Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi PolitikForumi PolitikAktualiteti Shqiptar (Moderator: Bekimi)Një pakt evropian për Shqipërinë


Faqe: [1]   Shko poshtë
Printojeni faqen
Autori Temë: Një pakt evropian për Shqipërinë  (E lexuar 260 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« më: 01-10-2008, 11:53:55 »

Një pakt evropian për Shqipërinë

Veton Surroi

1.

Në të përfunduar zgjedhjet vitin e ardhshëm, Qeveria e sapoformuar e Shqipërisë mund të gjendet në një situatë absurde. Do të ketë dalë nga një fushatë intensive; nëse do matur temperatura e saj prej ditëve të sotme, atëherë do të ketë shumë më tepër emocione dhe para të shpenzuara se deri tani. Investimi i interesave të grupeve mediatike, të biznesit, qoftë atij që shërbehet me mjete legale, qoftë atij me mjete ilegale, i miqve dhe dashamirëve të partive dhe liderëve të tyre - që të gjithë kanë mundësi ta ngrehin artificialisht këtë fushatë në dilemë hamletiane: të jesh apo jo. Progresioni gjeometrik i pasurimit të vendit do të reflektohet në progresionin gjeometrik të shpenzimit të parasë dhe emocioneve në fushatë. Në këtë progresion, ajo çka do të mungojë është caku, jo për partitë politike, por për vendin. Sepse, në të përfunduar fushata, dhe zgjedhjet, cilado forcë që të zgjidhet e të formojë qeverinë (e ky proces mund të jetë më i ndërlikuar se herët e kaluara, për shkak të mungesës së një force politike me qartësi mandati), do të gjendet në një kontekst të ri regjional. Diku në mesin e vitit të ardhshëm, kur parashikohet formimi i qeverisë së re të Shqipërisë, qytetarët e Serbisë, Maqedonisë e Malit të Zi mund të gjenden në situatë para vendimit që, me pasaportat e tyre të udhëtojnë pa viza në shtetet e BE-së. Për më tepër, qytetarët e Serbisë ka gjasa që, pasi që të formohet qeveria e re e Shqipërisë, të kalojnë pjesën e dytë të vitit 2009, duke pritur lajmin e ri të mirë të radhës, statusin e kandidatit për Serbinë, me një date të përafërt të anëtarësimit.

Në këso konteksti regjional, qeveria e re e Shqipërisë do të zotohet se do "të vazhdojë me përpjekje të pakursyera për integrime euroatlantike". Qytetarët e saj, ndërkaq, do të kenë të njëjtin trajtim të nëpërkëmbjes në sportelet për viza, ndërsa shteti do të hyjë në kategorinë e tretë të shteteve të Ballkanit Përëndimor, së bashku me Bosnjë-Hercegovinën, për sa i përket ritmit të anëtarësimit. Në të parën do të jetë Kroacia, e cila pothuajse vetëm pret datën e anëtarësimit (mbase 2010), në të dytën grupi i udhëhequr nga Serbia e në të katërtën, Kosova, e cila as që ka emër normal për procesin e Stabilizim-Asociimit, por trajtohet me diçka të quajtur "Tracking mechanism" me bazë juridike për këtë ende Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB.


2.

Si është e mundur që Serbia, burim i luftërave të ish-Jugosllavisë të marrë vitin e ardhshëm statusin e kandidatit, ndërsa Shqipëria, e cila nuk ka luftuar kundër kujt (pos vetes) të shikojë se si ecin të tjerët drejt cakut evropian?

Përgjigjja për Shqipërinë është vënë në kllapat e pyetjes. Pra, fakti që ka luftuar kundër vetes më 1997, duke e shkrirë shtetin edhe ashtu të dobët, është pengesë edhe sot.

Po Serbia atëherë? Përgjigjja për të po ashtu qëndron në pyetjen. Meqë për pothuaj njëzet vjet ishte burim jostabiliteti për tërë regjionin, interesi politik i BE-së është që, nëpërmjet integrimit të shpejtuar të këtij vendi, të stabilizohet regjioni.

Me këto dy përgjigje rrjedh konkludimi i thjeshtëzuar se, nëse krijon telashe për fqinjët, BE-ja do të ketë më shumë kujdes ndaj teje.

Ky konkludim edhe mund të ketë pasur vlerë, posaçërisht për Serbinë sot, por nuk është me shumë ndihmesë për Shqipërinë sot. Tashmë ka kaluar koha e vëmendjes ndaj jofunksionalitetit të shteteve që krijojnë telashe: për to është gjetur formula e protektorateve, si në Bosnjë e Kosovë. Fokusi tash është te funksionaliteti i shteteve që shpejtojnë hapin drejt Evropës, dhe këtu prin Serbia me transformimin e vet shoqëror.

E në këtë fushë ka pak moralitet: është krejtësisht e mundur që një i ri serb 30-vjeçar, që ka luftuar me pushkë kundër aspiratave të popullit kroat, boshnjak a shqiptar për jetë e liri, të jetë i mirëseardhur pa vizë vitin e ardhshëm në Bashkimin Evropian, ndërsa i riu 30-vjeçar nga Shkodra e Gjirokastra, që nuk ka ushtruar dhunë në jetën e tij, të zgjedhë njërën prej formave, me shkallë të ndryshme vështirësie e poshtëërimi, për të hyrë në vendet e BE-së: aplikimi për vizë, dhiaret e Jugut apo konvertimi prej Shabanit e Ilirit në Elefteros.

Argumenti se Shqipëria ka qenë faktor stabiliteti (dhe eksportues, me ushtarët e vet në misionet paqeruajtëse në Bosnjë, Afganistan, Irak) ndërsa Serbia ka qenë, dhe në një masë me veprimin e saj në Kosovë ende është, faktor jostabiliteti, nuk do ta ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve në favor të Shqipërisë. Çfarëdo që të ndodhë në Serbi, pra edhe veprimet më ekstreme, si mos-arrestimi i Mlladiçit apo përpjekja për të aneksuar edhe juridikisht Veriun e Kosovës, nuk do ta ndihmojnë shpejtimin e hapit të Shqipërisë ndaj BE-së. Mund të tërheqin, eventualisht, më shumë premtime të BE-së ndaj Serbisë, gjykuar në sjelljet e viteve të fundit, për të joshur Serbinë më fortë nga BE-ja.

Por, as ndonjë veprim negativ regjional i Shqipërisë sot, si për shembull kërcënimi me përkrahje të veprimeve irredentiste shqiptare në fqinjësi, nuk do ta sillte në të njëjtën gjendje me Serbinë. Udhëheqja shqiptare do të rrezikonte rrugën e vet integruese për në NATO dhe mbështetjen që po i bëhet për të nga shtetet e fuqishme, në radhë të parë SHBA-të.

Vendimi për shpejtim të integrimit, siç e dëshmon Serbia me BE-në apo Shqipëria me NATO-n (dhe siç e kanë dëshmuar shumë integrime më herët, që prej Turqisë në NATO e Greqisë në NATO dhe BE) është politik. Teknokratët e Brukselit bëjnë vlerësimet e tyre për funksionalitetin e këtij apo atij dikasteri të pushtetit, por në fund, vendimi është politik, dhe është i bazuar në një interes më të gjerë sesa vlerësimi bazik teknokratik.


3.

Zgjedhjet e vitit të ardhshëm në Shqipëri duhet të shfrytëzohen si një hap vendimtar drejt Bashkimit Evropian, në vend të drejtimit tradicional në të cilin janë nisur.

Drejtimi tradicional është ky në të cilin gjendemi dhe në të cilin qeveria do të premtojë zgjedhje të lira e të drejta, punë të palodhshme që të dihet saktësisht se sa votues ka vendi e ku jetojnë ata (që dëshmohet me kartë identiteti). Opozita do të fillojë që tani të shpallë dyshime në këtë punë. Vrojtuesit, në radhë të parë BE-ja në Tiranë, do të nuancojë politikisht vlerësimet e veta, për të mbërritur, pas zgjedhjeve të gjejnë emërtuesin e përbashkët: "Zgjedhjet në Shqipëri ishin edhe një hap përpara drejt përmbushjes së standardeve politike". E tëra do të përmbyllet, edhe një herë, në vlerësimin e vendit në sajë të mirëmbajtjes së zgjedhjeve, gjë që e kthen vendin në dioptrinë e kritereve të Kopenhagës, të demokracisë iniciale e të tranzicionit.

Shqipëria ka nevojë për një kapërcim cilësor, jo drejtim tradicional, e zgjedhjet në vend se të jenë shkas për rivlerësimin e shtetit në bazë të dioptrisë së Kopenhagës, mund të jenë shkas për krijimin e një konsensusi për Evropën në Shqipëri, dhe anasjelltas.

Si është e mundur kjo?

Duke i shndërruar zgjedhjet, fillimisht, në shkas për një pakt trepalësh. Vendi ka nevojë jo vetëm për zgjedhje demokratike, por edhe për gjendjen ku zgjedhjet demokratike të mos jenë më objekt debati e vlerësimi as në rrafshin e brendshëm politik e as në rrafshin e komunikimin Tiranë-Bruksel. Për të mbërritur këtë, ekziston nevoja për një pakt trepalësh, të pushtetit, opozitës dhe BE-së. Në këtë pakt bazik politik, të tri palët marrin obligim që të ndihmojnë, mbikëqyrin dhe në fund certifikojnë tërë procesin e krijimit të një liste të besueshme zgjedhore, duke nënkuptuar këtu edhe kartat e identitetit si mostër themeltare se shteti ka bazë shënimesh të verifikueshme për qytetarët e vet.

Rrafshi i parë i këtij pakti, pra zgjedhjet, do të kërkonin që Sali Berisha në emër të pushtetit e partisë në pushtet, Edi Rama e Ilir Meta, me pozitat e tyre respektive asimetrike në opozitë dhe Oli Rehn, si komisioner i zgjerimit, të akordonin një metodë pune, e cila në fund të saj, do të rezultonte me zgjedhje të cilat tejkaluan pragun e nevojës së të trajtuarit të tyre si pjesë problematike të demokracisë në Shqipëri.

Përderisa është e nënkuptueshme që pjesëmarrësit e Paktit të jenë pushteti dhe opozita, prania e komisionerit Rehn, personalitet padyshimtë i përkushtuar për Ballkanin dhe posti i tij për zgjerim, do të jepte kontekstin real e të nevojshëm të këtij pakti: zgjedhjet mbahen jo vetëm për të përcaktuar se kush do ta udhëheq vendin në mandatin e ardhshëm, por edhe për të përcaktuar shpejtësinë me të cilin ky vend mund të integrohet në BE.

Por, marrëveshja trepalëshe nuk është vetëm për zgjedhjet, ndonëse shkasi fillestar janë ato, gjegjësisht pjesa organizative e tyre. Marrëveshja, duke vendosur konsensusin e nevojshëm për zgjedhjet duhet të përcaktojë në formë bazike edhe dy pika të tjera. Ato, në vija të trasha, duhet të jenë liria e lëvizjes për qytetarët e Shqipërisë në BE (pra qarkullimi pa viza) dhe data e mbërritjes së Shqipërisë në kategorinë e shtetit kandidat anëtarësimi për në BE.

Pushteti i tanishëm dhe opozita e tanishme, pa marrë parasysh se çfarë do të jenë rezultatet në zgjedhjet e vitit 2009 do të merreshin vesh për punë të përbashkët, edhe pas zgjedhjeve, për të arritur dy objektivat. Pala e tretë, komisioneri Rehn në emër të BE-së, do të artikulonte listën e kërkesave që do të duheshin përmbushur para dhe pas zgjedhjeve, në mënyrë që këto objektiva të mbërrihen sa më parë.

Do të ishte e qartë pushtet dhe opozitë sot se çdo hap është i lidhur me tjetrin: nëse nuk i ke në rregull listat zgjedhore, atëherë nuk ke në rregull bazën e të dhënave për qytetarët e vendit tënd dhe atëherë për shkaqe elementare sigurie nuk do të jetë e mundur që të liberalizohet hyrja e qytetarëve të vendit tënd në BE dhe kështu nuk do të mund të afrohet as data e të fituarit e statusit të kandidatit.

Por, po ashtu do të mund të kundrohej ndryshe, për BE-në: duke ofruar perspektive të qartë dhe të prekshme të integrimit në BE, veprimet politike në Shqipëri, drejt zgjedhjeve dhe pas tyre, do të kundroheshin prej këndvështrimit të integrimit evropian, e jo vetëm të luftës bazike për pushtet brenda vendit. Në këtë kut, lista zgjedhore është baras me pasaportën biometrike pa vizë dhe është baras me një date kur Shqipëria bëhet kandidate për anëtarësim.


4.

Shqipëria ka nevojë të dalë nga mendësia e tranzicionit, të lodhshëm e të gjatë. Pakti evropian do të mund t‘i ndihmonte, në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme të ndryshojnë këndvështrimin e vendit, që këto zgjedhje të mos konsiderohen si edhe një ritual tranzicioni. Qytetarët e Shqipërisë kanë nevojë të dëgjojnë, në konstatime të matshme e të verifikueshme, me afatizime, se çfarë është fati i integrimit të vendit. Po ashtu, kanë të drejtë që brenda këtij konteksti të dëgjojnë prej partive politike se çka është ajo që këto mund të bëjnë në mënyrë që të shpejtohet ky integrim.

Natyrisht, është edhe ana tjetër, ajo e BE-së. Ka brenda BE-së njerëz që do të thonë se Evropa nuk është gati për të menduar për zgjerim, e aq më pak për Shqipërinë, e cila nuk ka nam aq të mirë. Por, argumentet flasin tjetërsoj. Së paku, një e katërta e Shqipërisë është edhe ashtu në BE, dhe duke qenë aty, ka transformuar Shqipërinë jo vetëm me paratë, por edhe me njohurinë, në të kthyer në vend.

Shqiptarët, me liri lëvizjeje brenda BE-së, do të ishin faktor pozitiv për vetë BE-në, ashtu siç është dëshmuar ka kohë. Në Greqi, atje ku ka më së shumti, kjo fuqi punëtore ka mbushur fondet pensionale dhe ka kontribuar në ngritjen më të lartë zhvillimore që mban mend vendi. Në Itali, ekonomia me të madhe alarmon për nevojën e importit të fuqisë punëtore. Punëtorët shqiptarë kanë qenë dhe janë pjesë e vyeshme e fuqisë së re punëtore, duke respektuar rendin dhe ligjin. Është dëshmuar një dhe njëmijë herë në statistikat italiane se shqiptarët që jetojnë në formë legale në vend kanë shkallë më të ulët kriminaliteti se vet italianët; ata që gjenden ilegalisht kanë shkallë po aq të lartë kriminaliteti sa edhe ilegalët tjerë. Bashkimi Evropian, duke e thelluar marrëdhënien me Shqipërinë, shndërron në kontratë ligjore qarkullimin që do të ekzistojë mes shqiptarëve dhe vendeve të tjera evropiane, legalisht, apo ilegalisht.

Bashkimi Evropian mund të lozë një rol vendimtar për ndryshimin e paradigmës politike në Shqipëri. Ekziston mundësia reale që politika të marrë një kut të ri vlerësues, atë evropian, dhe këto zgjedhje, duke adoptuar kritere të këtilla të vlerësimit të bëjnë atë kthesë vendimtare që i nevojitet vendit, pa paragjykuar se kush do të fitojë në to.

Gazeta Shqip
E identifikuar

perroi
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 01-10-2008, 20:15:58 »

Nuk ka pse te jemi xheloze për Serbine. Unë qe para shumë vitesh e kam ditur qe ajo do hyjë ne BE para nesh. Serbia është shumë me lart se ne nga ana e shtetformimit dhe zbatimit te ligjit. Edhe pse tani mund te jetë e varfer ekonomikisht dhe e dobesuar nga luftrat,prapë se prapë vjen era Europe. Mjafton te kaloni kufirin nga Kosova dhe e kupton menjehere rregullin qe ka si shtet dhe si infrastukture.
Shqipëria nuk vjen era Europe, me shumë ngjason me Kurdistanin.
Shqipëria dhe Kosova do jenë shtetet e fundit te Ballkanit qe do të integrohen ne BE. Pike!
« Ndryshimi i fundit: 03-10-2008, 12:08:17 nga perroi » E identifikuar
Anesti

Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 01-10-2008, 23:45:58 »

Natyrisht qe nuk kam me nerva me lexuar shkrime kaq te gjata e me retorike.Autori i bie verdalle te vërtetës dhe nuk e thotë troç.Nuk merret njeri me islamike.Është e vërtetë qe shqipetaret kanë luftuar vetevehten,jo vetëm ne 97 por qe ne kohën  e turqise.Njëra shumicë ekonvertuar dhunonte tjetrën.Ne kohën e komunizmit njera gjysëm dhe privilegjuar dhunonte tjetrën dhe ne 97-ten dhunuan vetene vet.Pra kur nuk do vetveten si do të duash te tjerët?
Argumenti se 97-ta prishi vizionin e shqipetareve nuk qëndron pasi kjo situate nuk ndodhi ne Bosnje -herzegovine e as ne Kosovë.E vetmja gjë qe i bashkon këto tre shtete janë religioni islamik,pra edukimi i tyre ne kundërshtim me edukimin europian .E unë kam kaq kohe qe ju a ve ne dukje e ju bëj thirrje por ju jeni ne autobuz.Dhe një here po ju them nuk merret njeri me islamike.Nuk merret njeri me një popull qe nuk jep sinjale për tu ndryshuar.Fundja lufta e serbise kishte një te drejtë.Nga shperberja ajo dilte e humbur,ne një kohe qe investimet ishin te përbashkëta.Politikanet ish komuniste  serbe nxiten frymën nacionaliste duke i bërë thirrje atyre për te mbijetuar nga një proces për jetë a vdekje.Kosova ishte vendi me pa përkrahje e kështu qe e gjithë urrejtja për humbjen faktike ra mbi ta.As Europa nuk kishte ndermnd për ti ndihmuar kosovaret.Qindra spiune ruse ndodheshin ne itali dhe sabotonin procesin.Po ashtu Farancezet me qëndrimin e tyre anti kosovar.Por thirrja e papaes për ti shpetuar këto te mjerë futi Ameriken ne një lufte te ligjeshme.E më vjen keq qe ka zera dhe këtu në forum qe clirimin ja dedikojne UCK.Ajo ishte thjeshtë një mekanizem por amerika kishte rolin vendimtar.
E identifikuar
M A X
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 02-10-2008, 10:00:47 »

Mjaft më me këtë nihilizem dhe vetevleresim negativ për veten. Të thuash qe ne s'kemi shtet dhe serbet kanë shtet sepse kam qenë dhe kam pare me sytë e mij pasi binte era europe, nuk është përgjigje.

E vërteta e mundesise se integrimit me te shpejte te Serbise është diku tjetër dhe kjo nuk ka te beje me perqasje aromash. Surroi e përmend psene qe ka te beje me qenien e Serbise vater konflikti dhe futja e saj sa me shpejt ne strukturat e BE do e shuante këtë vater. Një arsye tjetër me rëndësi është se Europa nuk deshiron te këtë një ishull rus mu ne qendër te kësaj. Këto pra janë arsyet.

Ajo qe nuk thotë Surroi është nëse BE do vazhdoje ekzistoje ende, apo jo? Qe prej Jo-se se iralandezeve ndaj kushtetutes europiane kanë dalë shumë pikepyetje ekzistencialiste ndaj BE, por ajo qe është shumë e sugurte, është fakti se pas Kroacise zgjerimi BE do të ndalet për shumë vjet dhe nuk do këtë shance qe ndonjë shtet tjetër te hyjë ne BE para 2015 date qe mund te shtyhet edhe deri ne 2020 (nëse BE do vazhdoje te ekzistoje sigurisht).

Deshire/sugjerimi i Surroit për një pakt trepalesh mes forcave kryesore politike sugirisht është për t'u perkrahur, por unë nuk besoj se kjo do të ndodhë ne formën qe ai kërkon, sepse politika e Tiranës nuk e ka arritur ende këtë stad te emancipimit politik.

Por kjo nuk është e domosdoshme. Vete viti i fundit politik ka treguar se ka një bashkëpunim te frutshem midis PS-PD gjë qe e realizon ne një fare mënyrë atë qe kërkon Surroi.
Pavarsisht rezervave personale qe kam ndaj Edi Rames duhet pranuar se ai ka treguar një stature te admirueshme politike dhe një përgjegjësi historike duke hequr dorë nga te berit opozite ne mënyrë konfliktuale gjë qe e ka permiresuar shumë cilesisht politikën shqiptare.
Edhe se është një Ilir Mete qe e kërkon këtë konflikt çdo ditë; edhe se ideologet e te majtes se sotme, Mustafa Nano dhe Andrea Stefani i fryejne zjarrit te konfliktit politik çdo ditë Rama s'i ka dëgjuar këto zera. Të paktën jo deri tani. Uroj qe te vazhdoje kështu deri ne zgjedhe dhe pas tyre.

Ajo qe është e sigurtë është se pas zgjedhjeve Shqipëria do të këtë kaluar një tjetër stad te zhvillimit te saj demokratik. Nëse bie te fitoje përsëri Berisha nuk do të kemi me Ramen ne krye te PS gjë qe do të pershtjelloje mëtej te majten, por njekohesisht do e domokratizoje me shumë atë.
Nëse do të jetë rasti qe te humbe Berisha dhe PD nuk besoj se do kemi ende një Berishe ne krye te PD. Ky do të jetë akoma me tepër një hop cilesor ne zhvillimin e demokracise për vete faktin sepse nga politika do të largohet një figure kaq e polarizuar dhe me kaq rol të madh sa Sali Berisha. Sigurisht qe populli socialist dhe te gjithë komunistoidet e tjerë do të kenë mbetur pa tabelen e tyre te qitjes qe shajne e godasin për çdo të keqe ne "udhën e qumeshtit", si dhe Andrea Stefani e Mustafa Nano do kenë ngelur pa pune, por ama politika shqiptare do e këtë bërë një hap tjetër përpara.

Pra sido të ndodhë kështu apo ashtu Shqipëria do jetë me afër standarteve qe tek ne kaq aq shumë qejf t'i quajne "europiane". Pavarsisht endrrave apokaliktike te disave nuk janë me kushtet, dëshirat dhe mundësitë qe ne atë vend te ndodhin trazira te mëdha qe te rrezikojne të ardhmën europiane (përsëri siç kanë qejf ta quajne ne Tiranë këtë te ardhme).
E identifikuar

perroi
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 02-10-2008, 17:58:32 »

Anesti, ke te drejtë. Plus civilizimit te ulet, shtetformimit te dobët, varferise, ne kemi edhe damken e islamit.
Bosnje-Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova,mendoj se janë ne 1 tave. N.q.s. integrohen ne BE, do të integrohen bashke.
Megjithatë,unë mendoj se nëse ne BE hyn edhe Turqia (popullsia e se cilës cila pas disa vitesh do arrije 100 milione), BE do të shperbehet.
Vendet egzistuese do të dalin 1 nga 1, dhe ne BE do të mbeten vetëm Turqia, Bosnja, Shqipëria, dhe Kosova.  qesh me te madhe
« Ndryshimi i fundit: 03-10-2008, 12:01:29 nga perroi » E identifikuar
AGRON
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #5 më: 03-10-2008, 02:24:20 »

Unë,Shqipëria dhe realiteti...

Shkruan:Dardan PEJA

Si përherë ngjarjet ne Shqipëri kalohen ose anashkalohen sipas modulit qe percakton politika.Vdes një deshmitar i rëndësishëm i megashperthimit vrastar te Gerdecit,kryeministri mburret për rezultate qe dhe vete nuk i beson,opozita proteston për gjëra qe mbeten anonime....Rama dhe Meta duan te jenë lidere te opozites fasade.Ku po shkojme valle me këtë mendesi terhiq e mos e keput....!?Mbase ne ferr....

Shqipëria renkon nën thundren e korrupsionit megahiperbolik,ndërsa kryetari Qeverisë hedh slogane kundër tij...Duket vërtetë për te qeshur kur njerëzitë e thjeshtë prekin kudo e ne çdo vend korrupsionin masiv qe mbyt ne qelize çdo inisiative dashamirëse ndaj zhvillimit.Një qeverisje vërtetë për t'u keqardhur,një opozite qe nuk ndihet vetëm perleshen për flamuj,pseudoide ndërsa realiteti mbetet vetëm ne kufijte e keqardhjes absolute.Dikush mburret për rrugë,shkolla,progres,te tjerë akuzojne ne masa qe nuk rrezikojne aferat mafioze mes pushtetit dhe qenies ne opozite. C'po ndodh ne vendin tonë ku auforizmat primitive mbeten i vetmi fakt qe prekim pa kurrfare pagese.

Qenia jonë vazhdon te mbetet peng i pazareve kriminale midis politikes,jopolitikes dhe gjithckaje qe frymon ne këtë toke te thare nga mospergjegjsia e individeve pergjegjes.Pazare armesh.ndertimesh,financash vrasjesh dhe askush nuk është pergjegjes.....Perg jegjesia ndodhet mbase jashtë kufijve ose brenda tyre,jashtë çdo lloj kontrolli ose hetimi.Ndërsa ne te pasigurtë për te shkuaren,te sotmen dhe të ardhmën mbetemi gojekycyr për çka ndjejme,shohim dhe provojme.Faji ne këtë rast nuk do shumë llogjike për t'u percaktuar sepse fajtoret kryesore mbetemi ne,ata qe ne heshtje pranojmë çdo gjë dhe ne kafene diskutojmë aq gjatë për çka ndodh ne hapësirën ku frymojne shqiptarët.

Atëherë....!Mos duhet te neperkembemi gjithë jetën apo mos duhet te pranojmë përjetësisht gabimet ose fajet të atyre qe na qeverisin....? Pritja dhe durimi janë karakteristika te popujve te edukuar,por kur shkelen kriteret deri ne antihumanizem,atëherë kultura zevendesohet me injorancë masive.Qe perceptohet ne të gjitha aspektet e jetës se prekshme apo te menduar.Kush ka pritur me gjatë se ne ne shqiptarët për te ndryshuar sistemin totalitarist,kush ka pritur me gjatë për te prekur lirine dhe besimin,kush ka pritur kaq gjatë për te njohur realitetin human....!?Askush....Ndërsa sot e kësaj ditë ne ende rrugetojme pa ditur se ku,te detyruar nga politika kriminale,te zhytemi thelle e me thelle ne kaosin e tranzicionit vrastar dhe te pafundem.

Mbase ngaqë jemi te "denuarit" e shekullit,mbase jemi te vetdenuarit e mijevjecarit të ri,mbase.... Ka shumë hamendesime për këtë turture kaq te gjatë...Kryesorja është ne indiferencen tonë totale për t'u përballuar me realitetin Katovician qe perjetojme,me neokomunizmin qe frymon nën ngjyrime te tjera perverse,me kriminalitetin bolshevik qe po mbyt çdo ze kundër.Mos valle duhet te pranojmë ne heshtje perjetimet antihumane te gjallesave jonjerezore qe kanë me tepër se dy dekada qe qeverisin...!?Shqiptare dilni nga errësira ku jeni mbyllur dhe shihni realitetin ne sy,mos u bëni lojtare te Mafies dhe krimit padashur,nderroni mendesine dhe kundershtoni prangat qe ju kanë servirur meskinitetet blu apo roze.E ardhmja juaj është e ndryshme nga perfytyrimet kriminale te pushtetareve dhe opozites se tyre.Shkeputuni nga rruga e qoftelargut sepse e ardhmja juaj është me premtuese se çdo premtim qe keni shijuar nga bolsheviket me zemër apo me mendje.....



Shkeputur nga www.lajmishqip.com
E identifikuar
Anesti

Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 05-10-2008, 00:05:51 »

Unë,Shqipëria dhe realiteti...

Shkruan:Dardan PEJA

Shkrimi s'ka te beje me temën.Është thjesht një renkim apo një revolte idealistesh.Ky popull i ka lojtaret e vet politike,ato janë produkt i tij dhe ti e unë asgjë skemi ne dorë veçse te mbeshtesim te keqen me te vogël.Nderkombetaret kanë problemet e vetea e skane kohe të merren me ne.politikanet e dinë mirë këtë pune dhe prandaj shine lam.Por mos i qani hallin opozites se na qenka shumë e urte (fasade)Ajo është një opozte rrugacesh me kollare qe dinë te kercenoje dhe te thure rrjeta merimange, për tja marrë frymën këtij populli.Ajo din te pjelle me qindra vemje si rrugacet te rij si G99.Tre grupe njerzish janë ne këtë popull.Mafiozet ne gare për te gllaberuar ,te politizuarit për te shpresuar ndonjë llokem te ndyre dhe te ndershmit duke pritur liberalizimin e vizave për tja mbathur.Kush mund ta shpetoje këtë situate?Vecse një EULEX për shqiperine,një dublim institucionesh me një qeveri teknike.Nxjerrja nga loja e politikaneve shqipetare mund te sjelle ndonjë shprese.Gara për pushtet, gara mes mafiozeve sjell vetëm viktima pa fund.Ky është polulli me i pa edukuar ne europe dhe si rezultat i kësaj vijnë të gjitha fatkeqesite.Asnje i denuar nga sistemi i pa varur i drejtesise,kur dihet se fatekeqesite pikerishtvijne ngadegjenerimi i këtij sistemi,asnjë i denuar nga drejtuesit politike qe e perdhosen si deshen këtë vend e kjo do të thotë se pavarsia imuniteti qe ato gezojne është për te mbrojtur sistemin e krimit.Ky sistem është i pamundur te preket.E vetmja shprese e largët, është edukimi individual i secilit prej nesh për të mos pjelle me qenie njerzore te felliqura.Nëse keni vizion  europian perqafoni edukimin e krishtere si e vetmja shprese për tu kuruar nga mëkatet shekullore.Dikush bëri je sondazh ne rubrikën teologjike dhe islamikeve ju dha edrejta të krenohen për një raport prej 60% te popullsise ne besimin musliman.Por ne realitet interpretimi i sondazhit duhet te ishte se pikërisht përse një shumicë e tillë ehte e këtij edukimi kemi këto tregues negativ ne te gjithë jetën shoqërore ,politike dhe ekonomike te vendit.Edukimi dhe vetëm edukimi është shpresa për te pasur një progres.   
E identifikuar
M A X
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #7 më: 05-10-2008, 01:10:45 »

Nesto paske nderru' parti? Shumë pesimist, apo te kanë bërë telef ne ndonjë zyre te shtetit?
E identifikuar

Anesti

Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 05-10-2008, 16:43:19 »

Nesto paske nderru' parti? Shumë pesimist, apo te kanë bërë telef ne ndonjë zyre te shtetit?
Jo mer Max unë jam dhe do të mbetem gjithmonë i djathte çdo supozim tjetër do të ishte qesharak.Unë jam mbështetës i PD po jo antar i saj.Tipat si unë nuk bëjnë karriere,unë hyj tek idealistet.Është jashtë karaktrit tim penetrimi mes klaneve.Kështu siç jam, ne punën time i shijoj te gjithë dhe s'ka kush te me bëj telef.Të paket janë ato qe aderojne ne PD dhe qendrojne si simbole te pasterta.Pjesë me e madhe janë për te njëjtat interesa si dhe politikanet e ngjyrave te tjera.Tashme shumë lidhje po bëhen lidhje te fshehta me antare te dy kraheve.Këto janë elementete pushtetit ekonomik te cilët do të eliminojne figurat qe i prishin pune dhe lojtaret politike do të jenë vetëm lodra ne duart e tyre.Nëse do të realizohet, ky do të jetë dhe fundi i demokracise.Duke ju referuar sjelljes se Topit qe dekoron kriminele,qe kërkon te srtukturoje gjykaten pa u konsultuar te paktën moralisht me PD,konflikti me Jozin Salen,afrimi me Duket dhe Nanon,Dash Shehun dhe Ramen,te len të kuptosh se këto figura shtylla te se djathtes po degjgenerojne.Duke pare se nentutelen e Berishës nuk bëjnë prokupi po e minojne atë nga brenda dhe shpresojne për një lidhje masonike.
E identifikuar
M A X
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #9 më: 05-10-2008, 19:08:59 »

E keqja e demokracise është se gjërat bëhen ngadalë dhe shpesh jo siç duhet. Unë nuk di te them nëse gjërat do të shkojnë mirë apo jo, por sepaku uroj qe të mos shkojnë ashtu. Këto qe përmend ti qendrojne ashtu si shumë te tjera qe kanë ndodhur qe ne fillim te qeverisjes se PD. Këto qe përmend ti janë finalizim i atyre qe kanë ndodhur ne baze gjatë gjithë kohës. Sidoqoftë, me mirë se te jetë Rama me PS e sotme ne krye, është dhe do të jetë vendi ne çdo rast.
E identifikuar

Anesti

Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 09-10-2008, 15:36:39 »

Përshëndetje Max.Dote doja tejepja një shembull ku mund të bindesh për një për një tendence te njete te se djathtes për te te te grabitur troje.Tashme është bërë fakt qe zv kryeministri pollo do temerretme procesin e abuzimit ne pervetsimin e pronave qe jne marrë ne baze te ligjit 7501.ky ligj duke shpronesuar pronarin e ligjshem bën qe këto troje te bëhen pasuri e atij qe ka me shumë pushtet.Dihetqe socialistet kanë abuzuar shumë me këto toka dh loja e pollos për teluftuar abuzimin me to ka për qëllim ,evidentimin e siperfaqeve nga denoncimet,dhe me pas një marrveshje mes kusaresh për perfitime te përbashkëta.Duke bërë si shembull Kasharin ato kanë krijuar një presion ne abuzuesit e tjerë e kështu kanë filluar marrveshjet mes tyre e ky proces do të vazdoje ne heshtje.Përse PD nuk merr përsipër te rishikoje abuzimet me trojet qe i janë marrë privateve nga gjykimet e pa drejta?Natyrisht se këtu, ato nuk mund te fitojne pasi nëse vendoset e drejta e pronesise atë e ka i zoti.Kështu nëse synimi për te goditur abuzimet është për tokat qe nuk ka kushti dalë zot do të thotë se kjo lufte nuk është e sinqertë.   
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Printojeni faqen

Shko te:  



Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |