Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi PolitikForumi PolitikAktualiteti Shqiptar (Moderator: Bekimi)Spiunet e ish-Sigurimit të Shtetit !


Faqe: 1 2 3 4 [5] 6   Shko poshtë
Printojeni faqen
Autori Temë: Spiunet e ish-Sigurimit të Shtetit !  (E lexuar 2103 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #60 më: 07-07-2008, 12:41:23 »

Hahahahaha...

I ka levizur disave petulla. Tamam si Prec Zogajt...
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke për 48 ore rresht.
Sirio00
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #61 më: 07-07-2008, 13:14:21 »

Rust,
Po si nuk me ke dhënë një pergjigjie ore burrë.
Shiko, tani për tani ti je Ok, por kur të vijë partia jote ne pushtet dhe ti do të bëhesh ministër, kam frikë se do të dali ajo puna e "Sardeles" dhe do të të duhet te japësh dorëheqjen.
E identifikuar

Abuzimi me nacionalizmin fals, është streha e fundit e te gjithë BATAKCINJVE
V. HAVEL.
Çdo popull meriton qeverisjen qe tashmë ka.
W. Curcill
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #62 më: 08-07-2008, 13:04:43 »

Sirio,
Nuk është Sardelja por Sardelja ne vaj ulliri te Qeparoit.
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke për 48 ore rresht.
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #63 më: 08-07-2008, 13:05:26 »

Shikoni çfarë gjeta ne Koha Jone,

Unë jam një ish Sigrumis dhe njeriu i Fecor Shehut qe mbulonte sektorin e jashtem ne Ministrine e Puneve te Brendeshme. Puna është se këta me dosje nuk është se kanë qenë vetëm spiun te sigurmit por edhe agjent të huaj (disa prej tyre). Saliu (Berisha), ka dy Nr., 30 dhe 28 qe i pëlqejnë shumë ndërsa gruaja e tij ka 26-ten. Saliu duhet te pyetet nga gazetaret ne se ato numra kanë kuptim te veçantë për te dhe bashkshorten e tij, se ndoshta ato te çojnë tek sherbimet sekrete serbe dhe franceze. Me qe permnda Shehajt, dua te them se Mehmet Shehun e varne sepse ai desh te ndrhynte ushtarakisht ne Kosovë ne kohën e demostrateve qe bene Kosovaret. Mehmet Shehu ishte komunist por edhe patriot dhe nacionalist. Ai desh të ndihmonte shqiptarët e Kosoves prtandaj edhe e vrane.
Ish Sigurimis.
07/07/2008 ora 16:59

marrë nga Koha Jone
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke për 48 ore rresht.
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #64 më: 08-07-2008, 23:11:53 »

Ju kam premtuar një vere te nxehteeee...


Braho: Berisha spiunoi Xhelil Gjonin
08 July, 2008 05:14:00 Ilir Saqellari
Germezoni:   
 Deputeti i LSI-së, Spartak Braho, akuzoi kryetarin e qeverisë se ka lidhje agjenturore me UDB-në (shërbimi sekret në ish-Jugosllavi) dhe se ka qenë informator i rregullt dhe i vullnetshëm. PD-ja dhe kryeministri i kthejnë krahët Biberajt dhe nuk pranojnë ta shqyrtojnë projektin e propozuar prej tij. Braho: “Ai ka dhënë informacione të forta për Komitetin Qendror, për Sekretarin e Parë, shokun Xhelal Gjoni dhe ka pasur takime informative në disa kryeqytete evropiane me zbulues të huaj”.

Deputeti i LSI-së, Spartak Braho, hedh akuza të rënda ndaj numrit një të qeverisë, Sali Berishës, duke e cilësuar si “informator”. Ai thotë se nga projektligji i spiunëve do ta pësojë gjysma e kabinetit qeveritar dhe vetë kryeministri Sali Berisha, që sipas tij ka pasur lidhje agjenturore me UDB-në. Në një prononcim për “Korrierin”, pas mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, që diskutonte pikërisht tre projektligjet e dorëzuar nga PD-ja, PS-ja dhe PDK-ja, Braho hedh akuza të rënda ndaj shefit të ekzekutivit shqiptar, që e cilëson si informator. “Ka qenë informator i rregullt e i vullnetshëm. I bënte me qejf, pasi nga njëra anë e shtynte kauza për fitoren e komunizmit në rang botëror, ndërsa nga ana tjetër e shtynin lidhjet agjenturore të UDB-së në Mal të Zi, prej nga ka edhe origjinën e gruas”, - deklaroi Spartak Braho. Ky i fundit shprehet i sigurt që jo vetëm do të duhet të largohet kryeministri nga qeveria, por edhe një pjesë e mirë e Këshillit të Ministrave. Braho shton më tej akuzat ndaj Sali Berishës, duke u shprehur: “Varianti që penalizon gjysmën e Këshillit të Ministrave bie. Kryeministri po. Ai ka dhënë informacione të forta për Komitetin Qendror, për Sekretarin e Parë, shokun Xhelal Gjoni dhe ka pasur takime informative në disa kryeqytete evropiane me zbulues të huaj. Ashtu siç ka pasur takim edhe me Millosheviçin, takime që i ka pranuar edhe vetë”, - thotë deputeti i LSI-së, anëtar i Komisionit Parlamentar të Ligjeve. Ndërkaq, ky komision dëgjoi sot relatorët Arben Isaraj (PS) dhe Aldo Bumçi (PD), të caktuar për të shqyrtuar tre propozimet dhe për të hartuar një propozim integral të tyre. Si Bumçi, ashtu edhe Isaraj kishin mjaft kritika për projektligjet. Isaraj u kërkoi të tre propozuesve të tërhiqnin nismat e tyre, çka u kundërshtua nga kreu i PDK-së, Nard Ndoka, i cili kërkoi që të miratohej propozimi i tij e të rrëzoheshin ata të PD-së e PS-së. Në krahun tjetër, komisioni nuk pranoi të shqyrtonte që dje propozimin individual të depozituar tashmë nga deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj, ndonëse atë e ka ngarkuar për hartimin e ligjit, kryeministri Sali Berisha. Siç tha kreu i komisionit, Fatos Beja, ende ky komision nuk ishte njohur me projektligjin, ndërsa saktësoi se kushdo mund të sjellë propozime, të cilët mund të merren në konsideratë, por projektligjin e integruar mund ta bëjë vetëm Komisioni i Ligjeve. Kundër dëgjimit të Biberajt ishte edhe një tjetër deputet i PD-së, Ramiz Çobaj, që e cilësoi si në kundërshti me procedurat dëgjimin e deputetit Biberaj. Nga ana e opozitës, kjo u pa si një tjetër përplasje e brendshme në PD. Komisioni do të diskutojë sërish në mbledhjen e radhës lidhur me mënyrën sesi do të procedohet më tej, për të përmbushur misionin e hartimit dhe miratimit të këtij projektligji brenda muajit korrik. saqellari@korrieri.com
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke për 48 ore rresht.
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #65 më: 10-07-2008, 00:27:39 »

Besnik Mustafaj i erdhur nga (hiri-spiun) krye agjenti e spiuni (Saliu) emeron (besnik mustafaj deputet e ministër ky deputeti i hirit është gati qe Saliut t'i shtyje-kariken...spiun-besnik-mustafaj, ne për kafene dhe ne gazetat e ne tv-erat e tyre thotë se:"Të mbyllen dosjet, qe politikanet të mos sillen si(shtriga) ai thotë T'i hapin fëmijët tanë (dosjet) qe ne të mos theremi me njëri-tjetrin!" Po mirë more pyzevenk-spiun po ju, keni "therure-burgosur te pa-fajshem, Intelektualet dhe patriotet, intrenuate gra-fëmijë-pleqe, të gjitha te zezat i kini bërë pere se gjalli, dhe duhet qe juve spiunet dhe agjentet T'I paguani persegjalli edhe ne sytë e femive tuaje qe ata kurrë se kurri te mose marren zanatin tuaje-shtriga...Mirë more (besnik-spiuni) të gjitha te zezat i ber për krahinen ton "kosoven" me dyer te mbyllura me serbet-greket kerkonje qe 'KOSOVA" e kushtezuare dhe tani dergon letra ne Ambasada qe "Sali Berisha" te denohet me te shtyre-kariken....
shpëtim hasani "Tiranë"
09/07/2008 ora 17:34
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke për 48 ore rresht.
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #66 më: 11-07-2008, 00:35:33 »

Komunikat                                                 
Realiteti i sotëm, i trishtuar dhe i rezikshem shqiptar verteton drejtesine e programit te Partise Shpresa Demokrate. Ky realitet konfirmon qëllimin historik te krijimit te Partise Shpresa Demokrate si shpetuese jo vetëm e demoracise shqiptare por edhe te Kombit Shqiptar  ne përgjithësi. Ky realitet verteton pikëpamjet dhe qendrimet e drejta te mbajtura nga PSHD-ja, se situata e rrezikshme ne te cilën ndodhemi sot është pasoje e grabitjes se proceseve demokrate dhe zhvillimit kombëtar nga jo shqiptar te tipit Ramiz Alia, punonjes se sherbimeve te huaja…, te tipit Sali Berisha, apo spiuna te Sigurimit te Shtetit te tipit Prec Zogaj-Besnik Mustafaj.. Pikepamjet e Partise Shpresa Demokrate u vertetuan edhe nga deputeti  i sotëm i LSI-se, i njohur ne shumë drejtime para 1990, Spartak Braho, kur deklaroj zyrtarisht se:“Kryetari i qeverisë Sali Berisha ka lidhje agjenturore me UDB-ne serbe. Ai ka pasur takime informative ne disa kryeqytete everpiane me zbulues të huaj.” Realiteti i sotëm shqiptar verteton pikëpamjet e PSHD-se se krijesat partiake shqiptare drejtohen nga qendra antishqiptare dhe loja pozite opozite është një farse për ti hedhur hi syve shqiptareve. Qëllimi i krijimit të tyre është zbatimi i urdherave te huaja antishqiptare, plackitja e gjakut dhe djerses se popullit shqiptar, sabotimit i demokracise dhe çështjes kombëtare shqiptare.  Ne një kohe kur shqiptarët gjatë procesit te grabitjes ne Gerdec vriten ne masë dhe prona e tyre zhduket nga faqja e dheut nga vetë qeveria e tyre shqiptare, ne një kohe kur ne Himare jo vetëm hidhen parulla por ndermeren edhe hapa konkret ne drejtim te cenimit te teresise teritoriale te Vendit, shefi i pozites, zoti Sali Berisha njekohesisht edhe Kryetar Qeverie bene sikur nuk degjon dhe mohon kriminalitetin e tij antishqiptar, ndërsa shefi i opozites zoti Edi Rama ka marrë arratine nëpër fusha e male dhe s’po guxon te kthehet ne kryeqytet pasi i frikesohet publikut sepse i madhe dhe i vogël e dinë se sherbimetsekrete frenceze-greke kanë bashkuar si një trup te vetëm Edi Ramen  e Sali Berishen me synim eleminimin e  Kushtetuten e Republikës se Shqipërisë pasi kështu bëhet me i lehtë likujdimi i shqiptareve.Partia Shpresa Demokrate ne thirrjet e publike por edhe individuale ka kërkuar nga këto institucione dhe individa qe këta ta nderpresin, plackitjen, aktivitetin antishqiptar dhe antidemokratik. Ajo i ka paralajmeruar dhe paralajmerone këta individa se do të mbaje ne vëzhgim edhe veprimtarine me te vogël antishqiptar dhe antidemokratik duke bërë pergjegjes fajtoret ne ditën e gjykimit, qe për fatin e mirë te shqiptareve është e afert. Partia Shpresa Demokrate i granton shqiptarët se masakruesit e tyre do të sillen ne Shqipëri për gjykim dhe pasuria e grabitur do të konfiskohet pavarsisht se ne cilin skut te Globit fshihen ata dhe placka e grabitur. Partia Shpresa Demokrate është e bindur se si ne çdo moment tjetër kritikë ne historinë e popullit tonë  do të jenë Bijte e Bijat shqiptar qe edhe ne këtë moment do ti dalin për zot Shqipërisë dhe ta shpetojne Atë nga katastrofa ku e kanë drejtuar jo-shqiptarët, spiunat e huaj dhe spiunat e karieres te Sigurimit te Shtetit. Ky është edhe qëllimi i krijimit te Partise Shpresa Demokrate nga një grup patriotash shqiptar. Jemi ne qe se bashku me aleatët tanë amerikane do ti sigurojme shqiptareve buke, ujë, drita, arsim, drejtësi, dinjitet, shprese për te gjithë. Partia Shpresa Demokrate punon dhe lufton qe fëmijëve shqiptare por edhe te moshuarve qe nuk kanë pare një ditë te bardhe tu krijoje një Amerikë te vogël ne mesin e Ballkanit e te Europes hileqare. Neve jemi te sigurt se trashgimia e jonë qe do ti lemë brezave te ardheshem shqiptar do të jetë parajsa shqiptare, krenaria kombëtare, dinjiteti i një kobi te bashkuar. Trashgimia e jonë do të jetë Shqipëria e  lirë, e fortë e sigurt brenda kufijeve te saj natyror.

Rrofshin shqiptarët kudo qe ndodhen! Rrofte populli amerikan! 

Partia Shpresa DemokrateVila Nr 155/1Rruga Hoxha Tasim TiraneTelefoni: 04224560 E-mail:partiashpresa@aol

E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke për 48 ore rresht.
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #67 më: 13-07-2008, 02:17:19 »

Zoti Edi Rama, A ishte marveshja juaj me zotin Sali Berisha për ndryshimin e Kushtetutes një zabtim urdhëri i sherbimeve sekrete greke dhe serbe?
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke për 48 ore rresht.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #68 më: 18-07-2008, 15:21:27 »

Ligji për spiunët, PS braktis Komisionin e Ligjeve
 
TIRANE-  Socialistët braktisin mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ku diskutohej projektligji për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë.

Shkak është bërë kërkesa e mazhorancës për të nisur diskutimin nën për nën të këtij projektligji, ndërsa opozita kërkoi që më parë të diskutohen disa ndër parimet themelore për të cilat dy kampet politike janë në kundërshtim me njëra-tjetrën. Disa nga këto parime kanë të bëjnë me kohën që duhet të përfshijë procesin e hapjes së dosjeve. Kështu PD kërkon që kjo kohë të jetë e pakufizuar, ndërsa PS kërkon hapjen e tyre që prej vitit 1980.

Ndërpreja apo jo e mandatit të të zgjedhurve vendore është tjetër parim ku palët nuk bien dakord. Për PS nuk duhet ndërprerë ky mandat, ndërsa PD kërkon të kundërtën. Opozita deklarohet për hapjen e dosjeve por jo bërjen publike të tyre, dhe kjo të zgjidhet përmes vënies në dispozicion të tyre për çdo person që bën kërkesë të tillë pranë arkivës së shtetit. Për këtë pikë PD kërkon publikimin e dosjeve dhe përjashtimin nga kjo gjë vetëm të rasteve të gazetarëve dhe përfaqësuesve të komuniteteve fetare.

(s.g/NEWS24/Balkanweb)
E identifikuar

Anesti

Shiko profilin
« Përgjigjja #69 më: 18-07-2008, 16:29:20 »

Një teme tepër e vështirë.Dikur kam punuarne një ndermarrje ku puna ishte e vështirë she kryesish mblidheshin pnetore me biografi tekeqe.Duke i lënë te tjerët pasi ka shumë ngjarje sa do tembushje kompiuterin plot,por do të përmend rastin e një shokut tim,i cili kishtembaruar për fizike me notat me te mira.Babai kishte qenë
mësues dhe ju pushkatua (Gr dep).Natyrisht shoku im djalë i vetëm mbeti jetim dhe urit tek daja i tij qe ishte komshime mua.Pas kësaj goditje u detyrua tepunoje xhenerik ne eskavatore,ne punenme te rëndë.Porduke qenë se unë dhe ai benim pjesë ne punonjesit novatore kishim krijuardhe shoaeri me klasen teknike-inginerike te ndermarrjes deri ne shoqeri famijare.Kemi shkuarmire dhe kerkush nga ne nuk u denua me burgim.Ne ligjislaturene pare shoku im zgjidhet deputet.Mund te them se ishtenje shembull i vertte i një deputeti te qytetruar.(nga ato qe më tregonte ishin për te vënë duart ne kokë)Ne zgjedhjet e dyta shoku im u terhoq nga politika,por e shihja me një urrejtje për Berishen.Vone mora vesht se (jo i sigurtë)se kishte qenë spiun."O Zot i madh"sa fajtor është shoku im?Ju siguroj se nuk ka me njeri te ndershem e te mirë,nuk bëhet njeriu me i zgjuar,dhe fëmijët i kan dalë zheni.Një vajzë ehte petagogene Austri.Për ca kohe ai punoi dhe Bashkine e qytetit tim,kishte shumë gjëra ne dorë qe mund te mi zgjidhte ,pinim kafe shpesh por ai kurrë nuk morri vesht hallet e mija pasi unë kurrë nuk ju ankova atij.Ky është dhe Anesti.Të këtë qenë spiun ,a është e rëndësishme ta di.Jo kurrë nuk ka nevojë ta prishshijen për njeriun qe e deshta dhe e dua sinqerisht.
Mua meduket s duhen denuar menaguesit ose te paktën një karantine e tyre deri sa shoqëria te eci me kembet e veta dhe te jetë konsoliduar.
E identifikuar
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #70 më: 19-07-2008, 17:13:14 »

Po po ashtu është...

E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke për 48 ore rresht.
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #71 më: 20-07-2008, 15:14:21 »

Berisha vërtetoi atë që tha gazeta "SOT": Loja me (mos)hapjen e dosjeve SHOW për të mbyllur Gërdeci       

Grada e perdoruesve-ve: / 0
I varferI mirë
Sunday, 20 July 2008 
 Nga Përparim HALILI - Katër ditë më parë, gazeta "SOT" paralajmëroi se procesi politiko-ekzekutiv i përgatitjes së ligjit, për hapjen e dosjeve të ish-spiunëve të sigurimit të shtetit, nuk është një realitet, por një proces fals, i hedhur në qarkullim prej pushtetit dhe personalisht prej kryeministrit Berisha dhe klaneve të tij, për të postuar vëmendjen e opinionit dhe të ligjit nga procesi i zbardhjes së dosjes kriminale e korruptive të Gërdecit. Këto dosje nuk do të hapen asnjëherë, ashti si deri tani, që janë zvarritur prej 15 vjetësh edhe pse ka qënë një nga kushtet kryesore prej KE për pranimin e Shqipërisë në familjen evropiane.Fakti, që dje të dy palët PD e PS vazhduan pakt-pazarin Berisha-Rama edhe për shtyrjen e hapjes së dosjeve të ish-spiunëve të sigurimit të shtetit, tregon se kjo është veçse një lojë dhe asgjë tjetër. Tashmë, ligji për hapjen e dosjeve u shty për ne muajin shtator. Dhe përsëri do të shtyhet, sespe kështu i duhet Berishës, për të përfunduar edhe kjo lojë si gjithë të tjerat. Qëllimi është të harrohet dhe të shtyhet hapja e dosjes Gërdecit, dosje që duket se është futur në rrugën e mbylljes prej Berishës dhe Uidhersit të SHBA, dy personazheve përcaktues në zhvillimin e trafikut dhe në mbylljen e kësaj dosjeje. Gazeta jonë e ka parlajmëruar këtë fund të (mos)hapjes së dosjeve dhe fatin e skandal-krimit të Gërdecit. Ja se çfarë ka shkruajtur katër ditë më parë, gazeta "SOT": Me hapjen e dosjeve, Berisha synon të tërheq vëmendjen nga krimi i Gërdecit, krijuar prej trafikut të armëve, duke bërë presion që deputetët të votojnë kundër nisjes së procesit hetimor parlamentar për këtë skandal dhe krim të rëndë shtetëror. Kjo skemë e Berishës, për spostim të vëmendjes, duke u hedhur në një mjedis politik e shoqëror të ndotur nga abuzimet dhe të lodhur nga tranzicioni, duhet pranuar se ka funksionuar rregullisht dhe ka patur sukses të plotë në veprimtarin e tij, jo vetëm gjatë pushtetit, por dhe gjatë viteve të opozitës. Në momentin që Berisha dhe klani i tij, i përfshirë në trafikun e armëve të Gërdecit, deklaroi publikisht marrëveshjen e pistë me Ramën dhe politika e opinioni u bë viktimë e lidhjes së tyre. Kur mbaroi kjo lojë, Berisha hodhi në qarkullim skemën e dekreteve të Topit, duke i bllokuar ato në parlament. Dhe jo pa qëllim, mbasi me këtë bllokim, kryeministri i "veprës madhështore" të Gërdecit synonte jo vetëm të spostonte vëmendjen nga përgjegjësia dhe ndëshkimi i Gërdecit, por edhe për të imponuar me dhunë institucionale të pushtetit të tij të penalizuar, veprime të diktuara ndaj institucioneve kushtetuese. Në rastin konkret, dekretet e presidentit Topi për Gjykatën e Lartë, u bënë "kurban" i qëllimshëm, për të shpëtuar Berisha prej dosjes së Gërdecit. Për të mbyllur dosjen e trafikut të armëve me grupin Mediu-Delijorgji-Pinari-Diveroli, Sali Berisha përdori kuvendin, Jozefinën dhe deputetët e tij "ushtarë", duke hapur dosjet edhe për anëtarët e dekretuar prej Topit, të cilët u rrëzuan në mënyrën më korrutpive prej deputetetëve majtas e djathtas, në bashkëpunim. Këtë gjë bëri Berisha edhe me mandatin e Mediut, duke nxjerr në skenë problemin e dosjeve të vitit 1997, në emër të të cilit bëri disa arrestime në fshatrat e Delvinës dhe tashëm ka heshtur, duke e bllokuar gjykimin e tyre. Më pas, po në funksion të mbylljes së dosjes së Gërdecit e cila duhet thënë se e "djeg" shumë, hodhi në veprim ministrin e tij të drejtësisë Alibeaj, duke ia vërsulur KLD. 
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke për 48 ore rresht.
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #72 më: 20-07-2008, 15:15:22 »

Berisha, pakt me spiunët e medias, për bllokimin e ligjit të spiunëve       

Grada e perdoruesve-ve: / 0
I varferI mirë
Sunday, 20 July 2008 
 Nga Përparim HALILI - Nuk ka më asnjë dyshim, që kreu i qeverisë shqiptare Sali Berisha është "dirigjenti" i orkestrës parlamentare, për shtyrjen e hapjes së dosjeve të ish-spiunëve të sigurimit të shtetit. Natyrisht, që e ka një qëllim dhe ky është "operacioni" për mbylljen e dosjes së zezë kriminale të Gërdecit, ku dhe ai është protagonistë aktiv e përfitues potencial, sepse siç dihet, Berisha nuk futet atje ku nuk (për)fiton. Por Berisha, po me këtë ligj ka përcaktuar si "burim fitimi" edhe lëvizjen në një drejtim tjetër.Konkretisht, në draftin e paraqitur prej PD (saktësisht prej Saliut) është hequr neni për hapjen e dosjeve të punonjësve të medias dhe për këtë, nuk është dhënë asnjë shpjegim publik, por vetëm ka patur një veprim privat të tij. Ky nën, ka qënë parashikuar në draft projekt-ligjin e deputetit të PD, zotit Biberaj, i cili foli në këtë rast edhe në emër të KE, prej të cilës, Berishës dhe mazhorancës i është vendosur kushti për të hapur dosjet e ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit për atë kategori shtetasish shqiptarë, që aktualisht janë pjesë aktive dhe drejtuese e politikës, dhe medias, e institucioenev kushtetuese etj. Mirëpo Berisha, përveçse këtë proces e ka mbajtur të izoluar në sirtarët e Jozefinës prej afro tre vjetësh, megjithëse qëllimisht nuk e realizoi gjatë pushtetit të tij të viteve 1992-1997 dhe megjithëse nuk e kërkoi asnjëherë gjatë 8 viteve "zbor" të opozitës, nuk po e realizon as tani, që i kërkohet me këmbëngulje nga KE, si kusht bazë për pranimin në BE. Por kjo është njera në e medaljes së "ndryshkur" të (mos)hapjes së dosjeve. Ana tjetër është heqja nga projektligji e hapjes së dosjeve për drejtuesit e medias. Këtë ndërhyrje antiligjore dhe antikushtetuese, madje anti-KE, kryeministri Sali Berisha nuk e ka bërë sepse duhet, por sepse i duhet, për të shpëtuar nga demaskimi publik ata botues, ata editorë, ata gazetarë që ka brenda dhe rrotull "oborrit" të pushtetit të tij, të cilët i shërbejnë me devocion, ashtu siç i kanë shërbyer dhe rregjimit komunist, dhe sigurimit të shtetit, dhe pushteteve majtas e djathats në Shqiëpri në 18 vitet e fundit. Berisha ka aftësinë të bëjë aleanca dhe koalicione edhe me botues e drejtues mediash, qofshin këto të hapura, ose të fshehta, duke i vënë në dispozicion të tij, kundrejt shpërblimeve, ose presioneve të ndryshme. Në rastin konkret edhe nëpërmjet dosjeve të sigurimit të shtetit. Në pushtetin e medias, ashtu si në pushtetin ekzekutiv e politik ka ish-spiunë, të cilët u përzgjodhën dhe u "desantuan" posaçërisht prej ish-pushtetit komunist në vitin 1991, në lëvizjen mediaktike demokratike e atë politike. Këta ish-spiunë, vazhdojnë të jenë në krye ta gazetave dhe televizioneve, të politikave editoriale dhe të emisioneve "speciale", duke bërë politikat e "shefave" të tyre. Në këtë "lukuni" spiunësh që kanë mbetur, që kanë depërtuar dhe që janë "atashuar" brenda sektorit të medias shqiptare, Berisha ka kontingjentin e tij të përdorshëm të "rezervistëve", me të cilët bënë propagandën që i duhet, por edhe sulmet ndaj kundërshtarëve të pushtetit të tij. Ai tashmë, ka në shërbim gazeta, televizione, radio, madje dhe revista që "punojnë" për të ndoshta dhe nga halli i ekzistëncës së dosjeve, por edhe që shpërblehen sipas kontributeve të porositura. Ky kontingjent, nuk do të jetë pjesë e ligjit për hapjen e dosjeve edhe pse janë spiunë dhe u duhen hapur "letrat". Mirëpo Berishës i duhen, madje edhe pozitës së nesërme, sepse PAKTI për mos përfshirjen e dosjeve të tyre në ligj është bërë mes PD dhe PS. Por së pari, ky pakt i Berishës është bërë me vetë botuesit dhe editorialistët (ish)spiunë, të cilët i kanë kërkuar Berishës, që të mos u hapen dosjet e tyre të zeza të spiunllëqeve, në shkëmbim të vazhdimit të shërbimit mediatik deri sa të jenë në pushtet me të. Shqiptarët e dinë fare mirë, që këta ish-spiunë kanë lëvizur nga një gazetë në tjetrën, nga një televizion në tjetrin, sipas "urdhërit" të politikës dhe të pushteteve për "nevoja shërbimi". Berisha ka nevojë për ta, ndaj dhe i përjashtoi nga hapja e dosjeve. Ndaj dhe spiunët që kanë zaptuar mediat pro qeveritare e pro politike, janë të "lumtur e të qetë" në këtë drejtim pas paktit të firmosur mes tyre dhe Berishës, sepse nuk do të "digjen" moralisht edhe pse pseudonimet dhe bëmat e tyre të ndyra si ish-spiunë të sigurimit dihen nga të gjithë, sepse përballë janë viktimat e tyre. Edhe mos hapja e dosjeve të punonjësve të medias është një skemë e pushtetit dhe e politikës dhe synimi i saj konverton me qëndrimin që mbajnë disa media të kompremtentuar me të kaluarën e drejtuesve të tyre dhe me të sotëm e imponuar për shkak të implikimit me dosjet e sigurimit. Këta rast "fatlumë" Berisha e shfytëzoi tani, duke vepruar, që këto kontingjente ish-spiunësh të djeshëm dhe shërbëtorësh të sotëm, të mos bëhen viktimë e krimeve të tyre, por të vazhdojën të jenë të "nderuar" publikisht. .

Pseudonime që përfitojnë nga projekti "Berisha"
Bozhuri
Holta
Drita
Çorapja dhe Sqepi
Tigri
Korani Myzeqesë
Alfon Ballshi
Çiftelia
Pashtraku
Masoviku dhe Grepi
Stuhia
Poeti 
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke për 48 ore rresht.
ANELA

Shiko profilin
« Përgjigjja #73 më: 20-07-2008, 22:36:38 »

A duhet te këtë një reagim qytetar për mashtrimin qe po i bëhet këtij populli nga politika shqiptare, duke luajtur me hapjen e dosjeve dhe largimin e spiuneve.
 Po ju sjell këto referenca për t'u bashkuar me mendimin e autoreve te këtyre shkrimeve.
http://www.gazetakritika.net/Forumi/index.php?itemid=979 
http://www.gazetakritika.net/Forumi/index.php?itemid=975
http://www.gazetakritika.net/Forumi/index.php?itemid=967 
E identifikuar
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #74 më: 21-07-2008, 00:13:04 »

Mare nga Koha Jone

Nuk e dija qe dhe politikani me i bukur (me surrat bythe nuk ka si bëhet)i P.D paska një pseudonim dhe, ky qenka ALFONSI.Bravo z. Astrit Patozi ja,njerz te till i duhen këtij vendi dhe këtij parlamenti.Nuk e kuptoj se si nuk i ka ardhur veshtir prej surratit tënd atij qe te rekurtoj?Por mos u mërzit shum se, babaj jot shpirtëror Sali Berisha i ka sherbyer familjarisht serbit dhe ja nuk e can fare [përmirësoje fjalorin!] .Kurse ti në fund te fundit i ke sherbyer qeverisë se asaj kohe dhe ky ,nuk është ndonjë krim i madh .Djali i Sali Berishës shtepine e tij ne Suedi e ka kthyer ne qendër spiunazhi ne favor te U.D.B.jugosllave dhe, ja tek është nuk po i hynë gjemb ne këmbë pamvaresisht ,se nesër do ti hyj një hu me gedhenja ne vendin e jasht qitjes qe quhet bythe .Të presim dhe te shohim rezultatet e spiunellekut te Shkelzenit .Nuk di, po nenes i ke thënë qe ke qenë spiun i sigurimit .Mirë do të ishte qe tja kishe thënë vet dhe mos ta merrte vesh nga te tjerët.Le qe ajo nuk e shikon dot me sy fytyren tënde te fandaksur dhe habitet çfarë i ka pjelle [përmirësoje fjalorin!] .
titiusa
20/07/2008 ora 14:05
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke për 48 ore rresht.
Faqe: 1 2 3 4 [5] 6   Shko lart
Printojeni faqen

Shko te:  



Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |