Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi PolitikForumi PolitikAktualiteti Shqiptar (Moderator: Bekimi)Proporcionali, qarqet ku e kalojnë pragun të vegjlit


Faqe: [1]   Shko poshtë
Printojeni faqen
Autori Temë: Proporcionali, qarqet ku e kalojnë pragun të vegjlit  (E lexuar 61 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« më: 13-05-2008, 08:34:08 »

Investigimi i "Shqip". Sipas rezultateve të 3 korrikut, vetëm LSI dhe PBDNJ hyjnë në Kuvend

Lëvizja Socialiste për Integrim rrezikon të kalojë pragun vetëm në tre prej 12 qarqeve të vendit. Zbatimi i sistemit proporcional rajonal në vitin 2009 mund t‘i ofrojë kësaj partie shansin të kërkojë deputetë vetëm në Tiranë, Fier dhe Berat. Rezultati vjen duke iu referuar votave që LSI grumbulloi në zgjedhjet e fundit parlamentare. Këto tre qarqe janë gjithashtu zonat ku do përqendrohet edhe "lufta" për rreshtimin e emrave në listat partiake. Duke zbatuar sistemin e ri zgjedhor, Qarku i Shkodrës pritet të ketë 13 deputetë, Kukësi 4, Lezha 7, Dibra 7, Durrësi 11, Tirana 28, Elbasani 15, Fieri 17, Berati 8, Korça 13, Gjirokastra 6 dhe Vlora 11.

Tirana

Qarku i Tiranës do të ketë në total 28 deputetë nga 20 që ishin më parë. Partia e ish-kryeministrit Ilir Meta mblodhi në këtë qark, në zgjedhjet e fundit parlamentare, 26919 vota. Ndërsa në kutitë e votimit u drejtuan në atë kohë 305213 zgjedhës. Pragu elektoral për qarkun me popullsinë më të madhe në vend shkon 4%. Kjo e përkthyer në vota do të thotë se që të marrësh një deputet duhet të kesh të paktën 12213 vota, kusht që LSI e kalon.

Shkodra

Kryeqendra e veriut do të ketë një numër prej 13 deputetësh nga 9 që ka aktualisht. Me sistemin e ri pragu elektoral për këtë qark do të shkojë në masën 8%. Në zgjedhjet e vitit 2005, në kutitë e votimit në këtë zonë u drejtuan 109557 zgjedhës. Çka sipas përllogaritjeve bën që pragu elektoral i përkthyer në shifra të jetë 8764 vota. Lëvizja Socialiste për Integrim në përballjen e saj elektorale mori 7698 vota në total, çka e lë atë poshtëë pragut.

Kukësi

Ky qark në sistemin e mëparshëm elektoral kishte tre deputetë, ndërsa tanimë do të ketë katër të tillë. Qarku i Kukësit do të ketë edhe pragun elektoral më të madh në të gjithë vendin, në masën 25%. Në procesin e votimit të 3 korrikut 2005 morën pjesë në votim 43751 zgjedhës. Duke kthyer përqindjen në shifra, pragu në këtë qark shkon 10937 vota. Lëvizja Socialiste për Integrim ka shënuar një rezultat prej 3356 votash në këtë shtrirje gjeografike.

Lezha

Qarku i Lezhës kishte pesë deputetë dhe me sistemin proporcional rajonal numri shkon në shtatë. Numri i votuesve që morën pjesë në 3 korrik 2005 ishte 69168. Pragu elektoral i takon të jetë 9683 vota dhe në përqindje është 14%. Lëvizja Socialiste për Integrim mori në 3 korrik 2005 në këtë qark 2908 vota.

Dibra

Ky qark në sistemin e mëparshëm kishte pesë deputetë dhe tanimë do të ketë shtatë. 74708 zgjedhës prej atyre që ishin në listat e votimit pranuan të shkojnë drejt kutive. Pragu elektoral i llogaritur për këtë qark shkon në 14%, ose përkthyer në shifra numerike 10459 vota. Partia e ish-kryeministrit Ilir Meta grumbulloi në zgjedhjet parlamentare 4733 vota.

Durrësi

Qarku i Durrësit kishte tetë deputetë, ndërsa tani do të ketë 11 të tillë. Në kutitë e votimit u drejtuan në 3 korrik 2005 116647 nga zgjedhësit e shënuar në listat e zgjedhësve. Pragu elektoral i llogaritur për këtë qark shkon tanimë në 9% ose thënë ndryshe 10498 vota. Lëvizja Socialiste për Integrim mori në zgjedhjet parlamentare 9084 vota.

Elbasani

Në Qarkun e Elbasanit kishte 11 deputetë dhe me proporcionalin rajonal numri shkon në 15. Numri i zgjedhësve që mori pjesë në votime në këtë shtrirje gjeografike ishte 144172. Pragu elektoral i llogaritur për Qarkun e Elbasanit shkon në masën 7%. Lëvizja Socialiste për Integrim mori në 3 korrik 2005 vetëm 8496 vota, ndërsa pragu i përkthyer në shifra numerike do të ishte 10092 vota.

Fieri

Fieri si qark zgjidhte në Kuvend 12 ligjvënës dhe tanimë numri shkon në 17 të tillë. Numri i zgjedhësve që votuan në zgjedhjet parlamentare shkoi në 162686, ndërsa pragu i llogaritur për këtë rajon do të jetë 6%. Lëvizja Socialiste për Integrim, duke ju referuar të dhënave, arriti të mbledhë 19032 vota kur pragu në shifra numerike shkon 9761 vota.

Berati

Në Parlamentin e Shqipërisë, nga Qarku i Beratit vinin gjashtë deputetë dhe me sistemin e ri vijnë tetë. Referuar zgjedhjeve të vitit 2005, në kutitë e votimit u drejtuan në këtë rajon 78070 zgjedhës. Pragu i llogaritur për Qarkun e Beratit shkon 9368 vota, ose thënë ndryshe 12%. Lëvizja Socialiste për Integrim arriti të marrë në total 15807 vota.

Korça

Qarku i Korçës kishte nëntë deputetë dhe me proporcionalin rajonal do të ketë 13. Numri i zgjedhësve që mori pjesë në zgjedhje në këtë shtrirje gjeografike ishte 128079. Pragu elektoral i llogaritur për Qarkun e Korçës shkon në masën 8%. Lëvizja Socialiste për Integrim mori në 3 korrik 2005 në këtë rajon 8314 vota, ndërsa pragu i përkthyer në shifra numerike do të ishte 10246 vota.

Gjirokastra

Gjirokastra si qark zgjidhte në Kuvend katër deputetë, ndërsa tani numri shkon në gjashtë. Numri i zgjedhësve që votuan në zgjedhjet parlamentare shkoi në 51549, ndërsa pragu i llogaritur për këtë rajon do të jetë 20%. Lëvizja Socialiste për Integrim duke ju referuar të dhënave, arriti të mbledhë 2859 vota kur pragu në shifra numerike shkon 10309 vota.

Vlora

Qarku i Vlorës kishte tetë deputetë dhe me proporcionalin rajonal numri shkon në 11. Një numër prej 97659 zgjedhësish rezulton t‘u jenë drejtuar kutive të votimit në zgjedhjet e fundit parlamentare në këtë rajon. Pragu elektoral që është llogaritur për Vlorën shkon në 9%, ose thënë ndryshe 8789 vota. Partia e ish-kryeministrit Ilir Meta në këtë rajon arriti të mbledhë 5767 vota.

Llogaritjet bazuar në 3 korrik 2005


Rajoni i Shkodrës

Numri i deputetëve: ishte 9, bëhet 13

Votuan në 3 korrik: 109557 zgjedhës

Pragu që do jetë: 8%

Pragu do të ishte: 8764 vota

LSI arriti të marrë: 7698 vota


Rajoni i Kukësit

Numri i deputetëve: ishte 3, bëhet 4

Votuan në 3 korrik: 43751 zgjedhës

Pragu që do jetë: 25%

Pragu do të ishte: 10937 vota

LSI arriti të marrë: 3356 vota


Rajoni i Lezhës

Numri i deputetëve: ishte 5, bëhet 7

Votuan në 3 korrik: 69168 zgjedhës

Pragu që do jetë: 14%

Pragu do të ishte: 9683 vota

LSI arriti të marrë: 2908 vota


Rajoni i Dibrës

Numri i deputetëve: ishte 5, bëhet 7

Votuan në 3 korrik: 74708 zgjedhës

Pragu që do jetë: 14%

Pragu do të ishte: 10459 vota

LSI arriti të marrë: 4733 vota


Rajoni i Durrësit

Numri i deputetëve: ishte 8, bëhet 11

Votuan në 3 korrik: 116647 zgjedhës

Pragu që do jetë: 9%

Pragu do të ishte: 10498 vota

LSI arriti të marrë: 9084 vota


Rajoni i Tiranës

Numri i deputetëve: ishte 20, bëhet 28

Votuan në 3 korrik: 305331 zgjedhës

Pragu që do jetë: 4%

Pragu do të ishte: 12213 vota

LSI arriti të marrë: 26919 vota


Rajoni i Elbasanit

Numri i deputetëve: ishte 11, bëhet 15

Votuan në 3 korrik: 144172 zgjedhës

Pragu që do jetë: 7%

Pragu do të ishte: 10092 vota

LSI arriti të marrë: 8496 vota


Rajoni i Fierit

Numri i deputetëve: ishte 12, bëhet 17

Votuan në 3 korrik: 162686 zgjedhës

Pragu që do jetë: 6%

Pragu do të ishte: 9761 vota

LSI arriti të marrë: 19032 vota


Rajoni i Beratit

Numri i deputetëve: ishte 6, bëhet 8

Votuan në 3 korrik: 78070 zgjedhës

Pragu që do jetë: 12%

Pragu do të ishte: 9368 vota

LSI arriti të marrë: 15807 vota


Rajoni i Korçës

Numri i deputetëve: ishte 9, bëhet 13

Votuan në 3 korrik: 128079 zgjedhës

Pragu që do jetë: 8%

Pragu do të ishte: 10246 vota

LSI arriti të marrë: 8314 vota


Rajoni i Gjirokastrës

Numri i deputetëve: ishte 4, bëhet 6

Votuan në 3 korrik: 51549 zgjedhës

Pragu që do jetë: 20%

Pragu do të ishte: 10309 vota

LSI arriti të marrë: 2859 vota


Rajoni i Vlorës

Numri i deputetëve: ishte 8, bëhet 11

Votuan në 3 korrik: 97659 zgjedhës

Pragu që do jetë: 9%

Pragu do të ishte: 8789 vota

LSI arriti të marrë: 5767 vota


PBDNJ kalon Vlorën, ngec në Gjirokastër

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut mund të kalojë pragun elektoral në Vlorë, por ka gjasa të ngecë në Gjirokastër. Zbatimi i sistemit të ri zgjedhor do mund të vijojë prezencën e ligjvënësve të PBDNJ-së në Kuvend. Llogaritja e rezultatit të pritshëm për subjektet e tjera politike vështirësohet, për shkak se në zgjedhjet e vitit 2005 u zbatua në masë të madhe fenomeni i "Dushkut".

PBDNJ

Qarku i Vlorës në sistemin miks që zbatohej në vendin tonë kishte mundësinë të zgjidhte tetë deputetë. Me konkretizimin e proporcionalit rajonal, ky qark do të çojë në Parlament plot 11 ligjvënës. Pragu elektoral për Vlorën do të jetë 9%. Në zgjedhjet e korrikut të vitit 2005 morën pjesë në votime 97659 zgjedhës. Nëse do të ishte në fuqi atëherë sistemi proporcional rajonal, pragu do të ishte 8789 vota. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut në këtë qark grumbulloi në zgjedhjet e fundit parlamentare 9219 vota. Një shumë kjo e mjaftueshme për të kaluar pragun, që vjen si pasojë e zbatimit të proporcionalit rajonal. Në Qarkun e Gjirokastrës deri më sot zgjidheshin katër deputetë. Pas sanksionimit të ndryshimeve kushtetuese në sistem, ky qark do të zgjedhë gjashtë deputetë. Në procesin e votimit më 3 korrik 2005, numri i zgjedhësve që iu drejtuan kutive të votimit ishte 51549. Pragu i llogaritur për këtë rajon me sistemin e ri zgjedhor shkon në 20%. Nëse do të zbatohej sistemi proporcional rajonal, pragu në zgjedhjet e fundit parlamentare për Gjirokastrën do shkonte 10309 vota. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut nuk e kalon dot pragun, duke mbetur poshtëë gjysmës së tij, nisur nga votat që ka marrë në procesin e fundit.

Deformimi

Përcaktimi i impaktit të mundshëm të zbatimit të sistemit proporcional rajonal për partitë e tjera është thuajse i pamundur. Kjo, pasi në zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut 2005 u zbatua në masë të konsiderueshme skema e Dushkut. Votat e marra nga subjektet politike, përveç LSI-së dhe PBDNJ-së janë të deformuara. Numri i madh i votave që arriti të marrë Partia Republikane dhe Partia Socialdemokrate është më shumë se i fryrë. Ajo çka duket qartazi është vështirësia në të cilën do ndodhen partitë e vogla. Kjo, nisur nga fakti se forca e tretë politike, Lëvizja Socialiste për Integrim, është në gjendje të kalojë lirshëm pragun vetëm në tri rajone. Subjektet politike që aktualisht janë në Kuvend kanë shfrytëzuar pragun e ulët prej 2.5% dhe zbatimin e sistemit zgjedhor mazhoritar i shartuar me proporcional. Mandatet e ligjvënësve të partive të vogla janë kryesisht prej votave të marra në proporcional. Fuqi elektorale, që ka qenë gjithnjë në dyshim nisur nga fakti se partitë e mëdha u kanë "dhuruar" vota aleatëve respektivë.

Gazeta Shqip
E identifikuar

Ermal Hakani
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 10-06-2008, 12:07:52 »

LSI VERTET NE FIER MORI RRETH 20 000 VOTA. POR TANI TI SHIKOJ NE ENDERR. ATO ISHIN VOTA KUNDER FATOS NANOS DHE JO PER ILIR METEN. KOT BEN ZHURME ILIRI ?
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Printojeni faqen

Shko te:  



Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |