Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi PolitikForumi PolitikAktualiteti Shqiptar (Moderator: Bekimi)Skandal: Kryebashkiaku i Himares pagezon banoret me emra greke


Faqe: [1] 2   Shko poshtë
Printojeni faqen
Autori Temë: Skandal: Kryebashkiaku i Himares pagezon banoret me emra greke  (E lexuar 182 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« më: 19-04-2008, 17:19:42 »

Top Channel ka zbuluar atë qe mund te quhet skandali me i fundit nga bemat e kryebashkiakut te Himares, Vasil Bollano. Ne faqen ne internet te Himares, ekziston një liste e gjatë me emra pronaresh te shtepive apo hoteleve te vegjel për t'u dhënë me qera. Ne guiden zyrtare turistike te bashkisë se Himares, përveç rritjes artificiale qe i bëhet numrit te grekeve ndryshimit te toponimeve te emrave te fshatrave apo mbi të gjitha te historisë se kësaj zone, Top Channel zbuloi një mënyrë origjinale te kreut te bashkisë Vasil Bollano për te rritur numrin e minoritareve. Ne 10 faqet e fundit te guides janë dhënë kontaktet dhe emrat, ku turistet duhet te drejtohen për te prenotuar një dhome hoteli apo shtepie me qera. Ashtu si ne perqindjet e dhëna ne fillim te guides për greket ne këtë zone edhe emrat e kontakteve duken te gjithë minoritare. Por sa e vërtetë është kjo? Dhe meqë kreu i PBDNJ Vangjel Dule kerkoi edhe vetedeklarimin e regjistrimit te popullsise, Top Channel bëri pikërisht këtë. U pyeten banoret e listes ne faqen e internetit, nëse emrat e tyre greke, perputheshin me etnine e tyre. Ajo qe u zbulua është skandaloze. Kreu i bashkisë ka manipuluar emrat e një numri të madh personash duke u shtuar apo hequr germa për t'i greqizuar.Kryeplaku i Qeparose Stefan Kokedhima thotë se ne guide emri i tij është Stefanos Kokedhimas ne mënyrë fare te padrejte. Edhe banorë te tjerë habiten përpara aktit me te fundit te Vasilit ose po ta perkthejme ne shqip, 'mbretit' te veteshpallur te Himares, i cili mesa duket ka marrë edhe edhe rolin e prifitit qe pagezon himariotet me emra te rinj grek.Sipas kryeplakut, Kokedhima janë 30 emra te ndryshuar ne fshatin Qeparo. Pra, mesa duket edhe nga faktet nuk janë mediat ato qe shpifin apo egzagjerojne por janë njerëz si Bollano qe përveçse perdhosin, e neperkembin simbolet kombëtare shqiptare edhe manipulojnë e mashtrojne ne mënyrë te paskrupullt. Ne këtë rast media po bën veç punën e saj duke publikuar bemat e mëdha te te paprekshmit te jugut, ndaj përpara se dikush te gjykoje duhet te kërkoje fajet brenda vetes e me pas te heshte. Faktet mbeten fakte e Vasil Bollano edhe këtë here është kapur me presh nder duar. Shpresojmë qe këtë here te paktën drejtësia të mos heshte.

Top-Channel
E identifikuar

Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 19-04-2008, 23:59:32 »

Bern,

Ç'farë bene ai heroi tënde Berisha, ky vegel e grekut dhe e serbit?
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke për 48 ore rresht.
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 26-07-2008, 05:43:33 »

Berisha tund flamur grek ne Himare, bashke me Bollanon dhe Pangon.


* berisha-bollano.jpg (116.52 KB, 565x379 - E shikuar 3 Herë.)
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke për 48 ore rresht.
STAY AWAY!!!!!
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 26-07-2008, 07:51:30 »

jo mo jo sukses i top channel? jo mo jo koalicioni i djathte? ehhh greku ka greqizuar tërë jugun se mos vetëm himaren, po e kemi te zënë kryeministrin mo shok,te ver e te shoh se kush iken moteleve /hoteleve,s'ka kohe derbardhi te shoh qe po i del tymi Shqipërisë e ne bashke me te.
E identifikuar

Edhe për pak......
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 27-07-2008, 18:57:58 »

Pas valevitjes se shiritave grek ne Himare nga ana e Berishës, ne Vlore universitetit i është hequr emri i Ismail Qemalit.

Si mendoni juve për këto ngjarje? A kanë lidhje?
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke për 48 ore rresht.
Prodigious
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 28-07-2008, 13:23:36 »

Përse u mbyll tema 'Genci i grekut zv. kyeminister' nga Max?
Ka sa të duash deshmi qe Genci jo vetëm është i involvuar por direkt punon për intereset greke dhe viktimizot shqiptarët ne Shqipëri (sidomos ne jug).
Shkruaj nga Shkupi dhe është shumë keq te shohish se dikush mbulon dhe mbron intereset greke te cilët me mjaft sukses po helenizojn jugun?
Përse kjo çështje cdoher mbaron me bisede krejtësisht tjetër, ne stilin 'shot dhe messenger'?
Çka po ndodh me shqiptarët e jugut, helenizim i qete me vetedije dhe me pelqim te shumicës?
Do ta mbani ne ndërgjegje dhe do të pergjigjeni para Zotit dhe para  popullit.
E identifikuar

snowmen fall from heaven, unassembled
ZUZUNA
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 28-07-2008, 13:54:18 »

Sa rracist qe jeni o njerëz,por zotiit do ti japim përgjigje dhe për rracizmin,,apo jo?
E identifikuar
Prodigious
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 28-07-2008, 17:01:03 »

Po nuk është racizem te mbrojsh dinjitetin kombëtar (nëse ka ngelur diç) dhe atë njerzor.
Turp te na vjen shqiptarve, ndoshta duhet te marim mësim prej maqedonasve se nuk jan greket zotrat nga kohrat antike.
Ndoshta duhet te konsultohemi me maqedonasit si ti perballohemi grekut, duket qartë se e kemi humbur këtë aftësi.

E identifikuar

snowmen fall from heaven, unassembled
STAY AWAY!!!!!
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 28-07-2008, 23:34:22 »

e saktë..
E identifikuar

Edhe për pak......
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 29-07-2008, 01:05:20 »

Para se Berisha të shkonte ne Himare urdhëroi prokurorine e Vlorës te pushonte çështjen ndaj Bollanos.
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke për 48 ore rresht.
Capkenja
« Përgjigjja #10 më: 30-07-2008, 23:10:11 »

Pas valevitjes se shiritave grek ne Himare nga ana e Berishës, ne Vlore universitetit i është hequr emri i Ismail Qemalit.

Si mendoni juve për këto ngjarje? A kanë lidhje?
Iku vapa me gushtin Rust..dhe ne ngelem në vend numero...kur do ndodhi ajo bomba qe na ke premtuar ?
E identifikuar
Anesti

Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 30-07-2008, 23:42:51 »

Para se Berisha të shkonte ne Himare urdhëroi prokurorine e Vlorës te pushonte çështjen ndaj Bollanos.
Kësaj i thonë kur je i dhi..er mos e ngre koken përpjetë.
Shyqyr qe njerz si bollana nuk janë shumë.Këto kamaleone nuk paraqesin ndonjë rrezik po si ngave.Ne te kundërt greket mezi presin një shkak për te krijuar konflikt dhe te shkarkojne mbi refugjatet tanë qe po ju del shpirti atje.Prandaj Berisha ka te drejtë qe nuk e nget.
E identifikuar
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #12 më: 30-07-2008, 23:49:34 »

Spiuni i Serbise Berisha nuk mund te mbrohet. Kjo është edhe arsyeja qe e urdheruan te veje zgenci Pollon e grekut zevendes.

Anesti, Ja dhe argumenti juaj i rezuar;

Sunday, September 23, 2007
Ndaj Greqia nuk i debon shqiptarët

Prej kohësh Greqia ne bashkpunim me kolaboratoret, politikane dhe qeveritar shqiptar ka bërë santash nëpërmjet faktorit "emigrantet shqiptar ne Greqi" duke e u perpjekur te terrorizoje psiqiken popullore shqiptare.
Kohe pas kohe kercenohen shqiptarët emigrant ne Greqi se do të debohen nëpërmjet operacionit "fshesa" dhe ashtu te tmerruar ata dhe familjet e tyre jetojne me ankth qysh nga vitet 1990-te.
Valle përse ky operacioni "fshesa" nuk cohet deri ne funde? Ata te cilët endrrojne këpucë me lekuret tona për se na e bëjnë këtë "te mirë"?
Ne fakt raportet paraqiten te permbysura. Shqiptarët e kanë ngrënë "sapunin për djathe" apo janë "mbytur ne një luge uji". Është interesi shumedimensional dhe jetesor i Greqise ai qe bene mbajtjen e emigraneteve shqiptare atje dhe jo e kundërta. Interesi i Shqipërisë dhe shqiptareve është i kundërt. Emigrimi ne Greqi për ne është një fatkeqsi kombëtare, ndaj kush te mundi dhe sa me shpejt duhet te largohet prej andej, te kthehet ne Shqipëri ose te emigroje ne vendet te tjera.
Me debimin e emigranteve shqiptare, Greqia e ka humbur luftën finale, atë ekonomike, te idenditetit dhe ndoshta edhe te egzistences...
Kjo është arsyeja se përse operacioni "fshesa" asnjëherë nuk do të finalizohet por thjesht do të mbetet një krecenim qesharak për te manipuluar shqiptarët.

1-Ne se debohen shqiptarët nga Greqia ekonomia greke ka për te perjetsuar pasoja katastrofike.
Ishte dhe është krahu i lirë, i edukuar dhe talentuar shqiptare qe bëri te mundur zhvillimin ekonomik te Greqise ne këto 17 vitet e fundit. Largimi i kësaj fuqie punetore do të beje qe ekonomia greke jo vetëm te shfryhet si një tullumbace por te pellcase si një flluske sapuni. Ne Greqi do të shtoheshin problemet sociale... Ndaj Greqia nuk i debon shqiptarët.
Prania ne Shqipëri e shqiptareve te debuar do të thoshte fund kolonizmit grek te Shqipërisë. Presioni qe do të ushtrohej brenda vendit nga shqiptarët e irrituar do të bënte qe shifrat kolonizuese greke te zotrimit deri ne 80 % te ekonomise shqiptare te zbrisnin ne shifra minimale ose jo egzistente.
Ndaj Greqia nuk i debon shqiptarët.

2-Fillimisht prania e menjehereshme e shqiptareve te debuar do të krijonte probleme te perkohshme por ne prespektiv do ti kontribonte ekonomise. Ne Shqipëri do të futej menjehere një sasi i konsiderueshme paraje, njerëz te aftë, kurajoz dhe te edukuar dhe bizneset do fillonin te lulezonin. Ndaj Greqia nuk i debon shqiptarët.

3-Ne se do të deboheshin shqiptarët nga Greqia, Gerqise do të humbisin direkt rreth një milion lende e pare asimilimi. Po ashtu nëpërmjet humbjes se kësaj lende të parë do të zhdukej ndikimi dhe asimilimi indirekt i familjareve dhe te afermeve të tyre qe gjenden ne Shqipëri.
Ndaj Greqia nuk i debon shqiptarët.

4-Ne se do të deboheshin shqiptarët nga Greqia ndikimi grek breda Shqipërisë do të minimizohej dhe kështu një here e mirë do ti thuhej MIRUPAFSHIM edhe qeveritareve dhe plolitikaneve kolaboracionist shqiptar. Ne krye te vendit do të zgjidheshin shqiptare qe punojnë për Shqipërinë. Kjo gjë do të shtrihej edhe ne nivelin e pushtetit vendor... Kështu pra LAMTUMIRE kolaborancionit te bashkisë se Himares, Sarandës..
Ndaj Greqia nuk i debon shqiptarët.

5- Ne se Greqia do të debonte shqiptarët edhe ata shqiptar qe kanë ndruar ose venitur idenditetin shqiptar do të ktheheshin edhe me fuqishem tek idenditeti i tyre i vërtetë dhe do të ishin propaganduesit me te flaket te tij.
Ndaj Greqia nuk i debon shqiptarët.

6-Ne se Greqia do të debonte shqiptarët kisha autoqefale shqiptare do ti kthehej Nolisteve. Janullatosi do të kthehej ne Greqi.
Ndaj Greqia nuk i debon shqiptarët.

7-Ne se Greqia do të kthenete shqiptarët ushtria greke qe ndodhet ne gazermat ne Bisht Palle do të largohej nga Shqipëria.
Ndaj Greqi nuk i kthen shqiptarët.

8-Ne se Greqia do të debonte masivisht shqiptarët qe kanë mbi 17 vjete qe po lulezojne Greqine opinioni boteror do të ishte kundra qeverisë greke dhe atyre hipokrite europiane.
Ndaj Greqia nuk i debon shqiptarët.

9-Ne se Greqia do të debonte shqiptarët do të mbaronte një here e mirë endrra për helenizimin e Shqipërisë se Jugut. Grabitja e Vorio Epirit do të mbetej një here e mirë një ëndërr e deshperuar trishtuese. Procesi i kundërt do të fillonte. Historia do të rrishikonte krimet dhe gabimet e saj.
Ndaj Greqia nuk i debon shqiptarët.
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke për 48 ore rresht.
Prodigious
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #13 më: 31-07-2008, 09:33:42 »

Mendoj se duhet te jua perkujtom qipron grekve cdoher qe shesin mend ne ballkan.
Dhe dhashte Zoti do të ket me shum pjes te greqis qe do tju kthehen atyre qe ua la Zoti.
E identifikuar

snowmen fall from heaven, unassembled
miri14
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #14 më: 31-07-2008, 10:45:38 »

Pse duhet të kemi frikë nga Greket kur ne e kemi  "pushtuar" Greqine me rreth 700 mijë emigrant.
E identifikuar

ISMAIL KADARE - nuk gjej asgjë tjetër ne Shqipëri te me bëj te krenohem !
Faqe: [1] 2   Shko lart
Printojeni faqen

Shko te:  



Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |