Forumi PolitikForumi Politik - Diskutime dhe LajmeAktualiteti Shqiptar (Moderator: Bekimi)Spiunet e ish-Sigurimit të Shtetit !
Faqe: 1 2 [3] 4 5 6   Shko poshtë
  Printoje  
Autori Temë: Spiunet e ish-Sigurimit të Shtetit !  (E lexuar 4296 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #30 më: 04-07-2008, 09:08:54 »

Projekti i PD: Ja si do të hapen dosjet e spiunëve

ADI SHKEMBI

Pas nisjes së debatit publik për dosjet e sigurimit, deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj, ka depozituar në Kuvend një variant për hapjen e këtyre dosjeve.Në draftin e propozuar prej tij, i cili është një bashkim i tre drafteve të paraqitura më parë nga PD, PS e PDK, përcaktohen kategoritë që do të verifikohen si dhe papajtueshmëria e funksioneve, çka do të thotë se ish-zyrtarët e regjimit, të cilët kanë mbajtur një seri postesh, të përcaktuara në nenin 4, nuk do të mund të zgjidhen dot në nivele të larta drejtuese. Të tillë janë ish-anëtarët ose kandidatët e byrosë politike, ish-anëtarët ose kandidatët e komitetit qendror të partisë, ish-ministrat, ish-anëtarët e këshillit presidencial etj. Kështu dy prej deputetëve të parë që do të lënë politikën, nëse ky variant i paraqitur nga deputeti Biberaj do të miratohet, janë ish-ministri i Arsimit, Skënder Gjinushi dhe ish-ministri i Brendshëm, Gramoz Ruçi, të cilët bëjnë pjesë në pikën "b" të nenit 4, ku thuhet se "Pastërtia e figurës morale të funksionarit, të përcaktuar në nenin 3 të këtij ligji, është e papajtueshme, me mbajtjen prej tij, gjatë periudhës 29 nëntor 1944 deri më 31 mars 1991 të një prej detyrave të mëposhtme: Anëtarë qeverie, anëtarë i këshillit presidencial, kryetar dhe anëtar i Gjykatës së Lartë, prokuror i Përgjithshëm dhe zëvendës të tij, para zgjedhjeve të 31 marsit 1991". Gjithashtu deputeti i PD-së propozon që për zbatimin e ligjit të ngrihet autoriteti i Kontrollit të Figurave, i cili përbëhet nga pesë anëtarë që propozohen nga Presidenti, Këshilli i Ministrave, drejtori i Përgjithshëm i SHISH, grupi i maxhorancës dhe grupi i opozitës në Parlament. Ndërkohë, në nenin 20 të këtij pr/ligji thuhet se, Autoriteti i Kontrollit të figurave do të nisë verifikimin e zyrtarëve në detyrë sipas nenit 3 të këtij ligji, i cili fillon me Presidentin dhe të dekretuarit prej tij, deputetët e Kuvendit dhe të zgjedhurit prej Kuvendit dhe vazhdon me anëtarët e qeverisë, zv.ministrat etj. Ky proces do të përfundojë brenda gjashtë muajve.

Papajtueshmëria e funksioneve

Pastërtia e figurës morale të funksionarit, të përcaktuar në nenin 3 të këtij ligji, është e papajtueshme, me mbajtjen prej tij, gjatë periudhës 29 nëntor 1944 deri më 31 mars 1991 të një prej detyrave të mëposhtme:
a) Anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar ose kandidat i Komitetit Qendror të PPSH-së, sekretar i parë ose i dytë i komitetit të partisë së rrethit, kryetar ose zv. kryetar i komitetit ekzekutiv të rrethit, me përjashtim të rasteve kur është larguar vetë nga detyra në mënyrë publike;
b) Anëtarë qeverie, anëtarë i Këshillit Presidencial, kryetar dhe anëtar i Gjykatës së Lartë, prokuror i Përgjithshëm dhe zëvendës të tij, para zgjedhjeve të 31 marsit 1991;
c) Zv. Ministër i Punëve të Brendshme, oficer madhor apo funksionar drejtues i organeve të Sigurimit të Shtetit si dhe kryetar dege; punonjës operativ (legal apo ilegal), bashkëpunëtor sekret i organeve të Sigurimit të Shtetit;
d) Bashkëpunëtor si dhe agjent në shërbim të shërbimeve të huaja apo të organeve analoge;
e) I dënuar me vendim të formës së prerë, për krimet kundër njerëzimit, për shpifje apo dëshmi të rremë në procese politike speciale;
f) Anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve;
g) Hetues në organet e Sigurimit të Shtetit si dhe prokuror, gjyqtar apo ndihmës gjyqtar në procese politike speciale;
h) Denoncues apo dëshmitar rëndues në proceset politike.

PROJEKTLIGJ PËR PASTËRTINË E FIGURAVE TË FUNKSIONARËVE TË LARTË TË ADMINISTRATËS PUBLIKE DHE TË ZGJEDHURVE

Neni 3
Subjektet e verifikimit

(Varianti I)
Hapen të gjitha arkivat e ish-Sigurimit të Shtetit dhe bëhen publike me përjashtim të atyre që trajtojnë çështje të sigurisë kombëtare.
(Varianti II)
Hapen të gjitha arkivat e ish-Sigurimit të Shtetit, por nuk bëhen publike.
Çdo qytetar i interesuar mund të marrë informacion për veten e vet ose familjen e tij, pranë Autoritetit të Kontrollit të Figurave.
(Varianti III)
Subjekti i verifikimit sipas këtij ligji, janë të gjithë funksionarët publikë, të zgjedhur apo të emëruar, të cilët aktualisht ushtrojnë apo do të ushtrojnë një nga funksionet e mëposhtme:
a) Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe të dekretuarit nga Presidenti i Republikës;
b) Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë si dhe të zgjedhurit nga Kuvendi;
c) Anëtarët e Këshillit të Ministrave, zëvendësministrat, sekretarët e përgjithshëm, funksionarët politikë, drejtorët e përgjithshëm dhe drejtorët e drejtorive të dikastereve, si dhe të barazuarit me ta në strukturat e tjera shtetërore;
d) Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë si dhe gjyqtarët e prokurorët e të gjitha niveleve të gjykatave dhe prokurorive;
e) Funksionarë të lartë të Presidencës, administratës së Kuvendit, të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të Gjykatës së Lartë, të Gjykatës Kushtetuese, të Prokurorisë së Përgjithshme, sipas rangjeve të caktuara në pikën c;
f) Guvernatorë, zëvendësguvernatorë dhe drejtorët e Bankës së Shqipërisë;
g) Funksionarë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë, si dhe oficerët me gradë "Gjeneral" dhe "Kolonel";
h) Prefektët, kryetarët e këshillave të qarkut si dhe kryetarët e bashkive dhe komunave;
i) Anëtarët e këshillave të qarkut si dhe të këshillave bashkiake;
j) Funksionarë në Shërbimin Informativ Shtetëror (SHISH), në Shërbimin Informativ Ushtarak (SHIU) dhe në Shërbimin Informativ të Rendit (SHIR);
k) Funksionarë në Gardën e Republikës;
l) Drejtues të Policisë së Shtetit, drejtorë dhe shefa policie në nivel qarku si dhe në nivel komisariati;
m) Diplomatët në përfaqësitë tona diplomatike;
n) Drejtuesit dhe anëtarët e forumeve drejtuese në nivel qendror apo lokal të partive politike parlamentare si dhe të atyre që financohen nga buxheti i shtetit;
o) Drejtues, kryeredaktorë dhe redaktorë të mediave audio-vizive, si dhe të mediave të shkruara me një tirazh ditor më të madh se 2000 kopje në ditë;
p) Akademikë, rektorë/ zv. rektorë, dekanë të universiteteve shtetërore si dhe drejtorët e shkollave të mesme publike.
q) Përfaqësuesit e lartë të komuniteteve fetare me nënshtetësi shqiptare.
KREU II AUTORITETI I KONTROLLIT TË FIGURAVE
Neni 5
Statusi dhe Përbërja e Autoritetit

Për zbatimin e këtij ligji, krijohet Autoriteti i Kontrollit të Figurave, i cili organizohet dhe funksionon si autoritet i pavarur.
Autoriteti është organ i përhershëm mbikëqyrjeje dhe kontrolli i pastërtisë së figurave të funksionarëve.
Autoriteti përbëhet nga 5 anëtarë, të cilët propozohen si vijon:
a) Presidenti i Republikës;
b) Këshilli i Ministrave;
c) Drejtori i Përgjithshëm i SHISH;
d) Grupi parlamentar më i madh i maxhorancës;
e) Grupi parlamentar më i madh i opozitës.
Anëtarët e Autoritetit miratohen nga Kuvendi i Shqipërisë.
(Varianti I)
Përfaqësuesi i Presidentit zgjidhet kryetar, ndërsa ai i Këshillit të Ministrave n/kryetar.
(Varianti II)
Kryetar zgjidhet i propozuari që merr me shumë vota në Kuvend, ndërsa n/kryetar i dyti sipas votave.
Neni 7
Fillimi i detyrës nga anëtarët e Autoritetit
Anëtarët e Autoritetit fillojnë ushtrimin e detyrës brenda 5 ditëve nga miratimi i Autoritetit.
Neni 8
Përfundimi i detyrës nga anëtarët e Autoritetit

Mandati i anëtarëve të Autoritetit është 5-vjeçar.
Çdo anëtar i Autoritetit zëvendësohet apo lirohet nga detyra, në një nga rastet kur:
a) jep dorëheqjen;
b) nxjerr për të tretë, informacione konfidenciale, të marra gjatë ushtrimit të detyrës;
c) kryen veprime që cenojnë rëndë integritetin e tij;
Kuvendi i Shqipërisë brenda 10 ditësh nga marrja dijeni për një nga rastet e përcaktuara nga shkronjat "a", "b", dhe "c", me kërkesë të Autoritetit apo propozuesit, nis procedurën për zëvendësimin e anëtarëve.
Neni 9
Veprimtaria e Autoritetit

a) Autoriteti organizohet dhe funksionon si autoritet i pavarur, si organ i përhershëm mbikëqyrje dhe kontrolli i pastërtisë së figurave të funksionarëve, sipas kritereve te përcaktuara në këtë ligj.
b) Mbledhjet e Autoritetit janë të vlefshme, kur janë të pranishëm të paktën 4 anëtarë, ndërsa vendim-marrja kur për të shprehen pro ose kundër, të paktën 3 anëtarë, sipas rastit. Ndalohet abstenimi, apo tërheqja e anëtarëve nga votimi.
c) Autoriteti gjatë veprimtarisë së vet, asistohet, nga një personel ndihmës i SHISH, Ministrisë së Brendshme si dhe i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, për të cilët është bërë më parë verifikimi i pastërtisë së figurës. Numri i personelit ndihmës dhe buxheti përcaktohet nga Këshilli i Ministrave.
d) Autoriteti brenda 1 muaji miraton rregulloren e funksionimit. Pjesë e kësaj rregulloreje është edhe mënyra e ndarjes së përgjegjësive dhe e komunikimit ndërmjet Autoritetit dhe stafit ndihmës të tij.
e) Anëtarët e Autoritetit përfitojnë pagën në nivelin e anëtarëve të autoriteteve/enteve të tjera homologe.
Neni 11
Të drejta të Autoritetit

1. Autoriteti shtetëror, në funksion të përmbushjes së detyrave të ngarkuara me këtë ligj, ka të drejtë të kërkojë t'i vihen në dispozicion të gjitha materialet arkivore, duke përfshirë edhe dokumentacionet e Partisë së Punës të Shqipërisë, nga të cilat mund të merren të dhëna për veprimtarinë e Sigurimit të Shtetit dhe të personave të veçantë, që kanë të bëjnë me zbatimin e këtij ligji.
2. Ministria e Brendshme, Shërbimi Informativ Shtetëror, gjykatat dhe prokuroritë, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, janë të detyruara t'i paraqesin menjëherë komisionit, kundrejt kërkesës, të gjitha materialet arkivore të kërkuara.
Neni 12
Nisja e procedurës së verifikimit

Autoriteti vihet në lëvizje dhe nis procedurën e verifikimit të funksionarëve:
a) me kërkesë me shkrim, të titullarit të institucionit apo organit të emërtesës së tij, për funksionarin publik;
b) kryesisht, për të gjithë subjektet e përcaktuara në nenin 3, të këtij ligji.
Neni 13
Detyrimi për njoftime për emërimet apo zgjedhjet e reja

Drejtuesi i çdo institucioni apo organi përfaqësues i emërtesës, depoziton brenda 10 ditësh, njoftimin për emërime apo zgjedhje të reja, në një nga funksionet e përcaktuara në nenin 3, të këtij ligji. Vendimi i emërtesës apo zgjedhjes bëhet i formës së prerë, vetëm pas verifikimit si të pajtueshme të figurës së zyrtarit.
Neni 14
Afatet dhe procedurat e shqyrtimit nga Autoriteti

1. Brenda 30 ditëve, Autoriteti shqyrton sipas procedurës së përcaktuar në këtë ligj, papajtueshmërinë morale të figurës së objektit që kryen një nga funksionet e përcaktuara në nenin 3 të këtij ligji. Në përfundim të verifikimit, Autoriteti procedon si vijon:
a) Kur rezulton se zyrtari është i pa përfshirë (nuk paraqet papajtueshmëri) një kopje e këtij vendimi, i komunikohet sipas formularëve aneksi "A" dhe "A/1" bashkëlidhur këtij ligji, eprorit të institucionit apo organit, që e ka zgjedhur si dhe për dijeni zyrtarit  konkret;
b) Kur rezulton se zyrtari është i përfshirë (ka papajtueshmëri), kopje e vendimit për çështjen, i dërgohet këtij të fundit si material konfidencial, sipas formularit aneksi"B/1", bashkëlidhur. Çdo zyrtar, që në përfundim të hetimit klasifikohet i përfshirë, sipas këtij ligji, i garantohet e drejta për t'u njohur me materialin e shqyrtuar. Komisioni ka detyrim të vendosë në dispozicion të zyrtarit materialin për njohje, vetëm kur zyrtari nënshkruan "formularin për mbrojtje të informacionit të klasifikuar".
2. Kur zyrtari nuk është dakord me vendimin e shkronjës "b'', të paragrafit të parë të këtij neni apo ka pretendime të tjera ndaj komisionit, ai gëzon të drejtën të paraqesë shpjegime me shkrim për çështjen brenda 30 ditëve. Komisioni ka detyrim të shqyrtojë shpjegimet e zyrtarit dhe brenda 10 ditësh nga paraqitja e tyre të vendosë:
a) lënien në fuqi të vendimit, ose:
b) ndryshimin e tij.
Një kopje e këtij vendimi i njoftohet brenda 10 ditësh, zyrtarit dhe institucionit të tij të punës apo organit që e ka zgjedhur. Njoftimi i institucionit kryhet sipas formularit "B". Ky vendim mund të ankohet vetëm sipas procedurës së përcaktuar në nenin 16 të këtij ligji.                                           
Neni 15
Vendimi i Autoritetit

1. Vendimi i komisionit i shkronjës "b", pika 1, e nenit 14, të këtij ligji, është i formës së prerë dhe i pa ankueshëm, kur funksionari apo trashëgimtarët e tij ezaurojnë sipas afateve dhe procedurave përkatëse, mjetet e ankimit të përcaktuara në këtë ligj.
2. Vendimi i komisionit i shkronjës "a", pika 1, e nenit 14 të këtij ligji, merr formë të prerë menjëherë me nënshkrimin e procesverbalit nga të gjithë anëtarët e mbledhjes. Kryetari i komisionit sipas formularit "A" dhe "A/1", nënshkruan vendimin e komunikimit.
Neni 16
Ankimi gjyqësor

Kundër vendimit të komisionit, zyrtari apo funksionari, ka të drejtë të paraqesë ankim në Gjykatën e Lartë, brenda 7 ditëve nga dita e njoftimit të vendimit. Gjykata e Lartë, brenda 15 ditëve nga depozitimi i ankimit, zhvillon shqyrtimin gjyqësor me dyer të mbyllura, në prani të palëve dhe vendos për çështjen. Vendimi është i formës së prerë dhe i pa ankueshëm. Një kopje e dispozitivit të këtij vendimi i komunikohet palëve dhe botohet në "Fletoren zyrtare", brenda 10 ditësh.
Neni 17
Pasojat e vendimit
1. Eprori i institucionit apo organi i emërtesës së tij, menjëherë, pas marrjes së vendimit të komisionit:
a) kur zyrtari është i pa përfshirë, depoziton një kopje të vendimit në dosjen individuale të personelit;
b) kur zyrtari është i përfshirë, depoziton një kopje të vendimit në dosjen individuale të personelit, dhe cakton brenda 3 ditësh, një seancë të mbyllur për t'u informuar, për qëndrimin që do të ndjekë zyrtari në vijim. Gjatë zhvillimit të kësaj seance mbahet procesverbali, i cili firmoset nga të gjithë të pranishmit dhe zyrtari dhe një kopje e tij i dorëzohet në përfundim të seancës edhe zyrtarit. Eprori direkt në përfundim të këtij takimi, ndjek këtë procedure:
i) kur funksionari deklaron/ose depoziton dorëheqjen e menjëhershme nga detyra, eprori, arkivon kopjen e vendimit të komisionit si dokument të klasifikuar;
ii) kur funksionari deklaron se, refuzon dorëheqjen vullnetare eprori i institucionit, arkivon kopjen e vendimit të komisionit, dhe brenda 10 ditësh:
Përfundon marrëdhëniet e punës me zyrtarin, për shkak të padenjësisë së figurës së tij.
Kur zyrtari apo funksionari bën ankim gjyqësor sipas nenit 16, të këtij ligji, eprori i institucionit apo i organit i emërtesës sipas rastit, pezullon nisjen e procedurës në shkronjës "b" të këtij neni, deri në botimin e dispozitivit të vendimit të formës së prerë në "Fletoren Zyrtare''.
Neni 18
Transparenca me publikun
Autoriteti i Kontrollit të Figurave do të publikojë në faqen e vet zyrtare, informacion për numrin dhe identitetin e personave të verifikuar sipas këtij ligji dhe pozicionet përkatëse që ata kryejnë apo kryenin.
Gjithashtu, komisioni bën publike në këtë direktori, identitetin e të gjithë zyrtarëve të kualifikuar si të papajtueshëm për të vazhduar detyrën, për të cilët, eprori i institucionit apo organi i emërtesës, nuk ka përfunduar marrëdhënien e punës brenda afatit 10 ditor të caktuar sipas nenit 17, pika 1 shkronja c.
E identifikuar

Rust
Anetar


Karma: -1
offline offline

Postime: 737



Shiko profilin
« Përgjigju #31 më: 04-07-2008, 14:10:33 »

Ish-spiunët, pseudonimet e 40 deputetëve dhe ish-deputetëve

Pas debatit shterpë për hapjen e dosjeve, "Shqip" zbulon nofkat që njollosin politikën. Nga "Qukapiku" te "Kastori"


Politika shqiptare ka qenë prej 18 vjetësh e helmuar nga "mbetjet toksike" të së kaluarës komuniste, e cila ka lënë si peng të rëndë bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, aparatit të dhunshëm që diktatura përdorte ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë. Shumë prej aktorëve të Parlamentit shqiptar, por edhe të strukturave të tjera të shtetit, janë pjesë e atij kontingjenti që Sigurimi i kishte në listat e tij si bashkëpunëtorë, pavarësisht sesi ata janë përsosur. Gazeta "Shqip", e cila sot po boton vetëm pseudonimet, disponon edhe emrat përkatës të politikanëve apo ish-politikanëve që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, por për arsye etike vendosi të mos i botojë emrat e aktorëve, ish-aktorëve të politikës, funksionarëve apo ish-funksionarëve të shtetit shqiptar nga rrëzimi i komunizmit e deri më sot. Ironitë e deputetëve mbi kolegët e tyre të implikuar në Shërbimin Sekret nuk kanë munguar sa herë që në arenën politike hapet një debat i ashpër që cenon interesat e zyrtarëve më të lartë të shtetit, të cilët përdorin "ciceronët" e tyre në Kuvend për të dramatizuar situatën dhe trembur spiunët e dikurshëm për të mbyllur problemet më delikate të politikës aktuale. Gazeta "Shqip" ka siguruar të dhënat që vijnë nga dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit për deputetët, ish-deputetët, funksionarët e lartë apo ish-funksionarët, që kanë bashkëpunuar me shërbimin sekret komunist ose sektorin special të Partisë së Punës. Në dosjet sekrete të diktaturës figurojnë nofka të ndryshme: "Cigarja", "Dizenjatorja", "Financieri", "Profesori", "Inxhinieri", apo shumë pseudonime të tjera si "Parafabrikati", "Sqepi", apo "Çiftelia". Këta pseudonime i përkojnë emrave konkret, të cilat militojnë apo kanë milituar që nga viti 1990 në politikën shqiptare apo edhe në administratën e shtetit. Një pjesë e mirë e tyre kanë qenë edhe pjesëtarë të institucionit kryesor të shtetit: Kuvendit të Shqipërisë, pra deputetë. Prova më e madhe për të hedhur poshtë komunizmin dhe për të kompensuar si fillim moralisht ish të përndjekurit politikë është hapja e dosjeve sekrete të spiunazhit komunist, që për 18 vjet rresht është zvarritur duke arritur të shkojë vetëm deri te dera e Kuvendit dhe jo të bëhet realitet. Ky fakt tregon se një pjesë e mirë e deputetëve kanë qenë të implikuar me dosjet e spiunëve, çka i ka detyruar ata të hedhin poshtë çdo pretendim për të hapur dosjet famëkeqe. Edhe pse pseudonimet famëkeqe të komunizmit dëmtojnë rëndë imazhin e deputetëve në Parlament, këta të fundit nuk ngurrojnë t‘i nxjerrin të palarat njëri-tjetrit duke i pagëzuar me epitete të ndryshme si "Shishja e qumështit", "Alfons Ballsha". Të gjithë ata politikanë të sotëm e të djeshëm, apo zyrtarë të lartë të institucioneve që prej 29 nëntorit të 1944 deri më 31 mars të 1991-it, i kanë shërbyer Shërbimit Sekret të Shtetit do të përballen me ligjin e ri për hapjen e dosjeve, i cili po përgatitet nga një komision i posaçëm i Kuvendit.



Bashkëpunëtorët

Gazeta "Shqip", e cila sot po boton vetëm pseudonimet, disponon edhe emrat përkatës të politikanëve apo ish-politikanëve që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, por për arsye etike vendosi të mos i botojë emrat e tyre


Nofkat e përdorura nga politika


1. Qukapiku

2. Inxhinieri

3. Çiftelia

4. Çorapja

5. Dizenjatorja

6. Financieri

7. Drita

8. Stilografi

9. I vogli

10. Alfons Ballshi

11. Raketa

12. Profesori

13. Shkrimtari

14. Dragoi

15. Cigarja

16. Luftëtari

17. Proletari

18. Intelektuali

19. Medicina

20. Sqepi

21. Doku

22. Bozhuri

23. Plepi

24. Parafabrikati

25. Kitara

26. Ushtari

27. Gjeli

28. Grepi

29. Shishja e qumështit

30. Serbi

31. Çiklisti

32. Greku

33. Malësori

34. Tigri

35. Diplomati

36. Poeti

37. Urithi

38. Pëllumbi

39. Stuhia

40. Kastori



E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
Rust
Anetar


Karma: -1
offline offline

Postime: 737



Shiko profilin
« Përgjigju #32 më: 04-07-2008, 15:15:08 »

CIFTELIA NUK ESHTE DAKORT,

Ligji për pastërtinë e figurave ka vepruar
04 July, 2008 04:59:00 Ilir Saqellari
Germezoni:   
 Dënimet, në bazë të veprimtarisë së bashkëpunëtorëve

Deputeti demokrat, Preç Zogaj, është kundër projektligjit për pastërtinë e figurave të funksionarëve të lartë të  administratës publike dhe të zgjedhurve. Ky i fundit, në nëj prononcim për “Korrierin” shprehet se një ligj i tillë, është bërë që në vitin 1996 e ka funksionuar deri në vitin 2001. Zogaj kundërshton edhe projektligjin e dorëzuar nga socialistët, që sipas tij, kërkon t’i dënojë njerëzit për çfarë iu ka ndodhur e jo për çfarë kanë bërë. Ai shton se ndëshkimi nuk mund të jetë i përhershëm, e po ashtu se jo të gjitha bashkëpunëtorët, mund të dënohen po njësoj, pasi veprimtaria e tyre ka qenë e ndryshme. “Nuk mund të dënohen njerëzit me shenjën e grupit se kjo është antidemokratike. Asnjë lloj filozofie liberale nuk e pranon këtë. Këtu çështa është shtruar që për veprimtari kriminale, që ka çuar në dënime në burgosje internime sigurisht që ka një përgjegjësi morale dhe deri në këtë pikë mund të bëhet transparencë, por pa e mohuar kurrë faktin, që flitet për kushtet e një regjimit totalitar pa alternativë.”- deklaroi Zogaj. Deputeti demokrat, shton se në këtë rast flitet për një marrëveshje me shtetin shqiptar dhe jo me një shtet të huaj. Në krahun tjetër ai e cilëson, projektligjin e paraqitur, nga PS-ja si një projektligj lfutënxitës dhe çnjerëzor. “Projekti që kanë paraqitur socialistët, që kërkon t’i gjykojë njerëzit për çfarë ju ka ndodhur dhe jo për çfarë kanë bërë.” - tha ai, ndërsa vlerësoi se PS-ja do të tërhiqet nga ky propozim, që ai vetë e cilëson si jashtë binarëve të logjikës. Ndërkaq, ai shton se partia ka qenë “truri” dhe “zemra” e regjimit. Për këtë arsye ai shton se diskutimi është në një truall shumë të lëvizshëm. Preç Zogaj, e shikon si jo normal edhe rikthimin e një ligji për pastërtinë e figurave, për sa kohë, që siç thotë ai një ligj i tillë ka vepruar nga viti 1996 deri në vitin 2001. “Në bazë të këtij ligji janë verifikuar me qindra-mijra njerëz. Janë ndaluar për të kandiduar në parlament apo pushtet lokal. Janë larguar nga puna. Ky ka qenë një ligj që ka vepruar. Ka pasur një afat sepse edhe dënimi i veprave penale ka një afat. Dënim të përjetshëm ka vetëm për vrasjet, që parashikon ligji, aq më tepër kur bëhet fjalë për ndëshkim moral të disa rrethanave, që s’janë vepra penale.”- deklaroi ai. Deputeti demokrat sqaron se nuk është vepër penale të kesh qenë bashkëpunëtor, gjyqtar apo sekretar partie, pas e tillë ka qenë struktura e regjimit. Referuar ligjit të mëparshëm, ai vlerëson se duhet të ngrihet një komision parlamentar, që të verifikojë, si është zbatuar ky ligj. Sipas tij, komisioni duhet të shikojë çfarë efketesh ka prodhuar e të bëjë një raport për këtë. Bazuar tek ky raport, duhet të vendoset, siç thotë Zogaj, se çfarë gjërash duhet të shikohen sërish, e çfarë do të duhet të mbyllen përgjithmonë. saqellari@korrieri.com
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
Sirio00
Anetar


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1769



Shiko profilin
« Përgjigju #33 më: 04-07-2008, 15:26:14 »

Sapo me informuan se anetari me nick-un Rust, ne Sigurimin e Shtetit ka pasur pseudonimin "Sardelja".
Apo jo Rust?
E identifikuar

Abuzimi me nacionalizmin fals, eshte streha e fundit e te gjithe BATAKCINJVE
V. HAVEL.
Cdo popull meriton qeverisjen qe tashme ka.
W. Curcill
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #34 më: 04-07-2008, 15:26:56 »

Sa per ate artikullin e Gazetes Shqip, i ka zene frika keq te majtet dhe hidhen ne sulme te tilla, edhe pse nuk e mohoj qe mund te kete deputet te djathte qe kane qene spiuna si puna e Prec Zogajt e ka zene frika te shkretin, kurse per Jozefinen eshte genjeshter e majtisteve, duro dhe pak Rust se cdo gje do zbardhet.

.................

Taulant Balla i PS i ka bere nje pyetje ne Kuvend dje Jozefina Topallit, lexoni pyetjen dhe pergjigjen e  Topallit per ate pseudonim qe e kane shpikur komunistat.

"Të lutem më hiq një merak mua dhe disa gazetarëve që kanë publikuar lista pseudonimesh. Çfarë lidhje ka dosja dizenjatorja me Ju. Meqenëse ju keni deklaruar që të largohen spiunët nga Presidenca e Qeveria dhe sigurisht duke qenë se ti je bërë tashmë eksperte hetimesh për këdo në Shqipëri, gjyqtare, prokurore, presidente, deputete, na thuaj edhe ne kush janë spiunët në Qeveri dhe Presidencë. Sulmi yt, zonja Kryetare, është i paprecedentë", theksoi Balla. Ndërsa Topalli i është kundërpërgjigjur se po pret me padurim që të miratohen këto projektligje. "Zoti Balla, je i mërzitur shumë se këto tre projektligjet do t'i kalojmë. Ju asnjëherë nuk e keni pasur seriozisht, por ju jeni përpjekur të abuzoni, të shpifni dhe kjo është një ndër risitë jo të parat, ndoshta periferike apo të cilat ky Kuvend duhet t'i mbyllë gojën të gjithë atyre që shpifin, ndoshta do të shikonin pak përpara brenda familjes së tyre dhe në këtë mënyrë duhet të jenë në rregull me ndërgjegjen e tyre. Në asnjë institucion të shtetit nuk duhet të punojnë njerëz me dosje, dhe aq më tepër në sistemin e drejtësisë, njerëz që kanë marrë pjesë në gjykata politike apo për të mbuluar problemet e tyre apo të familjarëve të tyre", tha Kryetarja e Kuvendit.
E identifikuar

Rust
Anetar


Karma: -1
offline offline

Postime: 737



Shiko profilin
« Përgjigju #35 më: 04-07-2008, 15:27:52 »

Hahahah...

Shume e bukur kjo, por gjerat do cohen deri ne fund... PD-ja e Greqise shkrihet.
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
Rust
Anetar


Karma: -1
offline offline

Postime: 737



Shiko profilin
« Përgjigju #36 më: 04-07-2008, 15:31:05 »

Berni,

Unë e kam shumë te qartë, sepse jemi neve qe shtyme hapjen dosjeve...

Gjerat do të cohen deri në fund.

Kjo Vere do të jetë e nxehte.

Kur unë ju thashë këtë si favor juve nuk e moret seriozisht.
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
Rust
Anetar


Karma: -1
offline offline

Postime: 737



Shiko profilin
« Përgjigju #37 më: 04-07-2008, 15:32:44 »

Xhozefina kujton se eshte zhdukur dosja? Haha... Dizenjatorja.

Astrit Patozi, Alfonsi... i majte.

Spahiu  i PLL i majte.
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
Sirio00
Anetar


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1769



Shiko profilin
« Përgjigju #38 më: 04-07-2008, 15:32:55 »

Rust, dmth ti pake qene "Sardelja"?
E identifikuar

Abuzimi me nacionalizmin fals, eshte streha e fundit e te gjithe BATAKCINJVE
V. HAVEL.
Cdo popull meriton qeverisjen qe tashme ka.
W. Curcill
Rust
Anetar


Karma: -1
offline offline

Postime: 737



Shiko profilin
« Përgjigju #39 më: 04-07-2008, 15:34:15 »

Hahaha...

Sardelja e skuqur me vaj ulliri nga Qeparoi.
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
Rust
Anetar


Karma: -1
offline offline

Postime: 737



Shiko profilin
« Përgjigju #40 më: 04-07-2008, 15:37:18 »

http://www.zeriyt.com/projekte-dhe-nisma/le-ti-drejtohemi-parlamentit-shqiptare-t15044.0.html
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
Sirio00
Anetar


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1769



Shiko profilin
« Përgjigju #41 më: 04-07-2008, 15:37:33 »

Shume pseudonimi gjate, po shkurt ai e kishe?
E identifikuar

Abuzimi me nacionalizmin fals, eshte streha e fundit e te gjithe BATAKCINJVE
V. HAVEL.
Cdo popull meriton qeverisjen qe tashme ka.
W. Curcill
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #42 më: 04-07-2008, 15:49:02 »

Berni,

Unë e kam shumë te qartë, sepse jemi neve qe shtyme hapjen dosjeve...

Gjerat do të cohen deri në fund.

Kjo Vere do të jetë e nxehte.

Kur unë ju thashë këtë si favor juve nuk e moret seriozisht.

Une o Rust me zi po pres te hapen ato dosje, dhe dua ti shikoj te gjithe ato spiuna jashte drejtimit te shtetit, ti mos ben me i djathte sic jame une apo Anesti, ty ste ka hyre asnje gjemb ne kemb dhe vetem shpif me ato qe thua.
E identifikuar

Rust
Anetar


Karma: -1
offline offline

Postime: 737



Shiko profilin
« Përgjigju #43 më: 04-07-2008, 15:50:55 »

Berni,

Juve me Anestin përse nuk e keni keruar hapjen e dosjeve me pare?

Përse i sherbeni partise te Ramis Alise dhe grekut dhe serbit qe është PD-ja?

Ju kam premtuar një Vere te nxehte. Jemi neve qe shtym hapjen e dosjeve.
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
Rust
Anetar


Karma: -1
offline offline

Postime: 737



Shiko profilin
« Përgjigju #44 më: 04-07-2008, 15:54:27 »

Saliu eshte spiun serb bashke me vajzen.
Po keto dosje kush i hap?
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
Faqe: 1 2 [3] 4 5 6   Shko lart
  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • A do te merrnit pjese ne nje proteste kunder vendosjejes se gjuhes greke si gjuhe zyrtare ne jug te vendit apo nje aktiviteti per te hequr tabelat rrugore ne greqishte?
  • Dot patjetër qe do të merrja pjesë
  • 35 (85%)
  • -
  • Dot edhe mundet
  • 1 (2%)
  • -
  • Dot asnjëherë...
  • 5 (12%)
  • -
  • Dot nuk e di
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 39
  • Shiko temen

* Sponsor