Forumi PolitikForumi Politik - Diskutime dhe LajmeAktualiteti Shqiptar (Moderator: Bekimi)Kutitë e KZAZ 20 do të transportohen nga Fieri në Tiranë
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Printoje  
Autori Temë: Kutitë e KZAZ 20 do të transportohen nga Fieri në Tiranë  (E lexuar 286 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Shej
Stafi


Karma: 88
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 5739



Shiko profilin
« më: 02-07-2009, 11:52:37 »

Dy partitë e mëdha PD dhe PS kanë varur shpresat për të fituar të drejtën e formimit të qeverisë së ardhshme në keto tre kuti. Të dhënat paraprake nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nxjerrin në raport të barabartë mandatesh 70-70 të majtën dhe të djathtën. Komisioni Qendror Zgjedhor do të bëjë numërimin e fleteve te votimit qe ndodhen ne tre kutite.

FIER- Pritet të nisen nga qyteti i Fierit kutitë e KZAZ numër 20, që i përkasin komunës Libofsh të rrethit Fier të cilët u deklaruan të parregullta nga komisionerët e PD-së. Kutitë u bënë objekt për tensionimin e situatës pranë kësaj KZAZ, gjatë orëve të mbrëmjes së të mërkurës deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Komisionerët e Partisë Demokratike pretendonin se 3 kutitë kishin probleme teknike dhe ishin të papranueshme për një proces normal. Ku fakt irritoi kandidatët dhe përfaqësuesit e PS-së në këtë proces, të cilët e kontestuan këtë vendim dhe kërkuan rinumërim të kutive dhe vlerësim të rezultateve.

Simpatizantë të PS-së dhe kandidatë e përfaqësues të saj ishin mbledhur pranë KZAZ dhe nuk lejonin transportimin në KQZ me frikën se do mund të kishte manipulime nga ana e qeverisë.

Situata u tensionua mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, kur një turmë banorësh të qytetit të Fierit, mbështetës të Partisë Socialiste, penguan kamionin që do të transportonte në KQZ 103 kutitë e votimit të KZAZ-së nr.20, e vendosur në mjediset e shkollës së mesme “Perikli Ikonomi” të qytetit.

Komisioni Qendror Zgjedhor u detyrua të mblidhet urgjentisht në orën 01. 00 të mëngjesit të sotëm për të gjetur një zgjidhje për situatën. Me shumicë votash, anëtarët e propozuar nga PD në këtë institucion vendosën që fletët e votimit të tre kutive të komunës Libofsh të trasnportoheshin drejt KQZ-së për t’u numëruar, nën shoqërimin e forcave të policisë së shtetit. Në një reagim të menjëhershëm të asaj ore deputeti socialist, Gramoz Ruçi kundërshtonte vendim. Në një prononcim të vonë për mediat, paralajmëroi se “policia do të duhet të kalojë mbi trupat tona sepse ne kutitë nuk do lejojmë që të shkojnë drejt Tiranës”.

Por në orën 3 të mëngjesit, pas ndërhyrjes së ndërkombëtare, ( sic shkruan sot Gazeta Shqiptare) u vendos që kutitë e votimit të niseshin drejt kryeqytetit. Lajmi i transportimit te kutive u konfirmua dhe nga kandidati i PS per deputet Sajmir Tahiri.

Dy partitë e mëdha PD dhe PS kanë varur shpresat për të fituar të drejtën e formimit të qeverisë së ardhshme në tre kutitë e votimit të komunës Libofsh në KZAZ-në nr.20.

Të dhënat paraprake nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nxjerrin në raport të barabartë 70-70 të majtën dhe të djathtën. Ndaj edhe votat e kësaj KZAZ-je janë vendimtare për palët respektive. Pa llogaritur këto kuti votimi, raportet e mandateve në Qarkun e Fierit në bazë të votave që janë numëruar deri tani nxjerrin fitues PS-në me 9 deputetë, PD-në me 6 dhe LSI-në me një deputet.
(s.g/BalkanWeb)
E identifikuar

Me mire nje fund me dhimbje, sesa nje dhimbje pa fund ....
SteriOtipi B
Tip i PaNdrEqshEm
Anetar


Karma: 28
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 5623



Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 02-07-2009, 16:27:09 »

epo shyqyr se mbase del ai mandati i dhjete ne Fier se fitoj ca gjera me pas. luj syun perqeshje
E identifikuar

--------------------------------------------------------------
"Jeta eshte e shkurter per ti provuar te gjitha vete, ndaj meso nga eksperiencat e te tjereve..."
http://www.zeriyt.com/pacensure.html
M A X
Admin


Karma: 35
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11171



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #2 më: 02-07-2009, 16:41:05 »

epo shyqyr se mbase del ai mandati i dhjete ne Fier se fitoj ca gjera me pas. luj syun perqeshje

Ke van nai bast ti kshu? zgerdhihet
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
Shej
Stafi


Karma: 88
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 5739



Shiko profilin
« Përgjigju #3 më: 02-07-2009, 16:50:07 »

epo shyqyr se mbase del ai mandati i dhjete ne Fier se fitoj ca gjera me pas. luj syun perqeshje

mo po harroje ti... qesh me te madhe qesh me te madhe
E identifikuar

Me mire nje fund me dhimbje, sesa nje dhimbje pa fund ....
M A X
Admin


Karma: 35
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11171



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #4 më: 02-07-2009, 16:55:08 »

Nga sa kam lexuar une PS i duhen disa mijera vota te arrije kete gje, ndersa nga ana tjeter PDI i duhen disa qindra per te rimarre deputetin e dyte. Keshtu me duket se PS po mundohet me shume te mbroje rezultatin aktual se sa ta thelloje ate.
Gjithe ajo rremuje me duket se behet per t'i krijuar Rames alibine per te mos dhene doreheqje nga PS.
Por ngado ta rrotullosh rezultatin perseri PS ka me pak mandate se PD. Edhe sikur ta marre kete deputetin e dhjete ne Fier.
Pastaj Rama nga doli aleat me Meten, ne nje kohe qe vetem disa dite para zgjedhjeve zedhenesi i PS gjithe arrogance deklaroi se Meta duhet te votoje per PS- dhe kur gjate gjithe fushates bertitnin me te madhe se vota per LSI eshte vote per Berishen?
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
Shkumbin.A
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 165



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #5 më: 02-07-2009, 17:21:05 »

Citojeni
zedhenesi i PS gjithe arrogance deklaroi se Meta duhet te votoje per PS- dhe kur gjate gjithe fushates bertitnin me te madhe se vota per LSI eshte vote per Berishen?

PO prandaj humben Ilir Meten ato të PS se perdornin kete fraze (vota per LSI vota per berishen) gjithsesi me sa kam degjuar une Ilir Meta ka mundesi te bej koalicion me PD, nuk edi a e degjuat deklaraten e Dritan Priftit deputet i LSI-së ne qarkun e Fireti mbrem ne TV Klan se" nese Berishes do i duhet edhe nje mandat per te formuar qeverin e re do ta ket edhe mandatin tim" kjo len te kuptoj se ndoshta pas kesaj fshihet Ilir Meta?
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
  Printoje  
 
Shko te:  



Anketa
  • A duhet të pajisemi me këto dokumenta?
  • Dot Patjetër
  • 8 (80%)
  • -
  • Dot Ndoshta
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Jo
  • 2 (20%)
  • -
  • Dot Nuk e di
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 10
  • Shiko temen

* Sponsor