Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi PolitikForumi PolitikAktualiteti Shqiptar (Moderator: Bekimi)Spiunet e ish-Sigurimit të Shtetit !


Faqe: 1 2 3 4 [5] 6   Shko poshtë
Printojeni faqen
Autori Temë: Spiunet e ish-Sigurimit të Shtetit !  (E lexuar 2599 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #60 më: 07-07-2008, 12:41:23 »

Hahahahaha...

I ka levizur disave petulla. Tamam si Prec Zogajt...
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
Sirio00
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #61 më: 07-07-2008, 13:14:21 »

Rust,
Po si nuk me ke dhene nje pergjigjie ore burre.
Shiko, tani per tani ti je Ok, por kur te vije partia jote ne pushtet dhe ti do te behesh minister, kam frike se do te dali ajo puna e "Sardeles" dhe do te te duhet te japesh doreheqjen.
E identifikuar

Abuzimi me nacionalizmin fals, eshte streha e fundit e te gjithe BATAKCINJVE
V. HAVEL.
Cdo popull meriton qeverisjen qe tashme ka.
W. Curcill
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #62 më: 08-07-2008, 13:04:43 »

Sirio,
Nuk eshte Sardelja por Sardelja ne vaj ulliri te Qeparoit.
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #63 më: 08-07-2008, 13:05:26 »

Shikoni çfarë gjeta ne Koha Jone,

Unë jam një ish Sigrumis dhe njeriu i Fecor Shehut qe mbulonte sektorin e jashtem ne Ministrine e Puneve te Brendeshme. Puna është se këta me dosje nuk është se kanë qenë vetëm spiun te sigurmit por edhe agjent të huaj (disa prej tyre). Saliu (Berisha), ka dy Nr., 30 dhe 28 qe i pëlqejnë shumë ndërsa gruaja e tij ka 26-ten. Saliu duhet te pyetet nga gazetaret ne se ato numra kanë kuptim te veçantë për te dhe bashkshorten e tij, se ndoshta ato te çojnë tek sherbimet sekrete serbe dhe franceze. Me qe permnda Shehajt, dua te them se Mehmet Shehun e varne sepse ai desh te ndrhynte ushtarakisht ne Kosovë ne kohën e demostrateve qe bene Kosovaret. Mehmet Shehu ishte komunist por edhe patriot dhe nacionalist. Ai desh të ndihmonte shqiptarët e Kosoves prtandaj edhe e vrane.
Ish Sigurimis.
07/07/2008 ora 16:59

marrë nga Koha Jone
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #64 më: 08-07-2008, 23:11:53 »

Ju kam premtuar nje vere te nxehteeee...


Braho: Berisha spiunoi Xhelil Gjonin
08 July, 2008 05:14:00 Ilir Saqellari
Germezoni:   
 Deputeti i LSI-së, Spartak Braho, akuzoi kryetarin e qeverisë se ka lidhje agjenturore me UDB-në (shërbimi sekret në ish-Jugosllavi) dhe se ka qenë informator i rregullt dhe i vullnetshëm. PD-ja dhe kryeministri i kthejnë krahët Biberajt dhe nuk pranojnë ta shqyrtojnë projektin e propozuar prej tij. Braho: “Ai ka dhënë informacione të forta për Komitetin Qendror, për Sekretarin e Parë, shokun Xhelal Gjoni dhe ka pasur takime informative në disa kryeqytete evropiane me zbulues të huaj”.

Deputeti i LSI-së, Spartak Braho, hedh akuza të rënda ndaj numrit një të qeverisë, Sali Berishës, duke e cilësuar si “informator”. Ai thotë se nga projektligji i spiunëve do ta pësojë gjysma e kabinetit qeveritar dhe vetë kryeministri Sali Berisha, që sipas tij ka pasur lidhje agjenturore me UDB-në. Në një prononcim për “Korrierin”, pas mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, që diskutonte pikërisht tre projektligjet e dorëzuar nga PD-ja, PS-ja dhe PDK-ja, Braho hedh akuza të rënda ndaj shefit të ekzekutivit shqiptar, që e cilëson si informator. “Ka qenë informator i rregullt e i vullnetshëm. I bënte me qejf, pasi nga njëra anë e shtynte kauza për fitoren e komunizmit në rang botëror, ndërsa nga ana tjetër e shtynin lidhjet agjenturore të UDB-së në Mal të Zi, prej nga ka edhe origjinën e gruas”, - deklaroi Spartak Braho. Ky i fundit shprehet i sigurt që jo vetëm do të duhet të largohet kryeministri nga qeveria, por edhe një pjesë e mirë e Këshillit të Ministrave. Braho shton më tej akuzat ndaj Sali Berishës, duke u shprehur: “Varianti që penalizon gjysmën e Këshillit të Ministrave bie. Kryeministri po. Ai ka dhënë informacione të forta për Komitetin Qendror, për Sekretarin e Parë, shokun Xhelal Gjoni dhe ka pasur takime informative në disa kryeqytete evropiane me zbulues të huaj. Ashtu siç ka pasur takim edhe me Millosheviçin, takime që i ka pranuar edhe vetë”, - thotë deputeti i LSI-së, anëtar i Komisionit Parlamentar të Ligjeve. Ndërkaq, ky komision dëgjoi sot relatorët Arben Isaraj (PS) dhe Aldo Bumçi (PD), të caktuar për të shqyrtuar tre propozimet dhe për të hartuar një propozim integral të tyre. Si Bumçi, ashtu edhe Isaraj kishin mjaft kritika për projektligjet. Isaraj u kërkoi të tre propozuesve të tërhiqnin nismat e tyre, çka u kundërshtua nga kreu i PDK-së, Nard Ndoka, i cili kërkoi që të miratohej propozimi i tij e të rrëzoheshin ata të PD-së e PS-së. Në krahun tjetër, komisioni nuk pranoi të shqyrtonte që dje propozimin individual të depozituar tashmë nga deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj, ndonëse atë e ka ngarkuar për hartimin e ligjit, kryeministri Sali Berisha. Siç tha kreu i komisionit, Fatos Beja, ende ky komision nuk ishte njohur me projektligjin, ndërsa saktësoi se kushdo mund të sjellë propozime, të cilët mund të merren në konsideratë, por projektligjin e integruar mund ta bëjë vetëm Komisioni i Ligjeve. Kundër dëgjimit të Biberajt ishte edhe një tjetër deputet i PD-së, Ramiz Çobaj, që e cilësoi si në kundërshti me procedurat dëgjimin e deputetit Biberaj. Nga ana e opozitës, kjo u pa si një tjetër përplasje e brendshme në PD. Komisioni do të diskutojë sërish në mbledhjen e radhës lidhur me mënyrën sesi do të procedohet më tej, për të përmbushur misionin e hartimit dhe miratimit të këtij projektligji brenda muajit korrik. saqellari@korrieri.com
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #65 më: 10-07-2008, 00:27:39 »

Besnik Mustafaj i erdhur nga (hiri-spiun) krye agjenti e spiuni (Saliu) emeron (besnik mustafaj deputet e minister ky deputeti i hirit eshte gati qe Saliut t'i shtyje-kariken...spiun-besnik-mustafaj, ne per kafene dhe ne gazetat e ne tv-erat e tyre thote se:"Te mbyllen dosjet, qe politikanet te mos sillen si(shtriga) ai thote T'i hapin femijet tane (dosjet) qe ne te mos theremi me njeri-tjetrin!" Po mire more pyzevenk-spiun po ju, keni "therure-burgosur te pa-fajshem, Intelektualet dhe patriotet, intrenuate gra-femije-pleqe, te gjitha te zezat i kini bere pere se gjalli, dhe duhet qe juve spiunet dhe agjentet T'I paguani persegjalli edhe ne syte e femive tuaje qe ata kurre se kurri te mose marren zanatin tuaje-shtriga...Mire more (besnik-spiuni) te gjitha te zezat i ber per krahinen ton "kosoven" me dyer te mbyllura me serbet-greket kerkonje qe 'KOSOVA" e kushtezuare dhe tani dergon letra ne Ambasada qe "Sali Berisha" te denohet me te shtyre-kariken....
shpetim hasani "Tirane"
09/07/2008 ora 17:34
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #66 më: 11-07-2008, 00:35:33 »

Komunikat                                                 
Realiteti i sotem, i trishtuar dhe i rezikshem shqiptar verteton drejtesine e programit te Partise Shpresa Demokrate. Ky realitet konfirmon qellimin historik te krijimit te Partise Shpresa Demokrate si shpetuese jo vetem e demoracise shqiptare por edhe te Kombit Shqiptar  ne pergjithesi. Ky realitet verteton pikepamjet dhe qendrimet e drejta te mbajtura nga PSHD-ja, se situata e rrezikshme ne te cilen ndodhemi sot eshte pasoje e grabitjes se proceseve demokrate dhe zhvillimit kombetar nga jo shqiptar te tipit Ramiz Alia, punonjes se sherbimeve te huaja…, te tipit Sali Berisha, apo spiuna te Sigurimit te Shtetit te tipit Prec Zogaj-Besnik Mustafaj.. Pikepamjet e Partise Shpresa Demokrate u vertetuan edhe nga deputeti  i sotem i LSI-se, i njohur ne shume drejtime para 1990, Spartak Braho, kur deklaroj zyrtarisht se:“Kryetari i qeverise Sali Berisha ka lidhje agjenturore me UDB-ne serbe. Ai ka pasur takime informative ne disa kryeqytete everpiane me zbulues te huaj.” Realiteti i sotem shqiptar verteton pikepamjet e PSHD-se se krijesat partiake shqiptare drejtohen nga qendra antishqiptare dhe loja pozite opozite eshte nje farse per ti hedhur hi syve shqiptareve. Qellimi i krijimit te tyre eshte zbatimi i urdherave te huaja antishqiptare, plackitja e gjakut dhe djerses se popullit shqiptar, sabotimit i demokracise dhe ceshtjes kombetare shqiptare.  Ne nje kohe kur shqiptaret gjate procesit te grabitjes ne Gerdec vriten ne mase dhe prona e tyre zhduket nga faqja e dheut nga vete qeveria e tyre shqiptare, ne nje kohe kur ne Himare jo vetem hidhen parulla por ndermeren edhe hapa konkret ne drejtim te cenimit te teresise teritoriale te Vendit, shefi i pozites, zoti Sali Berisha njekohesisht edhe Kryetar Qeverie bene sikur nuk degjon dhe mohon kriminalitetin e tij antishqiptar, ndersa shefi i opozites zoti Edi Rama ka marre arratine neper fusha e male dhe s’po guxon te kthehet ne kryeqytet pasi i frikesohet publikut sepse i madhe dhe i vogel e dine se sherbimetsekrete frenceze-greke kane bashkuar si nje trup te vetem Edi Ramen  e Sali Berishen me synim eleminimin e  Kushtetuten e Republikes se Shqiperise pasi keshtu behet me i lehte likujdimi i shqiptareve.Partia Shpresa Demokrate ne thirrjet e publike por edhe individuale ka kerkuar nga keto institucione dhe individa qe keta ta nderpresin, plackitjen, aktivitetin antishqiptar dhe antidemokratik. Ajo i ka paralajmeruar dhe paralajmerone keta individa se do te mbaje ne vezhgim edhe veprimtarine me te vogel antishqiptar dhe antidemokratik duke bere pergjegjes fajtoret ne diten e gjykimit, qe per fatin e mire te shqiptareve eshte e afert. Partia Shpresa Demokrate i granton shqiptaret se masakruesit e tyre do te sillen ne Shqiperi per gjykim dhe pasuria e grabitur do te konfiskohet pavarsisht se ne cilin skut te Globit fshihen ata dhe placka e grabitur. Partia Shpresa Demokrate eshte e bindur se si ne cdo moment tjeter kritike ne historine e popullit tone  do te jene Bijte e Bijat shqiptar qe edhe ne kete moment do ti dalin per zot Shqiperise dhe ta shpetojne Ate nga katastrofa ku e kane drejtuar jo-shqiptaret, spiunat e huaj dhe spiunat e karieres te Sigurimit te Shtetit. Ky eshte edhe qellimi i krijimit te Partise Shpresa Demokrate nga nje grup patriotash shqiptar. Jemi ne qe se bashku me aleatet tane amerikane do ti sigurojme shqiptareve buke, uje, drita, arsim, drejtesi, dinjitet, shprese per te gjithe. Partia Shpresa Demokrate punon dhe lufton qe femijeve shqiptare por edhe te moshuarve qe nuk kane pare nje dite te bardhe tu krijoje nje Amerike te vogel ne mesin e Ballkanit e te Europes hileqare. Neve jemi te sigurt se trashgimia e jone qe do ti leme brezave te ardheshem shqiptar do te jete parajsa shqiptare, krenaria kombetare, dinjiteti i nje kobi te bashkuar. Trashgimia e jone do te jete Shqiperia e  lire, e forte e sigurt brenda kufijeve te saj natyror.

Rrofshin shqiptaret kudo qe ndodhen! Rrofte populli amerikan! 

Partia Shpresa DemokrateVila Nr 155/1Rruga Hoxha Tasim TiraneTelefoni: 04224560 E-mail:partiashpresa@aol

E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #67 më: 13-07-2008, 02:17:19 »

Zoti Edi Rama, A ishte marveshja juaj me zotin Sali Berisha per ndryshimin e Kushtetutes nje zabtim urdheri i sherbimeve sekrete greke dhe serbe?
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #68 më: 18-07-2008, 15:21:27 »

Ligji për spiunët, PS braktis Komisionin e Ligjeve
 
TIRANE-  Socialistët braktisin mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ku diskutohej projektligji për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë.

Shkak është bërë kërkesa e mazhorancës për të nisur diskutimin nen për nen të këtij projektligji, ndërsa opozita kërkoi që më parë të diskutohen disa ndër parimet themelore për të cilat dy kampet politike janë në kundërshtim me njëra-tjetrën. Disa nga këto parime kanë të bëjnë me kohën që duhet të përfshijë procesin e hapjes së dosjeve. Kështu PD kërkon që kjo kohë të jetë e pakufizuar, ndërsa PS kërkon hapjen e tyre që prej vitit 1980.

Ndërpreja apo jo e mandatit të të zgjedhurve vendore është tjetër parim ku palët nuk bien dakord. Për PS nuk duhet ndërprerë ky mandat, ndërsa PD kërkon të kundërtën. Opozita deklarohet për hapjen e dosjeve por jo bërjen publike të tyre, dhe kjo të zgjidhet përmes vënies në dispozicion të tyre për cdo person që bën kërkesë të tillë pranë arkivës së shtetit. Për këtë pikë PD kërkon publikimin e dosjeve dhe përjashtimin nga kjo gjë vetëm të rasteve të gazetarëve dhe përfaqësuesve të komuniteteve fetare.

(s.g/NEWS24/Balkanweb)
E identifikuar

Anesti

Shiko profilin
« Përgjigjja #69 më: 18-07-2008, 16:29:20 »

Nje teme teper e veshtire.Dikur kam punuarne nje ndermarrje ku puna ishte e veshtire she kryesish mblidheshin pnetore me biografi tekeqe.Duke i lene te tjeret pasi ka shume ngjarje sa do tembushje kompiuterin plot,por do te permend rastin e nje shokut tim,i cili kishtembaruar per fizike me notat me te mira.Babai kishte qene
mesues dhe ju pushkatua (Gr dep).Natyrisht shoku im djale i vetem mbeti jetim dhe urit tek daja i tij qe ishte komshime mua.Pas kesaj goditje u detyrua tepunoje xhenerik ne eskavatore,ne punenme te rende.Porduke qene se une dhe ai benim pjese ne punonjesit novatore kishim krijuardhe shoaeri me klasen teknike-inginerike te ndermarrjes deri ne shoqeri famijare.Kemi shkuarmire dhe kerkush nga ne nuk u denua me burgim.Ne ligjislaturene pare shoku im zgjidhet deputet.Mund te them se ishtenje shembull i vertte i nje deputeti te qytetruar.(nga ato qe me tregonte ishin per te vene duart ne koke)Ne zgjedhjet e dyta shoku im u terhoq nga politika,por e shihja me nje urrejtje per Berishen.Vone mora vesht se (jo i sigurte)se kishte qene spiun."O Zot i madh"sa fajtor eshte shoku im?Ju siguroj se nuk ka me njeri te ndershem e te mire,nuk behet njeriu me i zgjuar,dhe femijet i kan dale zheni.Nje vajze ehte petagogene Austri.Per ca kohe ai punoi dhe Bashkine e qytetit tim,kishte shume gjera ne dore qe mund te mi zgjidhte ,pinim kafe shpesh por ai kurre nuk morri vesht hallet e mija pasi une kurre nuk ju ankova atij.Ky eshte dhe Anesti.Te kete qene spiun ,a eshte e rendesishme ta di.Jo kurre nuk ka nevoje ta prishshijen per njeriun qe e deshta dhe e dua sinqerisht.
Mua meduket s duhen denuar menaguesit ose te pakten nje karantine e tyre deri sa shoqeria te eci me kembet e veta dhe te jete konsoliduar.
E identifikuar
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #70 më: 19-07-2008, 17:13:14 »

Po po ashtu eshte...

E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #71 më: 20-07-2008, 15:14:21 »

Berisha vërtetoi atë që tha gazeta "SOT": Loja me (mos)hapjen e dosjeve SHOW për të mbyllur Gërdeci       

Grada e perdoruesve-ve: / 0
I varferI mire
Sunday, 20 July 2008 
 Nga Përparim HALILI - Katër ditë më parë, gazeta "SOT" paralajmëroi se procesi politiko-ekzekutiv i përgatitjes së ligjit, për hapjen e dosjeve të ish-spiunëve të sigurimit të shtetit, nuk është një realitet, por një proces fals, i hedhur në qarkullim prej pushtetit dhe personalisht prej kryeministrit Berisha dhe klaneve të tij, për të postuar vëmendjen e opinionit dhe të ligjit nga procesi i zbardhjes së dosjes kriminale e korruptive të Gërdecit. Këto dosje nuk do të hapen asnjëherë, ashti si deri tani, që janë zvarritur prej 15 vjetësh edhe pse ka qënë një nga kushtet kryesore prej KE për pranimin e Shqipërisë në familjen evropiane.Fakti, që dje të dy palët PD e PS vazhduan pakt-pazarin Berisha-Rama edhe për shtyrjen e hapjes së dosjeve të ish-spiunëve të sigurimit të shtetit, tregon se kjo është veçse një lojë dhe asgjë tjetër. Tashmë, ligji për hapjen e dosjeve u shty për ne muajin shtator. Dhe përsëri do të shtyhet, sespe kështu i duhet Berishës, për të përfunduar edhe kjo lojë si gjithë të tjerat. Qëllimi është të harrohet dhe të shtyhet hapja e dosjes Gërdecit, dosje që duket se është futur në rrugën e mbylljes prej Berishës dhe Uidhersit të SHBA, dy personazheve përcaktues në zhvillimin e trafikut dhe në mbylljen e kësaj dosjeje. Gazeta jonë e ka parlajmëruar këtë fund të (mos)hapjes së dosjeve dhe fatin e skandal-krimit të Gërdecit. Ja se çfarë ka shkruajtur katër ditë më parë, gazeta "SOT": Me hapjen e dosjeve, Berisha synon të tërheq vëmendjen nga krimi i Gërdecit, krijuar prej trafikut të armëve, duke bërë presion që deputetët të votojnë kundër nisjes së procesit hetimor parlamentar për këtë skandal dhe krim të rëndë shtetëror. Kjo skemë e Berishës, për spostim të vëmendjes, duke u hedhur në një mjedis politik e shoqëror të ndotur nga abuzimet dhe të lodhur nga tranzicioni, duhet pranuar se ka funksionuar rregullisht dhe ka patur sukses të plotë në veprimtarin e tij, jo vetëm gjatë pushtetit, por dhe gjatë viteve të opozitës. Në momentin që Berisha dhe klani i tij, i përfshirë në trafikun e armëve të Gërdecit, deklaroi publikisht marrëveshjen e pistë me Ramën dhe politika e opinioni u bë viktimë e lidhjes së tyre. Kur mbaroi kjo lojë, Berisha hodhi në qarkullim skemën e dekreteve të Topit, duke i bllokuar ato në parlament. Dhe jo pa qëllim, mbasi me këtë bllokim, kryeministri i "veprës madhështore" të Gërdecit synonte jo vetëm të spostonte vëmendjen nga përgjegjësia dhe ndëshkimi i Gërdecit, por edhe për të imponuar me dhunë institucionale të pushtetit të tij të penalizuar, veprime të diktuara ndaj institucioneve kushtetuese. Në rastin konkret, dekretet e presidentit Topi për Gjykatën e Lartë, u bënë "kurban" i qëllimshëm, për të shpëtuar Berisha prej dosjes së Gërdecit. Për të mbyllur dosjen e trafikut të armëve me grupin Mediu-Delijorgji-Pinari-Diveroli, Sali Berisha përdori kuvendin, Jozefinën dhe deputetët e tij "ushtarë", duke hapur dosjet edhe për anëtarët e dekretuar prej Topit, të cilët u rrëzuan në mënyrën më korrutpive prej deputetetëve majtas e djathtas, në bashkëpunim. Këtë gjë bëri Berisha edhe me mandatin e Mediut, duke nxjerr në skenë problemin e dosjeve të vitit 1997, në emër të të cilit bëri disa arrestime në fshatrat e Delvinës dhe tashëm ka heshtur, duke e bllokuar gjykimin e tyre. Më pas, po në funksion të mbylljes së dosjes së Gërdecit e cila duhet thënë se e "djeg" shumë, hodhi në veprim ministrin e tij të drejtësisë Alibeaj, duke ia vërsulur KLD. 
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #72 më: 20-07-2008, 15:15:22 »

Berisha, pakt me spiunët e medias, për bllokimin e ligjit të spiunëve       

Grada e perdoruesve-ve: / 0
I varferI mire
Sunday, 20 July 2008 
 Nga Përparim HALILI - Nuk ka më asnjë dyshim, që kreu i qeverisë shqiptare Sali Berisha është "dirigjenti" i orkestrës parlamentare, për shtyrjen e hapjes së dosjeve të ish-spiunëve të sigurimit të shtetit. Natyrisht, që e ka një qëllim dhe ky është "operacioni" për mbylljen e dosjes së zezë kriminale të Gërdecit, ku dhe ai është protagonistë aktiv e përfitues potencial, sepse siç dihet, Berisha nuk futet atje ku nuk (për)fiton. Por Berisha, po me këtë ligj ka përcaktuar si "burim fitimi" edhe lëvizjen në një drejtim tjetër.Konkretisht, në draftin e paraqitur prej PD (saktësisht prej Saliut) është hequr neni për hapjen e dosjeve të punonjësve të medias dhe për këtë, nuk është dhënë asnjë shpjegim publik, por vetëm ka patur një veprim privat të tij. Ky nen, ka qënë parashikuar në draft projekt-ligjin e deputetit të PD, zotit Biberaj, i cili foli në këtë rast edhe në emër të KE, prej të cilës, Berishës dhe mazhorancës i është vendosur kushti për të hapur dosjet e ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit për atë kategori shtetasish shqiptarë, që aktualisht janë pjesë aktive dhe drejtuese e politikës, dhe medias, e institucioenev kushtetuese etj. Mirëpo Berisha, përveçse këtë proces e ka mbajtur të izoluar në sirtarët e Jozefinës prej afro tre vjetësh, megjithëse qëllimisht nuk e realizoi gjatë pushtetit të tij të viteve 1992-1997 dhe megjithëse nuk e kërkoi asnjëherë gjatë 8 viteve "zbor" të opozitës, nuk po e realizon as tani, që i kërkohet me këmbëngulje nga KE, si kusht bazë për pranimin në BE. Por kjo është njera në e medaljes së "ndryshkur" të (mos)hapjes së dosjeve. Ana tjetër është heqja nga projektligji e hapjes së dosjeve për drejtuesit e medias. Këtë ndërhyrje antiligjore dhe antikushtetuese, madje anti-KE, kryeministri Sali Berisha nuk e ka bërë sepse duhet, por sepse i duhet, për të shpëtuar nga demaskimi publik ata botues, ata editorë, ata gazetarë që ka brenda dhe rrotull "oborrit" të pushtetit të tij, të cilët i shërbejnë me devocion, ashtu siç i kanë shërbyer dhe rregjimit komunist, dhe sigurimit të shtetit, dhe pushteteve majtas e djathats në Shqiëpri në 18 vitet e fundit. Berisha ka aftësinë të bëjë aleanca dhe koalicione edhe me botues e drejtues mediash, qofshin këto të hapura, ose të fshehta, duke i vënë në dispozicion të tij, kundrejt shpërblimeve, ose presioneve të ndryshme. Në rastin konkret edhe nëpërmjet dosjeve të sigurimit të shtetit. Në pushtetin e medias, ashtu si në pushtetin ekzekutiv e politik ka ish-spiunë, të cilët u përzgjodhën dhe u "desantuan" posaçërisht prej ish-pushtetit komunist në vitin 1991, në lëvizjen mediaktike demokratike e atë politike. Këta ish-spiunë, vazhdojnë të jenë në krye ta gazetave dhe televizioneve, të politikave editoriale dhe të emisioneve "speciale", duke bërë politikat e "shefave" të tyre. Në këtë "lukuni" spiunësh që kanë mbetur, që kanë depërtuar dhe që janë "atashuar" brenda sektorit të medias shqiptare, Berisha ka kontingjentin e tij të përdorshëm të "rezervistëve", me të cilët bënë propagandën që i duhet, por edhe sulmet ndaj kundërshtarëve të pushtetit të tij. Ai tashmë, ka në shërbim gazeta, televizione, radio, madje dhe revista që "punojnë" për të ndoshta dhe nga halli i ekzistëncës së dosjeve, por edhe që shpërblehen sipas kontributeve të porositura. Ky kontingjent, nuk do të jetë pjesë e ligjit për hapjen e dosjeve edhe pse janë spiunë dhe u duhen hapur "letrat". Mirëpo Berishës i duhen, madje edhe pozitës së nesërme, sepse PAKTI për mos përfshirjen e dosjeve të tyre në ligj është bërë mes PD dhe PS. Por së pari, ky pakt i Berishës është bërë me vetë botuesit dhe editorialistët (ish)spiunë, të cilët i kanë kërkuar Berishës, që të mos u hapen dosjet e tyre të zeza të spiunllëqeve, në shkëmbim të vazhdimit të shërbimit mediatik deri sa të jenë në pushtet me të. Shqiptarët e dinë fare mirë, që këta ish-spiunë kanë lëvizur nga një gazetë në tjetrën, nga një televizion në tjetrin, sipas "urdhërit" të politikës dhe të pushteteve për "nevoja shërbimi". Berisha ka nevojë për ta, ndaj dhe i përjashtoi nga hapja e dosjeve. Ndaj dhe spiunët që kanë zaptuar mediat pro qeveritare e pro politike, janë të "lumtur e të qetë" në këtë drejtim pas paktit të firmosur mes tyre dhe Berishës, sepse nuk do të "digjen" moralisht edhe pse pseudonimet dhe bëmat e tyre të ndyra si ish-spiunë të sigurimit dihen nga të gjithë, sepse përballë janë viktimat e tyre. Edhe mos hapja e dosjeve të punonjësve të medias është një skemë e pushtetit dhe e politikës dhe synimi i saj konverton me qëndrimin që mbajnë disa media të kompremtentuar me të kaluarën e drejtuesve të tyre dhe me të sotëm e imponuar për shkak të implikimit me dosjet e sigurimit. Këta rast "fatlumë" Berisha e shfytëzoi tani, duke vepruar, që këto kontingjente ish-spiunësh të djeshëm dhe shërbëtorësh të sotëm, të mos bëhen viktimë e krimeve të tyre, por të vazhdojën të jenë të "nderuar" publikisht. .

Pseudonime që përfitojnë nga projekti "Berisha"
Bozhuri
Holta
Drita
Çorapja dhe Sqepi
Tigri
Korani Myzeqesë
Alfon Ballshi
Çiftelia
Pashtraku
Masoviku dhe Grepi
Stuhia
Poeti 
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
ANELA

Shiko profilin
« Përgjigjja #73 më: 20-07-2008, 22:36:38 »

A duhet te kete nje reagim qytetar per mashtrimin qe po i behet ketij populli nga politika shqiptare, duke luajtur me hapjen e dosjeve dhe largimin e spiuneve.
 Po ju sjell keto referenca per t'u bashkuar me mendimin e autoreve te ketyre shkrimeve.
http://www.gazetakritika.net/Forumi/index.php?itemid=979 
http://www.gazetakritika.net/Forumi/index.php?itemid=975
http://www.gazetakritika.net/Forumi/index.php?itemid=967 
E identifikuar
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #74 më: 21-07-2008, 00:13:04 »

Mare nga Koha Jone

Nuk e dija qe dhe politikani me i bukur (me surrat bythe nuk ka si behet)i P.D paska nje pseudonim dhe, ky qenka ALFONSI.Bravo z. Astrit Patozi ja,njerz te till i duhen ketij vendi dhe ketij parlamenti.Nuk e kuptoj se si nuk i ka ardhur veshtir prej surratit tend atij qe te rekurtoj?Por mos u merzit shum se, babaj jot shpirteror Sali Berisha i ka sherbyer familjarisht serbit dhe ja nuk e can fare bythen .Kurse ti ne fund te fundit i ke sherbyer qeverise se asaj kohe dhe ky ,nuk eshte ndonje krim i madh .Djali i Sali Berishes shtepine e tij ne Suedi e ka kthyer ne qender spiunazhi ne favor te U.D.B.jugosllave dhe, ja tek eshte nuk po i hyne gjemb ne kembe pamvaresisht ,se neser do ti hyj nje hu me gedhenja ne vendin e jasht qitjes qe quhet bythe .Te presim dhe te shohim rezultatet e spiunellekut te Shkelzenit .Nuk di, po nenes i ke thene qe ke qene spiun i sigurimit .Mire do te ishte qe tja kishe thene vet dhe mos ta merrte vesh nga te tjeret.Le qe ajo nuk e shikon dot me sy fytyren tende te fandaksur dhe habitet cfare i ka pjelle bytha .
titiusa
20/07/2008 ora 14:05
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
Faqe: 1 2 3 4 [5] 6   Shko lart
Printojeni faqen

Shko te:  



Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |