Faqe: [1]   Shko poshtë
  Printoje  
Autori Temë: Gjithe emrat e qeverise Berisha  (E lexuar 215 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
♥BaBy♥
My sweetness is your weakness!
Stafi


Karma: 117
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 11515



Shiko profilin
« më: 09-07-2009, 22:20:19 »

Ne keto dite te nxehta vere Sali Berisha do te duhet te ravijezoje nje kabinet te ri qeveritar, por ndryshe nga vera e kater viteve me pare, aleatet percaktues per krijimin e qeverise kane ndryshuar dhe bashke me ta kane ndryshuar edhe kerkesat per ndarjen e tortes se pushtetit.
Tani, Sali Berishes nuk i duhet me te ndaje nga 1 ministri per 5 aleatet e dikurshem te koalicionit, por i duhet te beje llogarite per ndarjen e tortes se pushtetit me Ilir Meten, i cili po rikthehet ne pushtet pas 5 vjetesh e gjysme ne opozite me Berishen, por edhe me te tijte.

Megjithese ende nuk eshte e qarte, nese kryeministri Berisha do te mbaje te njejtin numer ministrash, 14, nje numer qe deri me sot ka perfaqesuar parimin e qeverise se vogel dhe ne diete, mund te linde nevoja, qe per te kenaqur te gjithe, numri i ministrive te rritet.

E sigurt eshte se Ilir Meta nuk ka bere kerkesa modeste. C’ka do te thote se vendet qe ai ka kerkuar ne qeveri perputhen me numrin e deputeteve te tij, 4 portofole ministrore plus kryetarin e Kuvendit te Shqiperise.

Shume per per qindjen kombetare te LSI-se, rreth 5 perqind te votave te shqiptareve. Por, mjaftueshem per nje parti qe i jep kryeministrit Berisha mundesine per te qeverisur ne komoditetin e mazhorances parlamentare.

Nga bisedimet mes Berishes dhe Metes nuk eshte bere asgje zyrtare, por bashkepunetore te tyre kane nisur te peshperisin ne publik kerkesat e LSI-se, qe synon te kete Ministrine e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, portofol qe gjithnje e ka mbajtur Partia Demokratike, pavaresisht ndryshimeve te kabinetit ne 4 vjet; Ministrine e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve, qe gjithashtu e ka mbajtur Partia Demokratike. Ministrine e Ekonimise, Tregtise dhe Energjitikes, dhe ky nje dikaster qe jo vetem e ka mbajtur PD-ja ne 4 vjet, por qe nuk nderroi asnjehere ministrin e saj, Genc Ruli.

Sipas burimeve nga LSI-ja, zgjidhja mund te gjendet me ndarjen e kesaj ministrie. Dikasteri tjeter qe kerkon Ilir Meta eshte Ministria e Shendetesise, dikaster me nje historik te trazuar politik, qe ne tre vitet e fundit eshte drejtuar nje here nga demokristianet dhe ne fund nga republikanet.

Nuk dihet nese kryeministri Berisha ka marre nje vendim per keto portofole ministrore qe kerkon Ilir Meta. Por, politikisht dhe mediatikisht, ajo cka terheq edhe me shume vemendjen eshte pozicionimi i vete Ilir Metes ne bashkeqeverisjen me Sali Berishen.

Zera te besueshem nga te dyja palet flasin rreth synimit te Ilir Metes per te marre kreun e Kuvendit te Shqiperise, duke zevendesuar keshtu Jozefina Topallin, nenkryetaren e Partise Demokratike.

Te njejtet njerez, duke analizuar edhe profilin politik te nenkryetares se Partise Demokratike besojne se zonja Topalli mund te marre postin e ministrit te Jashtem, per te cilin u perfol edhe 4 vjet me pare.

Ne nje analize tjeter, Jozefina Topalli, shikohet si kryetare e grupit me te madh parlamentar, qe duhet te jete gjithnje nen kontroll dhe i konsoliduar.

Kjo jo vetem per shkak te rrethanave te reja politike, kur perballe eshte nje opozite solide dhe mazhoranca eshte krijuar me nje aleat jo te natyrshem te se djathtes.

Gjate ketij mandati, nje nga sfidat me te rendesishme eshte zgjedhja per here te pare me 71 vota e presidentit, apo presidentes se vendit.

Ne kete skeme politike brenda partise ne pushtet, qe behet me me shume te panjohura, nese Lulzim Basha eshte menduar te projektohet ne parti, duke mos u perfshire ne qeveri, zotit Berisha i duhet te negocioje edhe me nje aleat tjeter, Partine Republikane.

Me nje deputet ne Kuvend, kryetarin Fatmir Mediu, republikanet kane kerkesat e tyre. Aleatet e djathte kane synimin te marrin 2 ministri, ku jane te hapur te negociojne ose Ministrine e Arsimit dhe Shkences, dikur e demokrateve te reformuar te Genc Pollos, tani te shkrire me Partine Demokratike; ose Ministrine e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave, qe per 4 vjet edhe kjo u drejtua nga aleati Lufter Xhuveli; si dhe jane te vendosur per Ministrine e Integrimit, qe per 4 vjet u drejtua vetem nga Partia Demokratike, por qe tani kerkohet nga vete kryetari Fatmir Mediu.

Me numrin 14 te ministrive, pa llogaritur zevendeskryeministr in dhe kur te pakten gjysmen e portofoleve e kerkojne aleatet, vendimet e kryeministrit Berisha nuk pritet te jene te lehta.

Pervec aleateve te rinj dhe te vjeter, zotit Berisha i duhet te beje llogarite edhe me te vetet. Ne te shkuaren, lideri i demokrateve e ka zgjidhur te fundit kete ceshtje. Dhe kesaj here, ka me shume arsye per te mos ndryshuar kete pike te axhendes se pushtetit.

TCH


* skema-qeveria.jpg (12.4 KB, 240x180 - E shikuar 22 Herë.)
« Ndryshimi i fundit: 10-07-2009, 01:10:17 nga M A X » E identifikuar

Ti ke të drejtë të thuash gjithçka...unë kam të drejtë të kuptoj asgjë.
stalion
Anetar


Karma: 2
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 4823



Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 13-07-2009, 21:19:42 »

Lsi pret Ps'n te marri edhe nje deputet ne berat qe ti kthehet bashkpunimit per nje qeverisje te majte. kjo nuk eshte nga burime shume te sigurta. zgerdhihet
E identifikuar

I Am HERE!!!!
Faqe: [1]   Shko lart
  Printoje  
 
Shko te:  



Anketa
  • Cila do të ishte forma ideale e Shqiponjës në Flamurin tonë Kombëtar?
  • Dot Flamuri Aktual i Republikës së Shqipërisë
  • 9 (90%)
  • -
  • Dot Flamuri i cili përdoret krahas Flamurit Aktual të Republikës së Shqipërisë
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Flamuri nr.3
  • 1 (10%)
  • -
  • Dot një tjetër!
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 10
  • Shiko temen

* Sponsor