Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi PolitikForumi PolitikAktualiteti Shqiptar (Moderator: Bekimi)Nje pakt evropian per Shqiperine


Faqe: [1]   Shko poshtë
Printojeni faqen
Autori Temë: Nje pakt evropian per Shqiperine  (E lexuar 318 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« më: 01-10-2008, 11:53:55 »

Nje pakt evropian per Shqiperine

Veton Surroi

1.

Në të përfunduar zgjedhjet vitin e ardhshëm, Qeveria e sapoformuar e Shqipërisë mund të gjendet në një situatë absurde. Do të ketë dalë nga një fushatë intensive; nëse do matur temperatura e saj prej ditëve të sotme, atëherë do të ketë shumë më tepër emocione dhe para të shpenzuara se deri tani. Investimi i interesave të grupeve mediatike, të biznesit, qoftë atij që shërbehet me mjete legale, qoftë atij me mjete ilegale, i miqve dhe dashamirëve të partive dhe liderëve të tyre - që të gjithë kanë mundësi ta ngrehin artificialisht këtë fushatë në dilemë hamletiane: të jesh apo jo. Progresioni gjeometrik i pasurimit të vendit do të reflektohet në progresionin gjeometrik të shpenzimit të parasë dhe emocioneve në fushatë. Në këtë progresion, ajo çka do të mungojë është caku, jo për partitë politike, por për vendin. Sepse, në të përfunduar fushata, dhe zgjedhjet, cilado forcë që të zgjidhet e të formojë qeverinë (e ky proces mund të jetë më i ndërlikuar se herët e kaluara, për shkak të mungesës së një force politike me qartësi mandati), do të gjendet në një kontekst të ri regjional. Diku në mesin e vitit të ardhshëm, kur parashikohet formimi i qeverisë së re të Shqipërisë, qytetarët e Serbisë, Maqedonisë e Malit të Zi mund të gjenden në situatë para vendimit që, me pasaportat e tyre të udhëtojnë pa viza në shtetet e BE-së. Për më tepër, qytetarët e Serbisë ka gjasa që, pasi që të formohet qeveria e re e Shqipërisë, të kalojnë pjesën e dytë të vitit 2009, duke pritur lajmin e ri të mirë të radhës, statusin e kandidatit për Serbinë, me një datë të përafërt të anëtarësimit.

Në këso konteksti regjional, qeveria e re e Shqipërisë do të zotohet se do "të vazhdojë me përpjekje të pakursyera për integrime euroatlantike". Qytetarët e saj, ndërkaq, do të kenë të njëjtin trajtim të nëpërkëmbjes në sportelet për viza, ndërsa shteti do të hyjë në kategorinë e tretë të shteteve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me Bosnjë-Hercegovinën, për sa i përket ritmit të anëtarësimit. Në të parën do të jetë Kroacia, e cila pothuajse vetëm pret datën e anëtarësimit (mbase 2010), në të dytën grupi i udhëhequr nga Serbia e në të katërtën, Kosova, e cila as që ka emër normal për procesin e Stabilizim-Asociimit, por trajtohet me diçka të quajtur "Tracking mechanism" me bazë juridike për këtë ende Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB.


2.

Si është e mundur që Serbia, burim i luftërave të ish-Jugosllavisë të marrë vitin e ardhshëm statusin e kandidatit, ndërsa Shqipëria, e cila nuk ka luftuar kundër kujt (pos vetes) të shikojë se si ecin të tjerët drejt cakut evropian?

Përgjigjja për Shqipërinë është vënë në kllapat e pyetjes. Pra, fakti që ka luftuar kundër vetes më 1997, duke e shkrirë shtetin edhe ashtu të dobët, është pengesë edhe sot.

Po Serbia atëherë? Përgjigjja për të po ashtu qëndron në pyetjen. Meqë për pothuaj njëzet vjet ishte burim jostabiliteti për tërë regjionin, interesi politik i BE-së është që, nëpërmjet integrimit të shpejtuar të këtij vendi, të stabilizohet regjioni.

Me këto dy përgjigje rrjedh konkludimi i thjeshtëzuar se, nëse krijon telashe për fqinjët, BE-ja do të ketë më shumë kujdes ndaj teje.

Ky konkludim edhe mund të ketë pasur vlerë, posaçërisht për Serbinë sot, por nuk është me shumë ndihmesë për Shqipërinë sot. Tashmë ka kaluar koha e vëmendjes ndaj jofunksionalitetit të shteteve që krijojnë telashe: për to është gjetur formula e protektorateve, si në Bosnjë e Kosovë. Fokusi tash është te funksionaliteti i shteteve që shpejtojnë hapin drejt Evropës, dhe këtu prin Serbia me transformimin e vet shoqëror.

E në këtë fushë ka pak moralitet: është krejtësisht e mundur që një i ri serb 30-vjeçar, që ka luftuar me pushkë kundër aspiratave të popullit kroat, boshnjak a shqiptar për jetë e liri, të jetë i mirëseardhur pa vizë vitin e ardhshëm në Bashkimin Evropian, ndërsa i riu 30-vjeçar nga Shkodra e Gjirokastra, që nuk ka ushtruar dhunë në jetën e tij, të zgjedhë njërën prej formave, me shkallë të ndryshme vështirësie e poshtërimi, për të hyrë në vendet e BE-së: aplikimi për vizë, dhiaret e Jugut apo konvertimi prej Shabanit e Ilirit në Elefteros.

Argumenti se Shqipëria ka qenë faktor stabiliteti (dhe eksportues, me ushtarët e vet në misionet paqeruajtëse në Bosnjë, Afganistan, Irak) ndërsa Serbia ka qenë, dhe në një masë me veprimin e saj në Kosovë ende është, faktor jostabiliteti, nuk do ta ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve në favor të Shqipërisë. Çfarëdo që të ndodhë në Serbi, pra edhe veprimet më ekstreme, si mos-arrestimi i Mlladiçit apo përpjekja për të aneksuar edhe juridikisht Veriun e Kosovës, nuk do ta ndihmojnë shpejtimin e hapit të Shqipërisë ndaj BE-së. Mund të tërheqin, eventualisht, më shumë premtime të BE-së ndaj Serbisë, gjykuar në sjelljet e viteve të fundit, për të joshur Serbinë më fortë nga BE-ja.

Por, as ndonjë veprim negativ regjional i Shqipërisë sot, si për shembull kërcënimi me përkrahje të veprimeve irredentiste shqiptare në fqinjësi, nuk do ta sillte në të njëjtën gjendje me Serbinë. Udhëheqja shqiptare do të rrezikonte rrugën e vet integruese për në NATO dhe mbështetjen që po i bëhet për të nga shtetet e fuqishme, në radhë të parë SHBA-të.

Vendimi për shpejtim të integrimit, siç e dëshmon Serbia me BE-në apo Shqipëria me NATO-n (dhe siç e kanë dëshmuar shumë integrime më herët, që prej Turqisë në NATO e Greqisë në NATO dhe BE) është politik. Teknokratët e Brukselit bëjnë vlerësimet e tyre për funksionalitetin e këtij apo atij dikasteri të pushtetit, por në fund, vendimi është politik, dhe është i bazuar në një interes më të gjerë sesa vlerësimi bazik teknokratik.


3.

Zgjedhjet e vitit të ardhshëm në Shqipëri duhet të shfrytëzohen si një hap vendimtar drejt Bashkimit Evropian, në vend të drejtimit tradicional në të cilin janë nisur.

Drejtimi tradicional është ky në të cilin gjendemi dhe në të cilin qeveria do të premtojë zgjedhje të lira e të drejta, punë të palodhshme që të dihet saktësisht se sa votues ka vendi e ku jetojnë ata (që dëshmohet me kartë identiteti). Opozita do të fillojë që tani të shpallë dyshime në këtë punë. Vrojtuesit, në radhë të parë BE-ja në Tiranë, do të nuancojë politikisht vlerësimet e veta, për të mbërritur, pas zgjedhjeve të gjejnë emërtuesin e përbashkët: "Zgjedhjet në Shqipëri ishin edhe një hap përpara drejt përmbushjes së standardeve politike". E tëra do të përmbyllet, edhe një herë, në vlerësimin e vendit në sajë të mirëmbajtjes së zgjedhjeve, gjë që e kthen vendin në dioptrinë e kritereve të Kopenhagës, të demokracisë iniciale e të tranzicionit.

Shqipëria ka nevojë për një kapërcim cilësor, jo drejtim tradicional, e zgjedhjet në vend se të jenë shkas për rivlerësimin e shtetit në bazë të dioptrisë së Kopenhagës, mund të jenë shkas për krijimin e një konsensusi për Evropën në Shqipëri, dhe anasjelltas.

Si është e mundur kjo?

Duke i shndërruar zgjedhjet, fillimisht, në shkas për një pakt trepalësh. Vendi ka nevojë jo vetëm për zgjedhje demokratike, por edhe për gjendjen ku zgjedhjet demokratike të mos jenë më objekt debati e vlerësimi as në rrafshin e brendshëm politik e as në rrafshin e komunikimin Tiranë-Bruksel. Për të mbërritur këtë, ekziston nevoja për një pakt trepalësh, të pushtetit, opozitës dhe BE-së. Në këtë pakt bazik politik, të tri palët marrin obligim që të ndihmojnë, mbikëqyrin dhe në fund certifikojnë tërë procesin e krijimit të një liste të besueshme zgjedhore, duke nënkuptuar këtu edhe kartat e identitetit si mostër themeltare se shteti ka bazë shënimesh të verifikueshme për qytetarët e vet.

Rrafshi i parë i këtij pakti, pra zgjedhjet, do të kërkonin që Sali Berisha në emër të pushtetit e partisë në pushtet, Edi Rama e Ilir Meta, me pozitat e tyre respektive asimetrike në opozitë dhe Oli Rehn, si komisioner i zgjerimit, të akordonin një metodë pune, e cila në fund të saj, do të rezultonte me zgjedhje të cilat tejkaluan pragun e nevojës së të trajtuarit të tyre si pjesë problematike të demokracisë në Shqipëri.

Përderisa është e nënkuptueshme që pjesëmarrësit e Paktit të jenë pushteti dhe opozita, prania e komisionerit Rehn, personalitet padyshimtë i përkushtuar për Ballkanin dhe posti i tij për zgjerim, do të jepte kontekstin real e të nevojshëm të këtij pakti: zgjedhjet mbahen jo vetëm për të përcaktuar se kush do ta udhëheq vendin në mandatin e ardhshëm, por edhe për të përcaktuar shpejtësinë me të cilin ky vend mund të integrohet në BE.

Por, marrëveshja trepalëshe nuk është vetëm për zgjedhjet, ndonëse shkasi fillestar janë ato, gjegjësisht pjesa organizative e tyre. Marrëveshja, duke vendosur konsensusin e nevojshëm për zgjedhjet duhet të përcaktojë në formë bazike edhe dy pika të tjera. Ato, në vija të trasha, duhet të jenë liria e lëvizjes për qytetarët e Shqipërisë në BE (pra qarkullimi pa viza) dhe data e mbërritjes së Shqipërisë në kategorinë e shtetit kandidat anëtarësimi për në BE.

Pushteti i tanishëm dhe opozita e tanishme, pa marrë parasysh se çfarë do të jenë rezultatet në zgjedhjet e vitit 2009 do të merreshin vesh për punë të përbashkët, edhe pas zgjedhjeve, për të arritur dy objektivat. Pala e tretë, komisioneri Rehn në emër të BE-së, do të artikulonte listën e kërkesave që do të duheshin përmbushur para dhe pas zgjedhjeve, në mënyrë që këto objektiva të mbërrihen sa më parë.

Do të ishte e qartë pushtet dhe opozitë sot se çdo hap është i lidhur me tjetrin: nëse nuk i ke në rregull listat zgjedhore, atëherë nuk ke në rregull bazën e të dhënave për qytetarët e vendit tënd dhe atëherë për shkaqe elementare sigurie nuk do të jetë e mundur që të liberalizohet hyrja e qytetarëve të vendit tënd në BE dhe kështu nuk do të mund të afrohet as data e të fituarit e statusit të kandidatit.

Por, po ashtu do të mund të kundrohej ndryshe, për BE-në: duke ofruar perspektive të qartë dhe të prekshme të integrimit në BE, veprimet politike në Shqipëri, drejt zgjedhjeve dhe pas tyre, do të kundroheshin prej këndvështrimit të integrimit evropian, e jo vetëm të luftës bazike për pushtet brenda vendit. Në këtë kut, lista zgjedhore është baras me pasaportën biometrike pa vizë dhe është baras me një datë kur Shqipëria bëhet kandidate për anëtarësim.


4.

Shqipëria ka nevojë të dalë nga mendësia e tranzicionit, të lodhshëm e të gjatë. Pakti evropian do të mund t‘i ndihmonte, në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme të ndryshojnë këndvështrimin e vendit, që këto zgjedhje të mos konsiderohen si edhe një ritual tranzicioni. Qytetarët e Shqipërisë kanë nevojë të dëgjojnë, në konstatime të matshme e të verifikueshme, me afatizime, se çfarë është fati i integrimit të vendit. Po ashtu, kanë të drejtë që brenda këtij konteksti të dëgjojnë prej partive politike se çka është ajo që këto mund të bëjnë në mënyrë që të shpejtohet ky integrim.

Natyrisht, është edhe ana tjetër, ajo e BE-së. Ka brenda BE-së njerëz që do të thonë se Evropa nuk është gati për të menduar për zgjerim, e aq më pak për Shqipërinë, e cila nuk ka nam aq të mirë. Por, argumentet flasin tjetërsoj. Së paku, një e katërta e Shqipërisë është edhe ashtu në BE, dhe duke qenë aty, ka transformuar Shqipërinë jo vetëm me paratë, por edhe me njohurinë, në të kthyer në vend.

Shqiptarët, me liri lëvizjeje brenda BE-së, do të ishin faktor pozitiv për vetë BE-në, ashtu siç është dëshmuar ka kohë. Në Greqi, atje ku ka më së shumti, kjo fuqi punëtore ka mbushur fondet pensionale dhe ka kontribuar në ngritjen më të lartë zhvillimore që mban mend vendi. Në Itali, ekonomia me të madhe alarmon për nevojën e importit të fuqisë punëtore. Punëtorët shqiptarë kanë qenë dhe janë pjesë e vyeshme e fuqisë së re punëtore, duke respektuar rendin dhe ligjin. Është dëshmuar një dhe njëmijë herë në statistikat italiane se shqiptarët që jetojnë në formë legale në vend kanë shkallë më të ulët kriminaliteti se vet italianët; ata që gjenden ilegalisht kanë shkallë po aq të lartë kriminaliteti sa edhe ilegalët tjerë. Bashkimi Evropian, duke e thelluar marrëdhënien me Shqipërinë, shndërron në kontratë ligjore qarkullimin që do të ekzistojë mes shqiptarëve dhe vendeve të tjera evropiane, legalisht, apo ilegalisht.

Bashkimi Evropian mund të lozë një rol vendimtar për ndryshimin e paradigmës politike në Shqipëri. Ekziston mundësia reale që politika të marrë një kut të ri vlerësues, atë evropian, dhe këto zgjedhje, duke adoptuar kritere të këtilla të vlerësimit të bëjnë atë kthesë vendimtare që i nevojitet vendit, pa paragjykuar se kush do të fitojë në to.

Gazeta Shqip
E identifikuar

perroi
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 01-10-2008, 20:15:58 »

Nuk ka pse te jemi xheloze për Serbine. Unë qe para shumë vitesh e kam ditur qe ajo do hyjë ne BE para nesh. Serbia është shumë me lart se ne nga ana e shtetformimit dhe zbatimit te ligjit. Edhe pse tani mund te jetë e varfer ekonomikisht dhe e dobesuar nga luftrat,prapë se prapë vjen era Europe. Mjafton te kaloni kufirin nga Kosova dhe e kupton menjehere rregullin qe ka si shtet dhe si infrastukture.
Shqipëria nuk vjen era Europe, me shumë ngjason me Kurdistanin.
Shqipëria dhe Kosova do jenë shtetet e fundit te Ballkanit qe do të integrohen ne BE. Pike!
« Ndryshimi i fundit: 03-10-2008, 12:08:17 nga perroi » E identifikuar
Anesti

Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 01-10-2008, 23:45:58 »

Natyrisht qe nuk kam me nerva me lexuar shkrime kaq te gjata e me retorike.Autori i bie verdalle te vertetes dhe nuk e thote troc.Nuk merret njeri me islamike.Eshte e vertete qe shqipetaret kane luftuar vetevehten,jo vetem ne 97 por qe ne kohen  e turqise.Njera shumice ekonvertuar dhunonte tjetren.Ne kohen e komunizmit njera gjysem dhe privilegjuar dhunonte tjetren dhe ne 97-ten dhunuan vetene vet.Pra kur nuk do vetveten si do te duash te tjeret?
Argumenti se 97-ta prishi vizionin e shqipetareve nuk qendron pasi kjo situate nuk ndodhi ne Bosnje -herzegovine e as ne Kosove.E vetmja gje qe i bashkon keto tre shtete jane religioni islamik,pra edukimi i tyre ne kundershtim me edukimin europian .E une kam kaq kohe qe ju a ve ne dukje e ju bej thirrje por ju jeni ne autobuz.Dhe nje here po ju them nuk merret njeri me islamike.Nuk merret njeri me nje popull qe nuk jep sinjale per tu ndryshuar.Fundja lufta e serbise kishte nje te drejte.Nga shperberja ajo dilte e humbur,ne nje kohe qe investimet ishin te perbashketa.Politik anet ish komuniste  serbe nxiten frymen nacionaliste duke i bere thirrje atyre per te mbijetuar nga nje proces per jete a vdekje.Kosova ishte vendi me pa perkrahje e keshtu qe e gjithe urrejtja per humbjen faktike ra mbi ta.As Europa nuk kishte ndermnd per ti ndihmuar kosovaret.Qindra spiune ruse ndodheshin ne itali dhe sabotonin procesin.Po ashtu Farancezet me qendrimin e tyre anti kosovar.Por thirrja e papaes per ti shpetuar keto te mjere futi Ameriken ne nje lufte te ligjeshme.E me vjen keq qe ka zera dhe ketu ne forum qe clirimin ja dedikojne UCK.Ajo ishte thjeshte nje mekanizem por amerika kishte rolin vendimtar.
E identifikuar
M A X
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 02-10-2008, 10:00:47 »

Mjaft me me kete nihilizem dhe vetevleresim negativ per veten. Te thuash qe ne s'kemi shtet dhe serbet kane shtet sepse kam qene dhe kam pare me syte e mij pasi binte era europe, nuk eshte pergjigje.

E verteta e mundesise se integrimit me te shpejte te Serbise eshte diku tjeter dhe kjo nuk ka te beje me perqasje aromash. Surroi e permend psene qe ka te beje me qenien e Serbise vater konflikti dhe futja e saj sa me shpejt ne strukturat e BE do e shuante kete vater. Nje arsye tjeter me rendesi eshte se Europa nuk deshiron te kete nje ishull rus mu ne qender te kesaj. Keto pra jane arsyet.

Ajo qe nuk thote Surroi eshte nese BE do vazhdoje ekzistoje ende, apo jo? Qe prej Jo-se se iralandezeve ndaj kushtetutes europiane kane dale shume pikepyetje ekzistencialiste ndaj BE, por ajo qe eshte shume e sugurte, eshte fakti se pas Kroacise zgjerimi BE do te ndalet per shume vjet dhe nuk do kete shance qe ndonje shtet tjeter te hyje ne BE para 2015 date qe mund te shtyhet edhe deri ne 2020 (nese BE do vazhdoje te ekzistoje sigurisht).

Deshire/sugjerimi i Surroit per nje pakt trepalesh mes forcave kryesore politike sugirisht eshte per t'u perkrahur, por une nuk besoj se kjo do te ndodhe ne formen qe ai kerkon, sepse politika e Tiranes nuk e ka arritur ende kete stad te emancipimit politik.

Por kjo nuk eshte e domosdoshme. Vete viti i fundit politik ka treguar se ka nje bashkepunim te frutshem midis PS-PD gje qe e realizon ne nje fare menyre ate qe kerkon Surroi.
Pavarsisht rezervave personale qe kam ndaj Edi Rames duhet pranuar se ai ka treguar nje stature te admirueshme politike dhe nje pergjegjesi historike duke hequr dore nga te berit opozite ne menyre konfliktuale gje qe e ka permiresuar shume cilesisht politiken shqiptare.
Edhe se eshte nje Ilir Mete qe e kerkon kete konflikt cdo dite; edhe se ideologet e te majtes se sotme, Mustafa Nano dhe Andrea Stefani i fryejne zjarrit te konfliktit politik cdo dite Rama s'i ka degjuar keto zera. Te pakten jo deri tani. Uroj qe te vazhdoje keshtu deri ne zgjedhe dhe pas tyre.

Ajo qe eshte e sigurte eshte se pas zgjedhjeve Shqiperia do te kete kaluar nje tjeter stad te zhvillimit te saj demokratik. Nese bie te fitoje perseri Berisha nuk do te kemi me Ramen ne krye te PS gje qe do te pershtjelloje metej te majten, por njekohesisht do e domokratizoje me shume ate.
Nese do te jete rasti qe te humbe Berisha dhe PD nuk besoj se do kemi ende nje Berishe ne krye te PD. Ky do te jete akoma me teper nje hop cilesor ne zhvillimin e demokracise per vete faktin sepse nga politika do te largohet nje figure kaq e polarizuar dhe me kaq rol te madh sa Sali Berisha. Sigurisht qe populli socialist dhe te gjithe komunistoidet e tjere do te kene mbetur pa tabelen e tyre te qitjes qe shajne e godasin per cdo te keqe ne "udhen e qumeshtit", si dhe Andrea Stefani e Mustafa Nano do kene ngelur pa pune, por ama politika shqiptare do e kete bere nje hap tjeter perpara.

Pra sido te ndodhe keshtu apo ashtu Shqiperia do jete me afer standarteve qe tek ne kaq aq shume qejf t'i quajne "europiane". Pavarsisht endrrave apokaliktike te disave nuk jane me kushtet, deshirat dhe mundesite qe ne ate vend te ndodhin trazira te medha qe te rrezikojne te ardhmen europiane (perseri sic kane qejf ta quajne ne Tirane kete te ardhme).
E identifikuar

perroi
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 02-10-2008, 17:58:32 »

Anesti, ke te drejtë. Plus civilizimit te ulet, shtetformimit te dobët, varferise, ne kemi edhe damken e islamit.
Bosnje-Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova,mendoj se janë ne 1 tave. N.q.s. integrohen ne BE, do të integrohen bashke.
Megjithatë,unë mendoj se nëse ne BE hyn edhe Turqia (popullsia e se ciles cila pas disa vitesh do arrije 100 milione), BE do të shperbehet.
Vendet egzistuese do të dalin 1 nga 1, dhe ne BE do të mbeten vetëm Turqia, Bosnja, Shqipëria, dhe Kosova.  qesh me te madhe
« Ndryshimi i fundit: 03-10-2008, 12:01:29 nga perroi » E identifikuar
AGRON
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #5 më: 03-10-2008, 02:24:20 »

Une,Shqiperia dhe realiteti...

Shkruan:Dardan PEJA

Si perhere ngjarjet ne Shqiperi kalohen ose anashkalohen sipas modulit qe percakton politika.Vdes nje deshmitar i rendesishem i megashperthimit vrastar te Gerdecit,kryeministri mburret per rezultate qe dhe vete nuk i beson,opozita proteston per gjera qe mbeten anonime....Rama dhe Meta duan te jene lidere te opozites fasade.Ku po shkojme valle me kete mendesi terhiq e mos e keput....!?Mbase ne ferr....

Shqiperia renkon nen thundren e korrupsionit megahiperbolik,ndersa kryetari Qeverise hedh slogane kunder tij...Duket vertete per te qeshur kur njerezit e thjeshte prekin kudo e ne cdo vend korrupsionin masiv qe mbyt ne qelize cdo inisiative dashamirese ndaj zhvillimit.Nje qeverisje vertet per t'u keqardhur,nje opozite qe nuk ndihet vetem perleshen per flamuj,pseudoide ndersa realiteti mbetet vetem ne kufijte e keqardhjes absolute.Dikush mburret per rruge,shkolla,progres,te tjere akuzojne ne masa qe nuk rrezikojne aferat mafioze mes pushtetit dhe qenies ne opozite. C'po ndodh ne vendin tone ku auforizmat primitive mbeten i vetmi fakt qe prekim pa kurrfare pagese.

Qenia jone vazhdon te mbetet peng i pazareve kriminale midis politikes,jopolitikes dhe gjithckaje qe frymon ne kete toke te thare nga mospergjegjsia e individeve pergjegjes.Pazare armesh.ndertimesh,financash vrasjesh dhe askush nuk eshte pergjegjes.....Perg jegjesia ndodhet mbase jashte kufijve ose brenda tyre,jashte cdo lloj kontrolli ose hetimi.Ndersa ne te pasigurte per te shkuaren,te sotmen dhe te ardhmen mbetemi gojekycyr per cka ndjejme,shohim dhe provojme.Faji ne kete rast nuk do shume llogjike per t'u percaktuar sepse fajtoret kryesore mbetemi ne,ata qe ne heshtje pranojme cdo gje dhe ne kafene diskutojme aq gjate per cka ndodh ne hapesiren ku frymojne shqiptaret.

Atehere....!Mos duhet te neperkembemi gjithe jeten apo mos duhet te pranojme perjetesisht gabimet ose fajet te atyre qe na qeverisin....? Pritja dhe durimi jane karakteristika te popujve te edukuar,por kur shkelen kriteret deri ne antihumanizem,atehere kultura zevendesohet me injorance masive.Qe perceptohet ne te gjitha aspektet e jetes se prekshme apo te menduar.Kush ka pritur me gjate se ne ne shqiptaret per te ndryshuar sistemin totalitarist,kush ka pritur me gjate per te prekur lirine dhe besimin,kush ka pritur kaq gjate per te njohur realitetin human....!?Askush....Ndersa sot e kesaj dite ne ende rrugetojme pa ditur se ku,te detyruar nga politika kriminale,te zhytemi thelle e me thelle ne kaosin e tranzicionit vrastar dhe te pafundem.

Mbase ngaqe jemi te "denuarit" e shekullit,mbase jemi te vetdenuarit e mijevjecarit te ri,mbase.... Ka shume hamendesime per kete turture kaq te gjate...Kryesorja eshte ne indiferencen tone totale per t'u perballuar me realitetin Katovician qe perjetojme,me neokomunizmin qe frymon nen ngjyrime te tjera perverse,me kriminalitetin bolshevik qe po mbyt cdo ze kunder.Mos valle duhet te pranojme ne heshtje perjetimet antihumane te gjallesave jonjerezore qe kane me teper se dy dekada qe qeverisin...!?Shqiptare dilni nga erresira ku jeni mbyllur dhe shihni realitetin ne sy,mos u beni lojtare te Mafies dhe krimit padashur,nderroni mendesine dhe kundershtoni prangat qe ju kane servirur meskinitetet blu apo roze.E ardhmja juaj eshte e ndryshme nga perfytyrimet kriminale te pushtetareve dhe opozites se tyre.Shkeputuni nga rruga e qoftelargut sepse e ardhmja juaj eshte me premtuese se cdo premtim qe keni shijuar nga bolsheviket me zemer apo me mendje.....



Shkeputur nga www.lajmishqip.com
E identifikuar
Anesti

Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 05-10-2008, 00:05:51 »

Unë,Shqipëria dhe realiteti...

Shkruan:Dardan PEJA

Shkrimi ska te beje me temen.Eshte thjesht nje renkim apo nje revolte idealistesh.Ky popull i ka lojtaret e vet politike,ato jane produkt i tij dhe ti e une asgje skemi ne dore vecse te mbeshtesim te keqen me te vogel.Nderkombetare t kane problemet e vetea e skane kohe te merren me ne.politikanet e dine mire kete pune dhe prandaj shine lam.Por mos i qani hallin opozites se na qenka shume e urte (fasade)Ajo eshte nje opozte rrugacesh me kollare qe dine te kercenoje dhe te thure rrjeta merimange, per tja marre frymen ketij populli.Ajo din te pjelle me qindra vemje si rrugacet te rij si G99.Tre grupe njerzish jane ne kete popull.Mafiozet ne gare per te gllaberuar ,te politizuarit per te shpresuar ndonje llokem te ndyre dhe te ndershmit duke pritur liberalizimin e vizave per tja mbathur.Kush mund ta shpetoje kete situate?Vecse nje EULEX per shqiperine,nje dublim institucionesh me nje qeveri teknike.Nxjerrja nga loja e politikaneve shqipetare mund te sjelle ndonje shprese.Gara per pushtet, gara mes mafiozeve sjell vetem viktima pa fund.Ky eshte polulli me i pa edukuar ne europe dhe si rezultat i kesaj vijne te gjitha fatkeqesite.Asnje i denuar nga sistemi i pa varur i drejtesise,kur dihet se fatekeqesite pikerishtvijne ngadegjenerimi i ketij sistemi,asnje i denuar nga drejtuesit politike qe e perdhosen si deshen kete vend e kjo do te thote se pavarsia imuniteti qe ato gezojne eshte per te mbrojtur sistemin e krimit.Ky sistem eshte i pamundur te preket.E vetmja shprese e larget, eshte edukimi individual i secilit prej nesh per te mos pjelle me qenie njerzore te felliqura.Nese keni vizion  europian perqafoni edukimin e krishtere si e vetmja shprese per tu kuruar nga mekatet shekullore.Dikush beri je sondazh ne rubriken teologjike dhe islamikeve ju dha edrejta te krenohen per nje raport prej 60% te popullsise ne besimin musliman.Por ne realitet interpretimi i sondazhit duhet te ishte se pikerisht perse nje shumice e tille ehte e ketij edukimi kemi keto tregues negativ ne te gjithe jeten shoqerore ,politike dhe ekonomike te vendit.Edukimi dhe vetem edukimi eshte shpresa per te pasur nje progres.   
E identifikuar
M A X
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #7 më: 05-10-2008, 01:10:45 »

Nesto paske nderru' parti? Shume pesimist, apo te kane bere telef ne ndonje zyre te shtetit?
E identifikuar

Anesti

Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 05-10-2008, 16:43:19 »

Nesto paske nderru' parti? Shumë pesimist, apo te kanë bërë telef ne ndonjë zyre te shtetit?
Jo mer Max une jam dhe do te mbetem gjithmone i djathte cdo supozim tjeter do te ishte qesharak.Une jam mbeshtetes i PD po jo antar i saj.Tipat si une nuk bejne karriere,une hyj tek idealistet.Eshte jashte karaktrit tim penetrimi mes klaneve.Keshtu sic jam, ne punen time i shijoj te gjithe dhe ska kush te me bej telef.Te paket jane ato qe aderojne ne PD dhe qendrojne si simbole te pasterta.Pjese me e madhe jane per te njejtat interesa si dhe politikanet e ngjyrave te tjera.Tashme shume lidhje po behen lidhje te fshehta me antare te dy kraheve.Keto jane elementete pushtetit ekonomik te cilet do te eliminojne figurat qe i prishin pune dhe lojtaret politike do te jene vetem lodra ne duart e tyre.Nese do te realizohet, ky do te jete dhe fundi i demokracise.Duke ju referuar sjelljes se Topit qe dekoron kriminele,qe kerkon te srtukturoje gjykaten pa u konsultuar te pakten moralisht me PD,konflikti me Jozin Salen,afrimi me Duket dhe Nanon,Dash Shehun dhe Ramen,te len te kuptosh se keto figura shtylla te se djathtes po degjgenerojne.Duke pare se nentutelen e Berishes nuk bejne prokupi po e minojne ate nga brenda dhe shpresojne per nje lidhje masonike.
E identifikuar
M A X
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #9 më: 05-10-2008, 19:08:59 »

E keqja e demokracise eshte se gjerat behen ngadale dhe shpesh jo sic duhet. Une nuk di te them nese gjerat do te shkojne mire apo jo, por sepaku uroj qe te mos shkojne ashtu. Keto qe permend ti qendrojne ashtu si shume te tjera qe kane ndodhur qe ne fillim te qeverisjes se PD. Keto qe permend ti jane finalizim i atyre qe kane ndodhur ne baze gjate gjithe kohes. Sidoqofte, me mire se te jete Rama me PS e sotme ne krye, eshte dhe do te jete vendi ne cdo rast.
E identifikuar

Anesti

Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 09-10-2008, 15:36:39 »

Pershendetje Max.Dote doja tejepja nje shembull ku mund te bindesh per nje per nje tendence te njete te se djathtes per te te te grabitur troje.Tashme eshte bere fakt qe zv kryeministri pollo do temerretme procesin e abuzimit ne pervetsimin e pronave qe jne marre ne baze te ligjit 7501.ky ligj duke shpronesuar pronarin e ligjshem ben qe keto troje te behen pasuri e atij qe ka me shume pushtet.Dihetqe socialistet kane abuzuar shume me keto toka dh loja e pollos per teluftuar abuzimin me to ka per qellim ,evidentimin e siperfaqeve nga denoncimet,dhe me pas nje marrveshje mes kusaresh per perfitime te perbashketa.Duke bere si shembull Kasharin ato kane krijuar nje presion ne abuzuesit e tjere e keshtu kane filluar marrveshjet mes tyre e ky proces do te vazdoje ne heshtje.Perse PD nuk merr persiper te rishikoje abuzimet me trojet qe i jane marre privateve nga gjykimet e pa drejta?Natyrisht se ketu, ato nuk mund te fitojne pasi nese vendoset e drejta e pronesise ate e ka i zoti.Keshtu nese synimi per te goditur abuzimet eshte per tokat qe nuk ka kushti dale zot do te thote se kjo lufte nuk eshte e sinqerte.   
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Printojeni faqen
Shko te:  



Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |