Forumi PolitikForumi Politik - Diskutime dhe LajmeAktualiteti Shqiptar (Moderator: Bekimi)Spiunet e ish-Sigurimit të Shtetit !
Faqe: [1] 2 3 4 5 6   Shko poshtë
  Printoje  
Autori Temë: Spiunet e ish-Sigurimit të Shtetit !  (E lexuar 4295 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« më: 16-10-2007, 12:27:36 »

35 socialistë me “njollë” në biografi !

Përpara zgjedhjeve të 26 majit 1996, në mars të këtij viti kandidatët për deputetë duhet të kontrollonin pastërtinë e figurës së tyre në një komision që u quajt Komisioni i Kontrollit të Figurave dhe që drejtohej nga Hajri Mezini. Ky ishte një komision që u ngrit me nismën e maxhorancës së atëhershme që është edhe maxhoranca e sotme, nëpërmjet një ligji të veçantë që u miratua që në vitin 1995. Përpara zgjedhjeve të 26 majit, ky komision la jashtë garës për zgjedhjet parlamentare të 26 majit një sërë kandidatësh për deputetë, për të cilët u verifikuan “njolla” në të kaluarën si “spiunë” apo “bashkëpunëtorë të komunizmit”. Kështu sipas fakteve të asaj kohe, pas gati një muaj pune, ky komision eliminoi nga lista e kandidatëve të PS-së për garën elektorale rreth 35 prej tyre. Servet Pëllumbi, Gramoz Ruçi, Kastriot Islami, Dritëro Agolli, Sabit Brokaj, Leontiev Çuçi, Shkëlqim Cani, Ndre Legisi, Fehmi Abdiu, Fatmir Kumbaro etj., janë disa nga figurat që u eliminuan nga komisioni i verifikimit të pastërtisë së figurës. Në atë periudhë, menjëherë pas vendimit të komisionit “Mezini”, kryesia e PS-së e cilësoi “vendim arbitrar”. Prej 268 emrave që ka pasur lista e kandidatëve të PS-së për deputetë që i janë dërguar komisionit të verifikimit të figurave, 35 prej tyre nuk u lejuan nga komisioni të vijojnë garën elektorale. Ndër ta konsiderohen se 12 kanë qenë ish-funksionarë të lartë të shtetit deri në 31 mars 1991, ose anëtarë të forumeve drejtuese të Partisë së Punës të Shqipërisë. Prandaj edhe nga ky komision janë cilësuar si bashkëpunëtorë të komunizmit. Zëdhënësi i PS-së në atë periudhë, Kastriot Islami ka sqaruar se ai ishte eliminuar nga gara e zgjedhjeve parlamentare të 1996-ës, vetëm për faktin se guxoi të kandidonte përballë Berishës për postin e Presidentit të Republikës. Nga ana tjetër, eliminimi nga gara e Servet Pëllumbit, nënkryetarit të parë të PS-së ishte paralajmëruar që në fund të shkurtit 1996, kur zyra e informacionit e Berishës e quajti “spiun”. Një prej të eliminuarve, Ndre Legisi, i cili atëherë militonte në radhët e PS-së ka sqaruar se vendimi i komisionit ndaj tij ishte një vendim ndaj papërkulshmërisë së tij përballë presioneve të pushtetit të Berishës”. Në listën e konsideruar si “lista e zezë” në atë kohë, ka qenë edhe ish-nënkryetari i Kuvendit Shaqir Vukaj. Sabit Brokaj në atë kohë i është drejtuar Gjykatës për këtë vendim të komisionit. Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani renditet mes emrave të kandidatëve të PS-së që u eliminuan, për faktin se ai kishte qenë vetëm 41 ditë ministër i Ekonomisë para 31 marsit 1991.

“Lista e zezë” e PS

Servet Pëllumbi
Gramoz Ruçi
Dritëro Agolli
Kastriot Islami
Ylli Bufi
Ndre Legisi
Fehmi Abdiu
Shkëlqim Cani
Moikom Zeqo
Leontiev Çuçi
Sabit Brokaj
Mehmet Loci
Vladimir Metani
Fatos Muço
Zyhdi Pepa
Fatmir Kumbaro
Bashkim Koçi
Spartak Poçi
Kristaq Tumani
Xhevdet Alibali
Murat Kaçi
Gjeto Çutaj
Marko Dhamo
Rexhep Kërçiku
Fehmi Xhema
Shahin Çela
Mefail Belia
Zamira Caka
Leonidha Gjermeni
Spartak Braho
Mexhit Hajdari
Muhamet Bela
Lato Lato
Bardhyl Kondo
Baftjar Malo

Gazeta Shqiptare
« Ndryshimi i fundit: 20-10-2007, 15:39:22 nga Berni » E identifikuar

Sirio00
Anetar


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1769



Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 17-10-2007, 09:19:24 »

rezultatet e komisioneve te Berishes ne kohen kur ai kishte kontrrollin absolut te shtetit jane gjithmone te dyshimta, pasi gjithsesi e tere kjo u be ne vitin 1995-96 per te eliminuar paraprakisht ata zyrtare qe berisha nuk i donte ne kuvend.
Por edhe pse sinqerisht besoj se nje pjese e ketyre emrave kane qene me te vertete me njolle, po ashtu edhe nga krahu tjeter ka pasur mjat te njollosur.
Prec Zogaj dhe ekrem Spahia, meqe i kam te fresket tani.
E identifikuar

Abuzimi me nacionalizmin fals, eshte streha e fundit e te gjithe BATAKCINJVE
V. HAVEL.
Cdo popull meriton qeverisjen qe tashme ka.
W. Curcill
Genty
Real Truth
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 14


Shiko profilin
« Përgjigju #2 më: 18-10-2007, 09:05:56 »

harruat Berishen ta vini ne krye te listes
E identifikuar

Atdheu ne synim te pare
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #3 më: 20-10-2007, 15:41:39 »

Bashkëpunëtori i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin «Fryma» në politikën e lartë shqiptare

Ditën e enjte, më 18 tetor, në emisionin «Opinion» të Blendi Fevziut në Tv Klan, u debatua për çështjen e hapjes ose jo të dosjeve të bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit.Nga të gjashtë pjesëmarrësit në debat, njëri prej tyre Preç Zogaj, e ka pranuar publikisht se ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit. Nga këta, njëri Preç Zogaj e ka pranuar se ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit me pseudonimin «Çiftelia», por ka pretenduar se nuk ka dëmtuar asnjë njeri, pra që kurrkush nuk është futur në burg me një informacion të dhënë prej tij. Tjetri, deputeti Petro Koçi, i akuzuar gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2005, nga deputeti Dritan Prifti, si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, me pseudonimin «Korabi», e mohoi këtë gjë, duke thënë se kaq rëndë nuk e kishte fyer as Berisha, dhe deklaroi se do ta padiste për shpifje. Tjetri, Fatos Lubonja, i akuzuar me emër dhe mbiemër si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, e ka mohuar këtë gjë. Të ftuarit e tjerë ishin ish-drejtori i SHIK, në vitet 1997-2002, Fatos Klosi, deputeti i PS, Taulant Balla dhe Spartak Braho. Në këtë treshe të dytë, Fatos Klosi u paraqit si «eksperti» e çështjes, duke qenë se kishte drejtuar shërbimin sekret. Taulant Balla u paraqit si një politikan i ri i majtë, që kërkon hapjen e dosjeve për pastrimin e politikës. Ndërsa Spartak Braho ishte në pozitën e ekspertit të dy kohëve, duke qenë se siç e pranoi vetë, si ish-gjykatës në kohën e regjimit komunist kishte pasur të bënte me bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit, por edhe sepse si deputet në periudhën paskomuniste kishte pasur mundësi të njihej me dosjet, për çka, siç tha vetë, di nja shtatëqind emra dhe mbiemra bashkëpunëtorësh të ish-Sigurimit të Shtetit. Debati nuk u ngrit dot mbi nivelin e bisedave që bëhen në kafene për këtë çështje, sa për faj të të ftuarve, aq edhe të drejtuesit të emisionit, Fevziu, i cili nuk arriti që ta çonte debatin në një hulli racionale, ku të sqaroheshin temat e hedhura për debat. Gjëja më interesante në debat ishte ajo çka i nervozonte më shumë të ftuarit. Preç Zogaj lëshoi tezën se ish-bashkëpunëtorët e ish-Sigurimit të Shtetit duheshin trajtuar si njerëz në shërbim të shtetit, siç trajtohen në vendet e tjera, në Perëndim, bashkëpunëtorët e shërbimit sekret. Këtu Zogaj u kundërshtua nga Lubonja dhe hyri në një polemikë të gjatë me të. Teza e Zogajt duket e çuditshme, aq më tepër e thënë nga një deputet i PD, se Sigurimi i Shtetit nuk ngjan me shërbimet sekrete të vendeve perëndimore, së pari për faktin se Sigurimi i Shtetit, pavarësisht emrit, nuk ishte një institucion shtetëror, as nga pikëpamja e shtetit komunist. Asnjëherë në kohën e regjimit komunist nuk u bë një ligj në bazë të së cilit të ndërtohej dhe të funksiononte Sigurimi i Shtetit. Për organizimin dhe funksionimin e shërbimit sekret regjimi komunist shqiptar nuk nxori asnjë lloj ligji, por vetëm një platformë të Komitetit Qendror të PKSH të vitit 1947, pra post factum, që u ripërtëri disa herë dhe në periudhën e mëvonshme dhe shërbeu si bazë për punën e këtij shërbimi deri në vitin 1991. Pra, Sigurimi i Shtetit, nga pikëpamja ligjore, ishte një organizatë klandestine brenda vetë shtetit komunist. Shërbimi sekret i shtetit shqiptar të kohës së komunizmit nuk mund të krahasohet me ato të vendeve perëndimore, edhe se ky shtet nuk mund të krahasohet me homologët perëndimorë. Në preambulën e Kushtetutës së vitit 1976 përcaktohet si parim i rendit kushtetues shqiptar: “Zhvillimi i luftës klasore në dobi të socializmit, forcimi i vazhdueshëm i shtetit të diktaturës së proletariatit“. Neni 2 i Kushtetutës së vitit 1976 thotë: “Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë është shtet i diktaturës së proletariatit“. Neni 4 thotë: “Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë zhvillon pandërprerë revolucionin, duke iu përmbajtur luftës së klasave”. Pra, është fiksuar juridikisht në kushtetutë lufta civile dhe terrori. Derisa bashkëpunëtorët e shërbimeve sekrete perëndimore merrnin detyra që synonin neutralizimin e grupimeve që kërkonin të nxisnin luftën civile dhe terrorin, shërbimi sekret komunist shqiptar, kishte detyra për ushtrimin e terrorit shtetëror. Më pas, në frymën e tezës së Zogajt u shpreh dhe Fatos Klosi, i cili tha se duhet bërë dallimi mes ish-bashkëpunëtorëve që kanë ndikuar në dënimin e njerëzve për veprat penale të agjitacionit dhe propagandës dhe tentativës së arratisjes, nga njëra anë dhe atyre që kanë ndikuar në dënimin e njerëzve për bashkëpunim me spiunazhet e huaja. Sipas Klosit, ata ish-bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit që kanë ndikuar në dënimin e njerëzve për bashkëpunim me spiunazhet e huaja, kanë bërë një punë të paqortueshme, pasi kështu bëhet në çdo shtet, edhe në Perëndim. Dhe këtu Klosi përmendi ata që janë dënuar për bashkëpunim me UDB.

Vazhdon
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #4 më: 20-10-2007, 15:42:30 »

Burrë i zgjuar ky Fatos Klosi! Me këtë ai kërkon që të shpallen tradhtarë të gjithë ata mijëra shqiptarë që morën pjesë në Operacionin «Valuable», në vitet 1949-1953, dhe që u vranë, u dënuan me burg, apo u internuan, për lidhje të drejtpërdrejta apo të tërthorta me këtë operacion të CIA dhe MI 6. Se dihet që CIA operacionet e saj për përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri, në vitet e Luftës së Ftohtë, i ka bërë në bashkëpunim me shërbimet sekrete të vendeve fqinje të Shqipërisë, Jugosllavisë, Greqisë dhe Italisë. CIA kishte krijuar bazat e saj në Jugosllavinë e Titos dhe në Greqi dhe shërbimet sekrete të këtyre vendeve asistonin CIA-n në këto operacione. Kështu, shqiptarët që përfitonin nga asistenca që shërbimi sekret jugosllav dhe grek i jepte CIA-s në këto vite, nuk bashkëpunonin me shërbimet sekrete jugosllave dhe greke, në dobi të interesave antishqiptare të këtyre vendeve, por përfitonin nga ndihma e tyre, duke vepruar për interesin e Shqipërisë, që ishte përmbysja e regjimit komunist. Me atë që tha Klosi dhe që e ka thënë më parë regjimi komunist dhe Enver Hoxha edhe në libra si «Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë» dhe «Titistët», del sikur CIA, në kohën e Luftës së Ftohtë, punonte kundër interesave shqiptare në bashkëpunim me shërbimet sekrete jugosllave (në dobi të serbëve) dhe greke. Sigurisht që kjo gjë nuk ishte e vërtetë. Nëse do të përmbysej regjimi komunist në Shqipëri, si rezultat i këtyre operacioneve, atëherë, SHBA nuk do ta ndanin Shqipërinë mes Jugosllavisë dhe Greqisë, por do ta bënin një shtet demokratik, anëtar të NATO. Regjimi komunist, duke dashur t’i denigronte shqiptarët antikomunistë që luftonin kundër tij, i akuzonte dhe i dënonte ata si bashkëpunëtorë të UDB dhe shërbimit sekret grek, duke u shtuar natyrisht dhe bashkëpunimin me CIA-n dhe shërbimin sekret britanik. Kështu jurisprudenca komuniste në këtë çështje ishte shndërruar në një aspekt të propagandës. Por që regjimi komunist nuk i merrte seriozisht këto akuza kjo kuptohet nga fati i një «agjenti» të UDB, çështja e të cilit bëri bujë, në periudhën paskomuniste. Fjalën e kam për kryetarin e gjykatës Kushtetuese në vitet 1992-1998, Rustem Gjata, i cili u shkarkua nga parlamenti me rekomandimin të komisionit «Bezhani», për shkak se rezultonte në dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, sikur ishte zbuluar të ishte agjent i UDB. Por, çuditërisht, Rustem Gjata në kohën e komunizmit punoi si gjykatës dhe si pedagog në fakultetin juridik të Universitetit të Tiranës, që ishte i vetmi në vend që përgatiste juristë. Pra, «agjentit» të UDB iu besua e drejta që të përgatiste juristët shqiptarë që do të punonin në organet e drejtësisë, Sigurimin e Shtetit, administratë etj?! Kjo tregon se regjimi komunist nuk i merrte seriozisht këto lloj akuzash. Rustem Gjata kishte qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, gjë për të cilën e meritonte të shkarkohej, por jo i UDB. Por çuditërisht, në kohën që Rustem Gjata u shkarkua, SHIK i drejtuar nga Fatos Klosi, u mbush plot e përplot me ish-funksionarë të Sigurimit të Shtetit. Ish shefi i SHIK, në vitet 1991-1992 dhe për disa vite inspektor i përgjithshëm i SHIK apo SHISH, midis viteve 1997-2005, Irakli Koçollari, në librin “Spiunazhi në shekuj…Sigurimi”, Shtëpia botuese “Horizont”, 2000, i ka rezervua 37 faqe (250-287) operacionit të Sigurimit të Shtetit për kapjen e desantëve antikomunistë të hedhur në Shqipëri nga ana e CIA-s, MI 6 britanike, duke shkruar me admirim për punonjësit e Sigurimit të Shtetit, të cilët, në fillim të viteve ‘50 kryen operacionin për “mashtrimin” e CIA-s dhe të MI 6-tës britanike, që hodhën grupe desante në Shqipëri për të përmbysur regjimin komunist shqiptar. Koçollari, i cili ruan versionin e Sigurimit se pas kësaj loje nuk qe Kim Philby, shkruan në vitin 2000: “Grupi i oficerëve të rinj të Sigurimit që punonte dhe siguronte aso kohe këto kundëroperacione agjenturore kishte një mesatare moshe shumë të re, gati 30-35 vjeçare. Vullneti dhe përkushtimi i tyre lidhej me patriotizmin dhe idealin e një bote të mirëqenies, barazisë dhe humanizmit të madh”. (Koçollari: fq. 265). Koçollari, i cili ka qenë rezident i Sigurimit të Shtetit në ambasadën shqiptare në Athinë në vitet tetëdhjetë, nuk tregon në librin e vet asgjë për luftën e Sigurimit të Shtetit kundër agjenturës greke në Shqipëri, madje as e përmend për emër këtë shërbim sekret. Dhe kjo është vazhdim i një tradite, sepse në serinë me tetë volume “Heronj të heshtur”, që filloi të botohet nga Ministria e Brendshme, që nga viti 1974, ku përfshihen dhe të rënët në kufirin greko-shqiptar, duke përfshirë dhe luftimet e gushtit 1949, grekët nuk përmenden me emër, por për ta thuhet vetëm “armiku”, pa u marrë vesh se kush është ky dhe sikur këta të jenë vrarë nga alienët. Emri i shërbimit sekret grek nuk përmendet fare, duke u përmendur vetëm si “një spiunazh i huaj”. Nafiz Bezhani, kryetari i komisionit për verifikimin e pastërtisë së figurës të politikanëve dhe funksionarëve të lartë shtetërorë, i cili inicioi shkarkimin e Gjatës si agjent i UDB, botoi tre libra me titullin “Mëkatarë”, për ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, mbi bazën e informacioneve që mori në pozitën e kryetarit të këtij komisioni. Bezhani, në librat e tij, ku përzihen të dhënat dokumentare me letërsinë, mbështet tezën e Enver Hoxhës se CIA punonte kundër Shqipërisë në bashkëpunim me UDB (që punonte për interes të serbëve). Shërbimin sekret grek Bezhani nuk e përmend për keq në tre librat e tij. Në librat e Bezhanit, Enver Hoxha del dhe si personazh gjysmë letrar, që me ndihmën e një agjenti shqiptar në CIA zbulon punën që UDB në bashkëpunim me CIA, bënte kundër Shqipërisë dhe në interes të serbëve, për të rekrutuar agjentë në Shqipërinë e Veriut. Pra, funksionarë të lartë të shtetit shqiptar të periudhës paskomuniste kanë vazhduar të riciklojnë legjendat antiamerikane të Sigurimit të Shtetit, dhe këtë vazhdon ta bëjë dhe Fatos Klosi në 2007. Fatos Klosi, ish-shef i SHIK në vitet 1997-2002, debatoi fort me Fatos Lubonjën, kur ky i fundit tha se ish-të dënuarit politikë kanë bërë gjysmën e ndërtimeve që u bënë në Shqipëri në kohën e komunizmit, si dhe një pjesë të madhe të punës në miniera. Në mos qoftë e vërtetë kjo, megjithatë është e vërtetë se të burgosurit politikë kanë bërë një volum të madh të punëve të vështira, dhe prandaj Klosi nuk kishte pse të kapej tek kjo hiperbolë dhe ta kundërshtonte aq fort, në rast se nuk kishte animozitet për këtë shtresë. Një tjetër gjë që të bënte përshtypje në debat ishte qëndrimi i Taulant Ballës që përfaqësonte politikanët e rinj të së majtës, që edhe për shkak të moshës, siç i tha Klosi, nuk kanë lidhje me periudhën kur vepronte Sigurimi i Shtetit dhe që për këtë janë për hapjen e dosjeve për politikanët. Balla foli gjatë për mënyrën si është proceduar për çështjen e ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit në vende të tjera ish-komuniste, duke e paraqitur veten si sjellës në Shqipëri i frymës më të mirë të vendeve të tjera. Por politikanët e rinj si Balla duhen gjykuar për atë sesa e luftojnë në partinë e tyre frymën ideologjike që çoi në krijimin e Sigurimit të Shtetit. Se Sigurimi i Shtetit si organ represiv i diktaturës komuniste, nuk lindi papritur në vitin 1946 (kohë kur ai zëvendësoi të ashtuquajturën Drejtori e Mbrojtjes së Popullit). Sigurimi i Shteti, i cili siç kam thënë nuk vepronte me ligj, por me platformë të Komitetit Qendror të PKSH (PPSH), ishte para së gjithash organ i partisë-shtet. Sigurimi i Shtetit ishte një kopje e homologut sovjetik Çeka (më pas GPU, NKVD, KGB) dhe u ndërtua sipas manualit rus. Sigurimi i Shtetit e ka origjinën në rezolucionin e Mbledhjes themeluese të PKSH, të nëntorit 1941, ku thuhet se partia do të ndërtohet sipas mësimeve të Leninit dhe të Stalinit dhe se do të bëj një luftë pa pajtim kundër armikut të klasës. Një parti komuniste e tipit Lenin-Stalin do të thoshte një parti që ndërton diktaturën leniniste dhe staliniste, që ka si instrument kryesor të diktaturës shërbimin sekret represiv të llojit Çeka dhe pasardhësit e saj apo Sigurimi i Shtetit. Rezolucionin e nëntorit 1941, këtë dokument ku origjinon diktatura komuniste dhe Sigurimi i Shtetit e ka firmuar Qemal Stafa, njeriu emrin e të cilit mban fondacioni politik pranë PS, që do të përpunojë mendimin politik të kësaj partie. Kjo tregon se fryma që çoi në krijimin e Sigurimit të Shtetit është e gjallë tek të rinjtë e PS, se ata nuk i gjejnë idolët e tyre tek ajo linjë e komunistëve antifashistë që ishin antistalinistë në vitet e Luftës së Dytë Botërore, si Zai Fundo me shokë, por tek stalinisti Qemal Stafa. Qemal Stafa të çon organikisht tek Sigurimi i Shtetit. Kështu PS e Edi Ramës dhe e Taulant Ballës, me Qemal Stafën si simbol, është në anën asaj linje që çoi në krijimin e Sigurimit të Shtetit. Dhe kjo është më e rëndë se të kesh qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit në kohën e regjimit komunist. Pra, të gjithë këta të rinj si Balla, mund të quhen praktikisht bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit me pseudonimin “Fryma”, si bartës të frymës që çoi në krijimin e Sigurimit të Shtetit. Dhe kjo frymë mund t’i përshtatet kohës dhe të mbijetojë edhe sot, në PS, në PD, në LSI, si fryma e shndërrimit të partisë në një shoqatë konspirative, të sunduar nga një klan, që përdor të gjitha mënyrat për të ruajtur sundimin në parti, dhe për të neutralizuar kundërshtarët. Më pas kjo frymë transplantohet në shtet, kur partia vjen në pushtet. Është simptomatike që Balla, vitin e kaluar kur diskutohej për rezolutën parlamentare për dënimin e krimeve të komunizmit, në një intervistë televizive, nuk e pranonte që në Shqipëri regjimi komunist të ketë bërë genocid, me arsyetimin se genocid ka kur bëhet kundër një kombi tjetër kurse në Shqipëri krimet e komunizmit kanë ndodhur brenda të njëjtit komb. Por, ndryshe nga ç’thotë Balla, fakti që ata që bënë krimet e komunizmit ishin shqiptarë, e bën dhe më të rëndë genocidin komunist se ai fashist, se Hitleri vrau gjashtë milion çifutë dhe jo gjashtë milion gjermanë, ndërsa shqiptari Enver Hoxha vrau shqiptarë. Pra, Balla, pavarësisht nga arsyetimet është në anën e kriminelëve. Spartak Braho, gjatë debatit, e quajti shkelje të ligjit për sekretin shtetëror paraqitjen e dokumenteve në Kuvendin e Shqipërisë për deputetët disidentë të pushkatuar nga regjimi komunist, gjatë ceremonisë për përkujtimin e tyre që u mbajt para disa ditësh. Në rast se Braho do të kishte pasur një shqetësim thjesht juridik, atëherë duhej që ai ta kishte shprehur këtë publikisht edhe kur Nafiz Bezhani botoi librat e tij «Mëkatarë» me të dhëna nga dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, që ai i kishte siguruar nga posti shtetëror që i dha parlamenti shqiptar. Atëherë Braho nuk e shprehu këtë shqetësim. Braho gjatë emisionit tha se ai vetë di mbi 600 emra dhe pseudonime bashkëpunëtorësh, çka do të thotë se ai ka parë mbi 600 dosje, në kohën kur ka qenë deputet, çka përbën shkelje të ligjit që ai përmendi. Atëherë nuk mundet mos të besosh se Braho shqetësohet se po zbulohen krimet e diktaturës komuniste dhe po nderohen viktimat e saj, në rastin e ceremonisë për përkujtimin e deputetëve disidentë të pushkatuar. Megjithatë Braho duhet të ketë pasur një sadisfaksion se “Dizenjatorja” i bëri gjërat mjaftueshëm “ço(r)bë” në paraqitjen e kësaj historie. Çfarë do të bëhet me dosjet e ish-bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit, që janë në nivelet e larta të politikës dhe shtetit? Në pamje të parë duket sikur të dy palët e politikës janë për hapjen e tyre. Por unë dyshoj shumë se nuk do të bëhet gjë, se këtë e kam verifikuar vetë. Në vitin 2004 botova në gazetën “Sot” 14 faqe nga dosja e Teodor Laços si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shteti, së bashku me komentet e mia përkatëse e megjithatë Teodor Laço në vitin 2006 u bë ambasador i Shqipërisë në Rusi dhe opozita nuk pati vërejtje për emrin e tij në komisionin e politikës së jashtme. Unë dola në gjyq përballë Teodor Laços, si i paditur prej tij, dhe ky gjyq vazhdoi dy vjet, dhe në fund paditësi Laço, i vënë përballë dokumenteve, e pranoi bashkëpunimin. Por televizionet nuk i bënë jehonë këtij gjyqi, edhe pse atje u paraqitën dokumente të Sigurimit të Shtetit. Dy ditë para debatit në Tv Klan, në të përditshmen «Korrieri», ishin akuzuar me emër dhe mbiemër kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe dy ministra të qeverisë «Berisha», Jemin Gjana dhe Nard Ndoka, se kishin qenë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit me pseudonimet, e para «Dizenjatorja», i dyti, «I vogli», dhe i treti «Kronometri». Në çdo vend normal, minimalja që të akuzuarit do të reagonin publikisht, e megjithatë ata heshtën. Kur duhej pritur që ata të vepronin si Laço dhe të padisnin gazetën, pavarësisht ndalimit që ka bërë Berisha për këtë gjë, se në këtë rast ata nuk u akuzuan për korrupsion, por për bashkëpunim me Sigurimin e Shtetit. Se, rëndom, në shtyp janë botuar pseudonime ish-bashkëpunëtorësh të Sigurimit të Shtetit dhe janë bërë aluzione për emrat e politikanëve që u përkasin ata, por shumë rrallë janë botuar pseudonimet dhe emrat që u korrespondojnë. Prandaj ata që u përmendën normalisht nuk mund të heshtnin dhe vetë Berisha duhej t’ua kërkonte që të reagonin. Por ata heshtin dhe mund ta bëjnë këtë se fryma e Sigurimit të Shtetit mbijeton, jo vetëm tek të vjetrit e politikës, por edhe tek të rinjtë, në partitë e mëdha e të vogla. Bashkëpunëtori i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin «Fryma» në politikën shqiptare, nuk zhduket dot me hapjen e dosjeve, se ai nuk e ka emrin në to, por ka frymën e tyre. Ky është problemi i madh i së ardhmes së politikës shqiptare.

Nga Kastriot Myftaraj
E identifikuar

Dalber
Future Diktator
Anetar


Karma: 8
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1027



Shiko profilin
« Përgjigju #5 më: 22-10-2007, 17:41:04 »

Kur USA na paska dashur vetem qeveri demokratike ne ballkan, e bile aleat kunder Stalinit, ateher pse nuk mori nen NATO Jugosllavine kur diheshin grindjet mes Stalinit e Titos, e bile edhe dalja nga pakti i varshaves i Jugosllavise ne keto vite (1950)?

Paska pordheshmeru ky robi siper me kete shkrim, te shikojne njeher mor burr i dheut ca u be pse u be, jo hajde Enveri diktator e kush tja fusi me shume, se e kemi patur tonin per 50 vjet, kujt tjeter keq si ka bere, ndonje popull vec republikes shqiptare nuk ka qeverisur, edhe te llapesh lart e posht per te sme duket e drejte, se vec atij si person emton edhe ata qe kane punuar ne administrat ne ate kohe (mua nuk me djeg se ku shkon muhabeti) e keta kane familje e ne kete menyre ne duhet me burgos gjith shqiptaret mbi 40 vjec sipas ketyre ???

Por politikanet me dosje te hiqen, jo te denohen, dmth mos tu jepet me e drejta per mandat, e asgje me teper. e kjo, sipas meje jo se kane bere ndonje gafe por sepse i perkasin nje mentaliteti tjeter, ndryshe nga ai qe duhet sot, mendoj un prap.
E identifikuar

Krenar me injorance time
Jo mendjemadh me hipokrizine e tjetrit

dalber@zeriyt.com
Sirio00
Anetar


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1769



Shiko profilin
« Përgjigju #6 më: 23-10-2007, 09:37:42 »

Dalber, nj ekorrigjim te vogel. Jugosllavia nuk ka qene kurre pjese e traktatit te Varshaves. nuk eshte e vertete qe ka dale nga ky pakt ne vitet 1950, pasi vete pakti u krijua ne 1955.
Prandaj mos ja fut kot.
E identifikuar

Abuzimi me nacionalizmin fals, eshte streha e fundit e te gjithe BATAKCINJVE
V. HAVEL.
Cdo popull meriton qeverisjen qe tashme ka.
W. Curcill
Dalber
Future Diktator
Anetar


Karma: 8
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1027



Shiko profilin
« Përgjigju #7 më: 23-10-2007, 18:24:38 »

Dalber, nj ekorrigjim te vogël. Jugosllavia nuk ka qenë kurrë pjesë e traktatit te Varshaves. nuk është e vërtetë qe ka dalë nga ky pakt ne vitet 1950, pasi vete pakti u krijua ne 1955.
Prandaj mos ja fut kot.

kerkoj falje jam ngaterruar
E identifikuar

Krenar me injorance time
Jo mendjemadh me hipokrizine e tjetrit

dalber@zeriyt.com
Berni
Forca Elbasani
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 24143



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #8 më: 27-11-2007, 09:26:27 »

Kryeministri: Deputetet e opozites, gjysma me dosje

Kryeministri Sali Berisha premtoi dje se do te hapen te gjitha dosjet e zyrtareve te larte te shtetit per te vertetuar se cilet kane qene bashkepunetore te Sigurimit te Shtetit. Duke reaguar ndaj akuzes se deputetit socialist, Taulant Balla, sipas te cilit prej 13 muajsh nismat ligjore per pastertine e figurave nuk po shqyrtohen nga Kuvendi, kreu i qeverise siguroi se mazhoranca do te kaloje variantin e saj per kete ceshtje. “Ligji do te veproje, nuk ka medyshje. Por, ju e doni vetem per te lare hesapet me njeri-tjetrin, per asgje tjeter”, reagoi Kryeministri, duke premtuar kalim te projektligjit ne mbyllje te sesionit parlamentar. Me tone te larta, Berisha paralajmeroi opoziten qe te mos pergojoje te tjeret, se po te merret me veten, nuk hyjne me ne Parlament. “Do e kalojme, te jeni te qarte se qeveria nuk bie, por forcohet.Mos pergojoni te tjeret, se po t’ju pergojoj ju dhe po t’ju nxjerr kartelat, dijeni mire se u kap frika dhe ne korridoret e Parlamentit nuk hyni me ju dhe gjysma juaj nuk hyn ne Kuvend”, vijoi Kryeministri, duke iu drejtuar grupit socialist. Fjalet e Berishes acaruan shume deputetet e majte, qe i kerkuar kreu te qeverise te sqaronte se nga i dinte keto te dhena. Ne menyre te drejtperdrejte Berisha u pergjigj se “kam qene kryetar shteti”.
E identifikuar

Rust
Anetar


Karma: -1
offline offline

Postime: 737



Shiko profilin
« Përgjigju #9 më: 21-01-2008, 01:43:13 »

«Gungaçin» Berisha e drejton vetëm «varri» politik       

 
Nga Kastriot Myftaraj - Thuhet se kur Berishës i çuan për herë të parë Lul Bashën në shtëpi, Saliu ishte duke marrë një sy gjumë nga lodhja e një nate pa gjumë, të kaluar me punë partie. Argita për t’ i bërë surprizë ia çoi tek shtrati Lulin për të cilin i kishte folur aq shumë. Berisha që u zgjua befas nga zërat, nuk e fitoi menjëherë vetëdijen dhe iu duk se përpara i kishte dalë Enver Hoxha, prandaj e nderoi me grusht dhe i tha: «Shoku Enver, shoku komandant, je rinuar... nuk e bëra unë, e bëri Ramizi, po deshe hapi proces-verbalet... unë i thashë që nuk duhet bërë pluralizmi!...Po mirë, partia ime më dënon... Enver Hoxha e tungjatjeta...» Nuk dihet nëse Berisha është në halucinacione të tiulla kur jep urdhra si ai i para disa ditëve për të bërë një aksion me goditje të përqendruar të policisë tatimore ndaj mediave. Kur në Shqipërinë e qeverisur nga Berisha, task force e policisë tatimore bën një aksion masiv për kontrollin e mediave, gazetave dhe televizioneve, sado të pretendohet se ky nuk është aksion politik, por bëhet për të luftuar informalitetin në media, kjo nuk është e besueshme. Se aspekti më skandaloz informalitetit në media nuk janë se në një gazetë, apo në një televizion u gjetën punonjës informalë, por se në institucionet shtetërorë ka sektorë informalë pushteti që janë uzurpuar nga pronarë mediash dhe gazetarë të caktuar pranë qeverisë, të cilët përcaktojnë tenderat fitimprurëse, emërimet në vende fitimprurëse etj. Kur qeveria ta luftojë këtë aspekt të informalitetit të medias, do t’ i ketë kredencialet në rregull për të ushtruar aksione tatimore në media, pa krijuar përshtypjen se këto janë aksione politike. Kur qeveria të çojë policinë tatimore në shtypshkronja për të verifikuar tirazhin e gazetave që marrin reklama qeveritare, atëherë ajo ka të drejtë të bëjë aksione tatimore edhe në gazetat që nuk marrin reklama qeveritare. Se qeveria nuk mund të pretendojë se aksioni tatimor nuk është politik ngaqë i vihet gjobë edhe Fahri Balliut, i cili merr reklama qeveritare të bollshme edhe pse tirazhi i gazetës së tij është më pak se metrat katrore të apartamenteve të Argitës. Berisha ka të drejtë të pretendojë se aksionet e policisë tatimore ndaj medias nuk janë politike, kur ai mos të ketë si zëdhënëse Juela Meçanin, të cilën e ka marrë se qeveritari informal Blendi Fevziu i ka thënë: Merre doktor zëdhënëse se e njoh unë është vajzë e mirë! Dhe ka qenë Blendi Fevziu ai që e shoqëronte Juelën në të gjitha provimet që jepte në fakultetin e gazetarisë, duke ndërhyrë që t’ i merrte. Berisha nuk ka të drejtë që të pretendojë se aksionet e policisë tatimore nuk janë politike, kur një polic tatimor thotë se ai nuk e di se çfarë do të thotë fjala opinionist në gazetë, dhe se për të është punonjës. Por kur pyetet se a figuronte si punonjës në gazetën «55» Qemal Sakajeva, drejtori i drejtorisë së dokumentacionit në Këshillin e Ministrave, apo më saktë në Këshillin e Spiunëve të Sigurimit të Shtetit, i cili Qemal, pikërisht ditën e kontrollit kishte botuar një opinion në këtë gazetë, tatimori, që për më tepër është edhe i task forcë, thotë se nuk përgjigjet për këtë gjë. O z. Kryeministër! Mos na detyro të të themi ato që ti i di për veten dhe që për minimum etike nuk duam të ti themi, se nuk ua kemi thënë as të tjerëve. Se po të fillojë lufta kundër informalitetit, atëherë duhet të bëhet luftë totale, edhe ndaj një aspekti okult të nepotizmit, fëmijëve informalë me portofole ministrore. Nuk na acaron fakti që na pyet një polic tatimor me bllok në dorë, por standardi i dyfishtë. Pastaj si i bëhet për ata që shkruajnë me pseudonime dhe që janë rreth teje. Si i trajtojnë policët e tu ata? Unë e di mirë se kryeministri Berisha ka bindjen, gjë që është e saktë, se ai, kur të largohet nga pushteti, nuk do të largohet nga lufta që i bën media, por se do të ndryshojë formula e kancelarive ndërkombëtare për qeverisjen e këtij vendi. Kështu ndodhi dhe kur ai u largua nga pushteti herën e parë në vitin 1997. Unë kam bindjen se ky njeri që, siç i thonë fjalës, u dogj një herë nga qulli tash i fryn dhe kosit, nuk guxon të bëjë represion real mbi mediat. Unë kam bindjen se ai më tepër kërkon të tregojë kthetrat, duke dashur të japë sinjalin se ai i ka dhe këto mjete, dhe mund t’ i përdorë. Ajo që të acaron është vulgariteti me të cilin bëhet kjo farsë. Dhe me këtë kryeministri nuk do të bëjë tjetër veçse do të arrijë efektin e kundërt, se ai e di mirë se kë mund të trembë dhe kë nuk ka nevojë të trembë, dhe kë nuk e tremb dot, se nuk mund ta trembësh njerëz që nuk vlerësojnë asgjë në këtë botë aq sa t’ i bëjë të tërhiqen para humbjes së saj. Edhe sikur kryeministri të arrijë të trembë ata që na mundësojnë të komunikojmë me lexuesin, nuk do të na bëjë gjë tjetër veçse do të na bëjë të ulemi për të shkruar një libër për të, që do të jetë e kundërta e panegjerikut të Fahri Balliut, dhe ku historia e kryeministrit do të tregohet duke filluar që nëntë breza përpara kur të parët e tij erdhën në Tropojë si spiunë të sundimtarëve Bushatllinj të pashallëkut të Shkodrës, që përfshinte dhe Tropojën në atë kohë, tek historitë me «Yjet» e netëve të gjata, kur bënte roje në spital, e deri më sot. Për djallin thuhet se gënjeshta e tij më e madhe është se i bind njerëzit që nuk ekziston. Gënjeshtra më e madhe e kryeministrit tonë ndoshta është se ai është një burrë i ndershëm në aspektin në të cilin një mashkull familjar i paguan taksë vesit, duke u gjobuar nga policia tatimore e opinionit publik, nëse mund të shprehem kështu meqë kryeministri na solli policët tatimorë. Për të vazhduar me çështjen kryesore, edhe Presidenti Topi nuk mund të rrijë pasiv në një situatë të tillë, kur media atakohet me armë fiskale. Ai vetë para se të zgjidhej president ka deklaruar jo një herë, duke folur për paraardhësin e tij, se Presidenti ka atributin e garantit të Kushtetutës dhe duhet ta ushtrojë atë. Tash kjo gjë vlen për vetë Topin. Presidentit Topi ligji i jep të drejtën dhe detyrimin të kërkojë raporte me shkrim nga institucionet e ndryshme për ato që ndodhin në këtë vend dhe mbi bazën e tyre të veprojë. Ndryshe do të detyrohemi të themi se këtë atribut nuk mund ta ushtrojë një veteriner që në kohën e diktaturës, kur shkollohej në Itali, ushtronte atributin e garantit të familjeve të bllokmenëve se do t’ u çonte mace dhe kone të racës. 
Marre nga "Sot"
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
Rust
Anetar


Karma: -1
offline offline

Postime: 737



Shiko profilin
« Përgjigju #10 më: 26-01-2008, 15:19:40 »

Jozefina e ka pseudonimin "Dezinjatorja"...

E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
Rust
Anetar


Karma: -1
offline offline

Postime: 737



Shiko profilin
« Përgjigju #11 më: 23-02-2008, 02:51:54 »


 
Pse Berisha e shikon me frikë Ismail Kadare? 
       


Thursday, 21 February 2008 
Nga Kastriot Myftaraj - Në qëndrimin e Sali Berishës ndaj Ismail Kadaresë pas vitit 1990, nuk është e vështirë që të konstatosh frikën e Berishës nga Ismail Kadare.Qëndrimi i kujdesshëm i Berishës ndaj Kadaresë shkon shumë përtej atij takti që kanë treguar ndaj Kadaresë të gjithë politikanët dhe qeveritarët shqiptarë, të pas vitit 1990, duke heshtur edhe kur Ismail Kadare i sulmon. Në rastin e Berishës, më tepër se me kujdes kemi të bëjmë me frikë. Pse Berisha ka frikë nga Kadare? Frika e Berishës nga Kadare reflekton frikën e Berishës nga e kaluara e vet, dhe nga njerëzit që mund t’ ia zbulojnë këtë të kaluar. Berisha e di mirë se Kadare i njeh të gjitha skutat e errëta të karrierës së tij. Berisha e di mirë se Kadare ka pasur akses në arkivat sekrete të ish-regjimit komunist. Atje Kadare ka pasur akses dhe në dosjen e Berishës. Dikush mund të thotë se përse duhet të interesohej Kadare për një mjek si Berisha, kur Kadare u largua nga Shqipëria në tetor 1990, dy muaj para se Berisha të bëhej lider politik. Por gjërat janë më të komplikuara. Ismail Kadare ka qenë së bashku me Sali Berishën në takimin e intelektualëve që bëri Ramiz Alia në gusht 1990, para se të zbatohej skenari katovician i ndryshimit të sistemit politiko-ekonomik. Por Kadare dhe Berisha kanë qenë dhe në një mbledhje tjetër intelektualësh, shumë më konfidenciale dhe në një rreth shumë më të ngushtë, ku Ramiz Alia foli hapur dhe tha se pluralizmi do të bëhej shumë shpejt dhe ata që ishin atje do ta zbatonin skenarin. Sigurisht që në këtë mbledhje të dytë Kadare e kuptoi se Berisha do të ishte një nga liderët kryesorë të opozitës së re. Kështu që Kadare, si gjirokastrit dinak, kishte shumë interes që të dinte të fshehtat e njerëzve të rëndësishëm të politikës shqiptare në dekadat e ardhshme. Dhe Kadare kishte mundësi ta siguronte këtë informacion. Kadare kishte miqësi Bujar Hudhrin, nipin e ministrit të brendshëm të asaj kohe, Hekuran Isait, i cili ishte rikthyer në këtë detyrë pas ngjarjeve të korrikut 1990, duke zëvendësuar Simon Stefanin, që qëndroi disa muaj në postin e ministrit të brendshëm. Bujar Hudhri ishte një nga ata letrarët e rinj nga rrethi i familjeve të bllokut të udhëheqjes komuniste, që kishin një joshje të madhe ndaj figurës mitike të Kadaresë. Kadare ua ushqente këtë joshje për interesat e tij. Me anë të nipit të ministrit Kadare u bë mik edhe me vetë ministrin e brendshëm, Hekuran Isai, shefin e Sigurimit të Shtetit, i cili në atë kohë ishte një figurë e frikshme, që kishte drejtuar spastrimet e përgjakshme të «grupit» të Mehmet Shehut dhe atij të Kadri Hazbiut. Në vitin 1990, pas rënies së Çausheskut, edhe pushtetarët komunistë të Tiranës filluan të bëjnë secili llogaritë e veta, për të shpëtuar veten. Nuk bënte përjashtim as «Lala», siç e quanin Hekuran Isain. Edhe pse nuk ishte intelektual, ai e kuptoi me urtësinë e njeriut të thjeshtë, se duhej të merrte disa masa për të mbrojtur veten, sa kishte në dorë të bënte diçka. Dhe kjo diçka në mendjen e tij lidhej me dosjet sekrete të arkivave. Në gusht 1990 shumë gjëra kishin ndryshuar dhe në nivelet e larta nuk ekzistonte më frika e mëparshme nga diktatori. Kështu që Ismail Kadare i përcolli një mesazh ministrit të brendshëm me anë të cilit i thoshte se koha që po vinte kërkonte marrjen e disa masave sigurie afatgjata. Ajo që propozonte Kadare ishte që Hekuran Isai t’ i jepte kopje të disa dosjeve të Sigurimit të Shtetit, që më pas do të fitonin vlerë të madhe dhe që do të shërbenin si garanci për ta. Një nga këto ishte sigurisht dosja e Sali Berishës. Kadare do t’ i mbante këto dosje në një vend të sigurt në Paris, dhe do t’ i nxirrnin vetëm në rast se do të ishte e nevojshme për ato të dy, pra do t’ i përdornin për shantazh. Kjo ishte pikërisht zgjidhja e problemit të «Lalë Hekrit». Ai ishte dakord me të dy duart dhe bëri ashtu siç i tha Kadare. Më pas Kadare do ta shpërblente nipin e Hekuran Isait, duke i dhënë Shtëpisë botuese «Onufri» të Bujar Hudhrit, botuesin ekskluzivitetin e botimit të librave të tij në Shqipëri, gjë që e ka dhe sot. A doni një provë të «Katovicës»? Ja ku e keni! Shkrimtari kryesor zyrtar i regjimit komunist, në periudhën paskomuniste ka si botuesin e vet ekskluziv nipin e ministrit të brendshëm të diktaturës komuniste! Dikush mund të thotë se përse Kadare nuk i nxori këto të dhëna kur Berisha e futi në burg Lalë Hekrin. Duket se ishte Hekuran Isai ai që nuk ia kërkoi këtë gjë Kadaresë me anë të Bujar Hudhrit, se Lalë Hekri u tremb se mos tërhiqte mbi kokën e tij zemërimin e qëndrave ndërkombëtare që do të shikonin t’ u komprometohej përfundimisht pluralizmi në Shqipëri, si i dalë nga Plani i Katovicës. Këtë gjë nuk e donin as perëndimorët se pastaj duhej të ndryshonin krejt skemat e tyre në Shqipëri. Prandaj Lalë Hekri, me urtësinë e tij fshatareske, e gjeti më me vend të heshtte dhe të bënte disa vite burg, se të tërhiqte, mbi krye zemërimin e zotave të «Olimpit» ndërkombëtar. Të njëjtën llogari duket bëri edhe Ramiz Alia, kur Berisha e futi në burg. Sigurisht që këtë lloj frike e ka edhe Kadare dhe Berisha e di këtë gjë. Por Berisha di dhe atë tjetrën se Kadare ka një gen bizarr gjirokastrit që mund ta çojë në veprime të paparashikueshme, që janë më tepër marrëzi se trimëri. Prandaj Berisha, duke iu trembur Kadaresë, kujdeset që mos ta cënojë Kadarenë deri në atë pikë sa ai të bëjë veprime realisht të dëmshme ndaj Berishës. Berisha ka frikë se mos Kadare vihet në rolin e Stefan Cvajg dhe ashtu siç bëri Cvajg për Fushe, shkruan një libër për të (Berishën), ku të paraqiten dhe të dhëna nga dosja e Berishës si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Berisha e di mirë se Kadare ka një joshje të madhe për ta shkruar këtë libër, pasi ky do të bëhej një bestseller në botë, duke konsideruar famën, në shpërpjesëtim me përmasat e Shqipërisë që mori Berisha në botë, me ngjarjet e vitit 1997 në vendin tonë. Prandaj Berisha kujdeset që ta mbajë Ismail Kadarenë «nën kontroll», duke i ngjitur atij pas njerëz si Fahri Balliun, i cili dikur ka qenë dhe mik i ngushtë me botuesin e sotëm të Kadare, Bujar Hudhrin, nipin e Hekuran Isait. Fahri Balliu dikur e ka shfrytëzuar miqësinë me Bujar Hudhrin, të krijuar që në shkollën e mesme, për t’ u bërë mik me Hekuran Isain, të cilit i ka shkruar dhe fjalime, kur ishte ministër. Misioni që Berisha i ka ngarkuar Fahri Balliut pranë Ismail Kadaresë, është arsyeja kryesore që Berisha i toleron Fahri Balliut abuzime të mëdha me pushtetin, si ministër informal që përcakton tenderët e rrugëve dhe tenderë të KESH (në kohën e Andi Belit), në një kohë që abuzimet në përmasa të mëdha, për hir të së vërtetës, ia ndaloi Mero Bazes, i cili ka dhënë në media për PD shumë më tepër se Fahri Balliu. Marrëdhëniet e Berishës me Kadarenë dukej se do të precipitonin pas emërimit të Besnik Mustafajt si minsitër i jashtëm, por kjo nuk ndodhi. Kadare e di se marrëdhëniet e tij me Berishën tentojnë drejt atij që në kohën e Luftës së Ftohtë quhej ekuilibri i frikës dhe që vinte nga shkatërrimi i sigurt i ndërsjelltë i dy blloqeve të pajisura me armë bërthamore. Kadare mund ta shkatërrojë Berishën, por edhe Berisha mund ta dëmtojë Kadarenë, ndonëse nuk mund ta shkatërrojë atë, se Kadare është vetëm shkrimtar dhe jo politikan. Berisha me të ardhur në pushtet në vitin 1992 urdhëroi që të gjendej në arkiva çdo gjë kompromentuese që ishte për Kadarenë. Dhe në arkiva kishin mbetur jo pak gjëra kompromentuese për Kadarenë. Një nga arsyet që Kadare i urren shumë Ramiz Alinë dhe Nexhmije Hoxhën është se nuk pranuan kërkesën që u bëri kur e lejuan të ikë nga Shqipëria në tetor 1990, me gjithë familjen, kundër rregullave të regjimit. Atëherë Kadare u kërkoi që në arkiva të pastrohej çdo gjë kompromentuese për të. Ramizi dhe Nexhmija i dhanë fjalën për këtë, por më pas Kadare e kuptoi se e kishin gënjyer, kur i erdhi fjala se edhe Berisha bëri dosjen e tij «Kadare» për të kundërbalancuar dosjen «Berisha» që ka ka Kadare. Kështu që Berisha dhe Kadare qëndrojnë sot përballë njëri tjetrit si dy përbindësha, produkt i «Katovicës». Tashmë, me largimin e Besnik Mustafajit nga posti i minstrit të jashtëm, Kadare është distancuar dhe nga Edi Rama, dhe marrëdhëniet e Kadaresë me Berishën kanë kaluar nga periudha e luftës së ftohtë, në kohën kur Mustafaj ishte ministër, në atë të paqes së ftohtë, me dorëheqjen e Mustafajt. 
 
 
 
 
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
Hektori
Anetar


Karma: 12
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 514



Shiko profilin
« Përgjigju #12 më: 23-02-2008, 08:43:55 »


[  Kur USA na paska dashur vetëm qeveri demokratike ne ballkan, e bile aleat kundër Stalinit, atëherë pse nuk mori nën NATO Jugosllavine kur diheshin grindjet mes Stalinit e Titos, e bile edhe dalja nga pakti i varshaves i Jugosllavise ne këto vite (1950)?
-----------------------------------------------------------------

   Sepse grindjet ne mes te Titos dhe Stalinit ka qene i rrejshem
   Boshti i aleances sllave ka ekzistuar, ekziston edhe sot per interesa te tyre. Qellimi i tyre eshte gjithmon depertimi ne mesdhe ( Rusi, Moldavi, Bullgari, Serrbi dhe tutje)
   Shqipetaret jane diafragma e tyre. Pengesa me e madhe e ketije boshti eshte Shqiperia dhe shqipetaret.

       Hektori
E identifikuar

Për batakgjinjët, patriotizmi eshte streha e fundit
Sirio00
Anetar


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1769



Shiko profilin
« Përgjigju #13 më: 25-02-2008, 09:15:20 »

Hektor,
respekte per kete emer te madh qe mban te dikujt qe te kujton sesi mbrohet atdheu.
Por me duhet te te informoj se Jugasllavia nuk ka qene kurre pjese e Traktatit te varshves, pasi kur ai u krijuar (1955) ajo i kishte prishur marrdheniet me BS dhe vendet e tjera te lindjes.
E identifikuar

Abuzimi me nacionalizmin fals, eshte streha e fundit e te gjithe BATAKCINJVE
V. HAVEL.
Cdo popull meriton qeverisjen qe tashme ka.
W. Curcill
Rust
Anetar


Karma: -1
offline offline

Postime: 737



Shiko profilin
« Përgjigju #14 më: 14-03-2008, 03:13:16 »

Ka dhe te tjera, i nderuar i komentit te shkelqyer.Kur botonte ne ZP ai nuk shkruante se kishte kredon e tij te brendshme qe e shtynte, por se dikush qe i kish percaktuar edhe nje pseudnim,e kish planifikuar.Nje nga ish redaktoret e athershem te ZP, ne menyre konfidenciale me ka konfirmuar se titujt e shkrimeve ishin te porositur dhe ai i shkruante bruto, ne shtepi a zyren e Sekretarit te Byrose se partise se spitalit.Pastaj e binte shkrimin dorazi dhe shkrimet ishin pergjithsisht mediokre, large,asaj qe kerkonte partia, pra ishin konformiste me ditirambe heroike per partine dhe udheheqjen.Atehere, ne prezence te tij, fillonte krehja e shkrimit te tij qe ne te vertete nuk ishte krehje por transformim rrenjesor.Dhe Sala Bindej dhe firmoste...Nje nga shkrimet e tij politike, te quajtur "novator", flitet dhe te gjithe e dine qe eshte ndertuar teresisht nga gazetari i njohur Hamdi Jupe(i cili te me fal qe,, pa i marr leje, po i perdor emerin)Namik Dokle,qe ka drejtuar ne ate kohe Zerin e Popullit, ende hesht per keto qe kane ndodhur dhe e quan n nje interviste "qenderestar" dhe jo pa qellim...Dhe sa te tjera, por s'eshte ketu vendi..
Qukapiku blu
13/03/2008 ora 18:49
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
Faqe: [1] 2 3 4 5 6   Shko lart
  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Shqiptaret a duhet te kene:
  • Dot nje shtet te perbashket
  • 6 (46%)
  • -
  • Dot nje konfederate te shteteve shqiptare
  • 4 (30%)
  • -
  • Dot disa shtete pa asnje lidhje me njera-tjetren
  • 3 (23%)
  • -
  • Numri total i votave: 13
  • Shiko temen

* Sponsor