Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi PolitikForumi PolitikAktualiteti Shqiptar (Moderator: Bekimi)Si e komentoni “gjuhën” qe Berisha perdori ndaj deputetit Taulant Balla?


Faqe: [1] 2 3 4 5 6   Shko poshtë
Printojeni faqen
Autori Temë: Si e komentoni “gjuhën” qe Berisha perdori ndaj deputetit Taulant Balla?  (E lexuar 769 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Gjinia: Femër

Shiko profilin WWW
« më: 22-07-2008, 21:11:31 »

Nuk e di nëse e keni pare te gjithë mënyrën (nuk e di se si ta quaj) se si iu pergjigj kryeministri ynë i “nderuar” një deputeti te PS-se, vetëm se ky i fundit i thotë se: e bija e Berishës do donte edhe ajo një post ministrie duke qenë se edhe e bija e Godos mori një te tillë:??!!!!!!!!!!
Menyre qe nuk e di se çfarë emri t’i ve.......!!!!! Edhe rrugaci me i fundit i rrugës nuk do kishte fjale me te pista për te perdorur ndaj dikujt tjetër.

TURP, TURP, TURP....
Mjere ne kush na drejton  inati murit me koke
Thuhet vazhdimisht se: çdo popull meriton atë qeveri qe ka. A thua vërtetë e meriton populli shqiptar një qeveri me një udhëheqës te tillë? Unë them jo

Unë personalisht jame aaaaaanti PS, sepse sikur asgjë tjetër të mos kishin (jo qe i kanë gjithë te keqijat) mjafton se janë pasardhës te PPSH-se, por ai dialogu i një nate me pare ne parlament ku kishte si “protagoniste” Salen dhe një deputet te p.s.-se i “vuri vulen” përfundimtare Sales si njeri qe është bërë për t’u lidhur e dërguar ne cmendine. Ai dialog me la me goje hapur..., ai dialog nuk i la gjë mangut një dialogu mes rrugacesh pijanece, qe janë ne kulmin e pijes e nuk dinë se çfarë nxjerrin prej gojes se tyre. Megjithëse është me mirë t’a quash monolog, sepse atë deputetit te PS-se nuk i dëgjova të fliste ndonjë fjale te ndyre, thjeshtë po i thoshte: A mbushe ti apo jo???..... Po c’te mbushe ai more?. Po, e ka mbushur, por kupen ama. E ka mbushe kupen dhe nuk e kuptoj se si po e duron ky popull.
Dhe c’është me absurdja, Sala ishte ai qe nuk la gjë pa thënë dhe masat i moren kundër atij deputetit, duke e perjashtuar për dy jave??!!!!!! Kulmi..

Si e komentoni ju “gjuhën” e kryeministrit??

E identifikuar

Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 22-07-2008, 21:38:59 »

Ju kam the se Berisha ka mbaruar...
Urdhrat qe po mer ditet e fundit janë shumë për te. edhe ne Serbia ai nuk mund te fshehte dot.

Mundësitë qe i kanë ngeluar Berishës;
1-Të vrase veten.
2-Të luaj karten e te cmendurit.
3-Të përballet me drejtesine.
4-Të përballet me turmat.
5-Të djegi Shqipërinë dhe te digjet vete me gjithë atë.

E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke për 48 ore rresht.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 23-07-2008, 08:00:21 »

Nga provokimet te tipit si Taulant Balla, i meritonte ato fjale qe i ka thënë Berisha, ci duhesh atij me Vajzen e Berishës, aty flitesh për projektbuxhetin e jo vajza jote do të bëhet Ministre, po fliste me një kryeministër e jo një fshatar te Librazhdit.Berisha është prekur nga provokimi i tij dhe i është drejtuar me ato fjale, po ka ber gabim, edhe pse mund te jenë te vërteta ato qe kishe thënë për familjen e tij, se komunistat e kuq tallen gjith ditën nëpër lokale e kafene, e ku shkojn ne parlament dhe provokojn.
E identifikuar

Sirio00
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 23-07-2008, 11:38:19 »

Një kryeministër nuk mund te perdori fjale qe nuk lejohen as ne forumin tonë. berisha tregoi edhe një here nivelin e tij te pagdhendjes dhe primitivitetit.
E identifikuar

Abuzimi me nacionalizmin fals, është streha e fundit e te gjithë BATAKCINJVE
V. HAVEL.
Çdo popull meriton qeverisjen qe tashmë ka.
W. Curcill
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #4 më: 23-07-2008, 11:58:31 »

Hej Sirio po si mund ti përmendësh një kryeministri Gocen, çdo njeri te ishte ne atë pikë do ishte nxehur, dhe aq me keq ne shqiptarët qe jemi gjaknxeht sikur tna ofendojn familjen, ku ndodh me ndonjë vend te botës kjo gjë qe bëjn deputet tanë, pa pikë turpi ai Goca jote do të bëhet Ministre, dhe është prekur, mjaft qe ka gjithë atë pune qe bën çdo ditë, me lloj lloj robi po duhet te duroj dhe ofendimet e Balles, ai është perjashtuar dhe 2 here te tjera nga parlamenti vetëm për provokimet qe bën, dhe prap vazhdon, nuk bëhet shqiperia me ato lloj deputetesh si Balla e Brace.
E identifikuar

Lec Neli

Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 23-07-2008, 12:18:10 »

Pamvarsisht se si ligj natyret e si natyre njerzore për çdo veprim ka nji kunerveprim për mendimin tem zotnia është zotni e kurrësesi nuk duhet me ule vedin ne nivelin e injorantit apo halabakut kur të ofendon e ranon, kshtu qe ne kyt rast menoj se gjuha e te dyve ishte gjuh halabaklsh e rrugacash, si e zotnis Taulant Balla qe e provokoi ashtu edhe e zotnis Sali Berisha qe rreagoi karshi tij, qe ju shkon ma shum injorantave e rrugacave te rrugve Shqiptare se Parlamentit Shqiptare. Logjika e gjaktofsia mizotnon nëpër zotnit e nerume kurse fymjet, ofendimet e gjuha e rrugve ju përket halabakve për mendimin tem
E identifikuar
miri14
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 23-07-2008, 12:52:45 »

Berisha tani ka stazh ne politike e reagimi ishte prej fillestari.Mendoj qe reagimi është për shkak se i ka djegur shumë.Mund ta kalonte me një nga ato qeshjet cinike te tijat se nuk i tha kushedi çfarë për tu fyer,kemi pare raste te tjera ku e ku me te renda.Me bën te mendoj se ka te vërtetë ne thëniet e Balles sepse vetëm e vërteta te djeg,te prek thelle. 
E identifikuar

ISMAIL KADARE - nuk gjej asgjë tjetër ne Shqipëri te me bëj te krenohem !
M A X
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #7 më: 23-07-2008, 12:53:08 »

Edhe për mendimin tim Berisha duhet t'i kishte kursyer ato fjale.
Por kini parasysh se njeri është edhe ai dhe si çdo njeri ka kufi ne durimin provokimeve qe te bëjnë. Balla për te disaten here perdori një goditje te ulet dhe siç u pa Berisha se mbajti me dot veten. Zoterinjte atje janë për te diskutuar dhe menduar për hallet e vendit dhe jo për familjaret e njeri-tjetrit.
E identifikuar

Anesti

Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 23-07-2008, 13:03:59 »

Mvaret s ta kuptosh.Bibla thotë "Kur dikush te godet ne njërën anë te futures,kthei dhe  tjetrën" Kurani thotë "ktheja me te njeten madhësi"Por fundja Berisha nuk është Jezusi.Kane 17 vjet qe e pergojojne e sabotojen e diskretitojne.Një fabrike mediatike si Top cenel ugjith jetën u mor me te.50 gazeta e medja ne çdo sekonde thonë një fjale fyese për këtë njeri.Dhe përse punon me perkushtim ,po aq me perkushtim punojnë këto kundershtare për tja zvjerdhur kontributin.E, unë nuk di si nuk u lodh ky njeri.Për para ? Duhet të jesh cinik të mendosh kështu.Nejse i edukuar apo i pa edukuar ai e ka kthyer shqiperine ne një kantier ndërtimi ,dhe në fund te mandatit ju nuk do të mind ta njeihni vendin tuaj.Po ta kishin lënë rehat dhe një here me shumë do të bënte.Për Ballen s'ka nevojë për koment ai është një rrugaç i votuar nga rrugaç.
E identifikuar
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 23-07-2008, 13:43:36 »

Edhe për mendimin tim Berisha duhet t'i kishte kursyer ato fjale.
Por kini parasysh se njeri është edhe ai dhe si çdo njeri ka kufi ne durimin provokimeve qe te bëjnë. Balla për te disaten here perdori një goditje te ulet dhe siç u pa Berisha se mbajti me dot veten. Zoterinjte atje janë për te diskutuar dhe menduar për hallet e vendit dhe jo për familjaret e njeri-tjetrit.

E përse Berisha valeviti shirita grek ne Himare?
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke për 48 ore rresht.
M A X
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #10 më: 23-07-2008, 15:15:22 »

Kush e tha këtë "Gazeta (anti)Shqiptare" apo "Zeri i Popullit"?
E identifikuar

Sirio00
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 23-07-2008, 15:17:16 »

berni, e para një kryeministër duhet te dije te mbaje veten pasi është detyrë e opozites te beje akuza.
e dyta Balla nuk ia shau vajzen
e treta ti thuash një deputeti do të te vras nuk është e lehtë për një kryeministër
E identifikuar

Abuzimi me nacionalizmin fals, është streha e fundit e te gjithë BATAKCINJVE
V. HAVEL.
Çdo popull meriton qeverisjen qe tashmë ka.
W. Curcill
SteriOtipi B
TiP i PandreqsheM
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #12 më: 23-07-2008, 15:53:29 »

Nuk i kish pire hapjet atë nate Sala kështu qe mos e paragjykoni. qesh me te madhe qesh me te madhe qesh me te madhe
E identifikuar

"Është e vështirë të jesh vetvetja, ne një botë e cila deshiron te te beje si vetvetja".
M A X
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #13 më: 23-07-2008, 16:10:21 »


e treta ti thuash një deputeti do të te vras nuk është e lehtë për një kryeministër

Këtë me "do të vras" e ka thënë Balla me pas, ose thënë me mirë e ka shpikur. Asgjekundi nuk duket te këtë thënë Berisha diçka te tillë. Nëse lexon të gjitha transkriptimet e debatit dhe videon qe ka publikuar vete News24 Berisha nuk e ka thënë diçka te tillë.
Është Balla pastaj me "shpjegimin" e tij qe ka shtuar dhe këtë detaj qe duket sheshit se është i shpifur.
Me këto nuk dua te them se Berisha ka bërë mirë me ato qe tha, por t'i japim ato qe ka dhe të mos i shtojme kot gjëra qe nuk i ka thënë e bërë.
E identifikuar

Sirio00
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #14 më: 23-07-2008, 18:33:17 »

tani sapo e dëgjova edhe një here me vëmendje... Ti thuash kryeministrit qe vajza jote do të bëhet ministre këtu nuk shoh asnjë sharje, nuk i tha as qe do të bëhet prostitute dhe as ndonjë gjë tjetër, qe si pergjigjie te marri sharje dhe ofendime nga me te rendat.
Jo more, paska halle Berisha e duhet lënë i qete... po prandaj e kemi vënë atje, qe te këtë halle e te zgjidhi hallet, se kot nuk e paguajme. Por jo te shaje me fjale te ndryra ne mes te Kuvendit???
Mesa dëgjova unë Balla nuk tha ndonej fjale te ndyre, por kur një Kryeministër vjen nga kultura e shpellave nuk pres ndonjë gjë tjetër.
Pastaj mesa di unë denohet ai qe shan ose kercenon en Kuvend Kuvend dhe jo ai qe kërcënohet. Po ç'pret nga Topallja qe nxorri jashtë edhe amerikanet.
E identifikuar

Abuzimi me nacionalizmin fals, është streha e fundit e te gjithë BATAKCINJVE
V. HAVEL.
Çdo popull meriton qeverisjen qe tashmë ka.
W. Curcill
Faqe: [1] 2 3 4 5 6   Shko lart
Printojeni faqen

Shko te:  



Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |