracise amerikane. Ajo eshte dosja e hapur e Shqiperise, eshte realiteti i ndritur i shqiptareve. Eshte shpresa e fundit e Memedheut tone. Qellimi i Partise Shpresa Demokrate eshte qe te marre persiper,me pergjegjesi te plote perpara kombit, misionin e nxjerrjes se Vendit nga kriza ekonomike, politike dhe morale, ne te cilen e kane zhytur politikat antishqiptare te zbatuara nga qeverisjet e derisotme.... Bshkohuni me ne, motra dhe vellezer! Veri, Jug, Lindje dhe Perendim! Popull shqiptar ngrihuni ne mbrojtje te Shqiperise dhe vetes tuaj! Emigrante, bejeni kete per Atdheun, per familjet dhe femijet tuaj.Brezi i ri do te perfaqesoje Qeverin e re dhe Diplomacine, ai eshte i merseardhur…Pra, Shqiptaret e mi; Le te ngrihemi ne kembe e te hedhim per toke ligesine qe e ka emrin qeveri, qeverine e paligjshme, pjellen e Katovices, te paafte e te korruptuar qeverine e partive te Ramiz Alise. Partia Shpresa Demokrate eshte e vetmja parti, tek e cila te gjithe shqiptaret me gjak, gjuhe e shpirt shikojne simbolin e se ardhmes se ndritur te nje vendi te sfilitur e te zhytur ne papunesi, skamje, korrupsion, degradim moral, te nje vendi ku deri tani jane zhvleresuar vlerat e verteta kombetare, eshte dinigruar dinjiteti i nje kombi nga me te vjetrit dhe faktor i rendesishem historik edhe ne perparimin e shteteve evropiane... Bashkohuni me ne! Zoti e bekofte popullin fisnik Shqiptar! Zoti e bekofte popullin mik Amerikan! Prof. Pellumb Pilinci shpresademokrate.bl ogspot.com/ partiashpresa@aol.com
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
Rust
Anetar


Karma: -1
offline offline

Postime: 737



Shiko profilin
« Përgjigju #52 më: 04-07-2008, 20:06:11 »

Pas letres se hapur qe prof. Pellumb Pilinci i dergoi Ramiz Alise, zotnia Ramiz mblodhi ne vilen Nr.4 ne 26 te muajit Qershor, rreth ores 7 pasdite, Biberajn, Godon, Berishen... dhe i thote hapni dosjet sepse na piu e zeze.
Kjo eshte edhe historia e hapjes se dosjeve. Vemendje! Gjerat do te cohen deri ne fund!
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
Sirio00
Anetar


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1769



Shiko profilin
« Përgjigju #53 më: 05-07-2008, 12:31:18 »

mire e ke ti Rust, por ama Pilinci para se te dergonte letren eshte takuar ne nje restorant te njohur te Tiranes me Nexhmije Hoxhen dhe Ilir Hoxhen???
Apo ti e mohon kete fakt?
Cfare folen ata dhe pse ti rrij ete dera e lokalit dhe nuk futeshe brenda?
E identifikuar

Abuzimi me nacionalizmin fals, eshte streha e fundit e te gjithe BATAKCINJVE
V. HAVEL.
Cdo popull meriton qeverisjen qe tashme ka.
W. Curcill
Rust
Anetar


Karma: -1
offline offline

Postime: 737



Shiko profilin
« Përgjigju #54 më: 05-07-2008, 17:59:13 »

Berniiiiiiiii,

Ja dokumenti i bashkëpunëtorit të Sigurimit të Shtetit Teodor Laco, ambasador në Rusi       

Grada e perdoruesve-ve: / 7
I varferI mire
Saturday, 05 July 2008 
 Nga Kastriot Myftaraj - Këto ditë kur është hapur përsëri debati për bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit dhe në Kuvend mazhoranca dhe opozita po prodhojnë retorikë të pakursyer kundër ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit që gjenden në politikë dhe në institucionet, është me vend të sillet në vëmendje të opinionit dhe të politikës, se një nga këta njerëz është ambasadori i Shqipërisë në Rusi, Teodor Laco.

Teodor Laço është shembulli më i mirë që tregon se bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit janë ata që po gëzojnë të mirat e epokës paskomuniste. Teodor Laco, shkrimtari i realizmit socialist ish-ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, si dhe deputeti e kryetari i partisë së vogël opozitare, “Bashkimi Liberal”, kur PD ishte në opozitë, tashmë kur PD erdhi në pushtet, u bë ambasador në Moskë, në moshën 70 vjecare, dhe sot që është 72 vjec vazhdon të jetë në këtë post. Në librin e vet “Kohë për të kujtuar dhe kohë për të harruar”, ai e ka përcaktuar veten si “ një intelektual liberal nga fshati” (“Kohë për të kujtuar, kohë për të harruar”, Shtëpia botuese “Toena”, Tiranë 1998. 292.). Ai i takon species së çuditshme të politikanëve të tranzicionit. Sot do të paraqesim një aspect të panjohur të së shkuarës së deputetit Laço, atë të ekspertit të Sigurimit të Shtetit në gjyqet për agjitacion e propagandë në kohën e diktaturës komuniste.

Dokumenti që po paraqes më poshtë është një akt-ekspertimi i kryer për llogari të Sigurimit të Shtetit në një proces penal, ku një kolegu i z. Laço, shkrimtari Bashkim Shehu u dënua me 10 vjet burg për “krimin” e agjitacionit dhe propagandës kundër regjimit komunist. Në këtë proces, akt-akuza e paraqitur nga prokurori dhe vendimi i dhënë nga gjykata janë bazuar mbi akt-ekspertimin që ka si bashkëautor “liberalin” Teodor Laço.

Duke konsideruar rëndësinë që kishte gjyqi i Bashkim Shehut, të birit të ish-kryeministrit Mehmet Shehu, i akuzuar si poliagjent nga Enver Hoxha dhe shefi i të gjitha “komploteve” të organizuar gjatë kohës së diktaturës komuniste në vend, mund të thuhet se Laço, i cili u ngarkua me këtë detyrë, shihej prej Sigurimit të Shtetit si një asset shumë i vlefshëm, praktikisht si “gjenerali” i Sigurimit të Shtetit në letërsi.

Më poshtë po ia jap të plotë lexuesit këtë document mjaft impresionues. Pasi lexuesi të jetë njohur me këtë document do t’ i paraqes një profil të “liberalit” Laço, nën dritën e këtij dokumenti.

AKT-EKSPERTIMI
PËR SHKRIME TË AUTORIT BASHKIM SHEHU

Tiranë, më 10.7. 1982.

Ne, Dalan Shapllo e Teodor Laço, shkrimtarë praën Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, u thirrëm si ekspertë nga hetuesi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bashkim Asllani për të kryer ekspertimin e shkrimeve të autorit Bashkim Shehu për të përcaktuar pikëpamjet e tij armiqësore në to.

Në dispozicionin tonë për ekspertim u vunë romani “Retë e detit”, skenari i filmit “Skëterrë 43” novella “Premiera e teatrit të kukllave”, tregimi “Zhurma e daulles”, si dorëshkrime të këtyre shkrimtarëve.

Pasi u studiuan me vëmendje nga ana jonë materialet e mësipërme, arritëm në konkluzionin se autori Bashkim Shehu në këto shkrime ka future pikëpamje të ndryshme reaksionare, armiqësore e pseudofilozofike të huazuara nga shkrimtarë dekadentë borgjezë e revizionistë të cilat vinë në kundërshtim të hapur me politikën e Partisë së Punës të Shqipërisë në fushën e letërsisë dhe të arteve me metodën e letërsisë së realizmit socialist në këtë fushë.

Dorëshkrimi i romanit “Retë e detit” dhe skenari i filmit “Skëterrë 43” kanë ndryshime të parëndësishme midis tyre, ndryshime që nuk e prekin thelbin e përbashkët, prandaj edhe do t’ i trajtojmë bashkërisht.

Në pamje të parë, dukej sikur autori B. Shehu donte të shkruante një vepër që u kushtohej të internuarve që dhanë jetën në kampet e përqëndrimit të fashizmit. Ka edhe një shënim për këtë në fund të dorëshkrimit të romanit.

Dihet se në letërsinë tonë dhe në letërsinë përparimtare botërore ka mjaft vepra që i kushtohen kësaj teme. Janë botuar kujtime nga vuajtjet e asgjesimet në masë në kampet e përqëndrimit të fashizmit e nazizmit. Në tërë këtë letërsi të realizmit socialist bile edhe e shkrimtarëve botërorë e përparimtarë, dy janë qëllimet e mëdha: të paraqesin qendresën shpirtin e paepur, sakrificën, format e rezistencës kundër xhelatëve, fitoren morale dhe të pasqyrojnë dhunën e egërsinë e fashizmit e të pasuesve të tij si pjella më e shëmtuar e reaksionit e të borgjezisë së shekullit tonë.

Në këto vepra, pikënisja dhe pasqyrimi artistik mbështeten në ngjarje e fakte të vërteta dhe realizmi i tyre tronditës ka luajtur rol në formimin e ndjenjës antifashiste të popujve. Le të kujtojmë p.sh. qoftë edhe dy vepra të botuara në vitet e fundit, si romani “Shkëndijat e jetës” i Remarkut dhe drama “Hetimi” i Peter Vajsit.

Përkundër traditës sonë realiste, madje edhe asaj tradite përparimtare botërore që pasqyron me vërtetësi këtë realitet, romani dhe skenari janë pjellë e fantazisë së autorit pa asnjë mbështetje jetësore dhe kjo fantazi është drejtuar plotësisht në shërbim të një ideje pseudofilozofike, të një teze e cila është shtruar e zgjidhur sipas disa parafabrikateve të huajtura nga letërsia perëndimore.

Po le t’ i shohim gjërat me rradhë.

1.Që këtyre veprave u mungon realizmi bie në sy menjëherë. Asnjë lexues a spektator që i ka jetuar ato ngjarje nuk do të ngjente ndonjë përngjasim midis jetës së të burgosurve e të internuarve në kampet e Porto-Romanos a të Prishtinës me atë jetë që përshkruhet në “Retë e detit”. Sepse, para së gjithash, asnjëri prej tyre nuk e ka ndjerë veten kaq pasiv, kaq të izoluar nga jeta e Lufta Antifashiste, kaq të shkëputur nga idealet e mëdha të komunizmit që secili i ruante të gjalla dhe kaq të çorganizuar e të gjymtuar shpirtërisht, sa na jepen personazhet e romanit e të skenarit. Dihen dhjetëra shembuj të çarjes së burgut të Tiranës më 1943, të arratisjeve, të rezistencës së organizuar në burgje e kampe, të shfaqjes së “Vilhelm Telit” në burg, të këngëve partizane që u krijuan, kënduan nëpër burgje (ka edhe vepra të letërsisë sonë me këto tema) etj. Ç’ provonin këto ngjarje? Se, pavarësisht nga terrori fashist, në burgje e kampe ziente rezistenca e organizuar e drejtuar nga komunistët dhe e mbështetur nga tërë populli dhe se ky realitet, fashistët i vinte në vështirësi të mëdha, sepse ata jo vetëm burgosnin, vrisnin, por bënin edhe demagogji për të bërë me vete popullin, siç predikonin. Nga gjithë ky realitet qëndrese ç’ kemi në “Retë e detit”? Thuajse asgjë. Një farë “greve” e nxitur nga pakënaqësia, sepse ushqimet e pakove dolën të mykura. Pa këtë “incident” as kjo s’ kish për të ngjarë.

Të internuarve këtu u mungon çdo ndjenjë e perspektivës, madje ata jepen aq të topitur e të zhytur në botën e tyre personale, në hallet e pasionet e veta (shpesh janë pasione seksuale, një gërshetim i ekzistencializmit me frojdizmin ky) sat ë duket se nënkoloneli Eispozito ia ka arritur qëllimit të tij për të krijuar një turmë pa fytyrë, amorfe dhe është një truk i autorit për të kapërcyer hendekun ajo që Profesori nuk thyhet dhe ky dështim pastaj e shpie në vetëvrasje Eispoziton!! Se sa absurde është kjo zgjidhje u duk edhe nga qëndrimi mosbesues i spektatorit ndaj filmit si dhe nga ato vërejtje që iu bënë atij.

2. Aty-këtu, në roman thuhet se në kamp ka një celulë komuniste. Ç’ bën kjo celulë dhe kush e përbën atë?

Ajo nuk bën thuajse asgjë. Na thuhet se nxjerr një gazetë, por nuk lexojmë asnjë rrjesht të saj, nuk e shohim në dorë të kurrkujt, nuk dihet asnjë efekt i saj. Kjo “gazetë” as ngroh ndonjë të burgosur, dhe as i ftoh fare autoritetet fashiste, se është aq e papërfillshme sa mund të pohojmë se edhe përmëndja e saj është bërë nga zori, si një parandalim i vërejtjeve që mund të bëheshin për këtë pikë.

Na thuhet se celula organizon “greva”. Si? Qysh? Në ç’ rrugë ia arrin ta bëjë për vete atë masë që paraqitet aq heterogjene? Pasi na ka prezantuar një ish-prokuror të mbretit, një erotoman, autori e harron prezencën e tij dhe i bën të gjithë të burgosurit “kompaktë” në ndarjen e ushqimeve apo në marrjen e ca vendimeve. Një tjetër absurditet ky, kur në kamp janë “mbledhur” (s’ dihet pse) njerëz të korenteve politike aq të kundërta si komunistë e ish-funksionarë zogistë.

Kush bën pjesë në këtë celulë? Ç’ jetë, ç’ zhvillim e ç’ ndjenja të zgjojnë këta personazhe që duhet të ishin në epiqendër të veprës, ashtu siç janë në epiqendër të veprave të vërteta letrare dhe që këtu janë spostuar në periferi? Një njeri që quhet “Profesori”, një ish-liceist, Grigori, një farë Vlashi (pa kurrfarë të dhëne tjetër), një Mitat, ish-sindikalist i Kuçovës, një Syrja nga Grupi i “Zjarrit”. Drejton Bardhyl Skurraj, “Profesori”. Personazhi tjetër afër tyre, ai që ze më shumë vend është Filip Bogova, një mjek që ka ndihmuar rastësisht një ilegal (Ai e pohon vetë që ndodhet këtu “rastësisht”). Mitati, ish-sindikalisti i Kuçovës, një njeri gati pa kurrfarë biografie, propozon diçka të një natyre tjetër nga veprimet e deritanishme të celulës komuniste në kamp (f. 35-36 e dorëshkrimit). Ajo që propozon ai është “të ndahen ushqimet barabar”, pra solidaritetin në kamp. Ç’ veprime të mëparshme para këtij solidariteti mund të bënte kjo celulë vallë? Përgjigjia nuk është e vështirë. Fjalë pa bereqet. Ky Mitat, i vetmi punëtor i porsaskicuar në vepër, më vonë bën një gjest revolte të kotë hakmarrjeje, vete sit ë thuash me këmbët e tisj si cjapi te kasapi dhe këtu mbaron “misioni” i tij prej punëtori që duhej të ishte një nga qendrat e celulës e të rezistencës. Autori në përshtatje të plotë me vizionin që shtypi borgjez përpiqet të krijojë mbi dy tipa komunistësh; njëri fanatik e pa ndjenja e tjetri diçka më njerëzor e me ndjenja ka krijuar Syrjain e Grigorin.

Syrjai na jepet si komunist që s’ ka besim te elementi i ri, është kundër intelektualëve (duke e përligjur këtë me pjesëmarrjen e tij në Grupin e “Zjarrit”), por në të vërtetë thelbi i tij është fanatik, konservator, inatçi. Kurse Grigori, nga anon simpatia e hapur e autorit, është liberal, i ndjeshëm. Ai ka rënë në dashur (me shikimin e parë) me Mirën (gjithashtu edhe ajo) dhe të dalldisur nga kjo dashuri që lind në skëterrë, apo më tepër të dalldisur nga pasioni, tërhiqen në një qoshe të fshehtë dhe aty vriten të dy. Kurse Syrjai ekzekutohet si tradhëtar. Dy “tipa”, dy funde. Njëri “hero”, tjetri tradhëtar. Këta janë komunistët e celulës!

Veç kësaj, ndonëse na thuhet se mbajnë lidhje me Qarkorin, këta komunistë s’ dinë asgjë për situatën në Shqipëri, as për çetat për luftën. E vetmja frazë që thuhet është se çetat po veprojnë në Labëri, Mallakastër e Devoll, por asnjë lloj informacioni tjetër nuk vjen e nuk përhapet në kamp. Asnjë lloj agjitacioni apo thjesht asnjë fjalë për sukseset e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, për atentatet kundër gjerarkëve, për betejat, asnjë trakt i Partisë që do të ngjallte besim e optimizëm nuk hyn këtu, me gjithë “lidhjet me Qarkorin”. Gjithçka është në izolim të plotë, në peshën e ankthit të një të panjohure të afërt, të errët e pa rrugëdalje.

Si përfundim, për këtë pikë, veprimtaria dhe roli i Partisë, i i komunistëve në kamp është pasqyruar në një prizëm të shtrembër, tendencioz për nga vështrimi i rolit të tyre, që del i papërfillshëm.

3. Të shohim si paraqitet pala tjetër antagoniste, fashistët. Këtu ata përfaqësohen me një figurë mjaft të plotë, të analizuar shpesh deri në skutat më të thella, si nënkoloneli Espozito. Figurat e tjera si mjeku i kampit, Perani, Soddu, zonjusha Rikes gjithashtu kanë individualitet më të madh dhe u është kushtuar më tepër vëmendje se sa personazheve “pozitivë” që përmendëm.

Nënkoloneli Eispozito duket se do që të përfaqësojë thelbin filozofik të fashizmit, i cili i bëri për vete ndër të tjera teoritë reaksionare të Niçes për “Mbinjeriun e racën e zgjedhur”. Në të vërtetë, si nënkoloneli, ashtu dhe mjeku nuk janë dhe aq përfaqësues të një sistemi ideologjie të caktuar, por materializojnë atë rrënjë filozofike që autori e ka huazuar andej-këtej, që nga Kierkegori, Niçja sipas të cilave të gjitha veprimet e njeriut shpjegohen me fillesën biologjike, me parimin e të zgjedhurve e jo të të zgjedhurve, sundimtarëve e të nënshtruarve.

Që këta njerëz nuk na jepen si pjella të sistemit fashist, pra si qënie shoqërore të përcaktuara nga ideologjia së cilës i shërbejnë, por si qënie ku gjithçka është përcaktuar prej fillesës biologjike, këtë e ilustron më së miri pohimi i mjekut të kampit, njërit prej xhelatëve kryesorë të kampit, në f. 159-160. Autori thotë se mjeku nuk ka ndonjë devotshmëri të veçantë ndaj fashizmit, lidhjet e tij me të nuk janë ideologjike e shpirtërore dhe rrjedhimisht, profesioni i mjekut qe për të “një atribut sundimi mbi qëniet njerëzore”.

Te Eispozito, kjo prirje për të sunduar është çuar deri në absurdin e manisë së madhështisë. Që në fillim ai i jep vetes atributet e një Demiurgu (krijuesi). Qëllimet e tij në këtë kamp nuk janë dhe aq në përputhje me situatat në vend apo me detyrat konkrete që mund t’ ia ngarkojnë eprorët, po thjesht eksperimentale, të karakterit gjoja “filozofik”, pra personale. Gati-gati, ai s’ ka asnjë epror, asnjë kontrollor. Edhe këtu nxjerr krye teza e autorit, variacion mbi tema të Mbinjeriut niçean dhe mundësitë e tij. Ai (Eispozito) ëndërron një kamp ku nga lënda e parë “amorfe”, rebele, kryeneçe do të përfitonte një amalgamë të çuditshme, pa shembull në kujtesën e njerëzimit. Të burgosurit do të manipulohen “jo si individë po si bashkësi qëniesh pa identitet, të shkrira në një të tërë amorfe ndaj së cilës ai do të qëndronte si i Gjithëfuqishmi përpara gjinisë së ulët larvoide të gjallesave të Tokës”. Dhe më poshtë “Unë do të krijoj kohën e qenve”. –mendonte nënkoloneli Eispozito me një ckërkitje të brendshme kënaqësie, gati-gati në kufijtë e ekstazës (f. 120) dhe pastaj “do t’ i mbush netët me kërcëllimë dhëmbësh të mëdhenj, të bardhë që do të dukeshin akoma më të bardhë e më të mëdhenj nën dritën e hënës, do t’ ua mbushte natën dhe ëndërrat me të lehura të frikshme, ehoja e të cilave do të depërtonte thellë deri në dridhjen e eshtrave të skeletit” (f. 121).

Duket si përçartje e gjithë kjo. A nuk janë përpjekur herë pas here që edhe veprimet e Hitlerit e të të tjerëve t’ i “justifikojnë” si pasojë të qënieve biologjike të sëmura?

Nga ana tjetër, një tru i eksituar, si ai i Eispozitos dhe një fantazi gjithashtu e eksituar nga turli lloj lexime të letërsisë moderniste, sidomos nga Kafka, si ajo e autorit, do të pillnin edhe tortura specifike, si ajo që përshkruhet në f. 134-138, një torturë massive, në natyrë të hapur, të cilës të burgosurit i nënshtrohen si turmë e verbër, pa kurrfarë hezitimi e lufte (tamam në një rrethanë ku mund të luftonin!). Qentë dalin nga ca barka misterioze prej detit, barka që i ka sjellë apostafat një luftanije e porositur nga Eispozito dhe sulmojnë turmën prej 500-600 të burgosurish!!

Cili është efekti që donte të arrinte autori te lexuesi me anë të skenave të tilla macabre, si kjo apo varrosja për së gjalli etj? Urrejtja apo ankthi? Sigurisht është më tepër ankthi, frika përpara këtyre Mbinjerëzve e predikimi tërthorazi i nënshtrimit.

Se san ë situatë pa krye e rrugëdalje e kishte projektuar autori këtë konflikt në kamp, duket edhe nga zgjidhja skematike që u gjet më vonë në film si një tentativë për të shpëtuar atë kur një çetë partizane që s’ është parë kurrkund deri atëhere, e sulmon kampin dhe me ca “urra” i liron të internuarit.

4)Në roman ka jo vetëm ndikime të hapura të frojdizmit, po edhe një tentativë të vërtetë për ta materializuar e përligjur atë. Që problemet e seksit, pasionet seksuale janë preokupacion, dramë e shtytje për veprime të pakontrolluara kjo duket qoftë edhe në linjën e Grigorit me Mirën për të cilën folëm. Po fare troç këto thuhen me rastin e vizitës së murgeshave në kampin e grave. Që në bisedën e parë të tyre shprehet shqetësimi se me kë e bëjnë aktin seksual murgeshat, me njëra tjetrën apo me padren që i rrëfehen (f. 77). Pasi thonë se duhet bërë diçka në kamp, vajzat vazhdojnë bisedën për hallin e murgeshave që “nuk e njohin dashurinë e mashkullit e që janë dënuar të mos e ndiejnë erën e tij”. “Ne, ia bënë dy, ne s’ qenkemi dhe aq keq” (f. 78). Dhe kush e bën këtë bisedë? Vajzat shqiptare që nderin e kishin virtytin më të çmuar. A ka fyerje më të madhe se sa kjo bisedë e huajtur nga filmat e seksit me të cilat sot është mbushur ekrani perëndimor i vendeve revizioniste, në gojën e vajzave të internuara? Po le të shohim më poshtë.

-Përse keni nevojë?- pyesin murgeshat.

-Përse kemi nevojë? Për burra- tha me zë të ulët një vajzë.

Pas kësaj, instikti seksual i zgjohet një të burgosuri (nga ata të kequshqyerit) dhe thotë “Ta di se më vrasin, unë do ta kap atë”. Është fjala për një murgeshë të bukur. Në f. 178-179 tregohet se gratë e kampit, pasi i kanë ndarë në “të bukura” e “të shëmtuara” përçahen e armiqësohen menjëherë me njëra tjetrën. Pra, të gjitha janë thjesht “femra” në kuptimin që borgjezia u jep atyre, të krijuara për të kënaqur me bukurinë e seksin e tyre burrat dhe ato jepen të ndërgjegjshme për këtë se mjaftoi që u prek pika e dobët, thelbi që përcakton karakterin, që të vijnë në origjinë. Luftëtare janë këto, apo masë amorfe si ajo që do të krijojë Eispozito?

5)Disa herë, në letërsinë tonë janë bërë përpjekje për të pasqyruar sesi e shohin popullin tonë, historinë e tij dhe karakterin e shqiptarit të huajt dhe armiqtë. Në një letërsi me dinjitet edhe armiku jepet me dinjitet dhe jo si psikopat. Pra, rrjedhimisht, përfundimet që nxjerr ai nga kontakti me shqiptarin tërthorazi pohojnë edhe disa anë të pakundërshtueshme që gjithë bota ia njeh shqiptarit, siç janë trimëria, besa etj. Si i jep autori këto anë me gojën e Eispozitos që “ nga të dhënat krijon arketipin shqiptar” (f. 68), “specie e rrallë, inatçore, kapadaillëk përtej çdo kufiri, armiqësi e bashkëlidhur (!) ndaj të huajit”, kurse historia karakterizohej nga “një vetëizolim i plotë ndaj fqinjëve dhe ndaj çdo vendi tjetër” dhe ai “do ta zhdukte vetëdijen kombëtare po me atë armë që ata e kishin përdorur shekuj të tërë për ta mbajtur gjallë, me izolimin, me një hermetizim të plotë e të përkryer nga mjedisi i vetë vendit të tyre” (f. 69).

Një transplatim i tillë mekanik i atyre që thonë sot kasnecët e reaksionit për ne disa vite më parë duket se bëhet me tendencë, porse pohimet që sillen qoftë edhe me gojën e një Eispozitoje janë gjithashtu tendencioze nga autori.

6.Manierizmi i autorit në përshkrimin e mjedisit, si dhe një figurë e tillë si ajo e piktorit Serafin S, i sëmurë shpirtërisht e psikikisht (shih tentativën e tij të çuditshme për vetëvrasje), theksojnë gjithashtu dëshirën e tij për ta pikturuar tërë atë kohë në ngjyra të errëta, gri, shterpë, pa asnjë dritë e gjelbërim shprese. Nga ana tjetër spikat dëshira për të përshkruar mjediset jashtë Shqipërisë me nuance të shumta vlerash artistike (shih pasditet në vilën e tezes së Eispozitos).

7) Vihet re se autori do të manipulojë gjithandej me një lloj erudicioni manualesh dhe me një terminologji të huajtur nga fjalorët e ndryshëm të artit, arkitekturës, teknikës filozofisë. Kjo dhe dëshira e tij për të mbingarkuar gjuhën e veprës me fjalë të huaja krejt të panevojshme, tregon edhe një farë shpërfillje për këtë detyrë të shkrimtarit. Vetëm në 10-12 rreshta të f. 12 p.sh, gjejmë këto fjalë “avancoi (propozime), disproporcion, preokupim, konkret, sugjerim, modifikim, preliminare, intensivisht, i parikuperueshëm, irritim, suplementar, bindje të korruptuara, inerte, refraktare. Të njëjtën vërejtje mund të bëjmë edhe për mbingarkesat figurative që ktheheshin në qëllim në vetëvete duke vështirësuar kuptimin.

Si përfundim, romani dhe skenari janë vepra jorealiste, me një frymë të theksuar subjektiviste e të sëmurë me një pasqyrim të shtrembër të rolit të komunistëve në rezistencën antifashiste, me një përçmim të hapur të femrës shqiptare dhe me një dyndje të ideve filozofike reaksionare që materializohen nëpërmjet rolit të një përsonazhi si Eispozito, torturat e të cilit si dhe gjithë përshkrimi i jetës e i mjedisit të kampit rrahin të zgjojnë një ndjenjë ankthi e nënshtrimi.

U ndalëm më gjatë në këto dy vepra sepse duke qenë vepra të gjata; aty ka mundur të gjejë shesh veprimi më shumë edhe qëllimi armiqësor i autorit.

Novela “Premiera e teatrit të kukllave
Kjo novelë e botuar në “Nëntori” ka disa ndryshime midis dorëshkrimit dhe variantit të botuar, ndryshime të cilat i janë sugjeruar autorit nga redaksia për të evituar ndonjë interpretim të pasaktë e madje të shtrembër siç mund të kuptohej nga nënteksti dhe simbolika e novelës, interpretim që ka mbetur në dorëshkrimin për të cilin flasim dhe që shpreh synimin e konceptet e autorit. Këtu e kemi fjalën për dorëshkrimin e novelës.

Është fjala për atë nënkuptim e interpretim të ndërtesës ku vendoset teatri i kukllave si një han me dy porta ku mund të hynte e të dilte kush të donte dhe të shtrohej këmbëkryq, të bënte ligjin sipas qejfit, pa marrë parasysh zotin e vërtetë të vendit. Ky aludim mund të interpretohej me përmasa të gjera. Aty hyjnë e dalin mbretër, bejlerë e reaksionarë zogistë-gjë që mund të merret si një aludim për amullinë politike që sundonte në kohën e Zogut, por aludimi tjetër që qysh prej çlirimit e deri në fillim të viteve ’60 në këtë godinë sovjetikët bënin ligjin si u donte qejfi, madje u propozonin portierëve të ndershëm të bëheshin spiunë dhe nga kjo nuk u hynte ferrë në këmbë, është i gabuar dhe hedh baltë mbi një periudhë të tërë, nga njëra anë pa bërë asnjë dallim midis sovjetikëve në vitet 45-53 kur rronte Stalini, me ndryshimin e dukshëm revisionist të viteve pas vdekjes së tij dhe, nga ana tjetër, sepse pavarësishy nga miqësia dhe marrëdhëniet e mira, në asnjë periudhë Partia jonë nuk i ka lejuar sovjetikët të hiqen si zotër e ligjvënës.

Problemet e tjera ideoartistike të novelës, kanë të bëjnë sidomos me ndikimin e teknikave të huaja moderniste të prozës, teknika të future në mënyrë të kamufluar. Duke kaluar nga një shkollëzë moderniste te tjetra, sipas leximeve, autori, me sa duket, këtu priret nga ajo teknikë që është quajtur e antiromanit francez e që përfaqësohet sidomos nga veprat e shkrimtarit Rob Grije. Në këtë lloj letërsie personazhi dhe fabula (rrëfimi i ngjarjes) s’ kanë asnjë rëndësi dhe përparësi ka vetëm përshkrimi i hollësishëm i objekteve e sendeve rreth njeriut, të cilat sipas kësaj teorie, përfaqësojnë në të vërtetë edhe thelbin e njeriut.

Në novelë, veç një kukllabërësi me emrin Simon, për të cilin na jep ndonjë të dhënë biografike apo veprim dhe përmendjes së bëmave të njëfarë Dardanellovi, drejtor i klubit i cili na paskej në dorë të ulte e të ngrinte nga froni i tyre mjaft gjeneralë e diplomatë (nënkupto- gjithçka vendoset nga policia e fshehtë e Sigurimi), s’ ka asnjë personazh të plotë letrar, për të cilin mund të flitet me plot gojën. Po dhe rrëfimi (fabula) është krejt e copëzuar, pa asnjë vazhdimësi, thjesht në funksion të disa aludimeve të turbullta ideore, gjoja se historia po i vendos tani në rradhët e kukllave gjithë ç’ kishin hyrë e dalë në këtë ndërtesë.

Sa për teknikën moderniste të prozës, le të vihet re se me çfarë hollësish e përshkruan autori ndërtesën e teatrit, çfarë hollësira jep për kukllat, për rekuizitën, për dhomat, për telajot e dekoreve etj. Janë përshkrime aq monotone e tendencioze sa vetëm me durim mund t’ i shtysh. Kështu p.sh, në faqet e para autori “derdh” tërë dijenitë e tij mbi shkollat e ndryshme të arkitekturës, të cilat një farë arkitekti shqiptar na i paska bashkuar këtu në një përzierje aq eklektike sa s’ ka asnjë gjurmë kombëtare.

Tregimi “Zhurma e daulles”
(Nga libri “Një kohë tjetër” botuar më 1977)
Autori e quan këtë tregim “përrallë groteske në dy pjesë”. Le ta pranojmë si përrallë. Ngjarjet ndodhin 100 e ca vjet më parë. Ç’ na tregon kjo përrallë me pak fjalë? Na thotë se praën një fshati që lidhej me botën me një urë një natë u shfaq papritur një kasolle si gungë dheu, nga vinte një zhurmë e pandërprerë daulleje, ditë e natë me të njëjtin ritëm. Kushdo që kalonte te ura duhet të hidhte këmbët sipas ritmit të saj.

Pas disa hezitimeve, fshatarët ndjekin shembullin e një loloje, i cili pranoi i pari të hidhte këmbët sipas daulles dhe kalojnë mbi urë, në rrjesht njëri pas tjetrit. Këtë truk na e paska sajuar agai, zot i vendit.

Pra, të gjithë pranuan, u nënshtruan, i hodhën këmbët sipas daulles së “zotit të vendit”. Një turmë amorfe, nën peshën e frikës që nënshtrohet.

Në pjesën e dytë shfaqet “shpëtimtari”. Ky ishte një lëkurëpunues me djemtë e tij, që sajon një daulle akoma më të madhe. Daullja e re, me zhurmën e saj, jo vetëm që e shurdhon atë të agait, por rajanë e nënshtruar plotësisht e ngre në këmbë, hidhet mbi rojet, e prishin daullen, kurse daullja e re pëson ca pak gërvishtje po riparohet lehtë.

Cili është morali i kësaj përralle? Edhe sikur t’ i marrim të dy “daullet” si përfaqësues të ideologjive të caktuara, një reaksionare dhe një e re, përparimtare, prapë morali i saj del fare i gabuar e tendencioz në paraqitjen e realitetit (pas çdo përralle ka një pikënisje reale e cila zmadhohet e vishet me fantazinë e çudinë) për dy arsye: E para, sepse tërë fshati, fshatarët, nënkupto tërë popullin, pranon e i nënshtrohet totalisht daulles (nënkupto ideologjisë) dhe i hedh këmbët sipas saj. Kjo gjë hedh baltë mbi masat, i konsideron ato turma pa kurrfarë dinjiteti e ndjenje klasore. E dyta, këtë turmë mund ta shpëtojë nga gjendja poshtëruese ku ka rënë vetëm një individ i shquar (këtu, lëkurëpunuesi) me daullen e re. Rrjedhimisht, koncepti i historiografisë borgjeze se janë disa individë të shkëputur ata që e bëjnë historinë del haptazi, duke e injoruar plotësisht mësimin marksist-leninist se janë masat ato që e bëjnë historinë.

Veç kësaj, aludimi politik këtu është i dukshëm. Njerëzit janë të izoluar (një alegori reaksionare sipas së cilës një turmë abstrakte është e ndarë nga bota) dhe për të hedhur prapë vallen u dashka dikush, një njeri i shquar që të dijë t’ i vejë në lëvizje njerëzit, sipas një daulleje të re. E këtu, si dhe në shkrimet e tjera, kemi të dhëna të dukshme se mendimi i vërtetë i autorit bashkohet me korin e reaksionit: vendi ynë i izoluar kishte nevojë për një udhëheqje të re.

Të gjitha këto flasin për një përdorim të ndërgjegjshëm të rrymave moderniste, për një subjektivizëm të theksuar letrar dhe për qëndrime politike armiqësore.

Dalan Shapllo

Teodor Laço 
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #55 më: 05-07-2008, 18:12:06 »

Dosjet janë hapur, puna është të lexohen

Aida TANCICA

Politika shqiptare kthen edhe një herë në vëmendje hapjen e dosjeve të krimeve të komunizmit. Çfarë e pengon politikën shqiptare t'i shkojë deri në fund kësaj nisme, të dalë nga e shkuara, kur një gjë të tillë e kanë bërë edhe të tjera vende ish-komuniste...? Frika? Frika për t'u përballur me të vërtetën e dalë në publik? Më shumë se një detyrim moral, hapja e dosjeve të komunizmit është një detyrim ndërkombëtar. Them detyrim, sepse ka ardhur koha që politika shqiptare t'i tregojë botës se 50 vite diktaturë tashmë janë një kapitull i mbyllur. Duhen hapur dosjet edhe për një qëllim njerëzor.

Shqiptarët duhet të dinë se kujt ia kanë dhënë votën e tyre, të ftojnë mëkatarët në vetëpastrim. Mes diskutimeve dhe ideve pa fund thuhet se është gjetur një gjuhë e përbashkët: "po" dosjet do të hapen për zyrtarwt e lartë... E parë në një këndvështrim më të gjerë, kjo temë nuk është çështje e njërës apo tjetrës parti, por e klasës politike në tërësi. Këta zotërinj të kollarisur harrojnë se kapërcimi i situatave të tilla do të ishte më i kapërdishëm me pak tolerancë, që nënkupton tërheqje nga politika dhe me një falje publike. Vjen një moment i kapërcimit të brezave dhe jo vetëm ndjesa, por dhe prirja e re është domosdoshmëri përfaqësimi tashmë. Dhe kjo do të ndodhte vetëm nëse zotërinjtë e kollarisur do të rikthenin në kujtesën e tyre shpirtin liridashës shqiptar. Do të kthenin në vëmendje Dhjetorin e viteve '90. Do të kthejnë në vëmendje raportet e ndërkombëtarëve që e kanë përcjellë popullin shqiptar me ide të theksuara demokratike.

Mirëpo kur flasim për argumenta njerëzorë, duhet të kujtohet edhe diçka. A mundet Shqipëria të arrijë aspiratat pa plotësuar kushtet...? A do të mjaftonin vetëm arritjet ekonomike? A do të mjaftonin reformat e bëra dhe premtuese? A do të mjaftonte konsensusi politik kur një i tillë nuk është se gjendet për një çëshje të tillë ku e shkuara ka zgjatur keq tentakulat në imazh? Nuk do të doja të bëja një përllogaritje të numrit të personave spiunë të komunizmit, se kjo do të ishte dramatike dhe jo vetëm, por edhe në përmbajtje të dosjeve. Sepse ky ka qenë një fenomen nga dera në derë e nga dritarja në dritare, e vështirë të gjeje njerëz që mburren.

Përmbajtja e dosjeve dhe pikat e renditura me detaje do të jenë gjykatësit më të mëdhenj për këta njerëz. Mirë është që këta hafije të bëhen moshë e tretë. Dhe pikërisht në këtë çështje besoj se nuk do të llogaritet më posti, por fati i këtyre personave, të cilëve pritet t'u vihet peshorja në atë që kanë bërë. Ka nga ata që me paturpësinë më të madhe, edhe pse janë vetë pjesë e listës, kapardisen në ekrane dhe diskutojnë për këtë temë me kompetenca. Miq politikanë dhe drejtues të medias që e keni një emër atje në arkivin e Sigurimit, duhet të bëni kujdes që gjatë transmetimit në lajme, në emisione, mund të gjeni përballë pseudonimin tuaj dhe vështirë se e kaloni me buzëqeshje. Nëse sot po diskutohet hapja apo jo e këtyre dosjeve, një tjetër argument mjaft i rëndësishëm është transparenca e tyre. Dosjet e ish-spiunëve të komunizmit do të hapen përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të qershorit 2009 ashtu siç është dhe deklaruar? Kush do të përfshihet në bërjen transparente të tyre? Cili do të jetë roli i medias? Më shkoqur për të mos ju lodhur puna, është që në listat e partive në 2009-ën të mos ketë kandidatë spiunë, që mandatin tjetër Kuvendi të mos kërkojë prapë hapje dosjesh, por të harxhojë energji për ligje që mirërregullojnë jetën e shqiptarëve.
E identifikuar

Rust
Anetar


Karma: -1
offline offline

Postime: 737



Shiko profilin
« Përgjigju #56 më: 05-07-2008, 18:14:18 »

Berniiii,


Ket radh nuk eshte shaka. Ju kam premtuar nje Vere te nxehte.
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #57 më: 05-07-2008, 19:00:02 »

Rust edhe une e di se nuk eshte shaka, shpresoj te degjoj kur te hapen dosjet ate emrin Sardelja qe permendi Sirioo qe je ti zgerdhihet

...........

Ish-kryeministri Aleksandër Meksi komenton debatet për hapjen e dosjeve për ish-spiunët

Shumë politikanë aktivë tremben nga procesi


Ish-kryeministri i Partisë Demokratike gjatë viteve 1992-1997 Aleksandër Meksi shprehet se hapja përfundimtare e dosjeve, aq më tepër politikanëve, do të sqaronte sjelljen e shumë prej politikëbërësve gjatë 17 vjetve pluralizëm. Duke komentuar debatet për hapjen ose jo të dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit, Meksi thotë se gjatë këtyre vjetve politika nuk ka guxuar të ndërmarrë një hap të tillë. Ai pohon se ka shumë prej politikanëve aktivë të cilët mund të tremben nga një hapje e mundshme e dosjeve. Meksi vijon më tej duke thënë se pikërisht mungesa e hapjes së dosjeve ka çuar dhe në këtë nivel të politikës, ku shumë prej parlamentarëve tremben ose nuk kanë asnjë personalitet përballë drejtuesve kryesorë.

Deklarata

Për ish-kryeministrin e parë të qeverisjes demokratike Aleksandër Meksi hapja e plotë e dosjeve të bashkëpunëtorëve mund të sillte probleme jo të vogla. Ai thotë se në rastin e hapjes së dosjeve mund të shkohet deri në ekstrem, publikimin e tyre. Megjithëse nuk kundërshton një qëndrim të tillë, ai thotë se, nëse ndodh një gjë e tillë, mund të sillte konflikte dhe drama. Meksi thotë se kjo është një çështje që do të zgjidhet nga Parlamenti. “Ka dhe prej tyre që tremben, ka dhe drejtues të politikës. Sepse ato lloj parlamentesh që po shohim ne me dushkarë dhe të tjerë, janë pa personalitet, ke nga ata që kundërshtojnë e votojnë dhe flasin çfarë thonë krerët. Sigurisht, mund të shkohet deri në ekstrem që këto dosje të publikohen, që këto regjistra të publikohen, unë nuk kam ndonjë kundërshtim, mund të kishte konflikte dhe drama. Publikimin le ta vendosin vetë”, - thotë Meksi. Pavarësisht debatit, ai thotë se hapja e dosjeve në shumë raste do të jepte shpjegimet dhe për sjelljen e mjaft prej aktorëve politikë të sotëm. Këta ta fundit, sipas tij, lëvizin nga një qeveri në tjetrën si të privilegjuar apo ndërrojnë dhe parti. Ndërkaq edhe më herët ish-kryeministri i qeverisjes demokratike është shprehur se një hap i tillë është i vonuar, dhe kjo ka ndodhur me vetëdije të plotë nga një pjesë e politikës.
E identifikuar

Rust
Anetar


Karma: -1
offline offline

Postime: 737



Shiko profilin
« Përgjigju #58 më: 06-07-2008, 01:27:09 »

Rust edhe unë e di se nuk është shaka, shpresoj te dëgjoj kur te hapen dosjet atë emrin Sardelja qe permendi Sirioo qe je ti zgerdhihet


Hahahaha...

Mua nuk ma hap dosjen Berisha se jam bashkpuntor i tij. Hahahahah...
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
Sirio00
Anetar


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1769



Shiko profilin
« Përgjigju #59 më: 07-07-2008, 09:27:05 »

mirë e ke ti Rust, por ama Pilinci para se te dërgonte letren është takuar ne një restorant te njohur te Tiranës me Nexhmije Hoxhen dhe Ilir Hoxhen???
Apo ti e mohon këtë fakt?
Çfarë folen ata dhe pse ti rrij ete dera e lokalit dhe nuk futeshe brenda?
C'ke per te thene per kete Rust?
E identifikuar

Abuzimi me nacionalizmin fals, eshte streha e fundit e te gjithe BATAKCINJVE
V. HAVEL.
Cdo popull meriton qeverisjen qe tashme ka.
W. Curcill
Faqe: 1 2 3 [4] 5 6   Shko lart
  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Cila do të ishte forma ideale e Shqiponjës në Flamurin tonë Kombëtar?
  • Dot Flamuri Aktual i Republikës së Shqipërisë
  • 10 (90%)
  • -
  • Dot Flamuri i cili përdoret krahas Flamurit Aktual të Republikës së Shqipërisë
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Flamuri nr.3
  • 1 (9%)
  • -
  • Dot një tjetër!
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 11
  • Shiko temen

* Sponsor