Faqe: [1]   Shko poshtë
  Printoje  
Autori Temë: Qeverisje e perbashket PD-LSI  (E lexuar 389 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
kaposhi
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 14


Shiko profilin
« më: 04-07-2009, 14:26:18 »

Berisha fton LSI të jetë pjesë e qeverisë, për të drejtuar së bashku vendin drejt integrimit në BE.



Kryetari i Lëvizjes Socialiste Ilir Meta i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryetarit të Partisë demokratike Sali Berisha për të krijuar qeverinë e re të dalë pas zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit.
“Pasi jam konsultuar me aktorët e rëndësishëm vendas dhe ndërkombëtarë të cilët kërkojnë përshpejtimin e reformave dhe stabilitetin e vendit, me përgjegjësi historike dhe kombëtare pranoj ftesën e kryetarit të qeverisë për të realizuar negociatat paraprake për të realizuar programin e integrimit europian
« Ndryshimi i fundit: 05-07-2009, 00:36:48 nga M A X » E identifikuar
Masha
Anetar


Karma: 5
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 746



Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 04-07-2009, 16:51:48 »

Si vdesin ca njerez per nje cope magazine oops karrige doja te thoja zgerdhihet , u bien ndesh e idealeve te tyre...
E identifikuar

Kalo qetësisht mes zhurmës dhe kujto sa paqe mund të ketë në qetësi..
M A X
Admin


Karma: 36
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #2 më: 05-07-2009, 00:36:25 »

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, njëkohësisht Kryeministër, Sali Berisha ftoi Lëvizjen Socialiste për Integrim të bëhet pjesë e koalicionit të ri qeverisës për të drejtuar së bashku vendin drejt integrimit në Bashkimin Europian.
”Jam këtu për të ftuar publikisht Lëvizjen Socialiste për Integrim për të krijuar së bashku një qeveri të re që do të mund ta quanim qeveri e integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Siç deklarova dy ditë më parë, sovrani na dhuroi fitoren, por diktoi koalicion. Nga partitë me të cilat programet janë më afër është LSI.
LSI në programin e saj ka si yll polar integrimin e Shqipërisë në BE. LSI në programin e saj ka punësimin si kryefjalë të reformave dhe përpjekjeve të saj. LSI-në e ftoj gjithashtu me bindjen time se kjo nuk ka të bëjë me shifrat në parlament, por ka të bëjë me faktin se ajo është një përfaqësuese dinjitoze e spektrit të majtë.
Në fakt kjo parti, siç e di çdo shqiptar, në dy zgjedhjet e fundit ka qenë objekt real i një persekutimi të pamerituar ligjior, i një trysnie jo demokratike. Fatmirësisht aspak të lidhura me Partinë Demokratike, e cila është parti që nuk bazon qëndrimet e saj në eliminime dhe trysnira, por në qëndrime ligjore dhe parimore. Nuk jemi ne që e demtuam atë përmës “Dushkut” në 2005. Nuk jemi ne që imponuam grevën e urisë. Jeni dëshmitarë që kam bërë thirrje të përsëritur në atë periudhë, që të gjendet gjuha e përfshirjes dhe jo e perjashtimit. Në këtë kontekst shpreh kënaqësinë që ato rreth 47 % të votave që sovrani i ka dhënë Koalicionit të parë, i shtohen tani edhe rreth 6 % të votave, tërësisht të spektrit të majtë dhe faktisht ky Koalicion fiton një bazë elektorale edhe më të gjerë sesa Koalicioni që ishte 4 vitet e shkuara.
Unë mendoj se Lëvizja Socialiste për Integrim, në interesin më të mirë të vendit duhet ta shqyrtojë dhe ta vlerësojë me sens pozitiv ftesen time të sinqertë, sepse pavarësisht se për të gjitha forcat politike të vendit është e qartë se sovrani, përveçse votoi koalicionin tim, duke e nxjerrë atë si forcë e parë, ka votuar për koalicon dhe është në ABC-në e politikës dhe në moralin e saj që vota e tij të lexohet me korrektesë dhe ndershmëri. Kam besim se kjo forcë politike që ka si qëllim integrimin, reformat për punësimin, do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës time , të hapur dhe të sinqertë.”

Përgjigja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka zgjatur vetëm 2 orë. Kreu i LSI Meta në një dalje për mediat ka deklaruar se pranon ftesën e Berishës për të qeverisur së bashku. Meta ka deklaruar se një zgjedhje e tillë është bërë nga LSI për të mos prodhuar krizë në vend. Sipas Metës për vendin është më e dobishme bashkëqeverisja për të përballuar krizën ekonomike, sesa qendrimi në opozitë duke mos bërë asgjë. Meta ka deklaruar se një marrëveshje Rama-Meta, në këto kushte ka qenë krejt e pamundur, pasi kreu i PS është shkaktari i humbjes së zgjedhjeve nga e majta.

Meta “Duke marrë në konsideratë, rezultatet e zgjedhjeve të 28 qershorit. Duke marrë në konsideratë krizën ekonomike, që po kalon vendi. Duke vlerësuar rëndësinë e stabilitetit politik institucional dhe qevërisës për të ardhmen, duke vlerësuar domosdoshmërinë e një qeverisjeje më efikase dhe më përfaqëuese. Pasi jamë konsultuar me aktorë të rëndësishëm vendas e të huaj, të cilët kërkojnë forcimin e stabilitetit të vendit dhe përshpejtimin e reformave, me përgjegjësi histrorike dhe atdhetare, e pranoj ftesën e kryetarit të koalicionit fitues Zotit Sali Berisha për të filluar negociatat paraprake për të realizuar me tranparencë të plotë programin e qeverisjes së integrimit europian.”

TV Klan
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
stalion
Anetar


Karma: 2
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 4823



Shiko profilin
« Përgjigju #3 më: 05-07-2009, 14:02:36 »

Shqiperia me pa medyshje do thoja qe eshte kapur nga mafia kok e kembe.
E identifikuar

I Am HERE!!!!
titi10
Anetar


Karma: 9
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1937



Shiko profilin
« Përgjigju #4 më: 05-07-2009, 14:04:52 »

duhet te jete dicka pozitive te pakten shpresoj luj syun
E identifikuar

i do very bad things and i do them very well...
Masha
Anetar


Karma: 5
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 746



Shiko profilin
« Përgjigju #5 më: 06-07-2009, 10:38:09 »

Sa gjynaf per gjithe ata qe i kane dhene voten I. Metes! E ai cfare ben???!! I tradheton. TURP!
E identifikuar

Kalo qetësisht mes zhurmës dhe kujto sa paqe mund të ketë në qetësi..
h75
Anetar


Karma: 15
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 494



Shiko profilin
« Përgjigju #6 më: 06-07-2009, 11:02:10 »

Sa gjynaf per gjithe ata qe i kane dhene voten I. Metes! E ai cfare ben???!! I tradheton. TURP!

Meta eshte i thirrur te punoj per te miren e Shqiperise, e jo per nje klan te caktuar qe i dhane voten.
Ne kete kuptim, vendimi i tij per te bashkqeverisur me Berishen ishte i drejt.
Edhe mua me erdhi keq qe humbi PS, por ne te njejten kohe me erdhi mire kur Meta u bashkua me Berishen, sepse cdo skenar tjeter do te prodhonte vetem krize te panevojshme.
E identifikuar
Masha
Anetar


Karma: 5
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 746



Shiko profilin
« Përgjigju #7 më: 06-07-2009, 11:07:31 »

Nuk e di se cfare e mire e pret Shqiperine kur dikush lufton vetem per karriere vetjake (dhe te gruas). Une shpresoja shume qe E. Rama te behej kryeministri i ardhshem i Shqiperise. Se cafer ka bere per Tiranen e kemi pare. Ishte nje mundesi e mire per te treguar se cfare do bente per Shqiperine. Jam shume e zhgenjyer.
E identifikuar

Kalo qetësisht mes zhurmës dhe kujto sa paqe mund të ketë në qetësi..
Faqe: [1]   Shko lart
  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • A ia vlen te kemi nje reviste te botueshme ne disa vende te botes nene emrin ZY! apo edhe dicka tjeter
  • Dot Po
  • 11 (91%)
  • -
  • Dot Jo
  • 1 (8%)
  • -
  • Dot Nuk e di
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 12
  • Shiko temen

* Sponsor